Ne tastieren time nuk ka C as E me dy pika mi huazoni ca?
Ne tastieren time nuk ka C as E me dy pika mi huazoni ca?
Zëvendësimi i Ç-së dhe të ç-së me Ch dhe ch nuk është ideja ime origjinale,
por vetëm insistimi im. Propozim të tillë Ch dhe ch ka pasur edhe Shoqëria
Bashkimi në Kongresin e Manastirit, mirëpo shkronjat Ç dhe ç gjendeshin
në të gjitha makinat e shkrimit në atë kohë dhe se për këtë arsye u pranua
alfabeti i modifikuar i Shoqërisë Bashkimi nga praktika dhe jo nga ndonjë
institucion. Kongresi i Manastirit vendosi përdorimin e dy alfabeteve
paralelisht (pra nuk mori një vendim për një alfabet të caktuar!!!), ate të
Shoqërisë Bashkimi (me shkronjat Dh, dh, Sh, sh, Th, th, Xh dhe xh) dhe ate
të Shoqërisë së Stambollit (e bazuar në shkronja të veçanta për çdo tingull,
me disa shkronja greke si dhe me shkronjat Ç dhe ç).
Ne kemi pasur fat me shumë shkronja, sepse në gjuhërat të tjera evropiane
janë shumë më tepër shkronja të veçanta. Madje edhe gjermanët në kohërat
e fundit kanë patur diskutime për përdorimin e shkronjës së tyre specifike ß
(escet). Ne kemi nevojë praktike për një ndryshim të tillë të alfabetit.
Shikojeni vetëm shkrimet në këtë forum dhe do të shihni se në sa shkrime
mungojnë fare ç-të (në vend të tyre shihet c-ja). Edhe i regjistruari
MafiaWarz shkruan: "Ne tastieren time nuk ka C as E me dy pika mi huazoni ca?"
S'kemi kurrfarë arsye pse ta ruajmë ç-në! Ky ndryshim me siguri nuk ia
zvoglon vlerën e Kongresit të Manastirit, por dëshmon pjekurinë tonë.
Ndryshuar për herë të fundit nga arsimtari : 24-07-2010 më 19:26
Në Kosovë nuk din të bëjn dallimin mes shkronjës "q" dhe "ç", edhe unë kam problem me këtë shkronjën në disa raste.
Ndërsa kjo nuk është e vërtet se shqiptarët e Kosovës e ngatërrojn shkronjën "Q" me "Gj", por nuk e dallojn "Xh" nga "Gj"
Dikush ka mundesi ta shkruaj Xhilani booo... ndërsa në fakt duhët të jetë Gjilani.
Suhejbi
Ndryshuar për herë të fundit nga The_Capital : 24-07-2010 më 19:21
Burri 1 X flet !
Ne nuk mund të ndryshojmë shkronjat e alfabetit meqë tastiera e kompjuterit nuk i ka shkronjat Ç dhe Ë. Propozime të tilla janë donkishoteske dhe qesharake.Postuar më parë nga arsimtari
Zakonisht tastierat nuk kanë shkronja të veçanta edhe për shumë gjuhë të tjera, por ky problem është zgjidhur duke prodhuar tastiera të posaçme për këto gjuhë. Këto tastiera, krahas shkronjave angleze, kanë edhe shkronjat e veçanta të këtyre gjuhëve. E njëjta gjë duhet bërë edhe me shqipen, duhen porositur tastiera që përmbajnë shkronjat e veçanta Ç dhe Ë dhe ndoshta kjo do të bëhet në të ardhmen.
Sa për mospërdorimin e shkronjave Ç dhe Ë nga përdoruesit e internetit, kjo varet nga dëshira e tyre, sepse ata që duan, e gjejnë mënyrën për t'i pasur. Unë kam gjetur një program shumë të thjeshtë dhe praktik, dhe sa herë që dua, e kthej tastierën anglisht ose shqip.
.
Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 24-07-2010 më 21:49
Prektora - Shkruaj me alfabet shqip në Windows
mund ta shkarkoni, gjeni dhe shembull përdorimi me pamje
ë ç Ë Ç përgjithmonë.
Prektora
Unë do të thoja se diskutimi i mëtejmë për këtë çështje është plotësisht i panevojshëm dhe nuk do të sjell asnjë dobi. As në tastierën time nuk janë këto shkronja, por, siç e shihni, i përdor rregullisht. Prodhuesit e pajimeve elektronike të informatikës kanë lënë mundësi të ndryshme teknike për realizimin e shkrimeve në gjuhë të ndryshme. Mendoj se me tastierat me shkronja latine është plotësisht e mundshme të shkruhet shqip me "Ë", "ë", "Ç" e "ç". Të gjithë ata bashkëkombas tanë që "s'mund" ta bëjnë këtë, le ta marrin mundimin t'i shfletojnë faqet e këtij forumi dhe do ta gjejnë mënyrën se si do të mund ta përdorin alfabetin e plotë të gjuhës sonë në shkrimet e tyre. Madje, duke e parë se sa shpesh na bie të lexojmë tekste të çoroditura në atë shkallë sa të të vijë ndot t'i lexosh, do t'u propozoja moderatorëve dhe personelit drejtues të Forumit, t'i fshijnë tekstet që s'i plotësojnë kriteriumet themelore të përdorimit të gjuhës sonë të shkruar, në shenjë të njëfarë "mase disiplinimi". Më ka rënë këto ditët e fundit t'i lexoj qindra reagime e komente në faqen elektronike të gazetës franceze "Le Figaro" dhe kam parë se ka edhe të huaj që i lexojnë shkrimet e portalit tonë "Forumi shqiptar". Le të kemi kujdes më të madh si shkruajmë e çka themi, për t'i treguar botës se kemi një kulturë dhe NJË gjuhë që është fare lehtë e përdorshme, kur të krahasohet me, për shembull, frëngjishten a anglishten. Për këto të dyja s'më ka rënë të dëgjoj a të lexoj ndonjëherë se ndonjë folës i tyre nëpër botë ka kërkuar "lehtësi" individuale për përdorimin e tyre, ngase gjithkund kjo çështje është "pronë" e elitës intelektuale të çdo populli, është kompetencë e institucioneve kombëtare e shtetërore, siç ka qenë Kongresi ynë i Manastirit, Kongresi i mëvonshëm i drejtshkrimit të gjuhës shqipe, i cili është në fuqi e të cilit ne duhet t'i përmbahemi, nëse duam të tregohemi se po bëhemi popull i qytetëruar. Pra, çështjet e ndryshme që po ngriten tash sa kohë përkitazi me "disa ndryshime" në përdorimin e gjuhës sonë të shkruar, nuk janë më të rëdësishme se përvetësimi i normës aktuale të saj, as kompetencë e "masës demokratike". Deri në një kohë të ardhme, kur do të mund të rishikohet funksionimi praktik i gjuhës shqipe dhe të bëhen çfarëdo ndryshimesh në strukturën e saj, të konsideruara të domdsdoshme, le të kënaqemi me ëmbëlsinë e saj, me fuqinë shprehëse dhe me pasurinë e saj e saktësinë e pakontestueshme, me lehtësinë e përdorimit, dhe, më në fund me dashurinë dhe respektin për të.
V. HYSA
Krijoni Kontakt