Close
Faqja 10 prej 23 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 225
  1. #91
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Une thashe vetem qe Aristidh Kola kundershtoi Kishen. Zoti e vrau. Ekspertiza i takon mjekut: gripi i Hong-Kongut, gripi i pulave, ose psh nga kripa e gjelles qe kishte zene krimba.
    Po per nje fare Bashkim Gazidede qe tani nuk eshte me, a ke degjuar? Ishte nje nga nismetaret ne vitin 1991 te shoqates "Intelektualet Myslimane Shqiptare", ideuar e themeluar nga ambasada turke ne Tirane. Bashkim Gazidede ishte profesor matematike, te cilin Sali Berisha e beri kryetar te SHIK dhe ky per gjate gjithe atyre viteve qe ishte ne krye te ketij institucioni i vuri detyre vetes qe te bente shantazh e presion mbi Kryepeshkopin, Sinodin e Kishes e mbare KOASH. Ishte po ky qe rekrutoi njerez si "at" Nikolla i Elbasanit, ishte po ky qe beri te mundur marrjen me force te Kishes se Elbasanit qe Nikolla sot vazhdon te mbaje nen kontroll, edhe pse eshte prone e KOASH. A e di qe kete Gazideden, Perendia e degdisi me gjithe familjen e tij ne skutat me te erreta te Sirise e Turqise per nje dhjetevjecar? Ky njeri qe per nje dekade u mundua te perzinte Kryepeshkopin nga Shqiperia, ky njeri e gjeti veten person te padeshiruar ne Shqiperi. A e di qe pas kthimit te tij ne Shqiperi u semur me nje semundje te rende e vdiq?

    Po per nje fare ish-presidenti me emrin Sali Berisha a ke degjuar? Ne 1994, me projekt-kushtetuten famekeqe te atehershme, Berisha shtoi nje klauzole qe kish per qellim te shpallte si njeri antikushtetues Kryepeshkopin Anastas, vetem e vetem se ky nuk ishte shtetas shqiptar. Nje perpjekje famekeqe e shtetit per t'iu imponuar Kishes dhe per te shkelur me kembe autoqefaline e saj. A e di ti qe referendumi i kushtetutes deshtoi, dhe deshtimi i atij referendumi eshte nje prej cudirave me te medha te politikes shqiptare ne keto 20 vjet pluralizem? Te gjithe prisnin qe referendumi te aprovohej me 2/3 e votave. A e di ti qe 3 vjet me pas, Perendia do ta zinte Berishen e qeverine e tij me gurre, aqsa do ti duhej ketij te fundit te largonte familjen e tij nga vendi per arsye sigurie. I njejti Berisha sot, eshte kryeminister i vendit, dhe shkon e uron Kryepeshkopin me rastin e festave dhe ne menyre te perseritur e ka vleresuar kontributin e jashtezakonshem qe Kryepeshkopi ka dhene jo vetem ne ringjalljen e KOASH, por edhe ne jeten sociale te vendit. Te pakten ky e nxorri mesimin e tij qe te mos luftoje me njerezit e Zotit, se i vjen andej nga nuk e pret.

    Po per nje ish-president tjeter me emrin Rrexhep Mejdani, nje nga pjesetaret e shoqates "Intelektualet Myslimane Shqiptare", a ke degjuar? A e di qe ne ato 5 vjetet qe ai president i vendit ai nuk denjoi as te vizitonte seline e KOASH dhe te takonte Kryepeshkopin Anastas dhe kreret e Sinodit te Shenjte te KOASH? A e di qe ky nuk denjoi as ti pergjigjej kerkeses zyrtare te Kryepeshkopit per te aplikuar per shtetesine shqiptare, per te qene konform me ligjet e ketij vendi? Mejdani sot eshte nje peshk ne zallin e politikes shqiptare, qe askush nuk i ve veshin. Dhe ka kaluar jo pak probleme me shendetin e tij.

    Po per nje nacionalist te oreve te fundit me emrin Abdi Baleta a ke degjuar, qe kur Berisha e perzuri me shkelma nga deputetlleku se ishte "me biografi te keqe komuniste", dhe kur nuk i ndriti me partine qe krijoi vete, e ktheu ne profesion sulmet personale ndaj Kryepeshkopit Anastas si nje menyre per ti apeluar nacionalizmit shqiptar? Dha e mori i shkreti per derisa vite, aqsa ne fund u dorezua pasi e pa qe Kryepeshkopi nuk denjoi qe te binte ne kurthin e tij e ti kthente nje pergjigje. Ne fund, edhe Baleta, e pranoi me gojen e tij se "Orthodhoksia eshte feja e te pareve e jo Katolicizmi". Pra ky Kryepeshkopi "grek" po punonte per ti kthyer shqiptaret ne fene e te pareve, e jo ne "fene e grekut". Qe nga ai moment, nacionalistet e rruges ia hoqen vizen edhe Abdi Baletes.

    Po per nje fshatar te anesdetit shqiptar me emrin Fatmir Cici, a ke degjuar? Kryepeshkopi Anastas e ndihmoi qe ti jepte burse per shkolle teologjike ne Greqi, me shprese se ky do te kthehej te sherbente ne Shqiperi prane KOASH. Ky aventurier qe shkruan edhe ne forum, u be i zgjuar, dhe me mbarimin e shkolles, nuk shkoi ne Shqiperi por shkoi ne Evrope, pastaj u hodh ne Amerike, u mundua qe te punonte e fitonte si parazit prane dioqezes shqiptare orthodhokse ne Boston, por ata e pane se kush ishte dhe i treguan deren. Pastaj u hodh ne Kanada dhe filloi te shkruante e apelonte nacionalizmit shqiptar, duke u munduar ta shiste veten si nje "Noli i Ri" qe i kish vene synim vetes clirimin e KOASH nga ndikimi grek. Kisha e flaku tej si mish te huaj "At Foti Cicin" duke e zhveshur si prift. Nje njeri parazit qe nuk donte as te punonte ne Shqiperi prane KOASH, nuk donte as te punonte si gjithe emigrantet e tjere, donte te rronte ne kurriz te te tjereve si parazit e propagandist i rendomte.

    Tjeter, cfare do te mesosh?

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 15-10-2010 mė 15:36

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Kisha eshte e Krishtit dhe nuk njeh perkatesi etnike. -----Kjo nuke ashte e vertet.

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-09-2005
    Postime
    96
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    A me gjen dot nje tjeter popull orthodhoks ne bote, qe per 35 vjet u veteshpall si shtet ateist duke hyre ne librin e rekordeve Guiness, dhe ku besimi ne Zot i cdo forme u ndalua e ndeshkua me ligj? Sigurisht qe nuk gjen dot pasi asnje popull tjeter ne boten komuniste nuk shkoi aq larg sa regjimi komunist shqiptar, as vete Stalini ne Rusi.

    A do te pranonin popujt e tjere orthodhokse te kishin ne krye te Kishes se tyre autoqefale nje te huaj? Ja po te jap une nje shembull: Kisha Orthodhokse ne Amerike, pjese e se ciles eshte edhe Peshkopi Nikon i dioqezes shqiptare ne Amerike, ka si primar te vete nje peshkop qe nuk eshte as shqiptar, as serb, as bullgar, as rumun, as rus. Eshte nje amerikan qe u konvertua ne orthodhoksi nga besimi i tij protestant dhe sot sherben ne krye te kesaj Kishe autoqefale. Nuk kam degjuar ndonje nga ato dioqezat etnike ne Amerike qe te ankohen e te ngrejne zerin per te thene qe kryepeshkopi duhet te jete patjeter shqiptar apo rus.

    Tani te te bej une ty nje pyetje meqenese na thua se je besimtar orthodhoks: Kur ta gjesh veten perballe Krishtit e Fronit te Tij gjykues, cila mendon se do te jete pyetja qe do te beje Krishti: a ke qene shqiptar i mire apo a ke qene nje i krishtere i mire? Meqenese te shqeteson fakti qe Kryepeshkopi yne eshte i huaj, a te shqeteson gjithashtu fakti qe Zoti yne Krisht nuk eshte shqiptar por i huaj?

    Problemi i yt nuk eshte Kryepeshkopi. Problemi yt eshte se ti je orthodhoks vetem ne emer, e gjen veten fizikisht dhe shpirterisht jashte Kishes.

    Albo
    Me te drejte permend periudhen e gjate (25 vjecare) gjate se ciles shqiptaret (jo per te paren here) pesuan dalldine e rradhes dhe e kthyen vendin e tyre ne ateist. Demet qe pesoi besimi dhe kisha jone ishin te medha. Ndaj personalisht vleresoj shume punen kolosale qe ka bere kryepeshkopi ne kete drejtim si persa i perket njohurive te tij te shquara akademike, ashtu edhe fondeve te shumta qe jane derdhur per ringritjen dhe konsolidimin e Kishes. Por mendoj se misioni i tij tashme ka perfunduar. Ose te pakte duhej te kishte perfunduar me pergatitjen e kuadrove te zote dhe te afte per te ndjekur punen e tij.

    Nuk e kuptoj as se ku qendron paralelizmi qe ben me kishen Amerikane. Kryepeshkopi (ose sic i thone ata Primati) Jonah, eshte amerikan i lindur.

    Ndoshta gabohem por thelbi i komentit tend me sa kuptoj eshte: Kush pranon qe kryepeshkop te vazhdoje te jete hiresia e tij, eshte ortodoks i devotshem. Te gjithe te tjeret jane pseudoortodokse te vetedeklaruar. Kush mendon se ka ardhur koha qe tashme te jete nje shqiptar ne krye te kishes, nuk eshte nje i krishtere i mire dhe per kete do gjykohet diten kur te jete perballe me te Plotfuqishmin. Me vjen keq por ketu nuk mund te jem dakort.

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-07-2010
    Postime
    146
    Jo qe me pengon feja e juaj.Se mos qofsha njeri ne me pengofte feja e cilitdo shqiptar.As nuk eshte e drejte e te tjereve, por vetem e ortodokseve shqiptare qe ta caktojne ke te duan ne kreun e bashkesise se vet(dhe s`ka si te mos vleje i njejti parim per bashkesite tjere fetare shqiptare).Por po me habite ky vellazerim shpirtnor i te gjithe juve fetareve te perkushtuar me sibesimtaret e juaj te huaj,ne dem te njerezve te gjakut tuaj,qe besojne ndryshe nga ju ose qe s`besojne fare ne Zot!

    Me vjen keq.Per bese,me vjen shume keq per te gjithe juve fetaret, qe i ndjeni me te afert te huajt(qe s`i keni as te gjakut,as fare as fis)se sa njerezit e gjakut-shqiptaret,qe besojne ndryshe nga ju ose s`besojne fare ne Zot.
    Per Zotin,kjo eshte per keqardhje.

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    Nje gje me cudit. Shume pak flasin per besimin dhe shume flasin per gjykimin. Ne fakt Krishti kur erdhi foli ne njejes per shume njerez dhe nuk na u drejtua shumes. Une do te mbaj pergjegjesi per veten time para gjykatores se Krishtit, ashtu si cdokush tjeter. Nuk mendoj se ate dite dhe Kryepeshkopi do te mbaje pergjegjesi per Napolon Zerven, apo kedo tjeter. Ata do te pergjigjen vete ashtu si te gjithe ketu ne forum do te pergjigjen per veten e tyre dhe do t'ju thuhet me Ti (njejes) dhe jo Ju (shumes). Shiheni more njerez si individ dhe mos kerkoni gjilperen ne kashten e Greqise. Te gjitheve na vjen mire kur na lavderojne figura si nene Tereza, por nuk na vjen mire kur na thone qe ne Itali burgjet kane me shume shqiptare apo ne Greqi e kudo tjeter. Mos valle ne do te silleshim me mire me fqinjet tane po te kishim patur pushtet? Mendoj qe jo, sepse e pame si e trajtuam njeri tjetrin ne luften e dyte boterore dhe ne komunizem, nje popull i vogel me rreth 300.000 spiune, e paimagjinueshme. Ndersa fqinjet tane paten ndasi, por edhe falen njeri tjetrin deri sa arriten paqen, Po komunizmi yne ke fali?
    Prandaj diskutoni per njeriun si individ dhe jo per origjinen e tij.
    Ne e kemi zakon te themi per nje femije qe vjen nga nje familje ku prinderit jane me probleme, psh djali i pijanecit pavaresisht se ai eshte ne moshe madhore dhe nuk eshte i tille si i ati dhe ndoshta me i mire se ata qe e thone, por kete e thone shqiptaret, rraca e kulluar e Ballkanit, por qe gjithmone ngelet e fundit per fajin e "Janullatosit". Lereni te beje punen e tij ne kishe, kur te nderhyje ne sferat e tjera flisni, por mos harroni shiheni si individ se ndryshe i bie qe dhe nene Tereza eshte mafioze, burgaxhije italie (kerkoj ndjese per krahasimin e pavend)

  6. #96
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga digital Lexo Postimin
    Me te drejte permend periudhen e gjate (25 vjecare) gjate se ciles shqiptaret (jo per te paren here) pesuan dalldine e rradhes dhe e kthyen vendin e tyre ne ateist. Demet qe pesoi besimi dhe kisha jone ishin te medha. Ndaj personalisht vleresoj shume punen kolosale qe ka bere kryepeshkopi ne kete drejtim si persa i perket njohurive te tij te shquara akademike, ashtu edhe fondeve te shumta qe jane derdhur per ringritjen dhe konsolidimin e Kishes. Por mendoj se misioni i tij tashme ka perfunduar. Ose te pakte duhej te kishte perfunduar me pergatitjen e kuadrove te zote dhe te afte per te ndjekur punen e tij.

    Nuk e kuptoj as se ku qendron paralelizmi qe ben me kishen Amerikane. Kryepeshkopi (ose sic i thone ata Primati) Jonah, eshte amerikan i lindur.

    Ndoshta gabohem por thelbi i komentit tend me sa kuptoj eshte: Kush pranon qe kryepeshkop te vazhdoje te jete hiresia e tij, eshte ortodoks i devotshem. Te gjithe te tjeret jane pseudoortodokse te vetedeklaruar. Kush mendon se ka ardhur koha qe tashme te jete nje shqiptar ne krye te kishes, nuk eshte nje i krishtere i mire dhe per kete do gjykohet diten kur te jete perballe me te Plotfuqishmin. Me vjen keq por ketu nuk mund te jem dakort.
    Cili eshte detyra e misioni i nje peshkopi, te zgjoje besimin orthodhoks ne zemrat e shqiptareve, te ngreje e restauroje kisha, te edukoje brezin e ri te klerikeve, apo te kenaqi shijet personale te njerezve per te qene i nje etnie te caktuar? Ti thua me lart, qe vleresoj punen e Kryepeshkopit, ai po ben nje pune te shkelqyer, por nuk dua qe ai te jete ne krye te KOASH pasi "nuk eshte shqiptar". Te largojme Kryepeshkopin e te veme ne vend te tij nje njeri qe nuk ben dot punen qe ai ben, nuk drejton dot sic duhet KOASH, por per aq kohe qe "eshte shqiptar", ti e shume si ty do ta beni gjumin rehat naten.

    Ky qendrim i yti eshte mekat ne vetvete pasi ti mundohet ti imponosh Kishes vullnetin tend personal, duke mosrespektuar Vullnetin e Perendise. Per mua nuk eshte aspak rastesi qe KOASH ka ne krye nje kryepeshkop si Hiresia e Tij Anastas, ky per mua ishte i perzgjedhuri i Perendise. Misioni i Tij ne Shqiperi do te mbaroje jo kur dua une apo ti, por kur vendos Perendia.

    Nuk e kuptoj se si nje kishe autoqefale nuk mund te kete karakter kombetar (jo etnik, se sigurisht qe ajo duhet te jete e hapur per te gjithe besimtaret e te gjitha etnive qe jetojne ketu). E them dhe e perseris: Kisha duhet te jete simbol uniteti per besimtaret ortodokse apo (pse jo) edhe per shqiptaret ne pergjithesi.
    Ajo qe nuk kuptoj tjeter eshte se perse ky koncepti i kishes "Jokombetare" duhet te zbatohet vetem ne Shqiperi.
    Te te them qe nuk e ke idene se cili eshte misioni i Kishes Orthodhokse, a te ngelet qejfi? Misioni i Kishes nuk eshte "uniteti njerezor" apo "humanizmi" pasi kjo do ta katandiste besimin ne nje ideologji dhe Kishen ne nje institucion te rendomte. Misioni i Kishes eshte te therrasi njerezit e kesaj bote ne pendim, ne menyre qe keta te kthehen ne Atdheun e tyre Qiellor, ne Mbreterine e Qiellit, ne prani te Perendise. Misioni i Kishes nuk eshte te na "kombetarizoje" por te na hyjnizoje, te na shenjteroje, te na beje te denje qe te quhemi bij Perendie.

    Kisha nuk na meson qe te respektojme vetem shqiptaret, por na meson qe te lutemi edhe per armiqte tane. Kisha na meson se krenaria e cdo forme eshte nena e te gjitha mekateve, dhe perulesia eshte menyra e vetme per te njohur e per t'iu afruar Perendise.

    Ti me lart thua edhe ate tjetren: meqenese ka kisha autoqefale ne popuj qe ngaterrojne e shkrijne besimin me fene, perse te mos behemi edhe si ta. Shembulli me i mire per kete eshte Qiproja, nese ke lexuar per historine e ketij vendi. Une te them, qe njerezit e zgjuar e te urte, mesojne nga gabimet e popujve te tjere, ne menyre qe mos t'i perseritin vete. Kurse ti me lart thua, perse te mos behemi edhe ne si qiproja, perse te mos sakrifikojme edhe ne fene e traditen mijerave vjecare te te pareve tane, per ideologjine kombetare te momentit, qe lindi vetem keto 200 vitet e fundit.

    Nje i krishtere i mire eshte edhe shqiptar i mire. Por e anasjellta, nje shqiptar i mire, nuk te ben ty automatikisht nje te krishtere te mire.

    Ndoshta gabohem por thelbi i komentit tend me sa kuptoj eshte: Kush pranon qe kryepeshkop te vazhdoje te jete hiresia e tij, eshte ortodoks i devotshem. Te gjithe te tjeret jane pseudoortodokse te vetedeklaruar. Kush mendon se ka ardhur koha qe tashme te jete nje shqiptar ne krye te kishes, nuk eshte nje i krishtere i mire dhe per kete do gjykohet diten kur te jete perballe me te Plotfuqishmin. Me vjen keq por ketu nuk mund te jem dakort.
    Kush respekton Vullnetin e Perendise brenda Kishes dhe brenda jetes se tij eshte nje orthodhoks i devotshem. Ai njeri qe ne gjithcka priret nga vullneti i tij personal, mund te jete shume gjera por i krishtere nuk eshte, e ca me pak, i krishtere orthodhoks.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 15-10-2010 mė 16:36

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Me ndihmėn e Sebastianosit, militantėt e tij tė parė Janullatosi i rekrutoi nė Himarė. Sė bashku me tė, ai nė emėr tė kryepeshkopatės sė Kishės Greke, nėnshkroi me Aleko Dhimėn, i vetėquajtur sekretar i pėrgjithshėm i KOASh, njė marrėveshje orgurzezė. Ja teksti:

    “Tė dashur bashkatdhetarė! Nė qendrėn e vėmendjes sonė ju keni qenė e do tė jeni vazhdimisht. Mendojmė pėr ju, pėr tė ardhmen e fėmijėve tuaj. Pikėrisht pėr kėtė kemi krijuar edhe njė organziatė tė veēantė, tė cilės i kemi vėnė emrin “Himara e lirė vorioepirote dhe minoritare greke”. Deri nė mbarim tė muajit shtator 1992, kemi programuar kėto aktivitete:

    1. Vizita tė pėrbashkėta nė Korfuz, Janinė, Artė, Pargė, Paramithi, Filat, Himarė, Dhėrmi, Palasė, Qeparo, Kudhės, Vuno, Sarandė, Konispol, Dropull.

    2. Organizimi i njė mbledhjeje tė madhe nė sheshin “Spiles” tė Himarės ose nė Potam, ku do tė marrin pjesė edhe Sebastianos, Janullatos dhe Aleko Dhima, sekretar i pėrgjithshėm i Kishės Ortodokse Shqiptare. Aty do tė dorėzohen edhe katėr priftėrinj. Do tė bėhet njė meshė e madhe nė Katedralen e Himarės dhe njė nė atė tė Dhėrmiut (Spiridhonis e Harallambis). Do tė meshojnė dhespotėt Sebastianos e Janullatos. Aty do tė flasė edhe prifti dhėrminjas Klearkos Savas, i dorėzuar nė Athinė.

    3. Do tė nėnshkruhet njė marrėveshje midis Kishės Ortodokse Shqiptare dhe asaj greke pėr t’i pajisur kishat e Vorio-Epirit nė pėrgjithėsi dhe ato tė krahinės sė Himarės nė veēanti me tė gjitha sendet e nevojshme. Pėr palėn greke do tė firmoset nga hirėsitė Sebastianos e Janullatos dhe pėr palėn shqiptare Aleko Dhima, sekretar i pėrgjithshėm.

    4. Meshat nė Himarė, Dhėrmi, Palasė, Vuno, Qeparo, Kudhės do tė mbahen nė greqisht, sipas marrėveshjes Sebastianos-Janullatos-Dhima. Do tė pėrcaktohėen administrata e Krahinės Autonome Vorio-Epirote Minoritare tė Himarės, ku do tė marrin pjesė njerėzit mė tė devotshėm nga familjet mė tė shquara si Bollanot, Milot, Neranxėt, Joshėt, Ilot, Belerajt, Rondajt, Zotajt, Dhimojanajt, Dunajt, Agnanostajt, Protajt, Janilajt, Pjerot, Dafllajt, Bifshajt, Gorecajt, Janijat, Zhupajt, Fotiadhėt, Gorajt (gjithsej 21 familje – K.F.). Do tė bėhen mesha pėrshpirtjesh pėr eposin grek 1940-1941 nė Livadhet e Shengjergjit dhe nė Skutara, pastaj nė Jonomarinė e Shentheodhor, nė Stavridh, nė Shenjat, ku ndodhen eshtrat e ushtarėve e oficerėve grekė: Agathoklis, Konstantinis, Mihalis, Jorgor, Periklis, Athanasis, Anastasis, Elefteris, Stelianos, Dhimitris, Grigoria, Kamas etj, pėr tė cilėt do tė ngrihet edhe njė pėrmendore.

    5. Do tė zhvillohen veprimtari kulturore-artistike si theatro, estrada, cirk, recitime, simpoziume me temėn: Traditat nuk harrohen, por forcohen, ku do tė flasin historianė, poetė, muzikantė, artistė etj. Po ashtu, do tė shpėrndahen libra tė botuara nė gjuhėn greke nė tė cilat flitet pėr Vorio-Epirin, Minoritetin, pėr traditat dhe epopetė. Do tė flitet pėr ndihmėn e madhe qė i jep Kisha greke asaj shqiptare dhe pėr pėrpjekjet qė bėn ajo greke pėr tė mos u shkėputur prej saj ajo shqiptare, e cila kurdohertė ka qenė dhe do tė jetė e lidhur me atė greke kundėr myslimanėve e katolicizmit.

    6. Do tė shpėrndahen libra shkollore greke pėr shkollėn greke qė do tė fillojė nė krahinėn e Himarės dhe do tė caktohet grupi i parė i mėsuesve grekė vullnetarė qė do tė vijnė atje. Me kėtė punė do tė merren familjet Goro e Bollano, prej gjirit tė tė cilave do tė caktohen pjesėtarė me detyra me rėndėsi nė qeverisjen e Himarės. Gorot e Bollanot kanė dhėnė prova tė mėdha pėr besnikėrinė ndaj atdheut tė tyre – Greqisė.

    7. Nė Himarė do tė instalohet njė radiostacion vorio-epirot minoritar qė nė bashkėpunim me “Omonian” do tė japė programe tė pasura (duke kaluar shumė shpejt dhe nė televizive) tė kulturės, muzikės e filozofisė greke pėr tė rrėnjosur thellė patriotizmin.

    8. Do tė pėrpilohet njė komunikatė e parbashkėt me anėn e tė cilės do tė pėrcaktohet afati tranzit i krahinės autonome tė Himarės deri nė bashkimin me atdheun, Greqinė-mėmė.

    9. Do tė vendoset njė linjė e rregullt detare Korfuz-Himarė, si dhe njė tjetėr me autobusė Janinė-Himarė. Autobusėt do tė jenė grekė dhe udhėtimi i himarjotėve vatje-ardhje do tė jetė gratis.
    Nuk ka nevojė tė analizohen gjėra tė tjera , mjafton t'u hedhėsh njė sy kėtyre pikave dhe sheh ēfarė punėsh bėn Janullatosi dhe klerikėt e tjerė grekė nė Shqipėri.

  8. #98
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Po per nje fare Bashkim Gazidede qe tani nuk eshte me, a ke degjuar? Ishte nje nga nismetaret ne vitin 1991 te shoqates "Intelektualet Myslimane Shqiptare", ideuar e themeluar nga ambasada turke ne Tirane. Bashkim Gazidede ishte profesor matematike, te cilin Sali Berisha e beri kryetar te SHIK dhe ky per gjate gjithe atyre viteve qe ishte ne krye te ketij institucioni i vuri detyre vetes qe te bente shantazh e presion mbi Kryepeshkopin, Sinodin e Kishes e mbare KOASH. Ishte po ky qe rekrutoi njerez si "at" Nikolla i Elbasanit, ishte po ky qe beri te mundur marrjen me force te Kishes se Elbasanit qe Nikolla sot vazhdon te mbaje nen kontroll, edhe pse eshte prone e KOASH. A e di qe kete Gazideden, Perendia e degdisi me gjithe familjen e tij ne skutat me te erreta te Sirise e Turqise per nje dhjetevjecar? Ky njeri qe per nje dekade u mundua te perzinte Kryepeshkopin nga Shqiperia, ky njeri e gjeti veten person te padeshiruar ne Shqiperi. A e di qe pas kthimit te tij ne Shqiperi u semur me nje semundje te rende e vdiq?

    Po per nje fare ish-presidenti me emrin Sali Berisha a ke degjuar? Ne 1994, me projekt-kushtetuten famekeqe te atehershme, Berisha shtoi nje klauzole qe kish per qellim te shpallte si njeri antikushtetues Kryepeshkopin Anastas, vetem e vetem se ky nuk ishte shtetas shqiptar. Nje perpjekje famekeqe e shtetit per t'iu imponuar Kishes dhe per te shkelur me kembe autoqefaline e saj. A e di ti qe referendumi i kushtetutes deshtoi, dhe deshtimi i atij referendumi eshte nje prej cudirave me te medha te politikes shqiptare ne keto 20 vjet pluralizem? Te gjithe prisnin qe referendumi te aprovohej me 2/3 e votave. A e di ti qe 3 vjet me pas, Perendia do ta zinte Berishen e qeverine e tij me gurre, aqsa do ti duhej ketij te fundit te largonte familjen e tij nga vendi per arsye sigurie. I njejti Berisha sot, eshte kryeminister i vendit, dhe shkon e uron Kryepeshkopin me rastin e festave dhe ne menyre te perseritur e ka vleresuar kontributin e jashtezakonshem qe Kryepeshkopi ka dhene jo vetem ne ringjalljen e KOASH, por edhe ne jeten sociale te vendit. Te pakten ky e nxorri mesimin e tij qe te mos luftoje me njerezit e Zotit, se i vjen andej nga nuk e pret.

    Po per nje ish-president tjeter me emrin Rrexhep Mejdani, nje nga pjesetaret e shoqates "Intelektualet Myslimane Shqiptare", a ke degjuar? A e di qe ne ato 5 vjetet qe ai president i vendit ai nuk denjoi as te vizitonte seline e KOASH dhe te takonte Kryepeshkopin Anastas dhe kreret e Sinodit te Shenjte te KOASH? A e di qe ky nuk denjoi as ti pergjigjej kerkeses zyrtare te Kryepeshkopit per te aplikuar per shtetesine shqiptare, per te qene konform me ligjet e ketij vendi? Mejdani sot eshte nje peshk ne zallin e politikes shqiptare, qe askush nuk i ve veshin. Dhe ka kaluar jo pak probleme me shendetin e tij.

    Po per nje nacionalist te oreve te fundit me emrin Abdi Baleta a ke degjuar, qe kur Berisha e perzuri me shkelma nga deputetlleku se ishte "me biografi te keqe komuniste", dhe kur nuk i ndriti me partine qe krijoi vete, e ktheu ne profesion sulmet personale ndaj Kryepeshkopit Anastas si nje menyre per ti apeluar nacionalizmit shqiptar? Dha e mori i shkreti per derisa vite, aqsa ne fund u dorezua pasi e pa qe Kryepeshkopi nuk denjoi qe te binte ne kurthin e tij e ti kthente nje pergjigje. Ne fund, edhe Baleta, e pranoi me gojen e tij se "Orthodhoksia eshte feja e te pareve e jo Katolicizmi". Pra ky Kryepeshkopi "grek" po punonte per ti kthyer shqiptaret ne fene e te pareve, e jo ne "fene e grekut". Qe nga ai moment, nacionalistet e rruges ia hoqen vizen edhe Abdi Baletes.

    Po per nje fshatar te anesdetit shqiptar me emrin Fatmir Cici, a ke degjuar? Kryepeshkopi Anastas e ndihmoi qe ti jepte burse per shkolle teologjike ne Greqi, me shprese se ky do te kthehej te sherbente ne Shqiperi prane KOASH. Ky aventurier qe shkruan edhe ne forum, u be i zgjuar, dhe me mbarimin e shkolles, nuk shkoi ne Shqiperi por shkoi ne Evrope, pastaj u hodh ne Amerike, u mundua qe te punonte e fitonte si parazit prane dioqezes shqiptare orthodhokse ne Boston, por ata e pane se kush ishte dhe i treguan deren. Pastaj u hodh ne Kanada dhe filloi te shkruante e apelonte nacionalizmit shqiptar, A u munduar ta shiste veten si nje "Noli i Ri" qe i kish vene synim vetes clirimin e KOASH nga ndikimi grek. Kisha e flaku tej si mish te huaj "At Foti Cicin" duke e zhveshur si prift. Nje njeri parazit qe nuk donte as te punonte ne Shqiperi prane KOASH, nuk donte as te punonte si gjithe emigrantet e tjere, donte te rronte ne kurriz te te tjereve si parazit e propagandist i rendomte.

    Tjeter, cfare do te mesosh?

    Albo
    hajde logjik hajde ,dele te bardha dele te zeza.... ,ti as qe ke sensin dhe ndjeshmrine e nje besimtari te devotshem,sinqerishte je njeri qe ke probleme te theksuara mendore...!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bindi : 15-10-2010 mė 16:48

  9. #99
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Kisha nuk eshte kombetare, as etnike, qe eshte e njejta gje, por e trojeve qe i takojne nje shteti. Psh kisha e Greqise, nuk mund te quhet ne parim kisha greke, sepse keshtu i bie qe kisha ne K/poje, qe eshte nje tjeter juridiksion, te mos jete e perbere nga greke. Kam degjuar njerez te ndryshem autoritare ne kete drejtim qe e refuzojne ne parim termin kishe greke dhe perkrahin ate te kishe e Greqise.

    Nga ana tjeter, ka nje mbivendosje nocionesh. Kishe Greke nenkupton Kishen, brenda dhe jashte territorit te shtetit grek, qe percaktohet nga gjuha, mentaliteti bizantin-grek.

    Ne popujt ortodokse te Ballkanit, nga te cilet greko-bizantinet, bullgaret e serbet, qe kane aspiruar gjate mesjetes per krijimin e perandorive dhe ia kane arritur, gjate iluminizmit, ne ndryshim nga shqiptaret, u zhvillua identiteti nacional i njejte me identitetin fetar. Keshtu qe, sikurse ne Jug te Shqiperise nje ortodoks ishte automatikisht grek, po ashtu ne trojet e ish-Jugosllavise, ortodoks do te thosh serb, musliman dmth boshnjak, ndersa katolik kroat. Keshtu qe, pavaresisht se shtetet moderne, te formuara brenda ketyre popullatave, mund te kishin ne perberjen e tyre edhe elemente te tjere etnike (si psh vlleh etj), persa kohe keta ishin ortodoks quheshin greke ose serbe respektivisht, duke u identifikuar me etnicitetin qe perfaqesonte feja.
    Keshtu qe lindi natyrshem shprehja kisha greke, bullgare apo serbe.

    Ne zhvillimet shqiptare pra identifikimi etnik me baze fene, edhe pse pati zhvillimet e veta, nuk mori nje forme te caktuar dhe ne perfundim te krijimit te shteteve kombe, identiteti shqiptar u stabilizua si identitet etnik i shkeputur dhe i pavarur nga feja.
    Keshtu qe konkretisht besimit ortodoks ne trojet shqiptare i mungon vetia qe kane kishat e vendeve te tjera te Ballkanit, per tu quajtur kishe kombetare/etnike, sepse si shqiptaret etnike nuk identifikohen me fe, po ashtu edhe elementi i huaj etnik ne Shqiperi nuk ka pse perthithet nga ndonje ideologji centralizuese fe-komb, sepse nuk ka nje te tille.
    E vetmja perthithje/asimilim i elementit jo-shqiptar ne shqiptar ortodoks (vlleh ne shqiptare) eshte bere me bazen e dukurive moderne, jo-fetare, por laike, te identifikimit me shtetin ku jeton. Kemi rastin e vitit 1994, ku arqimandriti qe doli kundra Janullatos per nje kishe kombetare shqiptare (bashke me Nikolla Markun), ishte arumun dhe sot madje eshte bere klerik i kishes rumune ne Amerike.

    Ne Shqiperi pra, per dy arsyet e mesiperme, Kisha ortodokse eshte Kisha ortodokse e Shqiperise.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 15-10-2010 mė 16:53

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Statuti i Kishės, "garda" greke pranė Janullatosit.

    SHKRUAN: Shpėtim Koli




    Pas vitit 1997, pėrpjekjet pėr greqizmin e plotė tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė u intensifikuan edhe mė tej. Me kėto veprime, i pėrkohshmi u bė i "pėrjetshėm".

    Nė vitin 1998 u shpall formimi i Sinodit tė Shenjtė i KOASH-it, nėpėrmjet njė sėrė ceremonish. U bė fronėzimi i mitropolit i Beratit, Vlorės, Kaninės dhe gjithė Myzeqesė, Ignatit, mė 18 korrik 1998 nė kishėn "Shėn Spiridoni" tė qytetit tė Beratit. Edhe Ignati, ashtu si vetė kryepeshkopi, nuk plotėsonte kushtin e shtetėsisė shqiptare, siē e kėrkonte statuti komunist i kishės sė vitit 1950, i njohur nga Janullatos. Tė kombėsisė jo e jo. Pėr mė tepėr, Ignati pėr tė cilin filloi tė thuhej se ishte "arvanitas", vinte nga shteti qė nuk njeh asnjė pakicė kombėtare.

    Janullatos kryesoi shėrbesėn, sė bashku me dy pėrfaqėsuesit e Patriarkanės Ekumenike, mitropolitin e Pergamit, Evangjelos dhe mitropolitin e Filadelfias, Meliton. Po atė ditė, Janullatos dhe Ignati formuan sė bashku "bėrthamėn" e parė tė Sinodit tė Shenjtė tė KOASH-it, mbajtėn njė mbledhje tė jashtėzakonshme tė Sinodit nė Tiranė.

    Mitropolit i Korēės u zgjodh arkimandrit Joan Pelushi, i cili njihej mė parė si Fatmir Pelushi, deri atė ēast pedagog dhe dekan i akademisė teologjike "Ngjallja e Krishtit" nė Durrės. I zgjedhur si episkop i Apolonisė ishte Atė Kozma Qirjo. Mė 23 korrik 1998, Janullatos, i shoqėruar nga Ignati dhe Joani, kryesoi dorėzimin e episkopit tė Apolonisė. Janullatos, sė bashku me mitropolitėt Meliton dhe Ignat, kryen dorėzimin e mitropolitit tė Korēės, nė kishėn "Ungjillėzimi i Hyjlindėses" nė Tiranė, mė 20 korrik 1998, ndėrsa ceremonia e fronėzimit u krye pesė ditė mė vonė, nė kishėn metropolitane "Burimi Jetėdhėnės" nė Korēė. Jani Trebicka u caktua kryesekretar i pėrgjithshėm i Sinodit tė KOASH-it.

    Vdekja e Kozma Qirjos, mė 11 gusht 2000, solli njė vend tė ri vakant tė Sinod. Nė kėtė mėnyrė, Sinodi u kompletua nga 3 grekė: Janullatos, Sinaiti dhe Ignati. Kjo duket se ishte edhe fitorja mė e madhe e Janullatosit, pėr "minimin" e autoqefalisė sė Kishės Ortodokse shqiptare.

    Edhe pas "fjetjes", (kėshtu i thonė vdekjes nė liturgjinė ortodokse), nė krye tė KOASH-it do tė jetė prapė njė grek dhe greqishtja do tė vazhdojė njėsoj, si "gjuhė e perėndisė".

    Ndryshimet e vitit 2006

    Nė mbledhjen e Sinodit tė Shenjtė tė KOASH-it, tė datės 11 nėntor 2006, u vendos qė tė ngrihen nė gradėn episkopale 3 arkimandritėt Dhimitėr Sinaiti, Nikolla Hyka dhe Andon Merdani. Dhimitėr Sinaiti, sot 70 vjeē, u caktua mitropolit i Gjirokastrės, ku ka "shėrbyer" nė 15 vitet e fundit si zėvendėsmitropolit. Edhe ky nuk plotėsonte kushtin e kombėsisė. Sinaiti kishte qenė pjesėtar i vėllazėrisė sė njohur murgjve tė Sinait, nė Egjipt. Pesė ditė pas kėsaj mbledhjeje, mė 16 nėntor, u krye nė kishėn-katedrale "Ungjillėzimi i Hyjlindėses" nė Tiranė, nga Janullatos, Ignati dhe Pelushi shėrbesa e dorėzimit nė episkop e Sinaitit. Liturgjia dhe ceremonia e fronėzimit tė mitropolitit tė Gjirokastrės, Sinaiti, u bėnė mė 26 nėntor 2006, nė kishėn e Kryeengjėjve nė Gjirokastėr, nė shqip dhe greqisht.

    Nikolla Hyka, i cili mori titullin Episkop i Apolonisė, u dorėzua nė episkop nė datėn 19 nėntor 2006 nė kishėn "Ungjillėzimi i Hyjlindėses" nė Tiranė, nga kryepeshkopi Anastas, hirėsi Ignati, hirėsi Joani dhe hirėsi Dhimitri. Andon Merdani, i cili mori titullin Episkop i Krujės, u dorėzua nė episkop nė datėn 21 nėntor 2006 nė kishėn "Ungjillėzimi i Hyjlindėses" nė Tiranė, nga kryepeshkopi Anastas, hirėsi Ignati, hirėsi Joani, hirėsi Dhimitri dhe hirėsi Nikolla.

    Mė 3-4 nėntor 2006, nė mjediset e manastirit tė Shėn Vlashit dhe tė akademisė teologjike ortodokse nė Durrės, u mblodh asambleja kleriko-laike e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, me pjesėmarrjen e 259 delegatėve. Punimet e saj u drejtuan nga Janullatos. Kjo asamble miratoi edhe statutin e ri tė kishės. Ky statut nuk u botua gjėkund dhe nuk u bė i njohur pėr publikun, por duket fare qartė se ai ėshtė bėrė duke mos pasur kufizim shtetėsie dhe kombėsie pėr klerikėt grekė, qė janė aktualisht apo do tė mund tė vijnė nė tė ardhmen nė Shqipėri.

    Autoritetet shqiptare qė merren me ēėshtjet e feve, duhej ta kishin kėtė statut, i cili duhet tė jetė nė pėrputhje me ligjin pėr fetė dhe tė kishte kushtin e kombėsisė e shtetėsisė pėr kryepeshkopin.

    Sinodi i Shenjtė nė ditėt e sotme

    Sinodi i Shenjtė i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, sipas emėrtimit zyrtar qė KOASH, pėrbėhet nga tre klerikė me shtetėsi e kombėsi greke dhe 4 tė tjerė shqiptarė. Kryepeshkopi Anastas ėshtė kryetari i Sinodit tė Shenjtė, pėr tė cilin ėshtė e tepėrt tė thuhet se ka kombėsi e shtetėsi greke. Mitropoliti i Beratit, Ignati dhe mitropoliti i Gjirokastrės, Dhimitri, janė gjithashtu me kombėsi e shtetėsi greke. Anėtarėt me kombėsi e shtetėsi shqiptare tė Sinodit tė shenjtė janė mitropoliti i Korēės, Joani, episkopi i Apolonisė, Nikolla, episkopi i Krujės, Andoni dhe kryesekretari i Pėrgjithshėm, Jani Trebicka.

    http://www.mapo.al/index.php?z=lexo&...e-janullatosit



    BATO,

    Antaret shqiptare te ketij sinodi i kemi dhe antare te forumit me pseudonime te ndryshme.

    Me thene te drejten une kenaqem kur lexoj distutimet e tyre se me kujtojne "Seminaristet" e Manastirit te Pepelit, qe ka qene i vetem ne Shqiperi per llojin e vet.

    Dhe nuk ja vlen te diskutosh diēka me ta, se po si hoqen ata postimet qe s'ju pelqejne, ti heq Albua.

    Tek e fundit s'te vjen dhe keq se per ate paguhen nga Tasia.

    .

Faqja 10 prej 23 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •