Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Thumbs down Në kërkim të identitetit

    Për shumicën e kosovarëve, arritja e shtetësisë nuk vihet më në dyshim. Një tregues i besimit që kanë kosovarët për pavarësinë e tyre është shkëmbimi i marrëdhënieve me Shqipërinë fqinje, me të cilët shumica kanë gjuhën dhe identitetin etnik.

    Nga Joost Van Egmond, Times më 18.08.2010 në ora 8:39

    Në barin e tij trendi në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, Petrit Selimi dëshiron që bota ta dijë se kosovarët janë larg stereotipit të fshatarëve me një kallashnikov AK-47 me kondak prej druri. Sipërmarrësi i ri dhe ish aktivist i të rinjve, veshur me pantallona të shkurtra me vija të bardha vezulluese, thotë se kjo është Kosova e tij e re, moderne dhe liberale.

    “Ne kishim këtu Snoop Dogg, i cili u paraqit këtu para disa ditësh, ku tash të drejtat e grave dhe ato të homoseksualëve janë në agjendën politike”. Dhe a e dini se njerëzit në Prishtinë pinë 20 milionë filxhanë me kafe-makiato për çdo muaj?!” Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e cila deklaroi se pavarësia ishte “jo ilegale”, edhe pse i dha popullit të ri një tjetër shtytje, ende pavarësia e Kosovës kundërshtohet nga një numër i fuqishëm shtetesh që frikësohen nga precedenti i shkëputjes.

    Kështu, Kosova mbetet e bllokuar nga shumë organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara. Madje, ajo ende nuk ka as kodin e vet shtetëror, që detyron operatorët e telefonisë të përdorin hua ata të Sllovenisë apo Monakos. Megjithatë, për shumicën e kosovarëve, arritja e shtetësisë nuk vihet më në dyshim. Një tregues i besimit që kanë kosovarët për pavarësinë e tyre është shkëmbimi i marrëdhënieve me Shqipërinë fqinje, me të cilët shumica kanë gjuhën dhe identitetin etnik.
    Ndërsa bashkimi me Shqipërinë një dekadë më parë ishte temë e zakonshme në mesin e atyre që luftonin serbët, partitë politike që janë avokate të krijimit të Shqipërisë së Madhe tani nga zgjedhjet kanë vetëm 2 për qind të votave. Përgjatë sheshit “Nënë Tereza” në Prishtinë janë të vendosur stenda për shitje të flamujve shqiptarë me shqiponjë dy krenare që ka motivin e dragoit. Por, andej ndodhen edhe shumë suvenire që mbajnë flamurin anonim të Kosovës, një hartë e vendit e rrethuar me ngjyrë të kaltër dhe me një gjysmë rrethi yjesh, qartësisht e frymëzuar nga standardet e Bashkimit Evropian. Një diplomat tregon se flamuri i Kosovës ka filluar të përdoret edhe në ceremonitë e dasmave, që zakonisht kishte dominuar flamuri i Shqipërisë, madje edhe me flamurin e mbuluar nga yjet dhe shumë vija në nder të mbështetjes së Washingtonit për Kosovën.

    “Kosova është vërtet duke iu bashkangjitur proceseve”, thotë Selimi. “Kur Snoop Dogg përformoi këtu gjatë kësaj vere, ai valëviti flamurin e Kosovës dhe ju mund të ndjenit emocionet drithëruese që përshkruan tërë publikun. Bashkimi nuk është më në agjendë. Kosovarët janë duke punuar për të ardhmen e tyre në mënyrë të pavarur”.

    Komb-ndërtimi mund të jetë ende duke u bërë, por korrupsioni është përhapur në të gjitha nivelet e shoqërisë, thonë në EULEX, misionin e BE-së për sundimin e ligjit dhe rendit në Kosovë. Kohëve të fundit dyshimet për këtë kanë rënë edhe mbi zyrtarët e lartë qeveritarë. Krimi i organizuar dhe shpërlaja e parave janë brenga të mëdha. Ekonomia legale është duke u rritur, por ngadalë, në një papunësi deri në 47 për qind, sipas shifrave të Bankës Botërore. Vendi është i ndërvarur shumë nga importet, kurse eksportet, që në pjesën dërmuese janë metale, ishin baras me 10.8 për qind në vitin 2008. Përdorimi i Euros si monedhë shmang inflacionin, por pengon zhvlerësim si një strategji për të reduktuar deficitin e saj tregtar.

    Mbledhja e taksave nga të ardhurat është "relativisht e mirë”, bazuar në raportet e Bankës Botërore, por Kosova mbetet shumë e varur nga lëmosha e huaj. Paratë nga jashtë mund të llogariten për më shumë se 15 për qind të GDP-së, ndërsa kontributet nga llogaritë e vendeve donatore për 7,5 për qind e më lartë. Sipërmarrësit janë skeptikë sa i përket mjedisit për biznes në lidhje me mbijetesën e tyre. "Konkurrenca është e egër," thotë Agim Dushi i cili ka fabrikën e ujit “Bonita”, e cila prodhon edhe pije joalkoolike me bazë bimore. Ai llogarit se vetëm në Kosovë janë 25 kompani të ujit të ndërtuara shpesh me investime të pakta pa kontrolle serioze të cilësisë.

    "Ne kemi nevojë për t’u përshtatur në qoftë se duam për të mbijetuar." Por, me normat e interesit në mënyrë tipike në 12%,, ai dyshon në industrinë e Kosovës, gjenerimin e investimeve dhe modernizim. Mungesa e energjisë elektrike vazhdon t’i mbajë bizneset prapa, edhe pse përmirësimi në këtë drejtim për vendin që e prodhon atë duke u bazuar në ujë dhe thëngjill është në proces. Një problem kyç për zbatimin e ligjit është statusi i pazgjidhur i enklavës serbe në veri të vendit, ku popullsia e sheh Beogradin si qeverinë e vet të ligjshme. Kufiri i saj me Serbinë nuk është i patrulluar, duke e lënë derën hapur për kontrabandistët - dhe zbatimi i ligjit është i vështirë, sepse policia në veri nuk i raporton drejtpërdrejt autoriteteve në Prishtinë.

    "Veriu, dita ditës, po bëhet më shumë çështje-ligjit dhe rendit," thotë kreu i Policisë së Kosovës Behar Selimi. Ai sheh një farë përparimi në bashkëpunim me zyrtarët në pjesën veriore, por ende e përshkruan atje situatën si kaos. Duke dështuar për të bindur Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, Beogradi mund të jetë ngadalë duke u bërë më i bindur.

    Ndërsa njohja e Kosovës nga Serbia nuk është në tryezë, tani flitet për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të gjitha çështjet e hapura. "Situata aktuale nuk është në interesin e askujt", thotë Sekretar I Shtetit të Serbisë për Kosovën, në një deklaratë të tij në ditëve të fundit në RTK-së transmetuesin public të Kosovëst. Beogradi dhe Prishtina të dy shpresojnë për t'u bashkuar me BE-në, dhe në qoftë se nxit bashkëpunim më të madh, kjo mund të krijojë një dhimbje koke për shumë kontrabandistë. Kjo mund të thotë edhe fundi i një bumi për numrat e telefonisë celulare të Kosovës me bazë në Monako.

    (Me shkurtime nga Time. Titulli dhe nëntitulli janë të redaksisë. Përktheu: Jeton Musliu
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    Ja Lexojeni Se cfare Thote ky Far Behar Selimi zyrtar i Policis se Kosoves.
    Po shifet se cfare SHPK-je ka Kosova, shumica UDBASHA jane.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •