Përshëndetje
Do të dëshiroja të di se çfarë thonë fetë (Bibla dhe Kurani) për klonimin e njeriut?
A lejohet klonimi sipas Bibles dhe Kuranit?
Përshëndetje
Do të dëshiroja të di se çfarë thonë fetë (Bibla dhe Kurani) për klonimin e njeriut?
A lejohet klonimi sipas Bibles dhe Kuranit?
Ndryshuar për herë të fundit nga Mexhi : 29-12-2009 më 13:17
Mendoj se pergjegje te drejtperdrejt te Bibles apo Kuranit ne kete pyetje, s'do te kete. Kleriket pergjigjen duke iu sherbyer parimeve imanente te librave.
Per te mos e zgjatur shume:
Zoti ne kete pike heshte, na le pa pergjegje. E kam fjalen per Zotin e dy librave ne fjale, jo ai Zoti i panjohur apo i pashfaqur (Zoti i agnostikeve). Prandaj pergjegjet qe marrim nga Librat jane pergjegje njerezish. Nuk jane as te Zotit biblik/kuranor e as te Zotit tjeter.
Heshte sepse kjo gje s'eshte me rendesi per njerezimin, per boten, per jeten. Jo aq e rendesishme sa sjellja e arabeve me cifutet, me roberit e luftes, me bartjen e shamise, me shkuarjen ne Mekka (Hadj) e tjera. Keto gjera kane rendesi qenesore. Prandaj Allahu na meson per to ne Kuran. Ketyre tjerave si klonimi apo edhe aborti apo jeta ne planete tjera mund t'ua futesh si te duash. S'i rruhet Allahut per to.
Prishjet që shkaktohen për shkak të klonimit
Islami e refuzon këtë parim që ka prishur dijen, ekonominë dhe politikën dhe shikon se çdo gjë në jetë duhet t'i nënshtrohet drejtimit të fesë…Logjika e Sheriatit islam -me tekstet e tija absolute, rregullat tërësore dhe objektivat e përgjithshme- e ndalon futjen e këtij klonimi në botën e njerëzve, duke parë tek prishjet që sjell ai, si më poshtë:
1. Klonimi eliminon llojshmërinë:
All-llahu e krijoi këtë univers në bazë të llojshmërisë, prandaj dhe e gjejmë këtë frazë të përsëritet disa here në Kur'an, pas krijimit të gjërave dhe mirësinë e tyre për njerëzit (në ngjyra të ndryshme), pasi ndryshimi i ngjyrave shpreh dukurinë e llojshmërisë. Për këtë le të lexojmë thënien e All-llahut në Kur'an:
"A nuk e sheh se All-llahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilave është e ndryshme, e edhe nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza. * Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka është mëkatfalës".
Kështu që klonimi e kundërshton llojshmërinë, pasi ai ngrihet mbi bazat e krijimit të një kopjoje të përsëritshme të një personi, gjë që sjell shumë të këqia në jetën njerëzore dhe sociale, disa prej të cilave i kuptojmë e disa të tjera nuk i arrijmë vetëm se me kohën.
Përfytyrojeni një klasë me nxënës të klonuar…Si do mund të dallojë mësuesi njërin nga tjetri nxënës? Si do ta dallojë Zejdin nga Amri a Bekri, fjala vjen?
Si do ta dijë hetuesi, se cili person e ka kryer krimin, ndërkohë që fytyrat janë të njëjta, gjatësitë poashtu dhe shenjat e gishtave të pandryshueshme?
Madje si ta njohë burri gruan nga kopja e saj? E si ta njohë gruaja burrin duke parë edhe kopjon e tij njëkohësisht?
Nga një aspekt tjetër nuk ka besë që të mos përdoret ky fenomen për keq, sikurse ndodhi me bombën atomike për të shkatërruar njerëzit e gjallesat në masë!
Kush na siguron neve, nga një këndvështrim tjetër që të mos vijë një superfuqi apo kush fshihet nën petkun e saj dhe të klonojë një ushtri me burra të fortë për të goditur me të, kë të dojë? Pastaj kush na siguron ne për mos ardhjen e kësaj superfuqie, për ta "privatizuar" dhe personalizuar klonimin, duke ia ndaluar të tjerëve e duke ia lejuar vetes, siç u veprua me bombën atomike?
Vazhdon.....
Klonimi eshte vetem Hipotezë
Praktikisht klonimi deri tash ka deshtuar, qe do te thotë se nuk ka funksionuar ne praktik kjo hipotezë. Jan klonuar disa kafsh si ajo delja ne angli, mirpo edhe ajo ka ngordhur brenda nje periudhe te shkurtur.
Ndersa tek njerzit klonimi qoft edhe ne laborator ka deshtuar, e te mos flasim per jasht laboratorit.
Edhe tjetra qe ka shume rendesi te ceket eshte se ne procesin e klonimit, mostra baze nga e cila rrjedh klonimi merret ne trupin e njeriut, qoft ajo si qelizë ne gjakë apo si qeliz ne hormone.
D.m.th ajo qka eshte Mega Rendesia e gjithe kesaj , eshte se Klonimi si Proces eshte i pamundur te zhvillohet nga asgjëja, qe do te thotë pa u marr diqka si moster nga trupi i njeriut, klonimi eshte inexistent.
Ndersa nga aspekti fetar/ moral/logjik/teknik, normal qe kategorikisht eshte i ndaluar, sepse Klonimi mund te shkaktoj qrregullime te pa imagjinuara ne shoqerin njerzore, duke komplikuar negativisht qdo raport njerzor dhe si i tille mund te shkaktoj nje kaos identiteti njerzor ne jete, sepse ateher Identiteti Personal I Njerzeve nuk do te existoj dhe do jete e pamundur te behet dallimi i njerzeve permes pamjes se jashtme dhe pikave te tjera identifikuse qe zakonisht merren per baze.
Ty te intereson vetem kjo![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 31-12-2009 më 14:38
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
KLONIMI – shpëlarja e trurit
Një krijesë që nuk mendon.
Një krijesë që i përngjan tjetrit.
Truri që përngjan në tru.
Sikurse kallëpet e prodhimit.
T'i përngjajnë njeri tjetrit krejtësisht.
Ne i kemi thënë kallëp. I njëjtë.
Të tjerët po i thonë klonim.
Kopje identike.
Ose shabllon.
Njeri i klonuar.
Pra, një njeri i cili pa marrë parasysh gjininë, kombin, racën, shkollimin,
kulturën, traditën etj. etj. është i njëjtë me të tjerët.
Të njëjtë.
Flasin njëjtë, veprojnë njëjtë, duan njëjtë, urrejnë njëjtë.
Në realitet, njerëz të cilët nuk mendojnë vetë.
Për ta mendon gjithnjë tjetri.
Ata janë kallëp. Imitues të verbër.
Ka tru, por tjetri mendon për të.
Flet si thonë të tjerët.
Vepron si veprojnë të tjerët.
Unifikim. Shabllon. Kallëp. Imitim i verbër.
Mendon si armiku. Si okupatori, si serbi, si greku, si rusi. Si i huaji. Si
ai që mendon. Sepse këta nuk mendojnë.
Kallëp më. Vetëm pason.
Prandaj ti sheh se si flasin njëjtë, si i shkolluari si i pashkolluari, se si
veprojnë njëjtë si i shkolluari si i pashkolluari.
Në realitet, ata nuk mendojnë por vetëm flasin njëjtë.
Sikur ata që i kanë indoktrinuar. Sikur ata që i kanë mësuar.
Sikur ata që i kanë klonuar.
Pra, kemi klonuesin dhe të klonuarin.
Klonuesi, shumë shpesh dhe gati gjithmonë, është armiku i të klonuarve.
Klonuesi mendon - i klonuari flet,
Kur klonuesi flet, i klonuari imiton.
Kur klonuesi propagandon, i klonuari vepron.
Tru i okupuar.
Tru i armikut.
Tru i huaj.
Ose kanë thënë shqiptari me tru të huaj, por që flet shqip.
Flet si i huaji. Mendon si i huaji. Vepron si i huaji.
Vishet si i huaji. Zhvishet si i huaji.
Nuk ka mendim autokton dhe të pavarur për asgjë.
Imitues, fatkeqësisht i shpeshtë i mendimeve, botëkuptimeve, ideve,
ideologjive, kulturave dhe i traditave të huaja.
Klonuesi është subjekt - i klonuari vetëm objekt.
Prandaj shohim intelektualë të mjerë.
Tridhjetë vjet pason një ideologji, e adhuron e pastaj e shan.
Pastaj e pason dhe e adhuron një tjetër, të cilën prapë e shan.
Sepse e ka trurin të klonuar.
Të kontrolluar.
I klonuari nuk mendon.
Prandaj ai nuk di se me trurin e kujt vepron.
Ai nuk lëshohet në analizat apo në logjikimin e teorive apo "të vërtetave" shkencore.
Logjikojnë të tjerët për të, sepse i klonuari është i privuar nga logjika.
Sepse klonuesi ia ka bërë trurin operacion.
Ia ka hequr pjesën më të rëndësishme të trurit. Logjikën!
Ia ka bërë trurin operacion pa brisk.
Me mjete të tjera.
Shkollim i klonuar. Botime të klonuara. Mjetet e informimit të klonuara.
Sot themi se kemi rreth 70 mijë të shkolluar. Jo 70 mijë intelektualë.
Intelektual d.m.th. ai që ka logjikë, mendon, e di të vërtetën.
Por, meqë logjikën ia kanë hequr, kemi të diplomuar të klonuar.
Kallëp, shabllon.
Përsërisin teori, teza, fraza, të "arritura shkencore".
Prandaj kemi histori të klonuar, teori të klonuara, historian të klonuar,
politikan të klonuar, teoricienë të klonuar, politika të klonuara, qeveri
të klonuar.
Përndryshe si të shpjegohet se flasin njëjtë:
Si të rinjtë, si pleqtë, si femrat, si meshkujt, si fshatarët, si qytetarët, si
të pashkolluarit si të shkolluarit!
Të gjithë të klonuar.
Flasin pa menduar. Pa analizuar. Pa argumentuar. Pa logjikuar. Pa tru.
Tanimë, kanë dalë haptazi me teorinë e klonimit të shtazëve.
Edhe pse më mirë kishte me qenë të thuhet se krijesa e parë e cila është
klonuar më me sukses në botë është njeriu.
Krijesë,së cilës i është pastruar truri.
Krijesë e klonuar.
Përndryshe, me fjalë të tjera njeriut të klonuar i thonë:
Njeri kallëp, shabllon, imitues, i indoktrinuar, papagall, i vaksinuar,
i rrezatuar, i infektuar, i kontaminuar, i okupuar, tru i programuar,
i robëruar, i mpirë, i dresuar, i përpunuar, i fabrikuar, i paralizuar, i
ndotur, i uniformuar, i orkestruar, i virusuar, i manipuluar, nën injeksion,
nën vaksinë, pasues i verbër, kasetë e incizuar, i hipnotizuar, i
mashtruar, i devijuar, i shtrembëruar, i bllokuar, serik, marionetë.
Tru I klonuar.Tru I shpërlarë.
Imagjinoni,se si mund te ndihet nje person i klonuar pa nene pa babe,pa asgje,thjeshte nje eksperiment laboratorik?
Tru me pult,thuaj.
Ah,qellimi i nderhyrjeve gjenetike.Robot i sistemit te urdhrit te ri boteror.
JO vetem klonimi, por cdo gje qe dhunon ligjet e natyres te vendosura nga Zoti, eshte shkaterrimtar dhe ka pasoja negative per shoqerine njerezore.
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Dy sqarime të rëndësishme per klonimin
pari : Klonimi nuk është ashtu si e përfytyrojnë disa si krijim i jetës, por është përdorim i jetës që ka krijuar Krijuesi i Lartësuar, pasi vezorja prej së cilës hiqet bërthama e saj, është krijesë e All-llahut dhe qeliza që mbillet në vezore në vend të bërthamës, është krijesë e All-llahut dhe të dyja punojnë në rrethin e tyre sipas rregullave, mbi të cilat All-llahu (xh.sh) ka ngritur mbi to këtë botë.
I dyti : Klonimi e ndihmoi per disa t’a kuptojne fenë, për të afruar në mendjet e njerëzve një çështje bazë prej besimit islam; besimin në ringjalljen dhe daljen e njerëzve pas vdekjes së tyre, për t'u llogaritur për punët që kanë bërë, ndërkohë që mohuesit e fesë dikur dhe materialistët sot, e kanë parë si diçka të largët çështjen e ringjalljes dhe kthimin e njeriut sërish në jetë.
Klonimi e ka afruar kuptimin e kësaj çështje, pasi me anën e një vezoreje dhe një qelize njeriu rikthehet në jetë në një formë të re. E në qoftë se njeriu arriti ta bëjë këtë, pse duket e çuditshme që All-llahu (xh.sh) ta kthejë njeriun sërish në jetë, nëpërmjet asaj që shkencërisht quhet rruaza e kërbishtit, e cila nuk vdes asnjëherë në trupin e njeriut, edhe pas vdekjes së tij, apo me ndonjë mënyrë tjetër, të ditur apo të paditur?
"Dhe Ai është që e shpik jetën dhe pastaj e përsërit atë, e ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Te (sipas mendimit tuaj). Shembëlltyra më e lartë është vetëm e Tij në qiej e tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i urti"
Rruaza e kërbishtit, për të cilën bëhet fjalë, sipas teksteve islame është sa një kokërr meli në fund të shtyllës kurrizore të njeriut. Transmetohet se Profeti Muhammed (a.s) në lidhje me këtë pikë ka thënë: "Secilën pjesë të trupit të njeriut do ta hajë toka, përveç rruazës së kërbishtit…Prej aty do të ringjalleni ditën e kijametit"
Ju kuranoidet e temes qe tentoni te devijoni temen me postime qe s'kane lidhje me pyetjen. Erdha edhe nje here per t'ju nderprere manipulimet ne emer te Allahut.
Secili ne kete teme e ka kuptuar se hapesi i temes thjesht pyet:
Cfare thone librat fetare per klonim?
Nuk behet fjale per pyetjen a eshte klonimi i "mire", apo "i keq", apo ndonje vleresim tjeter. Por thjesht cfare thote Allahu per klonimin????
Mo po keni deshire te marr shkopin e t'ju drejtoj si lopet
Mosni more se nuk manipulohet per Zotin. As nuk trubullohet per te. As nuk genjehet per te. Perpos nese mendon se e ke Zotin kapo te mafias. Hahahaha shqiptaret "muslimane".![]()
Krijoni Kontakt