Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 57
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Annika
    Anëtarësuar
    29-03-2008
    Vendndodhja
    Ne psheretimen tende
    Postime
    239
    per kete teme nuk jap dot mendime ...sepse dhe une hy ne njerezit qe keqperdorin gjuhen e memes ndoshta ngaqe u rritem ne mergim.....por nuk do ishte keq te merrnim ndonje liber dhe te rilexonim pak gjuhen tone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Annika : 21-08-2010 më 13:54 Arsyeja: padashje
    Para se te jepemi me zemer pas dickaje..lete vezhgojme sa te lumtur jane ata qe e zoterojne ate....!

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78

    Përshëndetja

    -Përshëndetje, të nderuar shikues, po fillojmë emisionin e lajmeve. Ose:- Alo! Përshëndetje! Kush na telefonon? – Përshëndetje! – përgjigjet telefonuesi. Përshëndetje! – i përshëndet mësuesi kolegët e vet kur hyn në sallën e arsimtarëve.
    Këtë përçudnim gjuhësor e hasim pothuajse çdo ditë në emisione informative televizive e radiofonike.
    Kur e takojmë dikë, qoftë për herë të parë, qoftë në komunikim të përditshëm, me fjalë e shprehje të posaçme, krijojmë raportin e kontaktit duke shprehur me to kënaqësinë, admirimin, afeksionin momental që gjithsesi lidhet me nderimin e veçantë që e kemi apo duam ta kemi ndaj atyre me të cilët vihemi në kontakt për një çast. Këto formula gjuhësore janë të veçanta në vende të ndryshme, në gjuhë të ndryshme të popujve të ndryshëm.Te disa fise indokineze, bie fjala, të shprehurit e admirimit ndaj bashkëbiseduesit bëhet duke pështyrë në drejtim të tij, gjë që në botën tjetër kjo është fyerje e poshtërim. Rrethanat e raportet shoqërore të popujve kanë bërë që ata të përshëndeten ngjashëm apo edhe krejtësisht ndryshe nga njëri-tjetri.
    Fjala “përshëndetje” nuk na duket , as e natyrshme, as e përshtatshme, as e dobishme, as e nevojshme të përdoret në gjuhën tone.Po ç’porosi i japin shqipfolësit njëri- tjetrit kur e përdorin këtë fjalë? Kurrfarë.Përse? Sepse ajo nuk shpreh asnjë ngjyrim emocional që duhet të përmbajë.Fjalët a shprehjet që përdoren për raste të tilla janë formula gjuhësore që i përkasin një kategorie të caktuar gjuhësore, pra bëjnë pjesë në kategorinë e pasthirrmës, kurse fjala” përshëndetje “ është emër( përshëndetje, -a,) dhe me kuptimin që mtohet të përdoret për të shfaqur ndjenja afeksioni në distancë, duhet të përdoret folja.Për shembull në përfundim të letrës: Të (Ju) përshëndes përzemërsisht! etj.
    Po a ka gjuha jonë “zëvëndësuese” për këtë të “importuarën” a të” shpifurën “ pa nevojë?
    Ja një mori sosh të ndryshme, për raste të ndryshme: Të fala!, Falmeshnet!, Të përshëndes(Ju përshëndes) ngrohtësisht, përzemërsisht, me respekt, e të tjera(në distancë); kurse në çastin e ligjërimit:Mirëmëngjesi! Mirëdita! Mirëmbrëma!Tungjatjeta!, Jungjatjeta!Ju qoftë mirë!, Mirë se ju gjeta!Mirë se vini! Mirë se rrini! Mirë mbetshi!, Mirë vafsh!(Mirë vafshi)! Të (ju) priftë e mbara!, Të (ju) priftë zoti të mbarën!,Paç(i) fat!, e të tjera.
    Pra, a s’është e qortueshme që të mos vihen tërë këto perla të gjuhës sonë në gjerdanin e ligjërimit (bisedor e shkrimor), të cilat shprehin pasurinë shpirtërore, kulturore e emocionale të popullit tonë të krijuara me shekuj, e në vend të tyre të futet dhunshëm fjala “përshëndetje!”?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Vesel Hysa : 28-08-2010 më 18:08 Arsyeja: Ndryshimi

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78

    Jo "pëlqej" dikë (a diçka), po "më pëlqen" dikush (a diçka)"

    - Cili s’të pëlqeu? – e pyeti moderatori konkurruesen e radhës që po dilte nga audicioni.
    Ajo qëndroi një çast, mendoi pakëz dhe shpejt e shpejt u përgjigj:
    - Të gjithë më pëlqyen! – dhe iku te turma e bashkëkonkurruesve, pa u marrë vesh me të.
    Përse?
    Sepse pyetja ishte bërë gabimisht, prandaj edhe përgjigjja ishte dhënë tjetër nga ajo e pritura, ngase folja “pëlqej, pëlqeva, pëlqyer”është kryesisht kalimtare jo e drejtpërdrejtë dhe e kërkon kundrinën e zhdrejtë e jo të drejtën. Thuhet më pëlqen (dikush a diçka).Janë raste të veçanta ato ku kjo folje e ka kuptimin kalimtar direkt. P.sh.: Ata u pëlqyen dhe u martuan(e pëlqyen njëri-tjetrin).
    Për të qenë dialogu më i qartë do të duhej bërë pyetja: Cilit s’i pëlqeve?(me talentin, me zërin, me interpretimin që tregove para jurisë, anëtarët e së cilës jepnin mendime e vlerësime individuale) dhe përgjigjja:”Të gjithëve u pëlqeva!”, sepse s’kishte hyrë ajo për ta vlerësuar jurinë,por ishin aty ata, anëtarët e jurisë, për ta vlerësuar paraqitjen e saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Vesel Hysa : 28-08-2010 më 18:38 Arsyeja: Plotësimi

  4. #44
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Vesel Hysa Lexo Postimin
    -[B]
    Pra, a s’është e qortueshme që të mos vihen tërë këto perla të gjuhës sonë në gjerdanin e ligjërimit (bisedor e shkrimor), të cilat shprehin pasurinë shpirtërore, kulturore e emocionale të popullit tonë të krijuara me shekuj, e në vend të tyre të futet dhunshëm fjala “përshëndetje!”?
    Tregon varferi te bagazhit leksikor te atij qe flet, por ta quash "futje t edhunshme" eshte paksa e tepruar!!!
    Fjala "pershendetje" eshte shqip dh eka kuptimin e urimit per shendetin, keshtuqe te thuash vetem "Pershendetje!" nuk eshte aspak pa vend kur folesi ka per qellim vetem pershendetjen e bashkebiseduesit pa ngjyrosje ndjenjesore. Pse na qenka e domosdoshme, qe une te te uroj per shendetin me respekt apo perzemersi?!

    Citim Postuar më parë nga Vesel Hysa Lexo Postimin
    - Cili s’të pëlqeu? – e pyeti moderatori konkurruesen e radhës që po dilte nga audicioni.
    Ajo qëndroi një çast, mendoi pakëz dhe shpejt e shpejt u përgjigj:
    - Të gjithë më pëlqyen! – dhe iku te turma e bashkëkonkurruesve, pa u marrë vesh me të.
    Përse?
    Sepse pyetja ishte bërë gabimisht, prandaj edhe përgjigjja ishte dhënë tjetër nga ajo e pritura, ngase folja “pëlqej, pëlqeva, pëlqyer”është kryesisht kalimtare jo e drejtpërdrejtë dhe e kërkon kundrinën e zhdrejtë e jo të drejtën. Thuhet më pëlqen (dikush a diçka).Janë raste të veçanta ato ku kjo folje e ka kuptimin kalimtar direkt. P.sh.: Ata u pëlqyen dhe u martuan(e pëlqyen njëri-tjetrin).
    Për të qenë dialogu më i qartë do të duhej bërë pyetja: Cilit s’i pëlqeve?(me talentin, me zërin, me interpretimin që tregove para jurisë, anëtarët e së cilës jepnin mendime e vlerësime individuale) dhe përgjigjja:”Të gjithëve u pëlqeva!”, sepse s’kishte hyrë ajo për ta vlerësuar jurinë,por ishin aty ata, anëtarët e jurisë, për ta vlerësuar paraqitjen e saj.
    "e pelqyen njeri-tjetrin" apo "i pelqyen njeri-tjetrit"???!!
    A nuk ke rene ne te njejtin gabim per te cilin terheq verejtje???!!!
    Une nuk shoh nonje kunderthenje nese pyetja eshte " ty, te pelqen ajo vajze?" ne vend te " ajo vajze, pelqehet prej teje?"
    Mendoj se ne pyetjen me lart ke ngaterruar kuptimin e pyetjes!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga jarigas : 29-08-2010 më 09:35
    Jarigas

  5. #45
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Dhe tani cila nga foljet është origjinali i gjuhës shqipe:
    ndihem apo ndjehem?
    ndiej apo ndjej?
    Shpeshherë kam hasur të lexoj në shkrime foljen në fjalë, herë si "ndihem" e herë si "ndjehem", gjë që nganjëherë më ngjall dyshime.
    Personalisht jam për foljen ndihem, por do të doja të lexoj edhe mendimin tuaj dashamirës të gjuhës shqipe, për të qenë më e kjartë...
    Love has no limits

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga SinFoni@ Lexo Postimin
    Dhe tani cila nga foljet është origjinali i gjuhës shqipe:
    ndihem apo ndjehem?
    ndiej apo ndjej?
    Shpeshherë kam hasur të lexoj në shkrime foljen në fjalë, herë si "ndihem" e herë si "ndjehem", gjë që nganjëherë më ngjall dyshime.
    Personalisht jam për foljen ndihem, por do të doja të lexoj edhe mendimin tuaj dashamirës të gjuhës shqipe, për të qenë më e kjartë...
    Së pari, foljet (po edhe kategoritë e tjera) nuk i dallojmë sipas "origjinalit" ose "joorigjinalit", por sipas trajtës së drejtë të regjistrit standard dhe trajtës jo të drejtë, pra të asaj dialektore, nëndialektore, ose të ndonjë të folmeje.

    Folja ndiej (ndjeva, ndier) del me trajtat vetore: ndiej, ndien ndien: ndiejmë, ndieni, ndiejnë( e tashme) ; ndjeva, ndjeve, ndjeu; ndiem ndiet ndien (e kryer e thjeshtë). Në këtë kohë, por edhe në të tjera, kur ndodh zgjerimi i temës, për shkak të zhvendosjes së theksit nga "i" në "e", "i"-ja zbutet në "j".

    Trajta vetvetore ndihem përdoret më shumë në vetën e tretë, por edhe në të tjerat: Ndihej një këngë. Ecën pa u ndier. Ndihem i lodhur. Ndihem ngusht. Ndihet ndikimi. U ndien lëkundje nga tërmeti etj. Pra, zhvendosja e theksit ndikon në strukturën tingullore të trajtës së foljes sipas vetave e kohëve.

    Më hollësisht edhe për kuptimet e ndryshme të këtyre dy trajtave foljore shih te "Fjalori i gjuhës së sotme shqipe", faqe 1215.

  7. #47
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622

    Ju falemnderit për sqarimin e kjartë Vesel Hysa.

    Kam menduar se tek kjo folje luan rol dialekti gjuhësor.
    Love has no limits

  8. #48
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Mendoj se ka nje dallim rrenjesor ndermjet foljes "ndij" dhe "ndjej"!
    E para qendron per ndegjimin, pra per shqisen e e te degjuarit(duke e ngaterruar shpesh me ndjesine), ndersa e dyta me ndjenjat....!
    Jarigas

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Vesel Hysa Lexo Postimin
    Së pari, foljet (po edhe kategoritë e tjera) nuk i dallojmë sipas "origjinalit" ose "joorigjinalit", por sipas trajtës së drejtë të regjistrit standard dhe trajtës jo të drejtë, pra të asaj dialektore, nëndialektore, ose të ndonjë të folmeje.

    Folja ndiej (ndjeva, ndier) del me trajtat vetore: ndiej, ndien ndien: ndiejmë, ndieni, ndiejnë( e tashme) ; ndjeva, ndjeve, ndjeu; ndiem ndiet ndien (e kryer e thjeshtë). Në këtë kohë, por edhe në të tjera, kur ndodh zgjerimi i temës, për shkak të zhvendosjes së theksit nga "i" në "e", "i"-ja zbutet në "j".

    Trajta vetvetore ndihem përdoret më shumë në vetën e tretë, por edhe në të tjerat: Ndihej një këngë. Ecën pa u ndier. Ndihem i lodhur. Ndihem ngusht. Ndihet ndikimi. U ndien lëkundje nga tërmeti etj. Pra, zhvendosja e theksit ndikon në strukturën tingullore të trajtës së foljes sipas vetave e kohëve.

    Më hollësisht edhe për kuptimet e ndryshme të këtyre dy trajtave foljore shih te "Fjalori i gjuhës së sotme shqipe", faqe 1215.
    Jo ndiej, por ndjej.
    Feelings change - memories don't.

  10. #50
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Nje artikull mbi realitetin e perdorimit te gjuhes shqipe sot. Per te ardhur keq.


    Mos ka ardhur koha të krijohet dhe Policia Drejtshkrimore?!

    Shkruar nga Petraq Floku


    Gjuhën e kemi të bukur, vërtet shumë të bukur. Ajo tingëllon tejet e këndshme në gojën e atyre që e flasin si duhet dhe siç ajo e meriton e natyrisht që dinë dhe ta respektojnë atë. Për mua gjuha shqipe ka një kantilenë dhe muzikalitet të veçantë, që rrallë gjuhë të tjera në botë e kanë. Ajo është si një simfoni e harmonizuar mjeshtërisht, ku tema, motivet dhe meloditë krijojnë së bashku një tërësi perfekte, së cilës as mund ti shtosh e as mund ti heqësh gjë. Gjithashtu njihen historikisht përpjekjet dhe sakrificat sublime të të gjitha kohrave dhe brezave për ta ruajtur gjuhën tonë nga asimilimi, për ta pasuruar atë dhe për ta bërë sa më kombëtare. Kam dëgjuar dhe dëgjoj me ëndje disa folës të operatorëve të ndryshëm radio-televizivë, jo vetëm nga timbri i veçantë i zërit të tyre, por para së gjithash nga korrektesa e shqiptimit dhe e përcjelljes me kulturë gjuhësore të gjithçkaje që prezantojnë. Janë të shumta figurat e spikatura në këtë fushë dhe personazhet që meritojnë respektin dhe mirënjohjen tonë për kontributin e tyre madhor në këtë aspekt. Kuptohet që gjuhëtarët e të gjitha kohërave dhe akademikët e kësaj fushe, mbeten përjetësisht korifejtë e saj.Por ç’po ndodh aktualisht me gjuhën e folur e sidomos me atë të shkruar?! Mjafton të ndjekësh një seancë parlamentare që të përballesh me përdorimin e një terminologjie të huaj, totalisht të panevojshme ku mjaft prej këtyre fjalëve, jo vetëm tingëllojnë më bukur në shqip, por dhe përcillen më lehtë dhe e bëjnë fjalimin apo diskutimin më të qartë e thjeshtësisht të kuptueshëm. Nuk po ndalemi tek dialektizmat apo zhargonet vulgare, se s’ia nxjerrim dot fundin këtij fenomeni vetëm me një shkrim në gazetë. Në shkrimin tim do doja të ndalesha veçanërisht dhe realisht në gjuhën e shkruar, duke marrë shkas nga disa tabela lokalesh apo dyqanesh, lajmërimesh dhe njoftimesh. Duke kaluar në një nga lagjet e brendshme, (që ruan ende karakterin tradicional me ndërtimet e saj) lexova një tabelë të madhe mbi fasadën e një dyqani: Çëpojmë vesh për vathe. Duke ecur me buzën në gaz u përballa me një tjetër tabelë; kësaj rradhe qesha i sforcuar nën buzë se kush më shihte më merrte për të lajthitur. “Shpia shitet”, por të dyja S-të ishin konfiguruar në një tjetër stil. Diku nga periferia (lagja mbrapa Fakultetit të Mjekësisë) tabelë tjetër “Shes buk thekëre”. Në një rrugë mjaft të qarkulluar tabela ”Pik karburanti”. Vazhdojmë: “Lule naturale”, “Bylmet Jugu”, “Gjiz pa krip”, Djath “Dele”, “Farmaci buiqësore”, “Kurse robaqepësie”, “Kopështi x...”, “Kërkojm shitse”, “Mish CICI”, “Pica me fur drruri”, “Riparojm magnjitofona”, “Qymir druri”, “Klinik dentare”, “Dyshek original”, “Hulluqe xingato”, “Mallra të përdorura “Firmato”, “Kemi arta dhe artllase”, Farmacia X në rrugën “Bardhyl” ofronte peshore elektronike, gjatë autostradës Tiranë-Durrës: “Kemi pjesë për FJAT”, në një banak ngrirës prezantoj akullore me shije çikollate etj, etj,. Këto janë vetëm një pjesë e vogël e kësaj tragjikomedie të gjuhës së shkruar shqipe, vënë në skenë me regjinë e të paditurve; nga ata që dhe pse me prona e kapitale, ende janë defiçentë ndaj një detyrimi sa moral e shoqëror aq dhe kulturor e atdhetar. Gjuha është element kombformues. Pa të je askushi. Mos harrojmë që ka mjaft të huaj, të cilët e kanë mësuar shqipen me gramatikë dhe dinë ta flasin e ta shkruajnë korrektësisht. Ka dhe misionarë të moshave relativisht të reja, me të cilët ndeshemi përditë në kryqëzime rrugësh tek na ofrojnë literaturë dhe asistencë për mësimin e një gjuhe të huaj, të cilët (po t’ju’a kërkonim) s’do hezitonin të na jepnin leksione dhe për shqipen (veçanërisht atyre që e plagosin atë).I dashur i paditur! Mirë që vet nuk di dhe as ke ndërmend të mësosh, por së paku pyet një që di pak më shumë se ty. Jo për gjë, po ajo tabela jote gjithë gabime trashanike, të prish punë jo vetëm ty, sepse kanë ndryshuar kohët e së bashku me të edhe njerëzit, por na turpëron dhe ne në sytë e botës. Ndoshta kjo thirrje nuk do të mjaftonte për ta ndryshuar gjendjen e sipërpërshkruar. Mos vallë ka ardhur koha për krijimin e një strukture të re, qoftë dhe të përkohshme, e cila të ndjekë me prioritet këtë dukuri realisht shqetësuese? Le ta quajmë Policia Drejtshkrimore, e cila të ketë atribute dhe kompetenca të gjobisë kundravajtësit, pse jo dhe ti pezullojë ata deri në zbatimin e detyrimit ligjor ndaj gjuhës sonë amtare, për të mos lejuar bastardime, deformime dhe shëmtime të njërës prej gjuhëve më të vjetra në kontinent.


    "Tirana Observer"

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •