Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 49
  1. #11
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    Ta hapi pak xhepin USA se nuk bohet nami, me gjithe ato pare qe po ben ne A!
    Pse ta hapi xhepin Usa, kur Shqiperia me ne krye Salen, se po ecen me hapa gjigande ne kete krize ekonomike qe ka kaluar boten. Vetem shifrat e Shqiperise po shkojne Up, ne kete kohe. lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Ne Kosove politikanet rrejn shume veq gazetaret rrejn ma shume se politikanet.e ky shkrim ne koha ditore eshte i mbushur me rrena nga titulli e deri ne fund.
    Kosova ka GDP mbi 5 miliard $,raporti i importit dhe eksportit nuk krahasohet me buxhetin por me GDP,ne ket shkrim askund nuk permenden remitencat e mergimtarve te cilat jane rreth 500 milion euro,te hyrat buxhetore ket vit jane me te larta se vitin e kaluar.Buxhet i Kosoves asnjehere nuk ka marre divident nga KEKu,perkundrazi qeveria e subvencionon KEKun me dhjetra milion euro ne vite.Dividenda nga PTK eshte 80 milion euro ne vit.Edhe pas privatizimit te 67% te aksioneve te PTK buxheti do te ket te hyra nga kjo kompani,nga dividenta si pronar e 33% te aksioneve,tatimi ne fitim etj.
    Raporti i te hyrave dhe shpenzimeve buxhetore nuk eshte aq i keq,Kosova ka deficit te vogel buxhetor,disa milion euro,Shqiperia ka deficit buxhetor rreth 700 milion $,Kroacia 2miliard$,Sebia 3 miliard$,Maqedonia mbi 200 milion $,Bullgaria 1 miliard$.
    Deficit tregtar kan te gjitha vendet e ballkanit,Kosova nuk eshte perjashtim.Nuk eshte problem pse importoim shume por struktura e importeve ku mallrat e konsumit dominoin.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Ministri i Ekonomisë, Ahmet Shala.

    Shala deklaron 6 për qind rritje ekonomike


    Arsim Rashiti | 08-10-2010 15:30 CET

    Prishtinë. Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 6 për qind. Kështu ka thënë ministri për Ekonomi dhe Financa, Ahmet Shala. Ai ka thënë se projektet e mëdha që janë qoftë të energjetikës, projekti i autostradës Vërmicë-Merdar, telekomunikacionit, transportit, bujqësisë dhe zhvillimit të sektorit privat japin garanci që rritja ekonomike do të jetë gjithnjë në rritje.
    zeri.info
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    BQK, Kosova ka pas 4 % rritje ekonomike

    Postuar: 16:13 / 29.01.2010


    Kosova gjatë vitit 2009 ka pasur një rritje ekonomike prej 4 për qind. Mirëpo gjatë këtij viti, sipas të dhënave të BQK-së, sektori privat ka pasur një kontribut të limituar në rritje dhe se kësaj rritje i ka kontribuar sektori publik. Ai ka treguar se po ashtu, ka pasur jo stabilitet në çmime dhe deflacion si rezultat i çmimeve të importit dhe rënies së kërkesës së brendshme dhe të jashtme.

    Guvernator i BQK-së Hashim Rexhep ka thënë se roli i BQK ka arritur që të kontribuojë fuqishëm në ruajtjen e stabilitetit financiar në vend, duke marrë veprime të cilat do të ndikonin që efektet e krizës të jenë sa më pak të reflektueshme në vend.

    "Konsideroj se edhe viti 2010 do të ketë rritje ekonomike minimale sa rritja e vitit paraprak. Jemi optimist se në vitin 2010 do të kemi investime të drejtpërdrejta më të larta dhe do të kemi një trend të rritjes së qëndrueshme ekonomike”, ka deklaruar Rexhepi.

    Ndërsa si faktorët kryesor të ekonomisë sipas Rexhepit bankat vazhdojnë të dominojnë në sektorin financiar të Kosovës me rreth 80%. Ai ka theksuar se ka pasur edhe rritje vjetore të kredive, edhe përkundër interesit ende të madh të bankave.

    Ndësra sa i përket marrjes së kredisë për autostradën Vermicë- Merdare guvernatori Rexhepi ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme të mos ngarkohet me borxhe jashtë limiteve të caktuara me ligj.

    Gjatë këtij viti ka pasur edhe zvogëlim të deficitit në llogarinë rrjedhëse , ku deri në nëntor të vitit 2009, ka pasur një rënie të importeve prej 1.5 për qind, rënie të eksporteve prej 18 për qind dhe renie të remitancave prej 8 për qind.

    "Sipas të dhënave të BQK-së, gjatë vitit 2009, ka pasur rënie të investimeve direkte prej 22 për qind, ndërsa në gjysmën e dytë të këtij viti ka pasur zhvillime pozitive sa i përket investimeve direkte. Ka pasur po ashtu rënie të normave të interesit në kredi dhe rritje të depozitave. “Kriza ekonomike ka ndikuar në rënien në fitimit të bankave dhe se kreditë tregtare kanë pasur një rritje prej 40 për qind. Rritja e të hyrave gjatë vitit 2009 kanë qenë 26 për qind, nd]rsa shpenzimet janë rritur per 31 për qind”, ka pohuar Toçi.

    Bankat sipas tij vazhdojnë të dominojnë sektorin financiar me 80 për qind, performanca e investimeve të fondeve pensionale gjatë këtij viti është përmirësuar, ndërsa institucionet mikrofinanciare kanë rritur pjesëmarrjen e tyre në tregun e kredisë.

    Nga të dhënat e BQK-së del se bankat gjatë këtij viti i ka karakterizuar kreditimi i cili në sektorin bankar ka vazhduar të rritet 9 për qind, rritje e ngadalësuar e kredive për ndërmarrjet si dhe ka pasur rritje të depozitave me 21 për qind. “Bankat gjat]ë këtij viti kanë vazhduar të jenë profitabile, mirëpo me një profit më të vogël krahasuar me vitin 2008”, ka pohuar Toçi. Asetet e BQ K-së gjatë vitit 2009 kanë qenë 1.2 miliard euro.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga laguna blu Lexo Postimin
    Kjo poashtu tregon se në vend se të bëhen investime, shpenzohen para për konsum,
    sipas ketij arsyetimi secili nga ne ben gafe kur blen buke per te ngrene, sepse ato para ne vend qe te shpenzoheshin per investim duhenshpenzuar per konsum

    Citim Postuar më parë nga laguna blu Lexo Postimin
    para që dalin jashtë shtetit.
    Nuk ka mundesi t emos dalin. ne mos me importe do dalin ndryshe. nje rregull aplikohet gjithnje ne keot raste: cdo qindrake qe hyn ne vend, do dali. Pike. Pra nese nuk do qe paraja te dai jashte, blloko remitancat dhe eksportet. rruge tjeter nuk ka.

    Citim Postuar më parë nga laguna blu Lexo Postimin
    Poashtu tregon se diaspora në vend se të investojë në integrimin e saj apo në investime kapitale në Atdhe, i mban njerëzit parazitë.
    Diaspora nuk ka ne dore se si perdoren parate qe dergon. asigurisht qe nej pjese e tyre shkojne per investime. se sa, kjo varet nga ajo qe njihet si preference kohore, dhe nga anje nejri i vecante. nje vend me preferenca te larta kohore, edhe sikru gjithe parate diaspora ti investonte, serish per konum do perfundonin. nuk ke c'i ben.

    Citim Postuar më parë nga laguna blu Lexo Postimin
    Njerëz për të cilët shteti është dashur të gjente zgjidhje në kuadër të resurseve të veta.Resurse këto që po vidhen pa mëshirë...
    Ke te drejte, por ky eshte fahji i shtetit qe subvencionon parazitizmin, dhe jo i diaspores Qe te mso vidhen ato para, le te mso i kete shteti ne dore fare.

    Citim Postuar më parë nga laguna blu Lexo Postimin
    Sepse më 1999 a 2000 kur Kosova kishte export 0, importi ishte në kulm. Gjithnjë me lekë të diasporës sepse shteti ishte inekzistent. Për më tepër kishim dy qeveri dhe një UNMIK. Të vetmet të hyra ishin doganat.
    Nese ne ate kohe do kishte pasur eskporte, importet do ishin rritur EDHE ME SHUME. Deficiti atehere fianncohej nga 1) grantet e huaja per qeverine, 2) borchet qeveritare dhe 30 remitancat qe ishin shume me te medha. Pra GJITHMONE leku qe hyn ka per te dale, ne nje menyre ose ne nej tjeter.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    BQK, Kosova ka pas 4 % rritje ekonomike

    Postuar: 16:13 / 29.01.2010


    Kosova gjatë vitit 2009 ka pasur një rritje ekonomike prej 4 për qind.

    Ndërsa sa i përket marrjes së kredisë për autostradën Vermicë- Merdare guvernatori Rexhepi ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme të mos ngarkohet me borxhe jashtë limiteve të caktuara me ligj.

    Gjatë këtij viti ka pasur edhe zvogëlim të deficitit në llogarinë rrjedhëse , ku deri në nëntor të vitit 2009, ka pasur një rënie të importeve prej 1.5 për qind, rënie të eksporteve prej 18 për qind dhe renie të remitancave prej 8 për qind.
    "Sipas të dhënave të BQK-së, gjatë vitit 2009, ka pasur rënie të investimeve direkte prej 22 për qind, ndërsa në gjysmën e dytë të këtij viti ka pasur zhvillime pozitive sa i përket investimeve direkte. Ka pasur po ashtu rënie të normave të interesit në kredi dhe rritje të depozitave. “Kriza ekonomike ka ndikuar në rënien në fitimit të bankave dhe se kreditë tregtare kanë pasur një rritje prej 40 për qind. Rritja e të hyrave gjatë vitit 2009 kanë qenë 26 për qind, nd]rsa shpenzimet janë rritur per 31 për qind”, ka pohuar Toçi.
    Nëse këto janë trende pozitive unë qenkam Papa i Romës.
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga laguna blu Lexo Postimin
    Nëse këto janë trende pozitive unë qenkam Papa i Romës.
    po ti kie qef me kan papa i vatikanit
    po ti je veq nji propagandues i shtypit proserb ne kosove
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    A e kuptojnë fjalën Ekonomi ej.. Cka than 6% ej..? Kush po dika me kallxue kaq përralla t'mira ej?


    Këtyne përrallav i besojnë vetëm ata të verbërit e PDK-s që ja u ka mshel Hashimi gojën e syt me euro e populli i varfër nuk po shef rritje të ekonomis jo e cdo ditë po u shkëkërdhaven tu punu për 150 euro ka 10orë në ditë e këta flasin për Ekonomi.

    A mos ka lidhje qekjo Ekonomia me kontot e qeveritarve? Seriozisht unë s'pe kuptojë ma spjegoni aman.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Zoti Basha, po më vjen mirë që po diskutojmë rreth ekonomisë pa zjarminë politike që sollën postimet e agjitpropit qeveritar.

    Thelbi i hapësit të temës ishte tek politikat e gabuara qeveritare që në start.
    E kam të qartë se një ekonomi pozitive pa konsum të gjërë nuk mund të ekzistojë.Problemi im kryesor është mungesa e favorizimit me kredi të buta për industrinë vendëse e cila sot nuk është në gjendje të prodhojë as shkrepse "made in Kosova". Ju do të thoni se është tregu ai që i përcakton kriteret e suksesit. Dakord, por shtetet fqinje kanë subvencionuar me të madhe ekonomitë e tyre prodhuese ndërsa Kosova i ka penalizuar vazhdimisht.
    Në Serbi ekzistojnë linja të veçanta prodhimi vetëm për Kosovën të subvencionuara nga shteti serb.
    Në Serbi vetëm një fabrikë cigaresh është shitur më shtrenjtë se sa të gjitha asetet ekonomike të Kosovës.
    Të hollat e AKP-së dhe të trustit pensional për një kohë të gjatë ishin në bankat e jashtme me një përqindje qesharake interesi prej 0.1 % në një kohë kur secila bankë kosovare apo shqiptare për të hollat e depozituara me afat ipte interesa prej 5 % apo më tepër, sepse ato të holla pastaj në formë kredie u'a kontrabandonte qytetarëve kosovarë me përqindje gati mafioze prej 10-15%.
    Dhe si pasojë kemi një export që nuk mbulon as 10 % të importit e mos më thuani se është gjë pozitive ky deficit kaq i lartë.
    E potencuat kontributin e vëllezërve tanë nga diaspora. Si ti mbajnë lekët për vete kur shteti familjarëve të tyre u'a merr vetëm me faturat e rrymës. Ne paguajmë rrymën më të shtrenjte në Evropë, më jostabilen si voltazh dhe më munguesen në shtëpite tona.
    Si ti mbajnë lekët e tyre që në rast të një sëmundje të thjeshtë nuk gjen as ilaçin më të zakonshëm në strukturat publike shëndetësore? Duhesh të bësh derman gjithnjë tek privati...
    Eja e jetoni një herë në Kosovë dhe do të shihni se jeta është rënduar së tepërmi dhe është bërë më e shtrenjtë se në Evropë për shumë gjëra ndërsa pagat kanë ngelë tek 250-300 Euro(ato shtetëroret dhe të mirat).
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 15-10-2010 më 13:36
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    po ti kie qef me kan papa i vatikanit
    po ti je veq nji propagandues i shtypit proserb ne kosove
    Cudi një qeveri kaq patriotike si ajo e Kupit, Thaçit e Limës po lejuaka të dalë edhe shtyp proserb në Kosovë. Mos janë gjë ortakë edhe me shtypin e tillë?
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •