Jo bre o i nderum, mos i merr sendet ngat zemres, unë personalisht i fali pesë kohët, lexoj, mësoj dhe luaj futboll në mbremje. Islami s'ta ndalon futbollin, asnjëherë nuk e ka ndaluar, nuk është fe e cila pranon reforma, deri sot hallall, kurse sot haram. Futbolli ka qenë dhe mbetet hallall.
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Ok po replikoj ketu llogarit se replikova në të dy postimet.
Edukata fetare në rradhë të parë është edukatë fetare, e jo mësim-besim siç interpretohet nga disa. Kjo pra synon t'i edukoj nxënësit, e asesi t'i mësoj ata se cilën fe duhet ta kapin.
Sipas plan programit të ministrisë së arsimit 20% e orëve (që mbahën) janë edukative, mirëpo kjo nuk reflekton edhe në praktikë, andaj një lëndë e tillë do ta fuqizonte rolin edukativ nëpër shkolla.
Dukurit që t'i i përmende se kinse nuk i lufton edukata fetare, po ti rradhis me shembuj:
Dhuna në shkolla - Kjo është bërë përditshmëri dhe shumë herë shkon aq larg sa që përfundon me pasoja fatale, kur nxënësi e mëson parimin Islam (Kur'anor) se: "Ta vrasësh një njeri është sikur ta vrasësh krejt botën (njerëzimin), ndërsa ta shpëtosh një njeri (t'ja shpëtosh jetën) është sikur ta shpëtosh tërë botën (njerëzimin)" Kur fëmiju e mëson këtë parim dhe rritet në keto parime, atëherë do të kishim një jetë më humane në mesin e tyre dhe do t'ju fuste në kokë se mbytja e një njeriu qenka krim shumë i madh.
Droga, narkomania - Një tjetër dukuri e cila nuk mund të ndalohet ndryshe (duke ndejtur këmbë-kryq) por vetëm me edukatë fetare, nga e cila lëndë do të organizoheshin tribuna të ndryshme duke ftuar në shkolla psikolog, mjek dhe profesora tjerë të ketyre fushave përkatëse (ashtu siç ndodh edhe për virusin HIV).
Vetëvrasjet - Janë të ndaluara me Islam dhe Krishterim, kjo gjë do të reflektonte mirë tek nxënësit të cilët duke u frymëzuar nga edukata që sjellin keto dy fe (Kur'ani dhe Bibla) do t'a kuptonin që në vazhdim të jetës, kur bëhët fjal për pjekurinë e tyre (kur ta arrijnë) dhe preokupimet qe ata do t'i marrin, mos të ndodh qe nga telashet e tyre të çfarëdo lloj natyreje si ekonomike, sociale, depresioni nga to apo çfarëdo tjeter mos ta detyrojnë të kryej një akt të tillë, mirëpo të qendroj gjithëmonë me shpresë se do t'i kaloj keto sfida (të cilat për një njeri të cilin e mposht depresioni duken të paperballueshme).
P.S Në vendet arabe edukata fetare nuk është prezente dhe ky është shkaku kryesor pse ndodhin ato gjëra, ngase jep mundësinë e interpretimeve të lira të fesë (keqinterpretimeve) dhe kesi soji ndodhin ato që ndodhin. Në Evropë mësohet edukata fetare, madje edhe Islami brenda saj dhe shikojeni tolerancen fetare që mbretëron (shembulli më i mirë është Austria).
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
o i nderuar nese ke dicka personalisht me mu,mujm me fol,se kto qe i ke shkru jane mendimi yte qe gjithmon kritikon,edhe temat i ke ndryshu ktu po shkruhete dicka tjeter e mos i perzi politiken,e mos shkruj dicka qe seshte e vertet dicka qe ke ndegju fjal rrugesh...a nese menon qe e ke mire vetem vazhdo e hajde mbrapa meje ku te shkruj une ti brapa meje....BYE BYEE
2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...
Ja perkthimi:
Edhe pse kam vendosur te mos perzihem ,prape se prape nuk mundem te mos perzihem ne kete teme!
Keta djemte qe duan ti mbulojne grate ose dashnoret e tyre ,nga frika se mos ato do ia deshiroj ndonje tjeter dhe te kete pelqim reciprok,i kuptoj ,edhe pse te gjitha femrat nuk jane njesoj.
Por mua me iritojne dhe nuk i kuptoj pse pikerisht keto femra nuk protestojne per mbulimin e burrave,kjo eshte e paimagjinuar!
A keni menduar se edhe neve femrave na pelqen ndokush e jo vetem juve meshkujve.Edhe neve na mbet merak ndojhere ndonje djale ,por vetem e shikojme nuk e dhunojme.Pastaj ata djemte me veshje firmato,ata me veshje ku i shihen te breket nga pantolonat jeans ,na cmendin fare ,por skemi cte bejme ,i durojme!!
Pikerisht per kete po ju them atyre femrave qe duan te mbulohem ,le te protestojne edhe per mbulimin e meshkujve se me ardhjen e veres na cmenden fare!!Mirembetshi!!
the end
Lexim te kendshem
P.s shpresoj qe ta kem bekimin e llafazanes hihihihihi
Ndryshuar për herë të fundit nga MIRIAM : 06-07-2010 më 12:18
MIRIAM,o vollahi pi sodit mki hi n'zemer dhe isholla saher ki me ma perkthi shypen tem me shqipent tane moderno,se shume mu ka begenis!!!!
Zoti t'bekoft se une po se po.![]()
Krijoni Kontakt