Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 49
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    sigurisht qe ky mostra eshte nje nga pjellat e shumta te aktualitetit te 10-15 viteve te fundit sidomos ne zonen e 5 - qytetve qe perbejne New York'un
    plehra te tilla jane disa syresh dhe te vjen ndot kur i sheh te "fryhen" me makina te shtrenjta e muzike bashkekohore Afrikano-Amerikane rrugeve kur prinderit e tyre iu del bretku duke pastruar gjith naten zyrat ne shumkateshet e NY......
    ne New York ka pune sa te duash por disa si ky llufi duan ti bien shkurt e te behen Tony Montana per "dy dit" prandaj personalisht nuk ndiej AS ME TE VOGLEN KEQARDHJE, APO MESHIRE
    PATJETER DO TI KENE DHENE LEKSIONE PER MLEDHJEN E SAPUNIT NE SHTEPINE PA QERA.......

    KA ME MIJRA TE TJERE QE NDERSHMERISHT PUNOJNE DHE FEMIJET E TYRE JANE TE SHKELQYSHEM ........PO E PERSERIS TE SHKELQYSHEM NE SHKOLLA E JETE
    KA ARDHUR KOHA QE GAZETA TE TILLA QE PER BOMBASTIKE SHITJEJE BROCKULLISIN DHE HYJNIZOJNE CAKMAKE TE TILLE TE IDIOTIZMIT INJORANT...........TU MOS IU JEPET RENDESI
    Komuniteti yne eshte me se i brishte dhe shembuj te tille as nuk e karakterizojne e as nuk trgojne vertetesine e karakterit te ketij komuniteti
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Po Almir Rrapo kush eshte, se thuhet qe paska punuar ne qeveri ne Shqiperi, dhe ketu ne NY qenka i implikuar me vrasje

    Almir Rrapo, the senior administrative assistant to Albania's deputy prime minister, was arrested by Albanian National Police at the request of American authorities on July 2, but U.S. prosecutors only unsealed an indictment against him Tuesday.
    http://www.myfoxny.com/dpp/news/loca...-for-ny-murder


    ketu japin emrat e te denuarve shqiptare lidhur me kete ceshtje.
    http://newyork.fbi.gov/dojpressrel/p...nyfo082410.htm

  3. #33
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    SHEKULLI ONLINE | 28/08/2010 | ARTI I TE JETUARIT

    Më pas mjafton të kërkosh dhe lista është e gjatë. Papritmazi, banorët e një vendi kaq të vogël kanë arritur të krijojnë probleme shumë të mëdha për mbrojtësit e ligjit, duke u cilësuar nga FBI si kriminelët më të rrezikshëm në Amerikë.
    Mire ky 'gazetari' (qe ka jetuar dhe s'ka idene e gazetarise ne Amerike) ka shkruar nje perfundim te tille - futja kot, po Shekulli i lexon ndonjehere ato qe i dergojne, para se t'i botoj?!

    Per pjesen e intervistes, asgje me shume per tu veçuar nga ndonje i burgosur rus, polak, kinez, izraelit, kolumbian etj i ketij lloj krimi.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #34
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Mire ky 'gazetari' (qe ka jetuar dhe s'ka idene e gazetarise ne Amerike) ka shkruar nje perfundim te tille - futja kot, po Shekulli i lexon ndonjehere ato qe i dergojne, para se t'i botoj?!

    Per pjesen e intervistes, asgje me shume per tu veçuar nga ndonje i burgosur rus, polak, kinez, izraelit, kolumbian etj i ketij lloj krimi.
    Por nuk është puna atje, problemi është që intervista ngjan faktikisht si një lloj reklame. Mesazhi që merr nje emigrant puntor nga kombi me i korruptuar në Europë e ndoshta në botë, është "hë mo se edhe ju që ikët një m..t jeni", ku dihet që pikërisht ata që ikën me shumicë ikën sepse llumi sundon në cdo aspekt të jetës në Shqipëri. Këta "gazetarë" me shkollë klubesh dhe pubesh janë përgjegjës që gjërat nuk ndryshojnë në shqipëri, sepse nuk ka kritikë të mirfilltë dhe plan aksioni kundra korrupsionit. Mirëpo mesaduket paskësh qënë me e lehtë të marrin në intervistë morracakun e rradhës dhe ta trumbetojnë se "gjithandej njësoj është". Besoj që ju që mesaduket ndoheni jashtë shtetit, duhet të jeni të parët që të irritoheni nga kjo rubrikë "arti i të jetuarit".
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #35
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nuk e kuptoj sesi u ngrihen supet disave kur gazetat prodhojne lajme dhe histori nga me te cuditshmet.Nje gazete ne Tirane qe lajmet qe ndodhin ne Amerike i mer vetem neperpjet internetit na boton lajme se mafja Shqiptare ne Amerike qenka me e kerkuara nga FBI.BROCKULLA dhe fantazi e atyre qe Shqiptaret i konsiderojne vetem mafjoze!!!!
    Mafja per dijenine e KOCOS se Shekullit dhe atyre qe e lexojne kete pacavure eshte ajo qe kontrollon trafikun e kokaines nga Meksika ne SHBA, eshte mafje ajo qe kontrollon rrjetet e prostitucionit ne Vegas,Miami,Nju Jork dhe Los Anxhelos dhe jo ndonje shprendares i rendomte substancash te ndaluara.
    Eshte mare nje njeri qe ka bere tre vite burg dhe duket sikur pergjithesohen gjithe shqiptaret e Amerikes. A e kane vertetuar lajmin ne teren keta gazetare te pa afte?!!A i kane pare shqiptaret te punojne 10-12 ore ne dite,ndonjehere edhe te dielat?
    Me siguri qe jo.Kjo nuk perben lajm.Lajm perben vetem dalja e ndonje burgaxhiu ne gazeten e Kocos.Habitem sesi vete ne shqiptaret po i hapim nje nam te tille vetes sikur e gjithe bota po rotullohet rreth mafjes Shqiptare.Nderkohe qe sipas rrjeteve te lajmeve te permasave boterore,vetem mafja ruse perfiton ne vit 10 Miliarde dollare.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Por nuk është puna atje, problemi është që intervista ngjan faktikisht si një lloj reklame. Mesazhi që merr nje emigrant puntor nga kombi me i korruptuar në Europë e ndoshta në botë, është "hë mo se edhe ju që ikët një m..t jeni", ku dihet që pikërisht ata që ikën me shumicë ikën sepse llumi sundon në cdo aspekt të jetës në Shqipëri. Këta "gazetarë" me shkollë klubesh dhe pubesh janë përgjegjës që gjërat nuk ndryshojnë në shqipëri, sepse nuk ka kritikë të mirfilltë dhe plan aksioni kundra korrupsionit. Mirëpo mesaduket paskësh qënë me e lehtë të marrin në intervistë morracakun e rradhës dhe ta trumbetojnë se "gjithandej njësoj është". Besoj që ju që mesaduket ndoheni jashtë shtetit, duhet të jeni të parët që të irritoheni nga kjo rubrikë "arti i të jetuarit".
    E drejte.

    Por po ta çosh kete person ne shqiperi ka rezik ta zgjedhin si politikan.....
    Prandaj eshte e kot qe te nxehesh.

  7. #37
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj sesi u ngrihen supet disave kur gazetat prodhojne lajme dhe histori nga me te cuditshmet.Nje gazete ne Tirane qe lajmet qe ndodhin ne Amerike i mer vetem neperpjet internetit na boton lajme se mafja Shqiptare ne Amerike qenka me e kerkuara nga FBI.BROCKULLA dhe fantazi e atyre qe Shqiptaret i konsiderojne vetem mafjoze!!!!
    Mafja per dijenine e KOCOS se Shekullit dhe atyre qe e lexojne kete pacavure eshte ajo qe kontrollon trafikun e kokaines nga Meksika ne SHBA, eshte mafje ajo qe kontrollon rrjetet e prostitucionit ne Vegas,Miami,Nju Jork dhe Los Anxhelos dhe jo ndonje shprendares i rendomte substancash te ndaluara.
    Eshte mare nje njeri qe ka bere tre vite burg dhe duket sikur pergjithesohen gjithe shqiptaret e Amerikes. A e kane vertetuar lajmin ne teren keta gazetare te pa afte?!!A i kane pare shqiptaret te punojne 10-12 ore ne dite,ndonjehere edhe te dielat?
    Me siguri qe jo.Kjo nuk perben lajm.Lajm perben vetem dalja e ndonje burgaxhiu ne gazeten e Kocos.Habitem sesi vete ne shqiptaret po i hapim nje nam te tille vetes sikur e gjithe bota po rotullohet rreth mafjes Shqiptare.Nderkohe qe sipas rrjeteve te lajmeve te permasave boterore,vetem mafja ruse perfiton ne vit 10 Miliarde dollare.
    Sepse është mentaliteti që me punë nuk arrihet asgjë, mentalitet ky i kultivuar gjatë komunizmit, i cili falimentoi të bënte një tranzicion politik si në Kinë përshembull dhe kaloi shteti në anarki, ku ligji i më të fortit dhe më injorantit shpesh herë, të siguronte prosperitetin ekonomik. E keqja është se kanë kaluar njëzet vite dhe këto nocione mesaduket po "forcohen" cuditërisht nga vetë shtypi.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #38
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    te gjithe gazetaret bejne shkrime me leke per te fituar buken e gojes
    ka ikur koha e moralit
    te gjithe e kane kuptuar boten e drejton leku, ndryshe s`ke dinjitet
    keshtu qe nuk eshte ndonje shkrim i tmerrshem per tu kritikuar; aq me teper meret vesh qe ne amerike nuk perdor dot makine te vjedhe si ne shqiperi. se per delinguete nuk jemi ne rekord, jane italianet, ruset, hebrejte etj, etj

  9. #39
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    E drejte.

    Por po ta çosh kete person ne shqiperi ka rezik ta zgjedhin si politikan.....
    Prandaj eshte e kot qe te nxehesh.
    Un nuk jam i nxehur, jam i revoltuar nga ky pisllëk mediatik që hedh baltë mbi emigrantët shqiptarë kudo që janë. Deri dje, duke qënë se vëndi është në krizë ekonomike dilnin dhe kërkonin idera se si të thithin kapitalin e këtyre emigrantëve që sipas llogarive më konservatore llogaritet të jetë trefishi i GDP-së aktuale në shqipëri, pra rreth 35(tre zero) miliardë dollarë. Mirëpo shumë njerëz janë skeptik të investojnë mundin dhe djersën në një vënd që nuk garanton as të drejtën e pronsisë dhe që reklamon krimin si të vetmin "art jetese". Nuk mundet më shqiptari të rri e të shohë kohën se si kalon dhe të bëj sehir, sepse po marrim në qafë jo vetëm veten tonë, por dhe gjeneratat që po vijnë.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #40
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    te gjithe gazetaret bejne shkrime me leke per te fituar buken e gojes
    ka ikur koha e moralit
    te gjithe e kane kuptuar boten e drejton leku, ndryshe s`ke dinjitet
    keshtu qe nuk eshte ndonje shkrim i tmerrshem per tu kritikuar; aq me teper meret vesh qe ne amerike nuk perdor dot makine te vjedhe si ne shqiperi. se per delinguete nuk jemi ne rekord, jane italianet, ruset, hebrejte etj, etj
    Sigurisht që e drejton leku, por edhe lekun e drejton truri jo forca brutale si në shqipëri. Leku drejtohet nga truri dhe garantohet nga ushtria. Leku duhet të ketë likuiditet të investohet për të ardhmen jo të betonohet në pronën e tjetrit. Leku duhet rrespektuar madje, dhe ai që punon për bukën e gojës e rrespekton më shumë nga të gjithë.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •