Close
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 113
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi: Për statusin kurrë më nuk do të bisedohet


    New York, 9 shtator - Serbia duhet të ndryshojë qasjen dhe politikën e saj ndaj Kosovës dhe të pranojë ofertën tonë për paqe, bashkëpunim dhe partneritet si dy shtete sovrane, ka thënë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në një fjalim të mbajtur të mërkurën në Universitetin Kolumbia, me temën “Rruga e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike: Sfidat dhe Mundësitë pas Vendimit të GJND-së”.
    Siç raporton RTV21, kreu i ekzekutivit të Kosovës ka përjashtuar mundësinë e hapjes së bisedimeve për statusin, duke thënë se ky kapitull është mbyllur një herë e përgjithmonë, përderisa Kosova dhe Serbia mund të bisedojnë vetëm për çështje teknike dhe atë në nivel të dy shteteve të pavarura.
    “Në asnjë rrethanë s’do të ketë kurrë më bisedime të reja për statusin e Kosovës apo për integritetin e saj territorial. Ne i kemi përfunduar ato bisedime para shumë viteve dhe pavarësia e Kosovës është rezultat edhe i atyre bisedimeve”, ka thënë ai.
    Duke përkujtuar se GJND-ja ka dhënë mendimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, Thaçi ka theksuar se ky fakt duhet t’i sigurojë vendet që hezitojnë të njohin Kosovën ta bëjnë tash një gjë të tillë. Për më tepër, kryeministri Thaçi ka përkujtuar se pas shpalljes së pavarësisë është arritur progres në shumë fusha, derisa sundimi i ligjit vazhdon të jetë sfidë, për shkak të veprimit të strukturave paralele serbe në veri, por edhe pasi që rezultatet në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ende nuk janë të kënaqshme.
    Ai ka shprehur zotimin se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të jetë në ballë të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative.
    Numri një i ekzekutivit ka shprehur bindjen se integrimi në strukturat euro-atlantike i Kosovës dhe gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, është çelës për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin afat-gjatë të rajonit.
    “Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar me BE-në për të plotësuar kriteret për anëtarësim në BE dhe unë shpresoj se procesi i liberalizimit të vizave do të jetë përfitimi i parë kësaj përpjekjeje”, është shprehur Thaçi.
    Ai gjithashtu ka thënë se institucionet e Kosovës po punojnë që FSK të anëtarësohet në Partneritetin për Paqe dhe mandej të avancojë një Plan të Veprimit për anëtarësim.
    “Kosova do të vazhdojë reformat e domosdoshme për të siguruar vendin që i takon në KB, NATO dhe BE, dhe do të vazhdojë të sillet me përgjegjshmëri si shtet sovran dhe i pavarur, ashtu siç është dhe siç e konfirmoi GJND-ja në mënyrë të fuqishme”, ka thënë kryeministri Thaçi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qeveria dhe partitë politike mirëpritën draft-rezolutën e re
    Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur “draft-rezolutën e re, të përgatitur nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara”, që do të paraqitet për miratim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së....
    Postuar: 09:46:15 / 09.09.2010
    Mirëpo, Kryeministri Hashim Thaçi ka përsëritur se në asnjë rrethanë nuk do të ketë më bisedime të reja për statusin e Kosovës. Rezoluta është mirëpritur edhe nga partitë politike në vend.

    Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur “draft-rezolutën e re, të përgatitur nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara”, që do të paraqitet për miratim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

    Mëtutje, në deklaratë, theksohet se “draft-rezoluta e re, e përkrahur nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe e mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara, është në përputhje të plotë me realitetin e krijuar në Kosovë dhe në rajon”.

    Ndërkohë, në fjalimin e tij në Universitetin Kolumbia në Shtetet e Bashkuara, Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se në asnjë rrethanë, nuk do të ketë kurrë më bisedime të reja për statusin e Kosovës, apo për integritetin e saj territorial”.
    Ndërkaq, në Prishtinë, zëvendësi i tij Hajredin Kuqi tha se Qeveria e Kosovës mirëpret tërheqjen e draftit të parë të projektrezolutës nga ana e Serbisë

    Edhe Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, e ka përshëndetur unitetin e BE-së për të bindur Serbinë që të tërheq versionin e parë të projektrezolutës për Kosovën, Sipas Krasniqit, në draftin e ri, Serbia e mirëpret opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

    Partitë opozitare vlerësojnë se tërheqja e Serbisë në momentin e fundit ka ardhur si pasojë e presioneve të fuqishme të Bashkësisë Ndërkombëtare. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi dhe ai i Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Gashi thanë se Serbia ka qenë e detyruar ta tërheqë, sepse, në të kundërtën do të pësonte humbje gjatë votimit në Asamblenë e Përgjithshme.

    Ndaj ndryshimit të projektrezolutës serbe ka reaguar edhe zv/shefi i EULEX-it Andy Sparks, sipas të cilit, ende nuk është arritur një harmonizim i plotë për projektrezolutën.

    “Është shumë gjë e mirë që kemi një tekst të ri të rezolutës, por ende nuk kemi arritur harmonizimin e plotë. Prandaj, ka ende punë për t’u bërë”, ka thënë Sparks.

    Ndërkaq, delegacioni shtetëror i Kosovës, i përbërë nga kreu i shtetit, Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, me qëllim të bashkërendimit të plotë të qëndrimit para mbledhjes së Kuvendi të Përgjithshëm të OKB-së, u takuan mbrëmë me ambasadorët e vendeve të Kuintit. Ata shprehën besimin se këto vende do të përkrahin Kosovën edhe në sfidat e mëtejme me të cilat përballet vendi ynë në rrugën e integrimeve euroatlantike.

    (Kestrin Kumnova)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Reagime të mediave botërore rreth marrëveshjes Serbi-BE për rezolutën
    Marrëveshja midis BE dhe Serbisë që kjo e fundit të heq dorë nga rezoluta e saj dhe të pajtohet me qëndrimet e BE për Kosovën, sa i përket rezolutës në Asamblenë e OKB-së ka ngjallur komente të shumta të shtypit dhe agjencive kryesore botërore. ...
    Postuar: 11:15:56 / 09.09.2010
    BE ia doli t’i imponojë Serbisë qëndrimin e saj dhe të imponohet si ndërmjetësuesi kryesor në bisedimet e ardhshme për çështjet teknike midis Serbisë dhe Beogradit. Kështu shkruan agjencia franceze e lajmeve Frans press, e cila shton se Beogradi i ishte drejtuar Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur interesat e veta, por pas trysnisë së BE, kishte hequr dorë nga rezoluta e vet.

    Agjencia franceze shkruan se zyrtarët serbë kanë thënë mbrëmë se rezultati ishte një kompromis midis Serbisë dhe BE-së. Franspres shkruan se formulimet për dialog midis Serbisë dhe Kosovës janë imponuar nga Bashkimi evropian pasi kjo është dëshirë e Bashkimit Evropian, që përmes bisedimeve të përmirësohet jeta e shqitparëve dhe serbëve në Kosovë, duke biseduar për çështje që kanë të bëjnë me kthimin, telekomunikacionin, marrëdhëniet ekonomike. Evropianët, shkruan franspres, nuk kanë mundur të pranojnë formulimin e Serbisë për të biseduar për të gjitha çështjet e hapura, gjë që nënkuptonte edhe statusin e Kosovës. Për Evropën, çështja e statusit të Kosovës është e mbyllur dhe këtë qëndrim ka arritur ta bëjë të qartë edhe në rezolutë, shkraun Frans Press

    Ndërkaq, gazeta britanike The Gardian shkruan sot se Serbia lëshoi pe përballë trysnisë së fuqishme të Bashkimti Evropian. Serbia lëshoi pe para presioneve të Bashkimti Evropian dhe Shteteve të Bashkura. Me rezolutën e re që është arritje mes BE-së dhe Serbisë i hapet rruga dialogut midis liderëve të Beogradit dhe Prishtinës. Kjo kthesë e Serbisë, shkruan Gardian, është rezultat i përfaqësueses së lartë të BE për Poltikë të Jashtme Ketrin Eshton. Ajo kishte kaluar dy ditë duke ushtruar presion tek Presidenti i Serbisë Boris Tadiç, shkruan Gardian, pasi me vendosmëri i kishte bërë të ditur Presidentit serb se kjo ishte shansa e fundit e Serbisë. Ajo i kishte thënë Presidenti serb se refuzimi i formulimit të BE-së do të thoshte konfrontim i hapur i Serbisë me Bashkimin Evropian, shkruan Gardian. Sikur Serbia të kishte refuzuar kompromisin me BE do të kishte pasuar izolimi i saj nga BE, ndërsa bashkësia ndërkombëtare do të hiqte dorë nga planet për bisedimet Beograd-Prishtinë. Gardian shkruan se BE dhe Eshton do të kenë rolin e ndërmjetësuesit në këto bisedime, por, udhëheqësit e Kosovës me siguri do të kërkojnë që në bisedime të jetë ndërmjetës edhe SHBA-ja, ndërsa një kërkesë e tillë do ta shtyjë Serbinë që në bisedime të ndërmjetësojë edhe Rusia.

    Edhe agjencia Rojters njofton për këtë çështje. Rojters shkruan se Serbia, me këtë qëndrim, ka bërë hap të madh përpara drejt integrimit në BE, por edhe sa i përket dialogut me Kosovën. Edhe agjencia gjermane DPA thekson se arritja e kompromisit Serbi-BE rreth rezolutës për Kosovën është një lajm i mirëpritur dhe nënvizon rolin e Ministrit të Jashtëm gjerman Vestervele, i cili gjatë qëndrimit në Beograd, i kishte bërë me dije zyrtarëve serb se Gjermania ishte e vendosur në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #34
    Nje pyetje per Llapin.

    Tani pas ndrrimit te kesaj rezolute nga ana e Qeverise se serbise ne kordinim per Bashkesine Nderkombetare BE-ne dhe SHBA-te, a duhet qe kryeministri Thaci menjeher ti dergoj forcat policore se Kosoves edhe ne pjesen veriore te Mitrovices dhe ti zhduk strukturat paralele serbe atje, pra me nje fjale qe Qeveria e Kosoves te shtrij rendin e ligjin ne ate pjese te Kosoves.

    Dhe nese kjo gje nuk ndodhe, nese ajo pjese e Kosoves nuk vihet nen kontrollin e Qeverise se Kosoves, dhe strukturat paralele ende veprojne atje a do jete ky nje deshtim i qeverise se Kosoves apo cka do jete.

    Nese ke mundesi Llap te jepesh nje spjegim tendin rreth kesaj
    .
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Nje pyetje per Llapin.

    Tani pas ndrrimit te kesaj rezolute nga ana e Qeverise se serbise ne kordinim per Bashkesine Nderkombetare BE-ne dhe SHBA-te, a duhet qe kryeministri Thaci menjeher ti dergoj forcat policore se Kosoves edhe ne pjesen veriore te Mitrovices dhe ti zhduk strukturat paralele serbe atje, pra me nje fjale qe Qeveria e Kosoves te shtrij rendin e ligjin ne ate pjese te Kosoves.

    Dhe nese kjo gje nuk ndodhe, nese ajo pjese e Kosoves nuk vihet nen kontrollin e Qeverise se Kosoves, dhe strukturat paralele ende veprojne atje a do jete ky nje deshtim i qeverise se Kosoves apo cka do jete.

    Nese ke mundesi Llap te jepesh nje spjegim tendin rreth kesaj
    .
    per ty ma te besueshme jan informatat qe i merr nga shtypi i beogradit dhe i sjell ketu
    prandaj shko atje kerko pergjegjien per ket pyetje pa lidhje qe ma ke ba

    por nja te gjith e dim perpos teje se kjo eshte nji rezolut e re e bashkimit europjan dhe e serbis me mbshtetje te SHBA-ve e jo ndrrim i rezolutes se vjeter
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 10-09-2010 më 02:54
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Miratohet rezoluta për Kosovën
    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Rezolutën për Kosovën , në të cilën njihet mendimi i GJND-së për pavarësinë e Kosovës dhe bëhet ftesë për dialog lidhur me problemet e mbetura midis dy vendve....
    Postuar: 12:33:55 / 10.09.2010
    Asambleja e ka pranuar rezolutën pa votim, në mënyrë unanime.
    Zvarritja e fillimit të punimeve të seancës, që zgjati rreth dy ore, ndodhi për shkak të kundërshtimit të prezencës së delegacionit shtetëror të Kosovës në sallë, nga ana e Serbisë.
    Në fund, delegacioni kosovar, megjithatë, qëndroi në sallë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Nje pyetje per Llapin.

    Tani pas ndrrimit te kesaj rezolute nga ana e Qeverise se serbise ne kordinim per Bashkesine Nderkombetare BE-ne dhe SHBA-te, a duhet qe kryeministri Thaci menjeher ti dergoj forcat policore se Kosoves edhe ne pjesen veriore te Mitrovices dhe ti zhduk strukturat paralele serbe atje, pra me nje fjale qe Qeveria e Kosoves te shtrij rendin e ligjin ne ate pjese te Kosoves.

    Dhe nese kjo gje nuk ndodhe, nese ajo pjese e Kosoves nuk vihet nen kontrollin e Qeverise se Kosoves, dhe strukturat paralele ende veprojne atje a do jete ky nje deshtim i qeverise se Kosoves apo cka do jete.

    Nese ke mundesi Llap te jepesh nje spjegim tendin rreth kesaj
    .
    Te lumte...........!

    Pytjen e njejte e beje edhe une?
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dështim i dyfishtë
    Përveç që u detyrua të pranojë rezolutën e hartuar nga BE, të enjten në New York Serbia përjetoi edhe një dështim tjetër. Dy orë e gjysmë insistoi që Delegacioni shtetëror i Kosovës të largohet nga Asambleja e Përgjithshme, por në fund u dorëzua. Kosova ishte e pranishme në sallë ku aprovua Rezoluta e re që nuk përmban qëndrimet serbe.

    Nga Bekim Greiçevci më 10.09.2010 në ora 7:25
    (E plotësuar) Rezoluta për opinionin e GJND’së rreth pavarësisë së Kosovës, e hartuar nga Bashkimi Europian dhe e përkrahur nga SHBA, të cilën e ka pranuar edhe Prishtina, edhe Beogradi,
    është aprovuar dje me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së në New York.
    Seanca e së enjtes në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara do të mbahet mend për një ngjarje të pazakonshme. Mbledhja ka filluar me dy orë e gjysmë vonesë për shkak të kërkesës së Serbisë që delegacioni shtetëror i Kosovës të largohet nga salla për shkak se Kosova nuk është anëtare e OKB’së.
    Delegacioni serb ka kushtëzuar pjesëmarrjen në seancë me largimin e delegacionit të Kosovës. Ambasadorë të Këshillit të Sigurimit dhe Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme, diplomati libian Ali Abdussalam Trek kanë negociuar për këtë, por kërkesa serbe nuk është aprovuar.
    Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi, Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, Zëvendësministrja e Jashtme Vlora Çitaku dhe këshilltarët kanë përcjellë deri në fund seancën për Kosovës.
    Ministri Hyseni ka deklaruar se anëtarët e delegacionit të Kosovës kishin akreditime të rregullta. Ai bëri të ditur se për praninë e zyrtarëve kosovarë në Asamble janë në dijeni edhe diplomatë të shteteve mike perëndimore. Hyseni theksoi se delegacioni i Kosovës nuk pranon të lëvizë nga ulëset edhe nëse seanca duhet të shtyhet për javën e ardhshme
    Kështu edhe ndodhi. Përfaqësuesit e Kosovës nuk lëshuan pe, por megjithatë situata u zhbllokua. Serbia u detyrua të heqë dorë nga kërkesa e vet, ashtu siç u detyrua dy ditë më herët të tërheqë rezolutën që e kishte deponuar në OKB para pesë javësh.
    Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic ishte i pari që mori fjalën në seancë.
    “Çfarë kërkon delegacioni i Kosovës në sallën e Asamblesë, kur nuk është anëtare e OKB’së?”, e pyeti Kryetarin e Asamblesë.
    Ali Abdussalam Trek sqaroi se zyrtarët nga Kosova janë ftuar nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermanisë, Italia dhe të tjerë.
    Pas kësaj seanca ka vazhduar me një paraqitje të shkurtër të Ministrit Jeremic. Ai tha se rezoluta e re “është një dokument neutral ndaj statusit të Kosovës”. Sipas tij, me këtë rezolutë krijohet një atmosferë e mirë për dialog, por bëri të qartë se Serbia nuk ka ndërmend të ndryshojë pozicionin e vjetër.
    “Mos dyshoni se Serbia nuk do të jetë edhe më tutje e vendosur. Nuk do të lodhemi sepse nuk guxojmë të mos kemi sukses. Sfida të mëdha janë para nesh, por edhe forcat tona janë të tilla”, ka thënë Jeremic. Ai përsëriti se Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.
    Qëndrime të ngjashme me të kanë prezantuar edhe Azerbajxhani dhe Venezuela.
    Ambasadorja amerikane Rosemary DiCarlo shprehu përkrahje për rezolutën e re. Ajo tha se ky dokument i përgjigjet opinionit këshillëdhënës të GJND’së.
    “Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe as Rezolutën 1244. Kosova është një rast sui generis. Kjo rezolutë është në pajtim me qëndrimin dhe mbështetjen e SHBA’së për integritetin territorial të Kosovës. SHBA është e gatshme që të forcojnë një dialog mes dy vendeve”, ka thënë DiCarlo.
    Pikëpamjet e Kosovës janë mbrojtur edhe nga përfaqësues të Shqipërisë dhe Turqisë.

    Rezoluta e re

    Rezoluta e hartuar në tërësi nga BE nuk përmban thirrje për dialog “për të gjitha çështjet e hapura”, siç kishte insistuar Serbia, që në mënyrë të tërthorte i referohej edhe statusit politik të Kosovës. Rezoluta, po ashtu, nuk përmban provizionin me të cilin Serbia dënonte pavarësinë e Kosovës. Janë eliminuar edhe provizionet në të cilat thuhej se statusi i Kosovës nuk është zgjidhur sepse me këtë nuk është pajtuar Serbia. Gjithashtu, nuk figuron më provizioni që synonte të mbajë çështjen e Kosovës edhe më tutje në rend dite të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së.
    Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Catherine Ashton, ka deklaruar se Bashkimi Europian dhe Serbia kanë arritur marrëveshje që të bashkë-sponsorizojnë projektrezolutën lidhur me opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
    “Kjo projektrezolutë do të jetë rezolutë e deponuar nga 28 shtetet europiane. Të gjitha 27 shtetet anëtare të BE’së dhe Serbia do të sponsorizojnë së bashku këtë projektrezolutë”, ka thënë ajo në Bruksel.
    “Pas debatit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së, gjëja e rëndësishme do të jetë që të fillojë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Ky dialog do të jetë në vetvete një faktor për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon”, ka shtuar Ashton.
    Qeveria e Kosovës përmes një deklarate për media ka mirëpritur projektrezolutën e re të përgatitur nga 27 vendet anëtare të BE’së dhe e mbështetur nga SHBA.
    “Draft-rezoluta e re e përkrahur nga të gjitha vendet anëtare të BE’së dhe e mbështetur edhe nga SHBA’të është në përputhje të plotë me realitetin e krijuar në Kosovë dhe në rajon. Kjo draft rezolutë merr në konsideratë mendimin këshillëdhënës të GJND’së, e cila ka konkluduar qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
    Për më tepër, Qeveria e Kosovës konsideron se projektrezoluta e re hedh poshtë çdo mundësi për negociata për statusin politik të Kosovës dhe bën ftesë për bashkëpunim ndërmjet palëve me qëllim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe hap perspektivën e integrimeve euro-atlantike.
    Qeveria e Kosovës është e kënaqur që projektrezoluta e përgatitur nga Serbia është tërhequr nga diskutimi dhe mirëpret vendimin e Serbisë për të pranuar projekt-rezolutën e re të përgatitur nga BE dhe SHBA.
    Duke përjashtuar mundësinë e hapjes së bisedimeve për statusin, Qeveria e Kosovës përkujton se gjithmonë ka afirmuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me Serbinë, si dy shtete të pavarura për çështje të interesit ndërshtetëror në kuadër të perspektivës euro-atlantike.
    “Qeveria e Kosovës shpreh keqardhje për deklaratën publike të Qeverisë së Serbisë, e cila në mënyrë dëshpëruese përpiqet të krijojë keqinterpretime dhe pritje false lidhur me përmbajtjen e projektrezolutës së re të përpiluar nga BE’ja dhe SHBA’ja”, thuhet më tej në deklaratë.
    Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin për vazhdimin e politikës së fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet e rajonit, e bindur se perspektiva e përbashkët e shteteve të Ballkanit Perëndimor është integrimi në BE dhe NATO.
    Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner vlerëson se rezoluta e përbashkët hap rrugën e dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit, “që Franca gjithnjë e ka dëshiruar”.
    Ai ka shtuar se “ky dialog është i nevojshëm për nxitjen e bashkëpunimit, për përparime në rrugën kah Europa dhe për përmirësimin e jetës së të gjithëve”.
    Sipas tij, ky është edhe “një hap kah normalizimi i raporteve ndërmjet Serbisë e Kosovës”.
    Më tutje, në njoftimin nga zyra e tij, Ministri Kouchner, thekson se ka i ka uruar Presidentin e Serbisë, Boris Tadic, arritjen e marrëveshjen, ka falënderuar Shefen e politikës së jashtme të BE’së, Catherine Ashton, dhe me telefon ka biseduar me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

    Opozita kosovare


    Përfaqësues të partive opozitare në Kosovë, kanë përshëndetur tërheqjen e versionit të parë të projektrezolutës serbe nga Asambleja e Përgjithshme e OKB’së, duke thënë se kjo ka ardhur nga presioni i madh që është bërë nga bashkësia ndërkombëtare.
    Duke e mirëpritur tërheqjen rezolutës serbe, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi këtë veprim të Serbisë e ka cilësuar si dorëzim ndaj presionit ndërkombëtar dhe argumenteve që janë në favor të Kosovës.
    “Tërheqja e Serbisë në momentin e fundit nga rezoluta të cilën e ka parashtruar ka qenë shenjë e presionit që ka bërë bashkësia ndërkombëtare mbi Serbinë dhe normalisht që është pritur një nokaut i Serbisë në OKB, ose një tërheqje dhe tërheqja është veprim i mençur i Serbisë që të integrohet në Bashkimin Evropian”, ka theksuar Isufi.
    Ndërkaq nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Ibrahim Gashi tha se ka qenë e ditur se Serbia edhe përkundër kokëfortësisë së saj në fund do të tërhiqet dhe do të pranojë një modifikim të rezolutës, e cila do të jetë më e pranuar për të dyja palët.
    “Nuk mund të themi se projektrezoluta është e pranueshme plotësisht dhe e favorshme dhe nuk i ka lënë të kënaqura as palën serbe as atë kosovare. Ka qenë një trysni e bashkësisë ndërkombëtare për të bërë atë të pranueshme dhe për të dalë nga ky rreth vicioz në raportet Kosovë-Serbi”, ka thënë Gashi.

    Kapitullim i Serbisë


    Partitë e koalicionit qeveritar në Serbi kanë mirëpritur pajtimin e Beogradit me BE’në për rezolutë të përbashkët, por kjo është sulmuar ashpër nga opozita duke e cilësuar edhe si kapitullim.
    Presidenti serb Boris Tadic ka veçuar një element për t’u mburrur me pajtimin e arritur me BE’në. Ai thotë se rezoluta nuk përmban njohje të Kosovës nga Serbia.
    “Kompromisi nënkupton se pas vendimit të GJND’së është gjetur formula me të cilën hapet dialogu rreth zgjidhjeve të ardhshme, e cila thirret në Kartën e OKB’së dhe nuk përmban njëhje të pavarësisë së Kosovës në asnjë mënyrë”, ka thënë Tadic.
    Ndërkaq, nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Slobodan Samardzic vlerësoi se pranimi i Presidentit dhe Qeverisë së Serbisë për ta ndryshuar rezolutën mbi Kosovën, është "akt i kapitullimit para ultimatumeve të fuqive perëndimore".
    "Me rezolutën e këtillë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së, Serbia do ta mundë veten dhe popullin serb", ka thënë Samardzic për agjencinë e lajmeve Beta.
    Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Tomislav Nikolicit vlerëson se politika shtetërore e Serbisë ka pësuar debakël me pranimin e rezolutës së Perëndimit. SNS akuzon pushtetin serb se ka gënjyer dhe mashtruar popullin serb duke u fshehur prapa shpinës së BE’së. Kjo parti kërkon që legjitimiteti i Qeverisë serbe të vërtetohet përmes zgjedhjeve të parakohshme. Partia më e madhe opozitare në Serbi kërkon përgjegjësi nga ata që kanë insistuar që çështje e Kosovës të dërgohet në GJND dhe që kanë mashtruar opinionin duke i premtuar fitore të Serbisë në Gjykatë.
    SNS thotë se rezoluta e re nuk siguron asnjë interes nacional të rëndësishëm, por është i dobishëm për ata që kanë bërë shkëputjen e Kosovës nga Serbia.
    Edhe Partia Radikale Serbe (SRS) dhe Partia Serbia e Re ka adresuar kritika të ashpra ndaj pushtetit të udhëhequr nga Boris Tadic.
    Nënkryetari i SRS’së Dragan Todorovic thotë se me rezolutën e re Serbia ka pësuar një dëm historik sepse Beogradi “ka pranuar të negociojë dhe të mundësojë vazhdimin e rrugës së pavarësimit të Kosovës”.

    Rezoluta e re e sponsorizuar nga 27 shtete të BE’së dhe Serbia


    Asambleja e Përgjithshme

    a) Të vetëdijshëm për qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara;

    b) Duke marrë parasysh funksionet dhe autorizimet mbi bazën e Kartës së Kombeve të Bashkuara;

    c) Duke rikujtuar Rezolutën 63/3 të datës 8 tetor, 2008, me të cilën kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që të japë mendimin këshillëdhënës lidhur me pyetjen: “A është deklaratë e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga ana e institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse në Kosovë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare?”;

    d) Duke pranuar me respekt mendimin këshillëdhënës të GJND-së të datës 22 korrik, 2010, nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për Kosovën dhe pas shqyrtimit të kujdesshëm të së njëjtës, duke përfshirë edhe çështjen, për të cilën është dhënë mendimi;

    e) Është në dijeni për përmbajtjen e mendimit këshillëdhënës të GJND-së për atë nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare kur bëhet fjalë për Kosovën, si përgjigje ndaj kërkesës së Asamblesë Përgjithshme;

    f) Përshëndet gatishmërinë e Bashkimit Evropian që ta lehtësojë procesin e dialogut ndërmjet palëve. Procesi i dialogut vetvetiu do të ishte faktor paqeje, sigurie dhe stabiliteti në rajon. Ky dialog do të kishte për qëllim avancimin e bashkëpunimit, të realizojë avancim në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe të përmirësojë jetën e njerëzve.



    Rezoluta të cilën Serbia e ka tërhequr nga OKB

    Serbia: Projekt rezolutë


    Kërkesa për opinion këshillëdhënës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë se a është shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

    Asambleja e Përgjithshme

    Të udhëhequr nga parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara;

    Duke marrë parasysh funksionet dhe autorizimet mbi bazën e Kartës së Kombeve të Bashkuara;

    Duke rikujtuar Rezolutën 63/3 të datës 8 tetor, 2008,

    Të vetëdijshëm se një marrëveshje mes palëve lidhur me efektet e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk është arritur,

    Të vetëdijshëm për faktin se secesioni i njëanshëm nuk mund të jetë mënyrë e pranueshme për zgjidhjen e çështjeve territoriale,


    1. Është në dijeni për mendimin këshillëdhënës të GJND’së rreth përputhjes me të drejtën ndërkombëtare të deklaratës së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, i dhënë më 22 korrik, 2010;

    2. U bën thirrje palëve të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët për të gjitha çështjet e hapura përmes një dialogu paqësor, në interes të paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit në rajon;

    3. Vendos të përfshijë në agjendën e përkohshme të sesionit të saj të 66, një temë me titullin: “Vazhdim lidhur me opinionin këshillëdhënës të GJND’së rreth asaj se a është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare deklarata e njëanshme e pavarësisë së Kosovës”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Te lumte...........!

    Pytjen e njejte e beje edhe une?
    pergjigjie te njejt kie edhe ti nga une nese ke kerkue nga une pergjigjien

    po si more keshtu po a ini more ju shqiptar
    po a ka shqiptar qe ju dhimbset serbija qe po i numron humbjet nji pas nji keshtu
    per veq juve disave ne ket forum avavavava
    po mosni more se sdo tu vjen as era shqiptar per bes e zot mani
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 10-09-2010 më 03:19
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    pergjigjie te njejt kie edhe ti nga une nese ke kerkue nga une pergjigjien

    po si more keshtu po a ini more ju shqiptar
    po a ka shqiptar qe ju dhimbes serbija qe po i numron humbjet nji pas nji keshtu
    per veq juve disave ne ket forum avavavava
    po mosni more se sdo tu vjen as era shqiptar per bes e zot mani
    Po ty o vella nuk te jep te drejten askush te na ofendoshe dhe te na thuash a jeni shqiptar,mos vellai jem se askujt nuk ja din historin e familjes se X antarite,e te kritikosh keshtu.

    Ok po pson humbje serbia,por ajo qe ne tham eshte se kur qeveria do i dergon forcat ne veri dhe ta shtron pushtetin ne veri,dhe ta shkaterron decentralizimin?
    Kurse ti ketu neve na thua "a jeni shqiptar" po mos more vella mos keshtu mos i kritiko te tjeret vetem pse nuk ndajne mendim te njejte me ty.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •