Close
Faqja 35 prej 59 FillimFillim ... 25333435363745 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 583
  1. #341
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Sueda Lexo Postimin
    Dhe keshtu do te vezhdojm
    kur nuk do te ndryshojme
    per te kerkuar te drejta
    te gjithe ne pritojme.

    Me pelqel dhe shtova disa vargje,
    pershendetje Z.Riza.
    Respekte Sueda ....Ju përshëndes me vargjet e më poshtme...

    S'kam gabuar......

    Un' vargje shkruaj pa menduar
    Dhe veten s'e vendos në faj.
    Në ç'do minutë i frymëzuar
    Si një fëmi që s'di të qaj...

    Aspak s'mendoj se kam gabuar
    Mbi vargun e mbi rimën time.
    Kjo botë jarane e trazuar,
    Gatuan vetëm gjellë me qime....

  2. #342
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Megjthatë...........??????


    Me mosbesimin tim të tretur,
    Të shkrojta vargje miqësije.
    Jam njeri e nuk jam hekur,
    Besoj në ndjenja dashurie...

    Lëkura e jetës tjetërsuar,
    Si një rrogoz mbuluar trupin.
    Kjo jetë tinzare egërsuar
    Dhe në dhëmballë e bluan turpin.

    Megjthatë ka vënd për jetën,
    Fole e shpirtit të strehon.
    Ilaçi që lind të vërtetën
    Të dy në koma po na çon......

  3. #343
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Në vëndin tim.....

    Në vëndin tim unë vdes i lumtur,
    Pranoj çdo vuajtje që mund të kem.
    E ledhatoj me shpirt një flutur
    Nga fundi dheut, hare më vjen...

    Kur vjen pranvera,vetëm mbjell lule,
    Zambak dhuroj në çdo shtëpi.
    Në vëndin tim, mbret pa kobure
    Edhe vet bakrin e kthej flori....

  4. #344
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Megjthatë...........??????


    Me mosbesimin tim të tretur,
    Të shkrojta vargje miqësije.
    Jam njeri e nuk jam hekur,
    Besoj në ndjenja dashurie...

    Lëkura e jetës tjetërsuar,
    Si një rrogoz mbuluar trupin.
    Kjo jetë tinzare egërsuar
    Dhe në dhëmballë e bluan turpin.

    Megjthatë ka vënd për jetën,
    Fole e shpirtit të strehon.
    Ilaçi që lind të vërtetën
    Të dy në koma po na çon......
    Fort i nderuar e i dashur, poet Riza!

    Qudi si më paska ikur ky cikël poetik, mjaft i mrekullueshëm... Lexova disa nga vargjet dhe më pëlqeu mënyra e shprehjes së revoltës për realitetin politik të kohës. Keni një stil të veçant dhe mjaft konkret.

    Ju uroj sukses në krijimtari e frymëzim të vazhdueshëm!

    Përshëndetje,
    Dar_di
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #345
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Fort i nderuar e i dashur, poet Riza!

    Qudi si më paska ikur ky cikël poetik, mjaft i mrekullueshëm... Lexova disa nga vargjet dhe më pëlqeu mënyra e shprehjes së revoltës për realitetin politik të kohës. Keni një stil të veçant dhe mjaft konkret.

    Ju uroj sukses në krijimtari e frymëzim të vazhdueshëm!

    Përshëndetje,
    Dar_di

    Dar_di ! Ju përshëndes dhe ju falenderoj për pjesmarrjen dhe mendimet që jepni...Respekte....

  6. #346
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Çfar i mungon jetës time.......?!

    S'di pse ëndrra nuk kam parë?
    Po, pse brenga, s'është larguar?!
    Përse më vjen për të qarë
    Nga një klithmë e bubulluar?!....

    Çfar i mungon jetës time?
    Çfar i mungon gjumit thellë?!
    Pse më duket si jetime,
    Ajo portë e ajo derë?!

    Dhoma si e zvogëluar,
    Nuk më nxë,ndaj gdhihem jashtë.
    Pse moj ëndër je larguar
    Nga kjo portë tepër e lashtë?!.......
    ----Çfar s'i mungon jetes time...?

    Nuk i mungon loti
    Dhembjen e ka mike
    Shpirt djegur kahmoti
    Jete,a s'u merzite?

    Nuk i mungon ofshama
    Qe del nga thellesija
    Rrudhat n'ball s'i mungojn
    Por jo nga pleqerija!

    Jete me shume mungesa
    Me plot peripeti me zvarite
    Mungesa,mungesa,mungesa
    Jete a s'u merzite??

    Perzemersisht te pershendes miku im!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  7. #347
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    ----Çfar s'i mungon jetes time...?

    Nuk i mungon loti
    Dhembjen e ka mike
    Shpirt djegur kahmoti
    Jete,a s'u merzite?

    Nuk i mungon ofshama
    Qe del nga thellesija
    Rrudhat n'ball s'i mungojn
    Por jo nga pleqerija!

    Jete me shume mungesa
    Me plot peripeti me zvarite
    Mungesa,mungesa,mungesa
    Jete a s'u merzite??

    Perzemersisht te pershendes miku im!



    Respekte e panjohura. Ju uroj shëndet e gjith të mirat...

  8. #348
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Mos harro.......


    Më shtërngo shpirt më shtërngo.
    Puthi ëmbël faqe,buzë.
    Nga ky zjarr mos më lësho
    Lërmë të bëhem furrë e shpuzë.

    Mos harro,nuk përsëriten
    Dhe s'janë ëndrra nate, zemër.
    Si tërmet më përpelitën
    Cep më cep e nuk kanë emër....

  9. #349
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    Të bëhet ç'të bëhet.....


    Aspak s'po habitem nga rrjedha e jetës,
    E vrullshme,stuhi dhe teka idioti.
    S'po flas para teje, bosht i të vërtetës,
    Të gjith do më shajnë: Ti je një burrë koti....

    Më mirë pranoj shurdhin,qorrin dhe memecin,
    Shpirtin e trazuar them që ta burgos.
    Të bëhet ç'të bëhet më mirë le të vdesin,
    Endrrat endacake që më marin osh....

  10. #350
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Lehtë e lehtë.......


    Eci rrugës i çapitur,
    Sytë mbërdhe,mëndjen në qiell.
    S'di çfar pret kjo mëndjekrisur,
    Nga kjo rrugë e nga ky diell.

    Eci lehtë e lehtë mbi erë,
    Krahët hapur si shqiponjë.
    Mallëngjyshëm hap një derë
    Shtrihem si ulok në dhomë.

    Buzët tharë e lotët kripur,
    Thinjur si dëborë në male.
    Rrudha e ballit e dremitur
    Si lugat mbi shpirt hedh valle...

Faqja 35 prej 59 FillimFillim ... 25333435363745 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •