Përshëndetje Mondi dhe Ereza për leximin dhe komentimin e postimeve të mia...Respekte miq të nderuar.....
Rrebeluar........
U rrebelova...,s'edi shkakun,
Vetëm shkruaj egërsisht.
Flak' e trurit,dogji barkun
Dhe më thau si shelgjisht.
Tani qesh e zemërohem,
Si një foshnjë që s'kupton gjë.
S'e kuptoj pse rrebelohem
Edhe bredh si kal pa frë.
S'di ç'kërkoj nga vetia ime,
E kam shtrydhur si limon.
Dhe ato dy-tre thërrime,
Ja lë zogut në ballkon.
Rrebeluar më shkon dita,
Nata ëndrra riprodhon,
Fatin vetes,kurr s'ja dita,
Ndaj tani më tradhëton.....
Krijoni Kontakt