Close
Faqja 27 prej 59 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 583
  1. #261
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Respekte Kujtim për leximin dhe komentimin e poezive të mija.Jeni një mik i mirë S'di çfar kërkon?!....


    Mbas kaq vitesh ti erdhe prapë,
    Tek mosha e ëmbël e rinisë.
    Ashtu e lodhur nga dita me vapë
    E ndezur zjarr nga malli i dashurisë.

    S'di çfar kërkon tek shpella e vjetër,
    Freskia ka humbur me vitet bashkë.
    Ti më e re dukesh patjetër,
    Ç'kisha rini tek ty e lashë.

    Un' thinjur,rrjepur e ballëzhveshur,
    Ti pak aromë ke përsëri.
    U puthëm prap' si duke qeshur
    Të dy të bindur: S'ka më rini......... Ju
    uroj shëndet,lumturi dhe një fundjavë të këndshme.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 25-07-2010 më 07:37

  2. #262
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Njeriu ka shume knaqesi ne jet,ato knaqesi na bejne te lumtur....... Por nuk ka knaqesi me te madhe se te lexosh vargjet e tua miku im Riza qe knaqin pa dyshim shpirtin dhe i japin jetes nje kahje tjeter.

    U knaqem me rreshtat e tu Riza ju lumt penda or mik...
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Respekte Kujtim për leximin dhe komentimin e poezive të mija.Jeni një mik i mirë S'di çfar kërkon?!....


    Mbas kaq vitesh ti erdhe prapë,
    Tek mosha e ëmbël e rinisë.
    Ashtu e lodhur nga dita me vapë
    E ndezur zjarr nga malli i dashurisë.

    S'di çfar kërkon tek shpella e vjetër,
    Freskia ka humbur me vitet bashkë.
    Ti më e re dukesh patjetër,
    Ç'kisha rini tek ty e lashë.

    Un' thinjur,rrjepur e ballëzhveshur,
    Ti pak aromë ke përsëri.
    U puthëm prap' si duke qeshur
    Të dy të bindur: S'ka më rini......... Ju
    uroj shëndet,lumturi dhe një fundjavë të këndshme.....
    Ore Riza!Po per mua i ben keto vargje mo Zoteri?Hahaha!Shume aktuale tingellojne per moshen tone!Suksese pambarim!

  4. #264
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Roi Lexo Postimin
    Njeriu ka shume knaqesi ne jet,ato knaqesi na bejne te lumtur....... Por nuk ka knaqesi me te madhe se te lexosh vargjet e tua miku im Riza qe knaqin pa dyshim shpirtin dhe i japin jetes nje kahje tjeter.

    U knaqem me rreshtat e tu Riza ju lumt penda or mik...
    Respekte Roi që më lexoni dhe më komentoni.Më vjen mirë që i pëlqeni postimet e mia.U jam mirnjohës mik i dashur...

  5. #265
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Përshëndetje Pranvera. E di që nga Korça bën freskët e lum si ju,pa ne këtej nga Tirana na i thartojë trutë vapa dhe nuk dim çfar shkruajmë hahaha.Moj Pranvara për ty e për veten time shkruaj se dhe unë në ato udhë jam,prandaj kthehem nostalgjik se e shikoj që s'kam ç'të bëj tjetër.Ju falenderoj miqësisht që lexoni dhe pëlqeni postimet e mia tepër modeste,pa të gjithë do ti kalojnë këto cikle..Ju uroj një mbasdite të këndshme..Respekte Pranvera.....

  6. #266
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    U be kohe qe nuk jam dukur ketej forumeve.Si rrjedhoje shoh qe jam shume prapa me leximin.
    Riza i dashur ju kam lexuar me shume kenaqesi sot dhe me beso qe nuk dija ke poezi te citoja pasi jane te gjitha aq te bukura... Me ne fund bera zgjidhjen time duke cituar kete me poshte, qe mund te mos jete me e bukura por ashte ajo qe me gerric ne kete dite te diel.
    Urime mik.
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Jam.............!


    Jam brenga e një shpirti të lodhur,
    Jam dega e prerë në muzg.
    Jam loti i zogut të ngordhur,
    Jam fleta e rënur në pus.

    Jam kënga e zërit të ngjirrur,
    Jam syri i nxjerrur në terr.
    Jam era e malit të thinjur,
    Jam jeta ku shpresa më ther.

    Jam qëngj' i braktisur nga nëna,
    Blegërimën e saj nga do mbjell.
    Jam gjak' i goditur nga gjëma,
    Jam hëna që natën nuk del.

    Jam fjala e tharë në buzë,
    Jam foshnja që qesh edhe qaj,
    Poet pa varg e pa muzë
    Jam jeta plot brengë dhe vaj.....
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #267
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga INDRITI Lexo Postimin
    U be kohe qe nuk jam dukur ketej forumeve.Si rrjedhoje shoh qe jam shume prapa me leximin.
    Riza i dashur ju kam lexuar me shume kenaqesi sot dhe me beso qe nuk dija ke poezi te citoja pasi jane te gjitha aq te bukura... Me ne fund bera zgjidhjen time duke cituar kete me poshte, qe mund te mos jete me e bukura por ashte ajo qe me gerric ne kete dite te diel.
    Urime mik.

    Përshëndetje INDRIT! Faleminderit për leximin dhe përzgjedhjen e komentimit të poezisë.Po ju përshëndes me një krijim të çastit..

    Dikur...........

    Dikur kam qënur një djalë i bukur.
    Sy bojqielli e flok gështënjë.
    Si çamarrok putha një flutur,
    E përkëdhela si i lënë.

    Kjo flutur ish pak egërsirë,
    Si tel i sertë më rrutullohej.
    Sa herë që puthej ndjehej mirë,
    Si një manare më afrohej.

    E bardhë si bora e Gramozit
    Dhe një vështrim mbi horizont.
    Ta dridhte shpirtin si pënda e zogut
    Të dukej vetia si në front.

    Po nga më doli kjo shejtane,
    Kjo furtunë e ky goren.
    Nga jashtë e ftohtë si ngricë polare,
    Si musht rakije brënda zjen.

    Si hi i ndezur nga kongjilli,
    Ta prekësh pak të përvëlon.
    U çela un' si dritë kandili
    Dhe deri sot flaka ndriçon.....

  8. #268
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë.....

    S'po më pyet...?!

    S'po më pyet: A je gjallë?
    Pse ke vdekur para kohe?!
    Ti me fjalë më paske vrarë
    Si rrufeja pas një llohe.

    Pse s'më qas në kraharuar?
    Kaq shumë të paskam mërzitur?!
    Si ujkonjë na qënke zgjuar
    Si një xhind nga pas je ngjitur.

    Nja dy fjalë kam për ti thënë:
    Pse s'po të ngroh përqafimi?
    Ma thuaj që më ke lënë
    Dhe të breth si erë harrimi......

  9. #269
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Pa qenë mjeshtër i hollë nuk mund ta ndërtosh këtë rimë, të cilës i qëndron besnik nga vjersha e parë e deri në të fundit. Ju lumtë pena, mik i nderuar riza. Unë shkruaj, por ua jap dorën dhe u them se u kënaqa me vargjet Tua.

  10. #270
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga xani1 Lexo Postimin
    Pa qenë mjeshtër i hollë nuk mund ta ndërtosh këtë rimë, të cilës i qëndron besnik nga vjersha e parë e deri në të fundit. Ju lumtë pena, mik i nderuar riza. Unë shkruaj, por ua jap dorën dhe u them se u kënaqa me vargjet Tua.
    Përshëndetje xani1 ! Ju falenderoj për leximin dhe komentimin e poezive të mija.
    Ju uroj dhe juve muzë pa fund.Respekte...

Faqja 27 prej 59 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •