Dhe mi paraqit faktet pa prit pa kujtu, shkoni kerkoni azilin n Belgjik !
Dhe mi paraqit faktet pa prit pa kujtu, shkoni kerkoni azilin n Belgjik !
Thaēi: Nuk do tė ketė as kėmbim territoresh, as autonomi
Nga Express mė 26.08.2010 nė ora 16:36
(E plotėsuar) Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, i ka hedhur poshtė idetė pėr ndarjen apo shkėmbimin e territoreve, duke thėnė se Kosova ėshtė shtet sovran dhe i pavarur dhe si i tillė ėshtė i njohur edhe ndėrkombėtarisht nga 69 shtete.
Ky reagim erdhi menjėherė, pas raportit tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave(GNK), i cili rekomandon njė autonomi mė tė zgjeruar pėr veriun dhe shkėmbim tė territoreve, si rezultat i bisedimeve ndėrmjet Prishtinės e Beogradit, qė do duhej tė fillonin sė shpejti.
Nuk do tė ketė, nė asnjė rrethanė as kėmbim territoresh, as autonomi, e as biseda me Serbinė pėr ēėshtje tė serbėve tė Kosovės. Me Serbinė do tė ketė vetėm partneritet ndėrshtetėror dhe jo ēėshtje tė hapura. Nuk kemi ēėshtje tė hapura nė kuptimin pėr Kosovėn, pėr tė biseduar me Serbinė. Me Serbinė kemi pėrmbyllur gjithēka nė qershorin e vitit 1999, pastaj me shpalljen e Kosovės shtet i pavarur dhe sovran, pastaj e ka mbyllur edhe bota me prezantimin e opinionit tė Gjykatės Ndėrkombėtare, tha kryeministri Thaēi, transmeton Kosovapress.
Ai pėrsėriti se Kosova tashmė ėshtė shtet i pavarur, sovran, me integritet territorial tė paprekshėm dhe tė njohur ndėrkombėtarisht dhe se nė asnjė rrethanė nuk do tė ketė kthim prapa apo rikujtim tė memorieve tė sė kaluarės.
Kushtetuta jonė, ligjet tona janė bazė e fuqishme e shtet-ndėrtimit tonė nė kėtė fazė kur jemi nė proces tė pėrmbylljes sė suksesshme tė pavarėsisė sė mbikėqyrur. Ne i kemi dhėnė opinionet tona edhe nė takimet qė kemi pasur, sa i pėrket kėtyre zhvillimeve, por me gjasė ėshtė menduar se do tė prezantohet njė opinion tjetėr nė Gjykatėn Ndėrkombėtare, kėshtu qė ka mbetur memoria nė tė kaluarėn. Por, shteti i Kosovės ka ecur shumė pėrpara dhe ky hap nuk do tė ndalet, pėrkundrazi, ka thėnė Thaēi.
GNK: Tė nisin sa mė parė bisedimet Prishtinė-Beograd
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave(GNK) ka publikuar raportin e fundit pėr Kosovėn, e tė cilin, ndėr tė tjera, i bėhet thirrje palės kosovare e asaj serbe qė tė nisin, sa mė parė bisedimet pėr ēėshtje tė pazgjidhura. Raporti Kosova dhe Serbia pas mendimit tė GJND-sė flet edhe pėr opsionet se si mund tė zgjidhej ēėshtja e veriut tė Kosovės.
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave i bėn thirrje Kosovės dhe Serbisė qė me njė ndėrmjetėsim tė nivelit tė lartė ndėrkombėtar, pas prezantimit tė mendimit kėshillėdhėnės tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, tė nisin sa mė parė dialogun pėr tė diskutuar pėr ēėshtjet e pazgjidhura ndėrmjet dy vendeve.
Dėshtimi pėr tė negociuar nė muajt e ardhshėm, mund ta ngrijė konfliktin pėr disa vjet, meqė palėt po hyjnė nė cikle elektorale, gjatė sė cilave ka gjasa qė tė pėrdoret konflikti pėr tė mobilizuar mendimet nacionaliste dhe pėr tju shmangur kritikave pėr korrupsionin e brendshėm dhe pėr dėshtimet e qeverisė, thuhet nė raportin e fundit tė kėsaj organizate, transmeton Radio Evropa e Lirė.
Lidhur me kėtė, Grupi Drejtues Ndėrkombėtar i Krizave i sugjeron Bashkimit Evropian, shteteve anėtarė tė kėtij mekanizmi dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės qė tė lehtėsojnė dialogun, i cili, siē thuhet, duhet tė nisė sa mė parė pėr tė pėrfunduar nė fillim tė verės sė 2011-ės.
Bisedimet, sipas raportit, do tė duhej tė pėrgatiteshin nga njė diplomat i nivelit tė lartė ndėrkombėtar, e tė zhvilloheshin nė nivelin e presidentit tė Serbisė, Boris Tadiq, dhe kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi.
Suksesi eventual qė mund tė arrihej qė gjatė kėtyre bisedimeve nė ēėshtjet, nė tė cilat ėshtė e interesuar Prishtina zyrtare, e qė janė ēėshtje tė nivelit teknik, si doganat, ēėshtjet tregtare, ato tė komunikacionit, transportit dhe energjisė, sipas raportit, pengohet nga mosnjohja e pavarėsisė sė Kosovės nga shteti serb.
Prishtina thuhet se shpreson qė mendimi kėshillėdhėnės i GJND-sė ti japė njė shtytje tė fortė procesit tė njohjes sė shtetėsisė sė vendit.
Mirėpo, pėr tė lėkundur qėndrimet e ngurta me Bashkimin Evropian dhe nė radhėt e anėtarėve tė pėrhershėm tė Kėshillit (tė Sigurimit), Kosovės ende i duhet pėlqimi i Serbisė pėr pavarėsinė, sė paku nė mėnyrė implicite pėrmes themelimit tė njė lloj marrėdhėnieve diplomatike dhe eventualisht njohjes sė plotė formale, theksohet nė raport.
Ndėrkohė, mosmarrėveshjet kryesore ndėrmjet dy palėve nė terren thuhet se kanė tė bėjnė me komunat nė veri tė Kosovės.
Njė autonomi mė e madhe pėr veriun dhe njė status autonom pėr monumentet Ortodokse Serbe, siē parashihet nė Planin Ahtisaari, nė shkėmbim pėr njohjen nga ana e Serbisė do tė duhej tė ishte e pranueshme pėr tė dy palėt, thuhet nė raport.
Lidhur me problemin e veriut, Grupi Ndėrkombėtar i Krizave propozon tri zgjidhje tė pėrfytyrueshme: Plani i Ahtisaarit, autonomia mė e zgjeruar dhe shkėmbimi i territoreve.
Ndonėse ndarja e pjesės veriore tė Kosovės, e cila sipas raportit, shihet si njė mundėsi nė Beograd pėr ti hapur rrugėn njohjes sė pjesės sė mbetur tė Kosovės, thuhet se ėshtė e papranueshme pėr Prishtinėn.
Pala kosovare, megjithatė jep disa shenja se mund tė marrė parasysh shkėmbimin e veriut tė banuar kryesisht me serbė, me pjesėt e banuara me shqiptarė nė Preshevė - nė lindje tė Serbisė.
Raporti i rekomandon Qeverisė nė Prishtinė qė gjatė bisedimeve tė pranojė njė marrėveshje, e cila, ndėr tė tjera, do tė pėrmbante elementet si: njohja e Kosovės me kufijtė aktuale, njė autonomi tė gjerė pėr rajonin nė veri tė lumit Ibėr nė pėrputhje me integritetin territorial tė Kosovės, njė status autonom vetėqeverisės pėr monumentet Ortodokse Serbe.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt