Close
Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 113
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    He Llapo.

    Si do zhvillohen dhe per cfare do zhvillohen ato bisedime ndermjet Qeverise se Kosoves dhe asaj te Serbise, kur dihet se 30 % i territoit te Kosoves nuk eshte nen ombrellen e Kosoves, por eshte nen ombrellen e Serbise dhe cfare rezulltate pret nga keto bisedime.

    Si mund te bisedohet me Serbine, kur qeveria dhe populli i saj ende thojne qe Kosova eshte Jerusalemi dhe Zemra e Serbise, Si mund te bisedohet me Serbine kur ajo Serbi ende nuk ka kerkuar falje publike per te gjithe tmerrin qe ia ka shkaktuar Kosoves dhe Shqiptareve, si mund te bisedohet me Serbine kur ajo Sebi pretendon ende te mar teritore te shqiptareve, si mund te bisedohet me serbine kur ende ajo serbi nuk te ka njofur kete pavarsi te brishte qe e ka Kosova. Per cka do behen keto biseda me nje shtet kriminel sic eshte Serbia kur ende plaget nuk i kemi te sheruara.

    Nuk eshte bere lufta per tu bere keto biseda, nuk eshte bere lufta per te ulur ne te njeten tryeze me shtetin i cili jo vetem qe nuk na njeh, jo vetem qe nuk ka kerkuar falje publike per te gjitha ato masakrime e shkatrime qe i ka bere Kosoves dhe Shqiptrave, por i cili ende pretendon te na mar shume e ma shume.


    Si ta mer mendja ty Llapo, se kush do dale fitues e kush do dale humbes nga ato bisedime !!!!!!!!!!
    qysh tash dihet qe normal ne do te dalim siq jemi tuj dal gjitheher fitues
    serbija veq e pranoi vendimin e gjykates se hages me ket rezolut
    qe kjo eshte edhe pranim i Republikes se Kosoves nga ana e serbis
    per veriun kurr nuk kam dyshue se to ta humbim
    kam qen jam edhe tash i bindur se ajo eshte e do te jet pjes e Kosoves dhe pik.
    e per ta shtri autoritetin ton atje duhet te shkoim siq edhe po veproim shkall shkall e ne bashkpunim e te kshilluar nga SHB-eat e me menquri e jo si ju disa qe i epni deklarata kinse patriotike a nuk e dini se a jau qet mire apo keq
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Penicilin për Tadiçin
    Catherine Ashton të enjten është dashur sërish t’i telefonojë Boris Tadicit. Pak para mesnatës, Kryediplomatja europiane i ka kërkuar Presidentit serb që ta bindë delegacionin e Beogradit në New York që të heqë dorë nga kërkesa për përjashtimin e delegacionit të Kosovës nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së. Tadic, sërish, nuk i ka thënë jo Baroneshës Ashton

    Nga Express më 11.09.2010 në ora 9:00
    Autoritetet e Prishtinës e kanë përjetuar si fitore të madhe faktin se Serbia u detyrua të pajtohet me praninë e tyre në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, të enjten, kur u miratua Rezoluta për Kosovën.

    Ata nuk pranuan ta lëshojnë sallën, pavarësisht protestës së diplomatëve serbë të cilët u irrituan kur panë se në pjesën e vizitorëve - por edhe në ulëset e Asamblesë - kishte përfaqësues të Prishtinës.

    “Delegacioni i Kosovës ishte këmbëngulës për të qëndruar në sallë. Presidenti i Asamblesë na kërkoi që nëse nuk ka problem të zinim vendin në lozhat e mysafirëve, që janë anash, sepse ato, sipas tij, janë pjesë e vendeve anëtare të OKB’së. Ne nuk pranuam, ngase ishim këmbëngulës se do të qëndronin aty, në të kundërtën do ta lëshonim ndërtesën e OKB’së”, ka deklaruar Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.

    Kjo gjendje ka vazhduar për dy orë e gjysmë, duke shtyrë diplomatët e vendeve të Quintit dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian që të marrin masa për ta zhbllokuar situatën. Në të kundërtën, mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së ka pasur gjasa të shtyhet për të hënën.

    Burime të Expressit kanë shpalosur detaje nga diskutimet që kanë zhvilluar diplomatët perëndimorë me të dyja delegacionet.

    Një diplomat europian, në kushte anonimiteti ka thënë për gazetën se vendimtare ka qenë telefonata që Përfaqësuesja e Lartë e BE’së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton ka zhvilluar me Presidentin serb, Boris Tadic.

    “Baronesha Ashton i ka kërkuar Presidentit Tadic që ta bindë delegacionin serb në New York që të heqë dorë nga kërkesa që delegacioni kosovar ta lëshojë sallën. Biseda ka zgjatur disa minuta dhe në fund Presidenti serb ka pranuar sugjerimet e Kryediplomates”, ka thënë zyrtari i BE’së që foli për Express.

    Sipas tij, Presidenti Tadic ka qenë mjaft konstruktiv, ndryshe nga Ministri i tij i Jashtëm, Vuk Jeremic.

    Ministri Jeremic ka qenë kundërshtar i fortë i ndryshimit të rezolutës serbe.

    “Protesta e mbrëmshme duket të jetë një frustrim i tij për dështimin e radhës”, ka thënë burimi i gazetës.

    Negociata ka pasur edhe mes diplomatëve perëndimorë dhe përfaqësuesve të Kosovës.

    Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni ka pranuar se ka pasur sugjerime që të lëvizin në një pjesë tjetër të sallës së Asamblesë së Përgjithshme.

    “Ne nuk pranuam për shkak se ne ishim të akredituar nga OKB’ja”, ka thënë ai.

    Ngjashëm është shprehur edhe Bekim Çollaku, këshilltar i lartë i Kryeministrit, i cili po ashtu ishte i pranishëm në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

    “Është hera e parë se delegacioni më i lartë i Kosovës ndodhet në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së. E rëndësishme është se në bexhat tanë ka shkruar “Kosovë”, e jo UNMIK apo diçka e ngjashme”, ka thënë Çollaku, për Express, të premten.

    Megjithëkëtë, kjo nuk është thënë nga Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme, Ali Abdussalam Trek, kur është pyetur nga Ministri Jeremic rreth pranisë së delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës.

    “Çfarë kërkon delegacioni i Kosovës në sallën e Asamblesë, kur nuk është anëtare e OKB’së?”, kishte pyetur Jeremic.

    “Zyrtarët nga Kosova janë ftuar nga SHBA’ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe të tjerë”, ishte përgjigjur Ali Abdussalam Trek.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #63
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Kosova=Boshnjizimi i Dyte !

    Kosova per fat te keq, deshem ne apo nuk deshem do behet Bosnja e Dyte. Ndonse Kosova nga jasht nuk do ndahet sikurse qe nuk eshte e ndare as Bosnja por nga mbrenda do ndahet sikurse qe eshte e ndare edhe Bosnja dhe Herecogiva.

    Mos te harojme qe ne Bosne edhe pse jane diku rreth 30-35 % popullate Serbe, ata Serbet ( Republika Srpska ) ka 51 % te teritorit te Bosnjes dhe Hercegovices, ndersa 49% te saj i takojne komunitetit Kroato - Boshnjak. Kurse Serbet me Pakon e Ahtsirait ne Kosove edhe pse jane vetem 5 - 6 %, nen ombrellen e tyre e kane diku rreth 30 % te territorrit te Kosoves.

    Edhe Bosnja e Hercegovina ka ulese ne OKB, mirepo ajo ulese e Bosnjes ka mangu 51% te teritorit te saj. Gjithashtu edhe Kosova do kete ulese ne OKB-e, por ajo ulese e Kosoves ne OKB-e do jete mangu per afro 30 % te teritorit te saj.

    Natyrisht se me ndrimin e rezolutes originale nga qeveria e serbise me nje rezolute te perbashket ne mes te qeverise serbe dhe BE-se, eshte nje marveshje qe me se shumti do i behen deme Kosoves dhe popullit shumice shqiptar se Kosoves. BE-ja i ka premtuar serbise se do kete bisedime me qeverine e Kosoves, keto bisedime kinse do jene vetem per ceshtje teknike, e ne fakt ato bisedime do jene qe pjesa veriore e mitrovices te mer nje lloj autonomie, ndersa enklavat serbe te zbatojne planin e ahtisarit dhe te kene me shume lidhje me pjesen veriore te mitrovices dhe me vet serbine.

    Bisedime do kete ate te jemi te sigurte te gjithe. Mirepo nese me te vertete BE-ja, SHBA-te, dhe kjo Qeveri e tanishme e Kosoves, ia dojne te miren Kosoves dhe popullit Shumice te Saj, ateher me cdo kusht domosdo para se te fillojne bisedimet ne mes Kosoves dhe Serbise, duhet qe se pari te dergohen forcat policore edhe ne pjesen veriore te Kosoves te shuhen strukturat paralele atje sikurse duhen shuar edhe struktuart paralele neper enklava dhe duhet kerkuar hapatazi nga BE-ja, SHBA-te e OKB-ja se nese deshirojne ata te kete bisedime ne mes te Kosoves e Serbise, duhet qe njehere Serbia te na njohe si Shtet te Pavarur dhe Sovran.

    Nese keto dy gjera qe larte permenda nuk zbatohen gjer para fillimit te bisedimeve, ateher ato bisedime do jene te demshme per Kosoven si vecanti e popullin shumice Shqiptar ne pergjithesi.
    Statusi special për veriun, opsion i hapur

    Publikuar: Sot, më 11 shtator 2010

    Prishtinë, 11 shtator - Dhënia e një statusi special pjesës veriore të Kosovës shihet si mundësi reale jo vetëm nga diplomatët ndërkombëtarë, por edhe nga parlamentarët evropianë. Sado që liderët institucionalë vendës përjashtojnë çdo lloj aranzhimi të bisedimeve, që në fokus do të kishin këtë temë, në qarqet e jashtme modeli i Tirolit Jugor vazhdon të mbetet opsion i hapur për zbatim në veri të Kosovës. Bisedat rreth “statusit të veriut” dyshohet se mund të dalin si rrjedhojë e kompromisit që është bërë mes BE-së dhe Serbisë, para arritjes së pëlqimit nga ana e Serbisë për ta ndryshuar përmbajtjen e rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
    E para që nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që pas Asamblesë së OKB-së do të shtrohet çështja e vënies së një rregulli të veçantë në veri të Kosovës, ka qenë Ulrike Lunaçek, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian. “Mendoj se një status special si një lloj autonomie ashtu si kanë edhe rajonet e tjera në vende të ndryshme të Evropës, është një mundësi që do të mund të diskutohet. Unë vij nga Austria dhe jam e afërt me situatën në Tirolin Jugor. Kjo është një alternativë për të cilën mund të bisedohet. Por, gjithashtu është e qartë se Veriu i Kosovës është pjesë integrale e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ajo për Radio-Dukagjinin.
    Gjetja e një zgjidhjeje jashtë Pakos së Ahtisaarit për pjesën veriore të Kosovës, ka kohë që është duke u diskutuar në qarqet diplomatike. Muajin e kaluar, burime diplomatike i patën thënë “Kohës Ditore” se “Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë dhënë shenja pozitive për këtë gjë”. Aranzhim i ri, që ndryshe do të mund të quhej edhe “Ahtisaari plus”. Çka do të thotë kjo lexoni gjerësisht në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Statusi special për veriun, opsion i hapur

    Kohës Ditore.
    edhe nte dalt dhami sa i qenit se ska me ta mrri ymri as ty as veton sorres as shokve e miqve te juaj shkie me e mrri ket qka po kini qef
    edhe ne fleish neper podrume ku shtypet shtypi antishqiptar e si te del i pari ti ta sillesh ketu se kot e kie veq veti qef muni mei ba
    edhe nuk po ta shof per te madhe se per ata edhe paguhesh
    edhe atje ku je ne kanad a dreq a edhe atje i ka serbija ambasadat e lshon besa edhe paga te majme
    veq ne fund do te mbetesh me gishta ne goj edhe i koritun edhe i fikun
    se nji dit jo te largt shkiet do ti gjuejn kembet masi te shtrydhin mire si limanin e veton sorren e glaukat etj hajde hulumto pak tejk gazetat e shkieve qe i shajn Çlirimtaret se ta nalin tagjin shkiet si mos te plotesosh normen .
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    usa nr1

    Citim Postuar më parë nga USA NR1 Lexo Postimin
    jam shume optimist se ka me pranu serbia Kosoven
    a shum dote gezohesh ti po e qka nese nuk dota pranoj dhe qka nese dota pranoj ku dote jet ndryshimi si duekt disa shqiptar kan ende nostalgji per serbin po ne as qe duhet te lodhemi se adote na pranoj serbia ne me serbin duhetr te vendosim mur ndarje per gjithmon

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    serbia u dorzua por dialog dote kte per status ket dota prejetoni ju qe mendoni qe serbia leshoj pe

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    nice_boy

    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    E pranon edhe tu kcy se ndryshe në EU sun hin. Shumë mirë shyqyr na lshoj udhen ama tani na s'duhet me lshu pe për Mitrovicen Veriore aty duhet me ja kthy borgjin mi djeg.
    nice serbis ju hoqen vizat liberalizimin e vizave dhe ne BE DOTE FUTET PA PROBLEM EUROPA NUK I KA VU KUSHTE serbis por nese dote hy ne eu SERBIA PARA Shqiperis at,her shqiperia doti ket punet pick nga serbia

  8. #68
    Kurti: Bisedimet me Serbinë do ta vazhdojnë shpronësimin politik të Kosovës

    Publikuar: Sot, më 11 shtator 2010

    Ferizaj, 11 shtator - Albin Kurti, të shtunën, ka shfrytëzuar përurimin e Këshillit për Zhvillimin e Qendrës së Vetëvendosjes në Ferizaj, për të dhënë shumë vlerësime politike mbi aktualitetin politik në Kosovë. Nën moton “Për një tjetër lloj shteti”, Kurti ka shpalosur shumë aspekte programore të Lëvizjes së tij, e cila tashmë ka vendosur të jetë subjekt garues në zgjedhjet e ardhshme.
    Rezoluta e fundit, kufizimi i sovranitetit, klasa politike e korruptuar, vazhdimi i shpronësimit politik dhe pronësor i Kosovës, e drejta për vetëvendosje e popullit shqiptar të Kosovës, variantet e përfolura për Veriun e Mitrovicës ishin disa nga çështjet për të cilat Kurti ka shprehur shqetësimin se “bisedimet e reja me Serbinë, të parapara sipas rezolutës së OKB-së, do ta vazhdojnë shpronësimin politik të Kosovës”. Duke paragjykuar rrjedhën e bisedimeve, ai ka theksuar se “politikanëve tanë do t'iu thuhet se siç keni lëshuar pe deri më tash lëshoni edhe pak dhe kështu do të kemi edhe lëshime të tjera për strukturat paralele në Veri të Mitrovicës”.
    Sipas Kurtit, ishte Plani i Ahtisaarit ai që ka hapur derën e ndarjes së Mitrovicës, duke e ndarë Mitrovicën në dy komuna. “Kështu filloi me ndarjen në dy komuna, do të vazhdon me ndonjë marrëveshje më të avancuar dhe në fund sërish kriminelët e Veriut të pakënaqur do të kërkojnë edhe më shumë”.
    Kurti nuk ka dashur sot të përcaktojë se me kënd do të mund në të ardhmen të bëjë koalicion, por ka thënë se kjo gjë do të vijë mbi bazë të programeve të përbashkëta, si dhe të besimit reciprok. Duke i quajtur si klasë të korruptuar dhe si qytetarët më të pasuruar jo
    ligjërisht të Kosovës, liderët aktualë, Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje synon t'i përvetësojë shtresat e mesme dhe ato të ulëta të shoqërisë. Në hyrje të selisë së Vetëvendosjes ishte i vendosur vetëm flamuri kombëtar. Kurti këtë gjest e ka komentuar me fjalët se “nuk është rastësi, për ne flamuri i shtetit të Kosovës nuk shpreh asnjë domethënie të qenësisë së këtij vendi dhe, për më keq, është i aprovuar joligjërisht”. Kurti ka theksuar se Vetëvendosje vazhdon të konsideroj të drejtë burimore që Kosova të bashkohet me Shqipërinë shih për këtë angazhohet edhe pwr referendum, ndwrkaq me hyrjen në jetën institucionale vetëm do të shtojë mjetet e veprimit, ndërkaq nuk do të heqë dorë nga format e deritashme të protestave dhe demonstratave. Kurti ka informuar mediet se programi i subjektit të tij është duke u shkruar, ndërkaq më vonë do të ketë
    publikohet edhe programi qeverisës.
    Në vjeshtë pritet të mbahen zgjedhjet brenda këtij subjekti, duke filluar që nga fshatrat e deri në qendër. Të shtunën u publikuan emrat e 18 anëtarëve të Këshillit të cilët do të merren me strukturimin e këtij subjekti në Ferizaj. Riza Xhakli, Naim Jaka, Urim Qerkini, Florim Shabani etj., janë disa nga veprimtarët e këtij subjeki.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Ferizaj, 11 shtator - Albin Kurti, të shtunën, ka shfrytëzuar përurimin e Këshillit për Zhvillimin e Qendrës së Vetëvendosjes në Ferizaj, për të dhënë shumë vlerësime politike mbi aktualitetin politik në Kosovë. Nën moton “Për një tjetër lloj shteti”, Kurti ka shpalosur shumë aspekte programore të Lëvizjes së tij, e cila tashmë ka vendosur të jetë subjekt garues në zgjedhjet e ardhshme.
    le te shkon kurti e te q.in nanen e vet se ja kan lan shkiet vejushk
    se kurr sdo tja mrrin ymri ati me na kthye ne shtetin per te cilin ai mendon e punon idioti i flliqt
    i vogel eshte ai shpiun qe ta baj atahen i vogel
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #70
    E More Llapush-Llapovic,
    I gjore je nga mendja, ti nuk din te bejsh debat te mirefillt, por vetem ofendon anetaret tjere te forumit te cilet nuk e kane mendimet e gjora sikusre sic i ke ti.

    Ti Llapush mundohesh me dy e ma shume luge me hanegr, por jo zoterote nuk te shkon mire kjo.

    Llapush i gjori Llapush, me vjen shum keq per mentalitetin e kulturen qe e ke.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •