SQARIME HISTORIKE TĖ NEVOJSHME
- REAGIM I KRYEPISKOPIT ANASTAS-
Nė artikullin me titull Bollano dhe Dule tu kėrkojnė falje shqiptarėve, qė u botua nė gazetėn tuaj, nė dt. 20.9.2010, z. Kristo Frashėri i referohet personit tim nė njė paragraf tė zgjeruar. Me gjithė zakonin tim, qė tė mos u pėrgjigjem komenteve denigruese ndaj meje, duke ndjerė detyrimin pėr tė vėnė nė vend tė vėrtetėn historike, deklaroj se pohimet e tij janė tė pavėrteta.
1. Po e filloj nga titulli i paragrafit: Janullatos, peshkopi i fronėzuar nė hotel Tirana. Dhe mė poshtė vijon pohimi i tij se tė gjithė e mbajnė mend se ceremonia solemne pėr fronėzimin e tij nė kishėn katedrale tė Hyjlindėses nė Tiranė, dėshtoi pėr shkak tė kundėrshtimit tė besnikėve tė krishterė, tė pranishėm nė kėtė ceremoni. Dihet gjithashtu se ai u fronėzua kryepeshkop i kishės nė Tiranė nė njė nga sallat e Hotel Tirana International, njė solemnitet nė kundėrshtim me rregullat e shenjta tė Kishės. Ky ėshtė njė pėrshkrim i gėnjeshtėrt. Ngjarjet e vėrteta ndodhėn si mė poshtė:
Tė dielėn e 2 gushtit 1992, nė Kishėn Katedrale tė Tiranės, tė mbushur plot me pėrfaqėsues tė orthodhoksėve nga e gjithė Shqipėria, Mesha Hyjnore u krye rregullisht bashkė me tipikonė e fronėzimit. Nė pėrfundim tė saj, njė grup njerėzish tė dėrguar enkas, nė drejtimin e njė deputeti jo tė krishterė, nė pjesėn e fundme tė kishės, nė pėrfundim tė shėrbesės, hodhėn disa parulla kundėr Kryepiskopit. Por kėto u mbytėn nga qindra zėra tė besimtarėve orthodhoksė qė kishin mbushur kishėn, duke bėrė aklamacione pro Kryepiskopit. Shumė nga pjesėmarrėsit- z. Frashėri nuk ndodhej aty- i kujtojnė ngjarjet me shumė saktėsi. Nė hotel Tirana u shtrua thjesht njė drekė nė shenjė nderimi.
Ėshtė e habitshme, se si z. Frashėri, me njė mosnjohje tė thellė, flet si specialist i kanuneve tė Kishės, tė cilėt me sa duket i njeh shumė pak. Fakti se tė gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale nė mbarė botėn e njohėn pa kurrfarė vėshtirėsie Kryepiskopin e ri, nxjerr nė pah se nuk u bė asnjė shkelje e askurrfarė kanoni dhe rregulli.
2. Shkak pėr artikullin e z. Frashėri janė ngjarjet e kohėve tė fundit nė Himarė. Deklarata qė bėra, nė njė moment kur shumė banorė kishin bllokuar rrugėt e zonės, ishte pėr ruajtjen e gjakftohtėsisė dhe shmangien e vetėgjyqėsisė, me qėllim tė vetėm ruajtjen e paqes dhe tė qetėsisė. Pas pak, sigurisht, foli Kryeministri, nė tė njėjtėn frymė me deklaratėn time. Z. Frashėri mė shtron pyetjen nėse nė raste tė tjera kam ngritur zėrin tim ose jo. E vė nė dijeni, se nga shumė herėt, qė nga viti 1993 dhe 1994, me shumė qartėsi, kisha protestuar kundėr veprimeve tė dhunshme tė kryera nė Greqi. Thirrjet qė unė bėra, si edhe kontaktet e mia me faktorė kompetentė qeveritarė kontribuuan nė ndalimin e dėbimit nga Greqia tė emigrantėve shqiptarė.
Po parashtroj njė ndėrhyrje qė kam bėrė me rastin e ngjarjeve tė Peshkėpisė: Marrim pjesė nė dhimbjen e thellė qė shkaktoi sulmi terrorist ndaj njerėzve tė pafajshėm nė Peshkėpinė e Sipėrme dhe i shprehim me gjithė shpirt ngushėllimet tona, familjeve tė viktimave. Ndėrgjegjja e krishterė ėshtė vendosmėrisht kundėr veprimeve terroriste dhe i dėnon ato. Shpresojmė dhe lutemi qė e vėrteta tė dalė sa mė shpejt dhe plotėsisht nė dritė, tė zbulohen fajtorėt, tė ngarkohen pėrgjegjėsitė siē e imponon e drejta, por edhe tė intensifikohen pėrpjekjet pėr stabilizimin e paqes (Tiranė, 11 prill 1994).
Siē edhe kam deklaruar nė njė intervistė timen nė gazetėn e pėrjavshme ABC (mė 11 dhjetor 2005 pėr z. M. Nazarko), nga vitet e para tė dhjetėvjeēarit tė 1990, kam ngritur zėrin nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe kam bėrė pėrpjekje e deklarata nė intervistat e mia nė Greqi pėr nevojėn e respektimit tė emigrantėve dhe tė mbėshtetjes sė tyre. Psh. kur gjatė vitit 1993, pas dėbimit tė njė bashkėpunėtorit tim, qeveria greke kishte vendosur tė ndėrmerrte masa ndėshkuese, ngrita zėrin dhe protestova fuqishėm, duke theksuar se, nėse veprimi i parė ishte njė gabim nga ana e palės shqiptare, veprimi i dytė nga ana qeverisė greke, pėr tė dėbuar nga Greqia shqiptarėt qė punonin atje, do tė ishte njė gabim shumė herė mė i madh. Mė vonė kur filloi tė pėrdoret nė masmedian greke, fjala fshesė pėr dėbimin e qytetarėve shqiptarė, bėra udhėtime dhe vizita tė posaēme nė udhėheqėsit politikė kompetentė dhe nė drejtorėt e gazetave tė mėdha pėr tė protestuar pėr terminologjinė qė kishin pėrdorur. Siē edhe shkruajnė analistė tė shquar, kėto pėrpjekje pajtuese influencuan seriozisht nė opinionin publik dhe nė qeverinė greke. Nė mėnyrė karakteristike, gazeta Kathimerini njė nga gazetat mė serioze tė Greqisė shkruante: Ndėrhyrja e kryepiskopit tė Shqipėrisė Anastas kontribuoi qartazi, nė mėnyrė decizive, qė tė uleshin tonet nga ana e palės greke nė kundėrshtinė qė lindi me qeverinė shqiptare (8.7.1993). Dhe nė njė rast tjetėr: Iniciativat e Anastasit nė zbutjen e krizės kanė qenė vendimtare (11.7.1993). Madje edhe Parlamenti Evropian, nė njė deklaratė tė votuar me votim unanim tė tij, theksoi se mbėshtet veprėn e Kryepiskopit Orthodhoks tė Tiranės Anastas Janullatosit, i cili ka bėrė pėrpjekje tė shumta pėr zgjidhjen e krizės midis dy vendeve. Nė vitin 1996 vizitova shqiptarėt qė vuanin dėnimin nė burgjet e Koridhalosė, pėr tu shprehur mbėshtetjen time. I vėnė nė dijeni pėr raste tė ndryshme sjelljesh tė papranueshme tė nėpunėsve grekė nė pikat e kalimit kufitar, i kam denoncuar ato nė shkallė tė ndryshme. Janė tė shumta ato raste kur duhet vepruar me dallueshmėri e takt, pa zėvendėsuar organet kompetente qeveritare dhe kornizat ndėrkombėtare qė janė sanksionuar. Gjithashtu, nė mėnyrė tė pėrsėritur, nė intervista tė mia nė Greqi kam dėnuar ksenofobinė dhe kam theksuar detyrimin e drejtėsisė dhe tė respektimit tė personalitetit tė emigrantėve, si dhe nevojėn e bashkėpunimit dhe tė ndihmės reciproke tė popujve tanė. Kjo e fundit ka qenė pėr mua qėllimi kryesor i pėrpjekjeve tė mia dhe shpreh kundėrshtinė time sa herė qė shikoj tė minohet ky parim.
3. Z. Frashėri e konsideron si tė dyshimtė faktin se shumė nga zyrtarėt qė vijnė nga Greqia, vizitojnė Kryepiskopin. Pikėsėpari, nė Kryepiskopatė vijnė e mė vizitojnė edhe shumė personalitete tė jetės politike, akademike, shoqėrore, qytetarė tė thjeshtė nga vende tė ndryshme tė botės. Sė dyti, ai nuk e njeh faktin se jo vetėm gjatė vizitave nė Shqipėri, por edhe nė vende tė tjera, psh kur vizitojnė qytete ku ekzistojnė patriarkana orthodhokse ose kisha autoqefale, shumė zyrtarė grekė e kanė zakon tė vizitojnė jo vetėm personalitetet politike tė vendit por edhe ato fetare. Pėrveē kėsaj, nė Greqi, ku kam jetuar derisa erdha nė Shqipėri, pėr 62 vite, kam pasur shumė pozita tė rėndėsishme nė Universitet, nė Akademi, nė Kishė, nė organizma fetarė botėrorė, si Kėshilli Botėror i Kishave, Konferenca Evropiane e Kishave, kam pasur shumė nxėnės, studentė, kolegė, tė njohur, qytetarė tė shquar qė dėshirojnė tė takohen me mua. Nga ana tjetėr, vizitorėt qė vijnė kėtu, zyrtarė ose jo, nuk vijnė si spiunė ose si armiq. Greqia ėshtė vend mik dhe tė gjithė atje e dinė se Kryepiskopi Anastas beson nė pėrafrimin, nė bashkėpunimin dhe progresin e pėrbashkėt tė popujve dhe jetėn e tij ia ka pėrkushtuar kėtij ideali. Fraza e tij nėnēmuese tani e ka zbuluar veten se prapa petrahilit kishtar, ai ėshtė njė militant grek, rikujton mentalitetin e vjetėr tė epokės sė Hoxhės, qė shikonte kudo armiq dhe komplote. Vetėm besimi nė Perėndinė, dashuria e sinqertė pėr popullin, dėshira pėr zhvillimin e Kishės dhe vendimi pėr tė kontribuar nė pajtimin dhe nė bashkekzistencėn paqėsore tė popujve, i japin Kryepiskopit fuqinė pėr tė shėrbyer Kishėn pėr 19 vite, nė mes tė mijėra vėshtirėsive. Shtysat e tjera qė fantazon z. Frashėri nuk kanė asnjė lidhje me tė vėrtetėn historike.
4. Nė ato qė pėrdor kundėr meje, z. Frashėri thotė: Pėr tė rritur pretendimet e Greqisė ndaj Shqipėrisė sė Jugut, ai bekoi si ushtarė grekė edhe arkivolet me eshtrat e fshatarėve shqiptarė, midis tyre edhe fėmijė tė vdekur para dhe pas luftės italo-greke. E ftoj tė thotė se kur dhe ku e kam kryer njė veprim tė tillė. Bėhet fjalė pėr njė informacion krejt tė pabazė dhe tė gėnjeshtėrt.
Pėr sa i takon nderimit pėr tė vdekurit, pėr ata qė respektojnė dinjitetin njerėzor, pėrbėn njė detyrim themeltar, duke nisur nga vitet e Homerit. Madje edhe tė vdekurit e palės armike, ēdo shoqėri e qytetėruar i respekton dhe kujdeset pėr ata, pa urrejtje dhe fobi. Nga ana tjetėr kėtė gjė bėri edhe qeveria shqiptare, kur ofroi vend pėr njė varrezė gjermane nė parkun e Tiranės, ndėrsa tė gjithė e njohin se nė Luftėn e Dytė Botėrore, gjermanėt ishin pushtues.
5. Sa i takon ēėshtjes sė kishės sė Shėn Marisė sė Pėrmetit, tė gjitha fotografitė e vjetra tė bėra para dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore tregojnė praninė nė sheshin qendror tė qytetit, tė kishės orthodhokse. Nė periudhėn komuniste u shkatėrrua streha e kishės sė vjetėr, u pėrdorėn muret e vjetra, u bėnė riparime dhe u vendos aty shtėpia e kulturės. Pas 19 vitesh, ky vend i shenjtė adhurimi pėr besimtarėt nuk ėshtė kthyer tek Kisha Orthodhokse, me gjithė thirrjet e bėra, jo vetėm nga orthodhoksėt e Shqipėrisė, por edhe nga Konferenca Evropiane e Kishave (19.12.2005). Nga ana tjetėr, kishat janė mbarėbotėrisht bėrthama kulture e qytetėrimi. Pėrbėn njė detyrim themeltar tė qeverisė shqiptare, tė rikthehen tė gjitha vendet e kultit nė pėrdorimin e tyre tė hershėm. Ne nuk jemi kundėr shtėpisė sė kulturės. U treguam tė gatshėm tė kontribuojmė financiarisht pėr ngritjen e njė ndėrtese tjetėr tė madhe nė vendin qė ėshtė caktuar pėr tu vendosur qendra kulturore. Ndėrsa nga z. Frashėri, si personalitet i kulturės shqiptare, prisnim tė interesohej dhe tė bėnte thirrje pėr kthimin nė pėrdorimin e mėparshėm tė vendeve tė shenjta.
6. Z. Frashėri duke vazhduar argumentet e tij tė gėnjeshtra, shkruan: Megjithatė ai i qetėsoi kundėrshtarėt e tij kur mėsuan se ishte njė personalitet akademik, i ndryshėm nga dhespotėt e fanatizuar grekė, se premtoi qė do tė punonte pėr tė respektuar autoqefalinė e Kishės Orthodhokse shqiptare dhe se do tė kujdesej pėr ndėrtimin e faltoreve tė krishtera nė Shqipėri. Por, ka kohė qė besnikėt kanė dalė tė zhgėnjyer. Tė gjithė sa janė njohės tė kėtij problemi si nė Shqipėri ashtu edhe nė mbarė Kishėn Orthodhokse dhe nė botėn e krishterė, e dinė se ai qė siguroi Autoqefalinė e Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė, pas shpėrbėrjes sė plotė tė saj, ėshtė Kryepiskopi Anastas. Sa pėr faktin nėse ndėrtoi apo jo kisha nė Shqipėri, z. Frashėri nuk duhet tė bėjė gjė tjetėr, veēse njė udhėtim tė shkurtėr nėpėr Shqipėri: nė Durrės, nė Korēė, nė Shkodėr, nė Fier, nė Sarandė etj., ose nė qendėr tė Tiranės. Akoma mund tė njihet me ekspoze dhe raporte zyrtare qė janė botuar nė organet e Kishės sė Shqipėrisė, veēanėrisht nė gazetėn Ngjallja, nė faqen e saj tė internetit, por edhe nė studime tė posaēme si tė Linette Hoppe (Resurrection. The Orthodox Autocephalous Church of Albania, 1991-2003), tė Jim Forest, praktikėn zyrtare tė Simpoziumit 2000 vjet Krishterim nė Shqipėri etj. Por, nėse ka vėshtirėsi pėr njė gjė tė tillė, po bėjmė shkurt njė referim tė disa nga ato qė janė bėrė:
Realizuam ndėrtimin e 150 kishave tė reja, restaurimin e 60 kishave monumente tė kulturės dhe riparuam mbi 160 kisha tė tjera. Gjithashtu ndėrtuam shumė objekte pėr strehimin e selive metropolitane, shkollave, klinikave, atelieve, konvikteve. Me kėtė vepėr ndėrtuese qė numėron 450 ndėrtesa, iu ofrua mundėsi punėsimi mijėra njerėzve. U pėrkujdesėm pėr arsimimin e brezit tė ri tė priftėrinjve shqiptarė. Themeluam Akademinė Orthodhokse Theologjike dhe arsimuam e dorėzuam 3 episkopė dhe 140 klerikė tė shtetėsisė shqiptare. U krijua shtypshkronjė, punishte qirinjsh, punishte pėr punime druri, atelie tė ikonografisė dhe restaurimit tė ikonave, u bė njė pėrpjekje intensive nė fushėn e pėrkthimit dhe tė botimit me njė gazetė mujore, revista pėr tė rritur, fėmijė dhe tė rinj dhe me dhjetėra libra. Nė periudha krizash politiko-sociale nė vend, ndihmuam nė mbledhjen dhe shpėrndarjen e mijėra tonėve ushqime, ilaēesh dhe veshmbathjeje pėr lehtėsimin e familjeve tė varfra dhe tė refugjatėve. Nė fushėn e shėndetit, njė rėndėsi tė veēantė ka Qendra Mjekėsore Diagnostike nė Tiranė, me 24 specialitete, me njė personal tė shkėlqyer mjekėsor, me aparatura mjekėsore krejtėsisht moderne dhe qė ka realizuar brenda dhjetėvjeēarit tė parė tė funksionimit tė saj 900.000 vizita. Poliklinika tė tjera janė hapur nė Kavajė, Korēė, Lushnje dhe nė Jorgucat. Nė fushėn e arsimit, pėrveē tri shkollave tė mesme (dy kishtare dhe njė teknike), themeluam 17 kopshte nė qytete tė ndryshme, 3 shkolla nėntėvjeēare dhe dy Institute tė Formimit Profesional. Kur Shqipėria hapi dyert pėr tė pritur valėn e refugjatėve nga Kosova, Kisha Orthodhokse, nė bashkėpunim me organizma ndėrkombėtarė, zhvilloi njė program tė gjerė ndihme qė kapėrceu shumėn e 12 milion dollarėve dhe kėshtu u ardhėm nė ndihmė mė tepėr se 33.000 refugjatėve.
Kultivuam marrėdhėnie harmonike me komunitetet e tjera fetare, duke mbėshtetur tolerancėn fetare dhe bashkekzistencėn harmonike. Kisha jonė u bė anėtare e Konferencės sė Kishave Evropiane, tė Kėshillit Botėror tė Kishave, tė Konferencės botėrore pėr Fenė dhe Paqen (World Conference on Religion and Peace), dhe ėshtė aktive si ambasadore shpirtėrore e Shqipėrisė nė ambiente fetare ndėrkombėtarė, tė cilat deri tani nuk kishin kurrfarė njohje pėr atė. Me tė gjitha kėto, Kisha Orthodhokse u shfaq si njė faktor shpirtėror dhe zhvillimi nė Shqipėri.
Z. Frashėri e pėrfundon paragrafin e tij tė pabazuar nė histori dhe denigrues ndaj meje, duke nxjerrė nga myku i historisė ngjarje dhe ndodhi tė fillimeve tė shekullit tė 20-tė, tė ndodhura para Luftės sė Parė Botėrore, duke propozuar veprime tė dhunshme tė ngjashme me ato qė kanė ndodhur nė atė kohė. Por pėr fatin e mirė, jetojmė nė shekullin e 21-tė, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė ėshtė e formuar dhe e bashkuar, Shqipėria dhe Greqia kanė marrėdhėnie harmonike. Tė dy vendet bėjnė pjesė nė tė njėjtėn aleancė, nė NATO, me perspektivė qė edhe Shqipėria tė jetė pas pak kohe, sė bashku, nė Bashkimin Evropian. Nė kėtė mėnyrė, vetėm ata sa punojnė pėr mirėkuptimin e ndėrsjellė, bashkėpunimin sa mė tė ngushtė dhe ndihmėn reciproke midis popujve kontribuojnė thelbėsisht nė progresin e rajonit tonė.
Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė
Prof. Dr. Anastasi
Tiranė 23.9.2010
Ky shkrim u botua nė Gazeta Shqiptare, Tiranė, e diel, 26 shtator 2010, fq.1-3
Krijoni Kontakt