Serbėt e Veriut, plane pėr pavarėsi
Serbė tė veriut kanė bėrė gati njė deklaratė me tė cilėn synohet shpallja e pavarėsisė sė territoreve serbe nga Republika e Kosovės. Iniciativa serbe ka alarmuar liderė tė Kosovės dhe tėrė praninė ndėrkombėtare. Oliver Ivanovic ka konfirmuar ekzistimin e deklaratės, por e quan joserioze dhe pa mbėshtetje nga Beogradi. Express ka mėsuar pėrmbajtjen e deklaratės.


Nga Bekim Greiēevci mė 18.08.2010 nė ora 8:28

Njė letėr qė po qarkullon nė pjesėn veriore tė Mitrovicės ka mbajtur nėn tension dje gjatė tėrė ditės udhėheqėsit shtetėror tė Kosovė, ambasadorė dhe diplomatė tjerė tė Quintit, KFOR’in, EULEX’in, ICO’nė si dhe struktura tjera ndėrkombėtare.

Spekulimet e shfaqura para disa ditėve se nė Veri tė Kosovės “dikush” ka hartuar njė deklaratė pėr pavarėsinė e territoreve serbe nga Republika e Kosovės ėshtė konfirmuar tė martėn. Struktura ndėrkombėtare tė sigurisė nė Kosovė arritėn tė sigurojnė njė kopje tė kėsaj letre pesėfaqėsh, e shkruar nė gjuhėn serbe.

Pėrmbajtja e saj detyroi pėrfaqėsues tė KFOR’it dhe diplomatė tė vendeve anėtare tė Quintit qė tė kėrkojnė takim urgjent me presidentin Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaēi. Takimet janė mbajtur nė Presidencė, larg syrit tė medieve.

Burime tė gazetės Express konfirmojnė se janė mbajtur sė paku dy takime tė tilla qė kanė qenė mjaft tė gjata. Pas njė pauze nė mesditė, tė njėjtit janė mbledhur sėrish nė Presidencė, nga ora 17:00 deri nė 18:30. Aty kanė marrė pjesė edhe dy ministra, Skėnder Hyseni dhe Bajram Rexhepi.

Mė herėt gjatė ditės, presidenti Fatmir Sejdiu ka biseduar nė Presidencė edhe me Shefin e UNMIK’ut, Lamberto Zannier.

Diskutime pėr tė njėjtėn temė ka pasur edhe nė Beograd, mes diplomatėve perėndimorė dhe autoriteteve tė Serbisė.

Express ka kontaktuar me zyrat e shumicės sė pjesėmarrėsve nė takimet nė Prishtinė, por askush nuk ishte i gatshėm tė jap hollėsi pėr temėn qė ėshtė diskutuar.

Megjithatė, burime ndėrkombėtare tė gazetės kanė bėrė tė ditur se ka pasur konsultime pėr njė nismė serbe nė Veri, pėr tė cilėn ende nuk ėshtė konfirmuar se kush qėndron pas saj.

Sidoqoftė, tashmė nė Prishtinė zyrtarėt vendorė dhe ndėrkombėtarė e kanė nė dorė projektdeklaratėn me tė cilėn synohet shpallja e pavarėsisė e territoreve me shumicė serbe nga Republika e Kosovės.

Deklarata skandaloze

Nė mesin e faqes sė parė tė letrės ndodhet fjala “Deklaratė”, tė cilėn do tė duhej ta aprovonte Kuvendi i Bashkėsisė sė Komunave tė Kosovės dhe Metohisė. Kjo strukturė ėshtė themeluar mė 28 qershor, 2008, nė Zveēan, me iniciativė tė ish-ministrit serb Slobodan Samardzic, njė bashkpartiak i ish-kryeministrit Vojislav Kostunica.

“Si shprehje e vullnetit tė lirė tė qytetarėve serbė, Kuvendi aprovon deklaratėn e pavarėsisė sė territoreve tė komunave qė pėrbėjnė lidhjen e komunave tė krahinės autonome tė Kosovės nga krijesa tė cilėn krijuesit e saj e quajnė Republika e Kosovės”, thuhet nė tekstin e deklaratės.

Kjo nė praktikė do tė thotė krijim i njė lloj Kosove paralele serbe. Autorėt e panjohur tė kėsaj deklarate nuk kėrkojnė shkėputje nga Kosova “pėr aq kohė sa krahina e Kosovės ėshtė pjesė e Serbisė sipas ligjit ndėrkombėtar”.

Ėshtė fakt i pamohueshėm se Kosova nuk ėshtė ndarė nga Serbia me Rezolutėn 1244, thuhet nė vijim tė deklaratės.

“Qeverisja lokale e Republikės sė Serbisė nuk ėshtė anuluar nga Rezoluta 1244. Republika e Kosovės ėshtė shpallur mė 17 shkurt, 2008, nga njė grup i ish-qytetarėve tė Republikės sė Serbisė, pa pėlqimin e organeve shtetėrore tė Republikės sė Serbisė”, thuhet nė tekstin e saj.

Deklarata njeh vetėm ligjet dhe rregulloret e aprovuara nga struktura ndėrkombėtare sipas Rezolutės 1244 dhe qė nuk bien ndesh me sistemin juridik tė Serbisė.

“Nė territorin e kėtyre komunave lejohet prania e forcave ushtarake dhe policore ndėrkombėtare si garantues tė domosdoshėm pėr sigurinė e banorėve qė jetojnė aty.

Kėto forca duhet tė mbrojnė serbėt nga dhuna konstante e shovinistėve shqiptarė.

I jepet pėrkrahje Serbisė pėr pėrpjekjet pėr tė ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial nė Kosovė”, vazhdon deklarata.

Nė pjesė e konsiderueshme e tekstit ėshtė shkruar me gjuhė urrejtėse tė kohės sė Milosevicit. Nė tekst thuhet se Republika e Kosovės ėshtė shtet i krijuar nga gjenocidi ndaj joshqiptarėve. Diku tjetėr nė tekst Republika e Kosovės quhet si “krijesė gjenocidale”. Flitet pėr “terror, dhunė, spastrim etnik,...mbi serbėt dhe joshqiptarė tjerė”.
Kėrkohet pjesėmarrja e njė delegacioni tė serbėve tė Krahinės nė tė gjitha bisedat pėr Kosovėn.

“Pėrfaqėsuesit e Kuvendit serb nė Kosovės duhet tė kenė status tė njėjtė sikur pėrfaqėsuesit e tė ashtuquajturės Republika e Kosovės nė tė gjitha negociatat ndėrkombėtare lidhur me ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me Kosovėn”, thuhet nė deklaratėn serbe.

Deklarata nuk ėshtė e nėnshkruar, nuk ka as datė, por ėshtė lėnė hapėsira qė data tė vihet ditėn e aprovimit.

Autorė tė panjohur

Burime tė gazetės thonė se kjo deklaratė nuk ka mundėsi tė jetė shkruar e tėra nė Mitrovicėn veriore nga liderė serbė lokalė. Diplomatė perėndimorė e drejtojnė gishtin kah partia e Vojislav Kostuncės, Partia Socialiste e Serbisė (SPS) e Ivica Dacic, por edhe nga zyrtarė tė pushtetit tė Boris Tadic. Ndryshe, SPS ėshtė pjesė e koalicionit qeveritar nė Serbi dhe ministri Dacic ka deklaruar disa herė se edhe serbėt kanė tė drejtė tė ndėrmarrin “hapa tė njėanshėm si shqiptarėt”.

Burime tė tjera kėmbėngulin se autorė tė tekstit janė politikanė radikalė me dosje kriminale si Milan Ivanovic, Marko Jaksic dhe tė tjerė. Kėta thuhet tė kenė ndėrmarrė kėtė nismė pėr tė shpėtuar vetėn ngase ndodhen nė listėn e EULEX’it pėr arrestim pėr shkak se janė pjesė e krimit tė organizuar.

Nėse nuk ndalet nisma pėr “pavarėsi tė Serbėve nga Republika e Kosovės”, atėherė deklarata duhet tė pėrfundojė pėr aprovim nė Kuvendin e Bashkėsisė sė Komunave tė Kosovės dhe Metohisė, nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.

Ky kuvend pėrbėhet nga pėrfaqėsues serbė tė 26 komunave tė Kosovės, tė zgjedhur nė zgjedhjet ilegale tė organizuara nga Beogradi. Shumica e anėtarėve tė kėtij kuvendi janė nga Partia Radikale Serbe – 17 pėrfaqėsues. DSS e Kostunicės i ka 13 ulėse. SPS – 4, DS e Boris Tadic – 3 ulėse, G17Plus – 1, ndėrkaq 4 janė tė pavarur. Nė kuvend thuhet se janė edhe njė boshnjak, njė rom dhe njė goran.

Sekretari Shtetėror nė Ministrinė serbe pėr Kosovėn, Oliver Ivanovic ėshtė nė dijeni pėr kėtė deklaratė, por thotė se nuk e di se kush janė autorėt. Ai konsideron se kjo ėshtė njė nismė joserioze pėr tė cilėn nuk ka mbėshtetje zyrtare nga Beogradi.

Ivanovic ditė mė parė ka thėnė se qarqe ndėrkombėtare janė tė interesuara pėr ndarje tė Kosovės dhe madje pėr ta imponuar kėtė zgjidhje. Njė ditė mė pas, njė politikan tjetėr serb, Randel Nojkic, ka reaguar duke e akuzuar Ivanovicin se ėshtė vetė ai qė po e promovon idenė pėr ndarje tė veriut e jo ndėrkombėtarėt.