Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 57
  1. #1

    Post Keqpërdorimi i gjuhës shqipe

    Zot! Jepu shqiptarëve vullnet dhe logjikë që të flasin shqip të paktën kur janë në Shqipëri. Se, siç kanë zënë disa, shpejt a vonë do ta bëjnë atdheun Babiloni gjuhësh, ku s’do ta marrë vesh qeni të zonë”
    (N. Bulka)
    Emri:  abetare.jpg

Shikime: 3342

Madhësia:  95.4 KBËshtë


    plotësisht e kuptueshme se gjuha shqipe sikurse edhe shumë gjuhë tjera në botë të huazojë fjalë të reja të cilat nuk ekzistojnë në fjalorin e sajë dhe më pas ato fjalë t’i përshtat duke u dhënë tipare gramatikore që janë në pajtim me rregullat e gjuhës shqipe. Pa dyshim se edhe gjuha shqipe duhet të tregojë aftësitë e saja dhe të pranoj ne gjirin e sajë fjalë të reja të cilat po lindin si pasojë e zhvillimeve dhe zbulimeve të shumta në fusha të ndryshme shoqërore.
    Kjo nënkupton se gjuha nuk është statike. Ajo ndryshon dhe zhvillohet njëkohësisht me ndryshimet dhe zhvillimet të cilat ndodhin në shoqëri. Kur dy a po më shumë gjuhë kanë kontakt të drejtpërdrejt dhe anasjelltas patjetër do të ketë ndikim njëra mbi tjetrën në rrafshe të ndryshme gjuhësore, por duhet të ekzistojnë ligjet dhe institucionet përkatëse të cilat merren me çështjen e gjuhës.
    Mirëpo një gjë është shumë e pakuptueshme dhe e patolerueshme. E kjo është përdorimi i barbarizmave (fjalëve apo shprehjeve të huazuara pa nevojë nga një gjuhë tjetër) të ndryshëm në vend të fjalëve të bukura dhe të ëmbla shqipe.
    Këta lloj barbarizmash i hasim në jetën e përditshme tek ata nga të cilët pritet më së paku. E këta janë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, pra parlamenti , qeveria, mediet e shkruara e elektronike etj. Me të vërtetë këta njerëz dhe këto institucione po të dinin vlerën dhe rëndësinë e gjuhës nuk do të bënin shkelje të tilla.
    Këta njerëz përdorin barbarizma në mënyrë që të tregojnë arsimim dhe kulturë të një niveli më të lartë dhe kështu të tingëllojnë tek shqipfolësit e rëndomtë si njerëz të dijshëm ku përdorin terma të cilët nuk i përkasin gjuhës shqipe. Fakt tjetër shqetësues është përdorimi i barbarizmave të tillë nga profesorët universitarë të cilët përdorin shumë fjalë të tilla nëpër ligjëratat e tyre, fjalë të cilat nuk kanë të bëjnë me gjuhën shqipe.
    Në vijim po jap disa thënie për gjuhen nga figura të ndritshme të kombit tonë. Thënie kuptimplota nga ata të cilët kanë kontribuar që gjuha shqipe si njëra ndër gjuhët më të vjetra në botë të ruaj mëvetësinë dhe origjinalitetin e sajë ndër shekuj. Gjuhë e cila gjithmonë ka lënë përshtypje të madhe dhe ka ngjall interes të madh tek të tjerët, gjuhë që ka një jehonë të gjerë pra një gjuhë e bujshme me plot kuptimin e fjalës.


    “Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe”Mit’hat Frashëri.

    “Fjala e huaj në gjuhë është si dhia ndër dhen”
    N. Frashëri.

    “Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar”E. Çabej.

    “Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është tregues i nivelit të kësaj kulture”E. Çabej.


    Barbarizmi (fjala e huazuar) fjala në shqip
    E. Çabej.

    Ja një listë e disa fjalëve jo shqipe të cilat i kam hasur tek disa profesorë dhe tek mediet e shkruara dhe ato elektronike, pra fjalë të cilat nuk ekzistojnë në fjalorin e gjuhës shqipe.

    Barbarizmi (fjala e huazuar) fjala në shqip

    Barrierë---------------------------------------- Pengesë
    Diskurs----------------------------------------- Fjalim, Ligjëratë
    Ekspanzion-------------------------------------Zgjerim
    Eksperiencë ------------------------------------Përvojë
    Fleksibilitet-------------------------------------Lakueshmëri
    Fundamental------------------------------------Kryesorë, Themelorë
    Hendikep----------------------------------------Pengesë, E metë
    Imediat------------------------------------------I menjëhershëm
    Interaktiv ---------------------------------------Bashkëveprues
    Invadim------------------------------------------Pushtim
    Invasion------------------------------------------Pushtim
    Investigim----------------------------------------Hulumtim, Hetim
    Involvim------------------------------------------Përfshirje
    Koincidencë ------------------------------------Rastësi
    Konfident ----------------------------------------I sigurt, me besim në vete
    Kontinuitet --------------------------------------Vazhdimësi
    Koshiencë----------------------------------------Vetëdije, Ndërgjegje
    Kreativ -------------------------------------------Krijues
    Kualitet ------------------------------------------Cilësi
    Kuantitet -----------------------------------------Sasi
    Luku----------------------------------------------Pamja, Dukja
    Narracion----------------------------------------Kallëzim, Tregim, Rrëfim
    Perfekt ------------------------------------------I përkryer, Përsosur
    Selektim-----------------------------------------Përzgjedhje
    Stopim-------------------------------------------Ndalje
    Verdikt------------------------------------------Vendim
    Vokabularë-------------------------------------Fjalorë

    Mendoj se është koha dhe momenti i duhur qe populli shqiptarë të tregoj një pjekuri dhe maturi të paktën në përdorimin e gjuhës si elementi më i rëndësishëm i një kombi, si një element që tregon kulturë, traditë dhe identitet. Tek e fundit një komb nuk shuhet nëse humbë një luftë. Një komb humbë dhe shuhet nëse humbë gjuhën. Këtë mund ta vërtetoj edhe thënia e Sami Frashërit “Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës”


    B.gjuha shqipe..
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  2. #2
    18 scudetti Maska e Gjinokastra
    Anëtarësuar
    29-08-2009
    Postime
    1,159
    Egjiptian(huaj) > Jevgjit(Shqip)
    [QUOTE =puroshkodran;2654864]Roma del kampion[ /QUOTE]

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Arsyetim,llogjik-perparimtar.
    Ka fjale shqip,sa te duash.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Arsyetim,llogjik-perparimtar.
    Ka fjale shqip,sa te duash.
    kete a ke mundesi tju a thuash ketyre evropjaneve te forumit qe behen si interesante dhe me tallin mua per gjuhen qe flas edhe nuk shikojne turinjte e tyre qe ne 10 fjale 9 i kane angleze
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    kete a ke mundesi tju a thuash ketyre evropjaneve te forumit qe behen si interesante dhe me tallin mua per gjuhen qe flas edhe nuk shikojne turinjte e tyre qe ne 10 fjale 9 i kane angleze
    Grupi,ske cfar ti besh.....E kane nga injoranca......
    Po sic thoshte nje i huaj qe merej me Fizik..
    Duhet ti besh gjerat me te thjeshte sa eshte e mundur,jo me te thjeshta qe eshte e mundur...
    E thjeshte,shqip duhet te jete semplice.

  6. #6

    Të përgëzoj për temën

    Unë e pata hapur një herë një temë si kjo, por u mbyll.
    Ishalla nuk e ka fatin e kësaj teme edhe tema jote.
    Ja tufëza/linku/ e asaj teme: http://www.forumishqiptar.com/showpo...92&postcount=1

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    394

    Thumbs down gjuha shqipe po ndryshohet!

    qka mendoni ju per ket veshtiresi?

    skam qef hic kur e perzirin gjuhen shqpe me anglishten.

    shum me pengojn kur gazetat shqip e perdorin keto fjal. startoj(filloj), bilateral(dypalesh), bimester(dymujor), dubloj(dyfishoj), absurde, suporton(perkrahje) konfirmoj(pohoj), influencoj(ndikoj), e shum fjal tjera. me vjen keq qe gjuha shqipe po ndyrshohet se persona te paditur duan ta parashikojn gjuhen shqipe si gjuh te "perendimit". kjo eshte gjuha e jone, dhe historija e jone, sduhet ta ndryshojm.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Bes-s
    Anëtarësuar
    04-02-2010
    Postime
    193
    Bravo per temen, njejt edhe une mendoj, e cka eshte me e keqja, po shtohet perdorimi i kesaj gjuhe shqipe "moderne" ne mediume.
    Kjo eshte me e keqja besoj...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-04-2010
    Postime
    1
    Gjuhën shqipe e prishin më së shumti ata që e kan obligim profesional që ta ruajnë,e ata janë : mediat dhe politikanët

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    po e ke lexuar ti te gjithe ate artikull qe ke postuar, une cpohem ne hunde.


    ja nje pyetje e shpejte per ty : Ca do te thote barbarizem?



    Pa e rilexuar perseri artikullin, ok? Ose me sakte pa e pare perseri nga fillimi ne fund ate, vetem per te hasur fjalen barabarizem.


    Hajt me te paren!
    Without deviation from the norm, progress is not possible

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •