Po e hap kete teme e shtyre nga disa tema ne kete forum ku shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi perpiqen me cdo kusht te tregojne se jane me patriote se emigrantet shqiptare neper bote. Kemi lexuar se si ata qe jetojne ne Shqiperi jane me teper shqiptare se emigrantet sepse ndenjen ne Shqiperi per ta ndertuar vendin dhe per ta bere me te mire ate. Kemi lexuar se si emigrantet qe nuk bien dakort me shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi thjesht jane ca denglaxhinj qe hiqen si te qyteteruar dhe mendjehapur kur nuk jane dhe nuk duhet te jene te tille.
Pse shqiptaret ne Shqiperi mendojne se jane me patriote se emigrantet shqiptare neper bote?
Kush jua ka dhene te drejten shqiptareve ne Shqiperi qe te gjykojne emigrantet per sa i perket patriotizmit?
Pse shqiptaret thjesht nuk mund te pranojne opinionin e nje shqiptari tjeter por gjithmone kane tendencen te hiqen me patriote se te tjeret?
Diskutim te mbare!
Krijoni Kontakt