Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Teuta Arifi - Pangallos do të bisedojnë shqip

    Teuta Arifi - Pangallos do të bisedojnë shqip



    http://www.top-channel.tv/video.php?id=1801

  2. #2
    Pangallos dhe Arifi do të bisedojnë shqip

    Zëvendës kryeministrja e Maqedonisë për çështje evropiane, Teuta Arifi dhe zëvendës kryeministri grek Theodoros Pangalos gjatë takimit që do të kenë në dhjetor të këtij viti do të bisedojnë në gjuhën shqipe. Burime diplomatike të “Lajm”-it pohojnë se dy zëvendëskryeministrat, do të komunikojnë në gjuhën shqipe, pasi shqipja është gjuha mëmë e të dy zëvendës kryeministrave. “Meqë, edhe Arifi ,edhe Pangalos si gjuhë mëmë kanë gjuhën shqipe, atëherë biseda mes tyre mund të realizohet në gjuhën e tyre mëmë, në shqip. Komunikimi n ë gjuhën mëmë është komunikimi më i mirë dhe jep rezultate më të mira”, tha për “Lajm” i njëjti burim.

    Nga kabineti i zëvendës kryeministres për çështje evropiane, Teuta Arifi, as nuk e pohojnë dhe as nuk e mohojnë se biseda mes Arifit dhe zëvendës kryeministrit grek, Pangalos do të jetë në gjuhën shqipe. “Ne do të bisedojmë në gjuhën e marrëveshjes, në gjuhën e vullnetit të mirë. Nëse ajo gjuhë është gjuha shqipe, atëherë le të jetë ajo”, thanë nga kabineti i Arifit.

    Zëvendës kryeministri grek Theodoros Pangalos është me origjinë arvanitas dhe e flet shumë qartë gjuhën shqipe.

    Vizita e Arifit në Athinë bëhet me ftesë të zëvendës kryeministri grek Theodoros Pangalos. Pak ditë më parë, zëvendës kryeministrja e Maqedonisë për çështje evropiane, Teuta Arifi i shkroi një letër qëllim mirë Pangalos, ku dhe kërkonte nga ai bashkëpunim në shenjë të marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore. Përgjigjja erdhi shumë shpejt, ku veç ftesës për një takim bilateral në dhjetor të këtij viti, Pangalos është treguar i gatshëm që ti jap Maqedonisë ndihmë teknike sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Fjala është për fondet e përbashkëta, IPARD fondet.

    gazeta lajm

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Shqiptarët e Maqedonisë, duke parë realitetin skandaloz të politikës së Shqipërisë ndaj Sllavëve të Maqedonisë që i ka njohur me këtë emër këtë pseudoshtet, po i drejtohet për aleancë Grekëve. Pse ? Sepse qeveria jonë nuk mund ti bëj ballë këtij shteti komik që as nuk duhet të ekzistoj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Me beri pershtypje ky Aleksander Marku, qe ka bere reportazhin nga Selaniku, qe ja shqiptonte emrin ketij ministrit grek sikur te fliste nje grek, Theodhoros Pangalos, me theks tek a-ja e pare dhe qe Maqedonise i thote Shkupi, sic i thone greket.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •