Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 54
  1. #21
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Pse duhej vene patjeter emri i Saliut ne ate parrulle njehere?
    Ti zonje duhet te kesh patjeter dore ne kete atentat te pashoq te bere ndaj nje figure te ndritur si z.Berisha. Dukesh qe ke gjak komunisti ti qe kur ben pyetje te tilla absurde. Turp te te vije!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Ti zonje duhet te kesh patjeter dore ne kete atentat te pashoq te bere ndaj nje figure te ndritur si z.Berisha. Dukesh qe ke gjak komunisti ti qe kur ben pyetje te tilla absurde. Turp te te vije!
    Pusho moj ti!Mos na nxirr te palarat.
    Feelings change - memories don't.

  3. #23
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Mia, nigjo cere t`themi una. Ju kamunistat ene dy jave ymer keni. Dy jave ene jon shum.
    Ja sa t`i fusim nji t`rrafshume Piramides qatje m`Tirone ene keni per t`pa ju si do mcifeni neper skuta.
    Hudhni, hudhni kamunikata ju, po kokes tuj keni per t`i bo varrin.
    Ala s`e keni mur vesht ju c`domethane me nris emnin e qatij t`Modhit.
    I keni bo varrin vetes me durt tuja ia keni bo.
    Kujt ju qi medemek po i nriset emnin ka me ra prej fikut i Modhi ee?

    He mer kodosh kamunistash. Po Ai osh xerru tri here sira prej fikut! Jo po doni me e xerru ju?
    -

  4. #24
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Sa mire e kane bere! C'kishte aty per "kujdesi i vecante i kryeministrit te shqiperise" ? Mjaftonte thjesht te shkruhej : viti 2010 kushtuar Nene Terezes, ose te pakten ne emer te gjithe popullit shqiptar... sikur ca beri Berisha per tu quajtur kujdes i vecante....

    S'do behet asnje hap ne shqiperi po nuk qe i lidhur me politiken...
    dhe mjaftonte kaq!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #25

    Duhej zgjedhur vendi i vendosjes...

    Përveç të metave të tjera të cilat i theksuam më lart, pllakatës, "parullës" u mungonte edhe një gjë tejtër shumë e rëndësishme: vendi i vendosjes. Paramendoni parulla është vënë mbi skela, ndësa kulmi është, poshtë parulles reklama. SKELA SYLA.....
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #26
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Ç, ti bejshe ,kur ne vetdijen e shqiptareve akoma jane te perceptueshem kultet e individit ,me e keqja akoma eshte kur keto kulte krijohen nga njerze qe akoma jane te gjalle...,keshtu benin dhe me diktatorin deri sa ishte i gjalle...,por me vdekjen e tij vdiq dhe kulti i tij...! Nuk jam kategorikishte kunder kulteve...,por kulti i individit ndertohet mbi vlera materiale dhe shpirtrore qe ka ndertuar nje njeri...,ndersa keto merita i kendohen pas vdekjes nese ne perceptimin e mases me kohe merre vleren e nje kulti....

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Mire qe nuk kan hequr emrin e SKELA SYLA,po per emrin e kryeministrit kujt i plasi
    Nuk e di per ata qe nuk e kane pare,por mua mu duk vulgare dhe pa vend emri i viçidolsit ne mes te Tirones.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ti lec sigurisht qe nuk do emrin e saliut as ne mes tirane e as kerkund por vec ne listat e ekzekutimit altino arapoist..
    ajo qe do ti lec ruc kaleci.. eshte emrin e enverit ne mes te tiranes.. do sigurimin e enverit ne cdo qoshe te shqiperise.. do te mbushura plot burgjet e kohes enverit me demokrate e njerez te mire.. do te shohesh gjyqe e denime me pushkatim per nje kenge italane apo per nje afrim ne zonen kufitare..
    cfar nuk do ti o lec..kaleci..
    do zoti e ste mberrin ajo dite.. ty dhe gjith juve qe jini gezuar kto dite qe njesiti gueril ka grisur bezen..

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    ........................

    Citim Postuar më parë nga *Babygirl* Lexo Postimin
    Griset emri i Berishës nga parulla për vitin e Nënë Terezës, te Muzeu Kombëtar

    Parulla e madhe në mes të Tiranës e vendosur disa muaj më parë dhe e shumëdiskutuar për shkak të përmasave të emrit të Sali Berishës në raport me emrin e Nënë Terezës është grisur gjatë orëve të natës midis të mërkurës dhe të enjtes.


    Dje, në orët e para të mëngjesit, është vënë re se dikush ka grisur emrin e Sali Berishës nga bezja e madhe që zinte gati të gjithë fasadën e Muzeut Kombëtar prej muajsh.
    50 metra larg vendit, ku 20 vjet më parë u hoq zvarre statuja e Enver Hoxhës, dikush ka menduar për të zhdukur një tjetër simbol të madhështisë së rreme. Bezja ishte grisur vetëm në pjesën ku gjendej emri i S. Berishës.


    Disa punëtorë të dërguar me urgjencë në orët e para të mëngjesit për të ringjitur pjesën e grisur nuk kanë mundur ta bëjnë këtë gjë dhe pas disa orësh, parulla është hequr fare për të zhdukur çdo gjurmë të aktit simbolik vërtet shumë origjinal.
    Grisja ka qenë thuajse "kirurgjikale" dhe autori është përqendruar vetëm në emrin e Berishës. Megjithëse u veprua shpejt për ta zhdukur parullën e grisur nga Muzeu, ajo ishte fotografuar nga qytetarë të ndryshëm tiranas në mëngjes dhe fotoja ka bërë dje "xhiron" e internetit, duke u komentuar gjerësisht.
    Komentet në blogje kanë qenë të shumta. "Me siguri do t'i ketë fry Nonë Tereza me largu erën e keqe, - shkruante një komentues i blogut "Peshku pa ujë", duke satirizuar me faktin që fotoja e Nënë Terezës në parullë ndodhej përbri emrit të Sali Berishës. Si fotoja e Nënë Terezës, ashtu edhe emri i saj në këtë pankartë, ishin në "minorancë" me emrin e Sali Berishës shkruar me germa të mëdha mbizotëruese nga hartuesit e parullës vendosur muaj më parë nga Ministria e Kulturës.
    Kjo parullë e shkruar në një beze të stërmadhe që zinte gjithë ballinën e Muzeut Kombëtar në qendër të Tiranës u bë objekt debati në opinionin publik. Në tekstin e saj lajmërohej se ky vit ishte Viti i Nënë Terezës dhe se po zhvillohej nën përkujdesjen e veçantë të Sali Berishës. Emri i këtij të fundit ishte shkruar me germa kapitale, aq të mëdha sa dukej sikur parulla ishte vendosur jo për të lajmëruar vitin e Nënë Terezës, por për të vënë në dukje emrin e Berishës.


    Ministria e Kulturës, e cila hoqi dje bezen e grisur, e zëvendësoi atë me shpejtësi me një parullë më të vogël, për sponsorët e rikonstruksionit të ballinës së Muzeut, për të fshehur disi gjurmët e "atentatit" ndaj emrit të Berishës, por fotot e mëngjesit kishin marrë me kohë "rrugën" drejt mediumeve publike online.

    Shekulli Online




    Asnje qytetari nuk i bie ndermend te bej foto te tilla.
    Fotoreporteri ishte derguar qe te ishte aty, nga po ai qe ka derguar grisesin e parulles.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #30
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Te jesh prej Vicidoli nuk eshte krim o i nderuari Lec. Por dhe te vesh emrin neper parulla nuk me duket pune me mend.
    Sala po ben nje gabim te madh qe i shqyu dyert e universiteteve. Po shkojne ne shkolle te gjithe, dhe me se shumti llumi, dhe do jete ky llum qe do korruptoje profesoret per te kaluar klasen dhe do jete ky llum qe neser do ta kesh ne administrate.
    Sala u ka hap dyert e shkollave se ka hall se i ngelin papune dhe i dalin ne protesta dhe i bejn hatane. Kshu edhe i vjel se u merr dhe leket per taksa shkolle dhe budallejt e mjere rrehen e thone jemi ne shkolle e prinderve su ngel asnji grosh ne xhep se gjoja po shkollojme fmijet...
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •