Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 49
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Ministria( në duar të Thaçit) ripohon ato që u thanë...

    Prishtinë, 16 tetor - Kërkesat e familjet për të marrë asistencë sociale janë çdo ditë në rritje, thonë zyrtarë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës.
    Fehmi Ibrahimi, nga kjo ministri, thotë se familjet me asistencë sociale marrin mesatarisht nga 66 euro në muaj.
    “Bazuar në të dhënat e Departamentit të mirëqenies sociale, në muajin janar, 2010, në nivel Kosove kanë qenë 35 830 familje, ndërsa në shtator 35 940 sosh që shfrytëzojnë asistencën sociale. Ka shumë kërkesa dhe varësisht nga numri i familjeve, ndryshon shuma që marrin”, shpjegon Ibrahimi për Radio Evropa e Lirë.
    Sipas tij, një anëtari të familjes që shfrytëzon asistencën sociale i bie të marrë 15 euro në muaj. Nëse llogaritet për një vit, sipas Ibrahimit, shuma që ndan Ministria e Punës për skamnorët është 50 cent në ditë për person.
    “Duke e ditur që mundësitë buxhetore janë të limituara për vitin 2010, buxheti për ndihma sociale është 28 milionë euro”, thekson ai.
    Familja Berisha jeton me asistencë sociale. Ata janë 7 anëtarë të familjes dhe marrin 80 euro në muaj. Asnjëri nga ta nuk punon, për shkak të vendeve të limituara të punës. Nafie Berisha, e zonja e shtëpisë, shpjegon:
    “Me këto të holla që marrim, nuk mund t’i mbulojmë as gjërat elementare për një jetë normale. Kush mundet, na ndihmon. Djali i madh i ka 16 vjet... ai do të mund të punonte, por nuk ka punë. Burri është i sëmurë, ndërsa fëmijët tjerë janë të vegjël”.
    Isa Tahiri, ekspert i ekonomisë, thotë se ka shumë faktorë që ndikojnë në rritjen e numrit të familjeve të varfra në Kosovë. Një ndër ta është ngritja e standardit në nivel evropian, por edhe në vend. Megjithatë, papunësia mbetet shkaku kryesor i një gjendjeje të tillë, thotë ai.
    “Mesatarja e moshës në Kosovë është 18 deri në 24 vjeç. Punësimi i gjeneratave të reja nuk po funksionon si duhet”, thotë Tahiri.
    Sipas tij, Qeveria duhet të lejojë investime të drejtpërdrejta nga jashtë, ndërsa shteti duhet të ofrojë benefite për familjet e varfra.
    Kosova, sipas hulumtimeve të bëra së fundmi, ka rezultatin më të dobët të punësimit në Evropë. Norma e papunësisë ka arritur në 48 për qind dhe norma e të punësuarve është jashtëzakonisht e ulët, rreth 26 për qind.
    Si pasojë, varfëria mbetet e përhapur në 45 për qind të popullsisë, ndërsa 17 për qind janë në varfëri ekstreme.
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Zotëri, problemet ekonomike i thjeshtëzoni jashtmase. Dakort që jeni për "free markets" por po flasim për realitetin shqiptar. Ajo cfarë nënkutpohet mësipër është "savings rate" e cila në Shqipëri është zero me ato rroga që janë atje. Pa remitanca shumica e popullsisë nuk do ishte në gjëndje as të mbyllte 15 ditëshin. Sigurisht që biznesi ecën përpara sepse është paraja e pisët që vlon me një sasi jonormale.
    Nuk mund te thejshtezohen problemet ekonomike: sa me thjeshte aq me mire. propaganda eshte e nderlikuar, e verteta eshte e thjeshta.

    Sa per idealet e tegut, ato zabotohen si ne zululand ashtu dhe ne zvicer, pa pike ndryshimi.

    Se fundmi, norma e kursimit ne shqiperi te pakten eshte jo e vogel. Shuem familie kane lloagri bankare dhe bizneset ri-investojne mbi 50 % te fitimit. Ne fakt, shqiperia nuk peson kriza fiannciare pikerisht se kursimet fianncojne industrine, dhe jo bankat. E di qe ka shuem famlie ne veshtiresi, por kjo nuk do te thote qe nuk ka te thera qe jan ene gjendje relativisht te mire.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Kosova me bilanc negativ tregtar
    Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar. Të dhënat e fundit të Entit të Statistikave të Kosovës tregojnë se importi vazhdon të mbetet në përqindje shumë të lartë sesa eksporti. Këto të dhëna nga ekspertët e ekonomisë konsiderohen alarmante dhe me efekte negative në rritjen ekonomike.
    Duke iu referuar të dhënave të fundit të Entit të Statistikave të Kosovës, të cilat tregojnë për deficit të lartë tregtar, ekspertët e ekonomisë në Prishtinë thonë se shkaqet e këtij deficiti janë politikat e disfavorshme ekonomike për krijimin e kushteve për një konkurrencë të mirëfilltë në treg.

    Shefi i Divizionit për tregti të jashtme në Entin e Statistikave të Kosovës, Ismajl Sahiti, tregon se deficiti tregtar i Kosovës në muajin gusht ka arritur në 180.7 milionë A. Ndërkaq, sa i përket eksporteve dhe importeve të mallrave, Sahiti jep më shumë detaje:

    “Në eksportin për muajin gusht të vitit 2010 kemi një vlerë prej 26.2 milionë euro, krahasuar me muajin gusht të vitit 2009 ku kishim eksport vetëm 13.6 milionë euro. Importi për muajin gusht është 206.9 milionë euro, ndërsa në të njëjtin muaj në vitin 2009 ishte 197 milionë euro”.

    Me këto shifra, sipas Entit të Statistikave, deficiti tregtar i Kosovës për 8 muaj ka arritur në 1 miliard e 167 milionë euro.

    Lidhur me këtë, eksperti i çështjeve ekonomike, Alban Hashani, thotë se ky nivel i lartë i deficitit tregtar po e dëmton ekonominë kosovare. Sipas Hashanit, për të pasur një bilanc pozitiv tregtar, duhet të merren masa nga autoritetet kosovare.

    “Rritja e eksporteve në vendet tjera të rajonit, por edhe në tregun e Bashkimit Evropian është esencial. Në këtë kuadër, Qeveria duhet të dizajnojë politika që të rrisë konkurrencën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë”.

    “Në këtë mënyrë do të mund të promovojë eksportin. Në të kundërtën, do të jetë e pamundur që të zvogëlohet deficiti tregtar, sepse ne kemi edhe probleme marrëveshjeje për tregti të lirë, që kemi nënshkruar me rajonin”, thotë Hashani.

    Stimulimi i investimeve të jashtme dhe i prodhimtarisë vendëse, shihen si dy alternativa për uljen e deficitit tregtar.

    Eksperti i ekonomisë, Hashani, konsideron se Qeveria ka mundësi të përmirësojë ambientin afarist dhe të tërheqë investitorë të huaj, të cilët, siç thotë ai, do ta rrisnin eksportin në vendet tjera. Ai thekson se, nëse Qeveria e Kosovës do të ndikonte në përmirësimin e konkurrencës shmërisë së ndërmarrjeve do të ndihmonte përmirësimin e bilancit tregtarë.

    “Bilanci tregtarë ose diferenca në mes eksportit dhe importit është një prej komponentëve kyçe në rritjen ekonomike. Nëse vazhdon me këtë trend ne e dimë që kjo komponent do të krijoj efekte negative në rritje ekonomike sepse shumica e mjeteve po dalin jashtë Kosovës, pa krijuar një vlerë të re paraprakisht”, mendon Hashani.

    Në anën tjetër, mallrat që më së shumti importohen janë produktet minerale, pasojnë ushqimet e përgatitura, pijet duhani, makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, produktet e industrisë kimike, mjetet e transporti etj.

    Ndërkaq, sa i përket vendeve prej nga më së shumti importohen mallrat, shefi i Divizionit për tregti të jashtme, Ismajl Sahiti tregon:

    ”Përqindja më e madhe e importit është nga Maqedonia, pastaj Serbia, Gjermania, Turqia, Kina, ndërkaq përqindja më e madhe e eksportit është në Itali dhe në drejtim të Shqipërisë”.

    Ndryshe, zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë tashmë kanë deklaruar se gjatë vitit 2010, kjo ministri do ta ketë prioritet zvogëlimin e diferencës në mes të importit dhe eksportit. Kjo është paraparë edhe në Dokumentin e Politikave Tregtare të kësaj ministrie.(rel)
    (marrë nga Bota Sot)
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Ministri i Ekonomisë, Ahmet Shala.

    Shala deklaron 6 për qind rritje ekonomike


    Arsim Rashiti | 08-10-2010 15:30 CET

    Prishtinë. Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 6 për qind. Kështu ka thënë ministri për Ekonomi dhe Financa, Ahmet Shala. Ai ka thënë se projektet e mëdha që janë qoftë të energjetikës, projekti i autostradës Vërmicë-Merdar, telekomunikacionit, transportit, bujqësisë dhe zhvillimit të sektorit privat japin garanci që rritja ekonomike do të jetë gjithnjë në rritje.
    zeri.info
    Mos e ka fjalen ky per bugjetin familjar te vetin ,se per Kosove jo valla.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Citim Postuar më parë nga toni karlosi Lexo Postimin
    Mos e ka fjalen ky per bugjetin familjar të vetin ,se per Kosove jo valla.
    I tiji është rritur 6000 % qëkur u emrua ministër. S'i vjen turp të deklarojë kështu kur tashmë u shëndrruam në problem social të të gjithë botës. Si të ishim Ruandë a Sudan a çad. Ja provat nga Koha Ditore e sotme:



    Prishtinë, 18 tetor - Ekipi i Agjensive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e vendit dhe shoqërinë civile, të hënën ka hapur fushatën: “Java për zhdukjen e varfërisë 2010 në Kosovë, që do të zgjatë deri më 26 tetor.
    Viti 2010 shënon përvjetorin e pestë të fushatës: “Java për zhdukjen e varfërisë në Kosovë” dhe kjo vjen në kohën kur njerëzit që jetojnë në varfëri janë edhe më të pasigurt rreth mundësive të punësimit, stabilitetit, kushteve të punës, mundësive për trajnim dhe disponueshmërisë së mbrojtjes sociale.
    “Java për zhdukjen e varfërisë në Kosovë”, siç raporton KosovaLive, do të shënohet me një varg aktivitetesh që përfshijnë takimet e nivelit teknik, të politikëbërësve dhe vendimmarrësve për të diskutuar përparimin e 8 objektivave zhvillimore të Mijëvjeçarit që janë miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2008, si dhe duke publikuar “Sondazhin e opinionit për zërat e të rinjve” që paraqet perceptimet e të rinjve për arsimin, punësimin, pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe të ardhmen e tyre.
    Duke u përputhur me vitin ndërkombëtar të rinisë, “Java për zhdukjen e varfërisë në Kosovë” në këtë vit përqendrohet tek të rinjtë.
    Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, përderisa shkalla globale e papunësisë ka arritur 6.6% në vitin 2009, ngritje për 0.9% nga viti 2007, shkalla globale e papunësisë tek të rinjtë është ngritur nga 11.8% në vitin 2007 në 13.4% në vitin 2009, me ndryshime të mëdha në mes të rajoneve.
    Në Kosovë rinia është veçanërisht e prekur nga varfëria, ku papunësia e raportuar te të rinjtë sillet rreth 60% gjatë viteve të fundit (në grupmoshën 15-24, te të dyja gjinitë: 73%, sipas të dhënave të vitit 2006).
    Duke pasur parasysh se gjysma e popullsisë në Kosovë është nën moshën 25 vjeçare, dhe se rinia paraqet sfidë por edhe burim thelbësor për avancimin e axhendës zhvillimore të Kosovës, është e rëndësisë së domosdoshme që të sigurohet që shqetësimet dhe nevojat e rinisë të dëgjohen dhe të marrin përgjigje duke marrë parasysh perceptimet e të rinjve, por edhe përpjekjet dhe përvojat e të rinjve, familjeve të tyre dhe komuniteteve në përgjithësi.
    “Java për zhdukjen e varfërisë në Kosovë – 2010” bën përpjekje që të nënvizojë nevojën për të mbështetur nismat dhe programet rinore që janë pjesëmarrëse dhe të bazuara në të drejtat e njeriut, që mund të ndihmojnë në tejkalimin e përjashtimit, dhe kanë përparësi dhe sigurojnë qëndrueshmërinë mjedisore, shoqërore dhe ekonomike.
    Për të mbështetur këto përpjekje, “Java për zhdukjen e varfërisë në Kosovë” aspiron në përforcimin e dialogut dhe në zhvillimin e partneriteteve në mesin e rinisë, komuniteteve, politikëbërësve dhe vendimmarrësve, organizatave, akademitë, sektorin privat dhe mediat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 18-10-2010 më 11:46 Arsyeja: plotësim
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    A ka pasur Kosova ne koh te marshallit ndonji ndermarrje te sukseshme?
    Po ndermarrjet bujqesore ose bujqit e Kosoves aso kohe si e perdoronin token bujqesore e si e levronin prodhimin?
    Si funksiononin disa kombinate si psh ato ushqimore e ato elektroteknike?
    A kemi cte mesojme nga ajo kohe?
    Ku jan drejtoret e athershem?

    Me hajna nuk zhvillohet Kosova.. pamvaresisht nga lloji kostumeve qe veshin armano-xhijte e rinj e kta qaf derrat me tesera partish te ndryshme..

  7. #37
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Brari po te pergjigjem shume shkurt. Ne ate kohe ekonomine e Kosoves e kane ndertuar dhe udhehequr gjakovarët.

    Pas luftes e kane marre shtetin ne dore katunaria, dhe ata ish drejtoret qe e punesuan gjithe Kosoven tani jane ne pension dhe i marrin 60 -70 euro ndihme sociale.

    Gjithashtu edhe ekonomistet e tjere qe nuk ishin nga Gjakova, pas luftes katunarve po ju duken si teprice...se keta jane edhe ekonomista, edhe jurista, edhe sportista, edhe ministra, edhe karatista edhe krejt.

    Cdo dite kam raste kur njerez nga pjese te ndryshme te Kosoves e pranojne se pa u kthyer gjakovaret ne pushtet, Kosova nuk do te shoh drite me sy.

    Kaq

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ilir..
    gjerat ndryshojne..dhe qytetet ndryshojne..dhe njerzit..

    dicka duhet bere..

    nji nga arsyet pse ppsh ngriti nji industri mashtruse cifteliste marksisto mic sokoliste.. ishte..se perparimi e begatia ne rritje ne kosoven e viteve 70 ta.. po e cvleresonte pallavren enveriste..dhe..kjo ishte tragjedi per kupolen enveriste..prandaj ata e sajuan.. at far pun mutaviste qe si e si kosova te coptohej nen zinxhirat e tenkut serb..
    dhe ja mbrriten kesaj dite.. kur.. krejt ushtri-policia jugosllave zbarkoj ne prishtine ..

    dhe historine e dini me mire..

    por sot kjo ska rendesi ma..
    rendesi ka si mund te zhvillohet kosova sot..,

    si pra..

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Illyrian,nuk mendoj qe ishin gjakovaret ata qe i dhane perparim ekonomik Kosoves.Kushdo te kishte qene ne ate kohe ne krye te Kosoves do te ishte i njejti zhvillim,pasi zhvillimi ekonomik nuk mvarej nga aftesia ose mosaftesia e udheheqesve kosovare ne ate kohe,mirepo nga shtytjet e donacioneve dhe kredive nga federata jugosllave.
    Nese e ke fjalen vetem per perparimin e Gjakoves,mire e ke pasiqe keta udheheqesit qe ti i permend i koncentruan te gjitha fabrikat dhe uzinat ne vendin prej nga vinin-Gjakova.A e ke idene se ne ate "vrullin"e madh ekonomik se si kane jetuar njerezit p.sh.ne Drenice ose neper tere fshatrat e Kosoves,ndoshta edhe per mbijetese,nje pjese e madhe kane leshuar vendin per te siguruar kafshaten e gojes.
    Ishte shteti jugosllav qe i mbajti gjalle ndermarrjet,jo pse aq shume dhe ndershmerisht u punua ne to,sepse dihet kush kishte edhe privilegjet per pune ne ato nderrmarrje.Falimentoi shteti jugosllav,falimentuan edhe nderrmarrjet.

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Brari,ka edhe një histori tjetër të ekonomisë kosovare, të cilin qëllimisht shumë prej nesh nuk duan t\a dijnë e njohin......
    ------------------

    Teposhtëza e ekonomisë kosovare ka filluar në fillim të viteve tetëdhjetë të shek. të kaluar.Në të vërtetë,edhe shkatrrimi i ish RSFJ-së filloi nga ekonomia.Në këtë kohë,si pasojë e krizës së brendëshme konjukturale,deficitit tregtar me boten dhe ndërhyrjeve arbitrare në sistemin monetar nga faktor politik,kryesisht të Serbisë,krijuan një klimë autarkike në ekonomi e cila shumë shpejtë u reflektua edhe në raportet politike dhe përçarjet e medha naconaliste që pasuan,e që kulmuan me luftë kundër të gjithëve nga lidershipi ushtarak,politik shovenist serbë.
    Në këtë kohë Kosova sapo kishte filluar të përshtatej me rregullat e "lojës",që diktoheshin nga të medhejt,sidomos kur bëhej fjalë për hyrjen borxh në botën e jashtme.Në të vërtetë,Kosova me Kushtetuten e vitit 1974,kishte fituar të drejten të ketë Bankë Popullore,me të drejtë emitimi të parasë,kishte të drejten të hynte në arazhmane kreditore me istitucionet kryesore financiare bankare dhe zhvillonte një politikë aktive të investimeve të kapitalit të jashtëm.Të kësaj periudhe janë investimet e mëdha në Hidrosistemin e Ibër-Lepencit,Radoniqit,Agrokosovë-në kapacitete të jashtzakonshme prodhimi e përpunimi të prodhimeve bujqësore e blegtorale.
    Realisht,në këtë kohë (vitet 1976-1980),Kosova kishte një bilanc aktiv të këmbimeve me boten e jashtme.Kjo domethënë,eksporti i prodhimeve kosovare mbulonte gati në tërësi importin e prodhimeve nga jasht,që kryesisht ishin lëndë e parë për industrinë e re kosovare.
    Kosova kishte edhe një burim shumë të fuqishëm financimi të dubiozës buxhetore,e cila ishte kronike,sepse i duhej të mbulonte nevojat e jashtëzakonshme të një popullate të re, në rritje dhe të disponuar mjaft shumë për dije e punë....
    Sipas Kushtetutës së atherëshme të ish RSFJ-së,ishte formuar një Fond Federal për Zhvillimin e Viseve jo mjaft të Zhvilluara(decidivisht kështu quhej fondi), në vlerë 2 për qind t GJDP së ish Jugosllavisë në tërësi.
    Një përqindje të konsiderueshme të këtij Fondi e merrte Kosova drejpërdrejtë në formë të injektimeve buxhetore,kryesissht për investimet kapitale dhe mbajtjen gjallë të shërbimeve publike e sociale të një standardi relativisht të lartë.
    Njëkohësisht,Kosova kishte edhe një emigracion të madh në shtetet e Perendimit, i cili realisht në formë të dërgesave familjeve të veta dhe kursimeve në filalat e bankave kosovare në Gjermani e vende tjera ,sillte rreth një miliardë DM.Këto para të emigracionit ishin ajo leva kryesore shtytëse e ndryshimeve të mëdha në fshat në vietet shatëdhjetë e tetëdhjetë,ndryshime këto që manifestoheshin me ndertime shtëpish dhe blerje makinerish për bujqësi në çdo pjesë të saj.
    Si rezultat i kësaj pine në fshat dhe e kombinateve bujqësore dhe sistemeve te medha, siç ishte Agrokosova,Progresi,Ereniku e kompani tjera të mëdha,Kosova në fundvitet e shtatdhjeta, jo vetëm që plotësonte nevojat e veta me prodhimet kryesore bujqësore e blegtorale,por arrinte të kishte edhe një eksport solid të prodhimeve të përpunuara bujqësore,sidomos në pije alkoholike,verë,lëngje e djathra,mish,konserva,vajra e prodhime tjera blegtorale.Duhet pasur parasysh se, atbotë kishte një treg unik funksional në gjithë hapsirën e atij shteti,gjë që ishte një avantazh i madh për prodhuesit kosovarë.

    Vijon,një herë tjetër...

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •