Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 70
  1. #21
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ne kemi hapur debate mes nesh te karakterit teologjik, por asnjehere nuk kemi akuzuar vecmas ndonje pastor te Kishes suaj.

    Persa i perket historise ajo eshte fallsifikuar dhe duhet rishkruar, keshtu qe nuk mund te manipulohet me nje film te epokes se socializmit, i cili nuk shfaqej pa u miratuar me pare nga byroja politike.

    nese jeni mjaft i ri, atehere them se duhet vetepermbajtje, per te mos rene pre e nacionalizmave falls dhe nese jeni kosovar atehere duhet te ishit menduar 2 here me shume para se te njollosni kleriket orthodhokse, pasi jeni krejt jashte realitetit dhe nuk keni jetuar me problematiken tone.

    Gjthsesi nje fjale e urte thote se "Patriotizmi eshte streha e fundit e maskarenjve"
    Shpresoj te mos jesh edhe ti nen kete strehe.
    Ju faleminderit!
    Falemnderit per mundin dhe komentet.

    Se pari, sa i perket asaj se nuk keni akuzuar ndonje pastor te kishes sone, e besoj plotesisht. Dhe e din se cila eshte arsyeja? Sepse asnje pastor nuk ka dhen nje shembull per tu akuzuar. Cdo gje qe kan bere, kan bere ne te mire te vendit, te njerezve.

    Se dyti, sa i perket histories, do te te lutesha qe te mos ngulmosh ne mbrojtjen e kishes greke ortodokse(flas per kohen e rilindasve). Gjithe bota i di bemat e saj. Dhe te lutem mos u vare tek filmat. Te thash edhe ne postimin me pare. Lexo histori te shkruara. Nje nder to eshte edhe libri i sjellur nga anetari gjirfabe qe e ke ne linkun me siper. Pra kemi plot histori te shkruara para periudhes se komunizmit. Mos e fajso komunizmin duke mbrojtuj armikun e gjuhes shqipe.

    Se treti, nuk ka rendesi se nga jam. Une flas shqip dhe shkruaj shqip. Po ashtu e lexoj biblen ne gjuhen shqipe dhe i lutem Zotit ne gjuhen shqipe(qe per Fillaretin ishte gjuhe e djallit ).
    Dhe se fundi, per ty, patriotet qenkan masakrenje! Cfare mendimi brilant!!

    Kalofsh nje dite te mire.
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  2. #22
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Pa dashur te hyj thelle ne bisede dua te them vetem 2 gjera:

    1-) Besimi qe na la Krishti eshte shume, shume, shume.... me vite drite... larg nga lufterat nacionaliste (greko-shqiptaro-serbe apo ku di une)

    2-) Jezus Krishti nuk ka mallkuar, as nuk ka debuar njeri. Kujtoni "Fali o At se nuk se c'bejne", "Kush eshte pa mekat te hedhe gurin i pari etj...", "Na i fal fajet sikurse i falim ne fajtoret tane..." etj.... Nuk ka kuptim qe dikush ne emer te Tij te mallkoje dike.
    Po te shikosh sinodet e Kishes Orthodhokse,..pasi permenden herezite e ndryshme dhe kush mund t`i kryeje ato,..ne fund perfundon me fjalet: le tė bjere mbi tė anatema, kuptohet mbi heretiket dhe armiqte e Kishes.
    Tradita e Kishes e njeh edhe anatemen edhe ēkisherimin. Po te lexosh Shkrimin e Shenjte "Sola Scriptura", vetem do te biesh ne gabime.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 12-10-2010 mė 07:21
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #23
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Po te shikosh sinodet e Kishes Orthodhokse,..pasi permenden herezite e ndryshme dhe kush mund t`i kryeje ato,..ne fund perfundon me fjalet: le tė bjere mbi tė anatema, kuptohet mbi heretiket dhe armiqte e Kishes.
    Tradita e Kishes e njeh edhe anatemen edhe ēkisherimin. Po te lexosh Shkrimin e Shenjte "Sola Scriptura", vetem do te biesh ne gabime.
    I nderuar, me duket se nuk po kuptohemi, ose ti nuk je gati te me kuptosh.

    Petro Nini Luarasi, nuk kishte problem me KISHEN ORTODOKSE, por me KISHEN ORTODOKSE GREKE.
    Per ty dhe kishen e atehershme paska qene herezi te lexohet dhe lutet ne kishe ne gjuhen shqipe?! Luarasi nuk kishte problem me kishen ortodokse shqiptare, por me politikat greke qe perdoreshin nga kisha.
    Historia 2000 vjecare ka deshmuar se ku politika ka perdorur besimin tek Zoti, aty nuk ka pasur dashuri te Krishtit.
    Shihe kishen ortodokse serbe sot. Ajo eshte e lidhur shume ngush me politiken dhe besoj se e din se cfare gjenocidesh ka sjellur ne ballkan. Besoj se e ke pare qe edhe patriarku Irineu ne Peje para nje jave se cafre tha. E harroj rrugen e Perendise dhe iu fut politikes.

    Bibla thote: I gjithė Shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia dhe i dobishėm pėr mėsim, bindje, ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi, qė njeriu i Perėndisė tė jetė i pėrkryer, tėrėsisht i pajisur pėr ēdo vepėr tė mirė.

    A na duhet ndonje gje tjetr pervec Shkrimit te Shenjte?

    Anatemat a ishin dhene nga Krishti apo nga kisha ortodokse?
    Kush mund te mallkoj dike? A mesoj Jezusi keshtu?

    Reflekto mbi keto i nderuar.
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-07-2010
    Postime
    146
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Pa dashur te hyj thelle ne bisede dua te them vetem 2 gjera:

    1-) Besimi qe na la Krishti eshte shume, shume, shume.... me vite drite... larg nga lufterat nacionaliste (greko-shqiptaro-serbe apo ku di une)

    2-) Jezus Krishti nuk ka mallkuar, as nuk ka debuar njeri. Kujtoni "Fali o At se nuk se c'bejne", "Kush eshte pa mekat te hedhe gurin i pari etj...", "Na i fal fajet sikurse i falim ne fajtoret tane..." etj.... Nuk ka kuptim qe dikush ne emer te Tij te mallkoje dike.
    Matrix,
    eshte e qarte qe je njeri i perkushtuar ndaj besimit tend.Une sinqerisht e respektoj kete !Poashtu, eshte e qarte qe ne asnje fe monoteiste nuk do te pranohej qendrimi qe kishte Petro.Pikerisht per shkak te qendrimit te tij,ne e duam shume Petron!Ai mbetet per ne shqiptar i madh!
    Pershendetje

  5. #25
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro
    Po te shikosh sinodet e Kishes Orthodhokse,..pasi permenden herezite e ndryshme dhe kush mund t`i kryeje ato,..ne fund perfundon me fjalet: le tė bjere mbi tė anatema, kuptohet mbi heretiket dhe armiqte e Kishes.
    Tradita e Kishes e njeh edhe anatemen edhe ēkisherimin. Po te lexosh Shkrimin e Shenjte "Sola Scriptura", vetem do te biesh ne gabime.

    E para, P.Nini nuk eshte heretik. Ai asnjehere nuk ka dale kunder mesimeve te Kishes. E vetmja "herezi" ishte botimi i Dhiates se Re ne Gjuhen Shqipe. Kuptohet qe kjo nuk eshte mekat sepse vete Kisha Orthodhokse kembengulte qe Bibla dhe Sherbesat te kryhen ne gjuhet kombetare duke ju kundervene tendencave Latine qe kerkonin qe gjuhet e lejuara te ishin vetem tre: Latine, Greke dhe Hebreje. Per kete kujto Shen Kirillin dhe Shen Metodin qe shpiken alfabetin sllav dhe e perdoren gjuhen sllave per popujt Ruse, Bullgare etj...Madje me pas dhe Kisha Katolike ndryshoi qendrim dhe e bekoi punen e tyre.Madje me vendimet e Koncilit te II te Vatikanit, Kisha Katolike lejon qe cdo meshe te kryhet ne gjuhe amtare, gje te cilen Kisha Orthodhokse e ka aplikuar gjithmone.

    Pra ate qe nuk deshiron per vete thote Krishti mos ua bej te tjereve. Nqs Kishat Orthodhokse nuk lejonin latinizimin e tyre, perse duhet qe te kembengulnin ne greqizimin e shqiptareve?Kjo ishte ajo qe luftoi P.Nini dhe u anatemua.

    E dyta, Mos u kap pas anatemave. Duhet te dish se anatemat shprehen me vendime Sinodesh Ekumenike dhe kunder nje herezie, jo kunder nje personi. Asnje Kishe nuk ka anatemuar persona ne emer (te pakten me sa di une). Ne denojme mekatin dhe herezine, por jo mekatarin. Dhe perkthimi i Bibles nuk eshte as mekat as herezi, por eshte pune e bekuar sepse e solli Fjalen e Zotit prane njerezve qe nuk dinin greqisht.
    Shembulli i pare i anatemes permendet ne Bibel, kur Apostulli Pal tek Galatianet thote se "Kushdo qe ju shpall nje ungjill tjeter qofte i anatemuar". Ne asnje rast Apostujt nuk anatemuan persona konkrete por veprime dhe mesime te gabuara. Per personat ata treguan vetem dashuri! Perendia eshte Dashuri, jo anateme!

    Dhe se fundi, zbritja e Shpirtit te Shenjte ne Pentikost eshte deshmia se Zoti deshiron qe cdo popull ta degjoje Ungjillin ne gjuhen e nenes. Perndryshe Ai do i kishte bere qe te gjithe te kuptonin hebraishten, por perkundrazi Ai beri qe apostujt qe ishin hebrej te shpreheshin ne gjuhe te huaja per te deshmuar Ungjillin. P.Nini kete beri, shpalljen e Ungjillit ne shqip dhe ne kete kontekst duhet pare vepra e tij, ndaj ai meriton te nderohet jo vetem si shqiptar por dhe si i krishter i devotshem.
    Vepra e tij nuk duhet pare ashtu sic e shihni komunistet si kundervenie ndaj Krishterimit, por duhet pare nen driten e shpalljes se Ungjillit.
    Jo me kot ai u lidh me te krishtere si Gjerasim Qirjazi dhe Parashqevia apo te tjere qe njihen per devotshmerine ndaj Krishtit.
    Kjo ishte dhe arsyeja se pse u hapen shkollat shqipe ne Korce. Qellimi primar ishte Ungjillezimi dhe ai dytesor ishte patriotizmi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 12-10-2010 mė 10:21
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #26
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    bindi.

    Komentet fyese pėrsa i pėrket personaliteteve fetare qė veprojnė nė Shqipėri, nuk gjejnė mbėshtetje nė Komunitetin Protestant. Kėtu je i mirėpritur tė komentosh dhe tė diskutosh pėr shumė gjėra por jo pėr tė ofenduar. Le tė shėrbejė si njė paralajmėrim pėr tė gjithė tė tjerėt postimi yt.


    Peniel.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 12-10-2010 mė 12:35

  7. #27
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Meqenese u permend Gjerasim Qiriazi, nje nga bashkepunetoret e ngushte te Petro Ninit,
    po sjell nje poezi qe e ka shkruar ai ku flitet per lavdine e Perendise ne krijim.
    Kjo poezi eshte bere kenge tradicionale korcare.


    Lule e bukur porsi dielli
    Kush te mbolli ty ketu
    Me ka mbjell imzot prej qielli
    Per te ndritur mend e tu

    Lum ay njeri i urte
    Qe me sheh e me beson
    Vet vetiu un’ s’kam mbire
    Lum ay qe me kupton

    Mua Zoti me ka mbjelle
    Cdo i urte e kupton
    Le te mesoje cdo i pjelle
    Nje besim qe te larton
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 12-10-2010 mė 14:21
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #28
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar mė parė nga bindi Lexo Postimin
    bindi.

    Komentet fyese pėrsa i pėrket personaliteteve fetare qė veprojnė nė Shqipėri, nuk gjejnė mbėshtetje nė Komunitetin Protestant. Kėtu je i mirėpritur tė komentosh dhe tė diskutosh pėr shumė gjėra por jo pėr tė ofenduar. Le tė shėrbejė si njė paralajmėrim pėr tė gjithė tė tjerėt postimi yt.


    Peniel.
    Peniel
    Per respektin e thelle qe kam ndaj forumit te komunitetit protestant ,kerkoj falje qe me ra puna ti kundervehesha disa insinuatave dhe fyerjeve ndaj disa antarve ,qe fyen me perpara figura te ndritura te kombit shqiptare ,dhe patriotizmin e cilsojne si ēerdhja e fundit e horrave, nersa protestantizmin si bllasfemi dhe herezi...!
    Pas ketyre fjalve fyese nuk mund te qendroja iniferent, pasi qe ne konceptin tim te besuarit ne parim qerndron protestantizmi...

    pershendes dhe paqja e zotit qofte me ju.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 21-10-2010 mė 09:50 Arsyeja: Korrigjim ortografik...

  9. #29
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Citim Postuar mė parė nga bindi Lexo Postimin
    Paniel
    Per respektin e thelle qe kam ndaj forumit te komunitetit protestant ,kerkoj falje qe me ra puna ti kundervehesha disa insinuatave dhe fyerjeve ndaj disa antarve ,qe fyen me perpara figura te ndritura te kombit shqiptare ,dhe patriotizmin e cilsojne si ēerdhja e fundit e horrave, nersa protestantizmin si bllasfemi dhe herezi...!
    Pas ktyre fjalve fyese nuk mund te qendroja iniferent, pasi qe ne konceptin tim te besuarit ne parim qerndron protestantizmi...

    pershendes me paqja e zotit qofte me ju.

    Pėrshėndetje!

    Tė kuptoj fare mirė bindi dhe kjo nuk ėshtė hera e parė qė lexojmė komente tė tilla. Le tė qėndrojmė nė mėsimin e Krishtit dhe tė mos e kthejmė tė keqen me tė keqe. Gjykimi i takon Perėndisė. Nėse njeriu ėshtė mendjeshkurtėr dhe mosmirėnjohės, i tillė nuk ėshtė Perėndia tė cilit i besojmė.

    Le ti mbajmė sytė ēdo ditė tek Krishti dhe tė qėndrojmė tek Kryqi i Tij ēdo ditė duke vdekur pėr botėn dhe duke jetuar pėr lavdinė e Tij.

    Kolosianėve kapitulli 2:

    7 Tregoni kujdes se mos ndokush ju bėn prenė e tij me anė tė filozofisė dhe me mashtrime tė kota, sipas traditės sė njerėzve, sipas elementeve tė botės dhe jo sipas Krishtit,

    8 sepse tek ai banon trupėrisht gjithė plotėsia e Hyjnisė.

    9 Dhe ju keni marrė plotėsinė nė tė, sepse ai ėshtė krye e ēdo principate e pushteti,

    10 nė tė cilin ju edhe u rrethpretė me njė rrethprerje qė nuk u bė me dorė, por me rrethprerjen e Krishtit, me anė tė zhveshjes sė trupit nga mėkatet e mishit:

    11 tė varrosur bashkė nė tė nė pagėzim, ju edhe u ringjallėt bashkė nė tė, me anė tė besimit nė fuqinė e Perėndisė qė e ka ringjallur prej sė vdekurish.

    12 Dhe bashkė me tė Perėndia ju dha jetė ju, qė kishit vdekur nė mėkate dhe nė parrethprerjen e mishit, duke jua falur tė gjitha mėkatet.

    13 Ai e zhvlerėsoi dokumentin e urdhėrimeve, qė ishte kundėr nesh dhe ishte kundėrshtar, dhe e hoqi nga mesi duke e mbėrthyer nė kryq;

    14 dhe mbasi i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerėzve, duke ngadhnjyer mbi ata nė tė.

    15 Prandaj askush tė mos ju gjykojė pėr ushqime ose pije, pėr festa o hėnė tė re, o tė shtuna;

    16 kėto gjėra janė hija e atyre qė kanė pėr tė ardhur; por trupi ėshtė i Krishtit.

    17 Askush tė mos pėrvetėsojė prej jush ēmimin me pretekst pėrulėsie dhe kulti tė engjėjve, duke u pėrzier nė gjėra qė nuk i ka parė, i fryrė nga njė krenari e kotė pėr shkak tė mendjes sė tij mishore,

    18 dhe nuk mbahet te kryet, prej tė cilit gjithė trupi, i ushqyer mirė dhe i lidhur i tėri me anė tė nyjeve dhe tė gjymtyrėve rritet me rritjen e Perėndisė.

    19 Pra, nė qoftė se vdiqėt me Krishtin nga elementet e botės, pėrse u nėnshtroheni disa rregullave, a thua se jetoni ende nė botė, si:

    20 ''Mos prek, mos shijo, mos merr'',

    21 tė gjitha gjėrat qė prishen nga pėrdorimi, sipas urdhėrimeve dhe mėsimeve tė njerėzve?

    22 Kėto gjėra kanė ndonjė dukje diturie nė devotshmėrinė e zgjedhur vullnetarisht, nė pėrunjėsinė e rreme dhe nė trajtimin e ashpėr tė trupit, por nuk kanė asnjė vlerė kundėr kėnaqėsisė sė mishit.

    23 Nė qoftė se ju jeni ringjallur me Krishtin, kėrkoni ato qė janė lart, ku Krishti ėshtė ulur nė tė djathtė tė Perėndisė.



    Tė pėrshėndes duke tė uruar ēdo bekim nė Zotin.


    Nėn Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  10. #30
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Dy fjalė pėr VUSH:


    HISTORIKU i VUSH


    Gjurmet e para te te Krishtereve Ungjillore i gjejme ne vitin 1819 kur Shoqeria Biblike Britanike dhe per te Huaj ngarkoi Vangjel Meksin te perktheje Dhjaten e Re ne shqip e cila u botua ne vitin 1827

    Ne vitin 1864 kjo Shoqeri ngarkoi Konstandin Kristoforidhin ta riperkthente Dhjaten e Re ne dialektet Geg dhe Tosk, pune e cila perfundoi ne vitin 1884. Nderkohe u financua edhe botimi i “Gramatika” e Kristoforidhit. Ungjilloret shkonin qytet me qytet per te perhapur Bibla por edhe abetare dhe gramatika te gjuhes shqipe.

    Me 1873 ungjilloret qe erdhen ne Manastir paten ndikim ne jeten e Gjerasim Qiriazit. Ne vitin 1883 Gjerasimi filloi te shperndaje Bibla e te perhape Ungjillin neper Shqiperi. Nderkohe ai zhvillonte sherbesa fetare ne gjuhen Shqipe dhe ne keto sherbesa mblidheshin qindra njerez.

    Ne 1891 se bashku me te motren Sevastine ai hapi shkollen e pare shqipe per vasha.

    Ne 14 Nentor 1892, Gjerasim Qiriazi me nje grup atdhetaresh Ungjillore ku nder te tjere vlen te permendim dhe Petro Nini Luarasin, themelojne "VELLAZERINE UNGJILLORE". Synimi i tyre ishte i trefishte: 1) perhapja e Ungjillit ne Shqiperi; 2) botimi i letersise shqipe; 3) hapja dhe drejtimi i shkollave shqipe.

    Me 1908 Ungjilloret moren pjese aktivisht ne organizimin dhe punimet e Kongresit te Manastirit.
    Ne mes te persekutimeve, paragjykimeve, ckisherimeve, pengesave nga Porta e Larte, ungjilloret punuan aktivisht jo vetem per perhapjen e mesazhit te Ungjillit por edhe per perhapjen e gjuhes, letersise e shkollave shqipe. Komuniteti i Krishtere Ungjillor vazhdoi te gezonte nje rritje te palekundur dhe ne vitin 1940 krenohej me nje anetaresi prej disa qindra vetesh.
    Gjate regjimit Komunist ungjilloret pesuan persekutime dhe me ardhjene demokracise kishin mbetur rreth pese burra besimtare nga Kisha e Korces e kohes se paraluftes.
    Me ardhjen e demokracise ne vitin 1992, VELLAZERIA UNGJILLORE SHQIPTARE rinis veprimtarine e saj, ne vazhdim te punes dhe vepres se te krishtereve shqiptare te shekujve te pare dhe te atdhetareve Ungjillore si Gjerasim Qiriazi, Petro Nini Luarasi, Grigor Cilka etj.

    Sot Komuniteti Ungjillor eshte shtrire permes kishave te veta ne cdo qytet te Shqiperise dhe vazhdon te jape kontributin e tij jo vetem ne transformimin shpirteror te Shqiptareve por edhe ne cdo fushe te jetes se vendit. Ky kontribut perkthehet ne hapje shkollash, kopshtesh, kursesh profesionale, shtepi femijesh, azile, qendra shendetesore e klinika, projekte sociale per femije, te varfer, pensioniste, te burgosur etj.

    Te krishteret ungjillore i gjen ne cdo fushe te jetes se vendit si qytetare dhe shtetas te devotshem e te ndershem. Ata besojne se mesazhi i Ungjillit mund te transformoje pozitivisht jeten e nje individi, te nje familjeje, te nje komuniteti dhe te krejt shqiptareve.



    Marrė nga faqja e VUSH
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 27-12-2010 mė 09:25
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A duhet tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė?
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2299
    Postimi i Fundit: 10-03-2025, 12:17
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •