Deislamizmi dhe deenverizmi i Kosoves, do te thote e ardhme me e ndritshme per Kosoven.
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Prape ke anashkaluar biseden teresisht. Rekapitulim: Une pata mendimin se Myftaraj ka mendim te sakte. Sepse Islami eshte kunder Kushtetutes. Ti pohove Myftaraj eshte duke nxitur. Kete e mohova une, kerkova deshmi. Ketu eshte biseda.
Nuk jam mesuesi e as psikiatri yt t'i nges mrapa cdo paranoje qe e prodhon truri yt i viktimizuar nga Kurani.
Deshmite per pohimet tua pararendese, pastaj flasim per pohime tjera. Si besimtar i Allahut e di qe me kupton. Sepse po te thoja une se Allahu eshte per nga perkatesia kombetare magjyp i Rumanise, do e mohoje kete gje, do kerkoje deshmi. Te njejten bej une ne lidhje me pohimet tua mbi Myftaraj. Paramendo se cfare shkruaj une per Allahun nese shkruani ju pa ofruar deshmi per njerez qe kritikojne Islamin.
Kjo JETA eshte JETA ne GJUNGULL apo Jeta siq e shikonte Darwini, Kjo ska vend ne Civilizimin Human ,NJerzor. E perqkak ksaj keqkuptimi i ligjeve Gjungllore sa i perket disa vezhgime erdhi Lufta e Par edhe E dyt botrore ku I madhi deshti me hanger tvoglin.
A thu Altruizmi si spjegohet !? Nejse kjo e kan vendin dikun tjeter
E mese e ringjallet ket tem ather deshta ti postoj kta dy artikull
Shqiptarėt dhe kryqi i Kastriot Myftarajt
E marte 22 Qershor 2010 12:38
Shkruan: Xhavit Muslija
Nė debatin e pabarabartė nė disfavor te muslimanėve, qė prezentojnė disa media shqiptare nė qėshtjen e fesė shihet qartė konceptimi i ndryshėm i kombit nga perspektiva fetare, kryesisht ekstremiste. Fundja kėto debate s'kanė tė bėjnė fare me fenė e as thelbin e asnjerės fe, por janė debate politike nga epiqendra katolikocentriste.
Kur Kastriot Myftaraj perzien kombin pėr interesa te tij fetare ekstremiste ne kryqezaten e tij mesjetare kunder Islamit e kombit shqiptar, pėr tė, kombi ėshtė i interpretuar nė mėnyrėn e tij te te menduarit, d.m.th. komb me kryq dhe flamuri me kryq ne ballė. Sipas tij edhe legjendat kombėtare te krijimit te kombit shqiptar vllezėrit Frashėri, Ymer Prizreni, Ismail Qemali, Isa Boletini etj. dhe legjendat moderne te kombit si Adem Jashari, vllezerit Haradinaj, UēK-ja, UēPMB-ja dhe gjithė dėshmorėt e kombit etj. do te duhej ta kishin bartur kryqin nė qafė dy metra tė gjatė.
Etapa me tragjike e historisė kombėtare ėshtė krishterizimi mitik i Skenderbeut, i cili gjithmonė vetėquhej Skenderbe, e jo Gjergj. Flamuri i Skenderbeut ishte me Shqiponje e jo me kryq. Flamuri ėshtė simbol i cili prezenton idealet pėr tė cilat luftohet, nė raste lufte. Me kryq e kishin vetėm Serbia e Greqia.
E vetmja figurė me kryq qe po mitizohet ėshtė Gonxhe Bojaxhiu, e cila fundja nuk ka aspak lidhje me kombin shqiptar dhe qėshtjen tonė kombėtare.
Kryqi nė Kosovė ka pasur dy role kryesore, paradoksale dhe njėkohėsisht antishqiptare: dallimin e krishtereve nga masa shqiptare (dmth nga muslimanėt) dhe kryqėzimin e shqiptarėve nga pushtuesi serb.
Ne rastin e parė kemi shumicen krishtere shqiptare te cilet vizatonin kryqet ne muret dhe dyert e tyre pėr t'u dalluar nga masa shumicė shqiptare, dmth nga muslimanėt shqiptar. Ky vizatim i kryqit, pėr t'u dalluar, ishte njė njollė e zezė nė marrėdhenjet ndėrshqiptare, ishte simbol i vetėizolimit, vetėterheqjes apo ikjes nga pėrgjegjėsia, nga te qenit shqiptar. Pėr tė mos iu hyrė nė hak, ēdo rregull ka perjashtim.
Nė rastin e dytė kemi pushtuesin serb, i cili pėrpiqej tė kryqėzonte popullaten shqiptare shumicė muslimane pėr t'i arritur qėllimet e veta. Ideja se islami ėshtė nė interes te Serbisė ėshtė gėnjeshtėr tipike pėr tipa si Myftaraj. Pėrndryshe Serbia s'do te shkatėrronte gjitha xhamitė, s'do te vriste hoxhallar, s'do tė kryqėzonte tėrė Kosovėn. Simboli kryesor, pas ēdo shkatėrrimi, ka qenė kryqi. Kryqi vizatohej edhe kur gratė dhunoheshin, fėmijėt masakroheshin, burrat vriteshin. ēdo burrė shqiptar i arrestuar e burgosur ėshtė detyruar te kryqėzohej dhe ta mohoj identitetin e vet musliman, dmth shqiptar.
Kokėfortėsia e njė djaloshi te ri, qė une njihja, pėr mos bėrje kryq, i kushtoj atij mė shumė vuajtje, dėnim e rrahje te parreshtura.
Mirpo pėrpjekja pėr kryqėzimin e popullit shqiptar nuk ka filluar kėtu. Kemi rastet e njohura te shekullit te kaluar gjatė kampanjėve te mėdha pėr kryqėzimin e popullit shqiptar.
Historianėt tregojnė: Kishte shqiptar muslimanė qė, posa kryqėzoheshin, vraponin nė ndonjė lumė dhe i fėrkonin ato pjesė tė trupit, te cilat ua kishte prekė Popi dhe i fėrkonin aq shumė me rėrė gjersa u dilte gjaku.
Dhe pastaj flet edhe populli:
Haj medet pėr Lug t`Baranit
N`kamė u ēue Savė Llazari
Don shqiptarėt me i shkombtarizue. .
Pėr pa u gri, pėr pa u coptue.
Shqiptarė jemi, s`kemi fenė me e ndrrue.
Haj medet, shpatėn n`qafė ja ka nue
Deri nė tokė gjaku i ka shkue
Mos u ēartė Hazir, fenė duhet me e ndrrue!
Hazir Alia trim koka qillue
Pėrpjet gishtin e ka que
Du me u gri e me u coptue
Tybe n`Zotin fenė s`muj me e nrrue
Na shqiptar jemi qillue
Vorret e t`parėve smumė m`i turpnue
Krisi pushka e dajaku,
Rrugėt e shehrit i mbuloj gjaku
Sali Bajraktari u bėrtet
Ou, bini vllazen n`shahadet
Edhe njė gisht cone pėerpjetė
Nė ēdo fshat burrat janė besatue
Me u gri e me u copėtue.
E kurrė fenė mos mė ndėrrue
Nė kėtė epos popullor shihet shumė qartė se populli shqiptar nuk ėshtä ai qė pranon fe me dhunė dhe njėkohesisht Islami kėtu ėshtė pjesė e identitetit tonė kombėtar, te kombit te vertetė shqiptar, e jo kombit te kryqit.
Pėr rolin e Islamit nė forminin e identitetin nacional shqiptar dhe ruajtjen e vetė kombit shqiptar shkruan edhe studiuesja franceze Natalie Klejer nė analizėn e saj: "...Islami luante efektivisht rolin vendimtar nė pėrcaktimin e dallimeve midis shqiptarėve e grekėve, midis shqiptarėve e sllavėve. Veēanėrisht Islami ishte i pėrshtatshėm pėr shtrirjen e hapėsirės shqiptare. Ndėrsa nė kohėn e Skėnderbeut sllavizmi ishte i pranishėm nė zemėr tė Shqipėrisė, sikurse dėshmojnė toponimet, nė fillim tė shėkullit XX "fronti" ishte zhvendosur tashmė nė Bitol, Shkup, Mitrovicė ose Beranė".
Prandaj pėrpjekja e Myftarajt me shokė pėr kryqėzimin e kombit shqiptar do tė dėshtoj, ashtu siē ka dėshtuar ēdo kryqėzatė tjetėr. Bėjeni ju kombin tuaj me kryq, por mos u perpiqni tė njollosėni kombin tonė shqiptar. Sepse kryqi ashtu siē ėshtė simbol i keq i dhunės ndaj pasuesve te Isait (Krishtit), ashtu ėshtė edhe simbol i keq kundėr popullit shqiptar.
Kombi shqiptar, me shumicė muslimane, ėshtė komb krenar pėr fenė qė ka dhe komb qė krenohet pėr tolerancėn dhe bashkjetesen fetare mes muslimanėve e krishterėve. Pra kjo duhet tė jetė edhe njė ftesė me tepėr pėr disa ekstremist antimusliman, qė t'i qasemi dialogut ndėrfetare, nė rrafshin teologjik dhe me gjėrė, e t'iu largohen thirrjeve te kobshme te tyre tė urrejtjes, thirrjeve terroriste pėr vrasje te shqiptarėve, pėrndjekje, shkatėrrim te objekteve fetare, cėnim pėr liritė njerėzore, fetare e kombėtare.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kosovar2006 : 23-06-2010 mė 08:26
BAC, SU KRY
Leter e hapur Kastriot Myftaraj
Autor: Dr. Mustafa Bajrami
E diel 20 Qershor 2010 11:39 AM
Kastriot Myftaraj, njeriu i cili ezanin e quan qenlehje ndėrsa mujezinėt i quajti qenė qė lehin natėn
Ditė mė parė, njė shok imi mė kishte dėrguar njė email ku mė propozonte tė lexojė nė internet njė artikull tė njėfarė Kastriot Myftaraj. Artikulli fliste pėr Yllin e Kuq tė Komunizmit dhe Gurin e Zi tė Qabes. Shkrimi nė fjalė, sikur pėr inat me shtyri tė shfletoj edhe mė shumė shkrimet e Myftaraj. Dhe mirė qė i shfletova. Tek faqja e tij nė Facebook, pėrveē tjerash ai po bėnte bile edhe reklamime tė paraqitjeve tė veta nėpėr kanale televizive tė Shqipėrisė. Nė atė faqe, nuk ishte vėshtirė as pėr lexuesin mė tė rėndomt tė kuptojė qėndrimin tejet tendencioz kundėr Islamit dhe muslimanėve nė pėrgjithėsi. Nė njė vend, saktėsisht nė fund tė shkrimit tė lartėpėrmendur ai kishte bėrė thirrje tė hapur pėr pastrimin e trojeve shqiptare nga Islami dhe muslimanėt. Pirolla mos i qoftė!
Kastriot Myftaraj ishte nga Shqipėria. Nuk dijė se cilės fe i takon dhe as qė mė intereson tė dijė. Nė realitet, ajo qė mua mė interesonte ishte diqka tjetėr, saktėsisht guximi i tij qė Ezanin Muhamedije ta quajė lehje e qenit, ndėrsa mujezinėt e xhamive qenė qė lehin natėn. Pėr shkak tė karakterit qė do tė ketė ky shkrim imi, unė Kastriotit nuk do ti them se ėshtė as qen e as nėnė e qenėve, nė vend tė kėsaj, Kastriot Myftaraj dhe pjellės sė tij tė ashtuquajtur punim, do ti pėrgjigjem me fakte shkencore duke argumentuar se shumica e asaj qė kishte shkruar ėshtė rrenė, trillim dhe mashtrim pėr qėllime tė caktuara dhe tė fėlliqura.
Kur fillova tė lexoj shkrimin e tij titulli i tė cilit nuk lidhet as me fjalė e as me kuptim, mendova se fjala ėshtė pėr problemin e tij tė mosnjohjes se gjuhės sė fesė. Sepse, gjuha e cila pėrdoret nė spjegimin e fesė ka njė terminologji tė caktuar, ajo ėshtė gjuhė specifike. Pra, tė lidhet nė njė fjali Ylli i Kuq dhe Guri i Zi, ėshtė sikur ajo filozofia e tij e pėrrallave se ēka na qenka me mė shumė pėrparėsi: Shqiptari Musliman apo Muslimani Shqiptar. Bile, kjo pėrrallė e cila ėshtė vjetėruar kah moti disi mund tė futet nė ndonjė kallėp, edhe ate me njė kusht: qė nijeti tė jetė i pastėrt.
Sipas logjikės, disciplinės e cila na mėson qė sa mė pak tė gabojmė nė tė menduar dhe nė tė folur, ligji i komperacionit ėshtė i qėndrueshėm atėherė kur krahasohen elementet me predispozita deri diku tė njejta, si univerzalja me univerzalen, univerzalja me partikularen, partikularja me univerzalen ose partikularja me partikularen. Ky kopmeracion kėrkon njė kusht: Ndėrmjet kėtyre kategorive tė logjikės duhet tė ketė njė lidhje reciproke. E pyes Kastriot Myftaraj, se a ka dhe nėse ka, qfarė lidhje reciproke ka mes Yllit tė Kuq dhe Gurit tė Zi? Nė fillim tė kėtij punimi, unė gjithėnjė mendoja se Kastrioti ėshtė xhahil sidomos kur flet pėr Fenė Islame. Feja Islame ėshtė fe sė cilės i ngrenė kapuqin edhe dijetarėt mė tė mėdhenjė qė ndonjėherė ka pasė nė histori. Nė fund, se isha gabim kur mendoja ashtu, e mėsova vetėm atėherė kalova tek paragrafėt e mėposhtėm, bile mė sė miri kėtė e vėrejta kur pashe lansimet e Kastriot Myftaraj nė faqen e tij nė facebook ku pa ndėrpre Ezanin e Islamit e quan qenlehje, mujezinit i thotė qen, ndėrsa thirrjes pėr nė namaz njė tė lehur qeni! Tė jam i sinqertė dhe shumė modest: Deri mė sot ende skam lexuar, tek e fundit unė nuk kam lexuar qė dikush me kaq shumė trimėri tė shajė diqka pėr tė cilėn janė shkruar me mijėra faqe, janė pėrgaditur me miliona kuadro, pėr tė cilėn janė bėrė edhe lufta e beteja nga mė tė pėrgjakshmet. Nuk dijė nėse Kastriot Myftaraj ka qenė mjaft i vetėdijshem, me men nė krye kur ka sharė kaq fėlliqur ezanin dhe mujezinėt?! Unė ende besoj se ai do tė kėrkon falje pėr njė sharje tė tillė, ende besoj se ai mund te ketė pasė ndonjė arėsye personale kundėr ndonjė personi tė caktuar, unė ende dua tė besoj se ai kėtė sharje nuk e ka bėrė sa ka qenė me mendje nė kokė!
Nejse!
Shkrimit tė Kastriot Myftaraj nuk do ti pėrgjigjem me kundėr argumente. Nuk do tė sjelli sqarimet shkencore pėr tė argumentuar tė kundėrtėn e asaj qė ky person rrenė. Shkrimit tė tij do ti shkoj rresht pėr rreshti duke dashtė tė qesė nė pahė trillimet e tija tė paskrupullta. Sot, nė kėtė shkrimin tim nuk do tė ndalem tepėr as tek Ylli i Kuq me pesė maje, bile pėr kėtė sdo tė ndjeja pėr nevojė tė shkruaja as edhe njė tė vetmen fjalė. Jo pse na qenka i keq siq thotė Kastriot Myftaraj, jo pse shqiptarėt e pėrqafuan dhe gabimisht e adhuruan me dekada tė tėra, por pikėrisht ngase unė e dijė, se pėrderisa po flasim pėr yllin e kuq pa thojza, nė vend qė socializmi tė lindej nė Evropėn Perėndimore, aty pėr ku edhe bėnte pėrpjekje Marksi duke thėnė se komunizmi do tė lind dhe rritet nė vendet mė tė forta ekonomike, ylli i kuq i socializmit me ndihmėn e jahudive u bartė nė Rusinė Cariste, ngase Rusija e atėhershme me gjithė Shtetin Islam ishin dy superfuqitė e kohės tė cilat me kėmbėngulje i rrinin karshi themelimit tė shtetit izraelit nė tokėn e Palestinės. Shih pėr kėtė arėsye, cionistėt do tė pėrgadisnin terenin dhe protokolet nėpėrmes tė cilave kėto dy superfuqi do ti shkatėrronin. Tė parėn e rrėzuan nė atė Tetorin e ftohėt tė revolicionit socialist, ndėrsa Shtetin Islam me idenė e nacionalizmit, pėrqarjes sė halifatit nė shumė shtete e kombe tė ndyshme. Cionistėt ia arritėn qėllimit. Revolucioni Socialist i Tetorit dėrmoi Rusinė, ndėrsa Safavidėt e Iranit me gjithė tė tjerėt nacionalist shkatėrruan Perandorinė Osmane, trashėgimtaren e Halifatit tė Pejgamberit a.s. Dhe prej asaj dite, pėr ēudi, as e para e as tė dytėt nuk panė ditė tė bardha.
Shkrimi i Kastriot Myftaraj, edhe pse gjuhėsisht bukur i qendisur, nė pėrmbajtje ėshtė tejet i shkapėrderdhur, pa ndonjė lidhje tė mirėfilltė tematikash dhe si i tillė aspak koherent, aspak kuptimorė e hiq mė pak meritorė pėr ndonjė replikė shkencore. Megjithate unė mora guximin tė shkruaj, ngase mua nė realitet me mundonin hėrrkamat e njė shpirti tė sėmuar tė Kastriotit, i cili sikur edhe ai tjetri pėrtej Atlantikut qė mori guximin tė na krahasoj me derra dhe qenė, bile kishte qajtur me lot krokodili se pse Serbia si preu edhe njė milion qen shqiptarė, edhe ky kapadahi, me trimėrinė mė tė madhe Islamin e quajti armik tė kombit dhe mbeturinė e shkretėtirės nė trojet shqiptare.
Ēėshtė e vėrteta, autori nuk ėshtė tepėr xhahil. Ai deridiku i njeh gjėrat. Informacionet qė i sjellė nė shkrimin e tij tregojnė se ai nuk ėshtė vet. Kastriot Myftaraj, ose ėshtė shef i pionave tė ndonjė grupe tė caktuar ose pion i dėgjuar i shefit tė asaj grupe.
Jam mėse i vetėdijshėm se replika dhe debati bėhen rreth shkrimit e jo rreth shkruesit tė atij shkrimi. Por, qka ti bėshė kėtij gjeniu, i cili nuk i di as gjėrat mė elementare tė Fesė Islame, qka ti bėshė kėtij matrapazi kur dezinformon nė mėnyrėn mė tė fėlliqur, duke tentuar tė paraqesė Islamin si diqka i ligėt, se xhamitė janė fortesat e ushtrisė armike, minaret janė tytat e topave tė ushtrisė armike, islamikėt praktikantė janė ushtarėt armiq, xhamijat tempuj tė prapambeturisė ndėrsa minaret e xhamijave thika tė pėrqarjes kombėtare! Katriotit Myftaraj harron se Islami udhėheqi gjininė njerėzore me shumė se 13 shekuj, se Islami edhe sot pėr mė shumė se njėmiljard njerėz ėshtė kushtetutė e jetės sė tyre. Nuk ėshtė keq ti pėrkujtojmė Kastriot Myftaraj se Islami ėshtė fe e Alluhut, ndėrsa vet Allahu nė Kuranin e Tij u betua se do ta ruaj kėtė Islam edhe sikur specjet si ai kėte nuk e dėshirojnė. Bile bile, nė njė vend nė Kuran, Allahu shumė qartė thotė se Ai Vet Personalisht do tė pėrkujdeset pėr fenė e Tij, rrespektivisht pėr Islamin.
Meqė filluam kėshtu, hajde pra ti ulemi nė ballė punimit tė Myftaraj!
Pėr hirė tė lexuesve qė tė kuptojnė se sa gabime, sa shkarravina qėllimkėqija i bėnė ky shkrues dhe propagandues i njohur edhe nė Facebook, unė do tia filloj pėr sė mbari.
Kastriot Myftaraj i frikohet kritikės shkencore, ngase ai e di se nėpėrmes kritikave tė tilla Islami pėrfiton edhe mė tepėr respektin. Nė vend tė kritikės konstruktive, ai qėllimisht mundohet tė ndėrlidhė gjėra qė nė realitet nuk ndėrlidhen. Realisht, ky ėshtė njė xhahilizėm me plot gabime logjike. Pėr Yllin e Kuq ai na thotė se qenka i keq pėr shkak se ai pėrdoret edhe nė magjinė e zezė! (Themi: Nėse diqka keqpėrdoret, nuk do tė thotė se ajo diqka duhet tė klasifikohet si diqka e ligė!). Pėr komunizmin thotė se ka njė origjinė tė errėt, se ai nuk ishte ideologji e proletariatit dhe se Ylli i Kuq nuk qenka simbol! (Themi: Komunizmi, edhe pėrkundėr dėshirės sė Kastriot Myfataraj tė tregohet ma katolik se papa, ai ėshtė njė formacion shoqėror sikur edhe gjithė formacionet tjera qė u paraqitėn nėpėr histori, ai ishte pikerisht ideologjia e proletariatit ndėrsa Ylli i Kuq ishte dhe mbeti simboli kryesorė i kėsaj klase shoqėrore!). Kastriot Myftaraj pėr Yllin e Kuq gjithashtu thotė se ėshtė i fundit nė rradhėn e simboleve pagane djallėzore, se para tij paskan qenė simbolet islamike tė Gurit tė Zi! (Themi: As Ylli i kuq nuk ėshtė i fundit, ngase tė fundit me plot tė drejt e konsiderjme paranė e cila ka verbuar sytė e njeriut tė sotshėm, e as Guri i Zi nuk ishte i vetmi para Yllit tė Kuq, sepse pikėrisht pėr kryqin e kuq dikur shqiptarėt mendonin se ėshtė shpėtimtari i tyre e pėr tė cilin edhe sot Kastriot Myftaraj pretendon tė jetė simbol i joni!). Pastaj, pėr Gurin e Zi tė Qabes thotė sė ėshtė simboli mė i shejtė i Islamit! (Themi: Kjo qė thotė Myftaraj as qė ka tė bėjė me tė vėretėn, sepse ai gurė nuk ishte kurrė i shejtė, bile as para ardhjes sė Islamit e lere ma tė ishte konsideruar i shejtė pas ardhjes sė tij!). Gjithashtu pėr Gurin e Zi thotė se dikur paska qenė i bardhė, e pastaj pėr shkak tė mėkateve tė njerėzve qė e paskan puthur ai qenka bėrė i zi! (Themi: Kėtu Kastriot Myftaraj e bėnė bllabllablla-nė mė qesharake nė punimin e tij!).
Pėr Ibrahimin a.s. thotė se paska jetuar 2400 vjet para Krishtit, thotė gjithashtu se ēdo fis arab kishte Kaaba-n e vet, se arabėt pranuan fene e re sepse kjo fe integronte kultet e mėparshme (tejet qesharake dhe tejet xhahilike), se Muhamedi a.s tregoi njė fantazi tė madhe pėr tė integruar ritualet nė fenė e re, se ritualet fetare nė Islam ishin kopje e ritualeve tė kohės xhahilike, se Safa dhe Marwa janė rituale tė idhujtarėve para islamik! (Themi: Pėrderisa Kurani nuk pėrmend kohėn se kur ka jetuar Ibrahimi a.s., Kastriot Myftaraj duhet tė jetė historiani i fundit qė mund ta dijė se kur na paska jetuar Ibrahimi a.s. Sikur qė nuk ėshtė aspak e vėrtetė se ēdo fis arab paska pasur Kaabe-n e vet, gjithashtu ėshtė tejet qesharake tė thuhet se arabėt paskan pranuar fenė e re kinse pėr ti integruar ritualet e mėparshme tė kohės sė idhujtarisė. Dihet mirėfilli se muslimanėt e rinjė, qė nga ditėt e para tė islamit tė tyre, me njė pėrkushtim tė pashoq u ngritėn nė luftė pikėrisht kundėr ritualeve tė kohės sė idhujtarisė!).
Kastriot Myftaraj mundohet tė bėjė njėfarė ndėrlidhje mes Hubalit-zotit mė tė madh nė mesin e 360 zotėrave sa paska pasur Qabeja, mes hėnės dhe ndriqimit e freskisė qė bėnė hėna natėn dhe mes asaj se kinse nga kėtu rrjedh edhe pėrvetėsimi i kėsaj nga muslimanėt! (Themi: A ka gjė mė trilluese, mė budallaqe se tė ndėrlidhen kėto sende mes vete dhe nė fund ti ipet ngjyrė islame tėrė kėsaj marrėzie?!)
Marrėzinė mė tė madhe ky shkrues e bėnė sidomos kur thotė se Muhamendi a.s. i paska dhėnė Allahut tiparet e Hubalit! (Themi: Po te pyetej Kastriot Myftaraj pėr ate se qka nė realitet ėshtė Zoti, qka thonė filozofėt pėr Zotin, qka thonė teologėt islam, tė krishterė e qifut, qka nėnkupton me fjalėn Zot dhe nė fund a mund tė definohet Allahu, a thua qka do tė na kishte shkruar ky super komperativist mes Hubalit si njė gurė dhe Allahut Krijues i Gjtihėsisė?!).
Kastriot Myftaraj vazhdon edhe me tutje me marrėzinat e tij. Pak mė poshtė, nė punimin e tij personi nė fjalė pėr Muhamendin a.s. thotė se paska qenė krijuesi i kombit arab, dhe se Muhamendi paska shartuar Judaizmin dhe Krishterizmin dhe mbi to paska ndėrtuar Islamin! (Themi: Mėsimet e Muhamendit a.s., qė u pėrcollėn tek muslimanėt u shprehen nėpėrmes hadithit, synnetit tė tij. Hadithi edhe pse ishte fjalė e profetit a.s. nė realitet ai shpallje e Allahut. Nga ana tjetėr, Kurani i Madhėrishėm, revetala e Allahut dėrguar njerėzimit ishte dhe mbeti udhėrrėfyesi mė i mirė jo vetėm pėr Muhamendin a.s., por pėr tėrė muslimanėt dhe pėr tėrė njerėzit sa tė ekziston bota. Pra, as nė hadith e as nė Kuran, asnjėherė nuk hasim nė diqka se kinse Muhamendi paska qenė themelues i kombit arab, se Muhamendi a.s. paska luftuar per dhėnjen e prioriteve kombit arab, se Muhamendi a.s. paska ndėrtuar Islamin mbi gėrmadhat e Judaizmit dhe Krishterimit tė cilėt kinse i paska shartuar ato. Pėrkundrazi, mėsimet islame jo qė nuk ndalen brenda kufijve nacional tė ndonjė pėrkatėsie kombėtare, por ato, sikur qė nuk pranojnė nuancat nacionale, ato nuk njohin fare fjalėn komb. Realisht, nėse nuk gabohem, kombet paraqiten diku ka fundi i shekullit 18-tė. Pastaj, fraza tjetėr e kėtij Kastriot Myftaraj rreth shartimit tė Judaizmit dhe Krishterizmit qė i paska bėrė Islami nuk ėshtė asgjė mė shumė se njė frazė e rradhės, njė frazė mė tepėr nė xherdanin me rruza trillimi qė e mban rreth qafės sė vet. Islami pranon se tė dy kėto fe janė fena tė shpallura nga Allahu, dhe nė kundėrshtim me kėto dyja, Islami na obligon pėrkujdesjen dhe respektin ndaj tyre, bile Islami lejon faljen e namazit edhe brenda kishave tė krishterizmit dhe sinagogave tė Judaizmit. Me njė fjalė, Islami as nuk ka shartuar ato, e as nuk ėshtė ndėrtuar mbi to, por Islami ėshtė fe e shpalluar nga Allahu, fe e cila ishte dhe mbeti njė ndėr institucionet mė tė njohura edukative qė ndonjėherė pati fatin njerėzimi ta ketė.
Kastriot Myftaraj, me njė dozė psikoze tė tepruar, mė vonė Muhamendin a.s. do ta krahasoj me Svetisavėn e Shumadisė, pėr tė cilin nė mėnyrė shumė ta hapur tregon njė admirim tė posaqėm. Ai, Svetisavėn na e ofron si shembull qė duhet ta ndjekim, ndėrsa pėr arėsyetim lanson tezėn e tij tė quditshme se shqiptarėt me Islamin nuk po i lidhka asgjė mė shumė veēse njė aksidenti historik! (Themi: Nėse ėshtė e vėrtetė ajo qė thotė Myftaraj se Islami po na tėrhiqka ka shkretėtirat, nėse ėshtė e vėrtetė se Islami po na prishka koherencėn tonė kombėtare, atėherė pėrse duhet tė marim shembull Svetisavėn, pėrse duhet tė pasojmė Vatikanin, Kishėn Orthodokse Greke? Nėse po u dashka tė nacionalizojmė fenė tonė, siq na porositė Kastriot Myftaraj, atėherė cilėn fe ta nacionalizojmė o Kastriot? Serbėt sė bashku me grekėt kanė orthodoksizmin, Vatikani ka Katolicizmin, Jerusalemi Judaizmin, po ne, me cilėn tė shkojmė, dhe cilės tiu futemi nėnė sqetull?). Nėse veq duhet tė marrim shembull serbėt, a thua pėr cilėt serb e ka fjalėn Kastrioti jonė: Ata tė Svetisavės, tė kohės sė Qubrilloviqit, Jugoslavisė sė Titos, tė kohės sė Millosheviqit apo tash tė Sheshelit e Nikoliqit?).
Kastriot Myftaraj mė vonė do ta shohim se i fut hundėt edhe nė politikė. Me rėndėsi ėshtė qė punimin e vet kryekėput antislam ta qendisė me tė gjitha ngjyrat e mundshme armiqėsore. Kur nisė tė na mbajė ligjerata politike, ai thotė se paska qenė e pritur qė shtetet islame nė bllok do ta pranojnė pavarsinė e Kosovės! Spas tij paska qenė e pritur qė arabėt me surrla e tupane do tė kėndonin pavarsinė e Kosovės! A nuk ėshtė qesharake njė pohim i tillė i Kastriot Myftaraj? A nuk ėshtė e drejt ti thuhet kėtij politikologu se vetėm xhahilėt e kėsaj kategorie mund ta kenė pritur njė gjė tė tillė? A nuk ėshtė amaterizėm politik tė thuhet dhe tė shkruhet njė gjė e tillė? Si ėshtė e mundur tė thuhet, siē thotė politikologu ynė nga Tirana se Emiratet e Bashkura Arabe paskan njohur pavarsinė e Kosovės vetėm pasi qė ky shtet na qenka protektorat i Amerikės, kur unė e dijė se nėse nė Gjirin Persik ka ndonjė protektorat amerikan, atėherė Kuvajti duhet tė jetė i pari, ndėrsa pikėrisht Kuvajti ende nuk ka njohur pavarsinė e Kosovės. Pastaj, nėse duhet tė flasim me gjuhėn politike qė e pėrdorė Kastriot Myftaraj, dhe nėse gjysma e botės qenka protektorat i Amerikės, atėherė pėrse Kosova ende nuk ėshtė njohur as nga gjysma e botės? Shumica e shteteve qė kanė njohur Kosovėn janė shtete Evropiane e qė, nė realitet janė jashtė hemisferės sė ashtuquajtur protektorat amerikan i Kastriot Myftaraj! A duhet tė konsiderohet protektorat i amerikės secili shtet qė paska njohur pavarsinė e Kosovės? A duhet tė konsiderohet protektorat i Behgjet Pacollit nga Marevci i Prishtinės edhe ai shteti i vogėl atje larg nė Oqeanin Pacifik, i cili njohu pavarsinė tonė, pikėrisht si rezultat i aktivitetit tė Behgjet Pacollit qė ka bėrė dhe po bėnė nė atė pjesė tė botės?
Kastrot Myftaraj nuk lė pa zėnė nė gojė as Turqinė. Ai bėnė njė ndėrlidhje tė quditshme mes Perusė e Kostarikės dhe shteteve islame. Thotė: Me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga Peruja dhe Kostarika vėrtetohet armiqėsia e botės islame ndaj Kosovės! Ky alamet politikani thotė se kėto dy shtete paskan njohur pavarėsinė e Kosovės para Arabisė Saudite dhe Emirateve tė Bashkuara Arabe. Harron ky burrė se Avganistani musliman ishte ndėr shtetet e para qė njohu pavarsinė e Kosovės. Pėr Turqinė trumpeton se edhe ky shtet pranoi Kosovėn vetėm pasi nuk mundi ti bėjė ballė presioneve tė Amerikės! Pėr Turqinė gjithashtu thotė se kur Presidenti Turk Abdullah Gul paska vizituar Serbinė, Turqia paska treguar fytyrėn e saj tė vėrtetė armiqėsore ndaj Kosovės, bile neve na sjell edhe njė link interneti pėr tė parė atje se qka paska fol nė Serbi Presidenti Turk nė dėm tė Kosovės! Nė vazhdim, ai thotė se edhe pse dikur njohu Kosovėn, Turqia, pas njohjes mė asgjė nuk ndėrmori nė tė mirė tė Kosovės dhe shqiptarėve. Pyes lexuesit: Po cili shtet tjetėr ndihmoi Shqiptarėt dhe Kosovėn me shume se Turqia, sidomos nė kėto tri dekadat e fundit? Cili kryeministėr i Turqisė u interesua per Shqiptarėt dhe Kosovėn mė shumė se sa Rexhep Tajip Erdogani?
Kur ėshtė fjala pėr te Vatikani, Kastriot Myftaraj jep disa sqarime tė quditshme. Ai thotė se Vatikani nuk e paska njohur Kosovėn pėr shkak se Vatikani po e shihka Kosovėn si shtet islam! Ku ėshtė e verteta dhe cilės fjalė ti besojmė mė shumė: A fjalės sė Kastriot Myftaraj kur rrenė apo intervistės sė Kardinalit Katolik kur thotė se Vatikani nuk ka njohur Kosovėn pėr shkak se Vatikani nuk mund tė anashkalojė historinė e Kishės Orthodokse e cila Kosovėn e konsideron djep i serbizmit? Si ėshtė e mundur ti besohet fjalės sė Kastriot Myftaraj kur thotė se Islami nuk mund tė ketė tė njėjtin status si Krishterizmi nė hapėsirėn shqiptare, se Islami ėshtė fe e sjellė nga pushtuesi, se duhet tė zhbėhet ēdo shenjė e Islamit nė trojet shqiptare, se sot Islami bojkotohet nga pjesa mė e madhe e shqiptarėve, se kinse paraardhėsit e tyre u kthyen dhunshėm nė fenė islame?!.
Kah fundi i shkrimit tė tij, Kastriot Sedikushi porositė qė secili shqiptarė qė deklarohet musliman duhet ti hiqet shtetėsia e Republikės sė Shqipėrisė, eventualisht e Kosovės. Ai, porositė kompetentėt qė shqiptarėt musliman ti shkruajnė pėr egjiptas, romė apo emigrant arab. Kėtė e ilustron me keqardhjen e tij se njė pjesė e madhe e muslimanėve i mbushin sheshet gjatė faljes sė Bajramit pėr tė pėrfituar nga xhamitė miell, vaj e sheqer! Ai gjithashtu jep edhe njė hipotezė kur thotė se nuk e di saktėsisht se sa do tė fitonin nė referendum muslimanėt nė Kosovė, pėr nė Shqipėri jep garancėn se jo mė shumė se 2%, ndėrsa pėr shqiptarėt e Maqedonisė thotė qė duhet tė shkojnė nė dreq tė mallkuar. Ai thotė se Islami shqiptarėve u ka sjellė vetėm tė kėqija dhe se nė tė ardhmėn do tiu sjell edhe mė tepėr. Islami thotė ai, neve nuk na lidhė me Allahun, por me zallin e shkretėtirės. Kastrioti na thotė se ne shpiptarėt jemi popull i vogėl, andaj ne duhet tė ecim me shembuj, modele, ndėrsa pėr model, na afron modelin e serbėve.
Nė fund, Kastrioti thotė kėshtu: Ne nuk mund tė lejojmė qė fati i kombit shqiptar tė rrijė edhe mė tej i ndryrė si nė njė magji tė zezė tek Guri i zi nė Mekė! Ndėra unė e pyes se ēka duhet tė ndėrmerret sipas Kastriot Myftaraj qė kėtė fat ta lirojmė nga njė dry i tillė, ose prej kur e kujt duhet tė fillojmė lirimin e kombit nga ky dry?
Mendojmė qė ia vlenė ti pėrkujtojmė Kastriot Myftaraj njė fakt tė pamohueshėm se Islami, nė pėrmbajtjen dhe formėn e vet nėnkupton paqė e jo luftė ndėrsa kėrkesa pėr paqė ėshtė kėrkesė legjitime e njeriut. Pra, nga kėtu del postulati se ėshtė shumė e natyrshme tė kėrkohet Islami, ti kthehemi Islamit e Islamin ta pranojnė me miliona njerėz nėpėr botė. Islami na thotė se nėse vėrtetė ndjejmė nevojė pėr nėnshtrim ndaj dikujt, atėherė nėnshtrimi duhet ti bėhet vetėm Allahut e askujt tjetėr pėrveq Atij. Nėse koncepti i njeriut mbi Zotin ėshtė i ngusht dhe jo i sakt, atėherė edhe qėndrimi i njeriut ndaj atij nėnshtrimi do tė jetė i tillė dhe jetėn do ta bėjė tė ngusht dhe tė prishur. Kastriot Myftaraj duhet tė dije se Islami urdhėron njeriun tė bėnė paqė, tė don paqėn, tė ruaj paqėn dhe parasėgjithash paqa dhe toleranca me njerėz tė jetė fryma e tij. Njeriu sipas Islamit duhet tė arrijė paqėn me vetveten, nėse e bėnė kėte, ai do ta ketė me lehtė tė arrijė paqė me rrethin ku jeton. Njeriu, jeta e tė cilit udhėhiqet nga arėsyeja dhe virtytet, ėshtė ai i cili jeton nė paqė, i qetė dhe i nėnshtruar ligjeve tė natyrės. Virtytet, sipas Kuranit janė kufijtė e pėrkufizuar nga Zoti nė ne. Islami thotė se njeriu duhet ti besoj Zotit si kreator i rregullave morale dhe tė arėsyes nė mėnyrė aktive dhe efektive. Sipas Islamit feja ėshtė shpallja dhe pėrhapja e vlerave tė larta njerėzore e qė njeriu duhet ti kultivoj edhe mė shumė ato. Detyrė e njeriut ėshtė qė kėtė Zot ta zbuloi nė brendėsinė e vet, pra, Islami pėr tė cilin kaq keq flet Kastriot Myftaraj, ėshtė kjo paqė dhe kjo thirrje pėr jetė me plot tolerancė.
Kastriot Myftaraj ėshtė armik e jetės religjioze. Ai, muslimanin shqiptar nuk e do, prandaj edhe nuk dėshiron tė bisedoj me te. Religjiozėt musliman pėr Myftaraj janė armiq tė hapur. Ai nuk e di se jeta religjioze nė Islam ėshtė jetė e nėnshtruar ideales ndėrsa pėr idealėn ia vlen tė bėhet pėrpjekje deri nė fund. Meqė kurrė nuk e ka shijuar, ėshtė mirė ti pėrkujtojmė atij se nė jetėn religjioze, realja mė e ulėt i nėnshtrohet reales mė tė lartė, dėshirat personale i nėnshtrohen shkakut impersonal, vlera e pakėt i nėnshtrohet vlerės sė lartė, temporalja i nėnshtrohet eternales, ndėrsa partikularja universales. Nė jetėn religjioze, ēdo gjė shkon nga poshtė lart, ēdo gjė dėshiron tė lartėsohet.
Kastriot Myftaraj, pėrveq qė urren Islamin nė tėrėsi, atij i pengojnė xhamitė, minaretė e xhamive, ezani qė thirret nė ato minare, atij i pengojnė namazet qė falet nė xhamija e sidomos ata qė falen nėpėr to. Atij i pengon mu ajo qė nė Islam quhet zemra dhe bėrthama e Islamit.
Sipas Islamit, namazi dhe tė gjitha elementet qė ndėrlidhen me te si xhamija, minareja, ezani e tė tjerat, ėshtė afrimi mė i sinqert dhe mė efektiv kah Allahu dhe ka njerėzit. Nė namaz, nė atė namaz pra i cili falet nė ato xhamija qė Kastriot Myftaraj don ti rrėnojė, njeriu ndjenė se po sheh Allahun e tij, bile Kurani flet qart rreth tė pamurit e Allahut pėrgjatė kryerjes sė namazit. Realizimi i kontaktit thuajse direkt mes njeriut dhe Zotit tė tij e i cili arrihet pėrgjatė kryerjes sė namazit, njeriun e bėnė tė pafrikshėm, atij i jep plot forcė dhe energji, andaj ky njeri nuk njeh pengesat qė i dalin pėrpara dhe nėse i dalin ato, ėshtė i aftė dhe i fortė ti menjanojė. Kuptimi i namazit ka kėtė performancė. Namazi, (ezani, ikameti, safat, qėndrimi nė kėmbė, pėrkulja, sexhdeja, e deri te selami) nė Islam ėshtė raport reciprok mes njeriut dhe Allahut tė tij. Relacioni mes Zotit dhe njeriut nė namaz nuk ėshtė relacion njėanėsor. Pėr muslimanin nuk ka gjė mė tė shtrejtė, mė tė lartė se sa kur thėrret besimtarėt tė falin namazin. Nuk ka gjė mė tė shtrejtė pėr besimtarin se kur fal namazin. Ska gjė mė tė bukur pėr muslimanin se sa tė ndjejė thellė atė fitoren e cila arrihet pėrgjatė faljes sė namazit. Namazi nuk ėshtė pėr pėrfitime materiale e personale, apo pėr pėrmbushjen e nevojave ditore me ndėnjė qese vaji, sheqeri apo miell siē thotė Kastriot Myftaraj. Namazi, ezani dhe xhamija janė tri shtyllat e aspiratės pėr njė dritė mė shumė nė jetėn tonė. Pyes: A ka gjė mė tė bukur se sa tė kontaktohet Allahu, Krijuesi i githėsisė? Pra, a ka gjė mė tė bukur se sa tė thirret ezani, tė falet namazi e tė shkohet nė xhami? Tash, a ka gjė mė tė shėmtuar, mė tė qmendur se sa tė shahet namazi, ezanit ti thuhet lehje e qenit ndėrsa mujezinit qen qė leh natėn?!
Dhe nė fund tė shkrimit tė tij, Myftaraj rezervon hėrrkamėn trishtuese tė vajit tė tij se: Ose kombi shqiptar do tė ndahet nga Islami, duke u vetėdeislamizuar, ose Islami do ta mbysė kombin shqiptar. Ndėrsa ne i themi: As populli shqiptar nuk do tė ndahet nga Islami, sepse koci nuk mund tė ndahet nga mishi pėrderisa trupi ėshtė gjallė, as askush sdo tė ketė forcėn ta mbyt islamin sepse askush ska fuqinė mė tė madhe se fuqia e Allahut, e as Islami sdo ta mbyt kombin shqiptar sepse Islami ėshtė dinamikė dhe jetė, e dinamika nuk nėnkupton vdekjen por jetėn dhe gjallėrinė.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kosovar2006 : 23-06-2010 mė 08:27
BAC, SU KRY
Krijoni Kontakt