Close
Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 113
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    E More Llapush-Llapovic,
    I gjore je nga mendja, ti nuk din te bejsh debat te mirefillt, por vetem ofendon anetaret tjere te forumit te cilet nuk e kane mendimet e gjora sikusre sic i ke ti.

    Ti Llapush mundohesh me dy e ma shume luge me hanegr, por jo zoterote nuk te shkon mire kjo.

    Llapush i gjori Llapush, me vjen shum keq per mentalitetin e kulturen qe e ke.
    ta qifshin nanen krejt Llapovicat
    mballe te thash se me siguri nuk do te dali mier
    une ty as nuk te shajta as nuk due me ta permen emrin as nuk te duroi ma mjaft te kam durue bir rraspije
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Asnjëherë nuk do të flitet për statusin e Kosovës
    Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka miratuar rezolutën e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Serbisë për Kosovën, e cila i hap rrugë dy vendeve për bisedime teknike. Zyrtarë institucionalë janë këmbngulës, se asnjëherë nuk do të flitet për statusin e Kosovës....
    Postuar: 11:01:01 / 11.09.2010
    Kosova nuk ka agjendë për këto bisedime, pasi shumë çështje në raport me Serbinë janë mbyllur, thotë zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ndërkaq përfaqësues të opozitës kërkojnë nga qeveria që të jetë transparente para dialogut me Serbinë.

    ”Kosova nuk ka agjendë për bisedime, i ka tri gjëra që i përcakton temat, në radhë të parë që nuk flitet për statusin, për organizimin e brendshëm etj. Kosova i ka akterët që do të jenë përfaqësues të nivelit ndërshtetëror dhe afatin kohor që do të jetë i limituar..kemi vullnetin tonë, kemi njohje të reja kemi mendimin e GJND-së, janë shumë tema që janë mbyllur në raport Kosovë-Serbi”, tha ai.

    Ndërsa përfaqësues të opozitës kërkojnë nga qeveria të ketë kujdes në këto bisedime, pasi Serbia gjithnjë mund të insistojë në çështje të statusit. Besa Gaxherri nga LDD-ja kërkon që qeveria të këtë transparencë dhe asnjëhërë bisedime për çështje të statusit.

    ”Ne ngulim këmbë që për Kosovën dhe çështjen e statusit gjithcka dhe çdo bisedë është e mbyllur. Realisht këto bisedime me Serbinë, me një shtet me të cilin kemi probleme nuk mund ti ikim realitetit, se çdo bisedë që ata pranojnë nuk i ikun çështjes së statusit, andaj qeveria duhet të ketë shumë kujdes dhe mbi të gjitha transparencë”, tha ajo.

    Edhe Ahmet Isufi, nga AAK-ja vlerëson se agjenda e Qeverisë së Kosovës duhet të aprovohet së pari në Parlamentin e Kosovës.

    Ndërkaq Ibrahim Makolli, nga AKR-ja e konsderon të panëvojshëm dialogun me Serbinë përderisa ajo nuk e njeh Republikën e Kosovës.

    Ndërkohë zvkryeministri Kuçi premtoi transparencë, duke theksuar se çdo veprim i qeverisë do të jetë i njohur nga qytetarët e Republikës së Kosovës dhe do të raportohet në Parlament.

    (Rrezarta Zekaj)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Postime
    71

    Lobim, apo kërkesë për njohje?!

    Njëra prej raporteve të komunikimit të ndërsjellët ndërmjet individëve si dhe grupeve më të mëdha njerëzish në një shoqëri të mirëfilltë quhet ndikimi publik. Ajo në vete ngërthen veprime të organizuara të qytetarëve dhe organizatave të tyre, të cilët përmes përdorimit të instrumenteve të përcaktuara demokratike formojnë dhe implementojnë standardet dhe rregullat të cilat do të na shpinë kah arritja e krijimit të një shoqërie më të drejtë. Ndikimi publik konsiderohet një proces shoqëror, qëllimi themelor i të cilit është arritja e ndryshimeve të caktuara shoqërore. Ajo fillon prej një grupi të vogël njerëzish të cilët në mes veti ndajnë shqetësimin e caktuar rreth një problemi konkret shoqëror, dhe, këta, me qëllim të arritjes së këtyre qëllimeve, janë të gatshëm që në këtë drejtime me devotshmëri t’ia kushtojnë kohën, profesionalizmin dhe resurset tjera disponuese që kanë. Ky lloj ndikimi ndërtohet nga një sërë aktivitetesh që ndërmerren dhe ato janë të orientuara kah ndryshimi i politikave të caktuara, praktikave ekzistuese dhe qëndrimeve të ndryshme në atë shoqëri. Bukvalisht konsiderohet si presion demokratik i komunitetit në proceset vendimmarrëse politike shtetërore.

    LOBIMI dallon nga ndikimi publik

    Meqë, ndikimit publik dhe lobimi në dukje kanë një kuptim të njëjtë, ato në mes veti dallojnë, si nga natyra e veprimit, ashtu edhe për nga qëllimi i dedikimit, Lobimi, në fakt , është vetëm njëra prej teknikave të ndikimit publik. Në esencë, dallimi ndërmjet domethënies terminologjike të tyre është se: e para, në të shumtën e rasteve, konsiderohet si presion demokratik i opinionit, që bëhet përmes formave legale (të lejuara) të ndikimit në organet e caktuara vendimmarrëse shtetërore, kurse, e dyta, kryekëput mbështetet në fuqinë e bindjes autoritare dhe më tepër është e orientuar kah realizimi i interesave të caktuara në mes të një shteti konkret dhe shteteve tjera të ndikimit regjional apo global në përgjithësi. Shprehur në metaforë LOBIMI mund të përshkruhet si “arti i të bindurit” , ose “fuqia e fjalës së artë” dhe paraqet një sërë veprimesh, me anën e të cilave ndikohet tek vendimmarrësit autoritar legal që aktualisht janë në pushtet, apo te individ e caktuar prestigjioz, të cilët, realisht kanë ndikim të konsiderueshëm në këto procese.

    Në fakt, LOBIMI është komunikim kompleks i ndikimit, i cili kryhet me shkrim, gojë, apo me ndonjë formë tjetër specifike të veprimit dhe duhet të orientohet posaçërisht tek personat e fuqishëm autoritar që në atë rreth apo shoqëri konkrete gëzojnë një prestigj të lartë shoqëror. Për nga qëllimit që duhet arritur me këtë formë të organizuar të ndikimit, si më të shprehura në praktikat politike globale janë motivet me karakter ekonomik dhe politik. Kjo ndarje kuptohet lehtë. E para orientohet kah realizimi i synimeve të natyrës ekonomike dhe bëhet ndaj qarqeve të caktuara të fuqisë financiare, kurse, e dyta , kryekëput për qëllime të natyrës politike dhe konsiderohet si më e përhapura sot në botë dhe për të cilën më së shumti investohet mundi dhe paraja nga shumë shtete të ndryshme. Personat që e bëjnë këtë punë quhen LOBIST.

    Lobist mundet me qenë çdo individ i vullnetit të mirë, i cili, në rend të parë, është atdhedashës i sinqertë dhe patriot dhe këtë mision e kryen më tepër nga dashuria e madhe që ka për popullin dhe shtetin e vet. Ata nuk duhet të kenë qëllime të fshehta të ndonjë përfitimi material me këtë punë, prandaj, ata, edhe shpesh investojnë me donacionet e veta personale në këtë drejtim. LOBIMI zakonisht kryhet në formë të kontaktit të drejtpërdrejt formal apo edhe jo formal. Kontakti formal nënkupton takimet publike zyrtare me personalitete të larta ku patjetër iniciohet që të marrin pjesë sa më shumë përfaqësues të medieve. Në anën tjetër, kontakti i drejtpërdrejt jo formal bëhet përmes darkave personale inkognito, përmes miqësimit dhe pjesëmarrjes në ahengjet private familjare të autoritetit të caktuar, dërgimit të dhuratave të shtrenjta, besa shpesh edhe financimit në prapavijë të fushatave zgjedhore të atij personaliteti me ndikim në atë shtet.

    Si LOBIM jo formal ekstrem, konsiderohet edhe korruptimi i individëve të caktuar, por kjo më tepër bëhet në situatat tejet të rralla, sepse, kjo taktikë e veprimit, gjithnjë në vete ngërthen rrezikun e zbulimit dhe anatemimit publik, në veçanti të rastit në të cilën më së shumti do të komprometohej vetë qëllimi për të cilën bëhet lotimi në fjalë. Përveç kësaj, njerëzit me fuqi ndikimi në vendimmarrje të caktuara globale janë njerëz të pasur, kështu që edhe vetë ata, do të jenë të pavullnetshëm që për pak para t’i qasen kësaj aventure të rrezikshme. Nuk ka dyshim! Për një lobim të suksesshëm dhe të mirëfilltë, vërtet duhen para. Bile - bile shumë, por jo për korruptim të drejtpërdrejtë të individëve sikur zakonisht keqkuptohet kjo kërkesë në opinion tonë, por ato mjete duhet të shërbejnë për vetë shpenzimet e mëdha të procedurave parapërgatitore, përgatitore dhe vepruese për këtë punë. Edhe pse kjo formë e ndikimit në një autoritet të caktuar politik konsiderohet si legale dhe e lejueshme, ajo zakonisht kryhet jo aq me zhurmë dhe në prapavijë. Ata persona, apo grupe që e bëjnë me sukses këtë punë, shumë pak krekosen publikisht në opinion (një hendikep ky i madh për ne shqiptarët).

    Sikur pamë, elementet më të rëndësishme të lotimit në përgjithësi, janë kontakti dhe ndikimi. Por, si të arrihen ato? Në rend të parë, me njerëz të aftë dhe profesional të cilët kanë një eksperiencë të duhur në këtë drejtim dhe shumë talent të lindur për këtë punë. Me qëllim e thash “shumë talent”, sepse, personave të caktuar si lobist, përveç akademizmit të tyre profesional dhe eksperiencës së duhur, ju nevojitet edhe karizmi i lindur për ndikim tek të tjerët. Ky element psikologjik si kriter duhet të jetë kuç në këtë rast, sepse, edhe pa ndonjë parapërgatitje të shquar akademike, një person që ka këtë aftësi, vërtet bënë një punë të madhe në këtë drejtim.

    Iniciativat për LOBIM në drejtim të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shtetet tjera të botës të cilët ende nuk e kanë bërë gjer më sot, kohën e fundit janë nisma aktuale dhe prezentë në Kosovë, por, fatkeqësisht vetëm si një aktivitet jo sistematik, i paorganizuar, i paplanifikuar dhe jo aq i rregulluar sa duhet. Është kështu, sepse, edhe përpos ekzistimit të vullnetit të mirë në këtë drejtim, vetë bindja e jonë kolektive se dikush tjetër nga miqtë tanë të fuqishëm më së miri po e bënë këtë punë për ne, gjatë do të na mbaj në këtë “pat: pozicion”. Dhe jo vetëm kaq! Xhelozitë tona patologjike individuale, ndasitë e ndryshme partiake, kapricet personale në mes të liderëve dhe personaliteteve tona të shquar publike... etj, të gjitha këto, më bëjnë skeptik se ne kosovarët mund të mobilizohemi seriozisht dikur, për vënien me sukses në veprim të këtij proces tejet të rrënjësishëm të ndikimit politik ndërkombëtar në prapavijë.

    Mjaftë bashkatdhetar tani në shumë shtete të botës, e veçanërisht në SHBA, edhe pa ndonjë strategji dhe kërkesë institucionale nga Kosova, moti janë duke e kryer tejet frytshëm këtë mision. Suksesi i tyre i madh në këtë drejtim, qëndron mu aty se këtë punë e bëjnë pa interesa materiale dhe personale, por, vetë nga zemra dhe nga atdhedashuria e sinqerisht që kanë për Kosovën dhe shqiptarinë në përgjithësi.

    Keqkuptimi i nocionit “lobim”

    Kohën e fundit, e veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në zhargonin politik dhe publicistik të komunikimit, si termi më i përdorur në opinion tonë, pa dyshim se është nocioni “LOBIM”. Familjarizimi leksikologjik i përdorimit të shpeshtë të kësaj fjale, mund të hasësh veçanërisht tek funksionarët tanë shtetëror, ku nuk përjashtohet as Kryetari, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, e mos të flasim për zyrtarët tjerë edhe më të ulët, zakonisht para nisjes apo pas kthimit nga vizita në ndonjë shtet tjetër apo nga ndonjë kontakt multilateral ndërkombëtar, shpesh në medie japin deklarata të gabuara se në atë “filan-fistek” takimi, në mes tjerash, “kemi lobuar” për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Realisht, edhe pse në këto takime zyrtare ndërshtetërore, nga të tjerët është kërkuar njohja e shtetit tonë, aspak nuk mund të thuhet se këta kanë lobuar. Në fakt, në atë takim ndërshtetëror, nga përfaqësuesi i shtetit konkret, zyrtarët tanë të lartë shtetëror vetëm kanë KËRKUAR njohjen e Kosovës. Individët oficial të rangut të lartë të një shteti, kur takohen me personalitete të po të njëjtit rang të ndonjë shteti tjetër që nuk e ka njohur Kosovën, logjikisht dhe praktikisht, nuk thuhet se LOBOJNË, por zyrtarisht kërkojnë njohje. As ambasadori i Kosovës, kur takohet me ambasadorin e një shteti tjetër që nuk e ka njohur vendin tonë, nuk LOBON, por, edhe ky kërkon njohjen. Ndërsa, kur shtetet tjera mike, takohen me përfaqësuesit e shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën dhe atyre ju bëjnë një kërkesë të tillë për ne, kjo veç mund të merret si LOBIM.

    Adnan Abrashi

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cfar u tha ne kte sesionin e OKB-se..

    lajme te mira me duket se ka..

    suksese ..

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    dmth ligjet e Kosoves se pavarur do te funksionojne vetem ne malisheve e ne Kaqanik ,e kursesi jo ne Veri te Mitrovices.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Edhe njehere Serbia kapitulloi ne aspektin nderkombetar perkrah Kosoves.Sa i perket kesaj rezolute dhe qasjes se Kosoves ne OKB mendoj se qeveria e Kosoves ne pergjithesi ka kryer obligimet e veta,ka punuar mjaft me mundesite e veta.
    Nuk eshte lehte te luftosh ne diplomacine nderkombetare kur ke parasysh se kemi te bejme me dy shtete ku.rva siq jane Serbia dhe Rusia.
    Nje falenderim duhet tu shkoj edhe miqve tone nderkombetar,e posaqerisht kesaj radhe Amerikes,Anglise dhe Gjermanise pa te cilat me siguri Kosova do te deshtonte ne aspektin e diplomacise dhe politikes nderkombetare kunder Rusise dhe Serbise.

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-09-2010
    Postime
    2
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin


    Nuk i kam premtuar asgjë Serbisë për ndryshimin e rezolutës, thotë Eshton

    Bruksel, 10 shtator 2010 (Kosovapress) Koha 22:20


    Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, ka deklaruar se nuk i ka premtuar asgjë Serbisë në këmbim të ndryshimit të rezolutës për Kosovën.

    BE-ja - Evropa gjithë ka mashtru tokat Shqiptare dhe d.m.th Tokat Shqiptare = Veriun e Kosoves !
    se nëse ndodh kjo atëherë kurgjo hiq ama hiq sna ka nevojitë status dhe krejt luftrat politike dhe ushtarake si i kemi bër prej zdisa vitevë sna nevojiten kurgjo, atëherë kemi hup me ka krejtë.

    Se p.sh si në Bosnjë spaten drejtë me votu kundra Rezolutes së Serbisë në OKB se nuk i lejojë Republika Srpska në Bosnjë, dhe nëse ndahet Mitrovica/Kosova atëherë kemi shtëpi por zvendosim për shtëpinë tonë, atëherë kemi hup me ka krejtë, këtë PO JU PREMTOJ si nëse ndodh kjo, e qata sduhet hiq kurr me ndodh kjo, se Thaqi-t e Sejdiut so tu i interesu për veri hiq veq qysh mi mush gjepat pare.
    Lutem e lutem si KURR sdo të ndahet se nëse ndahet mos vetë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jetoniii : 11-09-2010 më 15:47

  8. #78
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Shkarkohet Jeremic?

    Nga Express më 10.09.2010 në ora 8:03
    Disa orë para fillimit të seancës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së, mediat serbe kanë raportuar për mundësinë e shkarkimit të Ministrit të Jashtëm Vuk Jeremic, sapo të kthehet nga New Yorku në Beograd.
    Keta debille me shume se ministrat kane nevoje ta ndryshojne trunin dhe ta kuptojne se nuk funksionojne me gjenocidi dhe politikat e cubrillovicit, pashicit, milloshevicit.

    Ne ate moment qe ka ra bomba e pare e NATO-s ne token e ashtuqujtun "Ballkan" (tani Evrope Juglindore) ka vdekur pansllavizmi dhe te gjitha ideologjite qe kerkojne nifare pan-ballkanizmi.

    The qafen "Ballkan" !

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    rezoluta u ndryshu por bisedime dote ket kjo pranohet haptazi ne OKB aty ka qen qellimi i ndrimit te rezolutes se serbis

  10. #80
    Biseda ndermjet Kosoves dhe Serbise do kete kjo gje eshte shume e qarte. Por shtrohet pyetja se kush do dale fitues, cilja pale do dale fituese nga ato biseda.

    Edhe BE-ja, edhe SHBA-te, edhe OKB-ja thojne qe do bsiedohet per ceshtje te hapura ndermjet Kosoves dhe Serbise, dhe prap shtrohet pyetja cilat jane ato ceshtje te hapura per te cilta duhet bisedura.

    Pyetja e rradhes eshte a do paraqiten si Kosova ashtu edhe Serbia si te njejta, te barabarta, pra si dy shtete te pavarura dhe sovrane sic pretendojne qeveritaret e Kosoves ne ato biesda.

    Personalisht mendoj qe Jo nuk do paraqiten te njejta, pra si dy shtete sovrane te pavaruara. Po Serbia eshte shtet i pavaruar dhe sovran mirepo per fat te keq Kosova nuk do paraqitet e njejte sikurse serbia ne ato biseda e arsyet jane te shumta.
    E para, Qeveria e Kosoves nuk ka fare kontrollin e tyre ne pjesen veriore te Mitrovices dhe Kosoves, ende ne ate pjese sikurse edhe neper enklavat serbe veprojne e punojne strukturat paralele e kriminele serbe. E dyta Kosova apo Qeveria e Kosoves ne ato biseda do shkoj me Pakon e Ahtisarit dhe me 6 Pikeshin e Ban Kimunit e jo sikurse qe pretendojne qeveritaret e Kosoves si dy shtete te Pavarura dhe Sovrane.

    Si mund te thuhet nga ana e Qeverise se Kosoves dhe udheheqesve te saj se Kosova do shkon ne ato biseda me Serbine si dy shtete te pavaruar dhe sovrane, kur mbi 30 % te teritorit te Kosoves eshte nen ombrellen Serbe e jo asaj te Kosoves, dhe e dyta si mund te thuhet nga ana e qeverise se Kosoves dhe udheheqesve te saj se nuk do te kete biseda me serbine rreth statusit te Kosoves, kur boterisht dihet se mbi 30 % te teritorit te Kosoves e kontrollojne serbet dhe Serbia. Si mund te flasesh apo nuk mund te flasesh per ndonje gje qe nuk e posedon fare, si eshte e mundur kjo.

    Si mund te thuhet nga ana e Qeverise se Kosoves dhe udheheqesve te saj se Kosova do paraqitet ne ato biseda me Serbine si shtet i pavaruar dhe sovran kur dihet boterisht se Serbia nuk te ka njohur as kete pavarsi te brishte qe Kosova posedon tani, e kur dihet se gjate bisedimeve te vjenes jane bere shume leshime nga grupi i unitetit per pranimin e kesaj pakoje te ahtisarit vetem e vetem qe serbia te njohe kete pavarsi te brishte, por jo serbia nuk te ka njohur dhe nuk te njeh sepse ajo pretendon te mar ma shume nga tokat tona, pra si mundet te paraqitet Kosova si shtet i pavarur e sovran perball Serbise kur serbia ka mbi 30 % te teritorit tend, kur sebia ende nuk te ka njohur e nuk te njeh, dhe kur serbia ende pretendon te mar ma shum nga teje.

    Nese Qeveria e Kosoves dhe udheheqesit e saj pretendojne qe Kosova te paraqitet e njete, e barabarte, si dy shtete te pavaruar e sovrane, dhe te kene rezullatete pozitive per Kosoven dhe Popullin e saj shumice ne ato biseda, atehere me cdo kush, domosdo duhet qe ne ato pjese ku jane strukturat paralele serbe: si ne Veri te Kosoves e si neper enklava duhet derguar forcat policore atje qe sa ma pare te shuhen ato struktura, ti vendosin forcat policore dhe forcat e FSK-se ne kufi me sebine, dhe te kerkohet nga BE-ja, SHBA-te e OKB-ja qe Serbia ta njohe Koosven si shtet te pavaruar e Sovran, ne coftese deshirohet te kete bisedime te sincerta dhe mirfillta ndermjet dy Shteteve te Pavarura dhe Sovrane.

    Besoj tani askush nuk mund te pengoj qe kryeministri i Kosoves ti dergoj forcat policore dhe ato te FSK-se ne pjeset e Kosoves qe nuk i kontrollon qeveria e Kosoves dhe ti shuan strukturat paralele atje njehere e pergjithmone, sepse kete te drejte Kryeministri e ka me kushtetuten e Kosoves, me GJND-ne dhe tani se fundit edhe me OKB-ne.

    Nese Kosova dhe Qeveria e Kosoves shkon me Serbine ne ato biseda, ne keto kushte, apo keshtu sic eshte tani, ateher jame shume pesimist qe Kosova dhe Populli i saj Shumice i saj do kene rezulltate pozitive nga ato biseda te pashmangshme me Serbine.

    Respekt !
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •