Close
Faqja 94 prej 118 FillimFillim ... 44849293949596104 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 931 deri 940 prej 1175
  1. #931
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Vendi dallon prej vendit.
    Kerkesat e Myslimanëve që nga fillimi kanë qenë të njejta dhe të pandryshueshme:
    1. Lejimi i bartjës së shamisë
    2. Inkorporimi i Edukatës Fetare
    3. TV BIRK-u
    4. Rregullimi i statutit të Bashkësisë Islame (dhe komuniteteve tjera gjithashtu)
    Nuk kemi kerkuar ta vizitojmë hënën sepse e dimë se është e pamundur.
    Oooo djale,kerko dicka te arsyeshme per kohen!

    Qe opiumi i nje pjese te popullit naiv.Ku eshte shteti ku jane ligjet ku eshte puna.Pra,puna dhe ekonomia e nje populli e sjell vetedijesimin dhe nuk ka kohe populli t'i shiqoj femnat bile .E lere me te merret me shamiat po miniqat e tyre hahahah

  2. #932
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    O gimche.....asnje shqiptar nuk i respekton rregullat e Islamit sepse eshte e pamundur ne kohen qe jetojme, eshte absurd i madh.

    Bile sipas fejes islame as futboll sduhet me lujt, e shume gjera tjera.
    Kohen qe jetojme askush si fal dot 5 vakte ne dite.....eshte absurditet me i madh ne kohen moderne qe jetojme.....une sdi qysh ju del juve koha apo nuk keni pune tjeter ju muslimanet shume ekstrem.

  3. #933
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Shamia e shpifur

    Gra e vajza të mbuluara me shamia, burra me mjekra si tufë kallamboqi dhe me pantallona mbi zogun e këmbës pushtuan para disa ditësh qendrën e Prishtinës dhe kërkuan nga institucionet e vendit të lejojnë femrat që të maskuara me shami të vijojnë mësimet në institucionet shkollore. Shkak i protestës ishte një udhëzim administrativ i Ministrisë së Arsimit për ndalimin e bartjes së shamisë nëpër shkolla. Ministri Enver Hoxhaj e ka marrë këtë vendim duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila e definon shtetin e dizajnuar nga Martti Ahtisaari si laik, shekullar. Është një vendim i bazuar në vlerat e iluminizmit dhe të demokracisë perëndimore, të cilën e synon – së paku deklarativisht – edhe Kosova. Pas protestës së të ashtuquajturve „myslimanë të vërtetë“ në Prishtinë, e cila si lajtmotiv kishte një kërkesë antikushtetuese, asnjë nga politikanët e rangut të lartë nuk u prononcua as pro, as kundër bartjes së shamisë në shkolla. Heshtja e presidentit dhe e kryeministrit për këtë çështje që prek ligjin themeltar të shtetit nuk paraqet ndonjë befasi. Presidenti edhe vetë është shkelës i Kushtetutës dhe për këtë deri më sot nuk ka pësuar asnjë pasojë. Kryeministri dhe disa ministra të tij nuk merren me problemet reale dhe të rënda të vendit, por me organizimin e keqqeverisjes dhe me kurdisjen dhe manipulimin e tenderëve një- dhe shumëburimorë, të cilët miletit e dovletit i prezantohen si zhvillim ekonomik.

    I gjendur vetëm dhe pa mbështetje për udhëzimin administrativ për ndalimin e bartjes së shamisë, ministri Hoxhaj u bëri thirrje krerëve të shtetit që të deklarohen për këtë çështje. Derisa heshtja e politikanëve vazhdon, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, në stilin e një zëdhënësi të militantëve islamistë u kërcënua se çështjen e ndalimit të shamisë do ta çojë deri në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg – thuajse Kosova nuk paskësh punë të tjera më jetike. Tërnava dhe bashkëmendimtarët e tij, por edhe ata protestuesit me mjekra, nëse e kanë lexuar Kuranin pa syze ideologjike dhe nëse e kanë kuptuar, atëherë ndoshta e kanë të qartë se mbulimi i kokës dhe i fytyrës së femrës myslimane nuk ka të bëjë asgjë me fenë islame. Nihilistët e traditës islame të shqiptarëve dhe militantët e vahabizmit synojnë të nxisin konflikt mes shtresave të shoqërisë kosovare dhe ta shndërrojnë Kosovën në një xhamahiri evropiane. Kërkesa për lejimin e shamisë është vetëm fillimi. Nëse vahabistët (apo selafistët, siç preferojnë ta quajnë veten disa) arrijnë ta gjunjëzojnë shtetin e Kosovës në çështjen e shamisë, atëherë do të pasojnë kërkesa të tjera: futja e lëndës fetare në shkollat fillore dhe të mesme (në vend të etikës, ku nxënësit do të mësonin për të gjitha fetë dhe kulturat, siç veprohet në disa vende evropiane), mbulimi i tërësishëm i femrave (sikur nën regjimin e talibanëve në Afganistan), ndalimi i përdorimit të parfumit dhe dëgjimit të muzikës, mbytja me gurë e grave, të cilat tradhtojnë burrat etj.
    Në Kuran me asnjë fjalë nuk përmendet shprehimisht shamia apo obligimi për të mbuluar kokën. Në Suren 24 thuhet vetëm se femrat duhet t’i mbulojnë pjesët joshëse të trupit, konkretisht gjoksin. Aty po ashtu apelohet që pjesët joshëse gruaja duhet t’ia tregojë vetëm bashkëshortit. Kurani jep edhe një arsyetim pse femrat duhet t’i mbulojnë pjesët joshëse: „Kështu ato nuk ngacmohen“. Ky definim atëbotë, para gati 1500 vjetësh, është bërë me qëllim që femrat të mbrohen nga ngacmimi dhe nga dhuna seksuale e meshkujve. Nëse mashkulli mysliman nuk është zhvilluar për 15 shekuj dhe ende e sheh femrën vetëm si objekt seksual, atëherë problemi nuk qëndron te femrat, por te meshkujt! Te meshkujt sikur ata mjekroshët mllefqarë dhe gjoja „myslimanë të vërtetë“, të cilët protestuan para disa ditësh në Prishtinë. Ata duan ta mbështjellin femrën në atë mënyrë që kur ajo të ecë nëpër qytet të mos e dimë a është njeri apo pinguin. Duan ta shndërrojnë femrën në një hiç të depersonalizuar. Kërkesa të tilla vijnë si pasojë e leximit ideologjik dhe politik të Kuranit dhe jo si interpretim i saktë i Librit të Shenjtë dhe i rrethanave të kohës. Historikisht meshkujt vështirë janë pajtuar me emancipimin e femrës. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me botën islame, por edhe me atë perëndimore. Zvicra tek në fillim të viteve 70-të u ka dhënë femrave të drejtën e votës. Para tamam 110 vjetësh mjeku gjerman Paul Julius Möbius në veprën e tij „Mbi budallallëkun fiziologjik të femrës“ (botuar në Leipzig) shkruante se është e pavërtetë që femrat e arsimuara i edukojnë më mirë fëmijët e tyre sesa „femrat e natyrshme“. Möbius kërkonte mbylljen e shkollave për vajza, largimin e grave nga puna, sepse, siç thoshte ai, „çfarë është lodhje masive për kokën e burrit për kokën e femrës është stërmundim“. Këto konstatime përfunduan në bërllokun e historisë dhe nuk u morën seriozisht nga shoqëria gjermane.

    Barazia mes mashkullit dhe femrës, e drejta e zhvillimit personal duhet të jetë premisë edhe e shtetit të Kosovës. Debati duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i ashpër, por kompromis sa u përket kërkesave agresive dhe antikushtetuese të grupeve vahabiste/selafiste të financuara nga shoqata të ashtuquajtura humanitare nga vendet e Gjirit Persik nuk duhet të bëjë asnjë qeveri e Kosovës, as kjo e tanishmja, e cila, për fat të keq të vendit, nuk i ka shërbyer shoqërisë, por xhepit personal, familjar, klanor, pra nuk ka qenë dhe nuk është e interesuar të demokratizojë dhe emancipojë shoqërinë. Edhe më keq: tashmë disa vite politikanët e Kosovës qëndrojnë duarkryq përballë fushatave indoktrinuese të grupeve fundamentaliste. Shoqëria kosovare ka heshtur kur nga „persona të panjohur“ u rrah teologu Xhabir Hamiti, i cili me kohë ka paralajmëruar mbi rrezikun që vjen nga vahabistët/selafistët. Jo vetëm Qeveria e Hashim Thaçit, por edhe të tjerat me vite e kanë duruar një të ashtuquajtur hoxhë të ardhur nga Shqipëria, i cili në emër të organizimit të ndihmave humanitare është marrë më tepër me shpëlarjen e trurit të banorëve të Drenicës dhe indoktrinimin e tyre fetar. Vetëm pas presionit të mediave dhe të ambasadave perëndimore në Prishtinë autoritetet e Kosovës e dëbuan në Shqipëri hoxhën militant. Prej vitesh Hashim Thaçi – mbase nga naiviteti apo në përpjekje për të siguruar mbështetjen e besimtarëve myslimanë në zgjedhje – mban afër vetes disa pseudopublicistë me biografi të diskredituara, të cilët publikisht propagandojnë versionin vahabist/selafist të islamit politik. Në Universitetin e Prishtinës lirisht dhe publikisht veprojnë si agjitprop të brigadave të profetit Muhamed disa të ashtuquajtur profesorë; nëpër kabinetet e tyre, të cilat i kanë shndërruar në faltore, dominojnë citatet arabe dhe jo ndonjë citat iluminist, i cili do t’i shkonte për shtati çdo institucioni shkollor. Në Prishtinë funksionojnë disa konvikte private të themeluara me para të organizatave arabe, ku studentët mund të banojnë dhe ushqehen falas. Askush nuk flet për këtë. Nuk dihet kush ua ka dhënë lejen të punojnë këto konvikte. Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) është tejet e ngathët në mbrojtjen e fesë islame, të cilën shqiptarët e kanë përqafuar gjatë sundimit osman. Tani dalin teologë agresivë dhe e hedhin poshtë besimin e dhjetëra gjeneratave të shqiptarëve. Kjo është njëra ndër fyerjet më të rënda që vahabistët/selafistët dhe mercenarët e tjerë religjiozë ua bëjnë paraardhësve tanë, të cilët, sipas tyre, nuk paskëshin jetuar si myslimanë të vërtetë. Bashkësia Islame e Kosovës po ashtu nuk është treguar e kujdesshme që në postet e imamëve të emërojë hoxhallarë mendjehapur. Në përgjithësi nëpër xhamitë e Kosovës dominojnë hoxhallarë të izoluar në botën e tyre patriarkale. Nëse vazhdohet kështu Bashkësia Islame do të devijojë tërësisht dhe do të drejtohet nga militantë, të cilët nesër mund të kërkojnë që kritikëve të ideologjisë vahabiste/selafiste t’u shkurtohen gishtat.

    Këtë ideologji disa vende arabe e luftojnë. Njëri prej teologëve më të njohur të Egjiptit, Muhamed Saxhid Tantavi (1928-2010), kishte thënë se nikabi (shamia që mbulon fytyrën dhe kokën) nuk është simbol religjioz, por një traditë paraislamike. Një vajze që synonte të ndiqte ligjëratat në Universitet me shami, Tantavi i kishte thënë: „Besomë, unë di më shumë për fenë sesa ti dhe prindërit e tu“. Duke qenë njëri prej teologëve me autoritet në mesin e myslimanëve sunitë Tantavi i ka quajtur „armiq të islamit“ aktivistët vetëvrasës, ai ka thënë se gratë e dhunuara guxojnë të abortojnë dhe ka kritikuar deformimin e gjenitaleve të vajzave në zonat rurale të Egjiptit. Tantavi ishte i vetëdijshëm për izolimin e botës arabe, prandaj deri në vdekje u angazhua për hapjen e shoqërisë. Ky shembull e ilustron më së miri izolimin e shteteve arabe: Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në gjithë botën arabe brenda një viti nga gjuhët e huaja përkthehen po aq libra sa në Portugali, një ndër vendet më të vogla të Bashkimit Evropian. Nëse Kosova synon të jetë pjesë e Evropës demokratike, atëherë ky vend duhet të shkëputet nga ideologët politikë të islamizmit beduin dhe të ruajë islamin e praktikuar në viset shqiptare me shekuj. Tani është koha e veprimit. Aleatë të politikanëve mund të jenë shumë teologë të islamit në Kosovë, të cilët besojnë në barazinë dhe emancipimin e femrës. Zëri i tyre duhet të dëgjohet. Ideologët vahabistë/selafistë, të cilët keqpërdorin islamin për qëllime politike duhet të refuzohen me vendosmëri.

    Enver Robelli

    I lumte Enverit per kete koment sa i guximshem aq edhe i drejte.

  4. #934
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga Fishtani1 Lexo Postimin
    O gimche.....asnje shqiptar nuk i respekton rregullat e Islamit sepse eshte e pamundur ne kohen qe jetojme, eshte absurd i madh.

    Bile sipas fejes islame as futboll sduhet me lujt, e shume gjera tjera.
    Kohen qe jetojme askush si fal dot 5 vakte ne dite.....eshte absurditet me i madh ne kohen moderne qe jetojme.....une sdi qysh ju del juve koha apo nuk keni pune tjeter ju muslimanet shume ekstrem.
    per kundrazi ke kohe per gjithcka edhe pse fal 5 vakte...eshte e vertet qe feja Musliman eshte fshtire te mbahet edhe kurr nuk duhet me thane ''une shkoj sipas fejes''kurr nuk eshte boll,po sa te mundesh eshte per te mire te gjitheve,nuk duhet ti marrem vetem anet ''negative'' se gjithe kune ka te miren edhe te keqen,nese jeton edhe ne nje vende qe ke te gjitha te mirat per te henger,dikura ke me thane nuk dua se plasa....Aqe sa mundesh eshte per te miren tende e tonen!!!RESPEKTE
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  5. #935
    i/e regjistruar Maska e belive-god
    Anëtarësuar
    21-09-2009
    Vendndodhja
    All Over the World
    Postime
    79
    Citim Postuar më parë nga ardiana luzha Lexo Postimin
    per kundrazi ke kohe per gjithcka edhe pse fal 5 vakte...eshte e vertet qe feja Musliman eshte fshtire te mbahet edhe kurr nuk duhet me thane ''une shkoj sipas fejes''kurr nuk eshte boll,po sa te mundesh eshte per te mire te gjitheve,nuk duhet ti marrem vetem anet ''negative'' se gjithe kune ka te miren edhe te keqen,nese jeton edhe ne nje vende qe ke te gjitha te mirat per te henger,dikura ke me thane nuk dua se plasa....Aqe sa mundesh eshte per te miren tende e tonen!!!RESPEKTE
    Po me dokesh si me u kan Gjakovare

  6. #936
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga belive-god Lexo Postimin
    Po me dokesh si me u kan Gjakovare
    JO nuk jom...Ku u bazove!!!
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  7. #937
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Me duket vetja si popull pakistan kur i shikoj keshtu. Jane arabizuar te gjithe.
    Ne jemi shqiptare dhe sduhet te imitojme asnje popull.
    PACIT HIJEN TUAJ PER SE GJALLI!!!

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  8. #938
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Te them te drejten...koheve te fundit po has shum nga keto femrat e mbuluara krejt me te zez,dhe meshkujt me mjekra te medha..o njerez kjo duhet te ndalohet ,asnjeher nuk e kemi pas ket tradite ne ,pse u marrin lakmi???? qka ashte duke ndodhe le te sqaroj dikush??

  9. #939
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    E the mire Nete. Kete gje nuk arrij ta kuptoj dhe une. Sheh popullin Shqiptar e te duket di popull arab. Ne nuk jemi te tille, jemi Shqiptare. Nuk i kemi per tradita keto lloj veshjesh etc etc.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  10. #940
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Citim Postuar më parë nga *suada* Lexo Postimin
    E the mire Nete. Kete gje nuk arrij ta kuptoj dhe une. Sheh popullin Shqiptar e te duket di popull arab. Ne nuk jemi te tille, jemi Shqiptare. Nuk i kemi per tradita keto lloj veshjesh etc etc.
    sueda kjo eshte tmerruese,le te dali tani te flas ai kush e perkrah ket lloj veshje???

    duhet te zhduket edhe pik,nuk jam kunder shamis ket e kemi pas kaher.....porr kjo mbulesa e zeze

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •