Close
Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 113
  1. #81
    “Vetëvendosje” i vlerëson negociatat e ardhshme me Serbinë të dëmshme
    Publikuar: Sot, më 12 shtator 2010

    Prishtinë, 12 shtator - Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, në një konferencë për media të dielën, tha se negociatat e reja me Serbinë vetëm sa do ta përkeqësojnë situatën politike dhe do ta tkurrin sovranitetin e Kosovës.
    “Negociatat e reja do të kenë kuptimin e njohjes së Serbisë nga ana e Kosovës, çka do të thotë se Kosova, ndonëse e pavarur, do ta njohë Serbinë si faktor. Kryeministri Thaçi dhe Presidenti Sejdiu praktikisht i pranuan negociatat e reja me Serbinë. Atyre as që u shkoi ndërmend ta kushtëzojnë çfarëdo bisedimi me Serbinë me kërkimfaljen e saj për krimet ndaj shqiptarëve përgjatë gjithë shekullit të kaluar, me drejtësinë dhe zhdëmtimin për viktimat e panumërta, me dëmshpërblimin për shkatërrimet e luftës të kryera nga forcat e Serbisë, me dorëzimin e kriminelëve të luftës, me çështjen e afër 2.000 të pagjeturve, me njohjen e pavarësisë së Kosovës, me ndërrimin e kushtetutës së Serbisë ku në preambulë shkruan që Kosova është pjesë e Serbisë, me pozitën e shqiptarëve që vazhdojnë të jetojnë të shtypur, diskriminuar e nënpërfaqësuar kudo ku janë në Serbi, me mosfinancimin e strukturave të Serbisë në Kosovë etj. Pika e fundit e rezolutës së AP të OKB tregon synimin e saj, pra që krerët institucional të Kosovës të futen në negociata. Nga përvoja dihet që pasi t'i kenë futur në negociata, kollaj do të lozin me ta mandej. Kosova i ka institucionet e varura politikisht dhe juridikisht, kurse politikanët i ka të varur financiarisht. Hyrja në negociata në këtë pozitë, patjetër se do të rezultojë me koncesione e kompromise të reja”, tha Kurti.
    Faktorët e ndryshëm ndërkombëtarë po na thonë që nuk ka trysni dhe kërkesë që Serbia ta njohë Kosovën. Negociatat e reja do ta kenë kuptimin e njohjes së Serbisë nga ana e Kosovës. Serbia nuk do ta njohë Kosovën formalisht, ndërsa Kosova do ta njohë Serbinë substancialisht meqë, ndonëse e pavarur, do ta njohë Serbinë si faktor për Kosovën”, tha pos tjerash lideri i Vetëvendosjes.
    Ndërkaq, sipas Glauk Konjufcës, Serbia ka pranuar të mos e përfshijë në rezolutë statusin e Kosovës qëllimisht, ashtu që ta fitojë kompromisin e synuar. Kompromisi është ky: Serbia e heq statusin nga rezoluta, kurse Kosova duhet të hyjë patjetër në negociata. Serbia gjithnjë e ka mbajtur pozicionin maksimal të kërkesës ashtu që edhe nga kompromisi të fitojë diçka.
    “Është Serbia ajo që arriti ta imponojë edhe një proces të ri negociator, kurse është Qeveria e Kosovës ajo që po feston. Kryeministri Hashim Thaçi, para dy ditësh përplot entuziazëm tha se jemi të gatshëm për bisedime me Serbinë. Dhe shtoi se bisedime do të ketë me të gjitha vendet fqinje, duke i paraqitur këto negociata si dialogim të zakonshëm me të gjitha shtetet rajonale. Shtrohet pyetja: përse kësi bisedime për Kosovën nuk po kërkon, ta zëmë, Maqedonia, por Serbia? Pse pikërisht Serbia? Përgjigja është e thjeshtë – sepse është Serbia ajo që kontrollon çerekun e territorit të Kosovës me strukturat e veta paralele, të cilat Thaçi me pushtetin e tij i toleron dhe me të cilat ka biznes dhe bashkëpunim. Hashim Thaçi dhe strukturat paralele të Serbisë bashkëjetojnë lumturisht si në aspektin politik edhe në atë ekonomik”, vlerësoi më tutje Konjufca.
    “Negociatat e dëmshme me Serbinë po vijnë, mbi të gjitha, për shkak se Qeveria e Kosovës nuk e ka sfiduar në asgjë dhe për asnjë çast Serbinë brenda Kosovës. Jo vetëm sepse Qeveria Thaçi nuk e ka vullnetin e guximin, por edhe sepse e ka të përbashkët interesin material të kontrabandës e tregtisë, gjë që e ruan gjendjen ekzistuese. Pushteti në Kosovë nuk ka punuar për shtet. Në Kosovë pushteti është fuqizuar karshi qytetarëve, në kurriz të shtetit që është dobësuar karshi Serbisë.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #82
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    Ky eshte nje shkrim shume domethenes nga ana e VETEVENDOSJES dhe Liderit te saj Albin Kurtit!

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #83
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Asnjëherë nuk do të flitet për statusin e Kosovës
    Nese nuk do te flitet per statusin e Kosoves ,kjo nuk do te thote qe ne shqiptaret duhet te vetknaqemi se Serbia pranoj te ndroj Rezoluten ndaj Kosoves...!Ne fakt duhet te pregaditemi per bisedime te veshtira dhe te gjata,ne te cilat Serbia do te fuse ne loje planin e shume perfolur per status special per veriun e Kosoves dhe enklavat serbe me te drejte vetoje per serbet...,ndersa ky plan ka shume gjasa ,qe te perkrahet dhe nga BE ,nese serbia pranohet ,si antare me te drejta te plota ne kete union, kjo si kompenzim i ndryshimit te rezolutes ndaj Kosoves...!Ne rastin me te keq Kosoven do ta vinte ne nje pozite te palakmueshme dhe shume enferiore ,nese Sebia arrin te siguroje dy veto ,ate ne kuader te BE ,dhe veton e sebve ne kuader te Kosoves....

  4. #84
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin

    Plotesisht ke te drejte me kete qe thoni !!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    lapi

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    qy qy qka the
    bash po me han qokja e majt qka mendon ti haaaaa
    qoket haj ti edhe te albinit edhe te miat
    ti leh sa te dush albini sikmet dote bohet kryeminister i kosoves
    edhe diqka ke fillu mu nervozu po ska dert dote adaptohesh

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Koshtunica: Serbia ngriti flamurin e bardhë në OKB

    Nga Express më 12.09.2010 në ora 15:49
    Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Koshtunica, ka deklaruar se pushteti aktual pas disfatës në Kombet e Bashkuara nuk ka legjitimitet politik dhe as moral për të udhëhequr vendin.

    Ai ka thënë se ndryshimi i dispozitave kryesore të rezolutës për Kosovën, që Serbia e paraqiti në Kombet e Bashkuara paraqesin “ngritje të flamurit të bardhë në Organizatën Botërore”.

    Koshtunica i ka cilësuar si demagogji deklaratat e pushtetit aktual për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës. /rel/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Thaçi: Rezoluta konfirmon shtetin e pavarur të Kosovës

    Nga Express më 12.09.2010 në ora 15:36
    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara paraqet konfirmim të plotë për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës dhe se ajo do të hapë një kapitull të ri për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e integrimeve evropiane.

    Në një konferencë për media të dielën me t’u kthyer nga vizita në Nju Jork, kreu i Qeverisë së Kosovës ka mirëpritur miratimin e rezolutës për Kosovën, e cila respekton mendimin këshillëdhënës të GJND-së, se shpallja e pavarësisë nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

    Tërheqja nga propozimi i rezolutës së vetë nga ana e Serbisë sipas kryeministrit Thaçi, që në fillim ka qenë dorëzim humbje dhe kapitullim para se të futej në betejë.

    Ai beson se me këtë draft rezolutë do të hapet një kapitull i ri mes Kosovës e Serbisë për bashkëpunim ndërshtetëror mes të dyja shteteve për integrim në NATO e BE.

    ”Rezoluta e re do të duhej të mbyllte kapitujt një shekullor të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë dhe të hapë kapitullin e shekullit të ri, atë të bashkëpunimit ndërshtetëror me shtetin e Kosovës dhe Serbisë dhe integrimet në NATO e Bashkim Evropian”, ka thënë kryeministri Thaçi, transmeton Kosovapress.

    Sipas kryeministrit Thaçi, miratimi i rezolutës për Kosovën në një farë forme paraqet njohjen e Kosovës nga Serbia dhe përmbyll edhe diskutimin për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme e të OKB-së në një formë.

    “Rezoluta e re vlerëson, respekton dhe merr parasysh, e në konsideratë opinionin e GJND-së, andaj edhe ne si Qeveri e Kosovës e mirëpresim që edhe Serbia e ka pranuar këtë draft rezolutë të re të sponsorizuar nga vendet e BE-së nga SHBA-ja dhe që respekton opinionin e GJND-së për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo në një formë a formën tjetër është edhe njohje nga Serbia për shtetin e Kosovës”, ka thënë ai.

    Për më tepër, kryeministri Thaçi ka vlerësuar se rezoluta e re e Asamblesë së Përgjithshme të KB-ve do të sjellë një konsolidim dhe fuqizim të shtetit të Kosovës, të institucioneve të Kosovës, të realitetit demokratik dhe multi-etnik në Kosovë, por edhe njohjeve të reja për Kosovën.

    Rezoluta e përbashkët e BE-së dhe Serbisë, u bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të fillojnë dialogun për çështje teknike. Por, kryeministri Thaçi ka thënë se të gjitha angazhimet sa i përket një dialogut me Serbinë do të bëhen në bashkëpunim dhe konsultim me Uashingtonin dhe Brukselin, ndërsa ka pranuar faktin se do të kryesojë grupin negociator për biseda Prishtinë-Beograd.

    “Të gjitha angazhimet e mëtutjeshme do të jenë të konsultuara ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Brukselit e Uashingtonit, për hapat e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë. Por gjithçka që do të mund të ndodh në të ardhmen do të jetë e harmonizuar dhe konsultuar ngushtë mes Prishtinës-Brukselit-Uashingtonit”, ka thënë Thaçi.

    Ai ka përsëritur edhe njëherë se nuk do të ketë bisedime për çështje të statusit, ndërsa ka thënë se për veriun nuk do të ketë kurrfarë statusi special, porse në këtë pjesë të vendit do të zbatohet pakoja e Ahtisaarit.

    Sa i përket zhvillimeve të fundit në veri të Mitrovicës, kryeministri Thaçi duke shprehur keqardhje për incidentet atje ka thënë se këto incidente nuk mund të ndikojnë negativisht apo të ndalin progresin dhe zhvillimet pozitive të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    perfundimisht kosova pranoj negociata te reja per statusin e kosoves gjegjsisht per veriun e koosoves pra veriu dote perfitoj nga kto negociata te reja

  9. #89

    “Vetëvendosja” fton qytetarët kundër bisedimeve

    Nga më 13.09.2010 në ora 11:24
    “Jo negociata, vetëvendosje”, është parulla që është shkruar në ndërtesën e re të Qeverisë së Kosovës, nga aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, përmes së cilës kundërshtohen bisedimet e paralajmëruara ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

    Gjatë një aktiviteti të zhvilluar të hënën, Lëvizja “Vetëvendosje” kundërshtoi fillimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe ftoi qytetarët që masovisht t’i përgjigjen kërkesës së “Vetëvendosje”-s kundër bisedimeve.

    Aktivistja Drenusha Xhemaili, tha se me këto bisedime Kosova vazhdon të mos jetë sovrane, ndërsa Serbia vazhdon ta shtrijë autoritetin e saj në Kosovë.

    Ajo akuzoi liderët e Kosovës që për interesa të tyre personale, po vazhdojnë t’i bëjnë kompromise Serbisë, pa e kushtëzuar atë me kërkim-falje ndaj viktimave civile në Kosovë. /kosovapress/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #90
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Thaçi: Rezoluta konfirmon shtetin e pavarur të Kosovës

    Nga Express më 12.09.2010 në ora 15:36
    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara paraqet konfirmim të plotë për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës dhe se ajo do të hapë një kapitull të ri për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e integrimeve evropiane.

    Në një konferencë për media të dielën me t’u kthyer nga vizita në Nju Jork, kreu i Qeverisë së Kosovës ka mirëpritur miratimin e rezolutës për Kosovën, e cila respekton mendimin këshillëdhënës të GJND-së, se shpallja e pavarësisë nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

    Tërheqja nga propozimi i rezolutës së vetë nga ana e Serbisë sipas kryeministrit Thaçi, që në fillim ka qenë dorëzim humbje dhe kapitullim para se të futej në betejë.

    Ai beson se me këtë draft rezolutë do të hapet një kapitull i ri mes Kosovës e Serbisë për bashkëpunim ndërshtetëror mes të dyja shteteve për integrim në NATO e BE.

    ”Rezoluta e re do të duhej të mbyllte kapitujt një shekullor të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë dhe të hapë kapitullin e shekullit të ri, atë të bashkëpunimit ndërshtetëror me shtetin e Kosovës dhe Serbisë dhe integrimet në NATO e Bashkim Evropian”, ka thënë kryeministri Thaçi, transmeton Kosovapress.

    Sipas kryeministrit Thaçi, miratimi i rezolutës për Kosovën në një farë forme paraqet njohjen e Kosovës nga Serbia dhe përmbyll edhe diskutimin për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme e të OKB-së në një formë.

    “Rezoluta e re vlerëson, respekton dhe merr parasysh, e në konsideratë opinionin e GJND-së, andaj edhe ne si Qeveri e Kosovës e mirëpresim që edhe Serbia e ka pranuar këtë draft rezolutë të re të sponsorizuar nga vendet e BE-së nga SHBA-ja dhe që respekton opinionin e GJND-së për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo në një formë a formën tjetër është edhe njohje nga Serbia për shtetin e Kosovës”, ka thënë ai.

    Për më tepër, kryeministri Thaçi ka vlerësuar se rezoluta e re e Asamblesë së Përgjithshme të KB-ve do të sjellë një konsolidim dhe fuqizim të shtetit të Kosovës, të institucioneve të Kosovës, të realitetit demokratik dhe multi-etnik në Kosovë, por edhe njohjeve të reja për Kosovën.

    Rezoluta e përbashkët e BE-së dhe Serbisë, u bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të fillojnë dialogun për çështje teknike. Por, kryeministri Thaçi ka thënë se të gjitha angazhimet sa i përket një dialogut me Serbinë do të bëhen në bashkëpunim dhe konsultim me Uashingtonin dhe Brukselin, ndërsa ka pranuar faktin se do të kryesojë grupin negociator për biseda Prishtinë-Beograd.

    “Të gjitha angazhimet e mëtutjeshme do të jenë të konsultuara ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Brukselit e Uashingtonit, për hapat e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë. Por gjithçka që do të mund të ndodh në të ardhmen do të jetë e harmonizuar dhe konsultuar ngushtë mes Prishtinës-Brukselit-Uashingtonit”, ka thënë Thaçi.

    Ai ka përsëritur edhe njëherë se nuk do të ketë bisedime për çështje të statusit, ndërsa ka thënë se për veriun nuk do të ketë kurrfarë statusi special, porse në këtë pjesë të vendit do të zbatohet pakoja e Ahtisaarit.

    Sa i përket zhvillimeve të fundit në veri të Mitrovicës, kryeministri Thaçi duke shprehur keqardhje për incidentet atje ka thënë se këto incidente nuk mund të ndikojnë negativisht apo të ndalin progresin dhe zhvillimet pozitive të Kosovës.

    Nuk mund te kuptoj se si Llapco-Kosovari se bashku me Hason-Kosovarin, jane aq te lumtur qe Serbia e ka nderuar rezuluten e saj originale me nje rezolute te perbashket me BE-ne dhe OKB-ne, kur boterisht dihet se as BE-ja e tera e as OKB-ja nuk e kane pranuar pavarsine dhe sovranitetin e Kosoves ne teresi.

    Nuk mund te kuptoj se si Llapco-Kosovari sa bashku me Hason-Kosovarin, jane aq te lumtur me nryshimin e kesaj rezolute dhe me fillimin e bisedimeve te reja me Serbine, kur boterisht dihet se mbi 30 % te teritorit te Kosoves jane nen ombrellen e serbise, kur Serbia ende nuk ka kerkuar falje zyrtare per ato krime e masakra qe ka bere ndaj Kosoves dhe popullit shumice Shqiptar te saj, kur jo vetem qe Serbia nuk ta ka pranuar kete pavarsi te brishte pa sovranitet por ka apetite me te medha qe te marin ma shume nga tokat tona.

    Nuk kuptoj Lapco-Kosovarin me Hason-Kosovarin, se si kinse nuk do bisedohet per Veriun e Kosoves dhe enklavat serbe kur boterisht dihet se as Veriu i Kosoves e as enklavat serbe nuk jane nen ombrellen e Kosoves por jane te asaj Serbe, si mund te bisedohet per ate qe nuk e posedon.

    Nuk mund te kuptoj Llapco-Kosovarin me Hason Kosovarin, si mund te quhet ky kapitull i ri per Kosoves dhe Popullin e saj shumice Shqiptar, kur boterisht dihet se me kushtuetuten e Serbise, qeveria dhe populli serb ende e qujane Kosoven si djep, si Jerusalem dhe Si Zemer e Serbise. Si Mund te jete ky kapitull i Ri ndermejt Kosoves dhe Serbise, kur Kosova ska sovranitet e Serbia pretendon te mar (grabit) ma shume.

    Pyetja ime per Llapce-Kosovarin e Hason Kosovarin do ishte kjo.

    Qfare rezulltate pritni nga ato biseda nese Kosova paraqitet me 30 % te teritorit te saj mangu, qfare rezulltate pritni nga ato biseda kur boterisht dihet se Kosova nuk do paraqitet ne te njejtin nivel sikusre edhe vet Serbia.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •