LAC- Mijëra besimtarë kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm në Kishën e Shna Ndout në Lac. Nisur nga 16 marsi, për 13-të të marta me rradhë Kisha e Lacit ka pritur besimtarë nga e gjithë Shqipëria.
13 qershori është dhe dita e përkujtimit të Shena Ndout i cili sipas bestytnive mësohet se ka jetuar nga 18 gushti i vitit 1195 deri në 13 qershor të 1231. Pelegrinazhi masiv prej qindra mijëra vetësh ka nisur që të shtunën pasdite drejt këtij tempulli të shenjtë.
Gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe gjatë gjithë ditës së sotme janë celebruar mesha të shenjta nga meshtarë të ndryshëm, ku janë bashkuar në lutje dhe adhurim besimtarë të shumtë të ardhur nga gjithë Shqipëria por dhe nga Kosova e Maqedonia. Mësohet se në pelegrinazhin e këtij viti, si asnjëherë tjetër kanë marrë pjesë rreth 1 milion besimtarë.
Më shpresën se Shna Ndou do u plotësojë dëshirat e tyre, pelegrinët kanë vazhduar ritualin e lutjeve duke sfiduar edhe temperaturat e larta. Shtimi i fluksit të pelegrinëve ka vënë në gadishmëri edhe strukturat e shëndetit, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë për besimtarët që kanë shfaqur probleme.
Besimtarët shprehen se "në kishën e Lacit janë shënuar shumë mrekulli. Të sëmurët janë shëruar. Në shumë familje është rikthyer paqja dhe dashuria”, ndaj edhe vijmë këtu për t’u lutur, pavarësisht besimeve që u përkasim.
Fjala përshëndetëse që shkëmbejnë me njëri-tjetrin është "Shna Ndoi ju ndihmoftë!".
Pelegrinazhi për në vendin e shpresës është kthyer tashmë në ritual të përvitshëm, ku besimtarët i rikthehen besimit te zoti dhe mrekullitë.
http://bw.balkanweb.com/kryesore/1/1...cit-13406.html
Krijoni Kontakt