-
Ekzibicionizem i Shemtuar me emrin e Nene Terezes
www.shekulli.com.al, 30/08/2010
Kalkutė - Tiranė e kthim
Ardian Klosi
Midis mėnyrės se si po shpenzohen dhe do tė shpenzohen edhe mė tej fonde nga arkat e njė shteti tė varfėr pėr tė pėrjetėsuar njė shqiptare dhe mėnyrės se si i shpenzonte fondet kjo shqiptare pėr tė ndihmuar tė varfrit e Indisė dhe tė tė gjithė botės ka njė ndryshim rrėnjėsor
Debati qė u hap kėto ditė pėr memorialin e Nėnė Terezės pranė sheshit me tė njėjtin emėr ishte i pashmangshėm.
Midis festės qė ėshtė ngritur prej javėsh nė Shqipėri dhe personit tė festuar ka njė mospėrputhje tė madhe. Midis mėnyrės se si po shpenzohen dhe do tė shpenzohen edhe mė tej fonde nga arkat e njė shteti tė varfėr pėr tė pėrjetėsuar njė shqiptare dhe mėnyrės se si i shpenzonte fondet kjo shqiptare pėr tė ndihmuar tė varfrit e Indisė dhe tė tė gjithė botės ka njė ndryshim rrėnjėsor i cili ka tė bėjė me vetė shpirtin e gjėsė.
Kushdo qė kalon kėto ditė nė sheshet dhe rrugėt kryesore tė Shqipėrisė, lexon nė banderola e postera tė stėrmėdhenj - pėr shembull nė ballin e Muzeut Kombėtar - "Nėn kujdesin e veēantė tė kryeministrit SALI BERISHA viti 2010, kushtuar Nėnė Terezės". Emri Sali Berisha ėshtė shkruar me gėrma shumė mė tė mėdha sesa emri i sė pėrkujtuarės Nėnė Tereza.
Nė tė vėrtetė kjo flet pėr gjithēka dhe shpjegon gjithēka. Megjithatė mendoj qė s'ėshtė keq tė kujtohen disa gjėra, pėr tė kuptuar se ē'po ndodh me kėtė emėr dhe ē'mund tė ndodhte ndryshe.
Kushdo i huaj qė vjen nė Shqipėri, zbret nė aeroportin Nėnė Tereza. Kur del me makinė nga aeroporti nė drejtim tė kryeqytetit i vjen rrotull njė skulpture qė mund t'i ngjajė ēdo gruaje shtatlartė tė rruzullit me njė shami mbi kokė, por jo shenjtores sė vockėl tė Kalkutės; ndėrsa kėtė e kemi parė dhe e kemi pėrfytyruar gjithmonė tė kėrrusur, sikur kėrkon t'u afrohet sa mė shumė fėmijėve dhe sakatėve tė kėsaj bote, skulptura e Rinasit e ka drejtuar shtatin qiri nė pritje tė shtytjes qė do ta ngjisė flurim nė kozmos.
Duart e puqura mbi kraharor duken sikur luten jo pėr tė tjerėt, por qė shkėputja tė kryhet me sukses. Megjithė kėtė mospėrputhje tė parė, efekti ėshtė arritur: tė gjithė e kanė kuptuar qė Nėnė Tereza ka qenė shqiptare dhe mendimi i pagėzuesve nuk ka qenė i keq: gjersa nuk kemi njė figurė tjetėr kaq botėrisht tė njohur e tė ēmuar, le t'i japim vetes pak mburrje dhe njė simbol identifikimi.
Tė huajt pastaj qėllojnė qė e vazhdojnė rrugėn e tyre nė Tiranė prej Sheshit Skėnderbej bulevardit pėrposhtė. Kėtu mbėrrijnė te njė shesh qė quhet Nėnė Tereza. Ai kufizon me Pallatin e Kongreseve, selinė e presidencės, Akademinė e Arteve, godinat universitare dhe njė fast-food tė madh nė ēadėr.
E shumta kėtu i huaji e ka humbur fillin ose mundėsinė e lidhjes sė njė gruaje bamirėse qė e shkoi tė shumtėn e jetės nė bidonvilet e Indisė me qendrėn ose boshtin e njė kryeqyteti disi kaotik jo vetėm nė planifikimin urban dhe njerėzit qė e popullojnė, por edhe nė konotacionet e ndryshme historike qė i mbivihen vetė kėtij bulevardi.
Por le tė kujtojmė pak jetėn e Agnes Bojaxhiut. Ajo u lind e u rrit nė njė familje shqiptare tė Shkupit. Tė atin, Kolėn, arkitekt qė pati projektuar ndėr tė tjera njė teatėr nė Shkup, thuhet se e helmuan nė vitin 1919 nė Beograd.
E ėma Dranja, ishte njė shqiptare e mirė qė pati ndihmuar disa njerėz tė vobekėt e tė braktisur, ndoshta shembulli i parė pėr Agnesin. Nė moshėn 18-vjeēare Agnesi vendos tė dorėzohet murgeshė dhe hyn nė urdhrin e motrave tė Loretos, sė pari nė Irlandė mė vonė nė Indi.
Ėshtė shumė domethėnės letėrkėmbimi i kėsaj kohe me tė vėllanė, Llazarin, i cili kishte mbaruar njė shkollė oficerėsh nė Tiranė dhe krenar qė kishte marrė gradėn toger, pėrgatitej ta vazhdonte karrierėn mė tej. I tronditur nga vendimi i sė motrės, Llazari i shkruante "Si mund tė bėhesh murgeshė? A e di se ē'do tė thotė, do tė thotė qė tė sakrifikosh vetveten pėr gjithmonė. Do qė tė futesh nė varr e gjallė?" Ndėrsa e motra i pėrgjigjej: "Mos u hiq kaq i rėndėsishėm pse u bėre oficer i njė mbreti tė dy milionė njerėzve. Edhe unė jam oficere, por nė shėrbim tė mbretit tė rruzullit. Kush ka tė drejtė nga ne tė dy?" (cituar te Ch. Feldmann "Mutter Teresa" Freiburg 1997, f. 15)
Kjo pėrgjigje ėshtė emblematike pėr atė qė do tė pėrfaqėsonte mė vonė Nėnė Tereza. Nėse ka njė profesion ose vokacion ku rrėnjėt etnike e humbasin thuajse krejt rėndėsinė, ky ėshtė pėrkushtimi ndaj tė mjerėve tė kėsaj bote.
Edhe te njė artist, bie fjala te njė kėngėtare opere, te njė koreograf, madje dhe te njė aktor qė e ka lėnė gjuhėn e shtėpisė pėr hir tė njė gjuhe tė madhe tė suksesit, sikundėr Aleksandėr Moisiu, do tė kishte mė shumė rėndėsi "komponenti shqiptar" (ai kishte diellin e Jugut nė zėrin, nė pasionin e tij, etj.) sesa te Nėnė Tereza.
Kam pėrshtypjen se njė nga arsyet qė Agnes Bojaxhiu iu dorėzua murgeshė misionit tė Bengalit nė moshėn 18-vjeēare ėshtė edhe pse ka dashur t'i shpėtonte ambientit mbytės tė njė qyteti provincial ballkanik, ku nacionalistėt mund tė tė helmojnė babanė, ku fanatizmi endet me ferexhe nė ēdo cep.
Thirrja e fortė qė ndjente sė brendshmi e shtynte tė braktiste pikėrisht atė vorbull ku njėri thoshte jam shqiptar, tjetri jam maqedon, i treti jam musliman, i katėrti s'jam gabel e kėshtu me radhė.
Ngaqė nė zhurmėn qė bėhet kėto ditė me banderola, koncerte, konkurse sheshesh etj. harrojmė se pėr cilin person konkret bėhet fjalė, le ta kujtojmė shkurt: "Pėr herė tė parė Nėnė Tereza hyri nė njė sllam, nė njė bidonvil tė Kalkutės ditėn e Krishtlindjeve 1948. Ishte krejt e vetme; zuri "me qira" pėr 5 rupie njė kasolle.
Tė nesėrmen mund tė dėgjoje se si po u mėsonte pesė fėmijėve shkronjat e para tė alfabetit bengal. Nė kasolle nuk kishte as tryezė e as karrige, aq mė pak dėrrasė tė zezė ose shkumės.
Nėnė Tereza i shkruante gėrmat me shkop mbi dheun e dyshemesė. Ish-rektorja e njė shkolle tė lartė pėr tė pasurit e Kalkutės u jepte tani mėsim disa fėmijėve nė geto, midis minjve e buburrecave. Vapa nė kasolle ishte e padurueshme: 45 gradė celcius, me njė lagėshti ajri prej 95 pėrqind.
Rrobat i ngjiteshin nė trup, do tė tregonte ajo mė vonė, gjithēka ishte e pisėt, rrugėt pa kalldrėm e pa kanalizime, njerėzit e veshur me rrecka. Kudo minj e kandrra, fėmijėt kishin morra nė trup. Mirėpo ajo kėtu ndihej mirė, sepse kėtu jetonin motrat dhe vėllezėrit qė Jezui i donte mė shumė...
Mbas tri ditėve ishin mbledhur nė atė kasolle 25 fėmijė, kurse nė fund tė vitit 41. Disa vjet mė vonė nė po tė njėjtin vend u krijua njė shkollė me mė shumė se 500 fėmijė." (T. T. Mundackel "Der Engel der Armen", Mynih 2003, 39-40)
Harrojmė pastaj edhe ē'ndodhi mė vonė nė Shqipėri, se ē'raport pati Nėnė Tereza pas lufte me njė vend ku kishte lėnė jo vetėm prejardhjen por edhe nėnėn me tė motrėn. Drane dhe Age Bojaxhi jetuan nė njė shtėpi pėrdhese tė Tiranės, tė varfra e gjysmė tė pėrndjekura, pėr shkak tė Llazarit qė mbeti nė Itali pas lufte si "i arratisur monarkist".
Kushdi sa herė bėri kėrkesė Nėnė Tereza t'i vizitonte pėr sė gjalli, por edhe pasi vdiqėn, mė 1972 e 1973 qė t'ua shihte varret nė Tiranė, kanė ndėrhyrė madje pranė Enver e Nexhmije Hoxhės personalitete tė larta si ministri i jashtėm frėng Dė Myrvil, mė kot tė gjitha.
Pas njė sjelljeje tė tillė tė vendit amtar, tė shumtė kanė qenė ata qė i kanė kthyer kurrizin krejt, kujtoj personalitete tė mėdha qė kanė ndėrruar deri dhe gjuhėn sikurse filozofi (ish)austriak Karl Popper ose filozofi tjetėr (ish)gjerman Herbert Marcuse. Ndryshe Agnes Bojaxhi qė e tregoi se nuk kishte asgjė me vendin, ku erdhi nė rastin mė tė parė qysh mė 1990, madje dha njė ndihmė tepėr tė veēantė nė periudhėn e pėrmbysjeve atė vit dhe vitin e mėpasėm.
Veēse gjithė kjo histori, qė ėshtė mė shumė njė histori dėbimi dhe brenge sesa dashurie dhe shkėmbimi, duhet t'i bėjė vendimmarrėsit t'i thėrrasin mendjes e tė jenė mė tė kujdesshėm kur bėrtasin atė emėr, me tė cilin ata vetė nuk kanė tė bėjnė aspak dhe vendi vetėm nė mėnyrė tė tėrthortė.
Ja qė kėshtu ėshtė nė histori, njerėzit e shquar lidhen pikėsėpari me vendin ku kanė bėrė histori, prandaj Nėnė Tereza quhet e Kalkutės dhe jo e Tiranės, madje as e Shkupit, sikurse quhet Shėn Hieronimi i Sirisė ose i Betlehemit dhe jo i Ilirisė, sikurse quhet Zhan d'Arka e Orleanit dhe jo e Vosgeve, Bonaparti i Francės dhe jo i italianėve tė Korsikės, Ionesko i teatrove tė Parisit dhe jo i Slatinės sė Rumanisė, Marubėt e Shkodrės dhe jo tė Venecies.
Nė qoftė se duam ta pėrjetėsojmė emrin e Nėnė Terezės nė njėrin prej kryeqyteteve tė shqiptarėve, atėherė mundėsisht jo nė sheshe e dhoma xhami ku kujtimi i saj do tė rrijė pėrjetėsisht pėrballė njė stadiumi futbolli dhe kafeneve me bjerraditėsit e zakonshėm, por nė vende qė do t'i shkonin jetės dhe frymės sė saj.
Zonjat Liri Berisha e Jozefina Topalli le t'i alokojnė fondet e caktuara pėr memorialin prej qelqi nė ngritjen dhe mbajtjen e njė strehe vorfnore, tė njė jetimoreje a tė njė shkolle pėr handikapatė qė tė mbajė emrin Nėnė Tereza. I shoqi i sė parės dhe ēdo politikan tjetėr shqiptar tė heqė dorė sa mė parė nga shfrytėzimi i njė emri aq tė pastėr pėr ekzibicionizėm politik dhe nacionalizėm vulgar.
-
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt