Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910

    Griset emri i Berishës nga parulla për vitin e Nënë Terezës, te Muzeu Kombëtar

    Griset emri i Berishës nga parulla për vitin e Nënë Terezës, te Muzeu Kombëtar

    Parulla e madhe në mes të Tiranës e vendosur disa muaj më parë dhe e shumëdiskutuar për shkak të përmasave të emrit të Sali Berishës në raport me emrin e Nënë Terezës është grisur gjatë orëve të natës midis të mërkurës dhe të enjtes.


    Dje, në orët e para të mëngjesit, është vënë re se dikush ka grisur emrin e Sali Berishës nga bezja e madhe që zinte gati të gjithë fasadën e Muzeut Kombëtar prej muajsh.
    50 metra larg vendit, ku 20 vjet më parë u hoq zvarre statuja e Enver Hoxhës, dikush ka menduar për të zhdukur një tjetër simbol të madhështisë së rreme. Bezja ishte grisur vetëm në pjesën ku gjendej emri i S. Berishës.


    Disa punëtorë të dërguar me urgjencë në orët e para të mëngjesit për të ringjitur pjesën e grisur nuk kanë mundur ta bëjnë këtë gjë dhe pas disa orësh, parulla është hequr fare për të zhdukur çdo gjurmë të aktit simbolik vërtet shumë origjinal.
    Grisja ka qenë thuajse "kirurgjikale" dhe autori është përqendruar vetëm në emrin e Berishës. Megjithëse u veprua shpejt për ta zhdukur parullën e grisur nga Muzeu, ajo ishte fotografuar nga qytetarë të ndryshëm tiranas në mëngjes dhe fotoja ka bërë dje "xhiron" e internetit, duke u komentuar gjerësisht.


    Komentet në blogje kanë qenë të shumta. "Me siguri do t'i ketë fry Nonë Tereza me largu erën e keqe, - shkruante një komentues i blogut "Peshku pa ujë", duke satirizuar me faktin që fotoja e Nënë Terezës në parullë ndodhej përbri emrit të Sali Berishës. Si fotoja e Nënë Terezës, ashtu edhe emri i saj në këtë pankartë, ishin në "minorancë" me emrin e Sali Berishës shkruar me germa të mëdha mbizotëruese nga hartuesit e parullës vendosur muaj më parë nga Ministria e Kulturës.
    Kjo parullë e shkruar në një beze të stërmadhe që zinte gjithë ballinën e Muzeut Kombëtar në qendër të Tiranës u bë objekt debati në opinionin publik. Në tekstin e saj lajmërohej se ky vit ishte Viti i Nënë Terezës dhe se po zhvillohej nën përkujdesjen e veçantë të Sali Berishës. Emri i këtij të fundit ishte shkruar me germa kapitale, aq të mëdha sa dukej sikur parulla ishte vendosur jo për të lajmëruar vitin e Nënë Terezës, por për të vënë në dukje emrin e Berishës.


    Ministria e Kulturës, e cila hoqi dje bezen e grisur, e zëvendësoi atë me shpejtësi me një parullë më të vogël, për sponsorët e rikonstruksionit të ballinës së Muzeut, për të fshehur disi gjurmët e "atentatit" ndaj emrit të Berishës, por fotot e mëngjesit kishin marrë me kohë "rrugën" drejt mediumeve publike online.

    Shekulli Online
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Duhet te kapet menjehere grupi i sabotatoreve e te denohen ne emer te popullit!

  3. #3

    Nuk na e lanë njëherë rehat këtë Krieministrin.Gjynah i ziu.

    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  4. #4
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Braaaariiiiii, na mbyten koooomuuuuniiiistaaaat.

    Sillooooo, c`bene Ministri i Mbrendshem mooo??? Po ay i SHISH-it moooo. Jane ne vete keta mo.
    Aty o ka nafte, o ka grup armiqesor.
    Nafte nuk po shohem mo....
    -

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Pse duhej vene patjeter emri i Saliut ne ate parrulle njehere?
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    Pse duhet te kete thjesht nje parull te nje misionare ????
    Esht dashur qe te digjët !
    Cka jan keto propganda te krishtera ne kryeqytet ????
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  7. #7
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Pse duhet te kete thjesht nje parull te nje misionare ????
    Esht dashur qe te digjët !
    Cka jan keto propganda te krishtera ne kryeqytet ????
    Cfare mund te bejme ne, ketu jemi ne SHQIPERI dhe jo ne arabi

    e pranoni apo jo, kjo eshte SHQIPERIA
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga MafiaWarz Lexo Postimin
    Cfare mund te bejme ne, ketu jemi ne SHQIPERI dhe jo ne arabi

    e pranoni apo jo, kjo eshte SHQIPERIA

    Pikerisht qe eshte Shqiperi e JO vatikan e thash kete !
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Forcat e erreta dhe jashteqitjet e mbetura te regjimit te vjeter nuk mund ta durojne nje emer qe per momentin eshte kryeminister i Shqiperise dhe duhet respektuar si i tille deri ne momentin qe nuk eshte me,e ne anen tjeter keto jashteqitje bejne lemerine pse do u prishet godina piramid e cila ju kujton nje pjese te "lavdise"se gjithpushtetit dhe didaktures se tyre.
    Nese perkujtimi per nene Terezen eshte mbajtur nen patronatin e kryeministrit Sali Berisha,eshte normale qe edhe emri i tij te jete aty i shkruar,mirepo siq duket ende bredhin te tille qe kundermojne eeresire dhe didakture.

  10. #10
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Qe te zbuloni komplotin komunisto-sllavisto-greko-vllahist filloni:
    Mire ia bene kujdestarit qe e hodhen nga shkallet, he me i lumte atij qe e hodhi.

    Do t`ia thoni njehere njerit, pastaj do ia thoni tjetrit. Dhe mbani vesh dhe degjoni se cfare thuhet edhe hajde m`i thoni "mua" (dmth "kujdestarit").

    Meqe ra fjala, qe do zgerdhihen m`dru ata qe e kane bere kjo eshte e vdekme. Qe do rrine nja dy ore m`ajer ata. Nqs s`e kane ngrene akoma.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kavir : 29-10-2010 më 09:58
    -

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •