
Postuar mė parė nga
Rugova
KASTRIOT MYFTARAJ NJĖ SERB QĖ FLET SHQIP
"Ka dritė tė mjaftueshme pėr ata qė duan tė shohin dhe errėsirė tė mjaftueshme pėr ata qė nuk duan". (Paskal)
Hajrudin S. Muja
Shkrimtari i madh rus Dostojevski i kėshillonte njerėzit qė i janė nisur njė rruge, tė mos gjuajnė me gurė ēdo qen qė leh me ta, se vonohen. Kjo ėshtė shumė e vėrtetė, por kur ke tė bėsh me qen rrugėsh, ėshtė mė kuptimplote thėnia popullore "qenit tregoji shkopin", qė pastaj edhe kur tė ngordhin, ta pėrdorėsh pėr ti shtyrė drejt njė grope qė tė mos qelbet vendi. Vendi nuk qelbet vetėm prej ngordhėsirave tė pajetė, por edhe prej atyre ngordhėsirave qė ende kanė frymėmarrje por janė tė pamoral, pretendojnė tė jenė intelektual por janė injorant, pretendojnė tė jenė tė sinqertė e nė tė vėrtetė janė shpifės, fyes, trilluese e qėllimkqinjė. Emri i Kastriot Myftarajt (ose i dikujt qė fshehet pas kėti emri) e dėshmon mė sė miri kėtė.
Nė Gazeta SOT tė Arjan Prodanit, mė 26 Maj 2010, u botua shkrimi Ylli i kuq i Moskės dhe Guri i zi i Mekės, njė shkrim plot shpifje e fyerje pėr pjesėn mė tė madhe tė trungut kombėtarė tė besimit islam. Shkrimet e kėtilla tė kujtojnė jo vetėm letėrkėmbimet e fretėrve me Selinė e Shenjtė nga provincat ballkanike tė shek. XIXtė, por edhe propagandėn antishqiptare tė Akademisė sė Shkencave tė Serbisė dhe Kishės Ortodokse Serbe.
Nė fakt, po tė shikohen shkrimet e mėparėshme tė kėti autori, mund tė quhet njeri me shumė fėtyra. Nė fillim bashkėpunėtorė i Rimėkėmbjes Kombėtare, prej nga kritikonte fuqishėm bashkėpunimin e katolikėve shqiptarė me serbėt, si njė kryqzatė anti-muslimane, nė Kryengritjen e Dukagjinit tė vitit 1929. Mė pas mė 2003, autor i Deklaratės sė Lėvizjes pėr Rikonkuistėn Albane dhe i palolibrit Nacional-islamizmi shqiptar, Baleta e Feraj (pa autor e pa shtėpi botuese) e mė pas, po i njėjti me titull: Kalvari i gjysėhanės, i ndaluar nga Prokuroroia pėr shkak tė shpifjeve. Ėshtė edhe autor i librit tjetėr me pikėpamje fetare katolikocentriste e antiislamike "Njė shenjtore e rikonkuistės shqiptare". Kėshtu Myftaraj e ndėrron fytyrėn e tij, nga njė musliman, nė katolik e pėrfundon nė politikan antimusliman e antikombar.
Nė artikullin e cituar, duke u pėrpjekur me njė paralele tė fantazuar inekzistente, tė barazimit tė pasojave negative tė Islamit me fqinjėt serbo-grekė, Kastriot Myftaraj me mėnyrėn e tij tė menduarit dhe tė vepruarit, konformon planin serb Neēertanja apo atė grek tė Megali Idea, pėr spastrimin etnik tė shqiptarėve (me shumicė muslimane), duke kėrkuar haptas deportimin apo zhdukjen fizike e shumicės shqiptare (muslimane), qė Maqedoninė ta spastrojė etnikisht prej shqiptarėve, qė 2% tė katolikėve tė Kosovės tja bashkangjesė Serbisė, kurse Shqipėrinė ta lėjė me gjysėm milioni banorė, njė thirrje shumė e ngjajshme me atė tė liderit tė tij shpirtėrorė Don Anton Kēira, tre vjetė mė parė. Zhdukje tė kėtilla shqiptarėt i kanė pėrjetuar nė Sanxhakun e Nishit dhe nė Ēamėri nė fillimshekullin e kaluar.
Me absurditetin e tij Myftaraj u sygjeron shqiptarėve: Sot deislamizimi ėshtė sfida historike pėr shqiptarėt, nė dy anėt e kufirit. Nė trojet shqiptare duhet tė zhbėhet ēdo shenjė e Islami... Ne shqiptarėt duhet tė ndahemi me Islamin me anė tė njė referendumi mbarėkombėtar, ku njerėzit duhet tė pyeten pėr ndalimin e tij. Ky referendum duhet tė bėhet me votim tė hapur... Ēdo njeriu qė do tė deklarohet si musliman duhet t i hiqet shtetėsia e Republikės sė Shqipėrisė, eventualisht e Kosovės dhe tė marrė statusin e emigrantit, duke u quajtur emigrant arab....
Ėshtė meritė e tij, qė fillon me deislamizimin dhe pėrfundon deri nė shpalljen emingrat apo refugjat tė 90% tė popullatės shqiptare. Unė kam bindjen megjithate, se mund tė pengohen muslimanėt (kėshtu tė mangėt), por jo islami, sepse ka pasur plot raste kur islami ka pėrparuar me vetė dorėn e armiqve tė tij. Le tė bėhemi edhe ne pjesė e kėti pėrparimi, jo pse islami ka nevojė pėr neve, por pse ne kemi nevojė aq shumė pėr tė. Po tė sundonte ligji, ėshtė pikėrisht ky psikopat qė do tė duhej tė merrej para drejtėsisė, tė pėrgjigjej pėr shpifjet e ngatrresat qė synon tė vendosė brėnda shqiptarėve, dhe duke ja marrė nėnshtetėsinė shqiptare (pasi si njė pėrēarės politik nuk duhet tė ketė vend nė Shqipėri), duhet dėrguar nė Serbi, pasi kjo llojė politike i konvenon vetėm asaj. Ishte vetė Myftaraj qė nė njė replikė me Simon Pepėn, nė Rimėkėmbja Kombėtare, kishte vendosė njė titull: Simon Pepa ringjall propagandėn e Beogradit, tė njėjtėn propagandė qė po pėrdorė vetė ai tani. Aso kohe, ai sillte nė kujtesė frazėn e famshme e kuptimplote tė Anton Harapit: "A tė gjithė tė shpėtuem, a tė gjithė mbaruem". Sot ai fton pėr mbarimin e 90%-shit kombėtarė.
Nė artikullin e Myftarajt, veē gjuhės me tė cilėn shkruhet artikulli, nuk ka asgjė shqip. Bile, gazeta qė e botoj, po tė mos kishte vendin dhe adresen e publikimit, do mendoje se ėshtė botuar nė Pale, Beograd apo Athinė. Me kėtė mentalitet, Myftaraj tė kujton Millosh Obrenoviqin qė thoshte se: Ēdo musliman ėshtė armik natyror i tė krishterit.... Tė kujton Milosh Simoviqin qė po mbrohej nga invazioni islamik i shqiptarėve
duke masakruar fėmijėt e Kosovės. Tė kujton Gordan Milosavljeviqin qė kėrkonte mbrojtjen e Evropės kundėr influencės islamike. Tė kujton Njegoshin qė me zėrin e vojvodė Batriēit brohoriste: "Thyeni (rrėnoni) minaren dhe xhaminė", qė tė frymėzoj njė konflikt pėr tė pėrfunduar me masakrimin e muslimanėve. Tė kujton Titon e vitit 1953, qė kėrkonte zbrazjen e viseve shqiptare prej shqiptarėve muslimanė. Tė kujton Millosheviqin e vitit 1989, qė ishte gati tė flijonte 300.000 luftėtarė serbė, pėr tė fshirė islamin nga Kosova, prapakthehu nė Mekė. Tė kujton Peshkopin Atanasije Jevtiq qė u drejtohej muslimanėve: ...nuk mund tju falim nėse na detyroni tju vrasim. Tė kujton peshkopin e Shabacit e tė Valevės Lavretnije, sipas tė cilit duhej ndihmuar Serbinė nė masakrat kundėr shqiptarėve e boshnjakėve pėr shkak se kjo pjesė do tė jetė njė pengesė e fuqishme pėr depėrtimin e Islamit nė veri.... Mbi tė gjitha, Myftaraj tė kujton Millovanoviqin sipas tė cilit, meqė shqiptarėt nė pjesėn mė tė madhe pėrbėhen nga muslimanė; si tė tillė, nuk janė nė gjendje tė formojnė shtet, sepse janė dėnuar tė kenė fatin e popujve muslimanė, fatin e Algjerisė, tė Tunizisė, Marokut e tė Tripolit. Zgjidhja e vetme do tė ishte, gjatė likuidimit tė Turqisė, aneksimi i pjesės veriore tė Shqipėrisė nga Serbia dhe i pjesės jugore nga Greqia.... Tė kujton edhe Stojan Protiqin qė u kishte dhėnė muslimanėve tė Bosnjės 24 orė pėr tu kthyer nė fenė e tė parėve dhe pėr ata qė do tė refuzonin kishte njė urdhėr: tė masakrohen. Nė kėtė kėndvėshtrim, del plotėsisht e arsyeshme tė thuhet se Kastriot Myftaraj ėshtė njė serb qė flet shqip, pasi qėllimet dhe dėshirat u janė plotėsisht identike.
Kur Myftaraj shkruan se: Ėshtė absurde qė edhe sot tė ketė shqiptarė, pėr fat tė mirė njė pakicė... tė cilėt ende besojnė tek njė fe si Islami, e cila nuk ėshtė tjetėr veēse njė pėrzierje ritesh idhujtare dhe fragmentesh tė kopjuara nga librat e shenjtė tė Judaizmit dhe Krishterimit
tregon sa pak e njeh islamin, judaizmin e krishterimin, por edhe gjendjen brėnda Shqipėrisė e shqiptarėve. Deshti apo nuk deshti Myftaraj, pėr shumicėn shqiptare, Islami ėshtė program i pėrkryer i Zotit, pėr njerėzit me mend, qė rregullon raportet e njeriut me Krijuesin, me familjen dhe me shoqėrinė. Ndėrkohė, Kombi ėshtė njė bashkėsi njerėzish tė formėsuar historikisht nė bazė tė gjuhės, territorit dhe kulturės. Jeta e fesė dhe e kombit janė si lidhja e nėnės me fėmijėn, jetė e ardhmėri nė varėsi tė njėrės prej tjetrės. Kėto dy nocione as nuk pėrballen as nuk kundėrshtojnė njėri-tjetrin. Shqiptarėt nuk kanė bėrė kurrė ndarje tė kėtilla. Nga mimberet e xhamive, udhėheqėsit shpirtėrorė tė muslimanėve vazhdimisht bėnin thirrje se: Vendi i shqiptarėve pėrbėhet prej tė gjithė shqiptarėve, pa ndarje krahionore e fetare. Mulla Idris Gjilani, mu prej kėtij mimberi edukonte xhematin e vet: Kemi tri fe por njė atdhe tė pėrbashkėt, njė gjak vllaznor, njė diell e njė Zot. Detyrė mbi detyrat kem mbrojtjen e Atdheut, tė kufirit tė Shqipėrisė kėtu pėrballė armikut shekullorė... Pa vatan tė lirė nuk ka as jetė, as familje, as fe, as liri as xhennet... Provienca Islame shqiptare, qė Myftaraj kėrkon ta eleminojė, i ka dhėnė kombit figura tė kėtilla tė rėndėsishme tė historisė, si: Ismail Qemali, Azem Bejta, Isa Boletini, Bajram Curri, Adem Jashari e shumė tė tjerė,s pa tė cilėt nuk do tė kishte Shqipėri.
Tutje Myfraraj shkruan: ...muslimani praktikant nuk e quan veten shqiptar musliman, por musliman shqiptar... shqiptarizmi i tij ėshtė fiktiv.... Pėr mua muslimani shqiptar ėshtė armiku, me tė nuk kam ē tė diskutoj, dhe me tė as mund tė diskutohet. Ai shfaq njė barbari tė thellė. Unė e urrej atė, se ai ėshtė bartės i njė feje qė shfaq hapur armiqėsinė ndaj kombit shqiptar. Islami ėshtė armik i kombit shqiptar... Ne shqiptarėve nuk na lidh veēse njė aksident historik me fenė e shpikur nga Muhameti... Islami nuk mund tė ketė tė njėjtin status si Krishterimi nė hapėsirėn shqiptare se ėshtė fe e sjellė nga pushtuesi... Tutje ai thotė: Islami shqiptarėve nuk u ka sjellė veēse tė kėqija, dhe tė kėqija mė tė mėdha do t u sjellė edhe nė tė ardhmen. Islami nuk i lidh shqiptarėt me Zotin, por me idhujtari antike tė shkretėtirave... Kurani, ka ardhur nė Shqipėri nė majė tė jataganit osman... Ne nuk mund tė lejojmė qė fati i kombit shqiptar tė rrijė edhe mė tej i ndryrė si nė njė magji tė zezė tek Guri i zi nė Mekė... Islami i ka shpallur luftė kombit shqiptar, duke synuar qė ta mbajė tė ndarė nga Perėndimi. Nė kėtė luftė xhamitė janė fortesat e ushtrisė armike, minaret janė tytat e topave tė ushtrisė armike, islamikėt praktikantė janė ushtarėt armiq... Ose kombi shqiptar do tė ndahet nga Islami, duke u vetė-deislamizuar, ose Islami do ta mbysė kombin shqiptar.
Se pari, Islami si njė dhuratė prej Zotit na ka ardhė prej Lindjes, prej nga na ka ardhė edhe ortodoksizmi e katolicizmi, por nuk na e sollėn turqit (osmanėt), sepse ato e gjetėn aty. Ajo ishte prezente qė nė shekullin e X-tė, pėrmes tregtarėve nga Sicilia, kurse tempujt e kėsaj feje i kemi ende nė trojet albanofone qė nga shekulli XII-tė. Ėshtė e vėrtetė se islamizimi masiv i popullsisė shqiptare ėshtė bėrė gradualisht nėn Perandorinė Osmane (jo tė turqisė), por asnjė popull nėn kėtė Perandori qė ishte si njė BE e kohės sonė, nuk ėshtė asimiluar. Pėr shqiptarėt, Islamizimi ishte veprimi mė racional nė historinė e tyre tė vujatjeve tė gjata nėn sllavėt, pėr tė ruajtur kombėsinė shqiptare. Falė kėsaj, pėr 500 vite nė sundimin Osman, qenien e tyre kombėtare e ruajtėn edhe shqiptarėt e fesė sė krishterė. Me ramjen e kėsaj perandorie 2.000.000 shqiptarė ortodoksė mbetėn nė kuadrin e shtetit grek tė cilėt u detyruan tė hiqnin dorė nga gjuha e kombėsia e tyre, ose tė arratisen deri nė Australinė e largėt, pėr tė mos pėrmendur pjesėt nėn Serbinė, Maqedoninė e Malin e Zi. Sa domethėnėse tingėllojnė nė kontest fjalėt e tė ndjerit Miftar Spahia: Feja islame u ba protestanizmi i shqiptarnisė, nuk qe mohuesja e zotit Krisht, qe mohuesja e popit serb, ashtu si protestanizmi i Luterit nuk qe mohuesja e zotit Krisht, por e zotit papė... Kėrkush mos tu thotė shqiptarėve pse e harrove Krishtin. Nuk e kam harrue, jo
u islamizova se sdashta me u serbizue, sdashta me u ba serb, dashta me metė shqiptar e qe ku jam shqiptar nė tokėn teme dardane. Kėrkush mos tė mė qortojė, kėrkush mos tė mė shajė, kėrkush tė mos mė shite men. U islamizova pėr mos me u serbizue, u islamizova nė fe tė turkit, por nuk u turkizova, nuk u bana turk, nėpėmjet tislamizimit rujta gjuhėn at gjanė ma tė veten qi ka njeri.
Myftaraj mohon kontributin e shteteve arabe pėr shqiptarėt, pėrkatėsisht pėr luftėn e fundit tė Kosovės. Ai nuk di apo nuk don tė dijė se nė kėtė luftė, mbas ndimave qė dhanė SHBA-tė me diasporėn shqiptare atje, vendin e dytė nė kėtė fushė e nxėnė vendet arabe. Vetėm nga prilli deri nė qershor tė vitit 1999, nė aeroportin e Tiranės janė ulur 57 avion arabė me ndihma tė ndryshme, pothuaj nga tė gjitha vendet arabe, kurse vlera e pėrgjithshme e dhėnė nga kėto vende i kalon 52 milionė dollarė. Vetėm nga Komuniteti musliman (shqiptar dhe joshqiptar) i njė lagjeje tė New Yorkut, nė adresė tė lirisė sė Kosovės (1998-1999) janė dėrguar rreth $ 4 milion dhe 27 rimorkio me veshmbathje e medikamente. Njohja e Pavarsisė sė Kosovės nga shtetet arabe ka tė bėjė me faktorin politik dhe diplomatik tė shtetit amė - Shqipėrisė, e cila pėr 19 vjetė si nga tė majtėt, ashtu edhe nga tė djathtėt nuk ka pasur njė strategji tė plotė pėr rritjen e bashkėpunimit tradicional ekonomik e kulturor me botėn arabe tė pėrbėrė nga 22 shtete, secili shtet ka veēoritė e tij politike dhe ekonomike, me zotrimin e 36% tė bankave botėrore, me njė popullsi rreth 300 milionė njerėz dhe me njė prodhim vjetor industrial prej $400 miliardė dollarėsh. Pas shėmbjes sė komunizmit shoqatat arabe nė Shqipėri u jepnin pencione tė rregullta fėmijėve jetimė, ngritėn bibloteka, ua mundėsuan shqiptarėve shkollimin jasht shtetit, i ndihmuan me ushqime, veshmbathje e ilaēe. Nga kėto vende, vetėm nė Tiranė u ngriten dy hotele moderne. Aty filloj punėn Banka Arabo-Shqiptare. U punua pėr ndėrtimin e kompleksit spitalor nė Sauk, Fabrikė pėr ushquimin e fėmijėve nė Vlorė, uji tė pijshėm nė fshatra, shtypshkronjė moderne nė Tiranė, pėr tė cekur vetėm disa prej tyre. Shqiptarėve asnjėherė nė historinė e tyre nuk u ka ardhė ndonjė presion nga vendet ku dominues ėshtė besimi Islam. Sikur Shqipėria tė kishte qeveri kombėtare qė i ēmon gjėrat nė interes tė vendit e tė kombit, do tė kishte pėrfituar shumė deri tani nga ky faktor qė ėshtė faktori mė pozitiv ndėrkombėtarė pėr Shqipėrinė.
Myftaraj shkruan: Ne shqiptarėt jemi njė komb europian, jetojmė nė Europė, tė ardhmen e shohim tė lidhur me Perėndimin, ndėrsa Islami na tėrheq kah shkretėtirat, si njė magjistar i keq. Islami prish koherencėn nacionale shqiptare.
Shtetet evropjane, tek tė cilėt na fton Myftaraj qė tė drejtohemi, nuk kanė bėrė kurrė absdurditete tė kėtilla. Nė Gjermani edhe katoliku, edhe protestanti, edhe muslimani edhe ateisti gjermanė mbeten. Nėse shqiptarėve u duhet tė marrin modele nga Prendimi, pse tė mos merret shembulli i ish ministrit tė jashėtm Britanik Robin Cook, sipas tė cilit Evropa i ka shumė borxh islamit. Edhe mė shumė borxhe u kanė shqiptarėt. Lidhja e identitetit shqiptar me ndonjė fe tė caktuar, siē bėn Myftaraj, na sjell nė kujtesė thėnien e shquar tė Faik Konicės: Po tė mos ishte islami, shqiptarėt do tė ishin mė shumė nė numėr, por jo shqiptarė Ata pra, mė shumė nga tė tjerėt i kanė borxh islamit. Studjuesi Edwen E. Jacques nė kontekst shkruan se Shqipėria nė kohėn Osmane u bė mė e pasur e mė e begatė se kurdo, se shqiptarėt suleshin bashkė me osmanėt nėpėr gjithė anėt e botės edhe ktheheshin tė ngarkuar me ar e argjend, me armė tė vlefshme e kuaj tė bukur tArabisė, Egjiptit.
Nuk mjafton tė jesh sharlatan pėr tu bėrė i famshėm. Myftaraj e di mė mirė se ēfarė mekanizmash ka adoptuar nė kėtė mission impossible. Dhe sikur ai tė ishte njė ishull i veēuar i lajthitjes do tė ishte gjysma e sė keqes. Kėto sillen si fanatikė dritėshkurtėr duke shpallur ambicjet e tyre pėr tė kthyer mbrapa rezultatet e njė procesi tė gjatė histroik tė formimit tė kombit shqiptar, si komb 90% tė pėrkatėsisė islame. Tezat e kėtilla as nuk fillojne as mbyllen me Myftarajn. Janė plot musliman e katolikė, laikė tė konvertuar shpirtėrisht e psikologjikisht, qė na flasin me gjuhėn e dom Loro Cakės, por me mashtrime tė sofistikuara, duke na thėnė se vetėm kėshtu, si shtet i krishterė, i drejtuar nga tė krishterėt dhe i populluar me tė krishterė, Shqipėria mund tė shkojė nė parajsėn tokėsore ndėrkombėtare tė quajtur "Europė e bashkuar".
Sorrogatėt e gazetarisė shqiptare, ndjehen tė palodhur nė akuzat boshe tė njė hoxhe tė dyshimtė pėr terrorizėm e xhihadė kundėr tė krishterėve, dhe tė njė sorragati qė thėrret haptas pėr njė kryqzatė a njė kasaphane kundėr shqiptarėve muslimanė, qė don tė thotė kundėr 90% tė trungut kombėtarė. Pėr tė gjitha shkrimet qė janė fyese e denigruese pėr islamin e pėr muslimanėt, gazetat shqiptare gjejnė hapsirė e dėshrie pėr ti botuar, por asnjėherė nuk lėnė hapsirė pėr polemika dhe pėr ata qė mendojnė ndryshe. Kjo ngjet nė mesin e shqiptarėve ku imoraliteti hajdutlleku dhe maskaralleku janė krenari qė kanė uzurpuar ēdo qendėr.
Tipave tė tillė u zgjatet gjuha, kur pjesa mė e madhe e kombit bie nė gjumė tė thellė dhe kur nuk i kordinojnė punėt ashtu siē duhet. Gjithsesi duhet treguar kujdes qė tė mos bihet pre e provokimeve tė tipeve tė tillė, pas tė cilėve, nė mos dikush tjeter, fshihet vetė djalli. Por, pėrballė shpifjeve, dizinformacioneve, mllefeve, urrejtjeve, zilive e kėcėnimeve tė tipit Myftaraj, nuk ėshtė ēudi qė shqiptarėt ta humbin njė ditė besimin nė tolerancė e demokraci, sepse para tipave tė kėsaj race tė ulėt njerzore, nuk mjafton sa tolerant e sa demokrat je, je armik kur i takon besimit islam, qofsh me mjekėrr apo pa tė, me pantoll tė shkurta apo tė gjata, reformator, zyrtarė, e deri tek ato musliman qė nuk ja kanė haberin se janė tė tille. Tipat Myftaraj nuk ke si tė mos e fusish me qentė e Dostojevskit, veē se unė do tė pėrfundoja me fjalėn e urtė tė popullit: Qentė le tė lehin, karavani ecėn pėrpara.
New York, 31 Maj 2010
--------------------------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt