Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 62
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaēi: AAK tė kėrkojė falje pėr trillimet


    Nga Express mė 19.08.2010 nė ora 17:20

    Kryeministri Hashim Thaēi i bėri sot thirrje AAK-sė qė tė kėrkojė falje pėr “shpifjet dhe trillimet” pėr bisedime tė fshehta mes zyrtarėve tė Kosovės dhe Serbisė.

    Edhe presidenti Fatmir Sejdiu tha se nuk ėshtė nė dijeni se ka pasur bisedime sekrete, sikur pretendon AAK-ja, ndėrsa ftoi zyrtarėt e AAK-sė qė nėse kanė argumente le t’i prezantojnė.

    Kryeministri Thaēi gjatė njė vizite nė Lipjan i ka bėrė thirrje gjithė spektrit politik qė t’i bashkojnė energjitė pėr tė mirė tė qytetarėve dhe tė mos nxisin pėrēarje. “Ėshtė koha pėr tė gjithė qė t’i bashkohen energjive pėr tė mirėn e vendit, tė shtetit, tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. Nė asnjė rrethanė tė mos krijohen dilema ndarėse tė spektrit politik, ndėrsa pėr partinė qė ju pyesni do tė ishte me interes qė pas atyre trillimeve tė ulėta t’i kėrkojnė falje popullit tė Kosovės”, ka thėnė Thaēi, transmeton KosovaPress.

    Kreu i Qeverisė theksoi se deri mė tani, gjithēka ka qenė transparente, dhe pėrsėriti se me Serbinė mund tė bisedohet vetėm si dy shtete tė pavarura.

    Sejdiu: Ai qė ka argumente, t’i prezantojė

    Presidenti Fatmir Sejdiu, i pyetur nga gazetarėt, ka thėnė se nuk ėshtė nė dijeni se ka pasur farė bisedash sekrete, sikur pretendon AAK-ja. Ai ka shtuar se partitė duhet tė ofrojnė argumente nėse i posedojnė.

    “Po, unė s’kam ēka tė them, nuk di pėr bisedime tė tilla. Ai qė ka argumente le t’i prezantojė argumentet. Unė s’mund tė lidhem me deklarimet e partive politike tė pozitės apo tė opozitės. Ėshtė ēėshtje e drejtė e tyre tė shtrojnė ēėshtje tė caktuara, por gjithmonė t’i argumentojnė dhe s’kam koment”, ka thėnė Sejdiu.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #42
    Aty afer...
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Vendndodhja
    Epir
    Postime
    62
    Armand Shkullaku


    Thrilleri politik i AAK
    Ajo qė duket mė e lehtė, shpesh rezulton nė njė grackė nga e cila dilet pastaj me besim tė gjymtuar. AAK e provoi kėtė dje, kur nuk mundi t’i kėnaqė aspak pritjet qė vetė ia krijoi publikut. Ajo ngriti njė furtunė nė gotė, qė si pėrfundim lagu veē atė vetė dhe nuk prodhoi asnjė ndryshim tė motit.


    Nga Armand Shkullaku mė 19.08.2010 nė ora 12:14
    Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės nuk ėshtė as CIA dhe as SHIK. Ardian Gjini apo Blerim Shala nuk janė Xhejms Bond dhe as ekspertė tė kundėrzbulimit. Prandaj ata e patėn tė vėshtirė dje pėr tė dalė nga njė thriller politik, ku e futėn veten pa patur aspak nevojė.

    Takimet sekrete, udhėtimet nė qytete europiane, misionet e fshehta, etj pėrfunduan nė njė komunikim me gazetarė tė tipit: “je e dini vetė, nuk ka nevojė t’u tregojmė ne”. Pėr shumė arsye, aventura e re e AAK nuk mund tė kishte fund tjetėr. Jo pėr mungesė tė fakteve, as nėse takimet apo bisedimet sekrete kanė ndodhur me tė vėrtetė, por sepse si mėnyra ashtu edhe objekti i zgjedhur pėr t’iu kundėrvėnė qeverisė, ishin qė nė fillim tė zgjedhura keq.

    Njė kurth qė AAK ia ngriti vetvetes.

    AAK akuzoi qeverinė se kohėve tė fundit ka zhvilluar takime dhe biseda sekrete me pėrfaqėsues tė Beogradit dhe pėr kėtė nuk ka informuar qyetarėt e Kosovės. Pėr opozitėn mungesa e transparencės nė kėtė rast ishte tepėr e rėndė dhe qeveria duhej tė jepte shpjegime. Kjo e fundit i mohoi akuzat dhe AAK premtoi se do tė sillte fakte qė do ta nxirrnin zbuluar qeverinė, duke e vendosur veten kėshtu nė qendėr tė njė suspanse mediatike qė pritjet i kishte tepėr tė mėdha. Deri dje, sepse ushqimi i servirur nė konferencėn pėr shtyp i la pėrsėri tė uritur gazetarėt nė sallė.

    Por problemi i AAK nuk ėshtė vetėm zhgėnjimi mediatik apo ai i opinionit. Forma e zgjedhur pėr tė goditur qeverinė, pak kohė pas vendimit tė GJND, ishte e gabuar. Akuza pėr takime sekrete u bėnė jo vetėm pėr tė treguar mungesėn e transparencės sė qeverisė, por edhe pėr tė nėnkuptuar se njė tradhėti e madhe po luhet, se Kosova mund tė shitet apo kėmbėhet, se interesat kombėtare janė tė kėrcėnuara, se qeveria po bėn pazare tė rrezikshme, etj.

    Njė fushatė e tillė ėshtė jo vetėm e dalė mode, por nė dukje e lehtė pėr tė njollosur kundėrshtarin, ajo fare lehtė mund tė shndėrrohet nė bumerang. Duke qėnė nė kufijtė e spekullimit, sepse ėshtė e pamundur tė gjesh prova se atdheu po shitet, akuza tė tilla zhvlerėsojnė seriozitetin e opozitės dhe i bėjnė tė pabesueshme nesėr qėndrime qė me tė vėrtetė duhen marrė nė konsideratė. Drejtuesit e AAK e kanė gjykuar si njė taktikė politike tė lehtė vėnien nė pozitė tė vėshtirė tė qeverisė me akuza pėr takime sekrete me palėn serbe. Ata kanė menduar se mjafton tė bėhen disa insinuata, paralajmėrime pėr fakte e prova dhe kėshtu do ta gozhdojnė kundėrshtarin me etiketimin e lodhur nga pėrdorimi, atė tė flirtimit me armikun historik. Mirėpo pėr njė forcė politike moderne duhet mė shumė se kaq.

    Tė bėsh opozitė nuk mjafton tė lėshosh fjalė nė eter, por edhe tė derdhėsh mund e tė ndėrtosh strategji serioze pėr tė ardhur nė pushtet. AAK mund ta kishte hapur njė front tė tillė nėse kishte fakte dhe prova se ndonjė marrėveshje e fshehtė ėshtė arritur apo nėnshkruar mes dy palėve pa informuar kuvendin e Kosovės dhe opinionin. Sepse edhe takimet jo publike, nėse kanė ndodhur, nuk ēojnė drejt tradhėtisė kombėtare dhe nuk janė pėrvojė e panjohur e praktikave diplomatike mes shteteve. Megjithatė, AAK as pėr takimet sekrete nuk e justifikoi fushatėn qė ngriti.

    Nuk e justifikoi edhe pėr njė arsye tjetėr. Tema e takimeve sekrete apo e pazareve tė fshehta me kundėrshtarin ėshtė jo vetėm e shekullit tė kaluar, por nuk ėshtė nė rend tė ditės dhe as pika mė e dobėt e qeverisė sė Kosovės. Nėse ka diēka qė vėrtet nuk varet fare nga veprimet apo vullneti i qeverisė sė Kosovės, ajo ėshtė politika e jashtme. Eshtė pak e rėndė ta pranojmė kėshtu hapur, por vendimet pėr Kosovėn merren nė Uashington e Bruksel. Ēdo zgjidhje qė do ofrohet pėr veriun e Mitrovicės nuk do tė jetė ide kreative as e Hashim Thaēit e as e Boris Tadiēit, por njė vendim i pranuar nga qendrat e politikės botėrore. Tema tė tilla, qė kanė nė sfond hijen e pazareve apo tradhėtive kombėtare, duken tėrheqėse dhe tė lehta pėr tė goditur kundėrshtarin, por nė realitetin e pėrditshėm ato nuk u pėrgjigjen ndjeshmėrive tė qyetarėve.

    Opozita ka shumė tema tė tjera ku mund tė tregojė aftėsinė e saj dhe ku mund ta vėrė vėrtet nė vėshtirėsi qeverinė. Nė vend tė gjurmimeve tė takimeve sekrete, ajo duhet tė gjurmojė faktet pėr aferat korruptive qė rėndojnė mbi qeverinė Thaēi dhe tė zbulojė abuzimet me fondet publike. Ajo duhet tė tregojė emrat dhe listat e njerėzve tė punėsuar nė bazė tė nepotizmit dhe interesave partiake. Tė flasė pėr papunėsinė dhe tė paraqesė njė projekt tė sajin se si do ta zbusė atė. Pėrpara se tė kėrkojė a ėshtė takuar Thaēi me Tadiēin e ē’pazare kanė bėrė, le t’u tregojė qyetarėve pse janė takuar Thaēi e Sejdiu e ēfarė pazaresh i mbajnė ende bashkė. Tė bėsh opozitė nuk do tė thotė vetėm tė akuzosh, por edhe t’i bindėsh njerėzit nė ato qė thua e nė ato qė mund tė bėsh mė mirė se sa kundėrshtari politik.

    Ajo qė duket mė e lehtė, shpesh rezulton nė njė grackė nga e cila dilet pastaj me besim tė gjymtuar. AAK e provoi kėtė dje, kur nuk mundi t’i kėnaqė aspak pritjet qė vetė ia krijoi publikut. Ajo ngriti njė furtunė nė gotė, qė si pėrfundim lagu veē atė vetė dhe nuk prodhoi asnjė ndryshim tė motit. Pėr ta arritur atė duhet shumė mė tepėr, AAK e pati provuar nė periudhėn e vėshtirė pėrpara zgjedhjeve lokale. Eshtė ende shpejt pėr t’u lodhur nga tė bėrit opozitė tė vėrtetė. Zgjedhjet e pėrgjithshme duan mė shumė se njė vit.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar mė parė nga pirroja1 Lexo Postimin
    Une jam antipod i UDB-se dhe udbashve, per dallim nga ty!

    Jam i ri me moshe shoku "teolog" dhe mos mendo se je ne gjurme...!

    Per ta marre stilin nuhates te "zagarve" te ndihmon Haxhi Kuēi, spiun me damke...

    Eshte nje bjeshke e madhe mes nesh!

    Na sjell fakte dhe mos e devijo temen!?
    jo ore jo nuk jemi ketu ka gjurmojme ketu bejme muhabete shprehim pikepamjet tone ndryshe!!

    kadri veseli pat then se ata qe i japin zjarr shume e kane mizen ne hejbe!!

    e sa per udebash e spiune ata duhet denuar sipas krimeve qe kane bere!!
    nuk duhet falur ne asnje menyre e le me te ngjiten ne majat e pushtetit!!


    por ky haxhi kuqi ish nje shok i komandant avdi ibrahimit si duket dhe ramadan mujes pra edhe se eshte shoke i tyre ky prap se prap spiun do te mbetet !!

    e sa per fakte shoku pirroja prite edhe pak, ke durim he burr !!

  4. #44
    Aty afer...
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Vendndodhja
    Epir
    Postime
    62
    Si je me Ramazan?

    Mund te me tregosh gje nga teologjia, sepse per tjerat je larg...

    Pa marre parasyshe se kush eshte ne pushtet, njeriu i ndershem, nuk duhet te behet zedhenes i se keqes, per hir te vuajtjeve qe kaluam pergjate historise.

    Ardian Gjini, Blerim Shala, Avni Arifi, Burim Ramadani dhe nga prapa skena Naim Maloku se bashku me Hysen Gashin, ka rene ne provim! Kjo eshte metoda udbashe-lanson genjeshtren me gojen e vet shqiptarit dhe e mban shqiptarin ne ankth.

    Sa u besohet neser ketyre nese e marrin pushtetin?!

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Arbana Xharra
    Gjunjėzimi i AAK-sė

    Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) ka rėnė nė dy gjunjė dhe ka rrezikuar deri nė maksimum kredibilitetin karshi opinionit kosovar, duke mos dhėnė asnjė fakt lidhur me temėn e iniciuar nga ajo pėr bisedime sekrete tė Qeverisė sė Kosovės me atė tė Serbisė.

    Duke iu shmangur tregimit tė sė vėrtetės, AAK-ja ka treguar haptazi se nuk ėshtė njė opozitė e fuqishme dhe se ende nuk ėshtė nė gjendje ta marrė pushtetin nė dorė. Sė paku jo kėshtu si bėri tani.

    Kėtė tė mėrkurė, AAK-ja nuk na i dha faktet qė i kishte premtuar pėr bisedime sekrete me Serbinė tė Qeverisė sė Kosovės, duke i bėrė kėshtu shėrbim kujtdo tjetėr, por aspak vetes dhe vendit.

    AAK-ja na dėshmoi se nuk mund t’u rezistojė presioneve tė huaja edhe kur ėshtė nė pyetje ēėshtja kombėtare. Duke iu nėnshtruar presioneve, AAK lė hapėsirė tė besojmė se tėrė zhurmėn pėr negociata e kishte nisur pikėsėpari pėr interesa tė saj dhe jo pėr interes tė vendit. Askush nuk mund tė arsyetojė tėrheqjen ndaj presioneve tė huaja, me njė interes kombėtar, pėrveē se atij individual.

    Tė dielėn e kaluar kjo parti politike premtoi se do ta diskreditojė qeverinė Thaēi duke publikuar emrat dhe vendet e atyre qė u takuan me zyrtarėt serbė. Njė lajm ky shokues i paralajmėruar tė bėhej publik nga opozita pas tre ditėsh. Tė mėrkurėn, derisa tė gjithė prisnin tė marrin vesh se kush ku ishte takuar me zyrtarėt e Beogradit, kjo parti opozitare arsyetohet thjesht se “kanė pasur presione
    diplomatike pėr tė mos dhėnė detaje”. Nėse i kanė pasur kėto detaje, pikėsėpari.

    Kėtu na dalin dy tė meta tė mėdha nė sipėrfaqe:

    1. Kosova duket se edhe opozitėn e ka si pushtetin- pra tė dėshtuar,

    2. Nė Kosovė po bėhen lojėra tė fshehta diplomatike, ku janė tė pėrfshirė vendorėt dhe ndėrkombėtarėt dhe askush nuk guxon tė bėjė zė.

    AAK-ja tė mėrkurėn ra keq nga provimi, duke dhėnė arsyetimin mė tepėr se naiv me konstatimin qė “tė gjithė qytetarėt e Kosovės e dinė se ka pasur bisedime sekrete, por ne si AAK nuk jemi nė gjendje t’u shkaktojmė dėme qytetarėve tė Kosovės”.

    Unė nuk e di. Jo, qytetarėt e Kosovės nuk e dinė kush ku dhe me kė ėshtė takuar. AAK e dha njė lajm tė tillė pėr tė cilin nuk ofroi as edhe njė fakt. Pėrkundrazi, mospublikimi i detajeve dhe lojėrat e tilla diplomatike dėmtojnė mė sė shumti qytetarėt e Kosovės.

    Partia nė pushtet PDK duhet t’i falėnderohet AAK-sė pėr nderin qė ia ka bėrė me kėto deklarata, sepse e para kjo situatė po na tregon se ajo nuk ka kundėrkandidat tė fortė dhe se kosovarėt nė zgjedhjet e ardhshme s’kanė alternativė tė besueshme pėr ta votuar, dhe e dyta se prezenca ndėrkombėtare ėshtė duke i bėrė tė gjitha lojėrat politike duke mos i pyetur pėr asgjė vendorėt.

    Por, ajo qė mund ta konstatojmė ėshtė qė njė AAK e tillė dhe njė Kosovė me Sejdiun e Thaēin nė krye ėshtė njė poligon edhe mė i lehtė pėr eksperimente, sekrete, thashetheme dhe prapaskena... Llogarinė e tė cilave dihet kush e paguan: ne qytetarėt e Republikės sė Kosovės.

  6. #46
    Aty afer...
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Vendndodhja
    Epir
    Postime
    62

    Ky rast nuk do te kaloje pa pasoja ne AAK

    Dėshpėrim nė AAK

    Mosprezantimi i fakteve nga Ardian Gjini pėr “bisedimet sekrete” ka dėshpėruar zyrtarė tė AAK’sė. Atyre u vjen keq qė tė mėrkurėn nuk mundėn tė zbardhin asnjė “fshehtėsi”. Presidenti Fatmir Sejdiu ka thėnė se nėse AAK ka argumente, duhet t’i prezantojė ato. Ndėrsa Kryeministri Hashim Thaēi i ka quajtur trillime pretendimet e AAK’sė, duke i ftuar tė kėrkojnė falje.


    Nga Valmir Klaiqi mė 20.08.2010 nė ora 8:09

    Avni Arifi ndihet i dėshpėruar. Kėshilltari kryesor i liderit tė AAK’sė Ramush Haradinaj, ndihet keq qė partia e tij nuk e mbajti fjalėn pėr denoncimin e “bisedimeve sekrete”.

    “Ēka ėshtė ndoshta edhe dėshpėrim i jemi ėshtė se ne pėr arsye qė i ka cekur tė mėrkurėn Gjini, nuk kemi folur pėr ato fakte. Mund tė them se ndihem shumė keq. Ndihem shumė keq qė nuk kemi qenė tė faktuar dhe qė nuk kemi qitur shumė fakte”, ka thėnė Arifi.
    Megjithatė, kėshilltari kryesor i Haradinajt nuk ka dashur mė shumė tė lėshohet nė arsyet e Ardian Gjinit pėr mosprezantimin e fakteve.

    I pyetur nga Express se si ka mundėsi qė mos tė prezantohen faktet pėr bisedat sekrete tė cilat, sipas Gjinit, e dėmtojnė vendin, Arifi ėshtė pėrgjigjur shkurt: “Eh, pėr kėtė pyete Ardian Gjinin”.

    Megjithatė, Arifi shtoi se nuk do tė thoshte atė ēfarė ka thėnė ditė mė parė pa e ditur se ka fakte.

    “Unė kam pėrgjegjėsi sikur secili njeri i politikės kur del para qytetarėve dhe jep fjalė publike. Kam thėnė se po tė mos kishim fakte nuk do tė hynim fare nė kėtė punė. Qėndroj 100 pėr qind mbrapa asaj qė kam thėnė. Po tė ishte kthyer edhe njėherė ngjarja nga fillimi, unė i kisha thėnė sėrish tė njėjtat deklarata”, ka thėnė ai.

    Shkrimin e plotė mund ta lexoni nė Express...

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Deklarata e palexuar e AAK-sė



    Prishtinė, 20 gusht - Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, zėvendėsministrja e Punėve tė Jashtme, Vlora Ēitaku, kėshilltarėt e kryeministrit Dukagjin Gorani e Tomė Gashi janė disa nga emrat qė sipas deklaratės sė “censuruar” tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės kanė marrė pjesė nė bisedime sekrete me zyrtarėt e lartė tė Qeverisė sė Serbisė, shkruan nė numrin e sotėm e pėrditshmja e Prishtinės, “Zėri”.

    Tė gjithė tė apostrofuarit kanė hedhur poshtė se kanė zhvilluar takime me zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės. Nė deklaratėn qė nuk u lexua nga AAK tė mėrkurėn, thuhet se takimet me zyrtarėt serbė janė zhvilluar nė Paris, ku nga Kosova ka marrė pjesė zėvendėsministrja Vlora Ēitaku, ndėrkaq nė Bruksel me zyrtarė serbė ėshtė takuar ministri Hoxhaj dhe kėshilltarėt e kryeministrit, Tomė Gashi e Dukagjin Gorani.

    “Zėri” ka konfirmuar pėrmbajtjen e letrės sė palexuar nė konferencėn pėr shtyp tė sė mėrkurės, nga disa burime nė AAK pėr tė siguruar deri nė maksimum vėrtetėsinė e saj.

  8. #48
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Nuk e di sa jan tė vėrteta kėto deklarata tė AAK-sė , mirėpo duke marrė parasyshė se cfarė qeverie kemi , nuk ėshtė asgjė pėr tu cuditur edhe nėse bėjnė takime tė fshehta me shkaun.

    Po , dyshoi pak , sepse , shkijet nuk kan nevoj me pas takime tė fsheta me kėta krokodillat tanė , sepse i bėjnė haptas.

    Nuk e di cilat janė qėshtjet tė cilat shkijet do tė bisedonin fsheht me qeverin korruptuese tė Kosoves?!

    Veriu kontrollphet nga serbija.
    Kontrabanda nga serbia dhe qeveria e Kosoves.
    Komuna morren shkijet sa mujten nėpėr Kosovė.

    Unė dyshoi se kjo taktikė e bėrjes sė politikes nė Kosovė mė shumė mund tė jet marveshje nė mes AAK-sė dhe qeveris pėr tė tėrhequr vėmendjen opinionit , se kinse mund tė ndodhė qė tė bėhen marrveshje tė fshehta , e qė marrveshjet e hapta tė pranohen pa zhurmė nga popullata!


    Dikush tha se kėto jan metoda komuniste tė tė shpifurit tė gjėrave.
    Unė mbėshtes atė thėnie me kusht qė kėtu ėshtė bėrė njė kolaboracion nė mes qeveris dhe AAk-se , sepse funifunfit nga e njėta shkollė sllavokomuniste dalin tė dyja kėto rryma antishqiptare!


    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    POR BAC , SHPRESA PO KTHEHET ME "VETVENDOSJE!"
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  9. #49
    Citim Postuar mė parė nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Nuk e di sa jan tė vėrteta kėto deklarata tė AAK-sė , mirėpo duke marrė parasyshė se cfarė qeverie kemi , nuk ėshtė asgjė pėr tu cuditur edhe nėse bėjnė takime tė fshehta me shkaun.

    Po , dyshoi pak , sepse , shkijet nuk kan nevoj me pas takime tė fsheta me kėta krokodillat tanė , sepse i bėjnė haptas.

    Nuk e di cilat janė qėshtjet tė cilat shkijet do tė bisedonin fsheht me qeverin korruptuese tė Kosoves?!

    Veriu kontrollphet nga serbija.
    Kontrabanda nga serbia dhe qeveria e Kosoves.
    Komuna morren shkijet sa mujten nėpėr Kosovė.

    Unė dyshoi se kjo taktikė e bėrjes sė politikes nė Kosovė mė shumė mund tė jet marveshje nė mes AAK-sė dhe qeveris pėr tė tėrhequr vėmendjen opinionit , se kinse mund tė ndodhė qė tė bėhen marrveshje tė fshehta , e qė marrveshjet e hapta tė pranohen pa zhurmė nga popullata!


    Dikush tha se kėto jan metoda komuniste tė tė shpifurit tė gjėrave.
    Unė mbėshtes atė thėnie me kusht qė kėtu ėshtė bėrė njė kolaboracion nė mes qeveris dhe AAk-se , sepse funifunfit nga e njėta shkollė sllavokomuniste dalin tė dyja kėto rryma antishqiptare!


    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    POR BAC , SHPRESA PO KTHEHET ME "VETVENDOSJE!"

    Ketij shkrimi vetem mund te them se nuk ka se cka ti shtohet me, sepse kjo eshte shume reale dhe e vertete se cka shkruan KILI.

    Edhe une personalisht mendoj qe si pozita dhe opozita, dhe kete e kane vertetuar shumta herash, para kamerave kundershtojne njeri tjetrin, ndersa pas kamerave behen bashke dhe pasurohen sa ma shume. AAK-ja vetem tani don qe ta ndroj poziten me PDK-ne, sepse tani AAK-ja deshiron te kerkoj pjesen te madhe te Torets e cila Quhet KOSOVE.

    Por e vetmja zgjedhje alternative ne KOSOVE tani per tani eshte LEVIZJA VETEVENDOSJE dhe lideri i saj i madhi, i shenjti, atdhetari, trimi ALBIN KURTI.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ARIANI_TB : 20-08-2010 mė 06:42
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Ramush HARADINAJ eshte Trim i Gjall !

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •