Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184

    A jemi ne vete?

    Sot ne "Facebook" dikush kishte postuar kete mesazh qe po e shkruaj me poshte
    U nda nga jeta edhe nje nga te medhenjte, Profesor Peter Prifti. Kur presidendi Klinton kerkoi te lexonte dicka serioze mbi Shqiptaret ne veren e vitit '98, mbi tavoline ju vendosen dy libra; "Shqiptaret" i profesor Stavro Skendos dhe doreshkrimi i Profesor Priftit "Ballafaqime ne Kosove". Shqiperia dhe Kosova do te duhej te mbanin zi, por kryeministrat tane jane te zene me prerje shiritash...!
    Nuk ke se cfare ti thuash. Vdekja e Profesorit ishte tejet e madhe dhe humbja e tij i ben traret e kombit te renkojne pak.Por me teper se humbja e ketij njeriu eshte harimi qe i beri shoqeria shqiptare dhe vecanerisht politika shqiptare si ne Prishtine ashtu edhe ne Tirane.A thua i falet klases politike kjo?
    Sigurisht qe i falet. Dje gazetat i kishin mbushur faqet e para te tyre me nje tjeter ngjarje te rende per kombin tone.Nje shtetas shqiptar qe ishte kthyer nga emigrimi ( per te mbledhur pak kockat) kishte qelluar me shpulle deputetin Erion Brace sepse u ngratruan per parkingun me para qe ka shpallur Rama.Po dje nga bregdeti yne, kryeministri i vendit me nje pale gershere ne dore inaguroi nje ruge qe nuk duhet se kur ka nisur dhe se kure do perfundoi.Nga Presidenca doli lajmi i bujshem se zoti Topi ishte teper i shqetesuar nga problemet e brendeshme te Tiranes.Qe te mos ngatroheni edhe ju, behet fjale per Sport Klub Tiranen dhe jo per kryeqytetin .
    SWic e shikoni, politika eshte e zene me pune dhe me halle.Nuk ja ka ngene se kush lind dhe kush vdes.
    Vdiq Profesor Prifti dhe askush nuk u kujtua. As nje telegram ngushellimi nuk u botua neper gazeta nga qeveritaret tane, qe per interesin e tyre paguajne te dalin pak ne faqen e pare te ndonje gazete.Gjithashtu paguajne edhe shuma te majme neper televizionet kombetare, mjafton qe te nxjerin pak qafen e tyre te dhjamosur nga kusuret e popullit.
    Per Profesorin nuk u kujtua kush.
    Pervec kesaj nuk u kujtua as edhe nje OJQ.Nga ato qe i kemi pare shpesh te mbajne konferenca per shtyp tek Sheratoni apo Hotel Tirana.Mesa duket nga vdekja e Profesorit keto shoqata nuk perfitojne asgje.
    Nuk po flas per klasen politke te Prishtines sepse ajo me klasen politike te Tiranes jane bere tamam si vellezerit siameze.Thaci shkoi te falte Iftarin dhe nuk ja kishte ngene te nderonte njefare Peter Prifti ne muajin e Madhnueshem te Ramazanit.
    Fundja ckishte bere ai per Kosoven.Asgje,thjesht nje doreshkrim qe e lexoi Presidenti Bill Klinton .Pune e madhe.Sa te kete Umnikun Thaci, nuk do tja dije per nje Peter dhe aq me keq Prifti.
    E them me sinqeritetin me te plote kete pyetje, a jemi ne vete ne Shqiptaret?
    Qofte edhe ne ketu ne nje forum virtual.E shijkoj sesi kacafytemi per nje cope kurvar si Ylli Pango, per nje dylber si Edi Rama, per njw vend parkingu ne Tirane, po si nuk tha njeri nje fjale te mire per Profesor Peter Priftin?
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin

    A mund ta shtjellosh pak temėn, jam shumė i interesuar tė dijė mė shumė. Pėr shtypin as mos u lodh. Shtypi nė pėrgjithėsi pėrfaqėson interesa anti-kombėtare tek ne.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Hyllien provo kete adres ;

    About the Author
    Peter R. Prifti is a member emeritus of the department of linguistics at the University of California, San Diego.
    Profile: Peter R. Prifti
    Peter R. Prifti was a participant or observer in the following events:
    October-December 1968: Major Demonstrations for Albanian Self-Determination Held in Yugoslavia Ethnic Albanians demonstrate for self-determination in over nine cities in the Autonomous Socialist Province of Kosovo and the Republic of Macedonia. Violence erupts at the demonstrations and Yugoslav authorities say that at least one person dies, 40 are injured, others are arrested, and property is destroyed. Author Peter Prifti, of the University of California at San Diego, will find other reports that five people are killed and hundreds arrested. The demonstrators’ demands include the creation of an Albanian language university in Pristina, making Albanian an official language of government in Kosovo, self-determination for Kosovo and the Albanian areas of Macedonia and Montenegro, and the status of a republic within Yugoslavia, with its own constitution. Some reportedly call for the unification of Yugoslav Albanian areas with Albania. Most of the 5,000-7,500 demonstrators are students, intellectuals, and professionals, according to Prifti. Following the demonstrations, and in the context of improved Yugoslav relations with Albania, there will be improvements. The Yugoslav Federal Constitution will be amended in 1968 and 1971 to allow more local control in autonomous provinces and the University of Pristina will be founded in November 1969. [Prifti, 1978, pp. 222]
    Entity Tags: Yugoslavia, Peter R. Prifti
    Timeline Tags: Kosovar Albanian Struggle

    http://cup.columbia.edu/book/978-0-8...vo/reviews#top

    Me hidherim dhe dhimbje te madhe mesova lajmin e ndarjes nga kjo jete te prof.Peter R Priftit
    E Enjte, 19-08-2010, 06:36pm (GMT+1)

    Me hidherim dhe dhimbje te madhe mesova lajmin e ndarjes nga kjo jete te prof.Peter R Priftit. Prof.Peter R Prifti do te ngelet ne kujtesen e shume miqve te tij dhe gjithe Diaspores shqiptare si nje figure shembullore, qe me mencurine dhe fjalen e urte qe la, do t’i sherbej dhe me shume Kombit shqiptar…
    I shprehim ngushellimet tona vellait te tij, shkrimtarit te mirenjohur z.Naum Priftit dhe gjithe familjes dhe te afermve te prof.Priftit qe i qendruan prane gjer ne momentet e fundit te jetes.
    Iu prefte ne Paqe shpirti i tij!

    Me dhimbje,

    Familja Zylo

    Po risjellim per publikun nje Interviste me Prof.Peter R Priftin, botuar ne gazeten “Illyria”

    Prof. Peter Prifti, nje nder bashkepunetoret e ngushte te Nolit

    Bisedoi Keze Kozeta Zylo

    Prof. Peter Prifti ėshtė njė nga figurat mė tė njohura tė Diasporės shqiptare nė Amerikė, ėshtė shkrimtari, studjuesi dhe bashkėpunėtori i imzot Fan Nolit, qe i kanė dhėnė aq shumė Kombit shqiptar.

    Puna e tij studimore dhe akademike ka filluar me botimin e studimit: "Kosova nė Tronditje", qysh nė vitin 1969, qė bėri pėrshtypje ndėr intelektualėt e Amerikės. Nė bashkėpunimin me Nolin ai shkruan: …Gjatė intervistės Noli tha se ai e konsideronte anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve (mė 1920) si fitoren mė tė madhe nė veprimtarinė e tij kombėtare, ndėrsa trishtimi i tij mė i madh ishte largimi nga Shqipėria (mė 1924), sepse – sikundėr u shpreh ai – “ajo i dha fund punės sime nė Atdhe”.

    Kur keni ardhur nė Amerikė dhe si e pėrjetuat ndarjen me Atdheun?

    Unė erdha nė Amerikė mė 1940 pėr tė banuar me atin tim dhe vėllanė e madh nė Philadelphia, Pennsylvania. Unė isha atėhere 15 vjeē, njė moshė delikate, dhe ndarja nga familja dhe tė afėrmit, si gjithmonė nė raste tė tillė, ishte e dhimbshme.

    Cili ka qėnė bashkėpunimi juaj me Imzot Fan Nolin dhe Vatrėn?

    Me Imzot Fan Nolin unė u njoha pasi ika nga Philadelphia dhe u vendosa nė Boston, pėr tė punuar nė zyrėn e Vatrės si sekretar i federatės dhe si bashkė-redaktor i gazetės “Dielli” me Qerim Panaritin (G. M. Panarity). Ishte viti 1958. Noli nė atė kohė ishte Kryetar Nderi i Vatrės, dhe ishte nė komunikim tė pėrhershėm me zyrėn e Vatrės.

    Pata fatin tė ndodhesha nė praninė e Nolit shumė herė, qoftė nė lidhje me punėt e Vatrės, qoftė nė Kryekishėn Shėn Gjergji ku ai meshonte nga koha nė kohė, po ashtu dhe nė mbledhjet qė bėnin shqiptarėt e Bostonit me rrethet, pėr tė festuar ditė tė shėnuara tė Kombit shqiptar, si Ditėn e Flamurit, etj. Takimet me Nolin u dendėsuan sidomos nė vitin 1959, kur Vatra pėrgatitej pėr tė festuar 50-vjetorin e "Diellit" dhe Noli ftohej nė mbledhjet qė bėmė atė vit pėr t'u kėshilluar me tė, si dhe pėr tė stimuluar bashkatdhetarėt qė tė merrnin pjesė nė ngjarjet e pėrvjetorit qė kishim planifikuar.

    Mbaj mend sidomos dy takime qė pata me Imzot Nolin: Herėn e parė, kur vajta nė shtėpinė e tij, nė vjeshtėn e vitit 1958, pėr tė marrė njė intervistė me tė (apo “audiencė”, siē e quajta unė). Ishte shumė interesante, jo vetėm pėr shkak tė intervistės, por edhe sepse pata rastin tė njihesha personalisht me banesėn e Nolit, me mobiljet e shtėpisė, me bibliotekėn e tij, me mjedisin. Gjatė intervistės Noli tha se ai e konsideronte anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve (mė 1920) si fitoren mė tė madhe nė veprimtarinė e tij kombėtare, ndėrsa trishtimi i tij mė i madh ishte largimi nga Shqipėria (mė 1924), sepse "sikundėr u shpreh ai – “ajo i dha fund punės sime nė atdhe". Kėto fjalė tė Nolit mė bėnė pėrshtypje mė shumė se ēdo gjė tjetėr nga intervista. Herėn e dytė e takova nė shtėpi i shoqėruar nga njė shoku im, Peter Vangel. Ishte viti 1960 dhe unė, si sekretar i Vatrės, isha duke organizuar Seminarin e Parė tė Studimeve Shqiptare nė historinė e Federatės. Peter dhe unė shkuam te Noli pėr ta ftuar qė tė merrte pjesė nė seminarin si folės mbi ndonjė temė shkencore, sipas dėshirės sė tij. Noli erdhi nė seminarin dhe e bėri pėr vete gjendjen me fjalimin qė mbajti pėr Skėnderbeun.

    A keni pasur lidhje tė tjera me intelektualė shqiptarė?

    Po. Unė e kam pėr nder tė them se kam patur lidhje me intelektualė si Arshi Pipa, Sami Repishti, Nicholas Pano, Stavro Skendi, Elez Biberaj, Gjon Sinishta, si dhe me Prof. Safete Juka. Mė vonė, hyra nė marrėdhėnie shkencore ose letrare me bashkatdhetarė tė tjerė qė emigruan nė Amerikė, sidomos me shkrimtarin e njohur Naum Prifti. Ai mė ka dhėnė njė ndihmė tė veēantė nė lidhje me pėrgatitjen e dorėshkrimeve tė librave qė kam botuar gjatė 10 – 12 viteve tė fundit. Me tė gjithė kėta kam patur korrespondencė dhe kam bashkėpunuar nė fusha tė ndryshme, nga tė cilat kryesore ishin ēėshtja e Kosovės, demokratizimi i qeverisė shqiptare, dhe studime pėr historinė dhe letėrsinė shqiptare.

    Po me Prof. Safete Juka jeni takuar?

    Me Prof. S. Juka u takova nė Konferencėn Ndėrkombtare pėr Kosovėn ("International Conference on Kosova"), qė u mbajt nė City University of New York, mė 6 nėntor 1982. Ajo bėri studime origjinale pėr tė sqaruar problemin e Kosovės para opinionit publik ndėrkombėtar. Mė vonė unė botova njė recensim tė librit tė saj, The Albanians in Yugoslavia in Light of Historical Documents.

    Mund tė them se kam pėrfituar shumė nga intelektualėt e diasporės shqiptare nė Amerikė. Marrėdhėniet e ngushta me ta kanė qėnė ndihmė e frymėzim pėr mua.

    Cfare kujtoni nga Penn State University?

    Prof. Prifti: Kujtimet e mia pėr Penn State University janė mjaft tė lashta , pas gati 60 vjetėve, qėkur u diplomova nė degėn "Arts & Letters" mė 1949. Njė nga kujtimet mė tė bukura ėshtė ai i peisazhit rreth e pėrqark "kampusit", qė ėshtė shumė tėrheqės me panorama madhėshtore tė natyrės, dhe me njė mjedis ekologjik tė pastėr. Mė kujtohet gjithashtu se universiteti ishte shumė i fortė nga ana sportive, sidomos me ekipin e futbollit. Por mbi tė gjitha, unė ruaj kujtime tė veēanta pėr profesorėt e mi, jo vetėm si pedagogė, por edhe si njerėz, si individė me tiparet e ndryshme tė karakterit qė kishin.

    Ka tė ngjarė qė unė tė kem qėnė i pari shqiptar qė u regjistrova dhe u diplomova nga Penn State. Sidoqoftė, pėr ata qė nuk e dinė, dėshiroj tė vė nė dukje se sot gjendet atje njė zonjushe shqiptare e quajtur Valbona, bija e Qemal Zylos me banesė nė New York. Valbona jep mėsime si profesore, dhe njėkohėsisht ndjek studimet pėr doktoraturėn. Domethėnė, ajo ka shkuar nja dy-tre hapa mė larg se unė, kur isha student nė Penn State.

    Ju jeni autor i shume librave, cilin keni me shume per zemer?

    Nė tė vėrtetė, unė kam pėr zemėr tre nga librat qė kam botuar, por pėr arsye tė ndryshme: Socialist Albania Since 1944 (1978), sepse ky ėshtė libri im i parė; Confrontation in Kosova: The Albanian-Serb Struggle, 1969-1999 (1999), sepse ky ka tė bėjė me njė ēėshtje jetike pėr kombin shqiptar; pra, me pėrpjekjet e shqiptarėve tė Kosovės pėr tė fituar lirinė dhe pavarėsinė e tyre nga Serbia; dhe libri i tretė, Mozaik shqiptar (2003), nga qė ky ėshtė i vetmi libėr qė kam botuar nė gjuhėn amtare, dhe si i tillė zė njė vend tė veēantė nė krijimtarinė time.

    Nė vitin 1978 keni publikuar librin Socialist Albania Since 1944 (Shqipėria Socialiste qė nga viti 1944). Si u prit nga publiku amerikan? Keni informacion se si reagoi shteti shqiptar?

    Ky libėr u prit mirė si nga lexuesit e thjeshtė, ashtu dhe nga specialistėt apo ekspertėt nė lėmin e shkencės politike. Reagimet ishin pozitive pothuaj pa pėrjashtim. Arsyeja kryesore ishte se deri atėhere, librat qė ishin botuar pėr Shqipėrinė Socialiste, si nga tė huajt ashtu dhe nga shqiptarėt, nuk mbanin qėndrim vėrtet shkencor. Nė pėrgjithėsi, ata mbanin qėndrim tė prerė, ose nė favor, ose kundėr Shqipėrisė komuniste; pra ishin tė njėanshėm, dhe kjo u ra nė sy lexuesve dhe recensistėve amerikanė. Ndėrsa nė librin tim, unė u pėrpoqa tė nxirja nė shesh si anėt pozitive, ashtu dhe anėt negative tė regjimit tė Enver Hoxhės. Dhe pikėrisht ky qėndrim asnjanas, neutral si me thėnė, tėrhoqi vėmendjen e lexuesve. Si pasojė, mė tė shumtėt e komplimentave qė mora nga lexuesit, bėnin fjalė pikėrisht pėr kėtė aspekt tė librit.

    Nga ana tjetėr, qėndrimi im objektiv nuk u prit mirė nga shteti i kuq shqiptar. Tirana zyrtare u zemėrua kur pa se libri im kishte kritika ndaj regjimit. Ata donin vetėm lėvdata pėr sistemin e tyre, dhe njė vėrejtje negative mjaftonte qė tė hyje nė listėn e kundėrshtarėve ose njerėzve tė dyshimtė, nga kendvėshtrimi i regjimit.

    Nė vitin 1969 ju keni shkruar studimin Kosovo in Ferment (Kosova nė tronditje). Si u prit ai studim nga Perėndimi dhe nga Diaspora shqiptare?

    Pėrgjigjja ėshtė "shumė mirė". Ai ishte studimi im i parė serioz nė botėn akademike, dhe pati jehonė ndėr shtresat intelektuale tė Amerikės. Nė atė kohė unė punoja nė Institutin Teknologjik tė Masaēusets (M.I.T.). Me botimin e monografisė, fillova tė njihesha nėpėr universitetet dhe qendrat shkencore tė vendit qė interesoheshin pėr problemin e Kosovės dhe pėr Shqipėrinė.

    Monografia u prit mirė dhe nga Diaspora shqiptare. Ai shėnoi fillimin e njohjes sime dalėngadalė me intelektualėt shqiptarė mė tė dėgjuar nė Amerikė. Ishte pikėnisja e njė faze tė re pėr mua si shkrimtar dhe si studiues nė fushėn e studimeve shqiptare.

    Libri juaj i fundit qė lexova nė Amazon.com ka qėnė Unfinished Portrait of a Country. Si e keni pasqyruar kulturėn shqiptare nė kėtė libėr?

    Unė mendoj se kultura shqiptare paraqitet mjaft e pasur nė kėtė libėr. Nė tė vėrtetė, pjesa mė e madhe e lėndės sė librit i pėrket kulturės shqiptare. Ajo pasqyrohet aty me shkrime pėr figurėn e Nolit, midis tyre dhe intervista qė mora nga ai kur isha redaktor i Diellit. Aty ka njė seksion tė tėrė me studime dhe kritika letrare, pėrfshirė dhe njė pėrmbledhje tė historisė sė letėrsisė shqiptare. Mandej, ka disa recensione librash qė kanė pėr temė kulturėn shqiptare, si dhe material pėr besimet popullore tė arbėreshėve dhe botėn para-kristiane tė ilirėve.

    Por ndofta lėnda mė e pasur e librit nė lėmin e kulturės janė pėrkthimet nė anglisht nga poezia dhe proza shqipe, pėrkthime kėta qė janė botuar faqe-pėr-faqe me tekstet origjinalė. Ėshtė fjala pėr poema tė Naim Frashėrit, Nėnė Terezės, etj., dhe pjesė nga proza klasike e letėrsisė shqipe.

    Kur dhe pse e keni perkthyer vjershen e Vaso Pashes "O moj Shqypni"?

    Vjershėn e Vaso Pashės e pėrktheva nė vitin 1980. E pėrktheva sepse ajo ka vlera tė shquara historike dhe letrare. Ajo u hartua dhe u botua mė 1878; pra, nė vitin qė u themelua Lidhja e Prizrenit, pikėnisja e lėvizjes pėr pavarėsinė e Shqipėrisė nga Turqia.

    Veē kėsaj, vjersha ėshtė ndėrtuar bukur, si njė dramė e vogėl me disa akte, dhe duke e lexuar tė prek dhe tė frymėzon, sidomos pėrfundimi qė ka karakterin e njė vepre epike. Ajo ėshtė nga ato vjersha qė nuk harrohen.

    Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė ka nderin qė t'ju ketė anėtar tė saj. Si ndiheni midis shkrimtarėve shqiptaro-amerikanė?

    Fare mirė. Shoqata ka mbledhur nė gjirin e saj shkrimtarė tė vjetėr e tė rinj. Mua mė kujtohet veēanėrisht konferenca e shoqatės qė u mbajt nė Dallas, Teksas mė 2005. Ajo mė dha rast tė takohesha dhe tė bisedoja me shkrimtarė tė cilėt deri atėhere unė i dija vetėm me emėr. Njohja nga afėr me ta ishte kėnaqėsi dhe nder pėr mua.

    Shtoj kėtu se me themeluesin e shoqatės, z. Gjekė Marinaj, unė u njoha dhe u miqėsova mė se dhjetė vjet tė shkuar, kur ai banonte nė San Diego, dhe qė atėhere kemi mbajtur lidhje tė ngushta me njeri tjetrin.

    Ēfarė mendime keni nė lidhje me disidencėn e letėrsisė shqiptare?

    Disidentėt janė pjellė e natyrshme e realitetit politik tė diktaturės nė Shqipėri. Unė kam simpati pėr disidentėt e sinqertė qė u bėnė viktima tė monizmit, dhe tash reklamojnė vuajtjet e tyre nėpėrmjet shtypit, librave dhe me mėnyra tė tjera. Ata kanė plot tė drejtė tė kėrkojnė nga shteti shqiptar qė tė marrė masat e duhura pėr tė gjykuar dhe dėnuar njerėzit qė u bėnė vegla tė diktaturės pėr tė shtypur bashkatdhetarėt e tyre tė pafajshėm.
    Shkrimtarėt disidentė meritojnė jo vetėm simpatinė, por edhe solidaritetin e komunitetit shqiptar nė Amerikė, nė pėrpjekjet e tyre pėr tė bindur udhėheqėsit e Shqipėrisė se e kanė pėr detyrė tė tunden e tė shkunden pėr tė mbyllur sa mė shpejt kėtė faqe tė zezė nė historinė e kombit shqiptar.

    Pėr mendimin tim, simboli i dramės sė disidentėve nė Amerikė sot ėshtė Dr. Sami Repishti, pedagog, shkrimtar dhe aktivist i respektuar nė fushėn e tė drejtave njerėzore; madje dhe viktim e regjimit monist. Puna e tij disa-vjeēare, si dhe ajo e kolegėve dhe shokėve tė tij, pėr rigjenerimin shpirtėror tė shtetit dhe shoqėrisė shqiptare, meriton pėrkrahjen e plotė tė diasporės sonė. Zgjidhja me nder e drejtėsi i kėtij problemi, si rezultat i angazhimit tė shqiptarėve tė Amerikės, do tė jetė njė fitore e shkėlqyer pėr ta, si dhe njė fitore historike pėr Shqipėrinė.

    Ju falemnderit pėr intervistėn!
    Ishte kenaqesia ime zonja Zylo!

    San Diego, Kalifornia
    Dhjetor, 2007

    Intervistoi Keze Kozeta Zylo
    Botoi gazeta "Illyria"
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Ngushėllime familjes sė tė ndjerit dhe u prehtė nė paqe!
    Nuk kam ēfarė tė shtoj mė shumė Bel ami.
    Jam plotėsisht dakort me ty.
    Klm

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin
    Sot ne "Facebook" dikush kishte postuar kete mesazh qe po e shkruaj me poshte
    U nda nga jeta edhe nje nga te medhenjte, Profesor Peter Prifti. Kur presidendi Klinton kerkoi te lexonte dicka serioze mbi Shqiptaret ne veren e vitit '98, mbi tavoline ju vendosen dy libra; "Shqiptaret" i profesor Stavro Skendos dhe doreshkrimi i Profesor Priftit "Ballafaqime ne Kosove". Shqiperia dhe Kosova do te duhej te mbanin zi, por kryeministrat tane jane te zene me prerje shiritash...!
    Nuk ke se cfare ti thuash. Vdekja e Profesorit ishte tejet e madhe dhe humbja e tij i ben traret e kombit te renkojne pak.Por me teper se humbja e ketij njeriu eshte harimi qe i beri shoqeria shqiptare dhe vecanerisht politika shqiptare si ne Prishtine ashtu edhe ne Tirane.A thua i falet klases politike kjo?
    Sigurisht qe i falet. Dje gazetat i kishin mbushur faqet e para te tyre me nje tjeter ngjarje te rende per kombin tone.Nje shtetas shqiptar qe ishte kthyer nga emigrimi ( per te mbledhur pak kockat) kishte qelluar me shpulle deputetin Erion Brace sepse u ngratruan per parkingun me para qe ka shpallur Rama.Po dje nga bregdeti yne, kryeministri i vendit me nje pale gershere ne dore inaguroi nje ruge qe nuk duhet se kur ka nisur dhe se kure do perfundoi.Nga Presidenca doli lajmi i bujshem se zoti Topi ishte teper i shqetesuar nga problemet e brendeshme te Tiranes.Qe te mos ngatroheni edhe ju, behet fjale per Sport Klub Tiranen dhe jo per kryeqytetin .
    SWic e shikoni, politika eshte e zene me pune dhe me halle.Nuk ja ka ngene se kush lind dhe kush vdes.
    Vdiq Profesor Prifti dhe askush nuk u kujtua. As nje telegram ngushellimi nuk u botua neper gazeta nga qeveritaret tane, qe per interesin e tyre paguajne te dalin pak ne faqen e pare te ndonje gazete.Gjithashtu paguajne edhe shuma te majme neper televizionet kombetare, mjafton qe te nxjerin pak qafen e tyre te dhjamosur nga kusuret e popullit.
    Per Profesorin nuk u kujtua kush.
    Pervec kesaj nuk u kujtua as edhe nje OJQ.Nga ato qe i kemi pare shpesh te mbajne konferenca per shtyp tek Sheratoni apo Hotel Tirana.Mesa duket nga vdekja e Profesorit keto shoqata nuk perfitojne asgje.
    Nuk po flas per klasen politke te Prishtines sepse ajo me klasen politike te Tiranes jane bere tamam si vellezerit siameze.Thaci shkoi te falte Iftarin dhe nuk ja kishte ngene te nderonte njefare Peter Prifti ne muajin e Madhnueshem te Ramazanit.
    Fundja ckishte bere ai per Kosoven.Asgje,thjesht nje doreshkrim qe e lexoi Presidenti Bill Klinton .Pune e madhe.Sa te kete Umnikun Thaci, nuk do tja dije per nje Peter dhe aq me keq Prifti.
    E them me sinqeritetin me te plote kete pyetje, a jemi ne vete ne Shqiptaret?
    Qofte edhe ne ketu ne nje forum virtual.E shijkoj sesi kacafytemi per nje cope kurvar si Ylli Pango, per nje dylber si Edi Rama, per njw vend parkingu ne Tirane, po si nuk tha njeri nje fjale te mire per Profesor Peter Priftin?
    E mer Bel Ami,ke aq shum te drejte sa nu thuhet.
    Profesori Nolist,Peter Prifti,ishte dhe do te mbetet nga figurat e shquara qe ka nxjerre "ai" komb.Ngushellime familjes.
    (Bej mire qe nuk lexoj gazeta shqiptare).

  6. #6
    Sic eshte thene me lart, shume e drejte ajo qe thua Bel Ami. Edhe une kur e degjova lajmin, u futa mos lexoja ndonje gje neper gazeta, por nuk kishte as edhe nje njoftim. Eshte e pafalshme per median dhe politiken.
    Eshte nje humbje e madhe per komunitetin shqiptar, qe nuk duhej kaluar ne heshtje...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 21-08-2010 mė 11:39
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Sic eshte thene me lart, shume e drejte ajo qe thua Bel Ami. Edhe une kur e degjova lajmin, u futa mos lexoja ndonje gje neper gazeta, por nuk kishte as edhe nje njoftim. Eshte e pafalshme per median dhe politiken.
    Eshte nje humbje e madhe per komunitetin shqiptar, qe nuk duhej kaluar ne heshtje...
    kam patur nderin (me shume e solli rasti aksidentalisht) te njihem shkurtimisht me prof. Popen ... percillte thjeshtesi, dashamiresi, optimizme ... une e konsideroj si nje nder rilindasit e fundit te kombit tone ...

    u prefte ne paqe!

  8. #8
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Ne vend te tij do te isha i lumtur nga nje "harrese" e tille.Do ta ndjeja veten fatkeq dhe do te ishte minus i madh ne boten e pertejme po te nderohesha nga klasa monster e parise shqiptare...

    Ngushellime familjareve dhe atyre qe vertet ia ndjejne mungesen!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •