Pushtetaret tane abuzojne, pasurohen e korruptojne ne kurriz te shqiptareve!
Te gjithe e dine, askush nuk guxon te flase.
Nderkohe qytetaret shnderrohen ne produkt te ambientit te imponuar nga ato qe zgjodhen vete..
Pranojne ne pamundesi veprimi dhe kthehen ne viktima te pushtetareve..
C'ndodh?
Media me e perparuar e vendit merr nje hap (sic shume te tjere) teper te guximshem e rrezikshem:
Shkon e kap hajdutin me presh ne dore! E ben publike, e demaskon para gjithe shoqerise..
Maxhoranca terrbohet dhe e pushon per 4 minuta duke denuar kete akt te paligjshem..
Femrat e tjera te viktimizuara solidarizohen dhe ndjejne nje lehtesim ne shpirt..nje kafshe me pak!
Tere Shqiperia shokohet dhe figura e Pangos merr formen e merituar..
Vec barkderrat medioker neper kafene dhe politikanet e tjere te te njejtit brum, gjejne hapesire per te shfaqesuar Pangon..
C'vijon pastaj?
Pango gjen force i zhytur ne pellgun e fajesise per t'u justifikuar, per te na bere viktimen..
Therret shoke e miq juriste per t'u hakmarre duke zhbiruar neper faqet e kodit penal/civil..
Ndodh e papritura:
Degjenerata, i akuzuari..akuzon!
Maxhoranca qe tashme ka ne xhep cdo gjygjtar, cdo hetues, cdo drejton e nen-drejtor institucionesh, cdo polic e spiun..ka nje shans tjeter per t'u hakmarre ndaj te vetmes media e cila ka patur gjithmone guximin t'u tregoje shqiptareve se nga c'monstra qeverisen, nje lufte kjo qe coi edhe ne humbjen e jetes se pronarit e nismetarit, pionierit te nje ere te re, Dritan Hoxhes!
U tha u be! Do marrim hak? Do marrim..
Gjejme ne gjygjtar qe ka hesape te vjetra per te lare. Nje rrulin tone qe e kemi ne xhep si dordolec..
E gjetem plehren - AGIM BENDO
Gjobe TCH! Gjobe kolosale madje..
C'ndodh tashme me mendjet e shqiptareve?
Konfuze.. Te hallakatur.. Karabushe..
Njerez qe vuajne nga skleroza dhe nga miopia morale..fillojne e diskutojne neper kafene!
Diskutojne dhe jane te lumtur qe kane nje subjekt per te kaluar kohen..
Vec debatojne, por nuk denojne. Nuk cohen e revoltohen nderkohe qe po deshmojne haptas korruptimin e gjygjsorit nga ekzekutivi..
U harrua Pango. U la menjane akti makaber i tij. Tani na vjen keq per te.. per privacine e kolltuqet e shpise se tij!
O popull legen..
O njerez te vdekur per s'gjallmi..
Zgjohuni o dele nga gjumi sa s'eshte vone!
Mjere ju o shqiptare ne c'pike e keni katandisur veten..
Vete i votoni, vete i provoni ne kurriz!
Krijoni Kontakt