Pozicioni i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė,
mbi projektligjin pėr arsimin parauniversitar

Nga ana e Kishės Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė u shqyrtua me kujdes projektligji “Pėr sistemin arsimor parauniversitar nė Republikėn e Shqipėrisė” dhe nė pėrgjigjen drejtuar Ministrisė sė Arsimit u shprehim mendimet dhe shqetėsimet nė lidhje me ēėshtjet fetare qė trajtohen nė tė.
Mendimi i shprehur nga organet pėrkatėse tė Kishės, ėshtė se Neni 36, paragrafi 4, mbi ndalimin e simboleve fetare pėr nxėnėsit e shkollave, pėrbėn cenim tė sė drejtės sė mendimit, bindjeve dhe ushtrimit fesė, tė drejta kėto tė garantuara pėr tė gjithė qytetarėt e Shqipėrisė nga Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, si edhe nga konventat dhe rezolutat ndėrkombėtare tė njohura dhe ratifikuara nga Shteti shqiptar.
E drejta e besimit dhe e bindjeve fetare e pėr rrjedhojė e mbajtjes sė simboleve fetare nga ana e nxėnėsve ėshtė nė harmoni tė plotė me kėto tė drejta dhe pėr mė tepėr ato kurrsesi nuk mund tė pėrbėjnė pengesė ose kėrcėnim pėr nxėnėsit dhe shkollat tona, pasi shoqėria shqiptare edhe pse multifetare ėshtė e njohur pėr harmoninė dhe bashkėjetesėn paqėsore ndėrfetare. Pėr mė tepėr, nė Shqipėri ne nuk kemi konflikte rreth simboleve fetare, kėshtu qė mendojmė se ndalimi me ligj i tyre mund tė japė efektin e kundėrt, duke cenuar tolerancėn dhe bashkėjetesėn paqėsore.
Pėr kėto arsye, nė pėrgjigjen drejtuar Ministrisė sė Arsimit sugjerohet heqja e paragrafit 4 tė nenit 36, mbi ndalimin e ekspozimit tė simboleve fetare.
Tiranė, 11 janar 2011


Zyra e Shtypit
e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė