Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 49
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Ministri i Ekonomisë, Ahmet Shala.

    Shala deklaron 6 për qind rritje ekonomike


    Arsim Rashiti | 08-10-2010 15:30 CET

    Prishtinë. Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 6 për qind. Kështu ka thënë ministri për Ekonomi dhe Financa, Ahmet Shala. Ai ka thënë se projektet e mëdha që janë qoftë të energjetikës, projekti i autostradës Vërmicë-Merdar, telekomunikacionit, transportit, bujqësisë dhe zhvillimit të sektorit privat japin garanci që rritja ekonomike do të Aë gjithnjë në rritje.
    zeri.info
    Po te kete edhe 600% rritje ekonomike nga nje ekonomi e shkatrruar ne qdo aspek nuk do te thot asgje.
    Pra ministri na tregon kash e lashe qe vetem llapi i merr per serioze sepse qdo njeri tjeter me dy kokrra men ne kry kur te llogarit 6% rritje ekonomike ne kosove e cila nuk ka as gjerat me elementare te nje ekonomie te mirfillt del se ministri po genjen ashiqare dhe ne pik te dites

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga laguna blu Lexo Postimin
    Zoti Basha, po më vjen mirë që po diskutojmë rreth ekonomisë pa zjarminë politike që sollën postimet e agjitpropit qeveritar.

    Thelbi i hapësit të temës ishte tek politikat e gabuara qeveritare që në start.
    E kam të qartë se një ekonomi pozitive pa konsum të gjërë nuk mund të ekzistojë.Problemi im kryesor është mungesa e favorizimit me kredi të buta për industrinë vendëse e cila sot nuk është në gjendje të prodhojë as shkrepse "made in Kosova". Ju do të thoni se është tregu ai që i përcakton kriteret e suksesit. Dakord, por shtetet fqinje kanë subvencionuar me të madhe ekonomitë e tyre prodhuese ndërsa Kosova i ka penalizuar vazhdimisht.
    Në Serbi ekzistojnë linja të veçanta prodhimi ëm për Kosovën të subvencionuara nga shteti serb.
    Në Serbi vetëm një fabrikë cigaresh është shitur më shtrenjtë se sa të gjitha asetet ekonomike të Kosovës.
    Të hollat e AKP-së dhe të trustit pensional për një kohë të gjatë ishin në bankat e jashtme me një përqindje qesharake interesi prej 0.1 % në një kohë kur secila bankë kosovare apo shqiptare për të hollat e depozituara me afat ipte interesa prej 5 % apo më tepër, sepse ato të holla pastaj në formë kredie u'a kontrabandonte qytetarëve kosovarë me përqindje gati mafioze prej 10-15%.
    Dhe si pasojë kemi një export që nuk mbulon as 10 % të importit e mos më thuani se është gjë pozitive ky deficit kaq i lartë.
    E potencuat kontributin e vëllezërve tanë nga diaspora. Si ti mbajnë lekët për vete kur shteti familjarëve të tyre u'a merr vetëm me faturat e rrymës. Ne paguajmë rrymën më të shtrenjte në Evropë, më jostabilen si voltazh dhe më munguesen në shtëpite tona.
    Si ti mbajnë lekët e tyre që në rast të një sëmundje të thjeshtë nuk gjen as ilaçin më të zakonshëm në strukturat publike shëndetësore? Duhesh të bësh derman gjithnjë tek privati...
    Eja e jetoni një herë në Kosovë dhe do të shihni se jeta është rënduar së tepërmi dhe është bërë më e shtrenjtë se në Evropë për shumë gjëra ndërsa pagat kanë ngelë tek 250-300 Euro(ato shtetëroret dhe të mirat).
    ngajjne shume me ato qe degjoj ne shqiperi, i njeti hesap qenka gjithandejk

    Jam shuem dakort kur targeton politikat e gabuara qeveritare, por se cilat politika, ketu nuk biem dakort.

    P.sh. thua qe Serbia subvencionon prodhimin e vet ne Kosove. E di cdo te thote kjo? qe cdo here qe nje kosovar blen buke, nga 1 euro 40 cent ia paguan Serbia. Eshte kjo per tu merzitur? Aspak, nese Serbet jane aq debila sa taksojne njeri-tjetrin qe ti falin leke Kosoves, epo lum si ne, le te mbeten idiote. neve vetem perfitojme nese ata subvencionojme. optimalja do ishet sikur serbia te paguante 100% cdo import ne ksove, dhe keshtu kosovareve nuk do tu duhej te pagauin gje fare, por ja qe kaq debial nuk jane serbet

    e rendesishme eshte qe ksova nuk duhet te beje te njejtin gabim, te taksoje kosovarte qe te subvencionoje konsumin serb apo te kujtdo tjetrit.

    shkruan per rrymen, dhe duhet ta kuptojm eqe cilesia e diobet dhe cmimi i larte lindin vetem sepse KESH-i eshte monopol. pra, qe te permiresohet situata duhen hequr fare licenst per trasmetim energjie dhe, ne pak muaj, cmimi do bie dhe voltazhi do rritet.

    Ne pergjithesi ajo qe nuk me pelqen me politikat kosovare eshte qe jan ete centralizuara: le te evdnose cdeo komune poltikat eveta dhe, me beso, kosova do behet vendi me liberal dhe me rritje me te larte ne europe. kur u bene zviceranet katundrae, jo me ne.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga Zoti Basha Lexo Postimin
    ngajjne shume me ato qe degjoj ne shqiperi, i njeti hesap qenka gjithandejk

    Jam shuem dakort kur targeton politikat e gabuara qeveritare, por se cilat politika, ketu nuk biem dakort.

    P.sh. thua qe Serbia subvencionon prodhimin e vet ne Kosove. E di cdo te thote kjo? qe cdo here qe nje kosovar blen buke, nga 1 euro 40 cent ia paguan Serbia. Eshte kjo per tu merzitur? Aspak, nese Serbet jane aq debila sa taksojne njeri-tjetrin qe ti falin leke Kosoves, epo lum si ne, le te mbeten idiote. neve vetem perfitojme nese ata subvencionojme. optimalja do ishet sikur serbia te paguante 100% cdo import ne ksove, dhe keshtu kosovareve nuk do tu duhej te pagauin gje fare, por ja qe kaq debial nuk jane serbet

    e rendesishme eshte qe ksova nuk duhet te beje te njejtin gabim, te taksoje kosovarte qe te subvencionoje konsumin serb apo te kujtdo tjetrit.

    shkruan per rrymen, dhe duhet ta kuptojm eqe cilesia e diobet dhe cmimi i larte lindin vetem sepse KESH-i eshte monopol. pra, qe te permiresohet situata duhen hequr fare licenst per trasmetim energjie dhe, ne pak muaj, cmimi do bie dhe voltazhi do rritet.

    Ne pergjithesi ajo qe nuk me pelqen me politikat kosovare eshte qe jan ete centralizuara: le te evdnose cdeo komune poltikat eveta dhe, me beso, kosova do behet vendi me liberal dhe me rritje me te larte ne europe. kur u bene zviceranet katundrae, jo me ne.
    subvencionet jane ceshtje e komplikuar qe ti kuptoin "ekspertet" e forumit,trgimi per linja te posaqme ne fabrikat serbe eshte prrall e kafeneve,serbia sot nuk i plotson nevojat e tregut te vet me qumesht,vaje ushqimor etj,mos jau shih per te madhe "ekspertve" se keta e din serbin si superfuqi.

    Per centralizimin keni te drejt politikat ekonomik,financiare jane shume te centralizuara,problem jan edhe pushtet lokale,komunat ende nuk kan arrit te vendosin rregull ne fushat ku i kan kompetencat si urbanizimi,mjeksia familjare,ardimi fillor dhe i mesem.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Zoti Basha,

    më falni. Centralizimi i tepruar nënkuptohej dhe është faji im që nuk e potencova.Sidoqoftë ju falënderoj së tepërmi për këshillat dhe ju admiroj për vizionet liberale...

    Drenica 97,
    Sa për Serbinë, "ekspertët" e këtij forumi mendojnë se është një 0 e madhe që e mba gjallë ende mungesa e kohezionit brendashqiptar...
    ndërsa subvencionet i kam studjuar në forume ekonomike pak më të rëndësishme se ato ku dërdëllisin çobanët e drenicës...

    Pak leksione nga subvencionet mund të merrni edhe këtu:


    http://europa.eu/pol/agr/index_it.htm
    http://www.http://www.economiesuisse...-agricole.html

    Nëqoftëse monstrume ekonomike si USA dhe BE, Rusia e Kina kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin subvencione për ekonomitë që ata i konsiderojnë strategjike mund ta merrni me mend sa ka nevojë ekonomia lilipute e Kosovës për to.
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 15-10-2010 më 17:47 Arsyeja: plotësim
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  5. #25
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Laguna blu

    Te gjitha keto jane shume te sakta. Sidomos ajo pjesa ku thua se shteti me shume e penalizon prodhimtarine se sa qe e stimulon ate. Ne rastin me te mire prodhuesi trajtohet njejte me tregtarin.
    Ketu qeveria nuk merret me planifikime afatgjata, por vetem me ato afatshkurtera e ne raste shume te rralla edhe me planifikime afatmesme. Kjo ndodhe per arsye se qe nga momenti qe formohet nje qeveri e re, po nga ai moment ajo qeveri fillon dhe mendon per zgjedhjet e ardheshme qe do te mbahen pas kater viteve. Dhe te gjitha planifikimet behen afatshkurtera ne menyre qe ne zgjedhjet e ardheshme te kete rezultate dhe shifra per te prezentuar. Nuk e di a jam i kjarte.

    Po e marrim shembull bujqesine.
    Shumat dhe menyrat e subvencionimit te bujqesise ne Kosove, krahasuar me vendet e rajonit jane shume te uleta per te mos thene qesharake. Subvencionimet behen vetem sa per te bindur bujqit qe te mos heqin dore nga punimi i tokes, sepse kjo do te cilesohej edhe si deshtim i qeverise. Por askush nuk punon ne ate drejtim qe duke e pasur parasyshe se ne Kosove kemi te bejme me parcela shume te vogla, te merret nje iniciative per bashkimin e parcelave duke arritur marreveshje me pronaret e tyre. Keto pune jane komplekse dhe duhet te inicohen vetem nga qeveria. Me bashkimin e parcelave do te pergjysmohej kostoja e punimit te tyre dhe rrjedhimisht do te rritej perfitimi per bujkun.
    Ne rast se nuk do te arrihej nje marreveshje per bashkimin e parcelave, atehere do te duhej te shiqohen mundesite e tjera. Nje nga mundesite eshte subvencionimi i pemtarise, kur e kemi parasyshe se pemtaria mund te zhvillohet ne parcela te vogla dhe mund te ishte shume fitimprurese.

    Tjetra. Parate qe ndahen per subvencione qeveria i llogarite si para te humbura apo para te falura, e nuk i llogarisin si investime te kthyeshme permes tatimeve qe do te paguheshin pas arritjes se produktit final!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga laguna blu Lexo Postimin
    Zoti Basha,

    më falni. Centralizimi i tepruar nënkuptohej dhe është faji im që nuk e potencova.Sidoqoftë ju falënderoj së tepërmi për këshillat dhe ju admiroj për vizionet liberale...

    Drenica 97
    Sa për Serbinë, "ekspertët" e këtij forumi mendojnë se është një 0 e madhe që e mba gjallë ende mungesa e kohezionit brendashqiptar...
    ndërsa subvencionet i kam studjuar në forume ekonomike pak më të rëndësishme se ajo ku dërdëllisin çobanët e drenicës...

    Pak leksione nga subvencionet mund të merrni edhe këtu:


    http://europa.eu/pol/agr/index_it.htm
    http://www.http://www.economiesuisse...-agricole.html
    Ju zoteri po ja fusni kot sebin nuk e mbajn gjalle shqiptaret,serbin e mbajn gjalle BE,SHBA dhe Rusia pa ndihmat financiare dhe nje pozite te favorshme ne tregun rajonal qe keto shtete ja kan dhen serbis ajo do te pesonte me keq se greqia.
    Subvencionet muk jane zgjidhje per asnje problem ekonomik,eshte e vertet se shtet e BE e subvencionoin fuqishem bujqesin,posaqerisht Franca,por ne asnje vend te zhvilluar te BE bujqesia nuk merr pjes me shume se 5% ne GDP.

    Shtet e pasura e kan luksin qe te subvencionoin bujqesin dhe ate jo vetem per arsye ekonomike,ushqimi eshte produkt strategjik,ndikimi ne ambjent,ruajtja e tradites etj.
    Leksionet nga forumet nuk me duhen,posaqerisht jo nga dikush qe hobi e ka nenqmimin e njerzve ne baza rajonale........

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Ani bre Drenicë

    Kosova është 70% vend rural, i len tokat djerrë e shkon ta blejë grurin në Serbi. Sa herë Rusia t'i djegë arat e veta për mos mi zbritë çmimin e grurit ti e blen bukën 15 cent më shtrenjtë në Kosovë. Franca prodhon prej gjilpërës e deri tek centralet bërthamore por ushqimin për banorët e saj e subvencionon. Ne as shkrepse nuk prodhojmë e ushqimin e blejmë tuj pasë tokën. Nji fabrikë sapuni a shamponi që 10 vjet liri se ndërtum...
    Na mbytën morrat e zgjeba (zhuga) sepse serbia, maqedonia e italia po ta shesin shamponin e sapunin ka sa po kanë qef. Poplli s po ka pare mi ble...e masnej po smuhet e viq kur pi shohim në bander...

    Më vjen keq, sinqerisht më vjen keq, që ndaj jush përdora një fyerje por para se të ironizosh me "ekspertët" hapi sytë kend e ke përballë...

    E pe me Zotin Basha që diskutonte e nuk përputhej me mua nuk u fyem asnjëherë. Përkundrazi.

    Mos harro që jam vëllai yt ashtu si edhe të gjithë forumistët e tjerë ndaj mos përdorë më kurrë fyerje ndaj askujt. Kur të fyejnë të tjerët, pergjigju si di e si mundesh...

    P.S. Mos harro që gati gjysma e bruto prodhimit kombëtar të Kosovës shkon në Serbi në formën e blerjes së mallit. Mos kofshin pare për ty ato shkijet ju dijin kimetin...
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 15-10-2010 më 18:53 Arsyeja: P.S
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    laguna bluosova eshte vend rural mbi 50% e popullit jetoin ne fshat dhe ky eshte problemi,Kosova ka pake toke pjellore dhe ajo eshte e parcializuar qe pamundson zhvillimin e bujqesise intenzive.Sot bujqesia merr pjes 12 % ne GDP jemi te barabart me Rumanin,ne vendet e zvilluara pjesmarria e bujqsise ne GDP sillet nga 1%-3%,edhe po ti plotsoim nevojat me grur,miser kjo nuk e permison gjendjen ekonomike te ne,pa prodhime industriale dhe sherbime kualitative dhe konkurente nuk mnd te ket zhvillim ekonomik.

    Eshte dicka tjeter ironizimi me "ekspertet" i cili ka te beje me shume me politikan,gazetar,analist qe jane "ekspert"per gjithcka se sa me ju, ndersa keto ndasit regjionale ne Kosoven e vogel me duken qesharake,coban,bujq,murator ka ne tere Kosoven.

    Ju mund te me thoni mua cfar te doni,te kundershtoni te ironizoni ,fyerjet ne baza rajonale,perkatsise fetare jane te papranueshme,ndoshta ket e bere me inercion ne Kosove ata qe se duan Thacin e fyejn ate katunarin e Drenices,ata qe se duan Sejdiun fyejn ata "komunistet"e Llapit,ata qe jan kunder Haradinajt i fyejn "banditet"e Dukagjinit ...............

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Kush po të pengon bre mi heke mexhën me vëllain tond e mi da fitimin sipas përqindjes së tokës që keni? Pse nji katund me 100 hektarë tokë duhet mi pasë 100 traktora "rakovica" kur kish mujtë mi ble vetëm nji e mi punu të gjithë 100 hektarët? Vetë i kini fajet, kini zgedhë ministër bujqësie çunin që lopën e ka pa vetëm në emisionin "Bujku"...
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  10. #30
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Zoti Basha Lexo Postimin
    sipas ketij arsyetimi secili nga ne ben gafe kur blen buke per te ngrene, sepse ato para ne vend qe te shpenzoheshin per investim duhenshpenzuar per konsum
    Zotëri, problemet ekonomike i thjeshtëzoni jashtmase. Dakort që jeni për "free markets" por po flasim për realitetin shqiptar. Ajo cfarë nënkutpohet mësipër është "savings rate" e cila në Shqipëri është zero me ato rroga që janë atje. Pa remitanca shumica e popullsisë nuk do ishte në gjëndje as të mbyllte 15 ditëshin. Sigurisht që biznesi ecën përpara sepse është paraja e pisët që vlon me një sasi jonormale.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •