Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Ē'fare mendoni per dhuntite Frymerore?

    Kjo pyetje eshte vetem per te krishtere .

    Jo-kristianet te mos marrin pjese ne kete pyetje

    C'fare mednon per dhuntite frymerore?

    a jane per sot?
    c'fare natyre kane?
    pse jane dhene?
    c'fare mendon per to ne menyre te pergjithshme?
    a duhet ti kerkoni sot ?
    a jeni duke kerkuar ?
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  2. #2
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anėtarėsuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449
    ?????????????????????????????????????????????????? ????????????????????????
    https://www.behance.net/robberysk1100

  3. #3
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Dhuntite Frymerore

    Shpesh duke lexuar 1 kor 12 besimtari ngaterrohet duke mednuar se dhuntite frymerore jane me shume se 9.

    Ne fakt po te lexosh fundin e kapitullit...... 1 kor 12

    28.
    Dhe Perėndia i vuri disa nė kishė, sė pari apostuj, sė dyti profetė, sė treti mėsues; pastaj vepra tė fuqishme; pastaj dhuntitė e shėrimit, tė ndihmės e tė qeverisjes dhe tė larmive tė gjuhėve.
    29
    A janė vallė tė gjithė apostuj? Janė tė gjithė profetė? Janė tė gjithė mėsues?
    30
    A kanė tė gjithė dhuntinė e veprave tė fuqishme? A kanė tė gjithė dhuntitė e shėrimeve? A flasin tė gjithė gjuhė tė ndryshme? A interpretojnė tė gjithė?
    31
    Por kėrkoni me zemėr tė zjarrtė dhuntitė mė tė mira; dhe unė do t`ju tregoj njė udhė shumė mė tė lartė.

    Duket sikur e thote vertete kete .
    Duket sikur permenden shume dhunti aty. Me shume se 9.

    Por po te lexojme qe nga fillimi do te kuptojme se nuk eshte keshtu . Pali i ndan keto veprime te Frymes se Shenjte ne tre kategori.

    1. Dhuntite frymerore
    2. Sherbesat frymerore
    3. Veprimtarite ose organizimet e dhena nga Fryma e Shenjte.

    Kete mund ta shikojme: 1 kor 12

    4
    Ka larmi dhuntish, por i njėjti Frymė.

    5
    Ka edhe larmi shėrbimėsh, por i njėjti Zot.

    6
    Dhe ka larmi veprimtarish por ėshtė i njejti Perėndi i cili i bėn tė gjitha gjėrat nė tė gjithė.

    Pastaj Pali flet per dhuntite frymerore si 9 te tilla :

    lexojme 1 kor 12

    8.
    Dikujt, pra, i jepet, me anė tė Frymės, fjalė diturie; njė tjetri, sipas tė po atij Frymė, fjalė njohurie;
    9
    njė tjetri besim, nga po ai Frymė; njė tjetri dhuntitė e shėrimeve, nėpėrmjet po atij Frymė; njė tjetri pushtet pėr tė kryer veprime tė fuqishme; njė tjetri profeci; njė tjetri tė dallojė frymėrat;
    10
    njė tjetri larmi gjuhėsh; njė tjetri interpretimi i gjuhėve.

    pra behet fjale per 9 dhunti frymerore , dhe pastaj pali e zgjeron menyren e te mesuarit per keto dhunti frymerore.

    Me pas Pali flet edhe per sherbesat frymerore por duke i perzjere me veprimtarite e dhena nga fryma e Shenjte. lexo 1 kor 12:28-31

    Aty behet fjale per 5 sherbesa frymerore te cilat mund ti shikojme edhe tek efe 4:11

    11
    Dhe ai vetė i dha disa si apostuj, tė tjerė si profetė, tė tjerė si ungjilltarė dhe tė tjerė si barinj e mėsues,

    dhe tek 1kor 12 28-31 permenden perseri keto sherbesa frymerore. por aty permenden edhe disa veprimtari te dhena nga Fryma e Shenjte si psh:
    ndihma dhe Qeverisja.
    Ka edhe veprimtari te tjera por keto pali eshte duke permendur ketu.
    Ndihmesat ishin pershembull dhjaket dhe qeverisja ka te beje me ata qe qeverisin nje organizate ose fondacion apo ka raste edhe kur ka besimtare qe sherbejne ne shtet mne qeverisje. Mund te jene edhe ata qe qeverisin kishen ose e administrojne kishen.

    Pra pali nuk i barazon sherbesat frymerore me dhuntite frymerore por ai eshte duke i shkrojtur sebashku por duke i bere nje ndarje te vecante duke shpjeguar nje here dhuntite pastaj sherbesat.

    Tani mqns jemi tek dhuntite , dhe tema eshte per dhuntite , atehere do te flasim per dhuntite dhe jo per sherbesat.

    Dhuntite frymerore

    1. fjale diturie
    2. fjale njohurie
    3. besim
    4. dhuntite e sherimeve
    5. pushtet per te kryer veprime te fuqishme (mrekulli)
    6. profeci
    7. dallim frymerash
    8. larmi gjuhesh te reja
    9. interpretim i gjuheve

    Pra kemi keto 9 dhunti.

    Ne fillim do te shikojme se c'fare jane keto dhunti
    si ti perkufizojme
    dhe si funksionojne ne kishe

    do te shikojme edhe se si na paraqiten ato ne bibel
    dhe se si i shikojme te manifestuara ato sot , ashtu si edhe ne bibel.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  4. #4
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Dhuntite Frymerore

    Dhuntite frymerore jane edhe per sot.
    Pali nuk i shkruan keto urdheime vetem per kishen e korintit por te gjitha kishat e shenjtoreve.
    1 kor 14:33 sepse Perėndia nuk ėshtė Perėndi trazimi, por paqtimi si nė tė gjitha kishat e shenjtorėve.

    Pali i shkruan keto gjera qe te lexohen jo vetem nga kishat e atehershme por te jene te lexuara edhe ne brezat e tjere pas kishes se hereshme.

    Duke ditur qe jemi edhe sot kisha e dhjates se re , keto dhunti jane edhe per ne sot.

    Dua ta fillojme duke i ndare keto dhunti ne grupe per te pare edhe natyren e tyre.

    1. Dhuntite e te shprehurit

    a. gjuhet e reja
    b. profecia
    c. interpretimi i gjuheve

    keto jane dhuntite e te shprehurit me goje .

    Gjuhet e reja fliten me goje ato jane te degjueshme
    profecia eshte dhunti qe shprehet me goje me ze te larte
    interpretimi i gjuheve eshte dhunti qe shprehet gjithashtu me goje dhe eshte njesoj sikur te japesh profeci.

    2. Dhuntite e zbuleses

    a. fjala e njohurise
    b. fjala e diturise
    c. dalimi i frymerave

    fjala e njohurise eshte nje fjale e zbuluar nga Perendia per dicka qe eshte duke ndodhur ose ka ndodhur ose do te ndodhe

    fjala e diturise eshte nje fjale e zbuluar nga Perendia qe ndihmon per te marre drejtim ne rastet kur ne i dime faktet

    dallimi i frymerave eshte zbulim nga Zoti per te kuptuar burimin e nje dickaje se nga c'lloj fryme eshte

    3. Dhuntite e fuqise

    a. besimi
    b. mrekullise
    c. sherimeve

    keto jane te treja dhunti qe vijne nga Perendia duke u manifestuar me shenja dhe mrekulli te fuqishme qe nuk mund te kishin ndodhur ne asnje menyre tjeter pervecse ne menyre mbinatyrore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga albani1 : 29-01-2011 mė 18:01
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  5. #5
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Dhuntite Frymerore

    Perkufizimet e Dhuntive frymerore

    Dhuntite frymerore mund te perkufizohen me nje shprehje te vecante vetem per te kuptuar me teper se c'fare roli kryen secila prej tyre ose kush eshte funksioni i seciles prej tyre.

    Perkufizimi i dhuntive nuk sherben per ti marre ato , ato jane dhurate nuk merren duke mesuar perkufizimin por perkufizimi ndihmon per ti kuptuar dhuntite me mire.

    1. Fjale diturie
    Dhuntia e fjales diturise eshte aftesia mbinatyrore per te shprehur me fjale , urtesi qe nuk ka nje burim natyror ne cast nevoje

    Te dish se SI?

    a. Si te flasesh? ---vep 7
    b. Si te veprosh? --vep 16:6-7
    c. Si te mbrosh veten? --vep 26
    d. Si te japesh nje zbulese personale---Efe 1:17

    Natyra e kesaj dhuntie eshte mbinatyore , nuk eshte shperthyese ose demonstrative.
    Eshte e heshtur , mund te humbase lehte.
    Lexo jakobi 3:17

    Qellimi eshte per te ndertuar te gjithe kishen:

    Disa shembuj ne bibel :
    vep 13:2
    vep 16:6-7
    vep 6:20
    vep 6:1-7
    vep 15
    lluk 21:15
    lluk 12:11-12
    lluk 20:20-26
    vep 7:26

    drejtim, predikim, udheheqje, mbrojtje

    vazhdon........
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  6. #6
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Dhuntite Frymerore

    Vep13:2
    Dhe, ndėrsa po kryenin shėrbesėn e Zotit dhe po agjėronin, Fryma e Shenjtė tha: ``M`i ndani veē Barnabėn dhe Saulin pėr veprėn pėr tė cilėn i kam thirrur``.

    vep16:6-31
    6
    Atėherė apostujt dhe pleqtė u mblodhėn pėr ta shqyrtuar kėtė problem
    7
    Dhe duke qenė se lindi njė diskutim i madh, Pjetri u ēua nė kėmbė dhe u tha atyre: ``Vėllezėr, ju e dini se qė nė kohėt e para Perėndia midis nesh mė zgjodhi mua, qė me anė tė gojės sime johebrenjtė tė dėgjojnė fjalėn e ungjillit dhe tė besojnė.
    8
    Perėndia, qė i njeh zemrat, u ka dhėnė atyre dėshmi, duke u dhėnė Frymėn e Shenjtė, sikurse edhe neve;
    9
    dhe ai nuk bėri asnjė dallim midis nesh dhe atyre, duke i pastruar zemrat e tyre me anė tė besimit.
    10
    Tani, pra, pse e tundoni Perėndinė, duke u vėnė mbi qafėn e dishepujve njė zgjedhė qė as etėrit tanė e as ne nuk mund ta mbajmė
    11
    Po ne besojmė se do tė shpėtohemi me anė tė hirit tė Zotit Jezu Krishtit, dhe nė tė njėjtėn mėnyrė edhe ata``.
    12
    Atėherė e gjithė turma heshti, dhe rrinte e dėgjonte Barnabėn dhe Palin, qė tregonin ē`shenja e mrekulli kishte bėrė Perėndia me anė tė tyre ndėr johebrenj.
    13
    Dhe si heshtėn ata, Jakobi e mori fjalėn dhe tha: ``Vėllezėr, mė dėgjoni!
    14
    Simoni ka treguar si i ka vizituar pėr herė tė parė Perėndia johebrenjtė, qė tė zgjedhė nga ata njė popull pėr emrin e tij.
    15
    Me kėtė gjė pajtohen fjalėt e profetėve, sikundėr ėshtė shkruar
    16
    "Pas kėtyre gjerave, unė do tė kthehem dhe do ta rindėrtoj tabernakullin e Davidit qė ėshtė rrėzuar, do t`i restauroj gėrmadhat e tij dhe do ta ngre pėrsėri mė kėmbė,
    17
    qė mbetja e njerėzve dhe tė gjitha johebrenjtė mbi tė cilat thirret emri im, tė kėrkojnė Zotin, thotė Zoti qė i bėn tė gjitha kėto".
    18
    Prej kohėsh janė tė njohura te Perėndia tė gjitha veprat e tij.
    19
    Prandaj unė gjykoj qė tė mos i bezdisim ata nga johebrenjtė qė kthehen te Perėndia,
    20
    por t`u shkruhet atyre qė tė heqin dorė nga ndotjet e idhujve, nga kurvėria, nga gjėrat e mbytura dhe nga gjaku.
    21
    Sepse Moisiu qė nga kohėt e lashta ka njerėz tė cilėt nė ēdo qytet e predikojnė atė, duke qėnė i lexuar ēdo tė shtunė nė sinagoga``.
    22
    Atėherė iu duk e mirė apostujve dhe pleqve me gjithė kishėn tė dėrgojnė nė Antioki, me Palin dhe Barnabėn, disa njerėz tė zgjedhur nga ata: Judėn, mbiquajtur Barsaba, dhe Silėn, njerėz me autoritet ndėr vėllezėrit,
    23
    me njė letėr tė shkruar nga dora e tyre qė thoshte: ``Apostujt, pleqtė dhe vėllezėrit, vėllezėrve nga johebrenjtė qė janė nė Antioki, Siri dhe Kiliki, pėrshėndetje.
    24
    Duke qenė se morėm vesh se disa qė erdhėn prej nesh, por tė cilėve ne nuk u kishim dhėnė asnjė porosi, ju kanė shqetėsuar me fjalė duke trazuar shpirtrat tuaj, duke thėnė se ju duhet tė rrethpriteni dhe tė zbatoni ligjin,
    25
    na u duk e mirė neve, tė mbledhur tok me njė zemėr, tė zgjedhim disa njerėz dhe t`i dėrgojmė bashkė me tė dashurit tanė Barnaba dhe Pal,
    26
    njerėz qė kanė pėrkushtuar jetėn e tyre pėr emrin e Zotit tonė Jezu Krishtit.
    27
    Kemi dėrguar, pra, Judėn dhe Silėn; edhe ata do t`ju tregojnė me gojė tė njėjtat gjėra.
    28
    Nė fakt na u duk mirė Frymės sė Shenjtė dhe neve qė tė mos ju ngarkojmė asnjė barrė tjetėr pėrveē kėtyre gjėrave tė nevojshme:
    29
    qė ju tė hiqni dorė nga gjėrat e flijiuara idhujve, nga gjaku, nga gjėrat e mbytura dhe nga kurvėria; do tė bėni mirė tė ruheni nga kėto. Qofshi mirė``.
    30
    Ata, pra, mbasi u ndanė, zbritėn nė Antiokia dhe, si mblodhėn kuvendin, e dorėzuan letrėn.
    31
    Dhe ata, mbasi e lexuan, u gėzuan pėr ngushėllimin.

    vep6:1-7
    1
    Por nė ato ditė, duke u shumuar numri i dishepujve, lindi njė murmuritje nga ana e Helenistėve kundėr Hebrenjve, sepse vejushat e tyre po liheshin pas dore nė shėrbimin e pėrditshėm.
    2
    Atėherė tė dymbėdhjetėt, pasi mblodhėn numrin e madh tė dishepujve, thanė: ``Nuk ėshtė mirė qė ne tė lėmė fjalėn e Perėndisė pėr tė shėrbyer nėpėr tryeza.
    3
    Prandaj, vėllezėr, kėrkoni midis jush shtatė burra, me dėshmi tė mirė, tė mbushur me Frymėn e Shenjtė dhe me urtėsi, tė cilėve do t`ua besojmė kėtė detyrė.
    4
    Kurse ne do tė vazhdojmė t`i kushtohemi lutjes dhe shėrbesės sė fjalės``.
    5
    Ky propozim u pėlqeu gjithė dishepujve. Dhe zgjodhėn Stefanin, njeri plot besim dhe Frymė tė Shenjtė, Filipin, Prohorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin dhe Nikollėn, njė prozelit nga Antiokia.
    6
    I paraqitėn pastaj pėrpara apostujve, tė cilėt, mbasi u lutėn, vunė duart mbi ta
    7
    Ndėrkaq fjala e Perėndisė po pėrhapej, dhe numri i dishepujve po shumohej fort nė Jeruzalem, edhe njė numėr i madh priftėrinjsh i bindej besimit.

    vep7:26

    26
    Tė nesėrmen ai u duk nė mes tyre, ndėrsa po ziheshin dhe i kėshilloi pėr paqe, duke thėnė: "O burra, ju jeni vėllezėr, pse ia bėni me tė padrejtė njėri-tjetrit?".

    Sic edhe kemi vene re ne keto pasazhe me larte, kemi pare se si funksionon dhuntia e fjales se diturise

    Fjala e diturise ka sherbyer per drejtim, per keshillim, per udhehqje, per te ditur se si te predikosh, si te vetmbrohesh.

    Shpesh kemi situata ku kemi nevoje per drejtim nga Perendia dhe ky eshte casti kur kemi nevoje per kete dhunti te fjales se diturise e cila te ndihmon se si te drejtohesh ose si te veprosh .

    Psh nqs kemi nevoje per te ditur se si te ungjillizojme nje qytet do te kerkojme drejtim nga Perendia dhe dhe eshte pikerisht kjo dhunti e fjales se diturise e cila na jepet nga Perendia per te na ndihmuar ne sherbim te Krishtit.

    Krishti tha se nuk do te na braktiste kurre deri ne mbarim te botes dhe se do te jete me ne dhe do te na ndihmoje , Ai tha se Fryma e Shenjte do te na udheheqe se c'fare te bejme dhe si te bejme ose veprojme ne raste te vevcanta. Dhe Fryma e Shenjte na jep dhuntine e fjalkes se diturise
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  7. #7

    *Shpesh kemi situata ku kemi nevoje per drejtim nga Perendia dhe ky eshte casti kur kemi nevoje per kete dhunti te fjales se diturise e cila te ndihmon se si te drejtohesh ose si te veprosh .

    Psh nqs kemi nevoje per te ditur se si te ungjillizojme nje qytet do te kerkojme drejtim nga Perendia dhe dhe eshte pikerisht kjo dhunti e fjales se diturise e cila na jepet nga Perendia per te na ndihmuar ne sherbim te Krishtit.

    Krishti tha se nuk do te na braktiste kurre deri ne mbarim te botes dhe se do te jete me ne dhe do te na ndihmoje , Ai tha se Fryma e Shenjte do te na udheheqe se c'fare te bejme dhe si te bejme ose veprojme ne raste te vevcanta. Dhe Fryma e Shenjte na jep dhuntine e fjalkes se diturise

    Ka pasur shume raste kur besimtaret akuzohen me pa te drejte. Ose kur do te sulmohen ne lloj lloj menyrash.
    Perendia i ka dhene besimtarit nje arme te fuqishme per nga natyra sepse eshte mbinatyrore por eshte nje arme e qete jo shperthyese. Pali u akuzua shume here dhe per tu vetmbrojtur atij iu dha fjale diturie ose urtesie. Ai u kunderpergjigj ndaj akuzave ne menyre te tille sa qe askush nuk kishte dyshim tek ai per ndonje veper te kee.

    *Fjala e diturise e mbron besimtarin dhe mbrojtja e besimtarit eshte ne nje fare menyre nje mbrotje e ungjillit .

    Nje here dikush me tha si per te me vene ne siklet dhe per te me akuzuar se isha dembel sepse vetem merresha me biblen dhe kishen dhe nuk merresha me gjerat e tjera. Ky dikushi me tha se une isha shume mendje ngushte dhe per kete aresye ky dikushi nuk pranonte fjalen e ungjillit prej meje qe ta degjonte duke gjetur keshtu nje justifikim per te mos pranuar fjalen e Zotit.
    Pikerisht ne ate moment kur me tha keshtu ne nje menyre teper te qete dhe te thjeshte nga goja ime doli kjo fjali teper e rendesishme.
    Une i thashe- '' Ne fakt te gjithe ne si njerez jemi mendje ngushte sepse jemi te kufizuar por e rendesishme eshte qe te lejojme Perendine te na zgjeroje mendjen sa me shume , ka nga ata qe u eshte zgjeruar mendja dhe kane akoma nevoje por ka nga ata qe akoma nuk kane shume zgjerim si te paret megjithate edhe keta jane ne zgjerim e siper , te dy palet jane mendje ngushte por sa vjen edhe zgjerohen . Por eshte fjala e Perendise qe e ben te mundur''

    Pasi me degjoi ai dikushi me pa me cudi dhe pastaj nuk foli me per kete ceshtje.

    Kjo ishte nje manifestim i dhuntise se fjales se diturise per vetmbrojtje nga akuza te kota dhe per te percjelle ungjillin.

    *Nje here tjeter nderkohe qe po behesha gati per te shkuar ne kishe me merr ne telefon personi i cili kishte per te predikuar dhe me tha se ishte semure dhe nuk mund te vinte , keshtu qe me kekroi te predikoja une.
    Une isha i papergatitur dhe nuk kisha asgje ne mendje plus qe ishte momenti per tu nisur , ishte e djele.
    Nuk mund te pergatitesh te djelen per te bere predikimin, te djelen duhet te kesh gati predikimin.

    Por gruaja ime me tha se kishte ne zemer te me jepte nje fjale per drejtim qe te predikoja ne lidhje me rregullin.

    Kjo ishte nje fjale diturie nga fryma e Shenjte per drejtim per te ditur se c'fare dhe si te predikoja.

    Atehere menjehere mu kujtua pasazhi tek 1 korintasit ne lidhje me rregullin ne kishe ne takimin e se djeles.
    Per rreth 10 minuta e kam pergatitur predikimin dhe keshtu u nisem.
    Kur vajta ne kishe , vura re se kishin ardhur vetem 2 pleq te vjeter aty dhe ishte vetem kitaristi. Kur pashe qe ora ishte 10:35 dhe pashe se ne kishe kishi ardhur vetem keta dy pleqte , thashe me vehte:- Po Zot si mund te predikoje une per rregullin kur ketu kana ardhur vetem dy pleq te vjeter. Ata kane nevoje per tjeter gje si mund te predikoje une per rregullin atyre qe jane moshe e vjeter? Ata jane edhe te rregullt me ardhjen ne kohe.
    Isha ne dileme dhe nuke dija c'te beja. Po mendoja te ndryshoja temen e predikimit. Por pas rreth 2-3 minutash kane ardhur ne kishe besimtare te tjera dhe madje kishte nje plan nga disa besimtare te rinj ne besim qe te largonin kitaristin nga kisha dhe te vinte nje tjeter dhe donin ta benin kete pikerisht ate dite. Per te mos u mjaftuar me kete erdhi edhe nje besimtar qe kishte kohe pa ardhur i cili tha se donte te predikonte dhe ishte gati te zinte vendin ne podium.

    Vura re se ishte krejt c'do gje e parregullt.
    kishte nje rremuje .

    Atehere u ngrita dhe predikova per rregullin ne kishe .
    Ne fund te predikimit te gjithe falenderuan Zotin dhe Zoti i ndryshoi zemrat e tyre.

    Lavdi Zotit vetem nga nje fjale diturie e thjeshte qe Zoti i dha gruas time , u prodhua nje predikim me nje mesazh te qarte per ksihen dhe qe ishte i nevojshmi.

    Edhe tani nuk kam pare me prregullsi ne ate kishe.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  8. #8
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Dhuntite Frymerore

    Fjala e njohurise

    Dhuntia e fjales se njohurise eshte shprehja me goje e fakteve, hollesive.

    Kjo dhunti eshte aftesi mbinatyrore dhene nga Perendia per te ditur fakte dhe hollesi te cilat nuk mund ti kishe ditur dot ne ndonje menyre tjeter.

    Te dish C'fare?

    a. C'fare ndodhi?
    b. C'fare eshte fshehur ne nje zemer?
    c. Te dish disa fakt te cilat nuk mund ti kishe ditur ne nje menyre tjeter.

    Pjetri dhe Anania me Safiren.
    Anania dhe Safira kishin vene ne plan te genjenin Pjetrin por ata ne fakt ishin duke genjyer Frymen e Shenjte.
    Dhe pjetrit i erdhi nje fjale njohurie ne menyre mbinatyrore duke e esuar prej frymes se c'fare kishte ndodhur ne realitet me pronat e Ananias.

    veprat 5:3
    Por Pjetri i tha: ``Anania, pse Satani ta mbushi zemrėn qė tė gėnjesh Frymėn e Shenjtė dhe tė mbash njė pjesė tė ēmimit tė arės?

    Kush i tha Pjetrit se Anainia kishte mbajtur nje pjese te parave te shijes se prones? Kjo ishte dhuntia e fjales se njohurise, dhene nga fryma e Shenjte per kishen.

    A ka sot pastore qe kane nevoje per kete dhunti frymerore? Sigurisht qe ka .
    te gjithe apostujt , pastoret kane nevoje per kete dhunti madje kjo dhunti eshte edhe per besimtaret e tjere te kishes.

    Gjoni 1:48-- Jezusi e dinte se ku kish qene natani dhe se kush ishte dhe ia tha keto para se dikush tia prezantonte. Kjo ishte nje fjale njohurie nga Fryma e Shenjte.

    Tani une dua te jap disa menyra se si mund te jepet nje fjale njohurie.

    vazhdon............
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  9. #9
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Dhuntite Frymerore

    Ka 5 menyra se si mund te marresh nje fjale njohurie nga Perendia.

    1. Me ane te nje mednimi i cili vjen ne mendje.

    Sigurisht qe ka lloj lloj mendimesh qe na vijne ne mendje , por ka disa mendime te cilat ti do te pyesje veten. A jam une qe po mednoj keshtu?

    Para se gjithash duhet te kemi parasysh qe kur marrim nje fjale njohurie Zoti eshte duke na bere te ditur se Ai do te beje dicka ne menyre te menjehereshme.

    Prandaj kur marrim nje fjale njohurie duhet te jemi te vemendshem qe te kuptojme se cfare eshte Zoti duke na treguar dhe se cfare eshte gati duke bere.

    Zakonisht fjala e njohurise vjen per tu trguar dhe ka si rezultat sherime , shpetime, ndryshime, rritje ne besim, etj.

    Pra nje nga menyrat se si mund te vije nje fjale njohurie eshte me te menuarit.

    Psh kur jam duke u lutur per dike shpesh me vijne ne mendje mendime te ndryshme, te cilat kane te bejne me nevojat e personave per te cilet lutem.

    jam lutur nje here per dike i cili ishte i martuar dhe kur u luta po kisha nje mendim ne mednje :- '' mallkime dhe konflikte

    Atehere per te qene me i sigurte qe ishte nje fjale nga Zoti e pyeta besimtarin se per c'fare kishte nevoje?
    Ai me tha se ne shtepine e tij njerezit e familjes shprehin shume malikime per shtepine dhe per fisin e tyre. Uau thashe me vehte. Si ndikoi kjo ne zemren time? Besimi im u rrit, sepse e dija se Perendia ishte me mua ne lutje dhe do te bente dicka shume shpejt.
    Pasi jam lutur per kete gje , e pyeta nese kishte ndonje konflikt rreth e qarke shtepise te tij ne lidhje me njerezit? Ai tha po ka shume , une u flas por ata nuk me degjojne. Atehere jam lutur edhe per kete gje dhe kemi pare clirim.

    Nje here tjeter afer shtepise time nderkohe qe kthehesha vone nga ora 9 e darkes shpesh me vinte ne mendje fjala'' magji'' dhe ne fakt e kisha vemendjen ne nje dyqan aty prane dhe po lutesha per shitesin e atij dyqani.

    Atehere jam lutur per reth 1 jave duke e shpallur te thyer magjine ne ate dyqan.

    Pas nje jave shjitesja e atij dyqani erdhi ne shtpine time dhe i kerkoi motres time qe te luteshim per te sepse ajo merrej me magji dhe kishte patur probleme me shfaqje demonesh dhe probeleme psikike.

    Ne fakt e kisha vene re gjate kesaj jave se ajo kur rrinte ne dyqan rrinte si e ngrire nuk ishte si me pare alegro dhe e qeshur por e ngrire dhe e habitur si dhe ishte fryre nga fytyra.

    Jemi lutur por une i thash asaj qe duhej te besonte Krishtin. Ajo tha do ta besoj .
    Atehere jemi lutur per shpetimin dhe pastaj per clirim.

    Ajo ne fakt me ka kerkuar pastaj per te lexuar nje bibel dhe nuk eshte marre me kurre me magji qe atehere e deri tani ( 3 vjet) . Por me sa kam kuptuar une ajo nuk ka lene akoma Zotin te drejtoje plotesisht jeten e saj.
    megjithate Zotin po punon ne zemren e saj per shpetim. Lavdi Zotit kemi edhe nje kishe aty afer qe edhe pastori i asaj kishe eshte duke e ftuar vazhdimisht qe te vije. Mqns ra fjala lutuni per shpetimin e saj.

    Kjo ishte nje tjeter rast i fjale se njohurise e cila mund te vije me ane te nje mednimi te thjesht.

    Ka edhe raste te tjera ku Zoti me ka dhene nje fjale njohurie se cfare ka dikush ne zemer per te bere , ose plane t keqia psh. Dhe kur Zoti ua ka zbuluar planet jane anulluar.

    menyra e dyte eshte permes shikimit .

    VIZIONE DHE ENDRRA

    vazhdon...............
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  10. #10
    Inxhinier Maska e albani1
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Dhuntite Frymerore

    2. Fjala e njohurise e dhene permes te shikuarit.

    ishte nje profet ne Izrael i cili takoi nje komandant ushtarak te Sirise , nuk me kujtohet referenca por kur te gjej shume shpejt do ta postoj ketu sepse eshte nje histori qe ka lidhje me kete pjese qe po shkruaj

    ky profet kur takoi kete komandant filloj te qante.
    Atehere komandanti i ushtrise se Asirise e pyeti - pse po qani?

    profeti i tha - sepse e shikoj se si do te shkaterrosh popullin tim dhe do te vrasesh eter femijet dhe pleqte dhe popullit tim dhe nuk do te kesh meshire per asnje( pak a shume keto ishin fjalet e aresyes se qarjes se profetit)

    Komandanti i tha se ai nuk ishte kafshe qe te bente kete gje

    atehere profeti i tha se ai e kishte pare kete gje , madje kur te kthehej ne shtepine e vet do te vriste mbretin e asirise dhe do te merrte pushtetin vete.

    Gjithsesi jam me i interesuar per fjalen e kishte pare

    Si e kishte pare ai profet kete ngjarje qe do te ndodhte ne te ardhmen?

    ne fakt kjo fjale u realizuar me pas dhe ne bibel pershkruhet shume qarte( me vjen keq qe nuk e di referencen por do ta gjej)

    Kjo nuk ishte nje fjale profetike edhe pse personi qe po e shpallte ishte profet

    kjo ishte nje fjale njohurie e dhene nga Perendia ketij profeti

    ishte nje fjale njohurie e dhene ne menyre vizive pra permes shikimit
    por eshte nje shikim i nje vizioni ose vegimi me sy te hapur nuk eshte nje enderr

    Kjo eshte nje menyre pra se si Perendia jep nje fjale njohurie

    Madje vete Jezusi tha tek Gjoni 1:47-49 kishte nje fjale njohurie , e cila rezultoi ne besimin e Natanielit tek jezusi si Bir i Perendise si mesia, por mos harroni se per tu shpetuar nuk mjafton vetem kaq duhet edhe te besosh se Jezusi u ringjall nga vdekja dhe kete dishepujt ne ate kohe nuk e dinin dhe as nuk besonin

    le te lexojme keto vargje ku mund te kuptojme fjalen e njohurise dhene permes te shikuarit.
    Gjoni 1:47-49--lexoni
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •