Close
Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 178
  1. #91
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Ndasite fetare jane barre pa kurrfare nevoje qe i vihen mbi supe kauzes sone kombetare, kauze e cila vuan e vuan nga nje mije e nje rreziqe nga te gjitha anet.

    Ndasive fetare duhet t’iu ikim si djallit, sepse fundja ato jane vete djalli.
    Ngjyrimet fetare jane prurje me dem e zarar dhe demi e paudhesia ne vendin e shqiptareve vie me kembet e kalit dhe shkon (nese shkon ndonjehere) me kembet e breshkes, atehere kur te jete vone per ne...!

    Kujdes!

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Nese Kastriot M. ka te drejt te shpreh mendimin e vet dhe gjoja te pasqyroj situaten ne trojet shqiptare , a kan te drejt edhe tjeret ne ket menyr ta bejn ket gje.
    Dhe te dalin edhe disa musliman te thojn se Kishat jan bunkeret e forcave pushtuese , kembanat jan bombat biologjike , kryepeshkopet jan Kuislinget , krishteret jan ushtria kuislinge okupatore , prifterinjt me kembana bejn derrgicje kolektive disa her ne dit.

    Nese shkrimet e Kastriot M. arrijn ne publik , ne gazeta dhe nuk marrin kritika ateher ky lloj i shkrimeve , sdo te jen me tabu , por do te jen shkrime te perditshme.

    Duhet pas parasysh se akoma nje shumic e madhe e shqiptarve konsiderojn veten musliman dhe mund te prekin ndjenjat e tyre.

    Gabimi u be edhe ateher kur Anton Kcira beri ate fjalimin skandaloz dhe ne vend se katolik ta denonin , ato formuan grupe mbeshtetese te fjalimit te tij.

    JA NDARJA.

    Tani e kan radhen muslimanet , u thye tabuja.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #93
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    Nuk eshte keshtu. Nuk njoh fakt qe Kastrioti deshiron te "zgjoje" aske, por e perdor te drejten qe ka secili: Te drejten per te vleresuar faktet qe ekzistojne. Fakteve qe u referohet jane te afta per te bartur vleresimin qe nxjerr ai.

    Islami sa me i zbatuar qe eshte aq me shume kercenon rendin kushtetutor, kjo s'eshte sekret. Poashtu nuk eshte sekret se ky kercenim eshte per te u shuajtur ne rrenjen e tij ne te mire te shoqerise. Muslimanet nuk kane ndonje te drejte per te kerkuar nga tere shoqeria te flasi dhe gjykoje vetem sipas normave islame. Vetem sipas normave islame kercenimi i rendit kushtetutor eshte nje gje legale. Sipas normave te shoqerise shqiptare eshte kercenim ilegjitim, dhe si i tille per te u shuajtur.
    Ohohoho

    Po me flet per te drejta tani ?
    E drejta e Kastrės eshte te flas, e pranoj.

    E drejta e muslimanit, eshte te besoj !
    Nese e drejta e Kastrės kėrcėnon shoqėrin civile, dmth, qe ai eshte duke e zgjuar ekstremizmin qė flen nė shpirtin e gjithėsecilit ! Shembull : Zgjon te krishteret kundėr muslimaneve, si eshte e mundshme qe ne, te krishteret te perjetojm Azanin per muslimanet ?! E pa tolerueshme ! Pikė : PSE TE KRISHTERET NA SULMOJN ? A vetėm pse jem musliman ? Qe nga kur i krishteri mendon qe ben tolerancen kur ai ne fakt eshte minoritet, dhe pa neve, muslimanet, ata se perfaqėsojn as fshatin nga rrjedhin ata ?! Dhe keshtu,.. fjal pas fjale,...... po i themi Lamtumir oj TOleranc,..... falemnderit O Mutfaraj,......

    PS : Eshte gje e rrezikshme dhe totalisht antivlere, antikombtare prodhimi i urrejtjes se Myftaraj. Ta pranojm, dhe ta dėnojm. Nese gjykata nuk arrin dot ti jap denimin, besoj qe shume e njeri, do te shkarkohet vet te e ben ligjin. S'behet, s'mund te behet ndryshe.

    Mos te harrojm qe kemi probleme shume me serioze n'aspektin kombtar, ku musliman dhe i krishter mund te perfitojm duke punuar ne drejtim t'interesave te perbashketa. Un jam kunder ēdo lloj komunitarizmi qe Kastra mundohet t'ia impunon verbėrisht te krishtereve, nese ndezėt nje luft Teologjike ne Shqiperi, te jeni te sigurt qe tymi i saj do te ndihet shume shpejt ne Malėsi, Kosovė, Maqedoni, Camėri dhe Lugin ! Pse jemi te ndam, mediat i kem te perbashket, dhimbjet dhe vuajtjet i vajtojm se bashku. Ne jemi Nje si popull, pamvrasisht kufinjėve artificial.

    Chao Chino

  4. #94
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Kush kerkon: therje,zhdukje njerezish,kush kercnon haptas ne emer te fese se vet, duhet te perjashtohet pergjithmone nga FSH,egzemplar te tille jane turp per forumin dhe per civilizimin njerezor.
    Bajraktaret e talibanizmit ekstrem nuk e kane vendin ketu dhe as ne shoqerine shqiptare, shajne ne emer te perrallave mesjetare madje kerrcnojne ata qe marrin kohen tu sqarojne se sa dallash jane keta qe sa e kane zbuluar fene.
    Ca te tjere sjellin kenge me sharki per "trimerine" e muslimaneve qe biejn shadet kur i pret serbi dhe i bejne isheret zotit te tyre...trimeri turpi si tek humori "ikni bre trima"
    Po te ishte Kosova keshtu sic eshte sot vetem perpara dhjete vitesh as qe do te fitonte lirine.
    Por, mos vazhdoni keshtu se do tu presi ne fyt serbi keshtu shume shpejt...
    Perrallat profitere te feve zene vend tek frikacaket dhe tek injorantat.
    Muhamedi ka qene nje kusare ordiner qe ka bere cdo te keqe qe e ben nje njeri i rendomte- pra sic vijon: vrasje,vjedhje ,cnderime,perfitime ne kurriz te tjereve,perfundimisht cdo tribun popullor nga Kosova Shqiptare ka qene dhe eshte me i vlefshem se Muhamedi per Kosoven...si psh. Isa Boletini, Hasan Prishtina por edhe me larg Bardhi ,Bogdani dhe Gjecovi..deri tek te martirizuarit e fundit Deshmoret me ne krye Adem Jasharin...Kush kercnon nje shqiptar te vetem per shkak te Muhamedit nuk eshte shqiptar ,mund te quhet nje talibanez ekstrem magjupo-arab.
    E keni lexu ju Kuranin dhe Biblen se per ke flitet apo e keni me te ndegjuar nga ashkalite e lindjes mesme?
    Nderkaq mos ti mbes borxh liderit tjeter te fese Jezusit: ai ka qene nje femije jashtmartese ( femije joligjitim,jashtmartesor, ka lindur kur Josefi ka qene rob i Romakeve kur eshte kethyer ka gjet djalin e lindur nga "Zoti"...ta fajsoj Shen Merine? jo ka qene ceshtje personale e saj me ke ben cka ben),dhe me duhet te them se ai nuk ka pasur faj pse ka lindur si kushtimisht te them jolegjitim,por perfundimisht perfolet si njeri me vyrtyte dhe perkunder thikes ne fyt qe kerkohet nga talibanezet ky eshte advokat i paqjes mes njerezimit..vyrtyt univerzal dhe i pranueshem per cdo qenje normale.
    Pra Muhamedi dhe Jezusi kane qene njerez te zakonshem si ju ketu qe shaheni me njeritjetrin: pra qe ta permbyll kete shkrim shume te te tejdukshem dhe logjik , mos shani njeritjetrin per fete dhe profitet e te tjereve.
    Fete qe sot jane shpernda neper Kosove dhe Shqiperi Administrative me lirine e keqkuptuar dhe keqperdorur jane te hueja per shqiptaret dhe sigurisht per njerezit normal, dhe nje gje feja eshte ceshtje personale pra nuk ka problem askush nese dikush ende beson ne perralla perderisa i beson dhe i mban per vehte..(pra as une qe si mendim personal e kam te pjekur se feja eshte nje mudallaki ekstreme ,por nuk kam problem tek ata qe e zgjedhin ta besojne per vetveten dhe as qe i gjykoj si budallenje kur e ruajn bindjen per vetveten).nuk ua ka kush nevojen ti ndani me te tjeret,as perrallat ,as injorancen dhe as rolin e propaganduesit te Zotit ne Toke, ai ishte i gjithefuqishem apo jo? e shperndan te verteten per vetveten vete pa argat si puna juaj!
    Shqiptaret kane nje shance te shpetojne nga serbet dhe dihet si: ti thone lamtumire talibanizmit dhe fete ne pergjithsi te marrin kuptimin e vertete pra te besoj kush do ne cfar do por per vetveten -personale!
    Serbet edhe ketu ne Amerike e kane nis perseri fushaten per te portretizuar Kosoven si nje enklave xhihadisto-talibaneze ne mes te Europes, dhe jo pa arsye= Shqiptaret jane armiqt me te medhenje te vetvetes.
    Trim eshte ai qe e di kush eshte, e di ku eshte nisur dhe e di se si do te mberri, nuk eshte trim ai qe bie shehadet kur e there armiku!!!
    Shqiptaret perfundimisht duhet te mendojne si nje komb modern dhe te mendojne per bashkimin e tyre , se juridiksionet dhe shtetet e sotme teritoriale nuk perfaqsojne te gjithe shqiptaret por, vetem qytetaret qe jetojne aty.
    Shqiptaret e bashkuar mund te zhvillohen si nje komb modern ku do te jene ne gjendje te mbijetojne cdo stuhi ,nuk do kene as nevoje dhe as frike nga influencat e huaja fetare.


    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 04-06-2010 mė 12:28
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afėr kojshisė
    Postime
    228
    Citim Postuar mė parė nga Rugova Lexo Postimin
    KASTRIOT MYFTARAJ – NJĖ SERB QĖ FLET SHQIP

    "Ka dritė tė mjaftueshme pėr ata qė duan tė shohin dhe errėsirė tė mjaftueshme pėr ata qė nuk duan". (Paskal)


    Hajrudin S. Muja





    Shkrimtari i madh rus Dostojevski i kėshillonte njerėzit qė i janė nisur njė rruge, tė mos gjuajnė me gurė ēdo qen qė leh me ta, se vonohen. Kjo ėshtė shumė e vėrtetė, por kur ke tė bėsh me qen rrugėsh, ėshtė mė kuptimplote thėnia popullore "qenit tregoji shkopin", qė pastaj edhe kur tė ngordhin, ta pėrdorėsh pėr ti shtyrė drejt njė grope qė tė mos qelbet vendi. Vendi nuk qelbet vetėm prej ngordhėsirave tė pajetė, por edhe prej atyre ngordhėsirave qė ende kanė frymėmarrje por janė tė pamoral, pretendojnė tė jenė intelektual por janė injorant, pretendojnė tė jenė tė sinqertė e nė tė vėrtetė janė shpifės, fyes, trilluese e qėllimkqinjė. Emri i Kastriot Myftarajt (ose i dikujt qė fshehet pas kėti emri) e dėshmon mė sė miri kėtė.

    Nė ‘Gazeta SOT’ tė Arjan Prodanit, mė 26 Maj 2010, u botua shkrimi “Ylli i kuq i Moskės dhe Guri i zi i Mekės”, njė shkrim plot shpifje e fyerje pėr pjesėn mė tė madhe tė trungut kombėtarė tė besimit islam. Shkrimet e kėtilla tė kujtojnė jo vetėm letėrkėmbimet e fretėrve me Selinė e Shenjtė nga provincat ballkanike tė shek. XIX–tė, por edhe propagandėn antishqiptare tė Akademisė sė Shkencave tė Serbisė dhe Kishės Ortodokse Serbe.

    Nė fakt, po tė shikohen shkrimet e mėparėshme tė kėti autori, mund tė quhet “njeri me shumė fėtyra”. Nė ‘fillim’ bashkėpunėtorė i “Rimėkėmbjes Kombėtare”, prej nga kritikonte fuqishėm bashkėpunimin e katolikėve shqiptarė me serbėt, si njė kryqzatė anti-muslimane, nė Kryengritjen e Dukagjinit tė vitit 1929. Mė pas mė 2003, autor i “Deklaratės sė Lėvizjes pėr Rikonkuistėn Albane” dhe i palolibrit “Nacional-islamizmi shqiptar, Baleta e Feraj” (pa autor e pa shtėpi botuese) e mė pas, po i njėjti me titull: “Kalvari i gjysėhanės”, i ndaluar nga Prokuroroia pėr shkak tė shpifjeve. Ėshtė edhe autor i librit tjetėr me pikėpamje fetare katolikocentriste e antiislamike "Njė shenjtore e rikonkuistės shqiptare". Kėshtu Myftaraj e ndėrron fytyrėn e tij, nga njė musliman, nė katolik e pėrfundon nė politikan antimusliman e antikombar.

    Nė artikullin e cituar, duke u pėrpjekur me njė paralele tė fantazuar inekzistente, tė barazimit tė pasojave negative tė Islamit me fqinjėt serbo-grekė, Kastriot Myftaraj me mėnyrėn e tij tė menduarit dhe tė vepruarit, konformon planin serb “Neēertanja” apo atė grek tė “Megali Idea”, pėr spastrimin etnik tė shqiptarėve (me shumicė muslimane), duke kėrkuar haptas deportimin apo zhdukjen fizike e shumicės shqiptare (muslimane), qė Maqedoninė ta spastrojė etnikisht prej shqiptarėve, qė 2% tė katolikėve tė Kosovės t’ja bashkangjesė Serbisė, kurse Shqipėrinė ta lėjė me gjysėm milioni banorė, njė thirrje shumė e ngjajshme me atė tė liderit tė tij shpirtėrorė Don Anton Kēira, tre vjetė mė parė. Zhdukje tė kėtilla shqiptarėt i kanė pėrjetuar nė Sanxhakun e Nishit dhe nė Ēamėri nė fillimshekullin e kaluar.

    Me absurditetin e tij Myftaraj u sygjeron shqiptarėve: “Sot deislamizimi ėshtė sfida historike pėr shqiptarėt, nė dy anėt e kufirit. Nė trojet shqiptare duhet tė zhbėhet ēdo shenjė e Islami... Ne shqiptarėt duhet tė ndahemi me Islamin me anė tė njė referendumi mbarėkombėtar, ku njerėzit duhet tė pyeten pėr ndalimin e tij. Ky referendum duhet tė bėhet me votim tė hapur... Ēdo njeriu qė do tė deklarohet si musliman duhet t’ i hiqet shtetėsia e Republikės sė Shqipėrisė, eventualisht e Kosovės dhe tė marrė statusin e emigrantit, duke u quajtur emigrant arab...”.

    Ėshtė ‘meritė’ e tij, qė fillon me deislamizimin dhe pėrfundon deri nė shpalljen ‘emingrat’ apo ‘refugjat’ tė 90% tė popullatės shqiptare. Unė kam bindjen megjithate, se mund tė pengohen muslimanėt (kėshtu tė mangėt), por jo islami, sepse ka pasur plot raste kur islami ka pėrparuar me vetė dorėn e armiqve tė tij. Le tė bėhemi edhe ne pjesė e kėti pėrparimi, jo pse islami ka nevojė pėr neve, por pse ne kemi nevojė aq shumė pėr tė. Po tė sundonte ligji, ėshtė pikėrisht ky psikopat qė do tė duhej tė merrej para drejtėsisė, tė pėrgjigjej pėr shpifjet e ngatrresat qė synon tė vendosė brėnda shqiptarėve, dhe duke ja marrė nėnshtetėsinė shqiptare (pasi si njė pėrēarės politik nuk duhet tė ketė vend nė Shqipėri), duhet dėrguar nė Serbi, pasi kjo llojė politike i konvenon vetėm asaj. Ishte vetė Myftaraj qė nė njė replikė me Simon Pepėn, nė “Rimėkėmbja Kombėtare”, kishte vendosė njė titull: “Simon Pepa ringjall propagandėn e Beogradit”, tė njėjtėn propagandė qė po pėrdorė vetė ai tani. Aso kohe, ai sillte nė kujtesė frazėn e famshme e kuptimplote tė Anton Harapit: "A tė gjithė tė shpėtuem, a tė gjithė mbaruem". Sot ai fton pėr mbarimin e 90%-shit kombėtarė.

    Nė artikullin e Myftarajt, veē gjuhės me tė cilėn shkruhet artikulli, nuk ka asgjė shqip. Bile, gazeta qė e botoj, po tė mos kishte vendin dhe adresen e publikimit, do mendoje se ėshtė botuar nė Pale, Beograd apo Athinė. Me kėtė mentalitet, Myftaraj tė kujton Millosh Obrenoviqin qė thoshte se: “Ēdo musliman ėshtė armik natyror i tė krishterit...”. Tė kujton Milosh Simoviqin qė po mbrohej “nga invazioni islamik i shqiptarėve…” duke masakruar fėmijėt e Kosovės. Tė kujton Gordan Milosavljeviqin qė kėrkonte “mbrojtjen e Evropės kundėr influencės islamike”. Tė kujton Njegoshin qė me zėrin e vojvodė Batriēit brohoriste: "Thyeni (rrėnoni) minaren dhe xhaminė", qė tė frymėzoj njė konflikt pėr tė pėrfunduar me masakrimin e muslimanėve. Tė kujton Titon e vitit 1953, qė kėrkonte zbrazjen e viseve shqiptare prej shqiptarėve muslimanė. Tė kujton Millosheviqin e vitit 1989, qė ishte gati “tė flijonte 300.000 luftėtarė serbė, pėr tė fshirė islamin nga Kosova, prapakthehu nė Mekė”. Tė kujton Peshkopin Atanasije Jevtiq qė u drejtohej muslimanėve: “...nuk mund t’ju falim nėse na detyroni t’ju vrasim”. Tė kujton peshkopin e Shabacit e tė Valevės – Lavretnije, sipas tė cilit duhej ndihmuar Serbinė nė masakrat kundėr shqiptarėve e boshnjakėve pėr shkak se kjo pjesė “do tė jetė njė pengesė e fuqishme pėr depėrtimin e Islamit nė veri...“. Mbi tė gjitha, Myftaraj tė kujton Millovanoviqin sipas tė cilit, meqė shqiptarėt “nė pjesėn mė tė madhe pėrbėhen nga muslimanė; si tė tillė, nuk janė nė gjendje tė formojnė shtet, sepse janė dėnuar tė kenė fatin e popujve muslimanė, fatin e Algjerisė, tė Tunizisė, Marokut e tė Tripolit. Zgjidhja e vetme do tė ishte, gjatė likuidimit tė Turqisė, aneksimi i pjesės veriore tė Shqipėrisė nga Serbia dhe i pjesės jugore nga Greqia...“. Tė kujton edhe Stojan Protiqin qė u kishte dhėnė muslimanėve tė Bosnjės 24 orė “pėr t’u kthyer nė fenė e tė parėve” dhe pėr ata qė do tė refuzonin kishte njė urdhėr: “tė masakrohen”. Nė kėtė kėndvėshtrim, del plotėsisht e arsyeshme tė thuhet se Kastriot Myftaraj ėshtė njė serb qė flet shqip, pasi qėllimet dhe dėshirat u janė plotėsisht identike.

    Kur Myftaraj shkruan se: “Ėshtė absurde qė edhe sot tė ketė shqiptarė, pėr fat tė mirė njė pakicė... tė cilėt ende besojnė tek njė fe si Islami, e cila nuk ėshtė tjetėr veēse njė pėrzierje ritesh idhujtare dhe fragmentesh tė kopjuara nga librat e shenjtė tė Judaizmit dhe Krishterimit…” tregon sa pak e njeh islamin, judaizmin e krishterimin, por edhe gjendjen brėnda Shqipėrisė e shqiptarėve. Deshti apo nuk deshti Myftaraj, pėr shumicėn shqiptare, Islami ėshtė program i pėrkryer i Zotit, pėr njerėzit me mend, qė rregullon raportet e njeriut me Krijuesin, me familjen dhe me shoqėrinė. Ndėrkohė, Kombi ėshtė njė bashkėsi njerėzish tė formėsuar historikisht nė bazė tė gjuhės, territorit dhe kulturės. Jeta e fesė dhe e kombit janė si lidhja e nėnės me fėmijėn, jetė e ardhmėri nė varėsi tė njėrės prej tjetrės. Kėto dy nocione as nuk pėrballen as nuk kundėrshtojnė njėri-tjetrin. Shqiptarėt nuk kanė bėrė kurrė ndarje tė kėtilla. Nga mimberet e xhamive, udhėheqėsit shpirtėrorė tė muslimanėve vazhdimisht bėnin thirrje se: “Vendi i shqiptarėve pėrbėhet prej tė gjithė shqiptarėve”, pa ndarje krahionore e fetare. Mulla Idris Gjilani, mu prej kėtij mimberi edukonte xhematin e vet: “Kemi tri fe por njė atdhe tė pėrbashkėt, njė gjak vllaznor, njė diell e njė Zot. Detyrė mbi detyrat kem mbrojtjen e Atdheut, tė kufirit tė Shqipėrisė kėtu pėrballė armikut shekullorė... Pa vatan tė lirė nuk ka as jetė, as familje, as fe, as liri as xhennet...” Provienca Islame shqiptare, qė Myftaraj kėrkon ta eleminojė, i ka dhėnė kombit figura tė kėtilla tė rėndėsishme tė historisė, si: Ismail Qemali, Azem Bejta, Isa Boletini, Bajram Curri, Adem Jashari e shumė tė tjerė,s pa tė cilėt nuk do tė kishte Shqipėri.

    Tutje Myfraraj shkruan: “...muslimani praktikant nuk e quan veten shqiptar musliman, por musliman shqiptar... shqiptarizmi i tij ėshtė fiktiv.... Pėr mua muslimani shqiptar ėshtė armiku, me tė nuk kam ē’ tė diskutoj, dhe me tė as mund tė diskutohet. Ai shfaq njė barbari tė thellė. Unė e urrej atė, se ai ėshtė bartės i njė feje qė shfaq hapur armiqėsinė ndaj kombit shqiptar. Islami ėshtė armik i kombit shqiptar... Ne shqiptarėve nuk na lidh veēse njė aksident historik me fenė e shpikur nga Muhameti... Islami nuk mund tė ketė tė njėjtin status si Krishterimi nė hapėsirėn shqiptare se ėshtė fe e sjellė nga pushtuesi...” Tutje ai thotė: “Islami shqiptarėve nuk u ka sjellė veēse tė kėqija, dhe tė kėqija mė tė mėdha do t’ u sjellė edhe nė tė ardhmen. Islami nuk i lidh shqiptarėt me Zotin, por me idhujtari antike tė shkretėtirave... Kurani, ka ardhur nė Shqipėri nė majė tė jataganit osman”... Ne nuk mund tė lejojmė qė fati i kombit shqiptar tė rrijė edhe mė tej i ndryrė si nė njė magji tė zezė tek Guri i zi nė Mekė... Islami i ka shpallur luftė kombit shqiptar, duke synuar qė ta mbajė tė ndarė nga Perėndimi. Nė kėtė luftė xhamitė janė fortesat e ushtrisė armike, minaret janė tytat e topave tė ushtrisė armike, islamikėt praktikantė janė ushtarėt armiq... Ose kombi shqiptar do tė ndahet nga Islami, duke u vetė-deislamizuar, ose Islami do ta mbysė kombin shqiptar”.

    Se pari, Islami si njė dhuratė prej Zotit na ka ardhė prej Lindjes, prej nga na ka ardhė edhe ortodoksizmi e katolicizmi, por nuk na e sollėn turqit (osmanėt), sepse ato e gjetėn aty. Ajo ishte prezente qė nė shekullin e X-tė, pėrmes tregtarėve nga Sicilia, kurse tempujt e kėsaj feje i kemi ende nė trojet albanofone qė nga shekulli XII-tė. Ėshtė e vėrtetė se islamizimi masiv i popullsisė shqiptare ėshtė bėrė gradualisht nėn Perandorinė Osmane (jo tė turqisė), por asnjė popull nėn kėtė Perandori qė ishte si njė “BE” e kohės sonė, nuk ėshtė asimiluar. Pėr shqiptarėt, Islamizimi ishte veprimi mė racional nė historinė e tyre tė vujatjeve tė gjata nėn sllavėt, pėr tė ruajtur kombėsinė shqiptare. Falė kėsaj, pėr 500 vite nė sundimin Osman, qenien e tyre kombėtare e ruajtėn edhe shqiptarėt e fesė sė krishterė. Me ramjen e kėsaj perandorie 2.000.000 shqiptarė ortodoksė mbetėn nė kuadrin e shtetit grek tė cilėt u detyruan tė hiqnin dorė nga gjuha e kombėsia e tyre, ose tė arratisen deri nė Australinė e largėt, pėr tė mos pėrmendur pjesėt nėn Serbinė, Maqedoninė e Malin e Zi. Sa domethėnėse tingėllojnė nė kontest fjalėt e tė ndjerit Miftar Spahia: “Feja islame u ba protestanizmi i shqiptarnisė, nuk qe mohuesja e zotit Krisht, qe mohuesja e popit serb, ashtu si protestanizmi i Luterit nuk qe mohuesja e zotit Krisht, por e zotit papė... Kėrkush mos t’u thotė shqiptarėve pse e harrove Krishtin. Nuk e kam harrue, jo… u islamizova se s’dashta me u serbizue, s’dashta me u ba serb, dashta me metė shqiptar e qe ku jam shqiptar nė tokėn teme dardane. Kėrkush mos tė mė qortojė, kėrkush mos tė mė shajė, kėrkush tė mos mė shite men. U islamizova pėr mos me u serbizue, u islamizova nė fe tė turkit, por nuk u turkizova, nuk u bana turk, nėpėmjet t’islamizimit rujta gjuhėn at gjanė ma tė veten qi ka njeri”.
    Myftaraj mohon kontributin e shteteve arabe pėr shqiptarėt, pėrkatėsisht pėr luftėn e fundit tė Kosovės. Ai nuk di apo nuk don tė dijė se nė kėtė luftė, mbas ndimave qė dhanė SHBA-tė me diasporėn shqiptare atje, vendin e dytė nė kėtė fushė e nxėnė vendet arabe. Vetėm nga prilli deri nė qershor tė vitit 1999, nė aeroportin e Tiranės janė ulur 57 avion arabė me ndihma tė ndryshme, pothuaj nga tė gjitha vendet arabe, kurse vlera e pėrgjithshme e dhėnė nga kėto vende i kalon 52 milionė dollarė. Vetėm nga Komuniteti musliman (shqiptar dhe joshqiptar) i njė lagjeje tė New York’ut, nė adresė tė lirisė sė Kosovės (1998-1999) janė dėrguar rreth $ 4 milion dhe 27 rimorkio me veshmbathje e medikamente. Njohja e Pavarsisė sė Kosovės nga shtetet arabe ka tė bėjė me faktorin politik dhe diplomatik tė shtetit amė - Shqipėrisė, e cila pėr 19 vjetė si nga tė majtėt, ashtu edhe nga tė djathtėt nuk ka pasur njė strategji tė plotė pėr rritjen e bashkėpunimit tradicional ekonomik e kulturor me botėn arabe tė pėrbėrė nga 22 shtete, secili shtet ka veēoritė e tij politike dhe ekonomike, me zotrimin e 36% tė bankave botėrore, me njė popullsi rreth 300 milionė njerėz dhe me njė prodhim vjetor industrial prej $400 miliardė dollarėsh. Pas shėmbjes sė komunizmit shoqatat arabe nė Shqipėri u jepnin pencione tė rregullta fėmijėve jetimė, ngritėn bibloteka, ua mundėsuan shqiptarėve shkollimin jasht shtetit, i ndihmuan me ushqime, veshmbathje e ilaēe. Nga kėto vende, vetėm nė Tiranė u ngriten dy hotele moderne. Aty filloj punėn Banka Arabo-Shqiptare. U punua pėr ndėrtimin e kompleksit spitalor nė Sauk, Fabrikė pėr ushquimin e fėmijėve nė Vlorė, uji tė pijshėm nė fshatra, shtypshkronjė moderne nė Tiranė, pėr tė cekur vetėm disa prej tyre. Shqiptarėve asnjėherė nė historinė e tyre nuk u ka ardhė ndonjė presion nga vendet ku dominues ėshtė besimi Islam. Sikur Shqipėria tė kishte qeveri kombėtare qė i ēmon gjėrat nė interes tė vendit e tė kombit, do tė kishte pėrfituar shumė deri tani nga ky faktor qė ėshtė faktori mė pozitiv ndėrkombėtarė pėr Shqipėrinė.

    Myftaraj shkruan: “Ne shqiptarėt jemi njė komb europian, jetojmė nė Europė, tė ardhmen e shohim tė lidhur me Perėndimin, ndėrsa Islami na tėrheq kah shkretėtirat, si njė magjistar i keq. Islami prish koherencėn nacionale shqiptare”.

    Shtetet evropjane, tek tė cilėt na fton Myftaraj qė tė drejtohemi, nuk kanė bėrė kurrė absdurditete tė kėtilla. Nė Gjermani edhe katoliku, edhe protestanti, edhe muslimani edhe ateisti – gjermanė mbeten. Nėse shqiptarėve u duhet tė marrin modele nga Prendimi, pse tė mos merret shembulli i ish ministrit tė jashėtm Britanik Robin Cook, sipas tė cilit “Evropa i ka shumė borxh islamit”. Edhe mė shumė borxhe u kanė shqiptarėt. Lidhja e identitetit shqiptar me ndonjė fe tė caktuar, siē bėn Myftaraj, na sjell nė kujtesė thėnien e shquar tė Faik Konicės: “Po tė mos ishte islami, shqiptarėt do tė ishin mė shumė nė numėr, por jo shqiptarė” Ata pra, mė shumė nga tė tjerėt i kanė borxh islamit. Studjuesi Edwen E. Jacques nė kontekst shkruan se Shqipėria nė kohėn Osmane u bė mė e pasur e mė e begatė se kurdo, se shqiptarėt suleshin bashkė me osmanėt nėpėr gjithė anėt e botės edhe ktheheshin tė ngarkuar me ar e argjend, me armė tė vlefshme e kuaj tė bukur t’Arabisė, Egjiptit.
    Nuk mjafton tė jesh sharlatan pėr t’u bėrė i famshėm. Myftaraj e di mė mirė se ēfarė mekanizmash ka adoptuar nė kėtė “mission impossible”. Dhe sikur ai tė ishte njė ishull i veēuar i lajthitjes do tė ishte gjysma e sė keqes. Kėto sillen si fanatikė dritėshkurtėr duke shpallur ambicjet e tyre pėr tė kthyer mbrapa rezultatet e njė procesi tė gjatė histroik tė formimit tė kombit shqiptar, si komb 90% tė pėrkatėsisė islame. Tezat e kėtilla as nuk fillojne as mbyllen me Myftarajn. Janė plot musliman e katolikė, laikė tė konvertuar shpirtėrisht e psikologjikisht, qė na flasin me gjuhėn e dom Loro Cakės, por me mashtrime tė sofistikuara, duke na thėnė se vetėm kėshtu, si shtet i krishterė, i drejtuar nga tė krishterėt dhe i populluar me tė krishterė, Shqipėria mund tė shkojė nė parajsėn tokėsore ndėrkombėtare tė quajtur "Europė e bashkuar".

    Sorrogatėt e gazetarisė shqiptare, ndjehen tė palodhur nė akuzat boshe tė njė hoxhe tė dyshimtė pėr ‘terrorizėm’ e “xhihadė kundėr tė krishterėve”, dhe tė njė sorragati qė thėrret haptas pėr njė kryqzatė a njė kasaphane kundėr shqiptarėve muslimanė, qė don tė thotė kundėr 90% tė trungut kombėtarė. Pėr tė gjitha shkrimet qė janė fyese e denigruese pėr islamin e pėr muslimanėt, gazetat shqiptare gjejnė hapsirė e dėshrie pėr ti botuar, por asnjėherė nuk lėnė hapsirė pėr polemika dhe pėr ata qė mendojnė ndryshe. Kjo ngjet nė mesin e shqiptarėve ku imoraliteti hajdutlleku dhe maskaralleku janė ‘krenari’ qė kanė uzurpuar ēdo qendėr.

    Tipave tė tillė u zgjatet gjuha, kur pjesa mė e madhe e kombit bie nė gjumė tė thellė dhe kur nuk i kordinojnė punėt ashtu siē duhet. Gjithsesi duhet treguar kujdes qė tė mos bihet pre e provokimeve tė tipeve tė tillė, pas tė cilėve, nė mos dikush tjeter, fshihet vetė djalli. Por, pėrballė shpifjeve, dizinformacioneve, mllefeve, urrejtjeve, zilive e kėcėnimeve tė tipit Myftaraj, nuk ėshtė ēudi qė shqiptarėt ta humbin njė ditė besimin nė ‘tolerancė’ e ‘demokraci’, sepse para tipave tė kėsaj race tė ulėt njerzore, nuk mjafton sa ‘tolerant’ e sa ‘demokrat’ je, je armik kur i takon besimit islam, qofsh me mjekėrr apo pa tė, me pantoll tė shkurta apo tė gjata, reformator, zyrtarė, e deri tek ato musliman qė nuk ja kanė haberin se janė tė tille. Tipat ‘Myftaraj’ nuk ke si tė mos e fusish me qentė e Dostojevskit, veē se unė do tė pėrfundoja me fjalėn e urtė tė popullit: “Qentė le tė lehin, karavani ecėn pėrpara”.
    New York, 31 Maj 2010


    --------------------------------------------------------------------------------
    A thue, vertet, ne New York je edhe tash, qe gjendesh ne pension, o i biri i Gurit te Bardhe?!

  6. #96
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-06-2010
    Postime
    84
    ky kastriot myftaraj qenka i krisur ateher 90%shqipaterve po dufka mi leshu trojet dhe tia leshojm serbeve dhe grekve epo tash u kuptu qy qenka serbo-greko-sllavoviq po iu shkojka pershtati fjaleve kryqali ortodoks atyre qe na masakruan keshtu qe fjalet e tij le te shkojn na kanaqe aty e kan vendin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga evev : 05-06-2010 mė 05:42

  7. #97
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar mė parė nga evev Lexo Postimin
    ky kastriot myftaraj qenka i krisur ateher 90%shqipaterve po dufka mi leshu trojet dhe tia leshojm serbeve dhe grekve epo tash u kuptu qy qenka serbo-greko-sllavoviq po iu shkojka pershtati fjaleve kryqali ortodoks atyre qe na masakruan keshtu qe fjalet e tij le te shkojn na kanaqe aty e kan vendin.
    Une te siguroj qe as serbet nuk kane pasur mendje kaq te degjeneruar dhe ide kaq perverse sa Kastriot Mutfare dhe te gjithe bashkemendimtaret e tij, perfshire edhe ata qe e aprovojne ne heshtjel, qe vetes i thone shqiptare e ne fakt jane jashteqitja e shqiptareve, kopila te orgjive mesjetare.

    Por, nje gje harrojne te gjitha ata bashke: jane MINORITET ne cdo kuptim dhe ende nuk jane ballafaquar me mllefin e shumices. Le t'i lusin tre zoterat e vet qe ajo dite e pergjegjies te mos vije sepse s'do te gjejne vrime ku te futen.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  8. #98
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anėtarėsuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Po me duket se keta radikalet ““Fetar““ kan frik nga dita e gjykimit. Mos keni frik se po t“ish njeri prej religjioneve me te vertet nga Zoti, ateher do te ishte shum bindes dhe nuk do te friksojke askend por edhe nuk do te kish masakruar as nje Njeri.
    Nese religjioni apo feja e jep te urrej nje Njeri apo nje Popull ateher a nuk eshte kjo diqka qe te lere te dyshoj mos vall eshte feja njera prej gjenialiteteve te mbreterive te meparshme te coptoj popujt!?( ne e dim se nese populli eshte i bashkuar, aj popull eshte ne gjendje te rrezoj edhe mbretin me te fuqishem. Prifterinjt apo hoxhallart Mbretit duke destabilizuar popullin do te ken me shum fuqi mbi popull).

    Edhe sot njerez te civilizuar nuk di se si mundeni me ju dhen besim secilit information qe gjeni ne Internet
    (nje Web faqe ka mundesi secili njeri te hap dhe me 3,45 euro ne Muaj te mirmbaj nga profesionalistet por edhe te fusesh informatione te ndryshme.


    pra ju lus te filtroni informationet dhe mos u zhdukeni ne erresir


    Me vjen keq shum keq

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    KALLĖZUESI: Kastriot Myftaraj, i datėlindjes 1966, lindur nė Korēė, banues nė qytetin e Tiranės


    TĖ KALLĖZUAR:
    -Selim Muēa, kryetar i Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė
    -Fisnik Kruja, kryetar i Forumit Musliman tė Shqipėrisė, Rruga “Sami Frashėri”, Pallati 20i3, Ap 1, Tiranė



    OBJEKTI:
    Kallėzimi penal konsiston nė kėto vepra penale:
    “Provokimi i luftės”, “Thirrjet publike pėr veprime tė dhunshme”, “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndėrmjet kombėsive, racave dhe feve”, “Thirrja pėr urrejtje nacionale”.
    Gjithashtu i kėrkoj Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, qė tė bėhet Marrja e masės sė sigurimit personal “Arrest me burg” dhe “Ndalim i pėrkohshėm i ushtrimit tė veprimtarive tė caktuara profesionale ose afariste” ndaj shtetasve Selim Muēa dhe Fisnik Kruja.

    BAZA LIGJORE:

    Nenet 25, 50, 211, 223, 265, 266 tė Kodit Penal tė Republikės sė Shqipėrisė
    Nenet 280, 283 tė Kodit tė Procedurės Penale tė Republikės sė Shqipėrisė

    Drejtuar:
    Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė


    PĖR DIJENI:
    Prokurores sė Pėrgjithshme, znj. Ina Rama
    Presidentit tė Republikės z. Bamir Topi
    Kryeministrit, z. Sali Berisha
    Kryetares sė Kuvendit, znj. Jozefina Topalli
    Drejtorit tė SHISH, z. Bahri Shaqiri
    Ambasadorit tė SHBA-ve, z. John Withers II
    Shefit tė Delegacionit tė Bashkimit Europian nė Shqipėri, z. Helmut Lohan
    Shefit tė Prezencės sė OSCE nė Shqipėri, z. Robert Bosch
    Ambasadorit tė Republikės sė Kosovės nė Shqipėri, z. Gazmend Pulaj
    Ambasadorit tė Italisė nė Shqipėri, z. Saba D’ Elia
    Ambasadorit tė Izraelit, akredituar nė Shqipėri, z. Robert Cohen


    ĒĖSHTJA PĖR TĖ CILĖN BĖHET KALLZIMI
    Shtetasi Selim Muēa ėshtė nė krye tė njė organizate qė mban emrin “Komuniteti Musliman i Shqipėrisė”, ndryshe “Bashkėsia Islame e Shqipėrisė”. Organizata vepron nė Republikėn e Shqipėrisė e regjistruar nė pajtim me ligjet pėrkatėse nė fuqi, dhe madje ka dhe njė marrėveshje tė posaēme me shtetin shqiptar.

    Por Komuniteti Musliman, i drejtuar nga i kallėzuari Selim Muēa, nė praktikė e ushtron fenė islame sipas modelit fundamentalist islamik, wehabist. Nga tė gjitha minaret e xhamive tė Shqipėrisė, tė cilat janė pronė e Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė dhe qė administrohen prej tij, periodikisht gjatė ditės, megafonė tė fuqishėm, disa nė ēdo minaret, shpėrndajnė fjalė nė gjuhėn arabe.



    Kjo gjė sjell si pasojė qė Shqipėrisė t’ i jepet imazhi i njė vendi arab, me tė gjitha implikimet e rrezikshme qė vijnė nga kjo. Asnjė dispozitė e legjislacionit shqiptar qė njeh liritė dhe tė drejtat e bashkėsive fetare, asnjė dispozitė e marrėveshjes mes shtetit shqiptar dhe Komunitetit Musliman, nuk i njeh atij tė drejtėn qė ta bėjė kėtė gjė. Komuniteti Musliman i Shqipėrisė, praktikisht e ka identifikuar fenė islame nė Shqipėri me fundamentalizmin islamik, me Wehabizmin.

    Nėse Komuniteti Musliman do tė ishte vėrtet pėr nje Islam tė moderuar, atėherė sė paku nga megafonėt e minareve do tė dėgjoheshin fjalė shqip, dhe jo arabisht. Por nga megafonėt e minareve vazhdon tė dėgjohet arabishtja, madje shumė fuqishėm.
    Duke konsideruar faktin se Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, i cili gjendet nė njė rajon delikat, me stabilitet tė brishtė, ėshtė e qartė se ky profil i lartė arab qė i jepet vendit pėrbėn kėrcėnim pėr sigurinė e tij. Prandaj unė kėrkoj qė ndaj shtetasit Selim Muēa tė fillojė ēėshtja penale pėr kėto vepra penale.


    1) “Provokimi i luftės”, e parashikuar nga neni 211 i Kodit Penal tė Republikės sė Shqipėrisė. Ky nen thotė se:
    “Kryerja e veprimeve qė synojnė tė provokojnė luftė apo tė venė Republikėn e Shqipėrisė pėrpara rrezikut tė ndėrhyrjes nga fuqi tė huaja, dėnohet me burgim jo mė pak se 15 vjet”.

    Veprimet e mėsipėrme tė shtetasit Selim Muēa, e venė Republikėn e Shqipėrisė para rrezikut tė ndėrhyrjes sė fuqive tė huaja, pėr shkak se dihet qė shtetet e qytetėruara ndėrhyjnė nė vende me profil fundamentalist islamik, tė cilat shndėrrohen nė baza pėr terrorizmin. Shtetasi Selim Muēa nuk mund tė mos jetė i vetėdijshėm pėr kėtė gjė, prandaj mund tė thuhet se ai i bėn kėto veprime me vetėdije dhe me dashje pėr t’ u krijuar situata kriminale e parashikuar nga Neni 211 i Kodit Penal. Nė kėtė pikė tėrheq vėmendjen e Prokurorisė edhe pėr njė praktikė tė saj, nė rastin e ēėshtjes sė tragjedisė sė Gėrdecit, ku ndaj zyrtarėve tė Ministrisė sė Mbrojtjes u ngrit akuza pėr vrasje me dashje. Sipas tė njėjtės logjikė penale, unė kėrkoj qė tė shikohen veprimet e shtetasit Selim Muēa, nga pikėpamja e nenit 211 tė Kodit Penal.


    Duke konsideruar faktin se ezani i thirrur nė arabisht me megafonė nga minaret e xhamive, ėshtė njė instrument i fundamentalistėve islamikė, i wehabistėve, pėr tė bėrė agjitacion e mobilizuar njerėzit pėr kauzėn fundamentaliste, unė i kėrkoj Prokurisė qė t’ shohė thirrjet nė arabisht tė ezanit nga megafonėt e xhamive, si “thirrje publike pėr veprime tė dhunshme”, e parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal, i cili thotė: “Thirrjet e bėra publikisht pėr tė kryer vepra tė dhunshme
    kundėr rendit kushtetues, dėnohen me gjobė ose me burgim gjer nė tre vjet”

    Gjithashtu, me kėto veprime i kallėzuari Selim Muēa, ka konsumuar edhe njė tjetėr vepėr penale qė ėshtė “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndėrmjet kombėsive, racave dhe feve”, e parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal, e cila thotė:
    “Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve raciale, nacionale ose fetare, si dhe pėrgatitja, pėrhapja ose ruajtja me qėllim pėrhapjeje e shkrimeve me pėrmbajtje tė tillė, dėnohen me gjobė ose me burgim gjer nė dhjetė vjet”.

    Me veprimet e mėsipėrme, shtetasi Selim Muēa, nxit urrejtje dhe grindje nė shoqėrinė shqiptare, ku profilizimi i imponuar arab i vendit, ėshtė i papranueshėm nga shumica absolute e popullsisė me pėrjashtim tė muslimanėve praktikantė, qė pėrbėjnė njė minorancė nė vend. Ezani i thirrur nė arabisht nga megafonėt e xhamive disa herė nė ditė, duke qenė njė mesazh fundamentalist ėshtė praktikisht njė mėnyrė e nxitjes sė urrejtjes fetare.

    Pėr tė njėjtat arsye shtetasi Selim Muēa ka konsumuar edhe veprėn penale tė parashikuar nga neni 266 i Kodit Penal dhe qė ėshtė “Thirrja pėr urrejtje nacionale”, e formuluar kėshtu nga ligjvėnėsi: “Vėnia nė rrezik e paqes publike duke bėrė thirrje pėr urrejtje kundėr pjesėve tė popullsisė, duke i fyer ose shpifur pėr to, duke kėrkuar pėrdorimin e dhunės, ose tė veprimeve arbitrare kundėr tyre, dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė pesė vjet”.

    Ezani i thirrur nė arabisht nga megafonėt e xhamive disa herė nė ditė, duke qenė njė mesazh fundamentalist ėshtė praktikisht njė thirrje pėr urrejtje ndaj gjithė pjesės tjetėr tė popullsisė, e cila nuk ėshtė muslimane praktikante.
    Nė konsiderim tė gjithēka sa thashė mė lart, i kėrkoj Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė, qė tė marrė tė pandehur shtetasin Selim Muēa, pėr veprat penale tė mėsipėrme. Gjithashtu, kėrkoj qė si masė sigurie tė bėhet ndalimi i veprimtarisė sė Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė, ose sė paku ndalimi i thirrjes sė ezanit arabisht nga megafonėt e minareve tė xhamive.

    Tė njėjtat vepra penale, nė bashkėpunim me tė kallėzuarin Selim Muēa, i ka kryer edhe shtetasi Fisnik Kruja, kryetar i Forumit Musliman tė Shqipėrisė, dhe anėtar i forumeve tė larta vendimmarrėse tė Komunitetit Musliman. Prandaj i kėrkoj Prokurisė qė pėr tė njėjtat vepra penale tė marrė si tė pandehur edhe shtetasin Fisnik Kruja.

    Unė do tė doja tė besoja se shqyrtimi i kallėzimit tim nuk do tė influencohet nga ekzistenca evidente nė strukturat e Prokurorisė, deri nė poste tė larta, e njerėzve qė nuk mund t’ i quaj ndryshe vecse wehabistė, kur shoh se pėr ta si muslimanė praktikantė, ka njė apel shpirtėror mesazhi fundamentalist arabisht qė vjen nga megafonėt e minareve tė xhamive.

    Me respekt
    Kastriot Myftaraj

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Kurse per mua kastriot myftaraj eshte hero i ditve tona

Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •