
Postuar mė parė nga
Albo
Problemi me pyetjen tende eshte se ben nje pergjithesim te gabuar. Identiteti "shqiptar" lindi me deshtimin e levizjes xhonturke (turqve te rinj), ose me mire te themi, me zhgenjimin e shqiptareve nga kjo levizje. Ky identitet "shqiptar" lindi si nje nevoje e momentit, per te krijuar nje identitet te pavarur nga ai osman, ne menyre qe edhe shqiptaret te kerkonin autonomine dhe pavaresine si gjithe popujt e tjere ballkanike. Pra identiteti "shqiptar" eshte nje identitet hibrid qe ka shume pak lidhje me identitetin te cilit ti i referohesh, identitetit arberor/epirot te te pareve tane.
Jo te gjithe ata qe sot jane "shqiptare" jane autoktone ne kete toke. Jo te gjithe kane lidhje gjaku me ata epirotet e mesjetes. Ka plot shqiptare qe jane me origjine nga pese cepat e Perandorise Osmane, qe perandoria i solli ne Arberi per te mbushur token e djegur e zbrazur te epiroteve, pas migrimit te madh te epiroteve drejt brigjeve italiane e atyre greke, me vdekjen e Gjergj Kastriotit. Kjo bie me shume ne sy se kudo ne Shqiperine e Mesme, qe ishte edhe vatra kryesore e luftimeve.
Gjeja tjeter qe bie ne sy eshte se krishterimi orthodhoks dhe ai romano-katolik i rezistoi pushtimit osman ne ato zona qe u kursyen nga lufta. Shqiperia jug-lindore dhe ajo veri-perendimore. Ne jug gjejme edhe sot popullsi me tradite te krishtere orthodhokse, ashtu si ne veri gjejme te krishtere katolike. Bie ne sy qe keta njerez shpetuan nga flaket e luftes pasi zonat e tyre ishin ose nen sundimin osman ose nen ate venedikas. Ashtu sic bie ne sy qe keto komunitete arriten qe ta mbajne gjalle traditen e besimin e tyre duke bere nje jete te vecuar e izoluar nga pushtetaret osmane e popullsia myslimane, duke u perqendruar ne fshatrat me malore te vendit.
Dhe aspekti tjeter qe ju anashkaloni me pyetjen tuaj eshte se pinjollet e te pareve tane epirote nuk i gjen vetem ne Shqiperi, i gjen edhe ne komunitetet arbereshe ne Itali, edhe ne komunitetet arvanitase ne Greqi. A e kane ruajtur ata besimin e tyre te te pareve ne vendbanimet e tyre te reja? Sigurisht qe kane ruajtur dhe e ruajne e trashegojne dhe sote kesaj dite, me nje fanatizem te dallueshme e te admirueshem.
Kisha Orthodhokse (Patriarkana e Stambollit) ishte Kisha e epiroteve. Te kujtoj qe kur Konstandinopoja ra ne duart e latineve, ishin Dhespotet e Epirit ata qe bene luften te paret per ti dale zot Kishen e mbare Perandorise Bizantine, duke shtene ne dore edhe Selanikun, duke shkuar edhe ne muret e Konstandinopojes me lufte. Gjyshi e stergjyshi i Gjergj Arianitit bene emer ne kete kohe. Gjithashtu, une do te beja edhe observimin tjeter, qe vete lufta qe Gjergj Kastrioti e fisnikeria epirote e kohes bene, shihej nga ata si nje vazhdim i po asaj tradite per ti dale ne mbrojtje besimit e Kishes. Pa harruar Shen Nifonin me origjine epirote, mikun e Gjergj Kastriotit, qe do te ringjitej disa here ne fronin e Patrikut te Konstandinopojes po ne te njejten kohe. Perpara se ne skene te dilnin Paleologet dhe Dushanet e Serbise qe ne sot i marrim si shembuj, historia na rrefen per Dhespotet e Epirit te cilet ne i leme ne hije.
Kete mendim ma ka perforcuar amaneti i Joan Muzakes per djemte e tij. Pasi u rrefen per Kishen e tyre te Konstandinopojes e mbyll me fjalet se ".... ajo (Konstandinopoja) ra fale mekateve tona e te grekerve..." Kisha e grekerve ishte dhe kisha e shqiptareve, dhe nuk ka se si te ishte ndryshe. Por duke u nisur nga kjo e vertete qe shqiptaret e greket ndanin te njejtin besim e te njejten Kishe, shume si ty e si Seminaristi i hidhni syte nga veriu dhe merrni si shembull "Patriarkanen Serbe", e cila ishte nje aksident historik dhe nje anomali kanonike kishtare te cilen serbet e kane paguar shume shtrenjte.
Pse shumica e shqiptareve u konvertuan ne Islam?
Arsye mund te shpikim plot. Arsyeja kryesore per mua eshte nje: sepse osmanet hyne ne Ballkan mes trojeve shqiptare. Beteja e Fushe-Kosoves u kthye ne nje simbol te rezistences ballkanike ndaj pushtuesit osman. Osmanet nuk mund ta toleronin kete gje, dhe e kthyen Kosoven ne qendren islamike te Ballkanit. Ku e beri luften Gjergj Kastrioti kunder turqve? Ne Shqiperine e Mesme. Perseri, Sulltani nuk e toleroi kete gje, por ndoqi politiken e tokes se djegur, dhe pasi vrau, preu e perzuri te gjithe popullsine epirote qe mbeteti luften, instaloi ne Shqiperine e Mesme kolonet e vete e mbledhur nga pese cepat e Perandorise. Ngriti qytete si Elbasani per te perjetesuar fitoren dhe me kohen i joshi shqiptaret me hir apo me pahir qe ti sherbenin perandorise si ushtare te mire.
Arsyeja tjeter perse islamizimi i shqiptareve ishte me i madh se tek popujt e tjere fqinje kish te bente me strukturen patriarkale dhe fisnore te shqiptareve. Qe te ktheje nje fshat apo nje zone te tere ne fene islame, nuk kishe perse konvertoje gjithe njerezit por kryeplakun e asaj zone: kryeplaku qe vinte nga nje familje fisnike qe kish prona e njihej si zot i asaj zone, respektohej nga te gjithe banoret e zones. Shume nga keto familje fisnike u konvertuan ne fene islame sa per te ruajtur statusin e tyre e pronat e tyre, dhe shembullin e tyre e ndoqen gjithe banoret e asaj zone. Shembulli me i mire, familja e Vlorajve te cilen e ka gjurmuar pinjolli i asaj familje, Eqrem Bej Vlora.
Nje tjeter vegel qe perandoria osmane perdori per te konvertuar shqiptaret ishte e ligjeve sociale. Qe nje i krishtere te martonte nje vajze myslimane, ai duhej te behej mysliman. Apo ligji tjeter qe te krishteret nuk kishin te drejten e fjales neper gjykata, deshmia e tyre nuk vlente, duke e bere te pamundur mbrojtjen e tyre ne gjyq. Apo taksat e renda qe popullsia e krishtere paguante krahasimisht me ate myslimane. Apo detyrimin e djemve te krishtere per t'iu pergjigjur thirrjes se Sulltanit per lufte per te sherbyer ne zonat me te largeta te Perandorise. Te gjitha keto kishin per qellim qe te shtrengonin me pahir popullsine e krishtere qe te kthehej ne myslimane.
Albo
Krijoni Kontakt