Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Kosova drejtë humnerës ekonomike...

    Prishtinë, 14 tetor – Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar. Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar i Kosovës në muajin gusht ka arritur në 180.7 milionë euro. Kurse, deri në fund të muajit korrik deficiti tregtar kishte arritur në 986 milionë e 405 mijë euro. Më këto shifra, deficiti tregtar i Kosovës për 8 muaj ka arritur në 1 miliard e 167 milionë euro. Eksporti në muajin gusht, sipas ESK-së, kishte vlerën 26.2 milionë euro, ndërsa importi 206.9 milionë euro.
    “Është një rritje prej 70.2 për qind për eksport dhe 13.6 për qind për import, krahasuar me gushtin e vitit 2009”, thuhet në raportin e ESK-së për tregtinë e jashtme të Kosovës për muajin gusht.
    Në raport thuhet se 62.4 për qind e totalit të eksporteve gjatë muajit gusht kanë qenë metalet bazë dhe artikujt prej tyre. Ndërsa, 15.2 për qind të eksporteve kanë qenë produktet minerale, 7.2 për qind produktet bimore, 4.1 për qind e eksporteve kanë qenë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani.
    Të dhënat e grupeve kryesore për import thonë se 19.3 për qind të importit e përbëjnë produktet minerale, pasojnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 15.1 për qind, makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike 11.4 për qind, metale bazë dhe artikuj prej tyre 9.8 për qind, produkte të industrisë kimike 6 për qind, mjetet e transporti 5.1 për qind, etj.
    Në muajin gusht përqindja më e madhe e eksportit ishte në Itali me 16.9 për qind, pastaj 16.9 për qind e eksporteve kanë qenë në drejtim të Shqipërisë. Shtetet tjera që kanë importuar prodhimet kosovare kanë qenë edhe Zvicra me 8.8 për qind, Maqedonia (7.2), Gjermania (3.9) etj.
    “Ndërsa sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Maqedonia (16.9%), Serbia (13.2%), Gjermania (12.3%), Turqia (6.2%), Kina (6.2%) etj.
    Bashkimi Evropian me (29.7%) merrte pjesë në eksportin e vendit tonë, kurse në import me (35.7%)”, thuhet në raportin e ESK-së.Kosova në vazhdimësi ka pasur bilanc negativ tregtar. Ekspertët kanë theksuar se niveli i lartë i deficitit dëmton ekonominë vendëse, pasi bëhet eksporti i parasë së gatshme, i cili bën që të ulet likuiditeti i ekonomisë vendëse dhe të ketë mungesë të parasë së gatshme dhe kjo dëmton procesin e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Stimulimi i investimeve të jashtme dhe i prodhimtarisë vendëse, shihen si dy alternativa për uljen e deficitit tregtar

    (marrë nga koha ditore)

    Praktikisht deri në fund të vitit deficiti tregtar i shtetit do të tejkalojë vlerën e buxhetit të tij i cili sillet dikund rreth 1.5 miliardë euro.
    Kush do e mbushë ate pasi të jetë shitur posta dhe kek-u e të hollat të jenë vjedhur gjasme për ndërtim autostrade?
    Në shtetet e konsoliduara ekonomikisht importi sillet dikund me rreth 25% të buxhetit shtetëror dhe me një eksport pak a shumë të përafërt.
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  2. #2
    Ta hapi pak xhepin USA se nuk bohet nami, me gjithe ato pare qe po ben ne Kosove!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    78 ditë bombardime të NATO-s ndaj Serbisë nga 1.2 miliardë dollarë për secilën ditë. Kostoja rreth 80 % e mbuluar nga amerikanët. Bëji llogaritë pa ndihmën e pasluftës. Ka ngelur të na paguajnë edhe një pushim kolektiv kombëtar...
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 14-10-2010 më 17:59
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  4. #4
    Me sa di une eshte Italia qe eshte mare me furnizimet e luftes ne Kosove. Gjithsesi interesat amerikane ne Kosova jane disa...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Per sa kohe diaspora do dergoje para ne Kosove bilanci tregtar do jete negativ. Nuk ka asgje per tu shqetesuar ketu. Keto palo-teori duhej te kishin marre fund qe ne shekullin e XIX me Rikardon. Pike.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  6. #6
    Po sikur te mos ishte diaspora shqiptare, kosovaret do te ishin ne fund te pusit.
    Mbi 50% jan te papune, mbi 50% varën nga ndihma e familjareve qe punojn ne diaspor.
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Po sikur A mos ishte diaspora shqiptare, kosovaret do te ishin ne fund te pusit.
    Mbi 50% jan te papune, mbi 50% varën nga ndihma e familjareve qe punojn ne diaspor.
    Sigurisht, nuk e kisha ne kuptim negativ. Po pikerisht qe Kosova perfitonshume nga diaspora dhe qe efekti i remitancave, bilanci tregtarnegativ, nuk eshte aspak negativ por gje pozitive.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Atëherë po e bllokojmë fare exportin, kështu e rrisim edhe më tepër pozitivitetin e bilancit...Kaq gjë kanë ditur njerëzia edhe në kohën e antikitetit...
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 15-10-2010 më 06:54
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga laguna blu Lexo Postimin
    Atëherë po e bllokojmë fare exportin, kështu e rrisim edhe më tepër pozitivitetin e bilancit...Kaq gjë kanë ditur njerëzia edhe në kohën e antikitetit...
    Se pari, po bllokove eskportin, dhe importi do bie. pra bilanci nuk dnryshon.

    Se dyti, kur them qe bilanci negativ eshte shenje e mire dua te them qe tregon qe kosoves i vijne lek qyl nga jashte. Perndryshe, nuk do kishte me c'ti paguante importet, apo jo? Pra, nuk eshte as i mire e as i keq ne vetvete, por thjesht tregues i nje gjendjeje te mire.

    ndersa te rises artificialisht defictin tregtar (supozojme qe mund te behet) do ishte sikru te perpiqeshe te ngrohje shtepine duke e cuar termometrin me force ne 30 grade. thjesht ke prishur treguesin, nuk ke ngrohur dhomen.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Kjo poashtu tregon se në vend se të bëhen investime, shpenzohen para për konsum, para që dalin jashtë shtetit. Poashtu tregon se diaspora në vend se të investojë në integrimin e saj apo në investime kapitale në Atdhe, i mban njerëzit parazitë. Njerëz për të cilët shteti është dashur të gjente zgjidhje në kuadër të resurseve të veta.Resurse këto që po vidhen pa mëshirë...

    Ajo rreth exportit nuk është e saktë. Sepse më 1999 a 2000 kur Kosova kishte export 0, importi ishte në kulm. Gjithnjë me lekë të diasporës sepse shteti ishte inekzistent. Për më tepër kishim dy qeveri dhe një UNMIK. Të vetmet të hyra ishin doganat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 15-10-2010 më 08:26
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •