Tani po e marr nga fundi per ti dhene kuptim edhe fillimit...
Une nuk mund ta di se cili ishte misioni i Papes Gjon Palit as i ketij qe eshte sot, por di qe Papet merren edhe me pune te qiellit te cilat si kuptoj e as me hyjne shume ne pune por ajo qe me hyn ne pune eshte se te gjitha komunitetet Shqiptare kishin kete synim, me forma e demostrime te ndryshme.
Sa per informacion, arsenali i armeve qe dolen nga kishat katolike u vendos nga vete komunistet e s'kishte lidhje me Papen, e as klerin katolik Shqiptar.
E gjitha kjo u be per arsyen e vetme te rrenimit te besimit fetar ne shqiperi.
Duke qene se komuniteti mysliman kishte mazhorancen e asaj kohe, nuk ka dyshim qe ai ishte me i godituri.
Kete e them me nje llogike te thjeshte, nese ne 10 persona 7 ose gjashte jane muslimane e tre a 4 te tjere katolike-ortodikse i bie te kem te drejte ne ate qe them.
Une nuk mund te di planet e Papateve, por di qe kleriket e bashkuar te te gjitha feve ngriten zerin kunder perversitetit Komunist.Ishin bashkevuajtes ne burgjet komuniste, ishin bashkautore ne vargje patriotike, qe godisnin egersine e bishes se eger... Nuk me kujtohen emrat e Klerikeve por po te kerkoj edhe mund te ti gjej kur oficeret e policise se burgut per ti vene ne loje, marrin Kamillafin e Priftit e ja vene ne koke Hafizit dhe me pas marrin Callmen e Hafizit e ja vene priftit ne koke.
I di cilet ishin reagimet?
I thane priftit: Si te duket vetja tani qe u bere Hoxhe?
E kam per nder- pergjigjet ai qe te mbaj ne koke callmen e hafizit qe eshte denuar perjete per te miren e Shqiperise e per besnikerine ndaj Zotit.
Me pas ju kthyen Hafizit:
Si te duket vetja si prift, te pelqen?
Po, me pelqen se e kam vella.
Pra keto jane shembuj qe nuk i solla kot, por qe te kuptosh sesi bashkevuajtesit luftuan per keto identitete. Identitetin Kristian Shqiptar dhe ate Islam Shqiptar te cilet sebashku perbejne ate qe quhet identitet i te gjithe Shqiptareve.
Eshte per te ardhur keq qe ne vitin 2010 kemi tipa qe mendojne se zgjidhja eshte shfarosja e Islamit si fe dhe identitet.
Hafiz Ali Korca nga qelite e erreta te regjimit shpreh deshirat e tij si donte ta shihte ai Shqiperine, dhe ne fund i zhgenjyer nga shteti, por i palodhur nga vuajtja do te shprehej:
Per Shqiperine u perpoqa
Sa flijova jeten time
Nuk tregohet sesa hoqa
Se shteti mi njihte krime.
Analizoje pak me kujdes kete pjese te postit, megjithe ndonje mangesi te mundeshme.
Identitetin e sqaruam besoj, dhe feja eshte dicka personale ne zgjidhje e zbatim, nese flasim per komunitete apo bashkesi, ka te tjera rregulla, ku per mendimin tim vlen te thuhet shprehja "Une kam fene time, ti tenden" . Nderkohe nuk besoj se i duhet ndonje feje te perhapet me dhune,nese e ben Janullatusi apo Bollanoja duke ja vene emrin Arifit-Anastas e bejne se nuk ju duhet nje Ortodoks imagjinar me shume per kishen, por nje minoritar Grek me shume ne listen e tyre mjerane.
Bukur e the, e kane thene disa, por ama do te mbeten disa, ose edhe dicka me pak nga kjo.
Nese nuk po kerkohet kthim ne mase ne Krishterim (qe ne fakt po kerkohet me ngulm ne shume poste ne gjithe kete forum edhe ne kete teme e ti s'ke cituar anje qe ti thuash, po dale se i bie qe shumicen e Shqiptareve ti fyejme ne kete forme) atehere cfare konkretisht po kerkohet? Cilet jane rrenjet tona origjinale, ato qe morem nga Osmanet, ato nga Bizanti, apo ato nga Romaket?
Pikerisht ketu filllon debati i pafund.
Eshte e kote qe per hir te antaresimit ne Be te mohojme ate qe jemi, ne fund te fundit Evropa e di mire cilet jemi, nga rrjedhim jo vetem kaq por e di mjaft mire edhe sa dhembe kemi ne goje, sa kemi te hequr, sa te mbushur e sa te nevojshem per tu hequr ende.
Thua do ta haje genjeshtren Evropa po ti themi se jemi 100% te Krishtere?
Nese Evropa publikon tezat laike e respekton fene e te gjitheve atehere nuk duhet te jete pengese, perndryshe lidhja islamike eshte vetem pretekst per te shprehur impaktin e pakenaqesise ndaj nesh.
Kjo gje nuk ishte ne doren e Hatibit sepse nuk ju adresua asnje pyetje per kete, nese do te kish do te bente edhe komentin e rradhes.
Une si njeri i Zotit, se fundja te zotit jemi te gjithe jam dakort, por edhe nuk jam.
Dihet boterisht qe kemi luftuar, me Turqit, me greket me serbet malazezet Bizantin Romaket, Austrohungarezet, Gjermanet Italianet e keshtu pa fund....
Me habit fakti qe vetem pushtimi Osman ju duket me i tmerrshmi, vetem myslimanet tradhetaret, vetem krishterimi si fe e shqiptareve, skenderbeu mbrojtes i Evropes e Krishterimit, ka amoma me tutje?
Evropa qesh me menyren sesi genjejme veten dhe duam ta genjejme ate.
Mbrojtesit e Evropes nuk kane hyre ende ne Evrope dhe pse gjoja jane faktor i mbrojtjes se krishterimit dhe i vete egzistences se tij.
Personalisht, jam shume dakort qe te lexohet historia, kur them histori te merren gjithe burimet e mundeshme qe te sarohet nje here e mire kjo pune qe ka dy dekada te pakten qe na trazon.
Turqit nuk kane qene engjej, por ama as edhe djaj deri ne ate pike qe shpaloset ketu.
Me respekt.
Krijoni Kontakt