Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 62
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dorėzohet AAK’ja
    Nė AAK nuk dėshirojnė tė flasin mė pėr bisedimet sekrete. Besnik Tahiri tha se AAK’ja e ka thėnė atė ēfarė ka dashur tė thotė. Deklarimet e fundit tė partisė mė tė madhe opozitare, analisti politik, Ramush Tahiri i sheh si pėrpjekje e partisė sė Ramush Haradinajt pėr tė bėrė presion nė institucionet shtetėrore


    Nga Valmir Klaiqi mė 21.08.2010 nė ora 10:00
    Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės e konsideron temė tė pėrfunduar ēėshtjen e bisedimeve sekrete.

    Edhe pėrkundėr faktit se nuk arritėn tė prezantojnė asnjė fakt tė premtuar pėr kėto biseda tė supozuara, zyrtarėt e partisė sė Ramush Haradinajt deklaruan tė premten pėr media se atė ēfarė kanė pasur ta thonė e kanė thėnė.

    Anėtari i Kryesisė sė AAK’sė, Besnik Tahiri tha se koha do tė tregojė dhe vėrtetojė atė pėr tė cilėn ka folur AAK’ja ditėve tė fundit. Ai sėrish ka pėrsėritur qėndrimin e partisė se biseda ka pasur, por njėjtė sikur Ardian Gjini tė mėrkurėn, as Tahiri nuk paraqiti asnjė fakt.

    “Ne si subjekt politik kemi qenė shumė tė pėrgjegjshėm, do tė thotė e kemi njoftuar opinionin publik rreth bisedimeve sekrete dhe ne mendojmė se kjo ėshtė esenca. Koha do tė tregojė se ne kemi pasur tė drejtė, ashtu siē kemi pasur tė drejtė kur kemi thėnė se 6-Pikėshi ekziston, ashtu siē kemi thėnė qė Strategjia pėr Veriun ėshtė vetėm nė letėr, ashtu siē kemi thėnė se kjo qeveri e tėra ėshtė e mbuluar nė korrupsion, siē e thonė edhe raportet ndėrkombėtare”, tha Tahiri.

    Mosparaqitja e asnjė fakti pėr bisedimet e fshehta, siē pretendon AAK’ja, e ka shtyrė Kryeministrin Hashim Thaēi qė t’i kėrkojė kėsaj partie opozitare qė tė kėrkojnė falje publike – pėr, siē ka thėnė ai - trillimet dhe shpifjet e bėra.

    Por, pse nė tė vėrtetė AAK’ja mbajti nė tension publikun pėr disa ditė duke premtuar se do t’i paraqesė faktet dhe nuk e bėri njė gjė tė tillė?

    Analisti Ramush Tahiri vlerėson se AAK’ja me njė politikė tė tillė dėshiron tė imponohet si njė alternativė serioze politike.

    “Aleanca kėtu dėshiron qė tė fitojė pozicion tė fortė nė periudhėn kur e ka liderin e saj, Ramush Haradinaj nė Hagė dhe dėshiron qė tė bėjė presion tek institucionet qė lideri i saj tė kthehet”, ka thėnė Tahiri pėr Radion Europa e Lirė.

    “Mbi kėtė bazė, ajo pėrdor informacione tė ndryshme tė vėrteta ose jo, me tė cilat kėrkon pėrkrahjen e opinionit dhe dėshiron qė Qeverinė ta paraqesė nė njė formė pak mė ndryshe”, vlerėson Tahiri.

    Duke folur pėr bisedimet e mundshme mes Prishtinės dhe Beogradit, analisti Tahiri thotė se ato duhet tė pėrgatiten nė mėnyrė dhe formė institucionale dhe me ndėrmjetėsim ndėrkombėtar.

    Sipas Tahirit, tė dyja shtetet duhet tė jenė nė gjendje qė nė fund tė arrijnė njė marrėveshje qė do tė ēonte kah relaksimi i raporteve ndėrfqinjėsore.

    “Ajo qė ėshtė me rėndėsi dhe qė ka tė bėjė me Kosovėn dhe Serbinė ėshtė qė mosmarrėveshjet duhet tė pėrmbyllen me marrėveshje dhe kjo marrėveshje duhet t’u paraprijė bisedimeve institucionale ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė dhe duhet tė pėrmbyllet ky kapitull, sidomos tash pas mendimit tė GJND’sė”, ka thėnė Tahiri.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Valla t'ja ka fut kot qeky Adrian Gjini phaaaa .. qysh i vjen marre ... edhe pse s'jam me pdk dhe se du si parti kėtė herė AAK-ja ja futi kot.

    Kur ka bisedime tė tilla valla bila pa u marr vesh se lojn se ja nė kosovė ka shpihuna ja kėrkund n'bot ..

    N'kejt botėn i blejn shpihunat nė Kosovė i ki pa pare .. prandaj as unė s'jamė me ju besu se ka pas ndonjė gjė pėr bisedime.

    Ani qysh tha "Jo 3 vende drt mrt"

    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Tani nese bazohemi ne deklaraten e filipsit se shiku kishte dhe ka lidhje me beogradin,perforcohet edhe me shum bindja se megjithate kontakte te meshefta mund te ket pas.
    Nese qeveria thaqi nuk i kundervihet filipsit per akuza shume te renda,ateher thaqi ka mizen mas veshi.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Tė jesh kundėr Thaēit
    A e dėshiron vėrtet opozita kosovare fitoren? A e dėshiron kjo opozitė rrėzimin e Hashim Thaēit nga pushteti? Ose, qysh tash ka nisur tė mjaftohet me ndėrtimin e justifikimeve pėr humbjen?

    Nga Mufail Limani mė 21.08.2010 nė ora 12:30
    Tė jesh kundėr kryeministrit Thaēi, ėshtė njė qėndrim legjitim politik.

    Tė jesh pėr Thaēin dhe partinė e tij, ėshtė po aq njė qėndrim legjitim.

    Por, tė jesh kundėr Thaēit dhe tė pėrpiqesh tė bindėsh veten dhe tė tjerėt se ky ėshtė qėndrimi i vetėm i mundshėm moral, ėshtė njė sulm kamikaz kundėr ēfarėdo debati tė frytshėm.

    Dhe e kundėrta, po ashtu.

    Kjo ėshtė bindja e vetme qė vazhdon tė mė nxisė qė tė pėrfshihem nė debate, sa herė qė vėrej se vlimi i ekspresivitetit politik i afrohet pikės sė ndėrtimit tė njė konteksti revolucionar, me sugjerimin se ka ardhur koha e mbarimit tė debateve dhe, rrjedhimisht, koha pėr “dhunė tė domosdoshme”.

    Pra, ajo qė vazhdon tė mė shqetėsojė edhe tash ėshtė pėrpjekja qė nė debate aktuale tė futen argumente nga njė kontekst tjetėr historik, duke besuar nė mrekullitė e shndėrrimeve, pra, shkurt, duke insistuar nė referenca ose nga Kosova e okupuar, ose nga konteksti radikal i kohės sė luftės, ose tash edhe nga bėrja e rolit tė viktimės pėrmes huazimeve evidente nga arsenali i opozitarizimit tė dikurshėm beogradas.

    E tillė m’u duk pėrpjekja e fundit e Veton Surroit.

    Nė ndėrtimin e shkrimit i cili nė fillim i premtonte lexuesit se do ta shpjegonte pse nė kėto rrethana nuk duhej folur pėr “zėvendėsimin e Rezolutės 1244”, ai shumė shpejt bėri diēka qė nuk besoj se i takon njeriut qė e merr politikėn dhe analizėn politike si diēka vėrtet serioze; ajo qė ndodhi nė rrjedhėn e shkrimit tė tij i ngjante pamjes kur dikush sakaq frenon, parkon veturėn nė trotuar, dhe del i tėrbuar nga makina, duke zbrazur njė karikator tė tėrė ndaj armikut.

    Po themi, OK qė e goditi kundėrshtarin e tij.

    E, lexuesi?

    Lexuesi i atij shkrimi mbetet i mbėshtetur pėr njė lloj muri diskursiv.

    Mur diskursiv?
    Po.
    Sepse ai shkrim nuk na fton qė t’i mendojmė ose rimendojmė gjerat qė tė paktėn kujtojmė se i dimė.
    Njė shkrim pa horizont.
    Njė shkrim ku je i mbyllur nė njė kthinė pa dritare.

    Por, mė e keqja ėshtė se autori na kėrcėnon se kushdo qė eventualisht ka mėdyshje ndaj pohimeve pėrfundimtare tė autorit, nė fakt vetiu meriton fatin e kriminelėve ose kolaboracionistėve.

    Nė fakt, tek ai shkrim, sikur edhe te i gjithė lloji tė cilit i takon, gjėrat as qė kanė nevojė tė argumentohen.

    Karakteristikė e pėrbashkėt e kėtij soji tė keq tė shkrimeve propagandistike ėshtė se, rregullisht, pohimi paraqitet si i vetėmjaftueshėm, prandaj edhe i padiskutueshėm.

    E kureshtja elementare pėr fakte, pėr arsye?

    Sikur nė shkretėtirat e dogmave religjioze, ajo zėvendėsohet me apelin pėr besim, njė besim tė pakushtėzuar.

    Dhe rasti i Veton Surroit, vazhdon me rastin e fundit tė AAK-sė dhe “bisedave sekrete” , i cili nga disa burime lidhet me nėnkryetarin e parė, Blerim Shala.

    Po, rasti i AAK-sė ėshtė shumė mė i qartė dhe, prandaj, mė sqarues.

    E pamė se disa vėrtet u habitėn pse nuk kishte fakte, argumente, tė dhėna konkrete- ēfarėdo!
    Disa thanė se nė tė vėrtetė nė AAK kanė fakte pėr biseda sekrete , por se nuk dolėn me to pėr shkak tė presioneve nga ndėrkombėtarėt, mbase tė pėrfshirė edhe ata vetė.
    Njė zhvendosje interesante e gjėrave, apo jo?
    Etj.

    Por, pėr vete nuk shoh gjė tjetėr nė rastin “zbulimeve tė AAK-sė”, pos njė pėrpjekje qė tė ashpėrsohet diskursi i deritashėm antiqeveritar, pra, qė tė pėrēohet mesazhi se “kėta jo qė janė hajna, por janė edhe spiunė tė Serbisė ndoshta!”.
    Edhe njė karikator ndaj kundėrshtarit politik?

    Por, e para, vetė AAK-ja, si parti qė bashkė me PDK-nė trashėgojnė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt UĒK-nė, do tė duhej tė kishte njė konsideratė specifike nėse pėr asgjė tjetėr, atėherė pse nė perceptimet e masės sė “elektoratit tradicional rugovist”, kėto dyja vazhdojnė tė jenė si “buka e njė brumi”.

    E dyta, besoj se AAK-ja duhet tė jetė mė e arsyeshme nė pėrcaktimin e caqeve tė fushatave politike opozitare; ndryshe, po qe se me fushatėn e saj ajo krijon situata ku

    PDK-ja dhe LDK-ja detyrohen qė tė ndėrtojnė mbrojtjen ose kundėrsulmet e pėrbashkėta, AAK-ja nuk ka gjasa! Por, kjo nuk do tė duhej tė ishte njė arsye pėr frustrim dhe radikalizėm, por arsye pėr ndėrtim tė koncepteve mė pragmatike politike.

    E treta, dhe mbase mė e rėndėsishmja, bisedimet me Serbinė nuk mund tė demonizohen.
    Deri tash, gjatė dy dekadave tė kaluara, me Serbinė kanė biseduar e negociuar tė gjithė protagonistėt relevantė tė politikės kosovare.
    Pra, tabu, sakrilegj e blasfemi qėmoti nuk ka!

    Po ashtu, nė kėtė fazė, ēfarėdo lloji bisedimesh midis qeveritarėve tė Prishtinės dhe tė Beogradit, qofshin ato me ose pa dijen e publikut, realisht mund tė jenė vetėm nė favor tė pozicionit tė Kosovės, sepse, edhe juridikisht, do tė paraqisnin njė njohje tė shtetit tė Kosovės. Shkurt, ēdo kalkulim, siē e shoh unė, tregon se njė takim eventual sekret Thaēi-Tadiē, do t’i bėnte mė shumė favore politike Thaēit sesa Tadiqit.

    Por, kjo qė pamė se bėri AAK-ja, tregon qė ose kjo parti ėshtė politikisht e papjekur, ose qė kjo parti dėshiron t’i drejtohet publikut me mesazhin e saj se Hashim Thaēit nuk i takon qė ta pėrfaqėsojė shtetin e Kosovės, sado qė kjo paraqet shpėrfillje tė qartė jo vetėm tė rezultatit tė zgjedhjeve dhe tė sistemit tonė politik shtetėror, por edhe shpėrfillje tė gjithė pėrvojės dhe njohurive publike mbi proceset e deritashme, me ndikimin ose lidershipin e Hashim Thaēit.

    Sidoqoftė, ėshtė shenjė e emancipimit tė pėrgjithshėm tė publikut kosovar kur pamė se edhe mediet qė rėndom janė mjaft tė ngjyrosura, u stepėn nga mungesa e paraqitjes sė provave nga AAK-ja.

    Shkurt, ajo qė besoj se duhet tė shfrytėzohet si leksion nga kjo aventurė e AAK-sė, ėshtė qė debatin pėr qeverinė dhe cilėsinė e qeverisjes ta rikthejmė nė suaza tė debateve parlamentare dhe mediatke, por gjithnjė tė kornizuara me Kushtetutėn e Kosovės, duke njohur tė drejtat e ligjshme tė njė qeverie tė zgjedhur , tė paktėn pėr aq sa njihen tė drejtat e opozitės po ashtu.

    Pėr vete, edhe nė kėto rrethana e shoh se vazhdon tė ndodhė ajo pėr ēfarė kam alarmuar vazhdimisht- se roli dhe fuqia nė rritje e Hashim Thaēit nuk mund tė kuptohen as tė shpjegohen pa e diskutuar cilėsinė e opozitarizmit; se opozita jonė ka nevojė pėr bashkėpunim dhe organizim, nėse jo edhe pėr bashkim, duke hequr dorė nga ideja se jak-a- jak mund ta rrėzojnė Hashim Thaēin.

    Njė opozitarizėm qė pėr motive herė malicioze e herė naive, vajton pėr epokėn e diktateve tė UNMIK-ut, ose shpreh mėdyshje nė aftėsitė e shoqėrisė sė Kosovės pėr tė ndėrtuar dhe pėr tė mbajtur njė shtet sovran, e humb cilėndo tė drejtė morale qė tė shėrbehet me ēfarėdo “argumentesh patriotike”.

    Kriminalizimi i paseleksionuar i kundėrshtarit politik mjegullon moralin e luftės kundėr krimit nė politikė dhe nė qeverisje, qendrore ose lokale, duke e shndėrruar temėn e luftės kundėr krimit nė ēėshtje tė opinioneve, qė kryesisht nuk kalojnė tej shprehjes sė simpative ose antipative, por gjithsesi duke e dėmtuar kėsisoj kornizėn ligjore tė rasteve.

    Sidoqoftė, e kuptoj se nė debatet politike demokratike ka vend edhe pėr preferencat dhe animozitetet e shkreta personale, pėr aq sa nė rastin kosovar ka vend madje edhe pėr ndjenjėn e nostalgjisė sė njerėzve qė vijnė nga njė shtrese e cila ruan me xhelozi kujtimet nga komunizmi.

    Mbase natyrshėm, kjo shtresė e tė lazdruarve tė komunizmit (dikur tė amnistuar nga veprimet e paseleksionuara tė Milosheviqit...) vazhdon tė besojė se “kėta katundarė” , gjenetikisht, nuk qenkan as tė ngjizur, as tė lindur, e as me zotėsi gjenetike pėr zyra tė pushtetit dhe pėr vetė kreun e tij.
    Dhe , kjo “kėta” nuk ėshtė se vlen vetėm pėr PDK-nė qeveritare.

    Ai adresim i dedikohet po ashtu edhe AAK-sė, sikurse edhe LDK-sė.
    Njėjtė sikur AKR-sė dhe LDD-sė.
    Nė fakt, tė gjithė atyre qė kanė “prindėr tė gabuar”.
    Por, i kuptoj unė ata!

    (Ndonėse, nė parim, njė shkelje e padėnuar nuk ka se si tė kthehet nė njė tė drejtė.)
    Por, nuk e kuptoj faktin qė njė parti me histori dhe pretendime serioze si AAK-ja, qė nė disa momente dukej vėrtet alternativa e vetme serioze e PDK-sė, tė pėrfshihet dhe tė instrumentalizohet nė doktrina tė tilla tė kota.

    Tekefundit, a e dėshiron vėrtet opozita kosovare fitoren?
    A e dėshiron kjo opozitė rrėzimin e Hashim Thaēit nga pushteti?
    Ose, qysh tash ka nisur tė mjaftohet me ndėrtimin e justifikimeve pėr humbjen?
    Koha pėr vendim po afrohet!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Sa Perb Isedime Mos U Trishtoni Se Ju Me Foort Po Ju Intereson Qa Thon Partit Se Sa Per Kosove Kur Vjen Puna Me Pootrestu Per Kosove Rrini Ne Kafiqa E Bash Su Han Me Kosove O Patriota Me Bateria Mjaft Me Llafe

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    ne letren e censuaruar te aak merret vesh se ne bisedat sekrete me serbine ishin!!
    edhe kadri veseli dardan gashi dhe ylber hysa!!

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Dushk pėr gogla Agim Vuniqi |

    Bisedimet Kosovė - Serbi shpeshherė tė pėrfolura nė media nga zyrtarė tė rangjeve tė ndryshme janė ashpėrsuar menjėherė pas takimit mė gazetarė tė deputetit tė AAK-sė Ardian Gjinit, i cili nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė akuzoi qeverinė pėr bisedime sekrete me Beogradin, tė cilat mė vonė nuk i argumentoj me dėshmi faktike pėr tė cilat u kritikua nga rrjeti i gazetave tė pėrditshme nė Kosovė, mė vonė edhe nga televizioni publik i Kosovės, RTK-ja, i cili me kėtė rast humbi paanėsinė politike, duke iu referuar gjykimeve tė dy gazetarėve, njėri ndėr ta ėshtė shėrbyer edhe me deklarata tė forumistėve anonim nga B92 pėr tė rishkruar kolumne ditore tė bazuara nė deklaratat e personave anonim, a nuk ka gazetarė hulumtues tjerė ky gjigant televiziv (pėr kushtet kosovare) por tė shėrbehet me mendimet e dyshit tė cilėt nuk janė afėr politikės. Nėse keni vetėm njė burim pėr tė "zbuluar" tė vėrtetėn ju mund t'i bėni shėrbimin mė tė keq qytetarėve tatimpagues, jo vetėm atyre, por edhe tė ardhmes kosovare.
    E tėra qė ka thėnė Gjini ėshtė e vėrtet, por jo e vėrtet publike. A nuk e ka pėrmendur Dukagjin Gorani nė Koha Ditore statusin special tė Mitrovicės Veriore, shfletoni gazetat tė para disa ditėsh dhe atė mund ta gjeni si "ide" nė kėtė gazetė prestigjioze. ēėshtja e bisedimeve me Serbinė ka qenė vazhdimisht temė e nxehtė jo vetėm nė Kosovė por edhe nė forumet mė tė larta ndėrkombėtare, pėrfshirė edhe nė mesin e diplomatėve me renome nė qeverinė amerikane, pastaj jo vetėm qė ėshtė diskutuar por edhe ėshtė elaboruar pėr ēka duhet tė flitet-nuk duhet tė flitet. Fjalėt shpėrfaqen atėherė kur fillojnė tė dalin tė palarat. Nuk mund tė mos i besohet Ardian Gjinit pėr deklaratėn e tij, jo aq besnike, sidomos kur tė kihet parasysh fakti se nė kėtė subjekt politik janė Blerim Shala e Besnik Tahiri, bile-bile Blerim Shala ka njė pėrvojė tė jashtėzakonshme nė kėtė drejtim, si njėri ndėr koordinatorėt kryesor tė bisedimeve me palėn serbe nė Vjenė. A ka pasur, apo nuk ka pasur bisedime "sekrete" ? Gjithsesi po, ngase ato janė takime paralajmėruese pėr t'u harmonizuar agjenda e bisedimeve formale, format e tilla tė bisedimeve ndihmojnė karakterin e bisedimeve duke ulur koston e tyre, zakonisht nuk u servohen publikut, ngase nė menynė kryesore tė gjellave zakonisht evidentohet specilaliteti i ditės, jo aperitivi, apo paragjella. Nuk ishte asgjė tragjike qė Gjini nuk doli haptas me foto tė pjesmarrėsve-akterė, ngase kėshtu do tė "minonte" tėrė procesin, por ai si politikanė paralajmėroi qytetarėt se si gjithėherė do tė vendoset pėr tė ardhmen e tyre, pa u njoftuar ata pėr detajet. Edhe deklarimi i tij do tė pėrbirohej disi po tė mos fryheshin zėrat e zyrtarėve tė lart nė qeveri se AAK duhet tė kėrkoj falje pėr kėtė "shpifje", edhepse ēdo qytetar pak mė shumė i informuar e ka plotėsisht tė qartė se fjalėt qė i ka thėnė Gjini nuk janė tė pazakonta, ai ka ripėrsėritur fjalėt qė veq opinioni i di - i ka tė qarta.

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    Letėr Ramush Haradinajt!
    I nderuar z. Haradinaj,
    Sa herė kam menduar, folur por para sė gjithash shkruar pėr Juve, nuk kam mundur e tė mos shprehem qė dilema e vetme qė kisha ishte: cili prej jush ėshtė Fidel Castro e cili Che Guevara i Kosovės dhe shqiptarėve dhe me kėtė edhe Ballkanit?
    Pra, cili jeni cili: Hashim Thaēi e Ramush Haradinaj?!
    Ditėn qė Tribunali i Hagės mori vendimin pėr ndalimin tuaj (tė dytė) nė qelitė e Scheweningenit nė sallėn e vogėl dhe tė mbėshtjellė nga xhama tė errtė nuk mund t’i harroj tri detaje: fytyrėn e ngrirė tė kryetarit tė Tribunalit, Patrick Robinson; sms-at, telefonatat dhe britmat e gazetarėve e me kėtė edhe “ndihmaqarėve” serbė... dhe fare nė fund: mungesėn e J.! (Pėr qėndrimin tuaj - nuk kam ēka raportoj sepse vendi ju njeh si njeriun e kėtij nėnqielli!). Ish-gazetares serbe, e cila brenda natės para mė shumė se shtatė vjetėsh derisa edhe pas mesnate merreshim me Kasapin e Ballkanit rrugicave tė lakuriqosura nė Hagė, Slobodan Milosheviqin, pėrballė dy miqve gjermanė - M. dhe C., mė pati “premtuar” qė do tė bėjė ēdo gjė qė nė Hagė t’i shihnim: Hashim Thaēin dhe Ramush Haradinajn.
    Hashim Thaēi nuk erdhi kurrė nė Hagė - bile as ta vizitonte (ish-)mikun e tij Fatmir Limajn.
    Ju, Ramush Haradinaj, me ndihmėn edhe tė J., erdhėt nė Tribunal.
    Dhe u liruat.
    Gati dy vjet mė pas, kur ju, familja, partia dhe shteti ynė patėm menduar qė kishim tė bėnim me njė formalitet - u ndaluat sėrish aty - mes tė akuzuarve...
    Natėn e 17 shkurtit tė vitit 2008, kur Kosova festonte pavarėsinė e saj dhe bota mrekullohej me “pėrrallėn dimėrore” mes Ballkanit me ende duhmė gjaku dhe Ju shikonit nga Tribunali si festonim nuk e dimė se si jeni ndjerė pos qė keni festuar. Sepse s’ka shpjegim nėse ish-“companero” juaj, Hashim Thaēi qe frikėsuar qė ta ftonte familjen dhe “babėn” e tij - Hilmi Haradinajn nė (jo Parlamentin! por) Kuvendin e Kosovės kur ėndrra e tij, ėndrra e (ish)mikut tė tij dhe popullit tė stėrvuajtur tė Kosovės bėhej
    realitet.
    E njėjta gjė ndodhi edhe pasditen e 22 korrikut kur Kosova befas - dhe pėr kėtė aq fuqishėm - u kthye nė analet e drejtėsisė planetare. Pėr paradoks: nga Haga. Njė natė mė parė ju ishit ndaluar. Serbia festonte nga gazetat e deri te politika e saj ende e ēmendur qė u kthyet aty. Nė mėnyrė qė tė nesėrmen tė poshtėrohej dhe gjunjėzohej aq rėndė.
    S’e besoj ta keni parė a dėgjuar komentin e babait tuaj, Hilmi Haradinajt - njė prindi qė flet jo pėr ish-kryeministrin e Kosovės, a liderin e opozitės por pėr fėmijėn e tij. “Kur u shpall pavarėsia nuk ishte kėtu... Sot, kur na e dhanė edhe me tapi... nuk ishte po ashtu kėtu”!
    Sa madhėshtore dhe frikėsuese. Njė prind qė edhe nė vitin 2010 nė mes tė Evropės nė mėnyrė diskrete ėshtė i gatshėm ta sakrifikojė edhe njė djalė pėr vendin. Si, si tė mos mendojmė nė filmin e Steven Spielbergut “Saving Private Rayan”!
    Krejt kėto ndoshta nuk kanė rėndėsi - sepse edhe pse keni mundur, mundeni dhe do tė mundeni tė jeni faktor qenėsor destabiliteti - s'e keni bėrė.
    Sepse vendi, nėnqielli juaj ėshtė dhe do jetė Kosova. Njerėzit e saj.
    Rrugėt si nė Bora Bora tė Afganistanit. Ekonomia mė keq se nė Zimbabve. Financat si nė piramidat e Milosheviqit atėbotė dhe Mishkoviqit sot. Dhe, ngritjen e nė ndėrkohė dihet kujt...
    Nuk e besoj qė edhe nga Schewengingeni i Hagės t’ju ikė diēka qė ka bėjė me vendin. Bile, si njė i “injoruar” kunderian ua kam lakmi pėr distancėn qė e keni pėr tė parė shumė gjėra me distancėn e duhur kėta muaj vere, nė tė cilėt kryeministri nuk ka kohė tė pushojė. Edhe ky njė rekord i ri.
    Sa i pėrket Partisė, kryetar i sė cilės ju jeni, pra Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, nuk kam ēfarė t’ju them. Ngase kjo parti pa juve ėshtė si njė shtėpi a kullė pa zot shtėpie... Dhe kjo ėshtė gjėja mė e mirė e mundshme.
    Nga 21 korriku i kėtij viti ju mė nuk jeni kryetari i Aleancės, por fytyra e kėtij vendi. Kthimi juaj nė Kosovė nuk do tė shėnohet as festohet si e kryetarit tė AAK-sė, por si i tė mbijetuarit tė vetėm dhe rrėnuesit tė tezės qė Fideli me vėllezėrit do na mbajnė tė prangosur edhe pėr dekada. Kosova nuk ėshtė Kubė.

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Idetė e reja tė Qeverisė sė Kosovės pėr veriun Blerim Shala



    Rrėfimi i dy ditėve tė javės sė kaluar, i sė martės dhe i tė sė mėrkurės (17 dhe 18 gusht), pėr kėrcėnimin e shpalljes sė pavarėsisė sė veriut tė Kosovės, sipas tė gjitha gjasave, ka qenė njė test provues i Beogradit zyrtar pėr tė parė se cili do tė jetė reagimi i Qeverisė sė Kosovės, i qytetarėve tė Kosovės nė Mitrovicė (dhe nė gjithė vendin), i KFOR-it dhe EULEX-it, i faktorėve mė relevantė ndėrkombėtarė nė Kosovė, po qe se diē e tillė do tė ndodhte pėrnjėmend.
    Ndjenja e njė shqetėsimi tė pakontrolluar, i cili kaloi, nė disa raste edhe nė panik, ka karakterizuar kundėrpėrgjigjen e autoriteteve mė tė larta tė Kosovės, tė cilat, po tė kishte organizim dhe planifikim tė duhur, qysh moti do tė duhej t’i kishin tė kryera planet politike dhe tė sigurisė, gjithsesi nė koordinim me shtetet e Quintit, me KFOR-in, ICO-nė (Zyrėn Civile Ndėrkombėtare) dhe EULEX-in, pėr reagimin nė rast tė njė veprimi tė kėtillė nė veri tė Kosovės, i cili ishte parashikuar, sipas disa analizave, menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, mė 17 shkurt 2008.
    Po cila ėshtė politika e Qeverisė sė Kosovės ndaj ēėshtjes sė veriut tė Kosovės? Cilat janė qėndrimet politike dhe ato tė sigurisė tė cilat kanė dalė nė sipėrfaqe javėve dhe muajve tė fundit nė paraqitjet publike tė kryeministrit Thaēi dhe tė ministrit tė Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepit?
    Dy dokumentet publike kosovare qė trajtojnė veriun e Kosovės janė Propozimi Gjithėpėrfshirės i presidentit Ahtisaari (i inkorporuar edhe nė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės) dhe “Strategjia pėr veriun e Kosovės”, e cila i subordinohet Ahtisaarit dhe ėshtė nė pajtim tė plotė me Ahtisaarin, sa u pėrket qėllimeve tė cilat duhet tė mbėrrihen nė kėtė pjesė tė Kosovės.
    Nė politikėn dhe nė shoqėrinė kosovare, ka njė pajtueshmėri tė madhe pėr kėto dy dokumente, por po ashtu, ka vėrejtje tė mėdha, tė arsyeshme, tė cilat adresojnė mungesėn e mekanizmave konkrete pėr zbatimin e Pakos sė Ahtisaarit, vendosjen e rendit kushtetues dhe integrimin e veriut tė Kosovės.
    “Strategjia pėr veriun e Kosovės”, e bėrė publike nė janar tė kėtij viti, de fakto, mbeti njė dokument qė artikulon pozicionin e Prishtinės zyrtare pėr veriun e Kosovės, por qė ėshtė ende shumė larg implementimit tė tij.
    Ndėrkohė, kryeministri Thaēi dhe ministri Rexhepi, nė paraqitjet e tyre para mediave, kanė shquar tri elemente tė reja politike dhe tė sigurisė, tė cilat objektivisht mėdyshin qėndrueshmėrinė e politikės kosovare nė pėrballje me problemin mė tė madh politik dhe tė sigurisė tė Republikės sė Kosovės.
    Dy prej kėtyre qėndrimeve janė shprehur nė fjalimin e njohur tė kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēit, drejtuar qytetarėve tė Kosovės, me 8 qershor (2010). Nė kėtė fjalim, kryeministri Thaēi, nėse nuk gabojmė, pėr herė tė parė pohoi qė pavarėsisė sė mbikėqyrur tė Kosovės, po i vjen fundi. Kėtė konstatim tė tij, Thaēi do ta pėrsėritė edhe disa herė nė javėt dhe muajt e ardhshėm, pėr tė mbėrritur sė fundit, pak ditė mė parė, tek qartėsimi i tij, qė ai mendon qė prania ndėrkombėtare nė Kosovė duhet tė mbetet pa kompetencat ekzekutive qė i ka, duke u transformuar nė misione vėzhguese dhe kėshillėdhėnėse.
    Nė Kosovė, tri misione ndėrkombėtare kanė kompetenca ekzekutive/ vepruese: KFOR-i (nė fushėn e sigurisė), EULEX-i (rendi dhe ligji), ICO-ja (jetėsimi i Pakos sė Ahtisaarit).
    Qė te tri kėto misione, janė pjesė pėrbėrėse e pavarėsisė sė mbikėqyrur tė Kosovės.
    Pa kėto misione, pa kompetencat e tyre ekzekutive, pa njė partneritet tė Kosovės me KFOR-in, EULEX-in dhe ICO-nė, nuk mund tė integrohet veriu.
    Qėndrimi i dytė i kryeministrit Thaēi nė fjalimin e tij tė 8 qershorit, ka tė bėjė me trajtimin politik tė veriut tė Kosovės. Po e citojmė nė tėrėsi fjalinė e Thaēit: “Ne duhet tė vazhdojmė tė punojmė pėr tė krijuar tė njėjtat mundėsi pėr qytetarėt qė jetojnė nė veri tė lumit Ibėr. Duhen ide tė reja. Sigurisht se nė relacionet e Kosovės dhe Serbisė, nė ecjen drejt anėtarėsimit tė plotė – dhe tė barabartė nė Bashkimin Evropian, bashkė me partnerėt ndėrkombėtarė, mund tė gjejmė forma tė reja tė bashkėpunimit, qė njohin natyrėn e veēantė rajonale tė Kosovės veriore, duke ruajtur tėrėsinė e saj tė plotė nė pėrputhshmėri me Kushtetutėn dhe ligjet tona”.
    Kryeministri Thaēi, pėrmes kėtij qėndrimi tė tij, ka treguar gatishmėrinė e tij (sė paku nė kėtė fjalim, tė 8 qershorit pra), qė veriu i Kosovės ta fitojė statusin e Tirolit Jugor (nė Itali). Idetė e reja dhe natyra e veēantė rajonale, tė ndėrlidhura me mėsymjen e Kosovės dhe tė Serbisė kah BE-ja, nuk kanė si tė shpjegohen ndryshe.

    Tiroli Jugor si model ėshtė shumė larg Pakos sė Ahtisaarit dhe ėshtė shumė afėr Planit Gjashtėpikėsh tė Ban Ki-Moonit.
    Qėndrimi i tretė ndryshe pėr veriun e Kosovės, ėshtė i ministrit tė Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepit, i cili, sa pėr hir tė sė vėrtetės duhet shtuar kėtu, po i pėrgėnjeshtron pohimet e veta tė cilat, sipas tij, nuk po transmetohen denjėsisht prej mediave vendėse apo edhe sė fundit, prej atyre serbe.
    Rexhepi kėshtu njė herė ka thėnė qė poqe se ėshtė nevoja, nė veri tė Kosovės do tė dėrgohen edhe njėsitė speciale tė Policisė sė Kosovės, e pastaj, ka konstatuar qė kjo do tė bėhet vetėm nė koordinim me EULEX-in. Diēka e ngjashme i ndodhi Rexhepit edhe ditėve tė fundit, nė komentim tė ngjarjeve tė paralajmėruara, por tė pashėnuara, nė veri tė Kosovės. Ministri Rexhepi mbase ėshtė mė i thirruri nė kėtė politikėn kosovare pėr ta ditur qė veriu i Kosovės ėshtė njė temė e pėrbashkėt e sigurisė e Prishtinės dhe e Perėndimit, dhe qė veprimet e njėanshme mund tė kenė pasoja tragjike pėr tėrėsinė territoriale tė Kosovės.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shesim troje?

    Dy herė brenda njė muaji mė ndodhi ta tradhėtoj ēėshtjen kombėtare dhe ta shes shtetin tim. Tė parėn herė e mora vesh nga “Blici” beogradas, kurse tė dytėn nga Ardian Gjini i AAK-sė.

    Nga Pressing - Tė Tjerė mė 24.08.2010 nė ora 12:00
    Shkruan: Dukagjin Gorani

    Nė tė dy rastet u gjeta i hutuar – gjė e keqe kjo, nėse je nė politikė kosovare. Aty, hutia e habia pėrkthehen si dėshmi e tradhėtisė.

    Sidoqoftė, pėr herėn e parė dhe “Blicin” shkruajta ditė mė herėt. Pėr kėtė tė dytėn do tė pėrpiqem tė flas sot.

    Dhe, nuk do tė flas pėr aryset pėrse AAK mė akuzoi. Sinqerisht, ato nuk i di. Mirėpo, mė duket se ėshtė koha pėr ta shtruar njė pyetje dhe dilemė tė thjeshtė: si ėshtė e mundur tė ekzistojė kaq armiqėsi e madhe brenda njė populli kaq tė vogėl?

    Po. Ishte pikėrisht njė armiqėsi e skajshme ajo qė pashė tek Ardiani nė ditėn e konferencės pėr media tė AAK-sė. Tek po ai Ardian me tė cilin takohem nėpėr mbledhje tė ndryshme – ku pėrshėndetemi e pėrqafohemi. Gjė tė ngjashme pashė gjatė ditėve edhe te Besnik Tahiri, Blerim Shala, Avni Arifi – tė gjithė kėta tė njohur, kolegė dhe njerėz me tė cilėt, shembull, do tė kaloje kohė tė mirė po qė se do t’i takoje nė Ulqin apo Antalia.

    Si lindi e gjithė kjo urrejtje dhe armiqėsi? Ēfarė po ndodh nė zanatin e politikės ditore qė po shpien nė kėso mosdurimi? Si ėshtė e mundur qė njerėzit tė cilėt njihen mes vete sė paku njė dekadė e mė shumė ta akuzojnė njėri-tjetrin pėr gjėra kaq tė mėdha dhe tė errėta? E tillė ishte akuza e tė mėrkurės sė kaluar – pėr bisedime sekrete me Serbinė, qartazi e interpretuar si vepėr e tradhtisė supreme ndaj shtetit.

    Qė tė gjithė kėta, pėrfshirė edhe mua, jetojmė nė Prishtinė. Disa prej nesh kanė lindur kėtu. E kanė parė njėri-tjetrin gjatė fėmijėrisė, rinisė, kanė shkuar nėpėr shkolla tė njėjta, kanė punuar punė tė ngjashme... Mbase njihemi edhe familjarisht, e dimė se kush me kė shoqėrohet, ku del ditėn e ku natėn, ēfarė flet e mendon. Njihemi, meqė jetojmė nė njė vend tė vogėl, nė njė kryeqytet tė vogėl dhe i takojmė njė populli tė vogėl. Personalisht, kėtė gjithnjė e kam kuptuar si diēka tė dashur – faktin qė nė Kosovė mund tė jetosh sikur nė njė kafene tė lagjes, ku i njeh tė gjithė dhe tė gjithė tė njohin ty.

    Pėr mė tepėr, kjo vlen edhe pėr shumė tė tjerė. Ja, do t’i pėrmendi vetėm me emrat e parė dhe e di se tė gjithė ju do ta kuptoni se pėr kė bėhet fjalė: Vetoni, Shkėlzeni, Berati, Iliri, Mufaili, Migjeni, Flaka, Albini, Agroni, Beqa, Astriti, Dardani – ose – Hashimi, Fatmiri, Ramushi, Jakupi, Isa, Xhaviti, Luli (me ‘i’ tė kuqe;) Luta, e tė gjithė tė tjerėt. Fjalėpėrfjalshėm, tė gjithė.

    Pra, njihemi. Me teshė e koteshė. Mirėpo, ja qė kėto ditė disa prej nesh janė nė gjendje tė shkojnė pėrtej kėtij fakti – e tė krijojnė situata qė tė bėjnė tė mos i dallosh mė. Tė habitesh dhe tė hutohesh.

    Tė mos keqkuptohemi: unė i dua dallimet, madje edhe grindjet nė shoqėri. Mendoj se janė tė shėndetshme dhe mobilizuese. Mirėpo, armiqėsitė e kėtilla dhe akuzat kombėtare i marr me brengė tė madhe – sidomos kur vijnė nga njerėzit me tė cilėt bashkėrisht je munduar aq shumė vjet pėr njė ditė si kjo.
    Kjo mė shtyri qė tė mėrkurėn e kaluar tė bie nė njė depresion, i pashpjegueshėm pėr atė qė nuk ėshtė kosovar. Meqė, ai qė nuk ėshtė kosovar nuk mund ta kuptojė fijen e hollė tė afėrsisė qė mund ta ketė njė grusht prej populli i cili aq gjatė e takonte njėri-tjetrin nėpėr kampe, istikame, protesta e funerale. Njė popull i cili, i madh e i vogėl, sė paku njė herė i ra sirenės e i shkuan lotėt me ta parė Kalimashin; njė popull i cili tė jep konak pa tė pyetur gjė, nėse je ‘shqype’ i ngujuar nė ndonjė Hauptbahnhoff; popull i cili tėrė verėn e kalon nėpėr dasma e ēmallje me pjesėn e vet diasporike, e cila nuk pėrton qė ēdo vjet ta shkaktojė nga njė kaos rrugor – e shtyrė nga njė faktor i pashpjegueshėm: nga obsesioni i pėrbashkėt qė kemi pėr njėri-tjetrin.

    Mirėpo, tė mėrkurėn e kaluar pashė diēka tė tmerrshme. E pashė Ardianin dhe AAK-nė teksa pėrpiqej tė na leēiste nga pėrkatėsia kombėtare. Tė na privonte nga tė qenit djem e burra tė kėtij vendi. Qėllimi i tillė ėshtė i padrejtė, kurse arsyet qė u thanė janė tė pavėrteta. Mendoj se, si kosovarė qė jemi, duhet t’ia pėrkujtojmė vetes ku ndodhet kufiri i dallimeve tona – pėrtej tė cilit nuk guxojmė tė shkojmė. Mendoj se atė ditė, AAK e shtyri kėtė kufi dhe na bėri qė tė vazhdojmė tė jetojmė bashkė, por me njė acar tė hidhur nė shpirt.

    Dikush, i huaj, do tė mė ngushėllonte duke mė thėnė se “kjo ndodh brenda ēdo populli”, se kjo ėshtė “shenjė zhvillimi e demokracie” dhe “pasojė e transicionit nė shoqėri”. Mirėpo, ai nuk ėshtė kosovar. Ai nuk na kupton, nuk do tė mund tė na kuptojė dhe nuk e din kush jemi ne, nė tė vėrtetė. Sidomos nuk e kupton familjen e padukshme tė atdhetarisė, ku patjetėr bėn pjesė edhe Ardian Gjini – e ku fjala ‘tradhėti kombėtare’ vret shumė dhe dėgjohet larg.

    Pikėrisht kjo mė shtyri nė depresion tė mėrkurėn dhe pikėrisht pėr kėtė duhet tė kėrkohet falje nga AAK. Tė gjitha tė tjerat janė tė kuptueshme: opozitarizmi, kundėrshtitė programore, monitorimi kritik i Qeverisė, akuzat pėr mospunė e shpėrdorime, avashllėku e paaftėsia e kėshilltarėve tė Kryeministrit...

    Mendoj se mund ta kuptoj dėshirėn e zjarrtė tė AAK-sė pėr tė qenė nė pushtet nė Kosovė. Mirėpo, po ashtu jam i bindur se me akuzat e sė mėrkurės vetėm sa u largua nga zemra e kosovarėve.
    Ata, kosovarėt pra, e dinė se ku ndodhet kufiri i madh i dallimeve tona. Menjėherė, tė enjten, treguan se nuk e duan atė qė i shkon pėrtej.

    (Autori ėshtė kėshilltar politik i Kryeministrit tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •