Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Një shqiptar dhe jeta në burgun amerikan

    SHEKULLI ONLINE | 28/08/2010 | ARTI I TE JETUARIT

    Pas më se dhjetë vjetësh në Amerikë më ka ndodhur shpesh herë të dëgjoj për shqiptarët dhe problemet e tyre me ligjin, por këtë vit duket se lajme të tilla fatkeqësisht po bëhen edhe më të shpeshta. Vetëm javën që shkoi "New York Post" ka publikuar dy shkrime në lidhje me shqiptarët dhe krimin.

    Në listën e dhjetë personave më të kërkuar dhe më të rrezikshëm në Nju Jork dy shqiptarë radhiteshin të parët. Ndërkohë, në një tjetër shkrim flitej për një vrasje midis dy të rinjve në një tavernë pranë sheshit "Time Square".

    Më pas mjafton të kërkosh dhe lista është e gjatë. Papritmazi, banorët e një vendi kaq të vogël kanë arritur të krijojnë probleme shumë të mëdha për mbrojtësit e ligjit, duke u cilësuar nga FBI si kriminelët më të rrezikshëm në Amerikë.

    Ne sot po ju sjellim intervistën me Arbenin (emri është ndryshuar), i cili pak kohë më parë ka përfunduar një dënim trevjeçar në një prej burgjeve federal të Amerikës dhe momentalisht është në lirim me kusht.

    - Sapo keni dalë nga burgu, a po e shijoni lirinë?

    - Me t'thënë të drejtën po më duket sikur s'kam qenë asnjëherë në burg. Pastaj ka momente në mëngjes e në mbrëmje kur më kujtohet jeta në qeli dhe më vjen inat me vetën që jam treguar kaq budalla.

    - Doni të thoni se ndryshe nga ç'mendonit, gjithë ai rrezikim ka qenë i pavlerë?

    - Vetëm kur je në burg e kupton se asgjë s'ka më vlerë se liria. E burgu t'i merr të gjitha, me të dashura, me pasuri, me miq e me familje. Atyre që iu ke bërë më shumë nder, ata zhduken të parët.

    - Po tani që keni dalë, a i keni rilidhur kontaktet?

    - As nuk dua të shikoj njeri. Përveç familjes të gjithë të tjerët i kam fshirë nga jeta. Pavarësisht ç'më ka ndodh mua, e me çfarë u mora unë, nuk i kam bërë keq njeriu. Kur kanë pasur halle i kam ndihmuar. Nuk është se nuk e dinin se me çfarë merresha, por të paktën një telefonatë t'i kishin bërë familjes, apo një letër të ma kishin çuar veç për me na heq atë dhimbjen që kemi pas. Gjithsesi secili në kohën e vet.

    - Pse ju kanë arrestuar?

    Shitblerje makinash të vjedhura, falsifikim dokumentesh... Këta, një gjë të bësh se 101 akuza të ngrenë. Të rroj avokati pa ndonjëherë mendoja se kurrë nuk kisha për ta parë ditën e diellit. Më kupto, ajo çka kam bërë unë është e jashtëligjshme, por unë nuk shkoja të vidhja makinat nga nënat e pleqtë, gjithçka ishte nën ujdi. Raporto makinën e humbur, ndërroji numrat, ata merrnin lekët nga siguracionet blinin makinë të re, ne shisnim makinën e vjedhur me numra të tjerë. Biznes për biznes.

    - Si ndodhi që hytë në këtë "biznes"?

    Nuk është vështirë. E keqja gjendet më shpejt se e mira. Desha të blija një makinë për vete, një i njohuri im më tha të takoja X person se do më gjente një BMW për $6.000. Kur shkova atje më shpjeguan sesi ishte puna dhe më garantuan se nuk kapeshe kurrë.

    Muaj më vonë, një miku im deshi të bënte të njëjtën gjë dhe personi ndërlidhës më pagoi një $1000 meqë i solla klientë dhe më tha se po të doja të bëja lekë mund të gjeja klientë për të e fitimi do ishte më i madh. Kështu filloi e pastaj kur u njohëm më shumë, gjërat shkuan dhe më thellë, e nuk mund të flas më tepër se nuk dua më probleme.

    - Nuk menduat për një moment se çfarë mund të ndodhte ty apo familjes suaj, nëse policia do t'ju arrestonte?

    Po kush është në të mirë nuk e mendon të keqen, jo. Më shkonte në mend, por puna është kur ke familje për të mbajtur e kur ke njerëz që varen nga ty ose përndryshe do vdesin urie çfarë do bësh? Unë e di kush jam po njerëzit të mos më gjykojnë kaq kollaj, sepse dua ta dinë të gjithë, nuk ka shqiptar e emigrant në Amerikë që nuk e bën nga një pisllëk.

    Unë kam shit makina të vjedhura, po ke njerëz që po ndahen veç me marrë ndihma nga shteti apo me u martu me kushërinj për letra. Ke nga ata që ndërrojnë çmimet dyqaneve, vjedhin nën bluze, s'paguajnë taksat, punojnë në të zezë.

    Pse ato nuk janë krime? Kjo është Amerika, po nuk dole pak jashtë vijës nuk bën hall pa leni çfarë ju tregojnë juve me djersën e ballit. Nuk vjen çdo vit në Tiranë ai që punon me djersë jo se nuk i del hesapi. Të gjithë emigrantët e bëjnë këtë. Indianët që i vënë taksa gjithë mallrave e që t'i shesin me çmime trefish në dyqane, arabët që nuk e ndezin fare metrin e taksisë etj. Hajde më kot flas dhe unë se prapë s'kanë me m'besu.

    - Si arritën që ju kapën?

    FBI kishte dy vjet që përgjonte bosin e madh që drejtonte të gjitha operacionet. Ai kish filluar të hapej pak si shumë se kishte vite që e bënte këtë punë dhe ma do mendja filloi të kujtonte se ishte i pakapshëm. Krimbi i lekut më. Nga frika se mos merrte nja 20 vjet burg, vajti dhe i spiunoi të gjithë e kështu na kapën.

    - Në shtëpi ju arrestuan? Mund të ma përshkruash nëse mundesh?

    Unë dhe një shoku im ishim duke fjetur në shtëpi. Nga ora dy e mëngjesit vijnë i bien derës. E hap veç kur shoh pesë agjentë me pistoletë në dorë, drejtuar në fytyrën time duke ulëritur. Unë përgjumësh, s'po merrja vesh ç'a po bëhej.

    Na vunë prangat të dyve na lexuan të drejtat dhe filluan të kontrollojnë shtëpinë. Deri aty s'po kisha frikë, por kur dëgjova në radio që kishin arrestuar dhe bosin, atëherë e mora vesh që e hëngrëm. Rrëmujë e madhe o njeri sikur kishin ardhur të arrestonin tërë lagjen. Nja 20 të FBI., polica etj. Nuk po m'besohej.

    - Ç'ndodhi më pas? Ku ju çuan?

    Fillimisht në stacionin e policisë, pastaj në gjykatë se ishte si vonë. Aty na lexuan përse ishim arrestuar dhe kur m'kanë thënë që po na çojnë në burg dhe nuk na dhanë bail (shumë që paguhet për të dalë i lirë në gjykim) më iku truri farë. Mu përmbys bota, sepse po mendoja ç'ka me i thënë familjes, kupton? Aty e humba.

    Pastaj në burg degjenerim. Derë pas dere, na futën me bë një dush të ftohtë lakuriq. Kontroll në imtësi dhe në trup, na regjistruan. Të japin një si trastë me rroba dhe na futën në izolim se ditët e para të bëjnë analizat për sëmundje. 24 orë në qeli pa dalë fare, vetëm, pa kontakt. Me të çmend me zor!

    - Kishit frikë? Si ishte jeta në burg në përgjithësi?

    E vetmja frikë që kisha ishte përballja me familjen dhe dhimbjen që po i shkaktoja. Kaq! Për të tjerat as e çaja kokën. Njerëzit kujtojnë se në burg robt rrihen tërë ditës. Ene ato ndodhin, por jo shpesh. Zura shoqëri të mirë dhe me ta tërë ditës. Aty të gjithë tu shkallu nga trutë se tërë ditës ça do bësh aman, po hajde më ça të them dhe unë.

    Hajde vërdallë e dëgjo problemet e të tjerëve. Të gjithë të pafajshëm janë në burg asnjë se pranon fajin. Burgaxhinj të ndershëm. Ishte njëri e kishin fut për të pestën herë brenda ai thoshte ma bën policia kastile. I thosha, po mirë ore herën e parë, ja dhe herën e dytë, po pesë herë... Nuk kupton ti, më thoshte mua. Ore po them të gjithë të pafajshëm.

    - A kishte shqiptarë të tjerë aty?

    Në kapanonin tim jo. Në kapanonin ngjitur kishte tre. Dhe një nga shpërndarësit e ushqimit ishte shqiptar. Në çdo burg që më kanë transferuar ka pasur të paktën dy-tre shqiptarë.

    - Cila ishte rutina e ditës në burg?

    Në ora 6 ndizeshin dritat, në qeli servirej mëngjesi. Kishe kohë 15 minuta me e marrë ose përndryshe ngeleshe pa mëngjes. Ndonjëherë ushqimi ishte aq llahtar saqë sa e shikoja kthehesha në qeli direkt. Pastaj shkoja në gjumë prapë. Nga ora dhjetë në palestër deri në dymbëdhjetë. Deri në ora tre që servirej dreka duke pa televizor. Pasdite duke luajtur shah e duke bërë muhabet apo bixhoz.

    Pastaj hanim darkë, shikonim ndonjë film dhe në ora dhjetë në qeli të mbyllur. Imagjino tani t'bësh këtë për dy vjet. Mësohesh, mësohesh se të ikën truri fare dhe stakohesh. I vetmi stres që kisha ishte familja dhe gjyqi se e tërhiqnin zvarrë dhe më jepnin që kaq kohë ke më bë e ta flija mendjen, por shtynin datat e pastaj një herë të thonë 5 njëherë 10 tmerr, çfarë të them!

    - Kush ka qenë momenti më i vështirë për ju gjatë burgosjes?

    Ka pas shumë. I gjithë qëndrimi ka qenë i vështirë, sepse aty nuk e ke më veten në dorë. Të ka në dorë gjykatësi që varet si është ngritur në mëngjes, është zënë apo jo me gruan dhe ta jep dënimin si t'i dojë qejfi pa lërini ato filmat që i nxjerrin si njerëz shembullorë. Gjykatësi i çështjes sime hante çamçakëz dhe rrinte-rrinte e të jepte tru mbi jetën e si të jetosh.

    Moment i vështirë ka qenë biseda e parë me familjen. Në zë ua ndjeja dhimbjen dhe pse përmbaheshin. Këtej mezi i mbaja lotët, po ç'a të bëja. Për ata prindër më dhemb se veç kam dash me i ndihmu, nuk i hyra kësaj rruge me lëndu askënd.

    - Të them të drejtën, kur ju shikon për herë të parë nuk ta jepni përshtypjen se mund të merreni me gjëra të tilla.

    Po mos shiko këta të filmave apo këta të fortët e lagjeve ti, se këta asgjë s'bëjnë. Ata që kryejnë punët e mëdha nuk e tregojnë veten, nuk duan të duken se nuk janë budallenj. Ja shiko Gottin, filloi të dilte në gazeta dhe e kalbën në burg. Këta mafiozët e vegjël që më mbajnë pistoleta me vete si të fortë, ata shkojnë në burg kot.

    Se desha me të thënë. Më ka ardhur keq për një plak nga Libani në burg. 60 vjeç burrë me biznes me të gjitha, nuk kishte paguar taksat dhe e kishin fut brenda. E gënjente familja përditë. I thoshin do të sjellim avokatin dhe avokati nuk i vinte. Kishte lekë sa të doje e lanë aty. Gjynah o njeri! Erdhi një dit më tha se kishte parë zog në dhomë, kishte filluar të çmendej. Unë kur ika prapë aty ishte. As gjyq as bail, asgjë. E tmerrshme! Do Zoti ka dalë.

    - Po tani që ju keni dalë, me çfarë do merreni?

    Kam gjetur një punë si shofer. Paguhet mirë. Nuk bëj aq sa më parë, por dhe nuk dalë e shpenzoj më si më parë. Në dy vjetët e ardhshme duhet të takohem çdo muaj me një oficer për t'i raportuar mbi jetën që bëj, e nuk duhet të përzihem me ndonjë gjë të keqe se përndryshe më çojnë prapë në burg, automatikisht dhe gjashtë muaj të tjerë.

    - Duket se i paskeni thënë lamtumirë ...krimit?

    Epo... veset e këqija nuk harrohen aq lehtë, po të shpresoj me gjet ndonjë nuse të fortë e të ma mbledhë. Kështu po thotë nëna (qesh). Sinqerisht, kam heq dorë nga ato punë.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Jam kurioz të dijë cfarë mendojnë emigrantë nëpër botë dhe sidomos ata në Amerikë për reklamën dhe denigrimin që u bën Gazeta Shekulli në seksionin "Arti i të Jetuarit" në numrin e sotshëm duke intervistuar këtë "mafiozin" sipër, i cili për bukën e gojës u detyrua ti futej rrugëve të këqia dhe sigurisht të kishte BMW-në dhe dashnoret e rreshtuara, patjetër synimi i tij kryesor ishte buka e gojës të kuptohemi.

    Si emigrant personalisht do kërkoja një falje publike e Gazetës Shekulli sa më shpejtë të ishte e mundur nëse kanë ndërmend të ruajnë audiencën e tyre si gazetë.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Te intervistosh disa njerez qe karakterizohen si llumi i shoqerise, dhe per te mbijetuar " per buken e gojes" na u dashka, te merresh me pislliqe sic pretendon zotnia ish-burgosur, nuk eshte asgje me shume identifikim i vetvetes. Te dali ne konkluzione te tilla absurde dhe te thuash "ska shqiptare ne amerike mos merret me pislliqe" kjo qenka c'qenka. Na la pa fjale.

  4. #4
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Kushedi sa ka shku kilja e bukes ne Amerik me shume sesa kilja e droges se kaja nonen ky tipi deklaro qe ju fut asaj pune per buken e gojes.

    F off

    Kisha mendje te shkoja vizit ne USA por JO JO.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  5. #5
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    ky prape ne burg do perfundoje me keto mendime qe paska
    na beri te gjithe ne shqiptareve te amerikes shkelsa ligjesh.
    ne amerike nuk eshte e nevojshme te meresh me pislliqe, mjafton te punosh kamarier dhe i merr 300 dollar dita.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    te pakte ky e tregoj te verteten qe ishte kriminel kurse ka kriminela qe vin ne kosove dhe shqiperi dhe shesin mend

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Une jam perkethyes pran gjykatave te Gjermanise dhe njoh histori te pa fund te kesaje forme.Edhe pse shtetet perendimore nuk jane shtete policore edhe ketu ka polici civile qe i ndjek kriminelet e ata nuk e dine.
    Da steh' ich nun, ich armer Tor,
    Und bin so klug als wie zuvor!

  8. #8
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Jam kurioz të dijë cfarë mendojnë emigrantë nëpër botë dhe sidomos ata në Amerikë për reklamën dhe denigrimin që u bën Gazeta Shekulli në seksionin "Arti i të Jetuarit" në numrin e sotshëm duke intervistuar këtë "mafiozin" sipër, i cili për bukën e gojës u detyrua ti futej rrugëve të këqia dhe sigurisht të kishte BMW-në dhe dashnoret e rreshtuara, patjetër synimi i tij kryesor ishte buka e gojës të kuptohemi.

    Si emigrant personalisht do kërkoja një falje publike e Gazetës Shekulli sa më shpejtë të ishte e mundur nëse kanë ndërmend të ruajnë audiencën e tyre si gazetë.
    Shoket/te njohurit e tij, jane po te nje niveli si ky vete, prandaj dhe thote qe nuk ka shqiptar pa bere pisllik. E keta jane pak a shume llumi i shoqerise, i cili tek ne fatkeqesisht eshte shume i madh.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Një shqiptar dhe jeta në burgun amerikan
    SHEKULLI ONLINE | 28/08/2010 | ARTI I TE JETUARIT

    Pas më se dhjetë vjetësh në Amerikë më ka ndodhur shpesh herë të dëgjoj për shqiptarët dhe problemet e tyre me ligjin, por këtë vit duket se lajme të tilla fatkeqësisht po bëhen edhe më të shpeshta. Vetëm javën që shkoi "New York Post" ka publikuar dy shkrime në lidhje me shqiptarët dhe krimin.

    Në listën e dhjetë personave më të kërkuar dhe më të rrezikshëm në Nju Jork dy shqiptarë radhiteshin të parët. Ndërkohë, në një tjetër shkrim flitej për një vrasje midis dy të rinjve në një tavernë pranë sheshit "Time Square".

    Më pas mjafton të kërkosh dhe lista është e gjatë. Papritmazi, banorët e një vendi kaq të vogël kanë arritur të krijojnë probleme shumë të mëdha për mbrojtësit e ligjit, duke u cilësuar nga FBI si kriminelët më të rrezikshëm në Amerikë.

    Ne sot po ju sjellim intervistën me Arbenin (emri është ndryshuar), i cili pak kohë më parë ka përfunduar një dënim trevjeçar në një prej burgjeve federal të Amerikës dhe momentalisht është në lirim me kusht.

    - Sapo keni dalë nga burgu, a po e shijoni lirinë?

    - Me t'thënë të drejtën po më duket sikur s'kam qenë asnjëherë në burg. Pastaj ka momente në mëngjes e në mbrëmje kur më kujtohet jeta në qeli dhe më vjen inat me vetën që jam treguar kaq budalla.

    - Doni të thoni se ndryshe nga ç'mendonit, gjithë ai rrezikim ka qenë i pavlerë?

    - Vetëm kur je në burg e kupton se asgjë s'ka më vlerë se liria. E burgu t'i merr të gjitha, me të dashura, me pasuri, me miq e me familje. Atyre që iu ke bërë më shumë nder, ata zhduken të parët.

    - Po tani që keni dalë, a i keni rilidhur kontaktet?

    - As nuk dua të shikoj njeri. Përveç familjes të gjithë të tjerët i kam fshirë nga jeta. Pavarësisht ç'më ka ndodh mua, e me çfarë u mora unë, nuk i kam bërë keq njeriu. Kur kanë pasur halle i kam ndihmuar. Nuk është se nuk e dinin se me çfarë merresha, por të paktën një telefonatë t'i kishin bërë familjes, apo një letër të ma kishin çuar veç për me na heq atë dhimbjen që kemi pas. Gjithsesi secili në kohën e vet.

    - Pse ju kanë arrestuar?

    Shitblerje makinash të vjedhura, falsifikim dokumentesh... Këta, një gjë të bësh se 101 akuza të ngrenë. Të rroj avokati pa ndonjëherë mendoja se kurrë nuk kisha për ta parë ditën e diellit. Më kupto, ajo çka kam bërë unë është e jashtëligjshme, por unë nuk shkoja të vidhja makinat nga nënat e pleqtë, gjithçka ishte nën ujdi. Raporto makinën e humbur, ndërroji numrat, ata merrnin lekët nga siguracionet blinin makinë të re, ne shisnim makinën e vjedhur me numra të tjerë. Biznes për biznes.

    - Si ndodhi që hytë në këtë "biznes"?

    Nuk është vështirë. E keqja gjendet më shpejt se e mira. Desha të blija një makinë për vete, një i njohuri im më tha të takoja X person se do më gjente një BMW për $6.000. Kur shkova atje më shpjeguan sesi ishte puna dhe më garantuan se nuk kapeshe kurrë.

    Muaj më vonë, një miku im deshi të bënte të njëjtën gjë dhe personi ndërlidhës më pagoi një $1000 meqë i solla klientë dhe më tha se po të doja të bëja lekë mund të gjeja klientë për të e fitimi do ishte më i madh. Kështu filloi e pastaj kur u njohëm më shumë, gjërat shkuan dhe më thellë, e nuk mund të flas më tepër se nuk dua më probleme.

    - Nuk menduat për një moment se çfarë mund të ndodhte ty apo familjes suaj, nëse policia do t'ju arrestonte?

    Po kush është në të mirë nuk e mendon të keqen, jo. Më shkonte në mend, por puna është kur ke familje për të mbajtur e kur ke njerëz që varen nga ty ose përndryshe do vdesin urie çfarë do bësh? Unë e di kush jam po njerëzit të mos më gjykojnë kaq kollaj, sepse dua ta dinë të gjithë, nuk ka shqiptar e emigrant në Amerikë që nuk e bën nga një pisllëk.

    Unë kam shit makina të vjedhura, po ke njerëz që po ndahen veç me marrë ndihma nga shteti apo me u martu me kushërinj për letra. Ke nga ata që ndërrojnë çmimet dyqaneve, vjedhin nën bluze, s'paguajnë taksat, punojnë në të zezë.

    Pse ato nuk janë krime? Kjo është Amerika, po nuk dole pak jashtë vijës nuk bën hall pa leni çfarë ju tregojnë juve me djersën e ballit. Nuk vjen çdo vit në Tiranë ai që punon me djersë jo se nuk i del hesapi. Të gjithë emigrantët e bëjnë këtë. Indianët që i vënë taksa gjithë mallrave e që t'i shesin me çmime trefish në dyqane, arabët që nuk e ndezin fare metrin e taksisë etj. Hajde më kot flas dhe unë se prapë s'kanë me m'besu.

    - Si arritën që ju kapën?

    FBI kishte dy vjet që përgjonte bosin e madh që drejtonte të gjitha operacionet. Ai kish filluar të hapej pak si shumë se kishte vite që e bënte këtë punë dhe ma do mendja filloi të kujtonte se ishte i pakapshëm. Krimbi i lekut më. Nga frika se mos merrte nja 20 vjet burg, vajti dhe i spiunoi të gjithë e kështu na kapën.

    - Në shtëpi ju arrestuan? Mund të ma përshkruash nëse mundesh?

    Unë dhe një shoku im ishim duke fjetur në shtëpi. Nga ora dy e mëngjesit vijnë i bien derës. E hap veç kur shoh pesë agjentë me pistoletë në dorë, drejtuar në fytyrën time duke ulëritur. Unë përgjumësh, s'po merrja vesh ç'a po bëhej.

    Na vunë prangat të dyve na lexuan të drejtat dhe filluan të kontrollojnë shtëpinë. Deri aty s'po kisha frikë, por kur dëgjova në radio që kishin arrestuar dhe bosin, atëherë e mora vesh që e hëngrëm. Rrëmujë e madhe o njeri sikur kishin ardhur të arrestonin tërë lagjen. Nja 20 të FBI., polica etj. Nuk po m'besohej.

    - Ç'ndodhi më pas? Ku ju çuan?

    Fillimisht në stacionin e policisë, pastaj në gjykatë se ishte si vonë. Aty na lexuan përse ishim arrestuar dhe kur m'kanë thënë që po na çojnë në burg dhe nuk na dhanë bail (shumë që paguhet për të dalë i lirë në gjykim) më iku truri farë. Mu përmbys bota, sepse po mendoja ç'ka me i thënë familjes, kupton? Aty e humba.

    Pastaj në burg degjenerim. Derë pas dere, na futën me bë një dush të ftohtë lakuriq. Kontroll në imtësi dhe në trup, na regjistruan. Të japin një si trastë me rroba dhe na futën në izolim se ditët e para të bëjnë analizat për sëmundje. 24 orë në qeli pa dalë fare, vetëm, pa kontakt. Me të çmend me zor!

    - Kishit frikë? Si ishte jeta në burg në përgjithësi?

    E vetmja frikë që kisha ishte përballja me familjen dhe dhimbjen që po i shkaktoja. Kaq! Për të tjerat as e çaja kokën. Njerëzit kujtojnë se në burg robt rrihen tërë ditës. Ene ato ndodhin, por jo shpesh. Zura shoqëri të mirë dhe me ta tërë ditës. Aty të gjithë tu shkallu nga trutë se tërë ditës ça do bësh aman, po hajde më ça të them dhe unë.

    Hajde vërdallë e dëgjo problemet e të tjerëve. Të gjithë të pafajshëm janë në burg asnjë se pranon fajin. Burgaxhinj të ndershëm. Ishte njëri e kishin fut për të pestën herë brenda ai thoshte ma bën policia kastile. I thosha, po mirë ore herën e parë, ja dhe herën e dytë, po pesë herë... Nuk kupton ti, më thoshte mua. Ore po them të gjithë të pafajshëm.

    - A kishte shqiptarë të tjerë aty?

    Në kapanonin tim jo. Në kapanonin ngjitur kishte tre. Dhe një nga shpërndarësit e ushqimit ishte shqiptar. Në çdo burg që më kanë transferuar ka pasur të paktën dy-tre shqiptarë.

    - Cila ishte rutina e ditës në burg?

    Në ora 6 ndizeshin dritat, në qeli servirej mëngjesi. Kishe kohë 15 minuta me e marrë ose përndryshe ngeleshe pa mëngjes. Ndonjëherë ushqimi ishte aq llahtar saqë sa e shikoja kthehesha në qeli direkt. Pastaj shkoja në gjumë prapë. Nga ora dhjetë në palestër deri në dymbëdhjetë. Deri në ora tre që servirej dreka duke pa televizor. Pasdite duke luajtur shah e duke bërë muhabet apo bixhoz.

    Pastaj hanim darkë, shikonim ndonjë film dhe në ora dhjetë në qeli të mbyllur. Imagjino tani t'bësh këtë për dy vjet. Mësohesh, mësohesh se të ikën truri fare dhe stakohesh. I vetmi stres që kisha ishte familja dhe gjyqi se e tërhiqnin zvarrë dhe më jepnin që kaq kohë ke më bë e ta flija mendjen, por shtynin datat e pastaj një herë të thonë 5 njëherë 10 tmerr, çfarë të them!

    - Kush ka qenë momenti më i vështirë për ju gjatë burgosjes?

    Ka pas shumë. I gjithë qëndrimi ka qenë i vështirë, sepse aty nuk e ke më veten në dorë. Të ka në dorë gjykatësi që varet si është ngritur në mëngjes, është zënë apo jo me gruan dhe ta jep dënimin si t'i dojë qejfi pa lërini ato filmat që i nxjerrin si njerëz shembullorë. Gjykatësi i çështjes sime hante çamçakëz dhe rrinte-rrinte e të jepte tru mbi jetën e si të jetosh.

    Moment i vështirë ka qenë biseda e parë me familjen. Në zë ua ndjeja dhimbjen dhe pse përmbaheshin. Këtej mezi i mbaja lotët, po ç'a të bëja. Për ata prindër më dhemb se veç kam dash me i ndihmu, nuk i hyra kësaj rruge me lëndu askënd.

    - Të them të drejtën, kur ju shikon për herë të parë nuk ta jepni përshtypjen se mund të merreni me gjëra të tilla.

    Po mos shiko këta të filmave apo këta të fortët e lagjeve ti, se këta asgjë s'bëjnë. Ata që kryejnë punët e mëdha nuk e tregojnë veten, nuk duan të duken se nuk janë budallenj. Ja shiko Gottin, filloi të dilte në gazeta dhe e kalbën në burg. Këta mafiozët e vegjël që më mbajnë pistoleta me vete si të fortë, ata shkojnë në burg kot.

    Se desha me të thënë. Më ka ardhur keq për një plak nga Libani në burg. 60 vjeç burrë me biznes me të gjitha, nuk kishte paguar taksat dhe e kishin fut brenda. E gënjente familja përditë. I thoshin do të sjellim avokatin dhe avokati nuk i vinte. Kishte lekë sa të doje e lanë aty. Gjynah o njeri! Erdhi një dit më tha se kishte parë zog në dhomë, kishte filluar të çmendej. Unë kur ika prapë aty ishte. As gjyq as bail, asgjë. E tmerrshme! Do Zoti ka dalë.

    - Po tani që ju keni dalë, me çfarë do merreni?

    Kam gjetur një punë si shofer. Paguhet mirë. Nuk bëj aq sa më parë, por dhe nuk dalë e shpenzoj më si më parë. Në dy vjetët e ardhshme duhet të takohem çdo muaj me një oficer për t'i raportuar mbi jetën që bëj, e nuk duhet të përzihem me ndonjë gjë të keqe se përndryshe më çojnë prapë në burg, automatikisht dhe gjashtë muaj të tjerë.

    - Duket se i paskeni thënë lamtumirë ...krimit?

    Epo... veset e këqija nuk harrohen aq lehtë, po të shpresoj me gjet ndonjë nuse të fortë e të ma mbledhë. Kështu po thotë nëna (qesh). Sinqerisht, kam heq dorë nga ato punë.
    PERRALLA ME MBRET! VETEM F.B.I NUK TE ARRESTON KOT.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Shoket/te njohurit e tij, jane po te nje niveli si ky vete, prandaj dhe thote qe nuk ka shqiptar pa bere pisllik. E keta jane pak a shume llumi i shoqerise, i cili tek ne fatkeqesisht eshte shume i madh.
    Boah,sa te drejte ke.
    Pikerisht keta shesin pordhe me kerra apo auto...
    Dhe perfundojne aty ku dihet,dhe behen pishman.
    Keta plehrat,i masin te tjeret me metrin e tyre!
    KLM.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •