Close
Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 113
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    Pjesa veriore e Kosoves do te administrohet nga OKB-ja për një të gjat
    ne baze te rezolutes.



    Sepse serbija e din mir se nuk do te mund te gjendet gjuh e perbashket rreth qeshtje se Mitrovices dhe pas disa bisedimeve do të nderhyn OKB-ja dhe do e marr mandatin mbi kete regjion


    Thaqi korri sukses ne OKB me ndihmen e Rusis dhe Kines si rezultat i bisedimeve te fshehta paraprake

    Vallë po kjo rezolut të ishte kunder interesave Ruse ne Ballakn a do te votohej nga Rusia

    Nga 09 shtatori 2010 Mitrovica e Hashim Thaqit që para do viteve shkojke ne këmbë kaloj ne duartë e OKB –së e cila per nje kohe te gjate do te administrohet nga kjo organizat , ku OKB-ja do ta marr mandatin mbi emrimin e nje perfaqsuesi te saj .


    Kjo eshte si razultat i mos suksesit te hashim thaqit dhe suites se tij duke u habitur pas tendereve shkoj Mitrovica
    Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    o pe dim pe dim qe ju ka hup rruga per oborr pas sukseseve te nji pas njishme te Qeveris qe e kryeson Kryeçlirimtari i Kosoves e humbjeve se shokve e miqve te juaj serbis more
    edim po plasni e kupni e shani kapak neper forume se ju ban mire per shendet
    eh mos kofsha une ne situaten qe ini ju se isha tranue nga merzija
    bile ju po dini me shkrue e me lexue e nuk ini hup krejt jo haaaaaaaaaa
    siq thon mos kofsha ne lkuren e juaj
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #52
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    ma mire hashim e shqip se ty rusi e serbi o i gjor
    hajde mos hup koh po hulumtoi mediat ne rusi e serbi
    cila te shkruen diqka per Kryeçlirimtarin e Kosoves ti silli ketu
    a e ke pa se si kujdestaron neper temat ku kan te bejn me Thaçin haaaaaaaaaaa
    kur po e qet apet masken haaaaaaaaaaaaaa
    O Llapo,

    Une nuk merrem me asnje media por me realitetin ne Kosove. E ky realitet eshte qe pjesa veriore e mitrovices per fat te keq do mbetet nen ombrellen serbe, sepse keshtu jane marre veshe BE-ja e Qeveria e Serbise dhe kesaj per fat te keq i ndihmon edhe Qeveria e Kosoves, sepse per keta qeveritare ma me rendesi eshte mos ta humbin karriegn e tyre qe e kane, sesa qe interesehohen per Kosoven dhe popullin e saj.

    E verteta eshte e hidhur Llapo, por eshte e vertete.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shkarkohet Jeremic?

    Nga Express më 10.09.2010 në ora 8:03
    Disa orë para fillimit të seancës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së, mediat serbe kanë raportuar për mundësinë e shkarkimit të Ministrit të Jashtëm Vuk Jeremic, sapo të kthehet nga New Yorku në Beograd.

    E përditshmja “Danas”, duke u thirrur në burime të Presidencës serbe, ka shkruar se Boris Tadic do të bisedojë me Jeremicin për mënyrën e largimit të tij nga posti i Ministrit të Jashtëm. Dorëheqjen e Jeremic e kanë kërkuar edhe disa parti politike të Serbisë, sidomos pas disfatës së Beogradit në GJND.

    Në këtë moment të gjitha opsionet janë të hapura. Jeremic të mbetet edhe për një kohë ministër. Tadic të kërkojë largimin e tij, ose Jeremic të ofrojë vetë dorëheqjen, shkruan “Danas”. Sipas kësaj gazete, të enjten në Beograd është spekuluar se Jeremic mund të jap dorëheqje edhe gjatë qëndrimit në New York, madje edhe para fillimit të seancës për rezolutën në OKB “që do të ishte skandaloze”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zogaj: Rezoluta, njohje “de fakto” e pavarësisë së Kosovës nga OKB

    Prishtinë, 10 shtator 2010 (Kosovapress) Koha 15:02

    Miratimi me aklamacion i rezolutës për Kosovën, është në njëfarë forme njohje “de fakto” e pavarësisë së Kosovës nga vendet anëtare të OKB-së, meqë kjo rezolutë bën thirrje për respektimin e mendimit të GJND-së, sipas të cilit, shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, thonë analistët.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Serbet e veriut pasi e kishin analizuar kete rezolute, kishin kerkuar qe te hapet konzullata ruse ne Mitrovice qe ti mbroj ata pasi sipas tyre serbet nuk kan mbrojtje.

  6. #56
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Zogaj: Rezoluta, njohje “de fakto” e pavarësisë së Kosovës nga OKB

    Prishtinë, 10 shtator 2010 (Kosovapress) Koha 15:02

    Miratimi me aklamacion i rezolutës për Kosovën, është në njëfarë forme njohje “de fakto” e pavarësisë së Kosovës nga vendet anëtare të OKB-së, meqë kjo rezolutë bën thirrje për respektimin e mendimit të GJND-së, sipas të cilit, shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, thonë analistët.
    Kosova=Boshnjizimi i Dyte !

    Kosova per fat te keq, deshem ne apo nuk deshem do behet Bosnja e Dyte. Ndonse Kosova nga jasht nuk do ndahet sikurse qe nuk eshte e ndare as Bosnja por nga mbrenda do ndahet sikurse qe eshte e ndare edhe Bosnja dhe Herecogiva.

    Mos te harojme qe ne Bosne edhe pse jane diku rreth 30-35 % popullate Serbe, ata Serbet ( Republika Srpska ) ka 51 % te teritorit te Bosnjes dhe Hercegovices, ndersa 49% te saj i takojne komunitetit Kroato - Boshnjak. Kurse Serbet me Pakon e Ahtsirait ne Kosove edhe pse jane vetem 5 - 6 %, nen ombrellen e tyre e kane diku rreth 30 % te territorrit te Kosoves.

    Edhe Bosnja e Hercegovina ka ulese ne OKB, mirepo ajo ulese e Bosnjes ka mangu 51% te teritorit te saj. Gjithashtu edhe Kosova do kete ulese ne OKB-e, por ajo ulese e Kosoves ne OKB-e do jete mangu per afro 30 % te teritorit te saj.

    Natyrisht se me ndrimin e rezolutes originale nga qeveria e serbise me nje rezolute te perbashket ne mes te qeverise serbe dhe BE-se, eshte nje marveshje qe me se shumti do i behen deme Kosoves dhe popullit shumice shqiptar se Kosoves. BE-ja i ka premtuar serbise se do kete bisedime me qeverine e Kosoves, keto bisedime kinse do jene vetem per ceshtje teknike, e ne fakt ato bisedime do jene qe pjesa veriore e mitrovices te mer nje lloj autonomie, ndersa enklavat serbe te zbatojne planin e ahtisarit dhe te kene me shume lidhje me pjesen veriore te mitrovices dhe me vet serbine.

    Bisedime do kete ate te jemi te sigurte te gjithe. Mirepo nese me te vertete BE-ja, SHBA-te, dhe kjo Qeveri e tanishme e Kosoves, ia dojne te miren Kosoves dhe popullit Shumice te Saj, ateher me cdo kusht domosdo para se te fillojne bisedimet ne mes Kosoves dhe Serbise, duhet qe se pari te dergohen forcat policore edhe ne pjesen veriore te Kosoves te shuhen strukturat paralele atje sikurse duhen shuar edhe struktuart paralele neper enklava dhe duhet kerkuar hapatazi nga BE-ja, SHBA-te e OKB-ja se nese deshirojne ata te kete bisedime ne mes te Kosoves e Serbise, duhet qe njehere Serbia te na njohe si Shtet te Pavarur dhe Sovran.

    Nese keto dy gjera qe larte permenda nuk zbatohen gjer para fillimit te bisedimeve, ateher ato bisedime do jene te demshme per Kosoven si vecanti e popullin shumice Shqiptar ne pergjithesi.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosova mirëpret Rezolutën evropiane
    Institucionet e Kosovës kanë përshëndetur miratimin e Rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Zyrtarë të lartë të vendit thonë se rezoluta e modifkuar mes BE-së dhe Serbisë për Kosovën, i ka dhënë një legjitimim politik mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë....
    Postuar: 02:24:51 / 10.09.2010
    Rezoluta e miratuar për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të përshpejtojë procesin e njohjeve të Kosovës. Kështu vlerësoi sot Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas takimit me europarlamentarin Eduard Kukan. Krasnqi tha se kjo rezolutë njëkohësisht qartëson, por edhe kufizon çështjen e temave që duhet të dialogohet me Serbinë.

    “Qartëson çdo gjë që ka të bëjë me bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës. Janë çështje jopolitike, janë çështje të interesit të përbashkët, për stabilitet, për kualitet të jetës së qytetarëve dhe për angazhime tjera”, ka thënë Krasniqi.

    Edhe zv/kryeministri Hajredin Kuçi tha se Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur miratimin e Rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme, e cila i jep një legjitimim politik mendimit të GJND-së.

    “Mendoj se Rezoluta ka gatishmërinë e saj të plotë për respektimin e GJND-së, që do të thoja, ka krijuar bazamentin e plotë për qasje pozitive dhe në bisedime të tjera, që nënkupton bisedime në mes të dy shteteve sovrane dhe bisedime për karakter ndërshtetëror”, theksoi Kuçi.

    Ndërsa, udhëheqësi i Grupit Parlamentar për Evropën juglindore Eduard Kukan, i cili po qëndron në Prishtinë, vlerëson se pas rezolutës së djeshme duhet të flitet për krjimin e kushteve për fillimin e dialogut, i cili do të stabilizonte këtë pjesë të Ballkanit.

    “Çështja e diskutimeve do të duhej të ngritej nga të dy partnerët. Rëndësia e rezolutës është se tash të dy partnerët kanë bazën, kanë mundësinë, që të angazhohen në bisedimet, të cilat në plan afatgjatë krijojnë situatë normale në këtë rajon”, tha Kukan.

    Kukan tha se Parlamenti Evropian do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

    Nënkryetari i AKR-së , Ibrahim Gashi, rezolutën e miratuar mbrëmë në OKB, e konsideron pozitive për Kosovën në tri momente të caktuara, e cila do të përafronte Kosovën me BE-në.

    “Së pari, rezoluta merrë në konsideratë vendimin e GJND për shpalljen e pavarsisë së Kosovës. Rezoluta më asgje në përmbajtjen e saj nuk le të kuptohet se do të ketë bisedime për statusin e Kosovës. Dhe, së treti, rezoluta shpreh për herë të parë një unanimitet të 27 vendeve anëtare të BE-së në raport me pavarsinë e Kosovës”, nënvizoi Gashi.

    Gashi tha se rezoluta duhet të konsiderohet e rëndesishme edhe për Serbinë, pasi kjo resolute, në qendër të saj, ka fillimin e një dialogu, i cili nuk është i definuar qartë agjenda e dialogut, përveç pamundësisë për të hapur çështjen e statusit.

    Sa i përketë kohës së bisedimeve, sipas zv/kryeministrit Kuçi, gjithcka do të jetë e qartë, pasi kjo çështje dhe çështjet e tjera do të diskutohen brenda institucioneve shtetërore të Kosovës, por, në veçanti edhe me partnerët e Kosovës, SHBA-të dhe BE-në.

    (Rrezarta Zekaj)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979




    FJALA E ZOTIT FERIT HOXHA, AMBASADOR, PERFAQESUES I PERHERSHEM I REPUBLIKES SE SHQIPERISE NE OKB

    Prishtinë, 10 shtator 2010 (Kosovapress) Koha 19:53


    Ferit Hoxha


    AXHENDA PIKA 77.

    ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    NJU JORK, 9 SHTATOR 2010.

    Zoti Kryetar,

    Ne jemi të kënaqur nga vendimi i Republikës së Serbisë për t’u tërhequr nga teksti i mëparshëm L.65, një tekst konfliktual dhe ndarës, me objektiva të ngushta të instrumentalizimit të Asamblesë së Përgjithshme dhe pengimit të procesit të konsolidimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, tekst i cili në çdo rast do të hidhej poshtë nga ky organ i nderuar.

    Ne mbështesim vendimin e mënçur për ta zëvendësuar atë me një tekst të rënë dakord mga të 27 shtetet antare të BE-së, i cili ndodhet në tekstin e rishikuar L.65/Rev.1, një tekst ky tërësisht i ri dhe më realist dhe i sapo miratuar.

    Zoti Kryetar,
    Më 22 Korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë( GJND) dha Opinionin e saj Këshillimor mbi “Pajtueshmërinë e Shpalljes së Njëanshme të Pavarësisë së Kosovës me të Drejtën Ndërkombëtare”, në përgjigje të pyetjes së shtruar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me Resolutën e saj 63/3 të datës 8 Tetor 2008: “A është shpallja e njëanshme e pavarësisë nga Institucionet e Përkohshme të Vetë- Qeverisjes së Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”?

    Siç është tashmë e njohur për antarësinë e OKB-së, GJND-ja arriti më një shumicë dërmuese dhe me terma të qartë në përfundimin se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare, as Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 (1999), dhe as Kornizën e Përkohshme Kushtetuese të Kosovës, të miratuar nga UNMIK, në zbatim të asaj Rezolute. Opinioni i Gjykatës e bëri të qartë se rasti i Kosovës në fakt është unik, se ai ka sfondin e vet të gjatë historik dhe se ai nuk mund dhe nuk duhet të lidhet me asnjë situatë tjetër gjetkë në botë. Shqipëria e ka mirëpritur këtë vendim të Gjykatës Botërore dhe beson se ky Opinion duhet njohur dhe respektuar. Ne jemi të kënaqur që në këtë drejtim, teksti i ri e mirëpret Opinionin e GJND-së.

    Zoti Kryetar,

    Pavarësia e Kosovës përbën një realitet i cili ka kaluar nëpër shumë faza, nga tmerret e luftës në negociata të gjata, me ndërmjetësimin e Komunitetit Ndërkombëtar dhe Të Dërguarit Special të Sekretarit të Përgjithshëm. Ky realitet po njihet gjithnjë e më shumë nga shtetet antare. Sigurisht që opinioni i GJND-së do të ndihmojë shumë vende për të kaluar drejt njohjes së Republikës së Kosovës, meqenëse ajo ofron edhe perspektivën e një faze të re në marrëdheniet midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe perspektivën e integrimit të tyre në BE, synim ky i përbashkët për gjithë rajonin.

    Shqipëria është e vëmendshme ndaj vështirësisë së disave në Qeverinë e Serbisë për t’u pajtuar me këtë realitet të ri dhe ajo çka ndodhi sot në Asamblenë e Përgjithshme e ilustron qartë atë. Por, pavarësisht nga kjo, ne konstatojmë me kënaqësi se teksti i tanishëm L.65/Rev.1 duket qartë se nuk ka asgjë të përbashkët me tekstin e vjetër dhe kjo është arsyeja përse Republika e Shqipërisë vendosi ta mbështesë atë.

    Shqipëria shpreh vlerësimin e saj të thellë për përpjekjet e BE-së së bashku me ato të vendeve të tjera qe e kanë njohur Kosovën për ta sjellë Serbinë në një pozicion të arsyeshëm, nëpërmjet paraqitjes së kësaj Rezolute.

    Zoti Kryetar, është me të vërtetë tejet pozitive që në vend të thirjeve të kota për rifillim të bisedimeve mbi statusin e Kosovës, një proces ky tërësisht i shteruar dhe nje kapitull i mbyllur përfundimisht, teksti i ri mbështet përpjekjet në vazhdim dhe inkurajon Serbinë dhe Kosovën për t’u angazhuar në një proces bashkëpunimi mbi çështje praktike në interes të të dy vendeve, në frymën e fqinjësisë së mirë. Shqipëria do të japë mbështetjen e saj të plotë në këtë proces.

    Faleminderit, Zoti Kryetar!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Nuk i kam premtuar asgjë Serbisë për ndryshimin e rezolutës, thotë Eshton

    Bruksel, 10 shtator 2010 (Kosovapress) Koha 22:20


    Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, ka deklaruar se nuk i ka premtuar asgjë Serbisë në këmbim të ndryshimit të rezolutës për Kosovën.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #60
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Kosova mirëpret Rezolutën evropiane
    Institucionet e Kosovës kanë përshëndetur miratimin e Rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Zyrtarë të lartë të vendit thonë se rezoluta e modifkuar mes BE-së dhe Serbisë për Kosovën, i ka dhënë një legjitimim politik mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë....
    Postuar: 02:24:51 / 10.09.2010
    Rezoluta e miratuar për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të përshpejtojë procesin e njohjeve të Kosovës. Kështu vlerësoi sot Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas takimit me europarlamentarin Eduard Kukan. Krasnqi tha se kjo rezolutë njëkohësisht qartëson, por edhe kufizon çështjen e temave që duhet të dialogohet me Serbinë.

    “Qartëson çdo gjë që ka të bëjë me bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës. Janë çështje jopolitike, janë çështje të interesit të përbashkët, për stabilitet, për kualitet të jetës së qytetarëve dhe për angazhime tjera”, ka thënë Krasniqi.

    Edhe zv/kryeministri Hajredin Kuçi tha se Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur miratimin e Rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme, e cila i jep një legjitimim politik mendimit të GJND-së.

    “Mendoj se Rezoluta ka gatishmërinë e saj të plotë për respektimin e GJND-së, që do të thoja, ka krijuar bazamentin e plotë për qasje pozitive dhe në bisedime të tjera, që nënkupton bisedime në mes të dy shteteve sovrane dhe bisedime për karakter ndërshtetëror”, theksoi Kuçi.

    Ndërsa, udhëheqësi i Grupit Parlamentar për Evropën juglindore Eduard Kukan, i cili po qëndron në Prishtinë, vlerëson se pas rezolutës së djeshme duhet të flitet për krjimin e kushteve për fillimin e dialogut, i cili do të stabilizonte këtë pjesë të Ballkanit.

    “Çështja e diskutimeve do të duhej të ngritej nga të dy partnerët. Rëndësia e rezolutës është se tash të dy partnerët kanë bazën, kanë mundësinë, që të angazhohen në bisedimet, të cilat në plan afatgjatë krijojnë situatë normale në këtë rajon”, tha Kukan.

    Kukan tha se Parlamenti Evropian do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

    Nënkryetari i AKR-së , Ibrahim Gashi, rezolutën e miratuar mbrëmë në OKB, e konsideron pozitive për Kosovën në tri momente të caktuara, e cila do të përafronte Kosovën me BE-në.

    “Së pari, rezoluta merrë në konsideratë vendimin e GJND për shpalljen e pavarsisë së Kosovës. Rezoluta më asgje në përmbajtjen e saj nuk le të kuptohet se do të ketë bisedime për statusin e Kosovës. Dhe, së treti, rezoluta shpreh për herë të parë një unanimitet të 27 vendeve anëtare të BE-së në raport me pavarsinë e Kosovës”, nënvizoi Gashi.

    Gashi tha se rezoluta duhet të konsiderohet e rëndesishme edhe për Serbinë, pasi kjo resolute, në qendër të saj, ka fillimin e një dialogu, i cili nuk është i definuar qartë agjenda e dialogut, përveç pamundësisë për të hapur çështjen e statusit.

    Sa i përketë kohës së bisedimeve, sipas zv/kryeministrit Kuçi, gjithcka do të jetë e qartë, pasi kjo çështje dhe çështjet e tjera do të diskutohen brenda institucioneve shtetërore të Kosovës, por, në veçanti edhe me partnerët e Kosovës, SHBA-të dhe BE-në.

    (Rrezarta Zekaj)
    He Llapo.

    Si do zhvillohen dhe per cfare do zhvillohen ato bisedime ndermjet Qeverise se Kosoves dhe asaj te Serbise, kur dihet se 30 % i territoit te Kosoves nuk eshte nen ombrellen e Kosoves, por eshte nen ombrellen e Serbise dhe cfare rezulltate pret nga keto bisedime.

    Si mund te bisedohet me Serbine, kur qeveria dhe populli i saj ende thojne qe Kosova eshte Jerusalemi dhe Zemra e Serbise, Si mund te bisedohet me Serbine kur ajo Serbi ende nuk ka kerkuar falje publike per te gjithe tmerrin qe ia ka shkaktuar Kosoves dhe Shqiptareve, si mund te bisedohet me Serbine kur ajo Sebi pretendon ende te mar teritore te shqiptareve, si mund te bisedohet me serbine kur ende ajo serbi nuk te ka njofur kete pavarsi te brishte qe e ka Kosova. Per cka do behen keto biseda me nje shtet kriminel sic eshte Serbia kur ende plaget nuk i kemi te sheruara.

    Nuk eshte bere lufta per tu bere keto biseda, nuk eshte bere lufta per te ulur ne te njeten tryeze me shtetin i cili jo vetem qe nuk na njeh, jo vetem qe nuk ka kerkuar falje publike per te gjitha ato masakrime e shkatrime qe i ka bere Kosoves dhe Shqiptrave, por i cili ende pretendon te na mar shume e ma shume.


    Si ta mer mendja ty Llapo, se kush do dale fitues e kush do dale humbes nga ato bisedime !!!!!!!!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 6 prej 12 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •