BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Ja Shikoni SHPK-ne, lehete e kishin me Levizjen Vetevendosje dhe Albin Kurtin, pse tani nuk i mbrojne kufite tane.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ARIANI_TB : 07-08-2010 mė 10:01
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Flm per videon shume domėthėnse, ky eshte realiteti i veriut te Kosoves .
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=127278
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
Ti je kullė fuqi baroti...
Pėr mendimin tim, kjo video duhet tė shpėrndahet gjithandej, jo vetėm nė forumin shqiptar, por edhe nė atė virtual, bashkimi-kombėtar, forumin Katolik, forumin Musliman, albveraa, argetohu.com etj. dhe nė tė gjitha portalet e mediumeve tone elektronike, si dhe kjo video gjithashtu duhet t'i shperndahet edhe bashkėsisė ndėrkombėtare e pranishme nė Kosovė, ambasades Amerikane dhe tė bėhėt sa ma publike nė tė kundėrtėn keto gjėra do tė qendrojnė, pyetja ime e rradhes ėshtė ku ėshtė pėr momentin ardit mustafa (antar i forumit) i cili nuk pajtohet me konstatimet e mia se EULEX Made in Serbia
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
Ti je kullė fuqi baroti...
Shkėmbimi i territorit pėr ulėse?
Nė negociata tė reja me Serbinė nuk mund tė thuhet se kanė shkuar tė mashtruarit. Eventualisht, d.m.th., nė rastin mė tė mirė, do tė mund tė thuhet qė kanė shkuar ata qė deshėn tė mashtrohen
Nga Albin Kurti mė 06.08.2010 nė ora 12:35
Pėrpjekjet kundėr pavarėsisė sė Kosovės Serbia i ka zhvilluar nė dy fronte. Sė pari, nė rrafshin diplomatik, juridik e ndėrkombėtar, duke e problematizuar statusin e Kosovės si njė ēėshtje ende tė pazgjidhur e pėr tė cilėn nevojiten negociata shtesė. Dhe, sė dyti, nė rrafshin e sigurisė dhe atė territorial, duke problematizuar ēėshtjet e brendshme tė Kosovės pėrmes strukturave tė saj nė Kosovė. Duket qė pas mendimit kėshillues tė GjND-sė do tė qetėsohet ca fronti i parė e do tė intensifikohet ky i dyti. Nga fronti i parė do tė mbetet forma e kėrkesės (pra, negociata tė reja), kurse fronti i dytė do tė jetė pėrmbajtja e obstruksioneve tė Serbisė. Nga problematizimi i statusit tė Kosovės po kalohet te problematizimi i statusit tė serbėve, pėrkatėsisht i vendbanimeve ku ata janė shumicė. Nėse deri mė tani Serbisė i duheshin kundėrvėnė Ministria e Punėve tė Jashtme dhe
Ministria e Punėve tė Brendshme tė Kosovės, tash e tutje mė shumė punė do tė ketė pėr tė dytėn sesa pėr tė parėn.
Serbia ėshtė e diktuara qė dikton. Serbia e diktuar nga mendimi i GjND-sė, po i dikton kėto negociata tė reja. Qeveria e Kosovės me pasivitetin e saj, me relaksimin e saj pas mendimit tė GjND-sė, po e mundėson kėtė gjė. Shahistėt e mirė e dinė qė lojėn e shahut mund ta humbėsh edhe atėherė kur sduket qė ke gabuar dikund. Thjesht, vetėm pse ke bėrė lojė pasive e humbet lojėn. Ndoshta ka diēka prej fitoreje nė vetė sulmin. Mendimi i GjND-sė ishte shans qė Kosova tė sulmojė. Por, Qeveria e Kosovės nuk besonte qė ky mendim i GjND-sė do tė ishte kaq i mirė. Ajo u gėzua shumė mandej dhe, natyrisht, u relaksua sė tepėrmi. E gėzuar ashtu siē gėzohet spektatori mosbesues, nė vend se ta pėrdorte mendimin e GjND-sė kundėr negociatave me Serbinė, Qeveria e Kosovės po e bėn tė kundėrtėn: po ndjehet komode karshi qytetarėve e vetvetes dhe borxhli ndaj ndėrkombėtarėve. Ajo me lehtėsi po rrėshqet drejt pranimit tė negociatave tė reja me Serbinė. Dukuria e JO-ve tė buta dhe gjithnjė e mė tė buta para PO-sė pėrfundimtare po rishfaqet.
Edhe rritja e numrit tė njohjeve, si temė e preferuar e Qeverisė, po ngec pėrkundėr pėrparėsisė sė krijuar. Shumė shtete tė reja do tė duhej ta njihnin pavarėsinė e Kosovės tash pas mendimit kėshillues tė GjND-sė. Por, paralajmėrimet pėr negociatat e reja ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė sigurisht qė po ndikojnė negativisht. Nga vetė sjellja e Qeverisė sė Kosovės ato shtete po inkurajohen pėr hezitim tė ri. Kur Qeveria e Kosovės nuk e shfrytėzon mendimin e GjND-sė dhe nuk i refuzon parimisht e kategorikisht negociatat e reja me Serbinė, nuk ėshtė e ēuditshme pse po e vazhdojnė ngurrimin e tyre shtetet qė deri mė tani nuk e njohėn pavarėsinė e Kosovės. Ndonėse, duhet pranuar qė kėtu kanė rol edhe ShBA-tė. Duke qenė pėrkrahėset mė tė mėdha tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, pikėrisht nėse mendimi i GjND-sė do tė ishte negativ pėr Kosovėn, ShBA-tė do tė ndjeheshin tė detyruara qė ta detyrojnė ndonjė shtet tė ri tė na njohė. Kujtoni p.sh., njohjet e Malit tė Zi e Maqedonisė qė ndodhėn nė tė njėjtėn ditė dhe menjėherė pasi qė Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė e aprovoi kėrkesėn e Serbisė qė ēėshtjen e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės ta trajtojė GjND-ja. ShBA-tė e bėnė atėbotė kėtė pėr ta balancuar OKB-nė qė kishte shprehur mirėkuptim pėr kėrkesėn e Serbisė. Tė gjithė e dimė se pa ndikimin e ShBA-ve Maqedonia e Mali i Zi nuk do ta njihnin pavarėsinė e Kosovės. Tash, pasi qė mendimi i GjND-sė ishte negativ pėr Serbinė, ShBA-tė janė po ashtu disi tė relaksuara dhe nuk e cytin ndonjė shtet tė ri qė tė na njohė. Fundja, shumica dėrrmuese e njohjeve tė pavarėsisė sė Kosovės dihet qė nuk erdhėn nga lobimi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Kosovės, por nga influenca e ShBA-ve dhe disa shteteve tė tjera tė fuqishme nė ato shtete qė na njohėn.
Kosovėn nuk po e thėrrasin nė negociata tė reja pėr ti dhėnė, por pėr ti marrė asaj. E, megjithatė, ajo nuk shkon dot atje pa ndonjė premtim a shpresė qė do tė mund tė marrė diēka. Ėshtė e qartė qė nuk arritėn ti shesin negociatat e reja me Serbinė si negociata pėr ēėshtje teknike dhe as zėvendėsimi i kujdesshėm i fjalės negociata me fjalėn bisedime nuk i bėri kujt pėrshtypje. Gjithashtu edhe teza e shkėmbimit territorial pak e ngapak u demaskua si e njėanshme: territori nė veri tė Ibrit kundrejt maksimalisht vetėm Preshevės dhe atė pa fshatrat nė anėn tjetėr tė magjistrales A-10. Atėherė, cili do tė jetė ambalazhi i ri pėr negociatat e reja? Me ēfarė do tė pėrpiqen tua shesin qytetarėve negociatat e reja? Duket qė ulėsja e Kosovės nė OKB do tė jetė karota e radhės pėr Kosovėn. Prandaj edhe ajo kėrkesa idiotike e Qeverisė sė Kosovės pėr zėvendėsimin e Rezolutės 1244 menjėherė pasi qė kjo rezolutė kishte pėrjetuar njė interpretim ndėrkombėtar liberal nė favor tė Kosovės. Qeveritarėt me gjasė do tė shkojnė nė negociata qė tė japin autonomi territoriale pėr serbėt nė kėmbim tė anėtarėsimit tė Kosovės nė OKB; pra, tė japin territor pėr tė marrė ulėse. Zaten, qeveritarėt do ta bėjnė atė qė na e kanė dėshmuar qė dinė ta bėjnė mė sė miri. Do tė japin territor e resurse (tė Kosovės) pėr ulėse (tė Kosovės nė OKB, ku do ta ulin ndonjėrin prej klanit tė tyre).
Kėsisoj, ēmimi i ngjitjes lart do tė jetė zvogėlimi i dheut nėn kėmbė.
Nė negociata tė reja me Serbinė nuk mund tė thuhet se kanė shkuar tė mashtruarit. Eventualisht, d.m.th., nė rastin mė tė mirė, do tė mund tė thuhet qė kanė shkuar ata qė deshėn tė mashtrohen.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Ke shum te drejt,
Ne lidhje me kete po tregoj nje histori personale qe me ndodhi ne kufirin Maqedoni Kosov. Udhtoja ne mengjes dhe ashtu ngutshem arita ne kufi, dmth ne pjesen e Maqedonis,e dorzova pasaporten dhe po prisja te me jepet dhe te vazhdoja rugen.Mirpo ne moment policja mu drejtua:zeteri te ka kaluar afati i pasaportes dhe duhet te kthehesh prap,ok i thash ma jep dhe u drejtova te udheheqesi i ndrimit te sherbimeve kufitare... ishte Maqedonas i tregova se as qe e kam vrrejt se soot i kalon afati dhe e kam patjeter se kam provim ne Univerzitetin e prishtines qe eshte mjaft i rendesishem per mua,U PAJTUA dhe me lejoi te kaloj kufirin.tani mendjen e kisha te pjesa tjeter ajo kosovare,si zakonisht polici mori nje nga nje pasaportat e udhetarve qe ishim ne autobus,kur erdh radha ime e mori e shikoj 1 minut dhe mu drejtuaaburist ku shkon? ju pergjigja: ne Pirshtin kam nje provim ne Univerzitetin e Prishtines ne ora 9, e ai vazhdoi te me shikonte cuditshem dhe ne e dija pse dhe i thash i nderuar une keshtu sic e sheh pasaporten kalova pjesen andej dhe besoj se sdo me besh problem edhe ty.ehh tha shohim dhe dul jasht me gjith pasaport e nuk shkoi as 2 minuta u kthi te dera e autobusit dhe ma beri me gisht me zbrit dhe kur dola me tha vazhdo prap nga ke ardhe !!
Uh u shtanga e luta dhe pak por sme lejoi e u detyrova te kthehem dhe ne fund i thash: leht e ke ketu me mua si Shqiptar, po ti qenke i mire ne Mitrovic te mbrosh kufirin ...por atje sta mban b.
Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
O PatriotaSHPKJA
Kosova esht shtet i pavarur UNMIK.u Nuke e administrone ma kosoven PK
te Nderuar. Policia e Kosoves PK shkurt, eshte struktur e shtetit te Kosoves e cila eshte e trajnuar dhe e afte te mbroj rendin,qetesin publike si dhe jeten dhe pronen e qytetarve te Republikes se Kosoves. Ne kuader te PK jane te gjitha njesitet e duhura duke perfshir edhe njesit kufitare. Kjo video qe eshte paraqitur ketu ne forum, nuk dmth asgje. Aty shihen disa tinejgjer Serb te cilet e kalojn kufirin pa problem. Te jeni te sigurt te nderuar qe Policia e Kosoves ne rast nevoje kufijt e shtetit do i mbroj heroikisht. Fundja Kfori eshte ketu dhe fleni dath, kufiri eshte i sigurt.
arian
tema shum interesante po na hap more qy
interesant te gjitha ne lidhje me serbin
dhe qe i shkon pershtati serbis
vetem vazhdoje keshtu se ju shkon pershtati juve patriotave te vetvendosjes
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt