Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 68
  1. #1
    SHQIPĖRIA ėshtė GJAKU im Maska e fano
    Anėtarėsuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193

    Post Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, pa viza nė BE nga 19 dhjetori

    Fajon: Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, pa viza nė BE nga 19 dhjetori

    “Qytetarėt e Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Serbisė do tė jenė tė lirė tė lėvizin pa viza nė zonėn “Schengen” qė nga 19 dhjetori i kėtij viti”, kėshtu deklaroi pėr agjencinė MIA eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, e cila pėrgatiti raportin pėr liberalizimin e vizave pėr vendet e Ballkanit Perėndimor. Parlamenti Evropian pritet ta aprovojė sot heqjen e vizave “Schengen” pėr tre vendet e Ballkanit. Sipas Fajon, ėshtė e sigurt se Parlamenti Evropian do ta miratojė raportin. Pritet qė pjesė pėrbėrėse e dokumentit tė jetė edhe propozimi i Sllovenisė qė vizat “Schengen” pėr tė tri vendet tė hiqen nga 19 dhjetori i kėtij viti, nė vend tė 1 janarit tė vitit tė ardhshėm, siē kishte propozuar Komisioni Evropian. “Mendoj se ėshtė shumė reale tė pritet qė qytetarėt e Maqedonisė, Serbisė dhe Malit tė Zi mund tė udhėtojnė lirisht nė BE qė prej 19 dhjetorit, gjatė Krishtlindjes dhe festave tė Vitit tė Ri. Kjo do tė ishte njė risi e madhe pėr njerėzit nė rajon. Shpresoj qė sė shpejti, sapo t’i plotėsojnė kushtet, atyre do t’iu bashkėngjiten edhe qytetarėt e Bosnjė- Hercegovinės dhe Shqipėrisė. Parlamenti Evropian e mbėshtet fuqimisht liberalizimin e vizave pėr vendet e Ballkanit Perėndimor”, theksoi Fajon pėr MIA. Raporti pėr heqjen e regjimit tė vizave pėr shtetet e Ballkanit Perėndimor i eurodeputetes Fajon, u miratua muajin e kaluar nga Komiteti pėr Liri Qytetare, Drejtėsi dhe Punė tė Brendshme, por edhe nga Komiteti pėr Politikė tė Jashtme tė BE.


    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-12-2009 mė 17:20
    SHQIPĖRIA ėshtė GJAKU im qė nuk falet!

  2. #2
    SHQIPĖRIA ėshtė GJAKU im Maska e fano
    Anėtarėsuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193
    Plani pėr “izolimin” e shqiptarėve


    Plani sekret pėr izolimin e shqiptarėve tė Shqipėrisė dhe Kosovės, pas heqjes sė vizave nga ana e BE-sė pėr Maqedoninė, Serbinė dhe Malin e Zi, konfirmohet edhe nga Instituti i Prognozave Rajonale nė Tiranė. Siē bėhet e ditur projekti mban vulėn e autoriteteve shtetėrore serbe, ndėrsa njė mbėshtetje e vazhdueshme kėrkohet nga Shkupi nė forma tė ndryshme diplomatike dhe private nė niveleve institucionale

    Anashkalimi i Kosovės dhe Shqipėrisė nga procesi i heqjes sė vizave nga Bashkimi Evropian ka shtuar zėrat pėr mundėsinė e njė fushate tė gjėrė tė Beogradit, duke involvuar edhe Shkupin, pėr izolimin e shqiptarėve dhe krijimin e krizave tė brendshme politike nė kėto dy vende, me qėllim tė rrėnimit tė imazhit para bashkėsisė ndėrkombėtare. Kjo konfirmohet nga burime diplomatike evroperendimore nga qarqe analitike shqiptare nė Tiranė. Ky plan tejet sekret qė konfirmohet edhe nga Instituti i Prognozave Rajonale nė Tiranė rrjedhė drejtpėrdrejt nga autoritetet serbe, ndėrsa njė mbėshtetje e vazhdueshme kėrkohet nga Shkupi nė forma tė ndryshme diplomatike dhe private nė niveleve institucionale. Drejtori i Institutit tė Prognozave Rajonale, Dr. Koēo Danaj konfirmon praninė e kėsaj fushate e cila po pėrgaditet nė rajonin e Ballkanit Perendimor. “Kemi tė bėjmė me ofensivė tė lobit proserb nė BE me Solana, Barrot etj, tė cilėt nuk mund t`ua falin shqiptarėve proamerikanizmin e tyre, ashtu si nuk mund t`ua falin amerikanėve bombardimin ndaj ish miqve tė tyre. E duke mos qenė tė zotė tė pėrballen me SHBA, ata nė mėnyrė tinzare u hakmorrėn me shqiptarėt”, ka theksuar pėr “24 orė”, analisti dhe eksperti i ēėshtje politike gjeostrategjike, Koēo Danaj.

    Sipas tij, kohėve tė fundit po bėhet ringjallja e pansllavizmit nė rajon kundėr shqiptarėve. “Serbia dhe Maqedonia mund tė grinden me njėri tjetrin, por pėrballė shqiptarėve ata janė njė, harrojnė grindjet dhe bashkohen kundėr shqiptarėve. Kjo ėshtė tablloja reale e mos-heqjes sė vizave pėr Shqipėrinė apo Kosovėn. Nė kėto kushte pėr shqiptarėt dhe politikanėt shqiptarė me mentalitet progresist ka vetėm njė rrugė, bashkimi i kombit shqiptar nė njė shtet tė quajtur Shqiperi natyrale”, ka theksuar Danaj, duke shtuar se tanimė ėshtė radha e shqiptarėve dhe me mjete demokratike ata kanė nė dorė ta sjellin BE nė Tiranė, Shkup, Prishtinė etj.

    Diplomatja dhe deputete nė Parlamentin e Kosovės, Edita Tahiri ka theksuar pėr “24 orė” nuk pėrjashton mundėsinė qė tė krijohen pengesa pėr qytetarėt e Kosovės dhe Shqipėrisė, sa i pėrket vendosjes sė vizave.

    “Sa i pėrket vendimit tė vizave pėr qytetarėt e Kosovės dhe Shqipėrisė, nėse kjo shikohet nė anė ligjore sigurisht se mund tė krijohen pengesa pėr qytetarėt e kėtyre dy shteteve, ku do tė duhen viza pėr kalimin nė Maqedoni. Por prap se prap unė mendoj se do tė gjendet njė zgjidhje politike dhe nuk do tė hasim pengesa pėr lėvizjen e qytetarėve tė Kosovės dhe Shqipėrsiė. Nė tė kundėrtėn, nėse kjo nuk arrihet ateherė do tė ballafaqohemi me disa ndarje tė reja nė Ballkan, ndoshta tė perkohshme, por me krizė tė thellė politike”, ka theksuar ish-ministrja e jashtme e Kosovės, Edita Tahiri, duke shtuar se liberalizimi i vizave pėr Maqedoninė ėshtė njė lajm i mirė, mirėpo ajo ka shtuar se me Serbinė ėshtė vepruar gabimisht, pasi qė sipas saj, ky vend nuk i ka plotėsuar tė gjitha kriteret pėr liberalizim tė vizave dhe nuk ka krijuar atmosferė tė mirė politike nė rajon, sepse Serbia njihet si njė vend agresor nė kohėn e ish-Jugosllavisė dhe tani i janė hapur dyert pėr nė Evropė.

    Analisti dhe eksperti i ēėshtjeve juridike nė Shkup, Osman Kadriu nuk mendon se do tė ketė obstruksione tė kėtij lloji lidhur me izolimin apo vėnien e vizave pėr shqiptarėt e Kosovės dhe Shqipėrisė nga ana e Serbisė dhe Maqedoni.

    “Nė fazėn e parė pėr liberalizimin patėm tre shtete dhe tani presim qė nė fazėn e dytė tė ndodhė liberalizimi pėr Shqipėrinė. Ndėrsa mė problematike do tė jetė liberalizimi i vizave pėr Kosovėn, pėr shkak tė pengesave ndėrkombėtare juridike dhe politike, pėr shkak se nuk ėshtė rrumbullakėsuar procesi i njohjeve dhe ėshtė nė vijim e sipėr procedura pranė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė”, ka theksuar Kadriu. Ai ka shtuar se nuk pėrjashton qė tė ndodhin pengesa tė ndryshme sa i pėrket vėshtirėsisė sė lėvizjes sė lirė midis vendeve tė rajonit, pėr shkak tė pretendimeve tė disa prej tyre se gjoja po i pėrmbushin standartet evropiane. (INA)

    http://www.ina-online.net/default.as...7d488afb9&ln=3
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 03-12-2009 mė 17:21
    SHQIPĖRIA ėshtė GJAKU im qė nuk falet!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Heqja e vizave, reagon Shkupi: Le te nise blerja e biletave

    E Marte, 01 Dhjetor 2009

    Sefer Tahiri

    Ministria e Brendshme e Maqedonise ka pershendetur vendimin e Bashkimit Evropian per liberalizimin e vizave per qytetaret e Maqedonise, te cilet posedojne pasaporta biometrike. Ministrja Gordana Jankullovska tha se fakti qe qytetaret e vendit do te mund t'i rezervojne qe tani biletat per te udhetuar ne vendet Shengen, eshte nje vendim shume i rendesishem. "Vendimi i Keshillit te Bashkimit Evropian per venien e regjimit pa viza ka nje rendesi historike per qytetaret e Maqedonise. Mundesia per udhetim pa viza ne vendet e Bashkimit Evropian, me ne fund, u be realitet ne Maqedoni dhe me kete u realizua njeri nga prioritetet tona strategjike", tha Jankullovska. Ajo shtoi se ne Maqedoni 75 per qind e popullates posedon pasaporta biometrike, ndersa per ata qe nuk kane, procesi i dhenies se pasaportave vazhdon pa ndonje problem te theksuar.

    Vendimin e ka pershendetur edhe Ministria e Jashtme e Maqedonise. Sipas ketij dikasteri, liberalizimi i vizave deshmoi kapacitetin institucional dhe administrativ per permbushjen e kerkesave ne kuader te procesit te integrimeve evropiane. Kjo thuhet se jep nje optimizem se me sukses do te ballafaqohen te gjitha sfidat qe do t'i sjelle procesi per hapjen e negociatave per anetaresim ne Bashkimin Evropian.

    Nderkaq, ambasadori i Suedise ne Shkup, Llars Freden, tha se Maqedonia e meriton vendimin e BE-se per liberalizimin e vizave. "Maqedonia - ne listen e re te bardhe "Shengen". Ky eshte nje lajm i mire dhe paraqet nje pune mjaft pozitive per Maqedonine, por edhe per Malin e Zi dhe Serbine". "Per kete vendim eshte debatuar nje kohe te gjate ne te gjitha strukturat e BE-se. Ne jemi krenare qe kjo po ndodh ne momentin kur Suedia kryeson me BE-ne. Udhetimi pa viza nuk eshte dhurate e Bashkimit Evropian, por i merituar, sepse ne Maqedoni te gjithe kane punuar per t'u arritur kjo gje", - tha Freden.

    KJ

  4. #4

    Plani pėr “izolimin” e shqiptarėve?



    Instituti i Prognozave Rajonale nė Tiranė pretendon pėr ekzistimin e njė plani sekret pėr izolimin e shqiptarėve tė Shqipėrisė dhe Kosovės, pas heqjes sė vizave nga ana e BE pėr Maqedoninė, Serbinė dhe Malin e Zi.

    Nga Express mė 03.12.2009 nė ora 20:15
    Anashkalimi nga procesi i heqjes sė vizave i Kosovės dhe Shqipėrisė nga ana e Bashkimit Evropian ka shtuar zėrat pėr mundėsinė e njė fushate tė gjerė tė Beogradit dhe Shkupit pėr izolimin e shqiptarėve dhe pėr krijimin e krizave tė brendshme politike nė kėto dy vende. Krejt kjo me qėllim tė rrėnimit tė imazhit para bashkėsisė ndėrkombėtare.

    Kjo gjė konfirmohet nga burime diplomatike evroperėndimore dhe nga qarqe analitike shqiptare nė Tiranė. Plani nė fjalė cilėsohet si njė plan sekret, megjithėse ai konfirmohet nga Instituti i Prognozave Rajonale nė Tiranė. Plani buron drejtpėrdrejt nga autoritetet serbe, ndėrkohė qė njė mbėshtetje e vazhdueshme kėrkohet edhe nga Shkupi, nė forma tė ndryshme diplomatike dhe private nė niveleve institucionale. Drejtori i Institutit tė Prognozave Rajonale, dr. Koēo Danaj konfirmon praninė e kėsaj fushate e cila po pėrgatitet nė rajonin e Ballkanit Perėndimor. “Kemi tė bėjmė me njė ofensivė tė lobit proserb nė BE, me Solana, Barrot etj, tė cilėt nuk mund t’ia falin shqiptarėve proamerikanizmin e tyre, ashtu siē nuk mund t’ua falin amerikanėve bombardimin ndaj ish-miqve tė tyre. E duke mos qenė tė zotė qė tė pėrballen me SHBA, ata nė mėnyrė tinėzare iu hakmorėn shqiptarėve”, ka theksuar pėr ‘24 Orė’, eksperti i ēėshtjeve gjeostrategjike politike, Koēo Danaj.

    Sipas tij, kohėve tė fundit po bėhet njė ringjallje e pansllavizmit nė rajon kundėr shqiptarėve.
    “Serbia dhe Maqedonia mund tė grinden me njėra-tjetrėn, por pėrballė shqiptarėve janė njė. I harrojnė grindjet dhe bashkohen kundėr shqiptarėve. Kjo ėshtė tabloja reale e mosheqjes sė vizave pėr Shqipėrinė apo Kosovėn. Nė kėto kushte, pėr shqiptarėt dhe politikanėt shqiptarė me mentalitet pėrparimtar ėshtė vetėm njė rrugė, bashkimi i kombit shqiptar nė njė shtet tė quajtur Shqipėri Natyrale”, ka theksuar Danaj, duke shtuar se tashmė ėshtė radha e shqiptarėve, sepse ata e kanė nė dorė qė me mjete demokratike ta sjellin BE nė Tiranė, Shkup, Prishtinė, etj.
    Diplomatja dhe deputetja e Parlamentit tė Kosovės, Edita Tahiri, ka theksuar pėr ‘24 Orė’, se nuk e pėrjashton mundėsinė e krijimit tė pengesave pėr qytetarėt e Kosovės dhe Shqipėrisė, pėr sa i pėrket vendosjes sė vizave.

    “Sa i pėrket vendimit tė vizave pėr qytetarėt e Kosovės dhe Shqipėrisė, nėse kjo shikohet nga ana ligjore, sigurisht se mund tė krijohen pengesa pėr qytetarėt e kėtyre dy shteteve, tė cilėve do t’iu duhen viza pėr hyrje nė Maqedoni. Por, prapėseprapė unė mendoj se do tė gjendet njė zgjidhje politike, dhe se s’do tė ketė pengesa pėr lėvizjen e qytetarėve tė Kosovės dhe Shqipėrisė. Nė tė kundėrtėn, nėse kjo nuk arrihet, atėherė do tė ballafaqohemi me disa ndarje tė reja, ndoshta tė pėrkohshme nė Ballkan, por edhe me krizė tė thellė politike”, ka theksuar Tahiri. Sipas saj, liberalizimi i vizave pėr Maqedoninė ėshtė njė lajm i mirė, megjithėse me Serbinė ėshtė vepruar gabimisht, pasi qė ky vend nuk i ka plotėsuar tė gjitha kriteret pėr liberalizim tė vizave dhe nuk ka krijuar atmosferė tė mirė politike nė rajon. Kjo, ngase sipas saj, edhe pse Serbia njihet si njė vend agresor nė kohėn e ish-Jugosllavisė, asaj tani i janė hapur dyert pėr nė Evropė.

    Ndėrkaq, Osman Kadriu, ekspert i ēėshtjeve juridike nga Shkupi, nuk mendon se do tė ketė pengesa tė kėtij lloji, gjegjėsisht izolim ose vendosje vizash nga ana e Serbisė dhe Maqedonisė pėr shqiptarėt e Kosovės dhe Shqipėrisė.
    “Nė fazėn e parė tė liberalizimit i patėm tri shtete, ndėrsa tani presim qė nė fazėn e dytė tė ndodhė liberalizimi edhe pėr Shqipėrinė. Mė problematike do tė jetė ēėshtja e liberalizimit tė vizave pėr Kosovėn, pėr shkak tė pengesave ndėrkombėtare juridike dhe politike. Kjo, pėr shkak se nuk ėshtė rrumbullakuar procesi i njohjeve dhe ėshtė nė zhvillim e sipėr procedura nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė”, theksoi Kadriu. Megjithėse, ai nuk e pėrjashton mundėsinė qė tė shfaqen pengesa tė ndryshme sa i pėrket vėshtirėsisė sė lėvizjes sė lirė mes vendeve tė rajonit, pėr shkak tė pretendimeve se disa prej tyre kinse po i pėrmbushin standardet evropiane.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Shum inati po mė vjen si arriten mė para se Shqiperia kėto vende me hy kur dihet se Shqiperia ėshtė shum mė e fort ekonomikisht dhe ma e sigurt se gjith kėto vende. Sidoqoft prap skemi cka tė bojm shpresojm qė sa mė shpejt tė pranohemi biles mė pėrpara se kėto vende nė EU.

    Urime pra gjith shqiptarve nė Macedoni/Serbi/Mal tė zi sepse ju u hap rruga me shkel EU-n e mu knaq tu shetit.

    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  6. #6
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    le te shetisin shqipet e maqedonise.hallall

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Hajde institut hajde.Mire na i bejne ,kur ne shqipetaret paguajme budallenj per shkencetare.Sido qe te jene relatat e ballkanit perendimore me BE, kjo nuk ka te beje me ndryshime negative te mardhenieve mes vendeve te ballakanit.Kete vetem budallenjte mund ta besojne.Dhe ne se atyre i jane shperndare formulare per mardheniet nderkufitare qe diktojne kushtet ne relacion me BE, kjo nuk do te thote se ka te beje me shqiperine, e cila eshte pranuar dejure dhe defakto do te pranohet ne korrik.Prandaj akademike te tipit Dano, jane ato qe koha i ka lene mbrapa, jane ato qe jo vetem nuk i paraprine zhvillemeve shoqerore, por jane si si depo baruti qe dhe se jane ne proces demolimi perseri vrasin dhe kercenojne.Prandaj mesoni mire ne shkolla ju te rijte, qe te shkulen njehere dhe mire keto intelektuale te ndryshkur trashegimetare te diktatures komuniste.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    O smeret vesht nė kėt shtetin e Maqedonis kurgja bre.
    Disa po dun me e prish, do me e shty nė BE, kėndej i japin oltimatum ndėrojeni emrin se pėrndryshe e hongrėt lol kush i mer vesht. E keqe ėshtė politika, po hajėr ishalla!

    Tė vije data 19 Dhjetor, e tė shohim pastaj si do shkojnė punėt. Veq se u ba mirė pėr ne Shqiptarėt qė jetojmė nė Maqedoni, se ktyne shkijeve vallahi hiq spo ua nin se hiqen vizat.
    Nuk jan keq, e kan shtetin nė dor, ē'do pjestar i familjes sė tyre i punėsum n'pun t'shtetit. Me gjysh, bab, nan, vlla e motėr krejt marin rrogė, e andej ē'do vit vetėm i ndėrojnė veturat e reja me kilometrazh 0/0 tu i mar me kėste ehhh! Shum po u kėrcet ktyne... pėr atė vetėm nxjerin konflikte vetėm qė mos tė bėhet diēka mirė nė favor tė Shqiptarėve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga no name : 03-12-2009 mė 20:51
    #VamosArgentina

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anėtarėsuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    E po Shqiperia lidhet pas Amerikes:Nuk lidhet pas Europes:

    << Europa qe nje vizion i disave,u be nje deshire e shumices,dhe eshte nje domosdoshmeri per te gjithe europianet >>

    Respekt Alem

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Keto viza qe hiqen nuk hyjne shume ne pune sa kohe nuk eshte e drejta per tu punesuar . A do kene qytetaret e ketyre shteteve te drejte punesimi ne ndonje vend evropian ?
    Nese jo mungesa e vizave eshte vetem turistike .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga daniel00 : 04-12-2009 mė 06:27
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •