Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 57
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga K.i EPERM Lexo Postimin
    Prandaj ta flasim me dëshirë,
    Gjuhen tonë shumë të mirë,
    Se ky fjalor i mallkuar
    Pa nevojë i huazuar
    Shqipen tonë e ka dëmtuar.
    Ky fjalor i çoroditur,
    Shqipen tonë e ka tronditur.
    Shqipja jonë është shumë e pasur,
    Është e ëmbël, është e dashur,
    Është gjuhë e moderuar,
    Është krejtësisht e njësuar,
    Është në botë e respektuar.
    Këtë kurrë s’duhet harruar.
    Prandaj të flasim me dinjitet,
    Me përkushtim e me vullnet.
    Të flasim bukur, e të flasim lehtë,
    Të flasim pastër siç e do ky vend.
    Këto fjalë të huaja t’i hedhim në det.
    Dhe t’i harrojmë, pra përgjithmonë,
    Se nuk kanë vend më në shqipen tonë.
    Ne se kemi aspak vështirë,
    Që shqipen tonë ta flasim mirë.
    Gjuhën e ëmbël, gjuhën letrare
    Gjuhën e bukur - gjuhën amtare.

    Gjilan, maj 1998


    i nderuar K.i IPERM, poezia shume e bukur dhe goxha domethenese, po prape se prape e ka qe e ka nje fare barbarizmi brenda saj. fjala ''e moderuar'' shume bukur mund te perkthehet dhe si ''e perulur'', apo jo?



    thjesht dua te them qe sa do te perpiqemi te mos perdorim fjale te huaja, prape se prape ndonjehere e kemi me kollaj ta plotesojme fjaline me to. c'do gjuhe evuolon dhe huazon fjale nga gjuhe te tjera, nuk e marr vesh pse kjo e jona duhet te jete me e vacante se te tjerat, dhe ti rrij strikt fjaleve te veta dhe atyre turke qe kemi huazuar nga pushtimi otoman?! dua te them qe e gjithe kjo me duket si e pakuptimte. dakort jam s'eshte mire ti perdorim ato( fjalet e huaja) vend e pa vend, po tani dreqi e mori, pse dhe mos ti perdorim atehere kur ne e ndjejme te nevojshme per ti perdor?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Endless : 20-08-2010 më 07:58
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    -Endless--Citim--po prape se prape e ka qe e ka nje fare barbarizmi brenda saj. fjala ''e moderuar'' shume bukur mund te perkthehet dhe si ''e perulur'', apo jo?

    Përshendetje--e moderuar,unë e kuptoj se nuk i mungon asgjë ,është e arësyeshme,adekuate as e lirë e as e shtrenjtë(jo e perulur siç thua ti)e perpiluar mirë edhe në kohën e sotme, ,thjeshtë s'kemi nevojë të perdorim fjalë të huaja kur flasim Shqip,është e pakuptimtë të perdorim fjalë Shqip kur flasim Anglishtë ose Italishtë,pra secili e flet gjuhën e vet ,se cila është më e bukur se tjetra ?????????????????GJUHA SHQIPE ËSHTË E BUKUR ,MELODIKE E ËMBEL ,për mua si SHQIPTARË

    Përshendetje

  3. #33
    Fjale te huaja do kemi, se ka plot qe kane hyre ne fjalorin tone me kohe. Por duhet te mundohemi te perdorim fjalet shqip sa here qe kemi mundesi. Te pakten mos shtohen me fjalet e huaja dhe mundesisht pak nga pak te pakesohen.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar më parë nga K.i EPERM Lexo Postimin
    TË FLASIM PA SLLAVIZMA

    Halil Xani

    E zgjata pak këtë poezi
    Le të jetë kjo porosi
    Për nxënës, prindër e arsimtarë
    Se gjuha jonë është sikur ar
    Ka plot fjalë-margaritarë
    Këto sllavizma t`i harrojmë
    Nga e folmja t`i mënjanojmë
    Kjo porosi nuk është e sotit
    Kemi amanet prej burrave të motit

    Përshendetje i nderuari xani1 ,përshendetje për arsmtari,gjithashtu
    Ju faleminderit K. i Epërm.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar më parë nga K.i EPERM Lexo Postimin
    Prandaj ta flasim me dëshirë,
    Gjuhen tonë shumë të mirë,
    Se ky fjalor i mallkuar
    Pa nevojë i huazuar
    Shqipen tonë e ka dëmtuar.
    Ky fjalor i çoroditur,
    Shqipen tonë e ka tronditur.
    Shqipja jonë është shumë e pasur,
    Është e ëmbël, është e dashur,
    Është gjuhë e moderuar,
    Është krejtësisht e njësuar,
    Është në botë e respektuar.
    Këtë kurrë s’duhet harruar.
    Prandaj të flasim me dinjitet,
    Me përkushtim e me vullnet.
    Të flasim bukur, e të flasim lehtë,
    Të flasim pastër siç e do ky vend.
    Këto fjalë të huaja t’i hedhim në det.
    Dhe t’i harrojmë, pra përgjithmonë,
    Se nuk kanë vend më në shqipen tonë.
    Ne se kemi aspak vështirë,
    Që shqipen tonë ta flasim mirë.
    Gjuhën e ëmbël, gjuhën letrare
    Gjuhën e bukur - gjuhën amtare.

    Gjilan, maj 1998
    Vargje të bukura për gjuhën tonë të bukur. Të lumtë!

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga K.i EPERM Lexo Postimin
    TË FLASIM PA SLLAVIZMA

    Halil Xani

    E zgjata pak këtë poezi
    Le të jetë kjo porosi
    Për nxënës, prindër e arsimtarë
    Se gjuha jonë është sikur ar
    Ka plot fjalë-margaritarë
    Këto sllavizma t`i harrojmë
    Nga e folmja t`i mënjanojmë
    Kjo porosi nuk është e sotit
    Kemi amanet prej burrave të motit

    Përshendetje i nderuari xani1 ,përshendetje për arsmtari,gjithashtu
    Ju falënderoj K.i EPERM.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga penible Lexo Postimin
    Me leje?

    Jam shume dakort me hapesen e temes: Neve duhet mbi te gjitha te flasim shqip dhe bile edhe ta permiresojme ate. Deri ketu jemi te gjithe dakort me ckam pare.

    Por, kur neve qe jetojme larg atdheut vijme ne shqiperi, shohim qe bashkeatdhetaret tane qe jetojne atje, perdorin shume me teper zhargone ne italisht, anglisht apo turqisht. Si i behet?

    Nuk dua te shfaqesoj disa apo te fajesoj te tjeret por me duket mese normale kur punon dhe jeton ne nje vend te huaj, te harrosh disa fjale ne momente te caktuara dhe fjalet e gjuhes se huaj te vijne me shpejt ne goje. Ky nuk quhet tangerllik por thjesht humane (ups me fal: njerezore).

    Ata qe sduroj dot une jane disa tipa neper kafe qe duan te tregojne "kulturen" e tyre, duke bertitur dhe pa respektuar asgje..

    Se dyti, shqipen e gazetave dhe te disa televizioneve qe ka marre intonacione italishte dhe zhargone te 100 gjuheve te botes. Si doni ju qe shqipetaret, kudo qe jane, te ruajne nje shqipe te paster kur mediat flasin ne ate menyre?
    Unë pajtohem me qëndrimet e juaja. Mirëpo, nëse ndihma ime është e
    mirëseardhur, unë do të përqëndrohem në këtë tekst vetëm në një gabim.
    Dhe ky gabim po përsëritet vazhdimisht në Kosovë e në Shqipëri.
    Përemrat ne dhe neve sikurse edhe përemrat ju dhe juve po përzihen pa
    nevojë. Pyetjes "Kush?" (ose "Kë") i përgjigjen përemrat ne ose ju.
    P.sh. pyetjes Kush duhet të flet... ne i përgjigjemi me Ne duhet të flasim...
    (dhe jo me: Neve duhet të flasim...).
    Pyetjes Kujt? i përgjigjet trajta e rasës dhanore neve ose juve.
    Gabimi i përzierjes së përemrave po përsëritet edhe në mediat tona.
    Prandaj ky korrigjim duhet të merret si një ndihmë për të gjithë
    ata që nuk janë të sigurt se kur përdoret përemri ne, dhe kur përdoret
    përemri neve. Edhe nëse gabojmë, ne duhet të flasim e të shkruajmë shqip!

    Nëse në këtë forum edhe dikush tjetër e ka bërë këtë vërejtje, dhe unë
    s'e kam parë, atëherë kërkoj falje se nuk e kam bërë citimin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga arsimtari : 20-08-2010 më 13:32

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78

    Është gjuhë e lëvruar

    Citim Postuar më parë nga Endless Lexo Postimin
    i nderuar K.i IPERM, poezia shume e bukur dhe goxha domethenese, po prape se prape e ka qe e ka nje fare barbarizmi brenda saj. fjala ''e moderuar'' shume bukur mund te perkthehet dhe si ''e perulur'', apo jo?



    thjesht dua te them qe sa do te perpiqemi te mos perdorim fjale te huaja, prape se prape ndonjehere e kemi me kollaj ta plotesojme fjaline me to. c'do gjuhe evuolon dhe huazon fjale nga gjuhe te tjera, nuk e marr vesh pse kjo e jona duhet te jete me e vacante se te tjerat, dhe ti rrij strikt fjaleve te veta dhe atyre turke qe kemi huazuar nga pushtimi otoman?! dua te them qe e gjithe kjo me duket si e pakuptimte. dakort jam s'eshte mire ti perdorim ato( fjalet e huaja) vend e pa vend, po tani dreqi e mori, pse dhe mos ti perdorim atehere kur ne e ndjejme te nevojshme per ti perdor?

    Mbiemri prejpjesor i(e) moderuar vjen nga latinishtja (moderatus, -a ,-um) dhe e ka kuptimin i(e) QETË, i(e) PËRMBAJTUR, i(e) MATUR. Në gjuhën tonë ka hyrë nëpërmejt frëngjishtes me kuptim më të zgjeruar: i(e) ZBUTUR, i(e) ZVOGËLUAR, i(e) QETËSUAR, i GJYKUESHËM etj. Në literaturën leksikografike nuk haset kuptimi i(e) PËRULUR.

    Është e drejtë e folësve t'i japin fjalës kuptim të ri, siç ndodh gjatë zhvillimit historik të çdo gjuhe. Në këtë rast kuptimi i ri duhet të jetë i pranueshëm për t'u përdorur në praktikën gjuhësore.

    Në vargun poetik "Është gjuhë e moderuar" gjuha jonë s'mund të kuptohet, as si e matur, as e qetë, as e përmbajtur, as e zvogëluar... dhe aq më pak e përulur. Mbase autori i vargjeve ka dashur të thotë se tani ajo është e zhvilluar, e përsosur. Në këtë rast do të mund të përdorej mbiemri e modernizuar.

    Mirëpo, në vend të këtyre, ky varg më së miri do të kuptimësohej me mbiemrin e lëvruar, sepse një gjuhë e lëvruar është gjuhë e përpunuar mirë, e studjuar gjerësisht e thellësisht.

    Tani, fjala i(e) moderuar, ndonëse s'është përfshirë si barbarizëm në librin fjalor "Për pastërtinë e gjuhës shqipe"( ndoshta në kohën kur është hartuar nuk është hasur në përdorim), botim i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, mendoj se s'ka nevojë fare ta përdorim, kur kemi aq shumë barasvlerës të saj në gjuhën tonë.

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2010
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Grupi,ske cfar ti besh.....E kane nga injoranca......
    Po sic thoshte nje i huaj qe merej me Fizik..
    Duhet ti besh gjerat me te thjeshte sa eshte e mundur,jo me te thjeshta qe eshte e mundur...
    E thjeshte,shqip duhet te jete semplice.
    Einstein-i (Ajnshtajni) ishte ai që ka thënë:
    Thjeshtëso gjërat aq sa është e mundur thjeshtësimi, por jo më tepër
    (gjermanisht: "Mache die Dinge so einfach wie möglich - aber nicht einfacher.").
    Ndoshta dikush nuk pajtohet me përkthimin tim, mirëpo edhe unë u
    mundova ta ruaj kuptimin e thënies.
    Ndryshuar për herë të fundit nga arsimtari : 21-08-2010 më 11:24

  10. #40
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Viola.V Lexo Postimin
    ...
    Thanx to you .......,
    ..ne shqip fare mire do te tingellonte:"Fale jush, "..
    Citim Postuar më parë nga arsimtari
    ..........
    Dhe ky gabim po përsëritet vazhdimisht në Kosovë e në Shqipëri.
    Përemrat ne dhe neve sikurse edhe përemrat ju dhe juve po përzihen pa
    nevojë. Pyetjes "Kush?" (ose "Kë") i përgjigjen përemrat ne ose ju.
    P.sh. pyetjes Kush duhet të flet... ne i përgjigjemi me Ne duhet të flasim...
    (dhe jo me: Neve duhet të flasim...).
    Kam vene re se eshte nje gabim i rendomte nder kosovare dhe maqedonas perdorimi i pjesores ne veten e trete njejes:"kush duhet te flet" ne vend te "kush duhet te flase"!
    Si edhe perdorimi i pavend i fjales "konvenon", ne nje kohe qe kemi fjalen shqipe "leverdis".

    Pershendetje!
    Jarigas

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •