Close
Faqja 94 prej 101 FillimFillim ... 44849293949596 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 931 deri 940 prej 1005
  1. #931
    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    Do ndajne bashke 50% gjykatesi dhe 50% Pango Me 200 milione gjykatesi blen ferrari dhe shpi .. Do shijoje dhe pushimet e veres .. Ke inat ti ?

    Te kishe ndershmerine ti do gjykoje drejte por bindjet partiake nuk te le ta shikosh me arsye te drejte
    Nga 69 postime qe ke bere, 60 i ke bere vetem ne kete teme. Edhe vete Pango apo pjella e tij te ishe (apo je?!), nuk do lodhje gishtat kaq shume per te mbrojtur veten apo babane tend.

    Sic te kam thene edhe njehere tjeter dil me nick-un origjinal qe ke dhe boll bere interesantin/en se nuk te ecen me te gjithe.

  2. #932
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar mė parė nga INFINITY© Lexo Postimin
    Nga 69 postime qe ke bere, 60 i ke bere vetem ne kete teme. Edhe vete Pango apo pjella e tij te ishe (apo je?!), nuk do lodhje gishtat kaq shume per te mbrojtur veten apo babane tend.

    Sic te kam thene edhe njehere tjeter dil me nick-un origjinal qe ke dhe boll bere interesantin/en se nuk te ecen me te gjithe.
    Admin dhe moderatoret te verifikojne ip dhe nese kam me shum se nje nick sic pretendon goca me inteligjence te larte te me perjashtojne nga faqja virtuale ..

    E drejta per te shkruajtur postuar aty ku deshiron nuk ka kufij brenda diskutimeve normale ..
    Doja te shikoja si do reagoje dhe konstatova urrejtjen patologjike ndaj Pangos si individ ish minister qeverise PD Verteton mese miri militantizmin partiak dtmh se kam te drejte per ato qe jam shprehur siper...

    Urrejtja verbon arsyen
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 04-07-2010 mė 11:19

  3. #933
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar mė parė nga eldushka Lexo Postimin
    ... (te pakten jashte, nuk e di si eshte ne Shqiperi ne fakt) e lejon nje shkelje te tille nder te tjera ne rastet kur interesi i pergjithshem eshte me i madh sesa ai i paditesit.
    Ou? Keshtu thote ligji andej "jashte"... Te ndodhet ndonje ligj i tille nen dore taksirat? Te na e vendosesh pak ketu ta lexojme edhe ne?

    Si e percakton ky ligji "jashte" kush eshte interesi me i madh?
    Po ne kete rastin konkret, si e percakton kush eshte interesi me i madh?

    Une kete Pangon e kam vdekje... po ne kete rast TCH e dhjeu. Shkurt.

    Pyetja Kryesore : A ISHTE I LIGJSHEM REGJISTRIMI/PERGJIMI ?

    BAZA LIGJORE: Nenet 608,609,e 625 te Kodit Civil nė lidhje me nenet 153,154 tė K.Pr.Civile.Nenet 17 dhe 35 te Kushtetutes tė Republikės sė Shqipėrsiė si dhe nenet 8, 10 e 41 te Konventes Europiane pėr te Drejtat e Njeriut”.

    GJYKATA VEREN :

    Me padinė nė gjykim, paditėsi Ylli Pango kėrkon qė nė rrugė gjyqsore i padituri “Top Channel” Sh.A tė deklarohet pėrgjegjės pėr shkaktimin e dėmit qė atij i ėshtė shkaktuar si rezultat i publikimit tė tė dhėnave tė pasakta, jo tė vėrteta dhe tė pėrftuara nė mėnyrė tė paligjshme prej palės sė paditur - dėm ky, qė sipas palės paditėse nė rastin konkret kap vleren prej 1 (njė) milion EUR dhe qė duhet ti shpėrblehet atij prej palės sė paditur.Me kėtė rast, pala paditėse kėrkon gjithashtu qė tė detyrohet gjyqėsisht i padituri “Top Channel” Sh.A qė tė mos publikojė nė tė ardhmen artikuj, intervista, apo komente ndaj paditėsit Ylli Pango, tė cilat nė menyrė direkte apo indirekte mund tė dėmtojne personin e tij.Padia nė gjykim mbėshtetet nė nenet 608, 609, 625 /a te Kodit Civil; nė nenin 17 dhe 35 te Kushtetutės; nė nenet 8,10 dhe 41 te Konventes Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut si dhe nė nenin 153, 154 te Kodit te Procedurės Civile.
    Mė konkretisht, me padinė nė gjykim, paditėsi Ylli Pango parashtron se nė datėn 4 mars 2009 ne emisionin “FIKS FARE” tė orės 20:15’ tė palės sė paditur ėshtė prezantuar njė « video » tė marrė nga kamera e fshehtė; nga ku, rezulton se “njė vajzė” me ndėrmjetėsimin e punonjėsve tė“Top Channel” ShA ka takuar paditėsin Ylli Pango, (nė atė kohe Ministėr i Kulturės, Sporteve dhe Turizmit) nė zyrėn e tij ; ku, ky i fundit e ka ftuar atė pėr ta punėsuar nė njė QJQ, tė drejtuar nga mbesa e tij. Sipas kėsaj sekuence televizive, ministri Pango ka shkembyer disa telefonata dhe sms me vajzėn nė fjalė pėr tė pėrcaktuar orėn dhe vendin e saktė tė takimit nė selinė e QJQ, ku asaj ju premtua pėr ta punėsuar. Nderkaq, nė njė sekuence tė dytė televizive tė po ketij emisioni tė palės sė paditur ėshtė transmetuar njė mesazh i ardhur nga celulari i Z.Pango ( ku rezulton ora 9 :15) me komentet e gazetarėve tė kėtij emisioni televiziv (dmth tė « Fiks Fare ») se Z.Pango e kishte ftuar vajzėn qė do punėsohej prej tij pėr tu takuar ne banesėn e tij private. Ndėrsa, mė pas, nė njė sekuencė tė 3-tė televizive tė po kėtij emisioni ėshtė paraqitur vajza nė fjalė (qė kėrkonte tė punėsohej) e ndodhur ne banesėn e Z.Pango, duke diskutuar me Z.Pango (nė atė kohe Ministėr) nė lidhje me mundesinė e pjesmarrjes sė saj nė panaire te ndryshme, duke shfrytėzuar pėr kėtė paraqitjen e saj tė jashtme. Sipas palės paditėse, duke ju referuar materialit si mė sipėr tė ‘Videos’ tė pėrdorur e tė transmetuar nga pala e paditur, konstatohen lehtėsisht faktet si me poshtė:

    1. Njė vajzė qė komunikon me Z.Pango (nė atė kohė Minsitėr) nga studioja e ‘Top Channel’ SHA dhe qė pėr vendosjen e dialogut ndėrmjet kėsaj vajze dhe Z.Pango kishin ndėrhyrė drejtues tė emisionit “Fiks Fare”, ashtu sikurse ėshtė pohuar nga vetė prezantuesit e emisionit para shfaqjes sė kėsaj “Videoje”.
    2. Nga emisioni nė fjalė nuk mund tė pėrcaktohet dhe as nuk sqarohet se sekuencat e transmetuara i pėrkisnin takimeve me dy vajza tė ndryshme. Nė asnjė rast nuk u sqarua nga pala e paditur se ‘Video‘ ishte njė kolazh regjistrimesh tė ndryshme.
    3. Nė sekuencat e « Videos” sė transmetuar ka xhirime tė shtėpisė sė banimit (banesės private) tė Z.Pango si dhe tė portretit tė tij personal qė shfaqet brenda ambjenteve tė kėsaj banese i veshur me rroba shtėpie dhe po kėshtu ka xhirime edhe tė zyrės dhe tė portretit tė tij nė zyrėn e tij nė ministri.
    4. Ne sekuencat e « Videos » sė transmetuar ėshtė shfaqur nė ekran teksti i mesazheve tė dėrguara nga celulari i Z.Pango duke pėrfshirė edhe detajet e tė dhėnat e mesazhit si dhe janė incizuar dhe mė pas janė shfaqur me « titra » bisedat qė Z.Pango ka kryer nga celulari i tij.
    5. Shfaqja e « Videos » nė fjalė ėshtė shoqėruar gjithashtu nga drejtuesit e emisionit me « titra » shpjeguese tė tyre, me komente tė tyre, me aludime pėr situata hipotetike, me montazhe filmash artistik ( si psh nga filmi ‘Komisari i Drites’) e kėngėsh (Joe Cocker) me skena erotike e ndėrhyrje nė montim ; tė cilat, gjatė shfaqjes sė sekuencave kanė keqinformuar publikun dhe kanė sjellė njė perceptim tė gabuar nė lidhje me tė ashtuquajturin « skandal » tė ministrit Pango.Me konkretisht, nepermjet kesaj « video » publikut i eshte bere prezent nga drejtuesit e emisionit « FIKS FARE »sikur ministri Pango e ka ftuar vajzen ne fjale ne banesen e tij private ;fakt ky, teresisht i pavertete pasi rezulton e provuar qė eshte vajza ajo qe ka shkuar vete per te takuar ate ne banesen e tij.
    Sipas pales paditese, faktet si me siper tregojne qarte se i padituri « Top Channel » SHA ne rastin konkret i ka ofruar publikut njė informacion te shtrember, te ekzagjeruar dhe te provokuar prej saj ; ku si qellim i saj i vetem ka qene denigrimi i paditesit Ylli Pango si individ dhe si minister.Kėto veprime te pales se paditur bien ne kundershtim me Legjislacionin Shqiptar ne fuqi , me nenin 17 dhe 35 te Kushtetutes sė Republikės sė Shqipėrisė si dhe me nenin 8,10, 41 te Konventės Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut - duke u shkelur hapur nė rastin konkret te drejtat dhe liritė themelore te njeriut, sikurse eshte e drejta e baneses, familjare, e korrespondences dhe paprekshmeria e tyre. Pala paditese parashtron se i padituri “Top Channel” SHA (drejtuesit e emisionit tė saj “Fiks Fare”) me veprimet provokuese dhe te paligjshme ka dhunuar rende jeten private dhe imazhin e tij, si individ dhe si minister.
    Sipas palės paditėse, rregjistrimet audiovizive te kryera dhe te transmetuara prej pales se paditur janė realizuar prej saj ne kundershtim tė hapur me Legjislacionin Shqiptar ne fuqi dhe pa dijeninė dhe pa pelqimin e tij dhe po kėshtu kėto rregjistrime jane marrė dhe regjistruar nepermjet provokimeve te perseritura dhe jo ne forme legjitime, duke u shkelur rėndė rregullat e etikes profesionale e te mirebesimit te gazetarisė dhe duke u cenuar hapur kuadri ligjor ne fuqi dhe parimi i ndarjes se pushteteve, i cili percakton si autoritet te vetem ligjor prokurorinė dhe gjykaten per te tilla raste.
    Paditesi Ylli Pango parashtron se veprimet si me lart antiligjore te tė paditurit “Top Channel” ShA kane demtuar rende jeten private dhe reputacionin e tij, duke i shkaktuar atij njė dem moral te shfaqur ne demtimin e nderit dhe te personalitetit te tij si dhe njė dem te pesuar ne sferen shoqerore dhe ne ate te te gezuarit te plote te jetes (kenaqesite e jetes). Si pasoje e cenimit te reputacionit, personalitetit, emrit, nderit dhe pozites qe ai gezonte me pare - demi moral qė ai ka pesuar nė rastin konkret i eshte shfaqur ne formen e vuajtjes shpirterore, dhimbjes dhe turbullimit psikologjik. Gjithashtu, paditesi Ylli Pango, u shpreh nė gjykim se pas kėsaj ngjarje si mė lart, ai ka perjetuar ankthe, trishtim dhe merzitje ne menyre te vazhdueshme. Paditesi Ylli Pango parashtron se si rezultat i shfaqjes se kesaj ‘Video’ te perftuar prej pales se paditur ne menyre te provokuar dhe te paligjshme, atij ju demtua rende karriera akademike dhe politike e ngritur prej tij me shume pune e mundim e me perkushtim 35 vjecar ( ai u shkarkua nga minister; per atė u iniciua procedim penal;procedim ky, i cili me pas u pushua per shkak se faktet kunder tij ishin te paverteta); imazhi i tij si profesor e autor librash pas kesaj ngjarje filloi te cenohej rende, duke u goditur ne media nga analiste apo politikanė te ndryshem dhe madje u tentua nga persona te caktuar me veprime te ekzagjeruara deri ne heqjen e titujve shkencor dhe te sė drejtes se mesimdhenies ne universitete qe ai zoteronte. Sipas pales paditese parashtrohet se ne rastin konkret demi total qe ai ka pesuar kap vleren prej 1 (njė) milion eur ;dėm ky, qė ai kėrkon ti shpėrblehet nė vėshtrim tė nenit 608, 609 nė lidhje me nenin 625 /a tė Kodit Civil.
    Nderkohe ,Gjykata ve ne dukje se i padituri « Top Channel » Sh.A , ne prapesimet e tij ne gjyq, kerkoi rrezimin e padise, duke parashtruar sa me poshte :
    1. Publikimi qe ai i ka berė veprimeve te Z.Pango i permbahet fakteve te verteta dhe se nuk eshte e vertete qe « video » e transmetuar nga emisioni i tij « Fiks Fare » eshte manipuluar apo fabrikuar, sikur padrejtesisht pretendon pala paditese. Gjithashtu, prezantimi qe ben kanali « Top Channel » SHA njihet boterisht se eshte njė prezantim i njė kanali televiziv serioz ne shkalle vendi dhe pertej kufijve.
    2. Liria e medjave dhe informimit eshte njė e drejte e pa derogueshme dhe e garantuar nga Kushtetuta e Republikės sė Shqiperise. Rasti ne gjykim, sipas pales se paditur, ka te beje me zbatimin ne praktike te se drejtes se mediave per te informuar publikun e gjere dhe per te realizuar kriticizmin e nevojshem ndaj politikaneve dhe funksionareve ne postet publike.
    3. Ne rastin konkret, veprimet e Z.Pango (qe jane rregjistruar nga gazetari i “Top Channel” SHA) bien ne kundershtim me moralin dhe per kete arsye paditesi Ylli Pango nuk mund te perfitojė mbrojtje ne baze te nenit 8 paragrafi 2 tė Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut. Pra, sipas pales se paditur ne baze te nenit 8/2 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut “mbrojta e moralit” merr perparesi ne njė rend juridik shoqeror dhe per shkak te respektimit te ketij parimi mund te cenohet dhe kufizohet edhe privatesia e personit qofte edhe ajo e baneses private qe pretendon e kerkon pala paditese ne veshtrim te nenit 8/ 1 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut.
    4. Konventa per te Drejtat e Njeriut, sipas pales se paditur, garanton “Lirinė e Shprehjes” dhe e “kufizon” ate vetem per rastet e percaktuara shprehimisht ne ligj. Ne kete kendeveshtrim ligjor si me lart, pala e paditur parashtron se ajo nuk ka asnje “kufizim ligjor” per te marrė e per te dhenė informacione dhe se keto informacione mund te merren nga ana e saj edhe ne “formen e rregjistrimeve”,sikurse ajo ka vepruar ne rastin e Z.Pango. Ndėrkaq, vete pala paditese nga ana e saj, ne kete aspekt nuk solli dhe nuk beri prezent asnje “kufizim ligjor” per sa i perket marrjes dhe dhenies se informacionit me ane te rregjistrimeve nga ana e organeve te medias; forme kjo, qe pala e paditur ka perdorur ne rastin e tij.
    5. Ne baze te nenit 8 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut kufijtė e kriticizmit ndaj politikaneve jane shume me te gjere se sa per njerezit e thjeshtė ; cka do te thote, se cdo politikan (sikurse eshte rasti i Z.Pango) duhet ta vėrė vehten e tij haptazi perpara gjykimit te thelle te cdo fjale dhe veprimit nga gazetaret dhe nga publiku i gjere dhe rrjedhimisht duhet ti pranoje ato me tolerance.
    6. Sipas pales se paditur, veprimet e saj ne rastin konkret kane qenė ligjore dhe se prokuroria shqiptare gjate hetimit te ceshtjes penale per kete rast nuk ka gjetur asnje shkelje te pales se paditur ne publikimin e “videos” nga emisioni i saj “Fiks Fare”.
    7. Se fundi, pala e paditur prapesoi nė gjyq se demi prej 1 (njė) milion Eur i pretenduar prej pales paditese, ne realitet, nuk ekziston dhe po kėshtu as lidhja shkakesore nuk ekziston, as elementi faj i saj dhe njėkohėsisht as menyra e perllogaritjes se ketij demi nuk qėndron.
    Nga gjykimi i zhvilluar per kete ceshtje, nga pikepamja e faktit rezultoi e provuar si vijon: Ne daten 4-5 mars 2009 ne emisionin “Fiks Fare”, te ores 20:15 te televizionit “Top Channel” SHA eshte transmetuar njė regjistrim audioviziv i bere me kamera te fshehte nga gazetarė te televizionit “Top Channel”; regjistrim ky, ne te cilin pasqyroheshin veprime e biseda te bera midis njė vajze dhe paditesit Ylli Pango, ne ate kohe ne detyren e Ministrit te Turizmit, Kultures, Rinisė dhe Sporteve. Nga pamjet audiovizive, evidentohej fakti se njė vajze e cila kerkonte te punesohej prane Ministrisė se Turizmit, Kultures, Rinisė dhe Sporteve (ku drejtonte paditesi Ylli Pango), ka marrė kontakt personalisht me Z.Pango ne ambjentet e zyres se tij dhe me pas edhe ne ambjentet e brendshme te banesės se tij private. Ne shtepinė e tij, sipas videokasetes, ministri Pango rezultonte ti kerkonte vajzes per tu zhveshur perpara tij me argumentin se duhej shikuar pasi do e punesonte atė ne Agjensinė e Turizmit, ku do merrte pjese ne panaire.Mbi kete fakt si mė sipėr, Organi i Prokurorise Tirane me dt 14/10/2009 ka regjistruar procedimin penal me nr 3724 per vepren penale te “Korrupsionit pasiv i funksionareve te larte shteteror ose i te zgjedhurve vendor” te parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, ne ngarkim te paditesit Ylli Pango (ne ate kohe minister i Turizmit dhe i Kultures).Nga provat e administruara gjate hetimit nga Organi i Prokurorisė se Rrethit Gjyqesor Tirane ka rezultuar e provuar nga pikepamja e faktit si vijon:“Deklaruesja Alma Mukaj ka qenė e punesuar prane redaksisė se televizionit “Top Channel” Tirane ne detyren e juristes. Ne muajin janar 2009 ajo ka takuar shtetasin Filip Cakuli, me te cilin kishte njohje prej kohesh dhe i ka kerkuar ndihme per ta punesuar. Pas 2 ditesh, ky i fundit i ka telefonuar asaj duke e informuar se tek Ministria e Turizimit dhe Kultures ishte njė vend bosh per jurist. Keshtu, Alma Mukaj ka takuar Filip Cakulin i cili ne prezencė te saj ka telefonuar ministrin e saj kohe Ylli Pango, duke i kerkuar takimin me Almen ne lidhje pėr vendin e punes. Nga ana e ministrit Pango pas kėsaj i eshte lene takim Alma Mukajt, e cila ka shkuar ne kete takim e shoqeruar nga shoferi i Filip Cakulit. Aty ka marrė takim me ministrin Pango, i cili eshte informuar per edukimin shkollor te Almes si dhe i ka lenė takim pas 2 ditesh ne ministri me qellim dorezimin e dokumentave. Pas 2 ditesh Alma ka shkuar ne Ministrinė e Turizmit dhe Kultures dhe ka takuar serish ministrin Pango, i cili pasi eshte njohur me dokumentat i ka propozuar Almes mundesinė e punesimit tė saj ne njė institut qe menaxhohej nga mbesa e tij. Alma pas kesaj ka shkembyer numrat e telefonit me ministrin Pango dhe ka lenė takim rreth ores 17:00 te po kesaj dite ne ambjentet e Institutit te Studimeve Sociologjike. Me pas ajo eshte kthyer ne ambjentet e televizionit “Top Channel” ku ka njoftuar Filip Cakulin se i eshte ofruar pune ne Institut dhe jo ne ministri. Ne oren 17:00 Alma nuk ka shkuar ne Institutin e Studimeve Sociologjike dhe i ka telefonuar ministrit Pango pėr tė komunikuar pse nuk ishte paraqitur. Per kete ka vene ne dijeni Filip Cakulin, i cili i ka kerkuar takim po ne kete dite ne oren 19:00. Ne kete takim, Filip Cakuli i ka marrė karten e telefonit Almes, duke i thenė se “pergjegjesia eshte e imja per perdorimin e kartes se telefonit me ndonje person tjeter”. Filip Cakuli pas 2 ditesh i ka kthyer karten e telefonit Almes si dhe i ka kerkuar nese ajo ishte e gatshme te takonte ministrin Pango dhe te regjistronte biseden; gje, te cilen Alma e ka refuzuar. Pas 2 javesh nga momenti i kthimit te kartes se telefonit, Filip Cakuli i ka telefonuar Almes duke i kerkuar te shkonte ne Ministrinė e Turizimit dhe Kultures per te plotesuar dokumentet. Keshtu te nesermen Alma ka shkuar ne Ministrinė e Turrrizimit dhe Kultures e shoqeruar nga gazetarja e “Fiks Fare” e quajtura Alkida Budini. Tek ministria, Alkida i ka dhenė Almes njė aparat telefoni me te cilin Filip Cakuli e kishte porositur per te regjistruar biseden me ministrin Pango. Pas takimit me ministrin Ylli Pangon, Alma aparatin e telefonit me te cilin ka regjistruar dhe filmuar takimin ne zyren e ish-Ministrit ja ka dhenė shtetasit Filip Cakuli. Disa dite me vone, ne kohen kur Alma Mukaj ishte punesuar tashme ne televizionin “Top Channel”, Filip Cakuli i ka kerkuar asaj qe te dilte per te shoqeruar Alkida Budinin ne njė sherbim. Keshtu, Alma ka shoqeruar Alkiden dhe sebashku me kameramanin Gert Hoxha dhe shoferin Roland Dyrmishi kane shkuar ne Qytetin Studenti, tek banesa private e ministrit Ylli Pango. Ketu, Alkida Budini ka hyre ne banesen private te Ylli Pangos;nderkohe qe Alma, Gerti dhe Rolandi kane pritur jashte baneses per rreth 15’ ne njė distance rreth 100 metra. Nga deklarimi i Denisa Terihatit, (me detyre zevendesdrejtore e emisionit “Fiks Fare”) ka rezultuar se realizimi i kameres se fshehte me ministrin Pango eshte iniciuar nga drejtori i emisionit “Fiks Fare” Filip Cakuli. Kjo ka ardhur per shkak se ne redaksi eshte paraqitur Alma Mukaj dhe sipas saj ajo kishte shkuar tek Ministri Pango me rekomandim pune dhe se ministri i kishte kerkuar asaj takim pas orarit te punes ne njė Institut qe ndodhet ne zonen e ish Bllokut, Tirane. Regjistrimi i bisedave telefonike te ministrit Ylli Pango jane bere me karten e telefonit te Alma Mukaj; por ne vend te Almes ka biseduar me ministrin Pango gazetarja Alkida Budini, pasi Alma nuk pranonte te merrte me pjese ne kete proces te organizuar nga “Fiks Fare”. Sipas saj,qendrimi i Ministrit Pango ka qene korrekt dhe ajo nuk deshironte te vazhdonte me. Janė regjistruar 5 biseda telefonike dhe regjistrimi i pare eshte bere ne daten 27/01/09. Gazetarja Alkida Budini ka shkuar 3 here ne Ministrinė e Turizimit dhe Kultures per te takuar ministrin Pango. Ajo ka mundur te takoje ministrin Pango ne zyren e tij heren e 3-tė dhe ka shkembyer telefonat si dhe kane lenė takim per pasdite me qellim qe Alkida te dorezonte dokumentat per pune. Pasdite, mbasi nuk eshte paraqitur ne ministri per te dorezuar dokumentat, Alkida i ka telefonuar dhe eshte treguar e gatshme t’ja dorezonte dokumentat ne shtėpi. Pas kesaj,ministri Ylli Pango i eshte pergjigjur me njė mesazh ku i shkruante qe kur te vinte ti bente telefon. Alkida e shoqeruar dhe nga Alma Mukaj, kameramani Gerti Hoxha dhe shoferi Roland Dyrmishi ka shkuar ne Qytetin Studenti dhe ka hyre ne banesen e ministrit Pango dhe aty eshte regjistruar takimi sic dhe eshte transmetuar ne emisionin “Fiks Fare”. Pra,pikėrisht kjo ka qene ngjarja qe ka ndodhur nga pikepamja e faktit per menyren e realizimit te regjistrimit audioviziv me kamere te fshehte te dhene me pas ne emisionin e “Fiks Fare” - nga i cili parashtrohet me padine ne gjykim se eshte demtuar pala paditese. Organi i Prokurorise sė Rrethit Gjyqsor Tiranė , duke analizuar ngjarjen si me siper ne kendveshtrimin ligjor, ka arritur ne konkluzionin se regjistrimi si me siper i kryer nga i padituri “Top Channel” SHA pa autorizimin e autoriteteve shteterore nuk perben prove ne kuptimin procedurial, pasi ky regjistrim eshte marr ne menyre te fshehte dhe jo sipas burimeve te parashikuara nga Ligji Procedurial Penal nė fuqi; cka e ben kėte regjistrim ne kuptim te neneve 149, 151/4,221,222 dhe 226 te Kodit te Procedures Penale por edhe ne baze te nenit 32/2 te Kushtetutes sė Republikės sė Shqipėrisė –si te paperdorshem si prove ne procesin penal ndaj ministrit Ylli Pangos. Po kėshtu, Organi i Prokurorisė i Rrethit Gjyqsor Tiranė ka arritur ne konkluzionin tjetėr se nuk rezulton e provuar qe Ylli Pango ne cilesinė e M.T.K.R.S te kete shfrytezuar ne menyre abuzive funksionin e tij shteteror per te kerkuar ne menyre te drejtperdrejt apo terthorazi perfitime te parregullta, veprime seksuale ne kembim te kryerjes te veprimeve qe lidheshin me detyren apo funksionin e tij. Ne keto rrethana, Organi i Prokurorisė perfundimisht ka vendosur pushimin e ndjekjes penale ndaj paditesit Ylli Pango (me hollesisht shih permbajtjen e vendimit dt 03/12/09 te Prokurorisė sė Rrethit Gjyqsor Tirane “Pėr pushimin e hetimeve te procedimit penal nr 3724/2008”, te administruar ne dosjen gjyqesore).
    Gjykata, duke e analizuar faktin dhe ngjarjen si me siper nga pikepamja ligjore arrin ne konkluzionin perfundimtar se ne rastin konkret regjistrimet audiovizive te kryera dhe te transmetuara prej pales se paditur, per nga menyra si ato jane marre dhe i jane ofruar publikut perbejne veprime te kunderligjshme e te kryera me faj; veprime kėto, te cilat cmohen nga kjo gjykate se kanė demtuar rende jeten private dhe reputacionin e paditesit Ylli Pango duke i shkaktuar atij njė dem konkret moral te shfaqur ne drejtim te demtimit te nderit dhe personalitetit te tij si dhe njė dem te pesuar ne sferen shoqerore dhe ne ate te gezuarit te plote te jetes (kėnaqsitė e jetės) - cka, ne veshtrim te nenit 608 e 609 ne lidhje me nenin 625/a te Kodit tonė Civil por edhe nė vėshtrim tė nenit 41 tė Konventės pėr tė Drejtat e Njeriut sjell padyshim pergjegjesinė juridike civile tė tė paditurit “Top Channel” SH.A per shperblimin e ketij demi. Ne kete aspekt, Gjykata ve ne dukje se ne nenin 608 te Kodit Civil eshte sanksionuar shprehimisht se: “Personi qe, ne menyre te paligjshme dhe me faj , i shkakton tjetrit njė dem ne personin e tij... detyrohet te shperblejė demin e shkaktuar. Demi quhet i paligjshem kur eshte rrjedhim i shkeljes ose i cenimit te interesave dhe i te drejtave te tjetrit qe mbrohen nga rendi juridik ose nga zakonet e mira”. Me tej, ne nenin 609 te Kodit Civil eshte percaktuar shprehimisht se: “Demi duhet te jete rrjedhim i drejtperdrejtė dhe i menjehershem i veprimit ose i mosveprimit te personit”. Ndersa ne nenin 625/a te Kodit Civil eshte sanksionuar shprehimisht se: “Personi qe pėson njė dem, te ndryshem nga ai pasuror, ka te drejte te kerkoje te shperblehet kur... eshte cenuar ne nderin e personalitetit te tij”.Po kėshtu, Gjykata vė nė dukje se nė nenin 41 tė Konventės Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut ėshtė sanksionuar shprehimisht se: “ Kur Gjykata konstaton shkelje tė konventės ose tė protokolleve tė saj, dhe e drejta e brendshme e Palės sė Lartė Kontraktuese mundėson vetėm ndreqjen e pjesėshme tė pasojave tė shkaktuara nga shkelja,Gjykata,kur ėshtė e nevojshme,i akordon shpėrblim tė drejtė palės sė dėmtuar” Pikerisht, ne kendveshtrimin e ketyre dispozitave ligjore te sipercituara te Kodit Civil “Mbi pergjegjesinė per shkaktimin e demit jashtkontraktor” si dhe ne kendveshtrimin e parimeve te Teorisė se te Drejtes Civile “Per pergjegjesinė juridiko- civile per shkaktimin e demit dhe shperblimin e ketij demi” - Gjykata krijon bindjen e brendshme juridike se ne rastin ne gjykim evidentohet qarte pergjegjesia juridike civile e te paditurit “Top Channel” ShA per demin qe ai i ka shkaktuar paditesit Ylli Pango ne rrethanat e pershkruara si me lart. Gjykata konkludon se i padituri “Top Channel” Sh.A ne rastin ne fjale ka konsumuar te gjitha elementet perberes te kesaj pergjegjesie juridike civile sikurse jane: 1)Kunderligjshmeria e veprimeve te shkaktuesit te demit;2) Demi i shkaktuar;3) Fajesia e shkaktuesit te demit dhe 4) Lidhja Kauzale (shkak-pasoje) midis veprimeve te kunderligjshme te shkaktuesit te demit dhe pasojes se ardhur nga kėto veprime (demit te shkaktuar).Por, le te marrim dhe te analizojme me hollesisht se ku konsiston konkretisht konsumimi prej pales se paditur (“Top Channel” SHA) i elementeve si me siper te pergjegjesise juridiko-civile tė saj per demin qe ajo i ka shkaktuar paditesit Ylli Pango:
    I - Persa i perket elementit te parė te ‘pergjegjesisė juridike- civile’ qe lidhet me kunderligjshmerinė e veprimeve te shkaktuesit te demit - Gjykata ve ne dukje se provohet plotesisht ne kete gjykim qe veprimet e te paditurit “Top Channel” ShA ne rastin konkret karakterizohen nga kunderligjshmeria e tyre per sa vijon:
    Se pari : Gjykata terheq vemendjen se me ane te transmetimit te regjistrimit audioviziv te bere me kamera te fshehte nga emisioni “Fiks Fare” i te paditurit “Top Channel” Sh.A jane shkelur ne menyre te hapur “Te Drejtat dhe Liritė Themelore te Njeriut”; te drejta kėto, te mbrojtura ne menyre te shprehur nga nenet 8 dhe 10 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut dhe te konkretizuara e te sanksionuara gjithashtu dhe ne nenin 15, 17, 35, 36, 37 dhe 41 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperisė; te drejta kėto, qe gjithashtu gjejne mbrojtje te vecante ne nenin 608 dhe 609 ne lidhje me nenin 625/a te Kodit Civil. Me konkretisht, Gjykata ve ne dukje se sipas nenit 8 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut eshte sanksionuar se: “ Ēdokush ka te drejten e respektimit te jetes se tij private dhe familjare, baneses dhe korrespondences se tij”. Ndersa ne nenin 15 te Kushtetutes sė Republikės sė Shqipėrisė eshte sanksionuar se: “ Te Drejtat dhe Lirite Themelore te Njeriut jane... te padhunueshme dhe qendrojne ne themel te te gjithe rendit juridik”. Kurse ne nenin 17 te Kushtetutes sė Republikės sė Shqipėrisė eshte sanksionuar se: “ Kufizime tė tė drejtave dhe lirive tė parashikuara ne kete Kushtetutė mund te vendosen vetem me ligj... dhe se keto kufizime nuk mund te cenojne thelbin e lirive dhe te drejtave dhe ne asnje rast nuk mund te kalojne kufizimet e parashikuara ne Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut”. Po kėshtu ne nenin 36 te Kushtetutes sė RSH eshte sanksionuar se: “ Liria dhe fshehtesia e korrespondences ose e cdo mjeti tjeter te komunikimit jane te garantuara”. Gjithashtu, ne nenin 37 te kesaj Kushtetute eshte sanksionuar shprehimisht se: “Paprekshmeria e baneses eshte e garantuar”. Vec sa siper ,vihet ne dukje se ne nenin 41 te Kushtetutes sė R.SH eshte sanksionuar se: “E drejta e prones private eshte e garantuar”. Perfundimisht, Gjykata duke analizuar ceshtjen e respektimit te ketyre parimeve, te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut si me lart, konstaton se ne rastin ne gjykim i padituri “Top Channel” SH.A ka shkelur ne menyre te hapur te drejtat dhe lirite themelore te njeriut dhe konkretisht ato qe lidhen me respektimin e privatėsisė personale dhe familjare te paditesit Ylli Pango, paprekshmėrinė e banesės e tė pronės private te tij si dhe korrespondencen e tij – tė drejta dhe liri themelore kėto - qe mbrohen juridikisht ne menyre te posacme nga dispozitat ligjore e kushtetuese te cituara si me lart ne kete vendim. Keshtu p.sh ne sekuencat e “videos” se transmetuar nga pala e paditur (te cilat u kqyren proceduralisht nga trupi gjykues edhe gjate ketij gjykimi) konstatohet se ka xhirime te ambjenteve te brendshme te baneses private te paditesit Ylli Pango; ambjente keto, ne te cilat portreti personal i tij ( i paditesit Ylli Pango) shfaqet i veshur me rroba shtėpie dhe po kėshtu konstatohet se ka xhirime edhe te zyres dhe portretit te tij ne ministri, atje ku ai punonte. Gjithashtu, ne sekuencat e “videos” se transmetuar konstatohet se eshte shfaqur ne ekran teksti i mesazheve te derguara nga celulari i paditesit Ylli Pango, duke perfshirė ketu edhe detaje e te dhena te mesazhit si dhe jane incizuar dhe shfaqur me “titra” bisedat qe paditesi Ylli Pango ka kryer nga celulari i tij.
    I padituri “Top Channel” SH.A pretendoi gjate ketij gjykimi se veprimet e paditesit Ylli Pango ( te regjistruara nga gazetari i saj) bien ne kundershtim me “moralin” dhe se per kete arsye paditesi Ylli Pango nuk mund te perfitojė mbrojtje juridike ne baze te nenit 8 paragrafi 2 i Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut. Pra, sipas pales se paditur ne baze te nenit 8 paragrafi i 2 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut “mbrojtja e moralit” merr perparesi ne njė rend juridik shoqeror; cka do te thote, se per shkak te respektimit te ketij parimi mund te cenohet dhe kufizohet edhe privatesia e personit, qofte dhe ajo e baneses private qe pretendon e kerkon paditesi Ylli Pango ne veshtrim te nenit 8/1 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut.Gjykata e rrezon kete pretendim si me siper te te paditurit “Top Channel” SHA si te pabazuar ne prova e ne ligj per sa vijon:1) Gjykata ve ne dukje se ne rastin konkret i padituri “Top Channel” SHA duhet ti kryente veprimet e tij per marrjen dhe trasmetimin e informacionit rreth paditesit Ylli Pango ne perputhje me ligjin, sikurse kerkon per te tilla raste shprehimisht neni 23/2 i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise - cka do te thote se pala e paditur ishte e detyruar qė tė respektonte rigorozisht te drejtat dhe lirite themelore te njeriut qe sipas nenit 15/1 te kesaj Kushtetutes sė Republikės sė Shqipėrisė, ato jane te padhunueshme. Ne fakt, sikurse u tha me lart, pala e paditur i ka cenuar keto te drejta dhe liri themelore ne rastin e paditesit Ylli Pango, duke sjellė keshtu de fakto, ‘kufizime’ te ketyre te drejtave dhe lirive sikurse eshte ajo pėr respektimin e privatesisė personale e familjare te paditesit Ylli Pango, paprekshmerisė se baneses e tė prones se tij private e po keshtu te korrespondences se tij. Por, Gjykata vė ne dukje se keto ‘kufizime’ te te drejtave dhe lirive themelore sipas nenit 8/2 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut dhe sipas nenit 17 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperisė mund te vendosen vetem me ligj dhe ato ne asnje rast nuk mund te cenojne thelbin e ketyre lirive dhe te drejtave themelore. 2)Gjykata vlereson e cmon se fakti qe “kufizimet e te drejtave dhe lirive mund te vendosen vetem me ligj” do te thote se po ne kete formė (pra vetem me ligj) do behet kufizimi i ketyre te drejtave edhe atehere kur kjo eshte e domosdoshme per “mbrojtjen e moralit”(kėtė tė fundit sic thamė e pretendon nė gjykim pala e paditur) – cka do te thote se si Kushtetuta jone ashtu dhe Konventa Europiane per te Drejtat e Njeriut ne asnje rast nuk ja kanė lenė ne kompetencė vendosjen e ketyre kufizimeve subjekteve qe jane te detyruara per te respektuar keto te drejta; pra, kjo do te thote se as subjekti “Top Channel” SHA nuk mund ta kete njė te drejte te tille per te vendosur “kufizime” apo “cenuar” te drejtat dhe lirite themelore te njeriut te cilat sipas nenit 15 e vijues te Kushtetutes sė RSH dhe Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut janė te padhunueshme. Nėqoftėse do te pranonim te kunderten dmth qe “kufizimi” i te drejtave themelore te ishte ne kompetencė dhe vleresim rast pas rasti te subjektit qe ishte i detyruar ligjerisht pėr ti respektuar dhe moscenuar keto te drejta dhe liri themelore te njeriut - atehere – ne keto rrethana do ti hapej rruge arbitraritetit dhe cdo person do tė ishte i pasigurtė ne jeten e tij tė perditshme private dhe ate shoqerore. Nisur nga kjo situate si me lart, Gjykata perfundimisht konkludon se i padituri “Top Channel” Sh.A nuk mundet qe me veprimet e tij ne emer te ushtrimit te se drejtes se informimit te “kufizojė” apo tė “cenojė” ne menyre arbitrare te drejtat e lirite themelore te individit te parashikuara ne neni 8 dhe 10 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut dhe te konkretizuara ne nenet e sipercituara te Kushtetutes se Republikes se Shqiperisė. Ne kete konkluzion si me siper te saj, Gjykata arrin nder te tjera duke patur parasysh edhe praktiken gjyqesore te Gjykates se Strasburgut; ku ndėr rastet e gjykuara, mund te permendim ceshtjet si me poshte:
    - Nė cėshtjen Pfeifer k.Austrise (no.12556/03,S35, ECHR 2007) eshte konstatuar se neni 10 i Konventes nuk garanton nje te drejte te pakufizuar madje edhe ne ato raste kur informacioni mund te jete me interes per publikun e gjere. Ne rastin konkret, kur qellimi kryesor eshte sulmi kunder reputacionit te personave garancite e nenit 8 te Konventes ( e drejta per jete private dhe reputacion) marrin perparesi.
    - Nė cėshtjen Scharsach and Neės Verlagsgesellschaft v.Austria (no.39394/98) Gjykata duke ju referuar praktikes se saj ne lidhje me nenin 10 te Konventes, relaton se media luan nje rol te rendesishem ne nje shoqeri demokratike. Megjithate, media nuk duhet te kaloje disa kufij limit, vecanerisht nese keto lidhen me reputacionin dhe te drejtat e individeve. Media duhet te shperndaje informacion ne perputhje me te drejtat dhe detyrimet a saj; informacion ky, qe perfshin vetem ceshtje me interes publik te gjere.
    - Nė cėshtjen Van Hanover k. Germany Gjykata e Strasburgut parashtron se liria e shprehjes kerkon nje interpretim me te ngushte. Ne lidhje me kete Gjykata i referohet Rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes per “ Te Drejten e Jetes Private” e cila parashtron se “Interpretimi i njeanshem i te drejtes se lirise se shprehjes” nga media te caktuara, nuk mund te justifikoje shkeljet e te drejtave te mbrojtura nga neni 8 i Konventes, me justifikimin se lexuesit “kane te drejte te dinė gjithcka rreth figurave publike”.
    Se dyti :Nga gjykimi u provua plotesisht se regjistrimet audiovizive ( te transmetuara me pas ne emisionin ‘Fiks Fare’) jane kryer nga gazetaret e pales se paditur ne menyre te fshehte dhe pa pelqimin e paditesit Ylli Pango, ndonese ato paraqesin nje informacion shume personal e privat ne lidhje me paditesin Ylli Pango (mė konkretisht,ne sekuencat e “videos”, nder te tjera jepen regjistrime te baneses private te paditesit Ylli Pango;ku ai personalisht ėshtė paraqitur me veshje shtepie). Pikerisht, kjo menyre e marrjes dhe e regjistrimit te informacionit prej pales se paditur ne drejtim te personit dmth paditesit Ylli Pango dhe privatesisė se ketij te fundit (i cili vec te tjerave ishte gjithashtu edhe figure publike) konstatohet se bie hapur ne kundershtim me nenin 23 dhe 35/2 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperisė dhe po keshtu me Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut- akte ligjore kėto, qe domosdoshmerisht kerkojnė dijeninė dhe pelqimin e personit qe regjistrohet per te tilla raste dhe sidomos kur ky regjistrim behet per mbledhjen e informacionit qe kane te bejne me privatesinė e tij. Ne kete aspekt, kjo Gjykate ka parasysh edhe praktiken gjyqesore te Gjykates sė Strasburgut. Keshtu psh ne ceshtjen Van Hanover k. Germany Gjykata e Strasburgut ka parashtruar nder te tjera se nuk duhet anashkaluar fakti se ne c’menyre janė marre fotot, nese i demtuari ka qenė ne dijeni dhe nese e ka dhenė pelqimin e tij per kryerjen e tyre. Gjykata e Strasburgut nė kete gjykim e ka zgjeruar qendrimin e saj duke shpjeguar se publikimi i fotove eshte njė veprim i cili hyn ne njė fushe ne te cilėn mbrojtja e te drejtave dhe reputacioni i individit kanė nje rendesi te vecante. Me tej, Gjykata e Strasburgut thekson se ceshtja ne fjale nuk ka lidhje me shperndarjen e ‘ideve’ por me shperndarjen e imazheve shume personale dhe intime rreth nje individi.
    Vecsa siper, Gjykata ve ne dukje se marrja prej pales se paditur e regjistrimeve audiovizive ne menyre te fshehte dhe pa pelqimin e paditesit Ylli Pango bie ne kundershtim te hapur gjithashtu edhe me nenet 149, 151/4, 221, 222 dhe 226 te Kodit te Procedures Penale si dhe me nenin 32/2 te Kushtetutes sė Republikės sė Shqipėrisė. -fakt ky - qe konstatohet se e ka detyruar Organin e Prokurorisė se Rrethit Gjyqesor Tirane te mos i konsiderojė si prove regjistrimet si me siper audiovizive te pales se paditur, pasi keto regjistrime jane marre ne menyre te fshehte dhe jo sipas burimeve qe parashikon Ligji Procedurial ne fuqi. Ne keto rrethana, duke parė menyren si me lart antiligjore te marrjes se ketyre regjistrimeve audiovizive si dhe mosvleresimin si prove per kete shkak nga ana e Organit te Prokurorisė – atehere - ne keto rrethana Gjykata nuk krijon bindjen e brendshme juridike as per vertetesine e ketyre regjistrimeve te transmetuara mė pas ne emisionin ‘Fiks Fare’ te pales se paditur.
    II - Per sa i perket elementit te dyte te ‘pergjegjesisė juridike civile’ sikurse eshte ekzistenca e demit te pesuar, Gjykata konstaton se veprimet e kunderligjshme si mė sipėr tė tė paditurit Top Channel” SHA per marrjen dhe shperndarjen e informacionit ndaj paditesit Ylli Pango ne drejtim te personit tij dhe jetes private tij kane bere qe ketij te fundit ti shkaktohet nje dem konkret moral, i cili konsiston ne demtimin e nderit dhe personalitetit te tij dhe si nje dem i pesuar ne sferen shoqerore dhe ate te gezuarit te plote te jetes ( kenaqesit e jetes). Ky dem rezulton qe atij ti jetė shkaktuar ne formen e vuajtjes shpirterore, dhimbjes dhe turbullimit psikologjik. Ai pas kesaj ngjarje eshte shkarkuar nga detyra e ministrit duke perjetuar ankthe, trishtim dhe merzitje ne menyre te vazhdueshme. Si rezultat i shfaqjes se kesaj “video” te perftuar ne menyre te paligjshme prej pales se paditur dhe te transmetuar ne emisionin televiziv “Fiks Fare” nga kjo e fundit – atij dmth paditėsit Ylli Pango i eshte shkaterruar karriera akademike dhe politike e ngritur prej tij me nje pune 35 vjecare. Si rezultat i kesaj ngjarje si me lart per te u iniciua gjithashtu edhe njė procedim penal; ndonese ky procedim penal, me pas u pushua.( Organi i Prokurorisė nuk konstatoi asnje elementė te pergjegjesisė penale tė paditesit Ylli Pango per ato shkaqe qe janė trajtuar si me siper ne kete arsyetim vendimi - me hollesisht shih permbajtjen e vendimit te pushimit te Organit te Prokurorisė dt 03/12/09). Ky procedim penal si mė sipėr eshtė perjetuar shume nga ana e paditėsit Ylli Pango. Gjithashtu, Gjykata konstaton se demi qė ka pėsuar paditesi Ylli Pango konsiston edhe ne faktin tjeter se imazhi i tij si profesor dhe autor librash pas kesaj ngjarje eshte cenuar rende, duke u goditur ne media nga analiste e politikanė te ndryshem dhe madje eshte tentuar nga persona e subjekte te caktuara me veprime deri per heqjen e titujve shkencorė dhe te se drejtes se mesimdhenies ne universitet, qe ai zoteronte.
    Nė rastin nė gjykim, Gjykata vlereson e cmon dhe ka bindjen e brendshme se demi qe paditesi Ylli Pango ka pesuar nga veprimet e paligjshme tė palės sė paditur kap vleren prej 400.000 Eur. Nė kėtė bindje tė brendshme juridike per vlerėsimin dhe masėn e dėmit si me lart, kjo Gjykatė ka parasysh praktikėn gjyqsore tė deritanishme nė vendin tonė;praktikė gjyqsore kjo,e cila nė mungesė tė tabelave dhe statistikave pėr marzhet minimale dhe maksimale tė shpėrblimit tė dėmit jopasuror , rast pas rasti e ka lėnė nė cmim tė Gjykatės caktimin e masės sė dėmit, nė varėsi tė rrethanave tė cėshtjes konkrete. Pėr rrjedhojė,kjo Gjykatė vė nė dukje se pėr vlerėsimin dhe caktimin e masės sė dėmit qė duhet ti shpėrblehet paditėsit Ylli Pango,ėshtė nisur nga rrethanat si mė poshtė:
     Gjykata ka patur parasysh parimin e shpėrblimit tė plotė tė dėmit jopasuror dmth atė tė barasvlefshmėrisė sė dėmshpėrblimit qė do tė thotė se ky shpėrblim dėmi nė rastin konkret duhet tė synojė nė kthimin e gjėndjes sė mėparshme tė personit tė dėmtuar;pra, nė gjėndjen e njėllojtė sikur ky dėm tė mos kish ndodhur asnjėherė. Ėshtė patur parasysh gjithashtu parimi i shpėrblimit tė drejtė dhe objektiv si dhe parimi tjetėr i shpėrblimit koherent (pėrfundimtar ose jo) qė nėnkupton shpėrblimin e dėmit nė mėnyrė tė plotė dhe tė menjėhershme e nė tė holla pėr rikthimin e gjėndjes sė mėparshme tė personit tė dėmtuar.
     Gjykata vlerėson e cmon se caktimi i masės sė shpėrblimit tė dėmit nga ana e Gjykatės, nė rastin konkret, duhet tė kryejė kryesisht funksionin kompesues dhe sadisfaksues pėr personin e dėmtuar;pasi, njė funksion i tillė cmohet nga kjo Gjykatė se vjen nė pėrputhje tė plotė me normat e sė Drejtės sonė Civile.
     Gjykata ka parsysh rrezikshmėrinė e faktit tė kundėrligjshėm tė vėrtetuar gjatė kėtij gjykimi;cka do tė thotė, se sa mė i rėndė tė jetė fakti civil aq mė i madh do tė jetė edhe shpėrblimi i dėmit.Nė rastin nė gjykim, Gjykata e vlerėson e cmon faktin civil si mjaft tė rėndė ;c’ka, nga pikpamja ligjore rrit vlerėn e shpėrblimit tė dėmit ndaj personit tė dėmtuar dmth paditėsit Ylli Pango.
     Nė rastin nė gjykim,Gjykata ka parasysh gjithashtu fajin e palės sė paditur si dhe formėn e kėtij faji; ku, konstatohet se vec tė tjerave kėto veprime tė palės sė paditur janė kryer nga ana e saj edhe me anė tė provokimeve dhe nė keqbesim tė paditėsit Ylli Pango.
     Gjykata nė caktimin e masės sė dėmshpėrblimit ka parasysh vuajtjen shpirtėrore dhe psikologjike qė ka pėsuar paditėsi Ylli Pango nga ngjarja nė fjalė.
     Gjithashtu ,Gjykata nė caktimin e masės sė shpėrblimit ka parasysh edhe cilėsitė e personit tė dėmtuar dmth tė paditėsit Ylli Pango. Ai nė kohėn e ndodhjes sė ngjarjes nė fjalė ka qėnė politikan karriere, ministėr, deputet, akademik dhe profesor nė universitet prej vitesh tė tėra dhe me njė sėrė punimesh e tituj shkencor, tė cilat janė administruar gjatė kėtij gjykimi.Kėto cilėsi si mė sipėr tė paditėsit Ylli Pango vlerėsohen nga ky trup gjykues se determinojnė nė rastin konkret rritjen e masės tė shpėrblimit tė dėmit ndaj tij.
     Vec sa sipėr, Gjykata, nė caktimin e masės sė shpėrblimit tė dėmit ndaj paditėsit Ylli Pango ka parasysh edhe mėnyrėn e shkaktimit tė kėtij dėmi si dhe mjetin e pėrdorur.Mjeti i pėrdorur ndikon nė caktimin e masės sė shpėrblimit tė dėmit, sidomos nė rastin nė gjykim kur kemi tė bėjmė me njė dėm qė paditėsit Ylli Pango i ėshtė shkaktuar nė personalitetin dhe nderin e tij. Nė rastin nė gjykim konstatohet se dėmi nė fjalė i ka ardhur paditėsit Ylli Pango nėpėrmjet njė mjeti tė tillė, sikurse ėshtė televizioni dhe madje nga njė kanal televiziv me shtrirje tepėr tė madhe brenda dhe jashtė vendit sikurse ėshtė kanali televiziv “Top Channel” SHA; televizion ky,i cili pėrvec shtrirjes sė madhe nė territor ka dhe shikueshmėrinė mė tė madhe nė publik nė krahasim me gjithė kanalet e tjera televizive;c’ka rrit ndjeshėm nė rastin konkret masėn e shpėrblimit ndaj personit tė dėmtuar, paditėsit Ylli Pango.
     III -Per sa i perket elementit te tretė te ‘pergjegjesisė juridike civile’, sikurse eshte fajesia e shkaktuesit te demit - Gjykata konstaton dhe ka bindjen e brendshme juridike se veprimet e kunderligjshme te te paditurit “Top Channel” SHA te analizuara si me lart ne kete vendim nga pikepamja subjektive jane kryer “me faj” dhe se po per “faj” te tij ka ardhur dhe pasoja perkatese dmth demi nė vlerėn prej 400.000 Eur qe i eshte shkaktuar paditesit Ylli Pango. Ne rastin konkret, fajesinė e te paditurit “Top Channel” Sh.A Gjykata e konstaton ne faktin qe prezumohet nga pikepamja ligjore qe ky i paditur si te gjithe subjektet e tjera te se drejtes civile (qofte persona juridik ose fizik) janė ne dijeni te permbajtjes te Legjislacionit Shqiptar ne fuqi dhe te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut te analizuara si me siper ne kete arsyetim vendimi; cka do te thote, se ata ishin te detyruar qe ne menyre rigoroze te respektonin kete Legjislacion dhe te mos i “cenonin” dhe tė mos i “shkelnin” ato. Gjykata vlereson e cmon se “padijenia” pėr ligjin ne fuqi nuk e shkarkon asnje subjekt ( qofte dhe te paditurin “Top Channel” SHA) nga pergjegjesia juridike civile per shperblimin e demit ne rastet kur ligji ne fuqi eshte shkelur nga subjektet dhe si rrjedhoje e ketyre shkeljeve personat e tretė kane pesuar dėme. Vec kesaj, provohet plotesisht ne gjykim se regjistrimet audiovizive si me siper te pales se paditur jane realizuar nepermjet “provokimeve” te saj dhe “jo ne mirebesim”; cka, ben edhe me prezent akoma fajesinė e pales se paditur dhe pergjegjesinė jurdike civile te saj per demin qe ka pesuar paditesi Ylli Pango. Gjykata vlereson e cmon se duke u berė regjistrimet audiovizive me ane te veprimeve provokuese te pales paditur- atehere - ceshtja ne fjale e trajtuar ne emisionin ‘Fiks Fare’ te pales se paditur nuk ka lidhje mė me shperndarjen e ‘ideve’ apo te nje ‘fenomeni shqetesues’, por ka te beje me shperndarjen e imazheve shume personale dhe intime rreth nje individi dhe konkretisht ne rastin ne gjykim me jeten personale, familjare dhe private te paditesit Ylli Pango si individ. Pra, sic shihet,nė rastin konkret, ceshtja eshte personalizuar ne menyre subjektive dhe provokuese prej pales se paditur. Personalizimi si me lart i ceshtjes nga pala e paditur ne menyre subjektive dhe provokuese i krijon bindjen e brendshme kesaj Gjykate se i padituri “Top Channel” SHA nga pikepamja e ndergjegjes dhe e rendesisė se veprės ka qene teresisht koshiente per demin qe mund ti vinte paditesit Ylli Pango nga veprimet e saj tė kundėrligjshme, sikurse ka ndodhur edhe ne fakt. Gjykata ve ne dukje se veprimet provokuese te te paditurit “Top Channel” SHA per ngjarjen ne fjale jane evidentuar qarte edhe gjate hetimit te ceshtjes penale per kete ngjarje nga Organi i Prokurorisė; Organ ky, i cili ne perfundim tė hetimit ka vendosur ‘pushimin e cėshtjes penale’. Keshtu, ne vendimin e pushimit dt 03/12/09 te Organit te Prokurorisė eshte nenvizuar nder te tjera se regjistrimi audioviziv per paditesin Ylli Pango (ne ate kohe minister) eshte iniciuar nga drejtori i emisionit Filip Cakuli; fillimisht eshte tentuar nepermjet te quajtures Alma Mukaj por me pas kjo eshte terhequr duke u berė regjistrimi nga gazetarja Alkida Budini, e cila kjo e fundit ka biseduar me paditesin Ylli Pango me karten e telefonit te Alma Mukaj. Nga hetimi i ceshtjes penale prane Organit te Prokurorisė ka rezultuar se sa siper ka ndodhur per shkak se: “Alma nuk pranonte te merrte pjese ne kete proces te organizuar nga “Fiks Fare” dhe se sipas saj qendrimi i ministrit ka qene korrekt dhe ajo nuk donte te vazhdonte me”. Gjykata cmon se ky fakt i nenvizuar si me lart tregon qarte veprimet provokuese insistuese ne drejtim te paditesit Ylli Pango. Po kėshtu, veprimet provokuese te pales se paditur shikohen nga kjo Gjykate edhe ne “kėmbėnguljen” qe ka manifestuar pala e paditur per te shkuar ne banesen private te paditesit Ylli Pango dhe per ta incizuar atė atje, fshehurazi dhe padijeninė e tij. Kėto qendrime subjektive dhe provokuese tė tė paditurit “Top Channel” Sh.A ndaj paditesit Ylli Pango, vec te tjerave, behen te besueshme per kete trup gjykues duke patur parasysh “konfliktin” qe ka ekzistuar per nje kohe te gjate midis ketyre dy ndergjyqesve, si rrjedhoje e kerkeses se bere nga paditesi Ylli Pango ne cilesin e Ministrit te Turizmit e Kultures ndaj “Top Channel” Sh.A per lirimin nga ana e kesaj te fundit te ambjenteve te Qendres Nderkombetare te Kultures “Arbnori”; ambjente keto, te marra me qera nga ana e saj ( Me hollesisht shih korrespondencen perkatese gati 2 vjecare midis ketyre dy ndergjyqesve per kete ceshteje).
    IV -Se fundi per sa i perket elementit te katėrt te “pergjegjesisė juridike civile”, sikurse eshte “lidhja kauzale” ( shkak- pasoje) - Gjykata ka bindjen e brendshme jurdike se ne rastin konkret demi nė vlerėn prej 400.000 Eur (qe ka pesuar paditesi Ylli Pango) ka ardhur si pasoje e drejtperdrejtė e veprimeve te kunderligjshme e provokuese tė tė paditurit “Top Channel” SHA, te kryera prej tij per vjeljen e shperndarjen e informacionit ndaj personit, familjes dhe privatesisė se paditėsit Ylli Pango, duke u perftuar ky informacion sikurse eshte thenė me lart ne kete aryetim te vendimit ne menyre te paligjshme prej pales se paditur. Pra, nga analiza e provave tė marra gjate ketij gjykimi evidentohet qarte se keto veprime te kunderligjshme e te fajshme te te paditurit “Top Channel” SHA (tė analizuara si mė lart nė kėtė arsyetim vendimi) kanė qėnė shkaku determinant dhe i drejtperdrejtė i demit qe ka pesuar paditesi Ylli Pango
    Perfundimisht, Gjykata vlereson e cmon se padia ne gjykim duhet pranuar per sa dhe si vijon:
    Se pari: I padituri “Top Channel” SHA duhet te deklarohet si pergjegjes per shkaktimin e demit ndaj paditesit Ylli Pango, si rezultat i publikimit nga ana e tij te te dhenave te pasakta, jo te verteta dhe te perftuara ne menyre te paligjshme prej pales se paditur.
    Se dyti: I padituri i padituri “Top Channel” SH.A duhet te detyrohet gjyqesisht per te mos publikuar ne te ardhmen artikuj, intervista apo komente ndaj paditesit Ylli Pango, te cilat ne menyre direkte apo indirekte mund te demtojne personin e tij.
    Se treti: I padituri “Top Channel” SHA duhet te detyrohet gjyqesisht per ti paguar paditesit Ylli Pango shperblimin e demit te shkaktuar per sa me lart, ne vleren prej 400.000 Eur.Pra, per te tre keto kerkime si me siper,Gjykata vlerėson e cmon se padia ne gjykim duhet pranuar.Ndėrsa, persa i perket pjeses tjeter te padise, e cila lidhet me kerkimin e shperblimit te demit tej kujfijve te sipercituar tė pranuar nga Gjykata (paditesi Ylli Pango me padinė nė gjykim kėrkon nė total vlerėn e dėmit prej 1 (njė) milion Eur),Gjykata cmon se padia per kete pjese tė saj duhet rrezuar si e pabazuar,pasi rrethanat e pėrshkruara si mė sipėr nė kėtė vendim pėr vlerėsimin e dėmit, nuk e pėrligjin njė masė kaq tė madhe tė dėmit qė kėrkon pala paditėse.
    Gjykata vė nė dukje se nė kėtė gjykim tė zhvilluar si mė lart,u respektua karakteri publik i procesit gjyqsor,pra seancat gjyqsore u zhvilluan me dyer tė hapura, sikurse parashikohet nė nenin 26/1 tė K.Pr.Civile. Ndėrkaq, sqarohet se me vendim tė ndėrmjetėm tė arsyetuar tė kėsaj Gjykate,ky gjykim u zhvillua pa praninė e medias se shkruar dhe asaj elektronike.Ky veprim procedurial si mė sipėr u morė nga Gjykata mbi kėrkesėn e pales paditėse, duke u bazuar ne nenin 26/2 ne lidhje me nenin 173, paragrafi 2 pika “dh” te Kodit Procedures Civile dhe duke u gjykuar se sa sipėr do tė ishte tėrėsisht ne dobi tė kėtij gjykimi, tė objektivitetit tė kėtij gjykimi si dhe do te shmangte paragjykimin e Gjykatės dhe do ti shėrbente dhėnies sė njė drejtėsie tė paanshme.Nderkohė, mbas mbylljes se hetimit gjyqesor si dhe mbasi u dhanė pretendimet e fundit me shkrim tė palėve ndėrgjyqėse, kjo Gjykatė vlerėsoi e cmoi qė shpallja e kėtij vendimi gjyqsor tė bėhet me praninė e medias sė shkruar dhe asaj elektronike.
    Gjithshtu,vihet nė dukje nga kjo Gjykatė, se nė fillimet e kėtij gjykimi, mbi kėrkesėn e palės paditėse u bė dhe miratua edhe saktėsimi pėrfundimtar i bazės ligjore tė padisė, duke u hequr nga baza ligjore fillestare e padisė nenet 626,640-642 te Kodit Civil dhe duke u shtuar neni 625/a i Kodit Civil.( Mė hollėsisht shih aktet pėrkatėse ne dosje dhe procesverbalin e seancės gjyqsore tė datės.18.01.2010 dhe vendimin e ndėrmjetėm pėrkatės pėr kėtė cėshtje tė pasqyruar nė kėtė procesverbal).

  4. #934
    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    Doja te shikoja si do reagoje dhe konstatova urrejtjen patologjike ndaj Pangos si individ ish minister qeverise PD Verteton mese miri militantizmin partiak dtmh se kam te drejte per ato qe jam shprehur siper...

    Urrejtja verbon arsyen
    Impresionuese! Militantizem partiak, urrejtje patologjike, reagim, konstatim. Vertet impresionuese!

  5. #935
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin

    Pra dhe media ka liri te kufizuar ne pasi kemi te bejme me disa pika sipas koventes Europiane e te drejtave te njeriut

    Jo me kot jam perpjekur te shkruaj shkeljet dhe abuzimet , sulmet dhe fushaten e Top channel kunder gjykates si nje pasqyre e nje media qe mbrohet me imunitetin mediatik me shprehjen "liria e medias "
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 04-07-2010 mė 12:38

  6. #936
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    Pra dhe media ka liri te kufizuar ne pasi kemi te bejme me disa pika sipas koventes Europiane e te drejtave te njeriut
    Liria e medias , dhe jo vetem, perfundon aty ku fillojne te drejtat e dikujt.
    Top Channel nuk kishte te drejten te filmonte brenda shtepise se Pangos pa lejen e vete Pangos.

    Kjo mbetet shkelje e pajustifikueshme ne cdo menyre ta shikosh

  7. #937
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Me kete pershendes eldushken

    - Nė cėshtjen Pfeifer k.Austrise (no.12556/03,S35, ECHR 2007) eshte konstatuar se neni 10 i Konventes nuk garanton nje te drejte te pakufizuar madje edhe ne ato raste kur informacioni mund te jete me interes per publikun e gjere.

  8. #938
    ÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Me kete pershendes eldushken : D
    Pershendetur qofsh!
    Do te te sjell vendime, apo te mjafton nje shembull i thjeshte si p.sh. kur nje levizje ekstremiste parashtron kerkesen per realizimin e nje mitingu me temen "Heil Hitler". Nuk u lejohet nje miting i tille, edhe pse cdo levizje ka te drejten e organizimit edhe protestes. Ose rasti kur nje taksist p.sh. vizaton apo ngjit tek taksia e tij te qenin pro Hitlerit me kryqin e famshem. Edhe pse cdokush ka te drejten e lirise se mendimin edhe shfaqjes se tij, ketij mund t'i hiqet edhe leja e taksise, nese pas kerkeses se organeve perkatese nuk e heq ate simbol. Kuptove se cdo ligj e cdo e drejte ndesh shpesh me ligje te tjera e ne raste te tilla eshte detyra e organeve te drejtesise te percaktojne se cila ka paresi.
    Nese do qe kaq e thjeshte platforma e se drejtes edhe funksionimi i saj apo dhe vendimmarrja nuk do duheshin gjykatat, edhe avoketerit do dilnin teper, se do kishin nje ceshtje precedente te ciles do i referoheshin edhe ndonje forumist qe njeh google.

    Per vendimin e dhene, do e lexoj, sapo te sjell printerin ne vete, e ta kqyr nje here se pse e cne vendimi i dhene e diskutojme serish, ketu jemi.

  9. #939
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin

    cka me lart eshte shkruar , dhe shkruar me ligje e nene ligjesh lexojini mire, pastaj per cka beri pango pagoi ca dooni me ju enverista
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  10. #940
    ÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    18-11-2005
    Postime
    749
    Citim Postuar mė parė nga ELDORADO Lexo Postimin
    cka me lart eshte shkruar , dhe shkruar me ligje e nene ligjesh lexojini mire, pastaj per cka beri pango pagoi ca dooni me ju enverista
    Ne e ke lexuar ti vendimin e ke marre vesh gje, ne qafe timen! E di cfare me teten? Ti nis te mesosh te besh nje citim te thjeshte, se na nxore syte vendit, pastaj tento te mesosh te shkruash...Kaq nje here per nje here te mjafton besoj, se nuk besoj se te mban me teper processori.
    Opaaa tani, hape 'ēik krahun....Aaaaashtuuu!

Faqja 94 prej 101 FillimFillim ... 44849293949596 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Martesa dhe homoseksualėt
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 508
    Postimi i Fundit: 06-01-2024, 15:53
  2. Seksi dhe shėndeti
    Nga Estella nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 14:38
  3. Turizmi seksual vazhdon tė rritet !
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 19:30
  4. Psikiatria dhe psikoterapia sistemike
    Nga Psikiatria nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 07:48
  5. Skandali qė shoqėroi ministrin rus nė Tiranė
    Nga shigjeta nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2004, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •