Close
Faqja 92 prej 118 FillimFillim ... 42829091929394102 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 911 deri 920 prej 1175
  1. #911
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Më shumë respekt

    Shkruan: Blerina Rugova - Gaxha

    Sa e pazakontë është dukur kur ndodhi një ditë dhe për disa orë që sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të Kosovës të buqisnin “Tekbir All-llahu ekber”. Dikush tha të ishin 3 ose 4 mijë veta, dikush tjetër që numri i tyre ishte më i madh ndoshta edhe dhjetë mijë, por në çdo rrethanë ata ishin shumë dhe thoshin ta kërkonin një të drejtë në emër të All-llahut-In the Name of the God. Parakalimi i tyre dukej sa i pazakontë dhe krejt ndryshe nga ç‘ishim mësuar të shihnim me vite, edhe kur mijëra protestues derdheshin rrugëve, edhe të përgjakura të Prishtinës sa here, dhe kërkonin më shumë liri, më shumë të drejta, dhe sa herë këto të drejta i kërkonin në emrin e tyre dhe me bekimin e Zotit.

    Ndoshta kjo do të ketë qenë habia e kryeqytetit kur ndeshej me një tjetër protestë dhe kjo do të ketë bërë që mijëra qytetarë të tjerë të sodisnin me gojë hapur nga dritaret dhe ballkonet e tyre, apo edhe nga trotuaret e ngushta e të pista të Prishtinës, që s’po i ngjan për kiamet kryeqytetit. Imazhet e kolonës së gjatë të atyre që brohorisnin All-llahu ekber dhe që e kërkonin një të drejtë në emër të Zotit bëhej krejt “non déjà vu”, kur kalonte përbri kishës së papërfunduar serbe që gjendet dhe dergjet në kompleksin e Universitetit të Prishtinës, ose në oborrin e Bibliotekës Kombëtare, e cila të paktën është renditur ndër dhjetë godinat më të shëmtuara të një konkursi prestigjioz ndërkombëtar, apo kur kolona kalonte përbri një tjetër kishe, katedrales katolike që është në ndërtim e sipër, e cila po ashtu ndodhet në oborrin e një shkolle, nxënësit e së cilës tashmë janë degdisur gjithandej kryeqytetit.

    Protestuesit e shamisë, krijonin kontrastin më të paparë, sepse kur kalonin përbri kishës së papërfunduar dhe katedrales në ndërtim, krijonin simbiozën e një kuptimi të tolerancës fetare të këtij populli të vogël dhe të udhëheqësve të tij të cilët sa shumë bëjnë për sa pak, dhe sa pak bëjnë për sa shumë. Apo ndoshta kjo mund, të interpretohej edhe si jotolerancë ndaj shumicës.

    Pa hyrë nëse ajo që kërkonin ata mijëra protestues e që pa ndërprerë brohorisnin me emrin e All-llahut në gojë, ishte e drejtë ose jo, ishte e arsyeshme ose jo, ishte për shami apo edhe për diçka më shumë, shfaqja dukej e pazakontë dhe që do të duhej t’iu “ngrinte datën” liderëve të pushtetit në Prishtinë. Në ditën kur protestohej për shamitë në Prishtinë, për çudi presidenti dhe kryeministri ndodheshin në vizita jashtë vendit. Njëri në Bruksel e tjetri në Malavi, pa ditur se në kryeqytetin e tyre ndodhte diçka e paparë ndonjëherë.

    Protesta iku dhe njerëzit e pushtetit sikur nuk u morën me të. Ndoshta kjo edhe për shkak se do t’u pëlqente të kujtonin se nuk ka ndodhur fare, ose edhe nëse ka ndodhur, nuk ka qenë ndonjë gjë serioze, aq më pak shqetësuese. Në fakt nga të gjithë ata që do të duhej të merreshin me problemin e shamive, të sqaronin të paktën se ku ishte çështja, u mjaftua të flasë vetëm ministri i Arsimit, i cili tha se ai nuk kishte qene në dijeni për problemin se do t’i kishte pritur përfaqësuesit e protestës në zyrë.

    Dhe ndërsa ne që ndodhemi krejt jashtë politikës, por edhe pa e pas ndërmend që të vemi shami në kokë, jemi krejt të pafuqi përballë protestave ku e drejta kërkohet edhe në emër të All-llahut. Në një situatë të tillë nuk kemi si të mos jemi të brengosur jo vetëm për një të drejtë që mund të jetë e drejtë ose jo, por edhe për “tmerrin” që mund të sjellin rrugët e Prishtinës. Ndoshta është koha që besimtarët që janë, të shihen e të trajtohen më njerëzishëm dhe më me besim. Pushteti e ka për obligim t’i trajtojë besimtarët e vet. Mund të jetë vonë nëse këta të fundit e humbin besimin.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #912
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    I kerkojmë ato të drejta të cilat na i garanton Kushtetuta, ndërsa për ato që nuk na i garanton Kushtetuta skemi si t'i kerkojmë!

    Ne rregull edhe une jam pro atyne te dreitav , por a nuk po kerkoni te dreita qka jau ndalon Islami ?? Kushtetuta jau garanton edhe homosexualitetin !
    We are all Aliens

  3. #913
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    Ne rregull edhe une jam pro atyne te dreitav , por a nuk po kerkoni te dreita qka jau ndalon Islami ?? Kushtetuta jau garanton edhe homosexualitetin !
    Islami na ndalon homoseksualitetin dhe nuk protestojm para "Zotit" për këtë gjë, kjo për faktin se homoseksualiteti nuk është kerkesë dhe nevojshmëri e myslimanëve, ani pse Kushtetuta e garanton sa për ilustrim vlen ky shembull:
    Kushtetuta nuk na ndalon të hamë mutt (ti dhe unë) mirëpo disa gjëra vet etika e njeriut nuk i bën dhe janë të urrejtura, pos kësaj siç thashë nuk përkojnë me nevojën tonë.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  4. #914
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Domethëniet e një proteste

    Shkruan: Xhavit Haliti

    Është fjala për një protestë, që në një njoftim fare të shkurtër, të kuadratuar në cepin e një faqeje gazete, mbante titullin: “Protesta për shaminë”. Nën këtë titull kumtohej se mijëra veta protestuan në Prishtinë kundër vendimit për ndalimin e mbajtjes së shamisë islamike në shkolla. Më tërhoqi vëmendjen kjo protestë, jo aq për përcjelljen mediatike të saj, sesa për problematikën e shtruar për zgjidhjen. Gjithsesi, çështja e së drejtës për të mbajtur apo për të mos mbajtur shami në shkolla publike është e diskutueshme. Por mendoj se jo më pak i diskutueshëm është edhe vendimi i qeverisë për të ndaluar mbajtjen e shamisë islamike në shkollat publike.

    “Protesta për shaminë” është rrjedhojë e besimit fetar, e përkatësisë etnike apo e koshiencës qytetare demokratike për të mbrojtur Kushtetutën. Janë këto tri mundësi motivimi, që kanë investuar dhe vjelin “kapitalet” e veta në këtë reagim.

    Besimi (ndërgjegjja) fetar e ka të vështirë të mos preket dhe të mos reagojë ndaj pengesave “ligjore e nënligjore” për shfaqjet e simboleve apo riteve të veta fetare. Kur përkatësia fetare përkon edhe me identitetin etnik, reagimi i besimtarëve të “disiplinuar” me një akt ligjor apo nënligjor është tërësisht i përligjur, sepse një gjë e tillë i prek besimtarët edhe në ndërgjegjen kombëtare. Prandaj, reagimi publik e paqësor i qytetarëve tanë në Prishtinë në mbrojtje të “shamisë” ishte tërësisht demokratik dhe në zbatim të Kap. II, “Të Drejtat dhe Liritë Themelore” të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që në Nenin 24 (Barazia para Ligjit), në paragrafin 2, sanksionon: “Askush nuk mund të diskriminohet në bazë… të fesë…”.

    Në mbështetje e përforcim të citimit të mësipërm të Kushtetutës, po parashtrojmë për aq sa na duhet, paragrafin 3 të Nenit 38: “Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj”.

    Kushtetuta jonë aktuale sanksionon vetëm një kufizim me ligj të lirisë së manifestimit të fesë, besimit dhe të ndërgjegjes në kushtet kur “është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit ose të të drejtave të personave të tjerë”. (Neni 38, paragrafi 4).

    Besoj se mbajtja e shamisë nuk dëmton as sigurinë dhe rendin publik, as shëndetin dhe as të drejtat e të tjerëve. Për rastin e shamisë islamike, referimi ndaj Kushtetutës mendoj se do t’u shërbejë për të reflektuar pozitivisht edhe “super” kundërshtarëve të vendimit “kundër shamive”. Ata, të prekur në ndjenjë nga një vendim i tillë, shfaqen kundërshtues e “të revoltuar” ndaj interpretimeve të ndonjë
    përfaqësuesi të pushtetit gjyqësor dhe ndaj Avokatit tonë të Popullit. Madje, në mbrojtje të kësaj ideje edhe deklarohen: “Franca e krishterë, për të ecur përpara, e ka ndarë fenë nga shteti që në vitin 1905”. Pa dashur të gjykoj saktësinë e përfundimit, dua të vë në dukje dy fakte: Franca është vendi që e ngriti në teori ateizmin. Dhe, Franca moderne pretendon që ka të evidencuar vetëm përkatësinë fetare të qytetarëve të vet myslimanë, që thuajse përgjithësisht janë me origjinë nga ish-kolonitë e saj të para 50-vjetëve.

    Për dallim nga Franca me të cilën bëhet krahasimi, Republika e Kosovës ende nuk është anëtare e OKB-së dhe OSBE-së, nuk është ende e barasvlefshme në status me fqinjët e vet kufitarë, nuk ka akoma të drejtën të marrë në shqyrtim dhe të ratifikojë Konventën e OKB-së dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe, ca më pak, për minoritetet.

    Kosova, ndryshe nga Franca, historikisht dhe tradicionalisht është konsideruar dhe trajtuar myslimane. Por sa myslimane në besim është Kosova, kur këtë besim e ballafaqojmë me forcën e etnisë, mbetet një çështje për diskutim. Besoj dhe jam i bindur që shqiptarizmi sundon absolutisht edhe në ndjenjë, në mentalitet mbi përkatësinë fetare.

    Do t’i hiqemi ligjit, për t’iu afruar dhe për të pozuar realitetin. Në shkollë të rinjtë mund të shkojnë, në varësi të trevës, traditës, familjes, për mundësi, zakon apo për modë me veshje kombëtare, me veshjet e kohës (modës), me bizhu evropiane ose orientale, me varëse me simbole kristiane apo islame. Është fakt që ka edhe shkollarë, që mbajnë veshje ekstravagante, madje edhe provokuese. Nuk mendoj se kolektivin e klasës mund ta “dëmtojë”, më tepër në planin social dhe moral një “shami” koke te një femër myslimane, se sa një minifund anormal.

    Problemi i mbajtjes së shamisë nga femrat e besimit mysliman në shkolla e mjedise publike nuk shfaqet për herë të parë dhe nuk po shfaqet vetëm në Kosovë. Për të është diskutuar dhe do të vazhdojë të diskutohet, sepse mendoj se një çështje e tillë në një vend demokratik, që e garanton lirinë e besimit dhe të fesë, nuk mund të zgjidhet me ligj apo akte nënligjore, pa rënë ndesh me Kushtetutën. Mendoj se problemi duhet parë e trajtuar në terrenet konkrete dhe, kur mendohet se krijon “shqetësime” t’i jepet zgjidhje sipas kushteve dhe rrethanave (fjala vjen, një shkollë e mesme mund të miratojë, në zbatim të procedurave, rregulloren që disiplinon dhe unifikon uniformën shkollore). Sidoqoftë, kur Ligji Themelor i Shtetit sanksionon, kur legjislativi, Parlamenti hesht, çdo akt nënligjor, që, me dëshirën e mirë, përpiqet “të zgjidhë një konflikt” është, në mos i dëmshëm, i padomosdoshëm!

    (Autori është anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës)
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #915
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Islami na ndalon homoseksualitetin dhe nuk protestojm para "Zotit" për këtë gjë, kjo për faktin se homoseksualiteti nuk është kerkesë dhe nevojshmëri e myslimanëve, ani pse Kushtetuta e garanton sa për ilustrim vlen ky shembull:
    Kushtetuta nuk na ndalon të hamë mutt (ti dhe unë) mirëpo disa gjëra vet etika e njeriut nuk i bën dhe janë të urrejtura, pos kësaj siç thashë nuk përkojnë me nevojën tonë.
    Por prap ju po beni nje kerkes qe Allahu e ndalon reptesisht , NEVOJ ju skeni nevoj per arsimim keni nevoj vetem per Allahun qe tju shperblej me xhenet apo jo ?? Cfar ju duhet arsimimi ne ket bot te rejshme dhe te shkurt kur e keni Xhenetin ne perjetesi !?
    We are all Aliens

  6. #916
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027
    KA SHKOLLA FETARE PER GRAT ME SHAMI .... TE VEN ATJE

    Feja jasht shkollave ........

  7. #917
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    Por prap ju po beni nje kerkes qe Allahu e ndalon reptesisht , NEVOJ ju skeni nevoj per arsimim keni nevoj vetem per Allahun qe tju shperblej me xhenet apo jo ?? Cfar ju duhet arsimimi ne ket bot te rejshme dhe te shkurt kur e keni Xhenetin ne perjetesi !?
    Fjala e parë në Kur'an është "Lexo" andaj njeriu nuk detyrohet për asgjë tjetër përpara se të lexoj (arsimohet), kjo fjal është në mënyrë urdherore (obligative - farz) dhe si e tillë e detyron çdo mysliman të shkollohet.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  8. #918
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Fjala e parë në Kur'an është "Lexo" andaj njeriu nuk detyrohet për asgjë tjetër përpara se të lexoj (arsimohet), kjo fjal është në mënyrë urdherore (obligative - farz) dhe si e tillë e detyron çdo mysliman të shkollohet.
    Lexo fjala par pastaj ndalon psikologji e filozofi cafire...?

    Si tja bejm te lexojm vetem kuran apo?

  9. #919
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Kushtuar ty!!!
    Ju drejtohem edhe njëherë juve që kontribuoni për ndalimin e mbulesës. Ua bëj të qartë se nuk trembem aspak nga vendime të tilla. Nuk trembem nga njerëz. Edhe po të jeni aq të fuqishëm që ta arrini këtë qëllim dhe ta bini në fuqi këtë vendim, prapë do të jem ajo që do t’i mirëpres sprovat e tilla, dhe do të ballafaqohem me to deri në atë ditë kur do të vijë një ditë e bardhë për ne.

    E shtune 3 Korrik 2010 9:56

    Nga: Sinavere Brahimi

    Këtë shkrim e shkruaj për t’i thënë disa fjalë ty.
    Në dorën time kam lapsin me të cilin shkruaj fjalët që u dedikohen juve, që po ashtu edhe ju me laps shkruani vendime që tejkalojnë kufijtë, po me laps të njëjtë që nga fëmijëria punuat me të për të arritur në pozitën që jeni. Po me këtë laps po nënshkruani diçka për të cilën nuk kemi njohuri rreth vlerës dhe rëndësisë së saj.
    ALLAHU xh.sh që në ajetin e parë na ka urdhëruar për të mësuar. E ka përmendur lapsin për të treguar çelësin e suksesit për të arritur deri tek dituria.
    Prandaj mua këto fjalë më kanë shtyrë që t’ju drejtohem juve të cilët sot jeni aty ku jeni. Jeni aty, me votat e atyre njerëzve të pafajshëm që sot u shkelet e drejta fetare dhe njerëzore, nga personat të cilët i votuan dhe të cilëve u besuan.
    A kaq mirënjohës duhet te jeni për te arritur deri në atë pozitë që të keqpërdoresh mirësinë dhe mirëbesimin e tyre?
    A deri këtu arritët që të ndërhyni dhe përziheni në çështjet personale?
    E pabesueshme por e vërtetë. E vërtetë por e hidhur që të lëndon aq shumë kur para vetes sheh njerëz të cilët luftojnë për ekzistencë. Sepse ekzistojnë mu në atë vend ku ekzistoni edhe ju, por ata ekzistojnë veç në numër, si popull. Derisa luftojnë me shpirt për të siguruar në mënyra të ndryshme kafshatën e bukës për fëmijët e tyre, ju qëndroni aty ku jeni duke mos tregu aspak interes, duke mos ju brejtur ndërgjegjja për personat që janë të nevojshëm për gjerat elementare të jetës.
    Ju nuk gjeni dot kohë për t’ju përkushtuar rasteve të tilla sepse jeni orientuar për të marr vendime të pabaza e të pakuptimta.
    Kush jeni ju?
    Kush jeni ju që mohoni fjalën e ALLAHUT xh,sh?
    Me thuani, sipas jush dituria a është në mendje apo trup?
    Me thuani, sipas jush meritojnë të shkollohen vetëm ata të cilët kanë kushte të mira materiale e që janë të pajisur me veshje moderne?
    Me thuani, sipas jush vetëm mbulesa qenka pengesë në uniform ndërsa miniqi jo a?
    Me thuani a praktikohen ne Evropë gjëra të tilla pasi veç e keni si katalog për model?
    Padyshim që jo, sepse unë mendoj që aspak nuk i përmbushni kriteret për të shkuar drejt Evropës edhe pse synoni atë qëllim. Nuk e përmbushni përshkak se në Evropë respektohet çdo e drejt e individit, para së gjithash përparësi kanë të drejtat njerëzore, respektohet kombi, raca dhe feja e tyre.
    Andaj ju të cilët keni marr këtë iniciativë ju këshilloj, sepse myslimani duhet t’ia dojë vëllait të vetë atë që ia donë vetes. Për këtë shkak ju këshilloj të pendoheni.
    Me dhimbseni sepse do te dështoni në këtë aspekt sepse nuk e shihni dot veten se në çfarë humbje jeni ka shkoni dhe çfarë dëmi po shkaktoni. Se afati i qëndrimit tuaj në atë pozitë ka mandat që edhe nëse bie fjala keni 80 vite jetë edhe tërë këto vite i kalon në atë pozitë, një ditë fuqia juaj do te pakësohet e do te jetë e paaftë për të vazhduar më tutje.
    Një ditë do të ktheheni te i PLOTFUQISHMI, tek Ai që sundon botën, tek Ai që ta dhuroi mendjen e shëndosh për ta shfrytëzuar si duhet.
    Nëse mendojmë që jeni të ditur gaboni sepse dija juaj dhe e jona kanë kufij. Aq dimë sa që po të troket dikush në derë nuk do të kemi mundësi të dimë se kush qëndron prapa derës, përderisa nuk e dëgjojmë zërin, apo nuk e hapim derën të shikojmë. Aq dimë sepse jemi robër të Allahut e kur themi robër nënkuptojmë që jemi të kufizuar në gjithçka.
    Prandaj mos pretendoni të miratoni ligje të cilat nuk kërkohen nga ju, sepse ato ligje shumë mirë i ka vendosur ALLAHU dhe pejgamberi i Tij. Si takon askujt të ndërhyjë edhe s’do të mundet të ndryshoj asgjë sepse ajo veç mbetet çështje e përfunduar.
    Na mjafton një siguri e plot nga ALLAHU xh.sh sepse Ai e mban premtimin.
    Nëse jetojmë për para që i fitoni, qoftë me djersë apo pa djersë, mjafton shembulli i të afërmeve tuaj të cilët kanë vdekur edhe të cilët nuk kanë marrë me vete në varr asgjë. Përveç veprave të tyre që i kanë vepruar në jetë. Ndërsa nëse jeton për respekt, dijeni se respekti fitohet më vetdëshirë dhe vetëbesim e jo me dhunë.
    Ju drejtohem edhe njëherë juve që kontribuoni për ndalimin e mbulesës. Ua bëj të qartë se nuk trembem aspak nga vendime të tilla. Nuk trembem nga njerëz. Edhe po të jeni aq të fuqishëm që ta arrini këtë qëllim dhe ta bini në fuqi këtë vendim, prapë do të jem ajo që do t’i mirëpres sprovat e tilla, dhe do të ballafaqohem me to deri në atë ditë kur do të vijë një ditë e bardhë për ne.
    KËRKO DITURI NGA DJEPI DERI NË VARR fjala e Pejgamberit a.s. Njeriut i cili nuk diti as shkrim e as lexim, por që arriti qe të korr sukses duke nxjerr njerëzit nga injoranca, duke na nxjerr nga errësirat në dritë. Njeriu më i lavdëruar në rruzullin tokësorë. Njeriu që punoi në mënyrë të drejtë, njeriu që vendosi baza të shëndosha të normave morale e njerëzore. Ndërsa ju sot, bëheni shkaktarë për të penguar arsimimin dhe kthimin e injorancës.
    Allahu xh.sh na ka tregu se përderisa një popull nuk e ndryshon gjendjen e vet Ai nuk e ndryshon. Atëherë ju të cilët tregoheni të gatshëm për të ndryshuar shumë gjëra, vraponi e ndryshojeni vetveten, sepse këto ligje ku dëshironi të ndryshoni nuk do t’ia arrini dot edhe nëse fitoni me gjykata. Sepse një ditë do të shkatërrohet gjithçka. Një ditë trupi juaj nga dheu, posa t’ua merr Allahu shpirtin, do të jetë pengesë për të tjerët sa që menjëherë do të varrosin sepse era e të vdekurit kundërmon aq rënde saqë nuk durohet. Andaj mos u bëhuni shumë kryelartë, se u pa se sa vlen njeriu. Se nga toka u krijuam, mbi tokë po jetojmë dhe në tokë do të kthehemi dhe të gjithë do të dalim para Gjykatësit Absolut, Allahut xh.sh.
    Atëherë do të përgjigjesh se si e kalove jetën tënde, se si harxhove pasurinë tënde, çka mësove, dhe si e shpërndave atë dituri që e ke nxënë.
    Mendo mirë, sepse kalendari po shkon duke u pakësuar. Vitet duke u shtuar e ditët duke u numëruar.
    Mendo mirë para se të arrish atje ky s’ka kthim mbrapa.
    Ti kushtova këto fjalë ty që ke harruar se ekziston krijuesi i gjithësisë Ai, në duart e të cilit ndodhet shpirti yt. Ai që ta dha mendjen të mendosh e ti nuk shfrytëzon si duhet.
    Kujdes!
    Kujdes o njeri që bëhesh shkaktarë i zullumit.
    Kujdes para se të jetë vonë.
    Te ALLAHUT jemi dhe te Ai do te kthehemi.
    BAC, SU KRY

  10. #920
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga MafiaWarz Lexo Postimin
    Lexo fjala par pastaj ndalon psikologji e filozofi cafire...?

    Si tja bejm te lexojm vetem kuran apo?
    Nuk cekët Kur'an apo çfarë, thjeshtë "Lexo" sipas dijetarëve (Shkences Kur'anore) kjo definohet më gjërë me termin "Lexo, mëso dhe studio"

    Pjesën e parë se kuptova?!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •