Close
Faqja 28 prej 59 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 583
  1. #271
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Vapë dhe vetëm vapë......

    Vapa është shtrirë tej për tej qytetit,
    Çdogjë është tharë,shteroi dhe ky lumë.
    Hapat mu shkurtuan si të gjith miletit,
    Buza zuri kore, u tha kjo pështymë.

    Rrugëve si i shkretë,si vet' shkretëtira.,
    Djersët nuk pushojnë,lagur si në shi.
    Ngado erë e keqe,vetëm ndyrësira,
    Nuk më vihet brënda ,sikur s'kam shtëpi.

    Sikur më kanë flakur, si mall i skaduar,
    Si një rrobë e vjetër, fare demode.
    Shpirti është i lodhur,krejt i sakatuar,
    Si një i pakëmbë qëndroj përmbi dhe.

    Vapë dhe vetëm vapë,flakë janë ndezur gurët.
    Flaka ka arritur der' në qeveri.
    Nuk besoj ta ndalin këta të paudhët,
    Flakët do ti nxjerrin lartë përmbi çati.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 28-07-2010 më 10:14

  2. #272
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    S'kam faj.........


    S'rroj dot' pa ty moj mikja gotë,
    Kur kam trishtim shkoj në kllapi.
    Të vë në buzë një tjetër botë ,
    Të kthej një gllëqkë tjetër njeri.

    Të pi me kut se s'ke derman,
    Ti ta bën mëndjen lesh e li.
    Ndodh që të pi dhe me filxhan,
    Pastaj jetoj në mbretëri.

    Ti je ilaçi botës plakur
    Dhe për moment s'pyet askënd.
    Kur të pi ty rend duke llapur
    Çdogjë vërdall s'e lë në vënd.

    Ti ta merr mëndjen e ta kthen prapë,
    Këtë ta quaj mirësi.
    Dhe kurrë s'të piva në të thatë,
    Nuk më the: Ndal!...Ti je lubi.....

    I lumtur...., kush s'e ka provuar,
    Deri në masën çakërrqef.
    Të merr peng si pakuptuar
    Hallin ta shton e kurr' s'ta ndreq'.

    S'rroj dot' pa ty moj mikja gotë
    Dhe pse e quaj çmënduri.
    Nuk kam faj un' faj ka kjo botë
    Që se kuptojë fjalën ...NJERI........

  3. #273
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Si gjithe here i lexoj e rilexoj poezit tua dhe udhetoj me boten tende.

    Se rroj dot pa ty mikja ime
    por nje dite dhe ty do te braktis
    i kfjellur i pire jeta ka intrige
    shpresoj digund tjeter
    qetsin dot takoj.

    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  4. #274
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    riza2008. Po deshe ma prano kete krijim te hershem. Ti i dashtun Riza je nje mjeshtervjerrsherimi ndaj une gjej pak kohe dhe futem tek dritarja jote,
    Respekte

    Unë milingonë kam qefë të isha
    Sa forcë të madhe ajo ka!
    Se mban mbi supe të atilla pesha
    Shtatë herë nga vehtja më të mëdha

    Do kisha qejfë të isha buall
    Të çel ugaret ku mbillet drithë
    Të hiqja pas qerret me grurë
    Të kishte BUKË…BUKË për të gjithë !

    S’do ishte keq të isha zog
    Dhe krahë të kisha për fluturim
    Por jo ama të isha korb,
    që kërrmat ha në pikëllim…

    dhe peshk me hala do të pranoja
    në det të kripur…o në liqen
    por midis shokëve kurr s’do doja
    të isha unë një peshkaqen!

    Ndaj jam më i lumturi shqiptarë
    Madje dhe shkruaj poezi.
    Se mbaj mbi supe të thjeshtën fjalë
    Të madhërishmen fjal’ NJERI.

  5. #275
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Sueda Lexo Postimin
    Si gjithe here i lexoj e rilexoj poezit tua dhe udhetoj me boten tende.

    Se rroj dot pa ty mikja ime
    por nje dite dhe ty do te braktis
    i kfjellur i pire jeta ka intrige
    shpresoj digund tjeter
    qetsin dot takoj.

    Respekte Sueda dhe më vjen mirë që po rritesh me shpirt poetik...Urime....

  6. #276
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    riza2008. Po deshe ma prano kete krijim te hershem. Ti i dashtun Riza je nje mjeshtervjerrsherimi ndaj une gjej pak kohe dhe futem tek dritarja jote,
    Respekte

    Unë milingonë kam qefë të isha
    Sa forcë të madhe ajo ka!
    Se mban mbi supe të atilla pesha
    Shtatë herë nga vehtja më të mëdha

    Do kisha qejfë të isha buall
    Të çel ugaret ku mbillet drithë
    Të hiqja pas qerret me grurë
    Të kishte BUKË…BUKË për të gjithë !

    S’do ishte keq të isha zog
    Dhe krahë të kisha për fluturim
    Por jo ama të isha korb,
    që kërrmat ha në pikëllim…

    dhe peshk me hala do të pranoja
    në det të kripur…o në liqen
    por midis shokëve kurr s’do doja
    të isha unë një peshkaqen!

    Ndaj jam më i lumturi shqiptarë
    Madje dhe shkruaj poezi.
    Se mbaj mbi supe të thjeshtën fjalë
    Të madhërishmen fjal’ NJERI.

    Po i nderuari Doçi këtë poezi e kam lexuar tek libri juaj :"Rrëzuar mbi vetminë" dhe më ka pëlqyer tej mase.Respekte që e risolle është poezi e madhe.....

  7. #277
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Lermë.....


    Koka më dhëmb,
    Zemra më rreh.
    Dua që jetën ta jetoj.
    Ti që më do e më njeh,
    Si zemra më dhimbsesh njësoj.


    Në heshtje flas.
    Në heshtje flasin.
    Vallë ç'mund të bëj?!
    Më thonë:Ngjasim.
    Në cep të syrit djajtë gajasin.

    Po ku të zhytem?
    Në ç'ujra vallë?!
    Të rri në breg?
    Të rri mbi valë!
    Më mirë tek trupi yt si ngjalë...

    Lermë të dehem,
    lermë të flas.
    Në prush të digjem, të përcëllohem.
    Me cep të syrit të të ndjek pas,
    Heshtjen tënde, të pi,..... Freskohem.....

  8. #278
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    ****************

    Askush s'e merr vesh,ç'ndodh në këtë jetë,
    Çdogjë e trzauar si një çorbë e thartë.
    E gëlltit me qejf,pa patur recetë
    Dhe më tej s'dallon kur është ditë dhe natë.

    Rrëmbimthi të tërë,s'dinë se ç'të kërkojnë,
    Shtypet shpirt e zemër si një milingonë,
    Njëra të thot Zot,tjetri i thot Zonjë
    Dhe me zell të madh prap të poshtërojnë.

    Askush s'e kupton djallin se ku fshihet,
    Pak shejtan në bark paskan' pat' të tërë.
    Tjetri s'e dallon kur marrosen qiejt
    Dhe ngre sy e supe si i një djall i shtënë..
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 30-07-2010 më 10:36

  9. #279
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    Kudo që shkoj.......


    Kudo që shkoj në shpirt të ruaj,
    Si gjë e rrallë në këtë botë,
    Kur shikoj tjetër,nga ty veç ndruaj,
    Jo se s'kam qejf e i pazotë.

    Kur vjen pranvera çelin lulet,
    Aromën tënde e thith unë,
    Ta dish fort mirë si shtizë më ngulet,
    Një manushaqe të kem më shumë.

    Përse të rroj pa shpresë dhe fat,
    Kur ty të kam e qortoj zotin,
    Buzqeshia jote shpirtin ma kap,
    Buzqeshja tjetër më ndjell lotin....
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 30-07-2010 më 17:50

  10. #280
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Zërat e Çjerrë...

    S'kam merake.......

    Nuk ndjehem më si i vetmuar,
    As ai që qaja veten.
    Si zogj në qiell fluturuam
    Yje ishim,yje mbetëm.

    Tani çdogjë e kam provuar
    Nuk kam merake përsëgjalli
    Ta fus një thik në kraharuar
    Për vdekjen malli të më marri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 31-07-2010 më 05:29

Faqja 28 prej 59 FillimFillim ... 18262728293038 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •