Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 56
  1. #11
    Citim Postuar më parë nga ZbatoRregullat Lexo Postimin
    Fjala përshëndetëse që shkëmbejnë me njëri-tjetrin është "Shna Ndoi ju ndihmoftë!".
    Citim Postuar më parë nga ZbatoRregullat Lexo Postimin
    Pelegrinazhi për në vendin e shpresës është kthyer tashmë në ritual të përvitshëm, kubesimtarët i rikthehen besimit te zoti
    Duke lexuar kete postim, me rane ne sy dy kunderthenie:

    1. "Shna Ndoi ju ndihmofte"

    VS

    2. rikthehen besimit te zotit


    Une kam nje pyetje:

    Kush eshte ketu Zoti, shen ndoi qe ndihmon ose zoti i permendur ne fjaline nr. 2.

    Kujt i drejtoheni ju per ndihme?

    Njeriut ( shen ndoi-t) apo Zotit.

    PS:
    Ju uroj nje wikend te zbavitshem !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 23-06-2010 më 12:55
    Ndrysho Firmën

  2. #12
    Citim Postuar më parë nga ylli_pr Lexo Postimin
    Shen Ndou eshe shjete i mrekullive. Lum aj qe i beson.
    Cfare mrekullishe ka bere Shen Ndou?
    Ndrysho Firmën

  3. #13
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Cfare ndodh me shpirtrat e atyre njerezve qe sherohen, kjo eshte ceshtja.
    A do kthehen tek Krishti qe ta falenderojne sic beri ai lebrozi i vetem nga te 10-t, apo do ikin ne punen e vet sic bene ata 9 te tjeret?
    "....apo do ikin ne punen e vet sic bene ata 9 te tjeret" !

    Kjo ndodhë zakonisht, është per të ardhur keq se si njerëzit nuk janë mirnjohes dhe harrojnë Zotin, pra pasiqe të çlirohen, nuk e mendojnë tjeter Zotin derisa të bien ngusht per të dyten her, apo edhe nëse ndoniher shpjegojnë per ndoni sherim apo mrekulli qe ndodhë nga Zoti, nuk lavderojnë dhe falemnderojnë Zotin por anashkalojnë Zotin dhe lavderojnë vetem vendin, kishen apo shenjtin!! Kjo është e gabuar.

    Jo pse shenjti nuk meriton nderim dhe dashuri nga ne, por asnjëher nuk duhet menduar se ndodh diçka jasht dores së Zotit. Ai është "UNË JAM" - i Gjithpushtetshmi.

    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 23-06-2010 më 18:11
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Budallaki he bir....
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #15
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    Shyqyr Zotit, qe ai eshte shume zemergjere per te qene nje zot-pastor i cili e ve peshen tek shahada kristiane e pranimit logjik-intelektual te Zotit ne zemer si bodyguard personal, i cili nuk ben asnje te mire pa nenshkruar me pare kete kontrate.
    Ashtu eshte, Zoti jep me zergjeresi, ndaj te gjitheve, madje dhe ndaj atyre qe e kryqezojne dhe ri-kryqezojne.
    Kujto shumimin e Pese Bukeve dhe Dy Peshqve. Njerezit hengren dhe u ngopen dhe te nesermen shkuan serisht qe te hanin buke, por Krishti tha: "Une jam Buka e Jetes. Ai qe me ha Mua do te jetoje!" Kjo i skandalizoi njerezit sepse ata prisnin buken e kesaj bote, jo Buken e Qiellit.
    Ata qe shkojne tek Zoti per te marre nje mrekulli jane shume te ndryshem nga ata qe shkojne tek Zoti per te marre Mrekulline. Dhe kjo Mrekulli eshte Krishti.
    E njejta gje eshte dhe me shenjtoret. Nqs ne do shkojme tek ta per te marre mrekullira (vetem) do u ngjajme atyre qe hengren buken ne shkretetire dhe pastaj filluan te blasfemonin kur te nesermen kjo buke nuk u dha me. Por nqs shohim Mrekulline ne te Cilin na drejtojne shenjtoret, atehere do te jetojme. Te gjithe shenjtoret na drejtojne tek kjo Mrekulli, ndonese permes tyre behen dhe shume mrekulli. Ceshtja eshte a kemi ne sy per ta pare kete Mrekulli, dhe a i ndihmojme dhe te tjeret ta shohin kete Mrekulli qe jetoi dhe jeton i gjalle ne jetet e shenjtoreve!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 24-06-2010 më 02:11
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #16
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Une shoh shume me te gabuar qe, ne emer te krishterimit, te nxirren doktrina therrmizimi te asaj qe Krishti beri NJE, Kishe-Krisht, Bibel-Tradite, Krisht-Shenjtor.

    Derisa Zoti zgjedh e ben mrekulli nder njerez si Ai do, kush jemi ne te vendosim kufij se cfare duhet te mendojne cdo dite njerezit?!

    Kjo eshte DIKTATURE psikologjike, e per me teper idhujtari, sepse ve ne QENDER te marredhnies njeri-Perendi ne nje menyre te caktuar te menduari logjik, duke injoruar qe kjo marredhenie eshte se pari QENESORE-ontologjike dhe mund te shprehet edhe pa fjale, pa perkufizime, pa deklarime.


    Zoti eshte lavderuar qe ne momentin qe HIJA e Pjetrit i plotesoi shpresat dhe pritshmerite e turmes ne rruge. Njeriu nuk ka nevoje ti behet lavazh truri per ta mare vesh mire se cili e beri mrekulline e cili jo.


    Si perfundim, a eshte GABIM te varet shpresa tek shenjtori?

    Eshte e qarte qe, derisa ata qe varen shpresat e tyre se sikur vetem hija e Pjetrit ti prekte do sheroheshin, u sheruan, kjo tregon se ata nuk bene GABIM.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 24-06-2010 më 03:36

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2010
    Postime
    33
    Citim Postuar më parë nga Explorer Lexo Postimin
    Cfare mrekullishe ka bere Shen Ndou?
    po ka ba mrekulli, sepse mledh rreth nje miljon e gjys shqiptar rreth tij cdo vit, shumca mysliman, qe nigjojn fen TON, e te parve

  8. #18
    Citim Postuar më parë nga Dielli_ime Lexo Postimin
    Sikur ta dinin njerezit se eshte Jezusi ai qe vepron pas Shen Antonit, atehere do ta festonin festen e ketij shenjti 365 here ne vit ...
    po e zeme se me te vertete vepron Jezusi,,,,,,,,
    ateheres po te mos e deshironte Zoti qe Jezusi te vepronte ashtu ,
    a do mundej Jezusi te vepronte kunder deshires se Zotit.
    a nuk mendon pak,,,,,,,!!!\
    pastaj , po nuk deshi Zoti nuk behet asgje, sepse Zoti cfare thote , menjehere behet, besoj je dakord me kete.
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  9. #19
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga Seminarist
    Zoti eshte lavderuar qe ne momentin qe HIJA e Pjetrit i plotesoi shpresat dhe pritshmerite e turmes ne rruge. Njeriu nuk ka nevoje ti behet lavazh truri per ta mare vesh mire se cili e beri mrekulline e cili jo.


    Si perfundim, a eshte GABIM te varet shpresa tek shenjtori?

    Eshte e qarte qe, derisa ata qe varen shpresat e tyre se sikur vetem hija e Pjetrit ti prekte do sheroheshin, u sheruan, kjo tregon se ata nuk bene GABIM.

    Atehere Seminarist, si t'i kuptojme keto fjale te profetit Jeremia ku mallkohet ai qe e vendos shpresen tek njeriu:

    5 Kështu thotë Zoti: "Mallkuar qoftë njeriu që ka besim te njeriu dhe e bën nga mishi krahun e tij, dhe zemra e të cilit largohet nga Zoti!
    6 Ai do të jetë si një brukë në shkretëtirë; kur vjen e mira, nuk ka për ta parë. Do të banojë në vende të thata në shkretëtirë, në një tokë të kripur pa banorë.
    7 Lum ai njeri që beson te Zoti dhe besimi i të cilit është Zoti!
    8 i do të jetë si një pemë i mbjellë pranë ujit, që i shtrin rrënjët e tij gjatë lumit. Nuk do ta ndjejë kur vjen vapa dhe gjethet e tij do të mbeten të gjelbra; në vitin e thatësirës nuk do të ketë asnjë shqetësim dhe do të vazhdojë të mbajë fryte.
    9 Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?
    10 Unë, Zoti, hetoj zemrën, vë në provë mendjen për t`i dhënë secilit sipas rrugëve të tij, sipas frytit të veprimeve të tij.
    Apo Psalmi 118:8

    Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t`i kesh besim njeriut.
    Apo Proverbat 29:25-26
    25 Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar.
    26 Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit, por drejtësia për çdo njeri vjen nga Zoti.
    Pra si perfundim, Zoti mund te kryeje mrekullira duke perdorur cdo lloj menyre. Por kjo nuk do te thote se shpresat tona duhen vendosur diku tjeter pervecse Atij.
    Zoti ne DHV ka bere qe te dale uje nga shkembinjte, atehere i bie qe shpresat e njerezve te varen tek shkembinjte?
    Me ane te shkopit te Moisiut u kryen shume mrekulli, por atehere a duhet besuar se keto ishin meritat e shkopit?
    Ne DHV ka pasur shume shembuj kur Zoti e perdori Moisiun per te bere mrekulli, por kur Moisiu nuk i dha lavdi Perendise por i mori meritat mbi vete, atehere atij ju mohua hyrja ne token e premtuar.
    Ne DHR kemi shembuj kur shenjtoret e mohonin qarte se mrekullite vinin prej tyre, dhe ne cdo rast e qartesonin se ishte Zoti Ai qe e kreu ate mrekulli dhe jo ata vete, sic e pame tek sherimi qe Pjetri beri te paralizuarit.

    Pyetja eshte fare e qarte: A u thuhet ketyre njerezve qe mrekullite nuk i kryen Shen Antoni, por Zoti. Besoji Atij dhe Ai do te ta sjelle mrekulline!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 24-06-2010 më 14:50
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #20
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Atehere Seminarist, si t'i kuptojme keto fjale te profetit Jeremia ku mallkohet ai qe e vendos shpresen tek njeriu:



    Apo Psalmi 118:8
    jam plotesisht dakord me keto vargje biblike,
    ju faleminderit qe n'a i solle ketu , pershendetje!
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •